Ëndrrat për banim modern dhe cilësor marrin jetë në Fushë Kosovë me vendosjen e gurthemelit të kompleksit banesor “Linda”, projekti i parë i kompanisë ndërtimore X Company, në bashkëpunim me kompaninë Al Trade.
Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt sot dhe shënoi fillimin zyrtar të ndërtimit të një prej komplekseve më premtuese në rajon. Projekti parashikon ndërtimin e banesave moderne, të ndërtuara sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe të përshtatura me nevojat e komunitetit lokal.
Me këtë hap të parë, X Company synon jo vetëm të kontribuojë në zhvillimin urban të zonës, por edhe të sjellë një qasje të re në mënyrën e të jetuarit në Fushë Kosovë, duke ofruar hapësira funksionale, komode dhe të qëndrueshme për familjet dhe individët që kërkojnë cilësi dhe komoditet.
Mira Murati, drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, është përfolur kohët e fundit për një interes të mundshëm në investimet në arsimin e lartë në Kosovë.
Murati, me rrënjë shqiptare dhe një karrierë ndërkombëtare në teknologji, është një nga emrat më të njohur në fushën e inteligjencës artificiale. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e platformave si ChatGPT, DALL·E dhe Codex.
Sipas burimeve pranë ekipit të saj, ka një interes për të mbështetur projekte arsimore në rajon dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me institucione që përqendrohen te teknologjia dhe inovacioni. Ata theksojnë se aktualisht gjithçka është në fazën e ideve dhe vlerësimeve fillestare.
Ky angazhim është përshkruar si një përpjekje afatgjatë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë në fushat teknologjike.
Nga ana tjetër, Kolegji AAB nuk ka komentuar mbi mundësitë e këtij bashkëpunimi në këtë fazë. Përfaqësuesit e kolegjit nuk kanë dhënë komente mbi këtë çështje, ndërsa spekulimet për një bashkëpunim të mundshëm midis palëve janë përhapur në rrjetet sociale dhe median lokale.
Një investim i mundshëm nga një figurë si Murati në sektorin arsimor do të kishte ndikim të madh jo vetëm në aspektin e imazhit, por edhe në përmbajtjen akademike.
Mira Murati ka shprehur më parë dëshirën për të ndihmuar vendet shqiptare në zhvillimin teknologjik. Aktualisht, ajo vazhdon të drejtojë zhvillimet në inteligjencën artificiale, duke u bërë një nga gratë më të suksesshme shqiptare në nivel global.
Bashkëpunimi i mundshëm midis Mira Muratit dhe Kolegjit AAB do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë në Kosovë, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale.
Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur të njëjtat destinacione pushimesh ideale: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdhenj se flota lokale e peshkimit dhe vlera e faturës së një dreke buzë detit mund të jetë e barabartë me financimin fillestar për ndërtimin e një vreshti diku në Ballkan.
Por është bërë ca kohë që në darkat mes atyre që njohin mirë botën e udhëtimeve po pëshpëritet emri i një destinacioni të ri.
Ndonëse ata në fshehtësi urojnë që ti të mos ndjekësh këshillën e tyre duke e vizituar këtë destinacion, emri që ata lakojnë është i njëjti: Shqipëria.
Po, Shqipëria.
E vendosur mes Greqisë dhe Malit të Zi, me vijë bregdetare që shtrihet përgjatë Detit Jon, Shqipëria për vite me radhë ka qenë anëtari i lënë mënjanë i Mesdheut.
E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur për një kohë të gjatë nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një pikë në hartën e Mesdheut.
Ja ku qëndron e veçanta e Shqipërisë, kësaj pjese të Mesdheut që pothuajse askush nuk e ka vënë re deri më tani, e që tani po jehon pikërisht për këtë arsye.
Në bregun jugor gjendet Riviera Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me gurë të vegjël që nuk të lejojnë të kuptosh nëse je në Greqi apo Itali. Vetëm atmosfera është ajo që bën diferencën.
Nuk ka ende resorte masive apo beach club-e luksoze (ende jo mjaftueshëm), teksa çmimet janë shumë më të ulëta.
Në plazhin e Palasës, për shembull, tani gjendet Green Coast Hotel, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e MGallery Collection.
Pamja është e thjeshtë dhe elegante, tonalitete të buta, dysheme guri, një spa e vogël, sesione yoga buzë detit.
Askush nuk të ndalon të sodisësh nga parashuta pamjen e shkëmbinjve, sepse ky breg rrëfen më së miri kalimin e tij nga një vend sekret i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të rafinuar.
Imagjino, një ditë po pi një kafe të ftohtë në plazh në një tavolinë plastike, ditën tjetër po shijon një koktej në një bar të rafinuar hoteli, teksa dielli humbet pas shkëmbinjve.
Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për tani, është ajo që mungon. Nuk ka mega-hotele. Nuk ka turma që të shtyjnë, mbetet ende autentike. Rrugët nuk janë shumë të mira, autobusët vonohen, dhe ndonjëherë duhet ta marrësh me sportivitet kur planet nuk funksionojnë.
Por është gjithashtu bujare, me pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin të provosh rakinë e tyre të bërë vetë, edhe nëse mendon se nuk e përballon dot. Mund të ecësh në një plazh që duket si i dalë nga një revistë udhëtimesh dhe në fund të ditës të gjesh veten pothuajse vetëm ose me disa vendas që notojnë.
Megjithatë, ndryshimet po vijnë me shpejtësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Beach club-et po shfaqen tashmë në Rivierë dhe marka të mëdha hotelerie po fillojnë të shohin me interes këtë vijë bregdetare.
Kështu që, nëse je kurioz për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me ndikimin e qyteteve Otomane, maleve të egër dhe bregdetit që nuk është përpirë nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani.
Sepse sa gjatë do të mbetet kështu?
Kur vera troket me dritën e saj të artë dhe ajri mbushet me aromën e pushimeve, është e pamundur të mos mendojmë për ato momente të qeta të relaksit.
Dhe kur vjen puna për të shijuar këto çaste të çmuara, ushqimi është një pjesë e pandashme e përvojës.
Kjo është arsyeja pse Meka Halal Food ofron një gamë të pasur produktesh të freskëta dhe të shijshme që janë shoqëruesi perfekt për çdo pushim.
Pavarësisht nëse jeni duke shijuar një ditë në plazh apo duke u relaksuar në malet e larta, produktet e Meka Halal Food janë të lehta për t’u transportuar dhe ideale për çdo aventurë.
Paketimet e tyre të përshtatshme sigurojnë që shija dhe freskia të qëndrojnë të paprekura, duke ju lejuar të shijoni çdo kafshatë si të ishte përgatitur në shtëpi.
Në këtë verë, bëni që pushimet tuaja të jenë të mbushura me shije dhe freski.
Meka Halal Food ju ofron jo vetëm produkte të cilësisë së lartë, por edhe një përvojë të vërtetë kulinare që shijon çdo moment të pushimit tuaj.
Zgjidhni Meka Halal Food për shoqëruesin tuaj ideal të ushqimit, dhe le të jenë kujtimet tuaja të këtij viti të mbushura me buzëqeshje dhe shije të paharrueshme.
IPKO ka lansuar sot pakot e reja promocionale Roaming, të dizajnuara për të ofruar një përvojë interneti pa kufinj, pa ndërruar SIM dhe pa ndërlikime teknike.
Me vetëm një kod, përdoruesit mund të aktivizojnë pakon e dëshiruar dhe të lidhen me internetin në Kosovë, Rajon, Evropë dhe SHBA, më lehtë dhe më lirë se kurrë më parë.
Këto pako ofrojnë:
-Aktivizim të menjëhershëm me një kod të shkurtër ose përmes aplikacionit MyIPKO,
-Mbulim ndërkombëtar pa nevojë për SIM kartela të huaja,
-Çmime shumë të volitshme dhe kohëzgjatje fleksibile që i përshtaten çdo udhëtimi.
Pakot fillojnë nga 2.99€ për 1GB, 5.99 € për 3GB deri në 9.99€ për 5GB, me mundësi zgjedhjeje sipas nevojës së përdoruesit.
Të gjitha pakot mund të aktivizohen përmes kodit përkatës ose përmes aplikacionit MyIPKO, edhe kur nuk keni qasje në internet.
“Qasja në internet duhet të jetë një standard i garantuar kudo që je. Me pakot e reja Roaming, IPKO po thyen barrierat e lidhjes ndërkombëtare, duke sjellë një zgjidhje të menjëhershme dhe të thjeshtë për të gjithë ata që udhëtojnë. Ky është një tjetër hap konkret drejt vizionit tonë për një botë të pandarë nga teknologjia” tha Andras Pali, CEO i IPKO.
Me këto pako, IPKO e forcon edhe më shumë pozicionin e saj si lider në ofrimin e zgjidhjeve të avancuara të komunikimit për qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, duke sjellë lidhje më të thjeshta, më të lira dhe më të sigurta për të gjithë ata që udhëtojnë.
Për më shumë informata rreth pakove Roaming dhe mbulueshmërisë së tyre, vizitoni: www.ipko.com ose aplikacionin MyIPKO.
Hoffman Store, destinacioni i preferuar për të gjithë adhuruesit e bukurisë dhe kozmetikës, ka përfunduar me sukses lojën e saj shpërblyese, duke i dhuruar mbi 100 shpërblime fantastike konsumatorëve të saj besnikë.
