Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2025Main stream

Histori/Kur Azem Hajdari, Spartak Ngjela, Frrok Çupi dhe Edi Rama shpëtuan bllokimin dhe falimentimin e gazetës KOHA JONE

By: njeshi
20 July 2025 at 16:51

Media shqiptare ka evoluar në këto 34 vite demokraci. Por disa momente epokale të historisë të saj nuk duhen harruar. E ky protoganist mediatik, si përherë, ishte gazeta KOHA JONE. Së pari mbetet në histori themelimi i gazetës me 11 maj 1991 në qytetin e Lezhës, si e para media e lirë në historinë e shtypit të shkruar shqiptar dhe që nga janari 1994 u bë gazeta më e madhe e vendit.

Source

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë euro

By: E S
20 July 2025 at 18:38

Tetë persona janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Mykonos.

Mes të arrestuarve, 8 janë policë grekë, ndërsa të tjerët shqiptarë.

Sipas shtypit të Athinës, mes të arrestuarve është një 42-vjeçar, efektiv policie, i cili është identifikuar si një nga liderët e grupit.

Në llogarinë bankare të tij dhe partneres së tij 29-vjeçare shqiptare, autoritetet greke gjetën 5 milionë Euro.

5 milionë Eurot në këtë llogari bankare janë depozituar gjatë 5 viteve të fundit.
Të arrestuarit e tjerë janë një 24-vjeçar shqiptar, vëllai i partneres së policit 42-vjeçar, dhe dy persona të tjerë gjithashtu nga Shqipëria.

Sipas hetimeve të autoriteteve greke, të akuzuarit përfshijnë një gamë të gjerë veprash penale, si marrje dhe dhënie ryshfeti, shpërdorim detyre e ushtrim ndikimi të paligjshëm, shkelje të sekreteve hetimore.

Pjesë e këtij rrjeti kriminal janë edhe disa policë të tjerë që shërbenin në Mykonos dhe zonat përreth. Një prej tyre është një 31-vjeçar, nënkomisar, i cili dyshohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës.

Hetimet zbuluan gjithashtu komunikime të shumta mes këtij grupi dhe anëtarëve të mafies greke, ku ata informoheshin për çdo kontroll policor dhe veprime të tjera.

Hetuesit grekë janë duke analizuar të dhënat dhe komunikimet për të zbuluar të tjera anëtarë të mundshëm të këtij grupi dhe për të garantuar drejtësi për viktimat e këtij aktiviteti kriminal.

The post Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë euro first appeared on JavaNews.al.

Shkodra liron trotuaret. Policia Bashkiake në aksion, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

By: A R
20 July 2025 at 17:52

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët.

Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret dhe zonat rekreative janë shpesh të zëna nga biznese private, shkruan A2.

Policia Bashkiake ka nisur njoftimet për heqjen e strukturave të paligjshme. Ndryshe nga qytete të tjera, shumë biznese në Shkodër kanë bashkëpunuar duke liruar vullnetarisht hapësirat.

Aksioni do të intensifikohet të hënën, ku do të ndërhyhet ndaj atyre që nuk kanë zbatuar urdhrin.

The post Shkodra liron trotuaret. Policia Bashkiake në aksion, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave first appeared on JavaNews.al.

Vijon “beteja” me zjarret, flakët përhapen me shpejtësi edhe në Bypass-in e Vlorës

By: A R
20 July 2025 at 17:37

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë pasditen e kësaj të diele, më 20 korrik.

Raportohet se në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll. Megjithatë rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të temperaturave të larta.

Kjo nuk është vatra e vetme shqetësuese e zjarrit në zonë, pasi edhe në Dukat po bëhet një luftë një javore për mbajtjen nën kontroll të flakëve, që kanë vënë në rrezik Parkun e Llogarasë. Më herët ishte atje ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili tha se atje mbi 80 efektivë janë angazhuar në vijë të parë, nga toka dhe ajri.

