Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk jam këtu për të humbur, gjithmonë do ta dua Juventusin” – Paul Pogba deklaron qëllimet te Monaco

3 July 2025 at 23:49

Pas një periudhe të vështirë jashtë fushave, Paul Pogba është rikthyer në futbollin elitar francez me një qëllim të qartë: të sfidojë dominimin e PSG-së dhe të bëjë histori me Monacon.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i ri i Monacos, Pogba u shpreh me vendosmëri, duke

“Nuk jam këtu për të humbur. E dimë që PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë, por ne jemi këtu për të fituar. Duam më shumë: të bëjmë diçka të madhe në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve”.

Mesfushori francez u largua nga Juventusi pas një pezullimi 18-mujor nga FIFA për përdorim të një substance të ndaluar, por ai nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj ish-klubit të tij. Tutje foli edhe për presionin dhe festat që do t’i bëjë me fëmijët e tij.

“Gjithmonë do ta dua Juventusin. Ka gjëra që më pëlqyen dhe të tjera që nuk më pëlqyen. Por klubi më ndihmoi të bëhem ky që jam”.

“Nuk mendoj më për të kaluarën. Ëndrra ime është t’i shoh fëmijët e mi duke festuar me mua. Ky është qëllimi im tani”.

“Presioni? Ne jemi futbollistë. Kjo është pjesë e lojës, jo diçka negative. Përkundrazi, është një nxitje. Mund t’i ndihmojmë shumë lojtarët e rinj, kemi përvojë dhe e dimë se çfarë kërkon ky nivel”, deklaroi Pogba. /Telegrafi/  

 

The post “Nuk jam këtu për të humbur, gjithmonë do ta dua Juventusin” – Paul Pogba deklaron qëllimet te Monaco appeared first on Telegrafi.

ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës

By: S SH
1 July 2025 at 15:54

Ansu Fati është larguar nga Barcelona për t’u huazuar në kampionatin francez. Djaloshi i dalë nga akademia La Masia, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Monacos në Ligue 1.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi francez përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Ansu Fati do të jetë pjesë e Monacos sezonin e ardhshëm si i huazuar, ku në kontratë ekziston dhe opsioni i blerjes.

Në rast se sulmuesi 22-vjeçar bind me paraqitjet e tij në Francë, Monaco mund të aktivizojë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh. Ansu Fati do të veshë fanellën me numrin 31 në Francë.

The post ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës appeared first on Albeu.com.

“Ajo që bën është çmenduri”, Paul Pogba për Lamine Yamal: Një gjeni

By: S SH
26 June 2025 at 15:23

Paul Pogba është rikthyer të jetë protagonist. Së fundmi ishte i ftuar në “podcast” e Sergio Agueros, ku foli për disa tema.

Një prej tyre ishte për Lamine Yamal. Sipas francezit, spanjolli është i pabuesueshëm dhe talenti i tij i ka bërë përshtypje.

Gjithashtu shprehet se ai bën gjëra që s’janë normale për moshën e tij.

“Ai është i pabesueshëm, një gjeni. Ajo që më bën më shumë përshtypje tek ai është se ka një IQ futbolli përtej viteve të tij. Ai gjithmonë bën atë që duhet të bëjë. Të bësh këtë në moshën e tij është çmenduri. Ai është i qetë në fushë, po e bën shumë mirë. Lamine Yamal luan për ekipin dhe nuk i intereson nëse shënon më shumë apo më pak gola. Ai jep shumë asiste dhe është gjithmonë një lojtar që krijon raste”, ka theksuar mesfushori.

Siç dihet, Pogba tashmë ka përfunduar prej disa muajsh pezullimin. Mesfushori do të rikthehet futbollit, teksa do të nisë një aventurë të re te Monaco.

The post “Ajo që bën është çmenduri”, Paul Pogba për Lamine Yamal: Një gjeni appeared first on Albeu.com.

Rikthehet Pogba, gjen marrëveshjen me ekipin e ri për deri në 2027

By: redi
23 June 2025 at 17:42

Paul Pogba do të rikthehet në lojës, kjo pas një periudhe të gjatë larg futbollit për shkak të pezullimit për përdorim të një substance të ndaluar. Mesfushori francez ka arritur marrëveshjen me Monaco dhe pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027. Ky transferim shënon një kapitull të ri për 32-vjeçarin, i cili prej 3 shtatorit 2023 nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje…

Source

Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij

23 June 2025 at 11:38

Paul Pogba ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin francez “Sept a Huit”, ku ka rrëfyer peripecitë e tij mes dëmtimeve të vazhdueshme dhe pezullimit për doping.

Mes rrëfimit, ai ka drejtuar gishtin nga ish-klubi i tij, Juventus.