Në mesin e fituesve, çmimin kryesor, një skuter Yamaha TriCity, e fitoi Z. Sh. nga komuna e Drenasit.
Gjithashtu, rreth 100 klientë të tjerë, të cilët provuan fatin e tyre në pika të ndryshme, u shpërblyen me produkte nga brende të kozmetikës nga Hoffman Store.
Kjo lojë i dha mundësinë çdo konsumatori të fitojë produkte të njohura si setet e mrekullueshme Dyson HS05 Airwrap dhe HD07 Air për kujdesin e flokëve, si dhe depilatorët Philips Lumea dhe shpërblime të tjera, si 20 krehërRevlon për stilim dhe kupona dhuratë që varionin nga 10€ deri në 50€.
Pjesëmarrja në këtë lojë ishte fare e thjeshtë: konsumatorët duheshin të bënin një blerje mbi 20€ në cilindo nga dyqanet e Hoffman Store, të zgjidhnin të paktën dy artikuj nga brendet pjesëmarrëse dhe të plotësonin kuponin përkatës pas blerjes.
Hoffman Store shpreh një falënderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe premton që do të vazhdojë me kampanja dhe lojëra të reja, duke ofruar shpërblime të mrekullueshme.
Fundjava është koha e duhur për t’u larguar nga rutina e përditshme dhe për t’u kënaqur me çaste të qeta në deti, me familjen apo miqtë.
Një piknik i thjeshtë në park, një pasdite në oborr apo një fundjavë pranë detit bëhen edhe më të veçanta kur shoqërohen me shijen e duhur. Dhe në mesin e gjithë këtyre kënaqësive verore, akullorja London Dairy mbetet një nga zgjedhjet më të mira për t’i dhënë fundjavës suaj një aromë të paharrueshme.
Cilësi premium që ndjehet në çdo lugë
Me receta të përpunuara me kujdes dhe përbërës 100% natyralë, London Dairy ofron një përjetim të vërtetë. Shija e dredhëzës, jo vetëm që freskon, por sjell edhe ndjesinë e një trajtimi të veçantë, të denjë për fundjavat që i kushtojmë vetes.
Çfarë e dallon London Dairy nga të tjerat?
Ajo që e bën London Dairy të veçantë është kombinimi i përbërësve të pastër, prodhimi i kontrolluar me standarde të larta dhe përkushtimi ndaj cilësisë. Ndryshe nga shumë akullore të zakonshme që përmbajnë ëmbëlsues artificialë dhe aditivë, London Dairy është e fokusuar në ofrimin e një produkti të pastër, me shije të pasur dhe shtresë të butë.
Zgjedhja e duhur për çdo ambient veror
Qoftë në një ditë të nxehtë në qytet, një udhëtim me familjen apo një mbrëmje relaksuese në shtëpi, London Dairy është gjithmonë në vendin e duhur. Pak ftohtësi e shijshme në një ditë të ngarkuar është pikërisht ajo që na nevojitet për të rikuperuar energjinë dhe për të ngritur disponimin.
Në një treg të mbushur me opsione të ndryshme, London Dairy qëndron si një markë që i përmbahet premtimit për cilësi, freski dhe shije superiore.
Prandaj, herën tjetër që planifikoni një fundjavë ndryshe, mos harroni të përfshini në planin tuaj një stop në një nga pikat e karburantit dhe të shijoni një nga akulloret magjike London Dairy.
Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës së parë të përzgjedhjes së shpërblimeve.
Do të ndahen 7 vetura të reja Dacia Logan, zero zero për 7 fatlumë nga 7 qytete të Kosovës. Pas pjesëmarrjes së madhe të konsumatorëve në të gjitha pikat në Kosovë, është koha për të shpërblyer besnikërinë e konsumatorëve që ndër vite zgjedhin marketet e ETC-së për t’u furnizuar.
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në pikat e ETC-së në qytetet përkatëse, duke filluar nga data 14 korrik, dhe do të zgjasë deri më 25 korrik.
Secila komunë ka një datë të caktuar se kur do të shpallet fituesi, i cili do të marrë çelësat e një veture të re Dacia Logan.
Agjenda e plotë e tërheqjeve:
-Gjakovë – e hënë, 14 korrik, ora 16:00
-Prishtinë – e martë, 15 korrik, ora 16:00
-Pejë – e mërkurë, 16 korrik, ora 16:00
-Ferizaj – e enjte, 17 korrik, ora 16:00
-Mitrovicë – e hënë, 21 korrik, ora 16:00
-Prizren – e mërkurë, 23 korrik, ora 16:00
-Gjilan – e premte, 25 korrik, ora 16:00
Në secilin qytet, në pikën tonë kryesore do ju mirëpresim me një koktej të organizuar posaçërisht për këtë rast, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë ju që dëshironi të na bashkoheni për këtë rast të veçantë.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në emisionin “RELOAD” në TV Dukagjini, duke përcjellë kështu emocionet e lojës në çdo shtëpi.