Ai theksoi se është e rëndësishme të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë, duke shtuar se “Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale.”

Situata e zjarreve në vend

Konkretisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë konstatuar 32 vatra zjarri 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 9 mbeten aktive.

Vijojnë flakët te “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës, në “Livadhin e Peladhisë” në Bulqizë, në Zall Gjoçaj të Matit, në Dolovan të Dibrës, në fshatin fshatin Belishovë të Mallakastrës, në Beçisht të Tepelenës, në Shkopet ku janë djegur disa hektarë tokë dhe në në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, të Elbasanit.

Në terren janë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Kujtojmë se zjarri ka përfshirë që mbrëmë, 19 korrik, një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin.

Sipas informacioneve, aktualisht janë djegur vetëm dy banesa, të cilat kanë qenë prej kohësh të pabanuara, ndërsa falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është parandaluar djegia e disa banesave të tjera.

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa autoritetet kërkojnë vigjilencë të shtuar për vënien para përgjegjësisë së autorëve të këtyre zjarreve dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Ndërkohë, raportohet se është neutralizuar situata në zonën e Dukatit në Vlorë pas ndërhyrjes me helikopter. Tashmë vihet re më tepër prezencë e tymit në zonën me lartësi 630 m mbi nivelin e detit.

Muajin e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë zjarresh të fuqishme që kanë prekur disa zona të rëndësishme natyrore, që nga mali i Dukatit e deri te rreziku që i kanoset Parkut Kombëtar të Llogarasë.

The post Vijon “beteja” me zjarret, flakët përhapen me shpejtësi edhe në Bypass-in e Vlorës first appeared on JavaNews.al.

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

20 July 2025 at 18:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:00, në ambientet e një hoteli në Shëngjin. Autoritetet policore raportojnë seshtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni i hotelit). I riu ka mbetur i plagosur rëndë […]

The post Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma appeared first on BoldNews.al.

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

20 July 2025 at 18:29

Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe që, për fat të keq, ngecin në rrjetat e trafikantëve duke u detyruar të ushtrojnë prostitucionin. Stefania jetonte në Kolumbi dhe aplikoi për punë në Shqipëri. Qëllimi i saj ishte të punonte si balerinë nate. Por sot […]

The post “Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat appeared first on BoldNews.al.

Goditet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarët. U zbulohen 5 mln euro

20 July 2025 at 18:03

Autoritetet policore greke kanë arrestuar 8 persona, të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. Mediat helene raportojnë se 4 prej të arrestuarve janë efektivë të policisë greke dhe 4 të tjerë shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë […]

The post Goditet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarët. U zbulohen 5 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

20 July 2025 at 17:21

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në Divjakë. Nga informacionet paraprake mësohet se Mali Meta, 62-vjeçar, duke drejtuar një zetor në parcela, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor dhe për pasojë zetori është përmbysur në një kanal, duke e zënë poshtë. Bashkëfshatarët janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmë, por […]

The post Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

20 July 2025 at 17:07

Albert Pashaj, pronari i hotelit në Ksamil i cili u dhunua dje me sende të forta nga Agim Taraj (pronar i “Sunset Beach Bar”), Silvjan Sulku dhe Aldo Zeqiraj, në një intervistë për MCN ka treguar detaje të reja rreth konfliktit, ku shkaku duket se ka qenë ndarja e hapësirave për shezllonet. Pashaj deklaroi se […]

The post “Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt appeared first on BoldNews.al.

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

By: E.K
20 July 2025 at 18:50

Autoritetet kufitare bullgare sekuestruan një sasi rekord kokaine nga një furgon me targa belge që udhëtonte drejt Turqisë. Sipas zyrtarëve doganorë, kjo ishte sasia më e madhe drogës së sekuestruar në kufi tokësor, rreth 206 kilogramë. Droga ishte fshehur në 179 çanta të vulosura të fshehura midis sendeve personale në pesë valixhe. Tre personat që […]

The post Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat appeared first on FaxWeb.

Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI)

By: A R
20 July 2025 at 16:40

Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme.

Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

The post Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI) first appeared on JavaNews.al.

Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ

By: A R
20 July 2025 at 16:10

72 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor në 5 vite, bërë nga magjistratë të cilët janë ndjerë të kërcënuar në detyrë.

Më shumë se gjysma e tyre, 62 kërkesa, janë bërë nga prokurorët, të cilët duket se për shkak të natyrës së detyrës janë më të ekspozuar ndaj personave që hetojnë.

Të kërcënuar apo nën trysni janë ndjerë prokurorët nga rrethe gjyqësore të mëdha si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi dhe Shkodra.

Nga ana tjetër, vetëm 10 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë bërë nga gjyqtarët që nga viti 2020.

Të rrezikuar janë ndjerë gjyqtarë të cilët ushtrojnë detyrën në Tiranë, Shkodër, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kërkesë e regjistruar në vitin 2024.

Komisioneve për Mbrojtjen e Magjistratëve në dy këshillat më së shumti u janë drejtuar vetë prokurorët apo gjyqtarët, por ka pasur raste që janë referuar për mbrojtje urgjente edhe nga drejtuesit e institucioneve.

Në pjesën më të madhe të rasteve, komisionet kanë miratuar kërkesat.

The post Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ first appeared on JavaNews.al.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve

By: A R
20 July 2025 at 16:00

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA.

Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke ku të dy kishin aplikuar për vendosjen e çadrave. Zona, e shpallur hapësirë publike nga bashkia, ishte bërë mollë sherri dhe përplasjet kishin ndodhur më parë. Pashaj u dhunua në sy të familjes, ndërsa Taraj dhe dy punëtorë u arrestuan.

Përplasja nxori në pah edhe mungesën e koordinimit dhe transparencës nga Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, që vetëm përkeqësuan situatën.

Në një incident tjetër në jug të Shqipërisë, në një prej klubeve më luksoze në Palasë, dy të rinj u përplasën me gota dhe shishe. Njëri ishte rezident në Itali dhe tjetri banues në Tiranë. Edhe pse pa pasoja fizike, policia nisi procedim penal për “prishje të qetësisë publike”. Shkaku? Sërish “motive të dobëta”, siç thotë policia.

Por tabloja është e njëjtë: sezoni turistik i mbushur me tension. Në juglindje, në Tushemisht të Pogradecit, Jetmir Muçllari, pronar i hotel “Driloni” dhe person me ndikim i njohur për disa atentate ndaj tij dhe të birit, u përlesh me kryeplakun Ilirjan Tasellari dhe një qytetar tjetër për një rrugë të kontestuar.

Muçllari kishte rrethuar zonën me gardh dhe nisi ndërtim pa leje në një zonë të mbrojtur, ndërsa kryeplaku deklaroi se po kryente detyrën e tij. Pas sherrit fizik, policia arrestoi Muçllarin për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim toke.

Konflikti, i përsëritur dhe i raportuar prej kohësh, u shoqërua edhe me praninë e zyrtarëve të Bashkisë Pogradec në vendngjarje. Të tre episodet ndodhin në zona të lakmuara turistike – por më shumë sesa për të tërhequr vizitorë, këto zona po bëhen skena konflikti mes shqiptarëve, për prona që në shumë raste janë të pamenaxhuara, të paformalizuara dhe të papasqyruara nga institucionet.

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve first appeared on JavaNews.al.

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

20 July 2025 at 16:30

Situata e zjarreve në rang vendi vijon të paraqitet problematike në disa rajone. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Sipas raportimeve të  Emergjencave Civile, vatrat janë evidentuar në disa bashki të vendit. Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po përhapet në […]

The post 32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive appeared first on BoldNews.al.

