Viti 2024 për portierin Gianluigi Donnarumma përfundoi në mënyrën më të keqe, pasi italiani i Paris Saint-Germain u godit në fytyrë nga mbrojtësi i Monaco, Wilfred Singo, duke pësuar një traumë faciale. Portieri italian u trajtua menjëherë me vendosjen e dhjetë kapseve në faqen e djathtë, por nuk fshehu zemërimin ndaj arbitrit François Letexier, i cili nuk e ndëshkoi mbrojtësin e Monakos me karton të verdhë.
Lexo më tej: Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: “E rëndë ajo që thua”
Sipas asaj që raporton RMC Sport, Donnarumma e priti arbitrin në dhomat e zhveshjes për të shprehur pakënaqësinë e tij. Megjithatë, Letexier e justifikoi vendimin e tij duke e quajtur incidentin si një “përplasje të rastësishme gjatë lojës.” Protestat nuk munguan, duke përfshirë edhe portierin e Lille, Lucas Chevalier, i cili postoi në rrjetet sociale një imazh të përplasjes midis Donnarummës dhe Singo-s, duke kërkuar shpjegime për vendimet e arbitrit.
4. Donnarumma took a hit from Monaco player Singo in the face
Hope he recovers well pic.twitter.com/FffuLwqI8B
— Peter Not Drury (@PeterNotDrury) December 19, 2024
Ndjesa e Wilfred Singo
Ndërkohë, lojtari i Monaco, Wilfred Singo, kërkoi falje për incidentin, duke theksuar se gjesti i tij nuk ishte i qëllimshëm: “Desha të kërkoj ndjesë ndaj portierit Gianluigi Donnarumma. Gjesti im nuk ishte aspak i qëllimshëm dhe vetëm më vonë kuptova se ai kishte pësuar një plagë serioze në fytyrë. Të uroj shërim të shpejtë”.

Situata aktuale e Donnarummës dhe ndeshjet e ardhshme
Sipas një deklarate zyrtare të Paris Saint-Germain, Donnarumma do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja mëngjesin e së enjtes, më 19 dhjetor, për të vijuar më pas me fazën e rehabilitimit. Objektivi i tij është të rikuperohet për Superkupën e Francës, e cila do të luhet në Doha më 5 janar, sërish kundër Monaco.

The post Taka në fytyrë e 10 qepje: Donnarumma i tërbuar, pret arbitrin në dhomat e zhveshjes appeared first on Lapsi.al.