Kjo transparencë në përzgjedhje është pjesë e përkushtimit të ETC për të ruajtur integritetin dhe besimin e klientëve të saj.
Ftojmë të gjithë klientët tanë të marrin pjesë në këto aktivitete lokale, të festojnë me ne dhe të jeni dëshmitarë të këtij momenti.
Shpërblimet nuk përfundojnë me kaq, mbesin edhe 24 Dacia Logan Zero Zero dhe shpërblimet e tjera për fazën e dytë në Tetor!
Prandaj vazhdoni të vizitoni pikat e ETC-së dhe bëhuni pjesë e shpërblimeve për lojalitet.
Viva Fresh ka lansuar platformën e saj më të re dhe më të kërkuar nga konsumatorët WebShop-in online, ku blerjet mund të realizohen me lehtësi, nga çdo vend dhe në çdo kohë direkt nga komoditeti i shtëpisë ose zyrës tuaj.
Që nga 11 korrik 2025, ora 00:00, konsumatorët mund të porosisin ushqime, produkte shtëpiake dhe shumë më tepër përmes Webshop-it Online me shpërndarje të garantuar në çdo cep të Kosovës.
Me rastin e këtij lansimi, Viva Fresh ka nisur edhe një kampanjë promocionale, ku 1000 blerësit e parë që bëjnë porosi online përmes WebShop-it do të përfitojnë një voucher në vlerë prej 5€, i cili mund të shfrytëzohet në blerje.
Kampanja është e vlefshme deri më 13 korrik 2025, dhe përfshin vetëm porositë e realizuara në WebShop prandaj nxitoni të përfitoni!
Nëse jeni në kërkim të një pune të re, por nuk dini nga të filloni, Telegrafi Jobs është platforma ideale për ju.
Kjo platformë është e dizajnuar për t’ju ndihmuar të gjeni mundësitë e karrierës që i përshtaten më së miri aftësive dhe interesave tuaja, duke e bërë procesin e punësimit më të lehtë dhe më efikas.
Telegrafi Jobs ofron një gamë të gjerë mundësish si për punëkërkuesit ashtu edhe për punëdhënësit.
Për punëkërkuesit, platforma lejon shfletimin e pozicioneve të hapura dhe aplikimin për rolet që i përshtaten më mirë profilit tuaj profesional. Për punëdhënësit, Telegrafi Jobs ofron zgjidhje të thjeshta dhe efektive për shpalljen e vendeve të lira me pakot e tyre të zbritura në tre nivele: Basic, Pro dhe Premium.
Mos humbisni mundësinë për të përfituar nga këto zbritje fantastike dhe për të zgjeruar horizontet tuaja profesionale.
Qoftë nëse jeni duke kërkuar të gjeni punën e ëndrrave apo kandidatin ideal për pozitat që keni në dispozicion, Telegrafi Jobs është shansi juaj për sukses.
Më poshtë janë disa nga mundësitë e reja të punës që mund të eksploroni përmes Telegrafi Jobs:
Kur bëhet fjalë për veshmbathjet sportive që ofrojnë jo vetëm stil, por edhe komoditet, Nike është emri që vjen në mendje.
Në Melodia PX, ne kemi sjellë për ju koleksionin më të fundit të Nike, duke ju mundësuar të përjetoni cilësinë e lartë dhe inovacionin që kjo markë ikonike ofron. Si një nga markat më të njohura në botë, Nike është sinonim i inovacionit dhe performancës, dhe tani, këto produkte të shkëlqyera janë në dispozicion për ju në Melodia PX.
Çfarë përmban koleksioni i Nike?
Maica të rehatshme: Maicat e Nike janë krijuar për të ofruar rehati maksimale dhe një pamje të pastër. Pavarësisht nëse jeni në palestër apo thjesht duke bërë një shëtitje në park, maicat tona do të mbajnë freskinë tuaj gjatë gjithë ditës.
Atlete për çdo aktivitet: Me një përzgjedhje të gjerë të atleteve, Nike siguron që të gjeni modelin e përsosur për çdo aktivitet. Nga vrapimi te ecja e përditshme, atletet tona ofrojnë mbështetje dhe stil të pakrahasueshëm.
Shorce për komoditet veror: Shorcet e Nike janë ideale për ditët e ngrohta, duke ofruar rehati dhe stil të lehtë. Të përshtatshme për aktivitete sportive apo shëtitje në park, ato janë një zgjedhje perfekte për çdo rast.
Inovacioni dhe teknologjia: Nike është lider në industrinë e veshjeve sportive për shkak të përkushtimit të saj ndaj inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar për të krijuar produkte që përmirësojnë performancën tuaj.
