Ilir Berisha flet për ofertën nga Monaco, pse nuk u realizua transferimi
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, i ftuar është ish-futbollisti kosovar Ilir Berisha, një emër i njohur për kontributin e tij në futbollin kosovar dhe atë suedez.
Berisha ndau rrëfimin e plotë të karrierës së tij, mes tyre edhe për ofertën që pranoi nga Monaco.
“Kjo ka ndodhur gjithçka brenda 24 orëve”, rrëfen Berisha për ofertën e Monacos.
“Valdet Rama ishte edhe ai në atë kohë në ekipin e Orebros, e kishim agjentin e njëjtë – Oliver Cabrera”.
“Ishte 31 janari 2013. Valdeti lëndohet në thoin e këmbës dhe hyn në zhveshtore…”, vazhdon rrëfimin ish-futbollisti kosovar.
Emisioni transmetohet të shtunën në orën 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/
The post Ilir Berisha flet për ofertën nga Monaco, pse nuk u realizua transferimi appeared first on Telegrafi.