Brahimllari ia prish “ëndrrat” Metës / Dëshmia në SPAK: Shatku ka paguar për LSI dhe Ilirin…

By: A R
20 July 2025 at 15:53

Një dëshmi e dhënë në SPAK nga Eriol Brahimllari që rezulton të jetë njohje familjare e Monika kryemadhit dhe kushëri i Endrit Brahimllarit ka rrëzuar deklarimet e Ilir Metës ku ky i fundit ka treguar se nuk ka pasur lidhje të afert me biznesmenin Adrian Shatkun.

Sipas Eriolit i cili është marrë në pyejte nga SPAK, Adriani kishte një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesit e LSI-së para se ai të angazhohej në LSI.

Adrian Shatku, në dijeninë time, thotë Eriol Brahimllari ishte një biznesmen shqiptaro-amerikan që kishte një biznes të suksesshëm në Amerikë, dhe që ndihmonte LSI-në me eksperiencën dhe ekspertizën e vet.

Nga nje dokumet zyrtar që Ora News disponon Eriol Brahimllari, pyetjes sa herë ishin takuar me Adrian Shatkun dhe kush ka qenë tjetër i pranishëm gjatë udhëtimeve në Amerikë, me kryetarin e Kuvendit, Z. Ilir Metaj, i është përgjigjur se “Une kam qenë i pranishëm në të paktën më shumë se nje takim me Adrian Shatkun.

Prania ime në takimet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Metaj ka zhvilluar me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë, ka qenë sipas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit.

Po nga dosja rezulton se biznesmeni ka paguar një shumë prej 1.183.104 lekë në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.

Nga qelia e burgut Ilir Meta nëpërmjet një statusi ka bërë thirrje SPAK që të marrë në pyetje dy kushërinjtë Erion dhe Endrit Brahimllari pasi sipas tij kanë dijeni mbi kontrat e LSI.

Ora News

The post Brahimllari ia prish “ëndrrat” Metës / Dëshmia në SPAK: Shatku ka paguar për LSI dhe Ilirin… first appeared on JavaNews.al.

Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot

By: A R
20 July 2025 at 15:17

Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili vijon në gjithë territorin e vendit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Gjatë kontrolleve në territor, në një parcelë të fshehur në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin zbuluan 50 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç, i cili dyshohet se po përkujdesej për bimët narkotike. Ai u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për shtetasen E. P., 26 vjeçe, bashkëshortja e të arrestuarit, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe në bashkëpunim me të në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Operacioni “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin.

The post Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot first appeared on JavaNews.al.

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

By: A R
20 July 2025 at 15:09

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka zhvilluar gjatë kësaj jave qindra kontrolle nga Ksamili deri në Koman, duke pasur si qëllim forcimin e parametrave të sigurisë në det, liqene dhe lumenj.

Në total, janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar, për shkelje të ndryshme. Mjetet e sekuestruara përfshijnë:

18 jet ski

7 skafe

3 gomone

2 varka metalike me motorë uji të instaluar

Shkeljet kryesore ishin lundrimi brenda perimetrit të sigurisë, mungesa e dokumentacionit dhe lundrimi jashtë zonave të lejuara. Vetëm për lëvizje të rrezikshme pranë pushuesve, 12 drejtues janë ndëshkuar me gjoba nga 100 mijë lekë secili.

Ndërkohë, janë shpëtuar 13 persona (shqiptarë dhe të huaj), të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të larta apo defekteve në mjete.

The post Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë first appeared on JavaNews.al.

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

By: A R
20 July 2025 at 14:42

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që po shembte.

Policia njofton se dëmtimet kanë qenë tepër të rënda dhe 51-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shenja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe  e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia.

The post Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal first appeared on JavaNews.al.

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

20 July 2025 at 15:56

Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]

The post “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta appeared first on BoldNews.al.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

20 July 2025 at 15:36

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA. Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke […]

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