Dizajni modern dhe funksional: Çdo produkt Nike është projektuar për të ofruar jo vetëm estetikë tërheqëse, por edhe funksionalitet të lartë që plotëson nevojat tuaja të përditshme.
Cilësi që zgjat: Materialet e përdorura në produktet Nike janë të dizajnuara për të qëndruar në formë të mirë edhe pas përdorimit të vazhdueshëm, duke siguruar që investimi juaj të zgjasë.
Zbritje ekskluzive!
Mos e humbisni mundësinë për të përmirësuar garderobën tuaj sportive me koleksionin e jashtëzakonshëm të Nike në Melodia PX.
Tani ofrojmë një zbritje prej 25% në të gjitha produktet Nike.
Me Melodia PX dhe Nike, jini të gatshëm për të përballuar çdo sfidë me stil dhe performancë!
UBT lanson zyrtarisht ekosistemin e parë plotësisht të mbështetur nga inteligjenca artificiale në Evropë, duke shënuar një moment historik për zhvillimin teknologjik dhe arsimor në rajon dhe më gjerë.
Ky ekosistem inovativ është ndërtuar për të integruar të gjitha funksionet akademike, kërkimore, administrative dhe shërbimet ndaj studentëve në një platformë të vetme, të menaxhuar dhe të optimizuar nga inteligjenca artificiale. Platforma u mundëson përdoruesve një përvojë të personalizuar, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, automatizim të proceseve dhe qasje të menjëhershme në burime të avancuara digjitale.
Përmes këtij ekosistemi, që vendosë përdorimin në tërësi të Inteligjencës Artificiale, të gjithë përdoruesit do të përgatiten në të gjitha fushat, sikurse edukimi, zhvillimi, ndërmarrësia, trajnimet, mentorimi, aftësimi dhe riaftësimi, inovacioni dhe digjitalizimi.
“Me këtë hap, ne jo vetëm që forcojmë rolin tonë si lider në inovacion dhe arsim të avancuar, por gjithashtu hapim rrugën për një të ardhme ku teknologjia është në shërbim të dijes dhe shoqërisë. Ne synojmë që kjo platformë të mos mbetet vetëm brenda UBT-së, por të ofrohet edhe për institucione të tjera arsimore dhe publike, në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosoves”, deklaroi Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
UBT, si institucion me përvojë të gjatë në zhvillimin e teknologjive të avancuara, synon që këtë platformë ta bëjë të qasshme për partnerë të ndryshëm institucionalë, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe inovacionit në sektorë të ndryshëm.
Në zemër të Ranës së Hedhun, një nga perlat natyrore të bregdetit shqiptar, ka hapur dyert një prej hoteleve më modernë dhe luksozë të këtij sezoni: “Illyonis” Hotel.
Me një pozicion panoramik buzë detit dhe arkitekturë bashkëkohore, ky hotel ofron një eksperiencë unike për pushuesit që kërkojnë relaks, elegancë dhe komoditet në çdo detaj.
Duke qenë një nga agjencitë më të njohura për organizimin e pushimeve cilësore, Kompania Turistike Shpejtimivjen këtë verë me oferta speciale për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë ditë të paharrueshme në këtë destinacion të mrekullueshëm.
Pavarësisht nëse udhëtoni në çift, me miq apo me familje, Shpejtimi ofron paketa të personalizuara që përfshijnë çmime të përshtatshme dhe shërbime premium.
Çmimet për dhomat me pamje nga deti variojnë nga 90 euro për person për dhomat familjare 1+1, deri në 130 euro për dhomat dyshe.
Ndërsa dhomat standarte ofrohen me tarifa që fillojnë nga 80 euro për person dhe shkojnë deri në 120 euro.
Fëmijët deri në moshën 2.99 vjeç akomodohen falas, ndërsa për ata nga 3 deri në 10 vjeç ofrohet një zbritje prej 50%, duke e bërë këtë ofertë shumë të favorshme për familjet.
Paketa përfshin jo vetëm akomodimin dhe mëngjesin e pasur, por edhe akses të lirë në Spa, Fitness Center, plazh privat me çadër dhe shezllon, si dhe parking të sigurt.
Të gjitha këto e bëjnë “Illyonis” Hotel një zgjedhje të shkëlqyer për një pushim relaksues dhe të mbushur me kujtime të bukura.
Për ata që kërkojnë diçka më shumë se thjesht një vend për të kaluar pushimet, ofertat e Kompanisë Turistike Shpejtiminë hotelin “Illyonis” janë mundësia ideale për të shijuar luksin dhe qetësinë në një nga destinacionet më të veçanta të bregdetit shqiptar.
Një prej projekteve më ambicioze në turizmin elitar shqiptar merr jetë këtë sezon veror me hapjen zyrtare të Green Coast Hotel – MGallery Collection, në plazhin e Green Coast, një nga perlat bregdetare të rivierës shqiptare.
Ky hotel është rezultat i një investimi të Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha dhe më të diversifikuara në rajon, duke bashkëpunuar ngushtë me Grupin Accor, një nga rrjetet më të njohura globale në hoteleri dhe turizëm. Hoteli operon nën markën MGallery Collection, e njohur për elegancën, identitetin unik të çdo destinacioni dhe përvojat autentike që ofron për vizitorët në të gjithë botën.
Përurimi i këtij hoteli, në mbrëmjen e datës 30 qershor, u shënua nga prezenca e Lartësisë së saj Sheika Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, nga prania e Maud Bailly, CEO-s së Sofitel, MGallery & Emblems, të cilat janë pjesë të Grupit Accor, Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndërsa nuk munguan politikanë të tjerë, ambasadorë, drejtues ekzekutivë bankarë, bashkëpunëtorë biznesi, si dhe mjaft figura të njohura të skenës së artit dhe kulturës.
Nën muzgun e detit Jon, fjalën e parë përshëndetëse e mbajti themeluesi dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane. Ai e vlerësoi Green Coast Hotel – MGallery Collection “një hap strategjik për ta pozicionuar Shqipërinë në hartën e botës si një destinacion turistik elitar”. Ai nënvizoi “se projekti është rezultat i përkushtimit të Grupit BALFIN për të ndërtuar jo vetëm infrastrukturë, por edhe mundësi punësimi dhe zhvillim lokal”.
Maud Bailly, CEO i Sofitel, MGallery & Emblems, në fjalën e saj, u ndal në partneritetin mes Grupit Accor dhe BALFIN dhe në arsyet përse ky zinxhir i njohur hotelier i besoi vizionit të Grupit BALFIN për të sjellë në Shqipëri hotelin e parë nën brand-in MGallery.
“ Tek BALFIN ndihet zemra dhe pasioni, qasja pionere për t’i sjellë Shqipërisë një brand të ri si MGAllery, për ta orientuar drejt një ere të re, dhe që Europa ta njohë atë për potencialin e saj të vërtetë. Kjo është pikërisht arsyeja përse Accor zgjodhi BALFIN si partner. Industria e mikpritjes nuk është një ecje përgjatë parkut; është një sfidë e vërtetë, por jeta meriton të jetohet me ëndrra të mëdha dhe Green Coast Hotel – MGallery Collection është vërtet një ëndërr e tillë”, – tha Maud Bailly.
Fjalë përshëndetëse pati edhe Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndër të tjera u shpreh se “me Green Coast Hotel – MGallery Collection, Shqipëria tregon se është një vend i vogël, por me ambicie të madhe dhe mbi të gjitha në rrugën e duhur për të qenë një pikë referimi në Europë përsa i takon turizmit.”
Pas fjalimeve, ceremonia vazhdoi me prerjen simbolike të shiritit nga Presidenti i Grupit BALFIN, CEO-ja e Sofitel, MGallery & Emblems, Maud Bailly, dhe Zëvendës Presidenti i BALFIN, Martin Mane. Mbrëmja u përmbyll me një spektakël mahnitës dronësh, që krijoi një atmosferë festive në bregun e detit Jon.
Green Coast Hotel-MGallery Collection ofron një standard të ri pushimi dhe mikpritjeje, me cilësi ndërkombëtare. Ka 131 dhoma dhe suita, të gjitha me pamje nga deti Jon, një spa moderne me pesë nivele, si dhe ofron katër koncepte të rafinuara gastronomike – Mosaic Restaurant, Mente Lobby Bar, Vela Beach Bar dhe Bliss by the Pool.
Ndodhur në një nga plazhet e rralla në Shqipëri të certifikuara me “Blue Flag”, hoteli mishëron konceptin e turizmit rigjenerativ, me një arkitekturë moderne që reflekton stilin mesdhetar, si dhe përkushtimin për ruajtjen e natyrës dhe trashëgiminë e zonës.
Green Coast Hotel – MGallery Collection ka punësuar në formë direkte 150 punonjës, përfshirë këtu profesionistë me përvojë në pozicione kyce, si dhe ka krijuar mbi 350 vende pune shtesë përmes kontraktorëve dhe furnitorëve lokalë. Nën synimin për të operuar jo vetëm përgjatë sezonit veror, hoteli ofron mundësi të qëndrueshme punësimi dhe trajnime të vazhdueshme, duke krijuar hapësira reale për zhvillim karriere në sektorin e mikpritjes.
Ky angazhim konkret në integrimin e komunitetit lokal dhe fuqizimin e burimeve njerëzore dëshmon misionin e Grupit BALFIN për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e zonës jugore të vendit dhe për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion reference për turizmin elitar ndërkombëtar.
Me PrishtinaTicket, mund të udhëtoni direkt nga Prishtina në Memmingen tri herë në javë – të mërkurën, të premten dhe të dielën.
Këto fluturime janë zgjidhja ideale për ata që kërkojnë udhëtime të rehatshme dhe të shpejta, pa ndalesa të panevojshme.
Memmingen është një qytet i vogël gjerman plot hijeshi, histori dhe traditë. Me rrugët e tij piktoreske dhe atmosferën mikpritëse, është destinacioni perfekt për një arratisje kulturore apo pushim të qetë.
Zgjidhni datën që ju përshtatet më së miri dhe lini udhëtimin tuaj në duart tona – PrishtinaTicket, gjithmonë afër jush!
Rezervoni tani dhe shijoni çmimet konkurruese dhe shërbimin e shkëlqyer të PrishtinaTicket!
Si ta rezervoni biletën tuaj?
Biletat mund ti rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.
Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:
Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance.
Nëse jeni në kërkim të një pune të re, por nuk e dini se ku të filloni, Telegrafi Jobs është platforma ideale për ju.
Kjo platformë ofron një sërë mundësish si për punëkërkuesit ashtu edhe për punëdhënësit, duke e bërë procesin e punësimit më të lehtë dhe më efikas.
Telegrafi Jobs ju lejon të shikoni pozitat e publikuara dhe të aplikoni për rolet që përputhen më së miri me aftësitë dhe interesat tuaja. Për punëdhënësit, platforma ofron zgjidhje të thjeshta dhe efektive për shpalljen e vendeve të punës me pakot e tyre të zbritura në tre nivele: Basic, Pro dhe Premium.
Mos humbisni mundësinë për të përfituar nga këto zbritje fantastike dhe për të zgjeruar horizontet tuaja profesionale me Telegrafi Jobs. Kjo platformë është shansi juaj për të gjetur punën e ëndrrave ose për të gjetur kandidatin ideal për pozitat që keni në dispozicion.
Të gjithë të interesuarit të shpallin vende pune në Telegrafi Jobs, mund të përfitojnë nga zbritjet fantastike në pakot e disponueshme në tre nivele: Basic, Pro dhe Premium.
Më poshtë mund të gjeni disa mundësi të reja pune:
Sunny Hill Festival, një nga Top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë po vjen me një mundësi të re – pagesën e biletës 3 ditore të festivalit deri më 12 këste.
Pjesëmarrësit në Sunny Hill Festival të cilët ende nuk i kanë marrë biletat e tyre për edicionin e ri i cili mbahet prej 1 deri më 3 gusht, tani e kanë mundësinë që biletat e tyre t’i blejnë deri në 12 këste në të gjitha dyqanet e IPKO-së kudo nëpër Kosovë.
Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për Sunny Hill Festival dhe ta paguajnë atë në 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.
Ky bashkëpunim mes Sunny Hill Festival dhe IPKO-së synon të heqë pengesat e mundshme financiare dhe të sigurojë që sa më shumë njerëz të jenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Kosovë dhe rajon.
Ky edicion i Sunny Hill Festival pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë!
Për më shumë informacione dhe për të aktivizuar ofertën, vizitoni pikat e shitjes së IPKO-s.
Është koha të planifikoni udhëtimin tuaj të radhës… dhe ta niseni me valixhen e duhur!
Pas suksesit të dyqanit të parë në Albi Mall, Samsonite – marka legjendare që ka transformuar përvojën e udhëtimit për më shumë se një shekull – zgjerohet në Kosovë me dyqanin e saj të dytë, këtë herë në zemër të Prishtina Mall.
Përmes bashkëpunimit me Perfect Fashion, distributorin ekskluziv të markës, Samsonite sjell edhe më afër klientëve të saj kosovarë koleksionet më të fundit, dizajnet më inovative dhe cilësinë që e bën këtë emër një udhërrëfyes të besueshëm në çdo destinacion.
Samsonite nuk është vetëm një valixhe – është pjesë e udhëtimeve tuaja më të rëndësishme. Me ngjyra moderne, materiale të avancuara dhe funksionalitet të pa kompromis, çdo produkt është krijuar për të përballuar sfidat e udhëtimit me stil dhe lehtësi.
Me rastin e hapjes së dyqanit të ri, përfitoni 20% zbritje në të gjitha produktet deri më 6 korrik ekskluzivisht vetëm në dyqanin Samsonite në Prishtina Mall.
Vizitoni dyqanin e ri në katin 0 të Prishtina Mall dhe përjetoni standardet botërore të udhëtimit – nga një markë që nga viti 1910 ka qenë sinonim i inovacionit, qëndrueshmërisë dhe elegancës.
Samsonite. Udhëtoni më larg, më sigurt dhe më me stil.
Në një kohë kur investimi i mençur në pronë mund të jetë çelësi drejt sigurisë financiare dhe mirëqenies afatgjatë, Fushë Kosova paraqet një mundësi unike për investitorët që kërkojnë cilësi dhe stabilitet.
Kjo zonë me zhvillim të shpejtë ofron një kombinim të rrallë të infrastrukturës moderne dhe qasjeve të lehta në qendrat urbane, duke e bërë atë destinacionin ideal për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer.
Komplekset e Al Trade Center
Në këtë kontekst të favorshëm, komplekset banesore “Linda 20,” “Linda 21” dhe “Linda 22” të Al Trade Center dalin në pah si opsione të shkëlqyera për investim.
Të vendosura në një lokacion strategjik, ato ofrojnë një standard të lartë ndërtimi dhe një mjedis të dizajnuar për të përmbushur nevojat e banorëve modernë.
Cilësia e ndërtimeve dhe vëmendja ndaj detajeve garantojnë që investimi juaj jo vetëm që ruan vlerën, por edhe përmirëson stilin e jetesës.
Pse të investoni në Komplekset Linda?
Rritje e vlerës së pronës: Me rritjen e vazhdueshme të kërkesës për banesa cilësore në Fushë Kosovë, investimi juaj ka potencial për rritje të konsiderueshme të vlerës.
Komoditet dhe rehati: Me infrastrukturë moderne dhe ambiente të dizajnuara për jetesë të rehatshme, këto komplekse ofrojnë një stil jetese të lartë.
Komunitet i gjallë: Bëhuni pjesë e një komuniteti të gjallë dhe dinamik që vlerëson jetesën cilësore dhe mikpritëse.
Komplekset banesore “Linda 20”, “Linda 21” dhe “Linda 22” përfaqësojnë më shumë se një vendbanim; ato janë një mundësi investimi për një mënyrë jetese të re dhe moderne.
Për ata që kërkojnë një kombinim të cilësisë, komoditetit dhe potencialit të investimit, ky kompleks është zgjedhja ideale.
Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në zemrën e Fushë Kosovës.
Në një qytet si Prishtina, ku trafiku i ngarkuar është një pjesë e përditshme e jetës, qytetarët kosovarë shpenzojnë mesatarisht një orë në ditë në trafik, duke arritur në një total prej 31 orësh në muaj.
Kjo është një kohë e konsiderueshme që mund të shfrytëzohet më mirë për aktivitete më të këndshme dhe produktive.
Për ata që kërkojnë të rikthejnë këtë kohë të humbur, Ventoro Motors, në kuadër të Auto Mita, ofron një zgjidhje të shkëlqyer me motorët Vespa.
Vespa: Liria e lëvizjes në trafik
Motorët Vespa janë krijuar për të ofruar një zgjidhje të zgjuar për lëvizjen në qytetet e ngarkuara.
Me dizajnin e tyre kompakt dhe motorët ekonomikë, Vespaju lejon të shmangni kolonat e gjata dhe të mbërrini më shpejt në destinacionet tuaja.
Kjo do të thotë më shumë kohë për t’u kaluar me shoqërinë, familjen ose për të bërë një shëtitje të këndshme, në vend që të qëndroni të bllokuar në trafik.
Më pak stres, më shumë kohë të lirë
Kur ke një Vespa, jo vetëm që lehtëson lëvizjen e përditshme, por gjithashtu përmirëson cilësinë e jetës.
Me më pak stres dhe më shumë kohë të lirë, ju mund të jetoni më shëndetshëm dhe më gjatë.
Vespa është një investim në kohën dhe mirëqenien tuaj, duke ju ofruar lirinë për të eksploruar qytetin tuaj pa u shqetësuar për trafikun.
Stil dhe prakticitet
Përveç avantazheve të saj praktike, Vespa është gjithashtu një simbol stili.
Dizajni i saj klasik dhe i përjetshëm e bën atë një zgjedhje të preferuar për ata që duan të kombinojnë funksionalitetin me elegancën.
Me një gamë të gjerë ngjyrash dhe modelesh, Vespa ofron diçka për çdo shije.
Nëse jeni të lodhur nga koha e humbur në trafik dhe kërkoni një mënyrë më efikase për të lëvizur në Prishtinë, Vespanga Ventoro Motors është zgjedhja e duhur për ju.
Me të, ju jo vetëm që kurseni kohë dhe para, por gjithashtu përmirësoni cilësinë e jetës suaj.
Zgjidhni Vespa dhe përjetoni lirinë e vërtetë të lëvizjes urbane.
Për më shumë informata mbi ofertat rreth motorëve Vespa dhe skuterëve, vizitoni showroom-in e Auto Mita ose kontaktoni në +38345600456