“I kërkova ndihmë, por nuk m’u dha”, u shpreh Pogba, duke kujtuar periudhën e vështirë në tetor të vitit 2023. Ai tregoi se ndihej i lënë pas dore nga klubi bardhezi.

“Në atë kohë, kërkova ndihmë, për shembull, trajtim ose një trajner atletik, sepse isha ende pjesë e Juventusit. Por as këtë nuk e mora. Ata nuk ishin realisht me mua dhe duke e kuptuar këtë, u godita fort. Nuk e kuptova, nuk isha në luftë me ta.”

Në intervistë, Pogba foli edhe për ngjarjen tronditëse të rrëmbimit me tentativë zhvatjeje, të organizuar nga njerëz që i njihte prej kohësh.

Ai përmendi edhe përfshirjen e vëllait të tij të madh, Matias, i cili është dënuar me tre vite burg për këtë çështje. Megjithatë, Pogba thekson se lidhjet familjare mbeten të forta.

“Jemi në kontakt. Kemi folur, midis nesh, me familjen. E dini, lidhjet e gjakut janë lidhje gjaku. Ka një shenjë, sigurisht, por ne ecim përpara. Vetëm koha do të japë përgjigje, më vonë. Sot, e tëra çfarë duam është që familja të mbetet gjithmonë e bashkuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë, nuk do të gënjej. U lëndova. Jam një qenie njerëzore. Nuk është si më parë, por jemi në kontakt. Kur të ndalojnë dhe ke armën përpara, nuk ke kohë të mendosh, thjesht thua po për gjithçka”, tha ai ndër të tjera.

Mes fjalëve të tij, futbollisti francez reflektoi mbi plagët emocionale që i ka lënë kjo përvojë dhe sfidat që e presin në të ardhmen. /Telegrafi/ 

The post Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij appeared first on Telegrafi.

Paul Pogba pothuajse është rikthyer: Francezi ka një klub të ri, do të jetë në fushë pas dy vitesh

22 June 2025 at 21:32

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba, është gati të rikthehet në fushë pas një periudhe të gjatë mungese shkaktuar nga pezullimi për doping.

Pas katër vjet pezullim në shkurt 2024, dënimi i tij u reduktua në 18 muaj, por Juventusi i ndërpreu kontratën.

Sipas Fabrizio Romanos, Pogba është lojtari i ri i klubit francez Monaco, ku pritet të nënshkruajë kontratë dhe të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

 

🚨💣 AS Monaco are closing in on deal to sign Paul Pogba as free agent, here we go soon! 🔜

Final details being sorted then deal done for French midfielder back in action after long ban.

Two year contract ready, as revealed last week… almost there. 🐙🇲🇨 pic.twitter.com/vwtpbbs2Gd

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 22, 2025

Pogba luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare për Juventusin në shtator 2023, pra ka munguar në fushë për rreth dy vjet.

Rikthimi i tij do të jetë sfidë dhe do të jetë interesante të shihet në çfarë gjendjeje do të jetë në fillim të sezonit me Monacon.

Në të kaluarën, Pogba ishte një nga mesfushorët më dominues në botë, por në muajt e parë pritet që të mos jetë në nivelin e tij më të mirë.

Monaco përfundoi në vendin e tretë në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe rikthimi i Pogbës pritet t’i japë përforcim mesfushës së tyre. /Telegrafi/ 

The post Paul Pogba pothuajse është rikthyer: Francezi ka një klub të ri, do të jetë në fushë pas dy vitesh appeared first on Telegrafi.

Dy vite jashtë fushave të blerta, Monaco i hap dyert Pogbas

By: Besnik
14 June 2025 at 14:30

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në fushë, teksa po shlyen pezullimin pas rezultatit pozitiv në testin e dopingut në vitin 2023.

32-vjeçari është stërvitur gjatë gjithë kësaj periudhe, por nuk ka mundur të luajë ndeshje zyrtare.

Juventus i kishte shkëputur kontratën, por tani për Pogbën po hapet një dritare e re.

Më serioze është oferta nga Monaco, që i ka propozuar një kontratë dyvjeçare. Palët janë në bisedime dhe pritet që marrëveshja të arrihet së shpejti, pasi kushtet ekonomike janë të favorshme për francezin, i cili prej majit të 2023 nuk aktivizohet në fushë, që do të thotë pothuajse dy vite larg lojës.

Pogba ka luajtur më parë në kampionatin francez në moshë të re dhe rikthimi i tij në Ligue 1 do të ishte interesant për të, veçanërisht për të rikthyer formën e tij më të mirë.

Si profesionist, ai ka pasur karrierë në Juventus dhe Manchester United, por vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për të. Tani kërkon një mundësi të re, dhe Monaco duket gati ta presë me duar hapur.

Ditët në vijim pritet që marrëveshja të përfundojë dhe Pogba të kthehet në fushën e lojës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dy vite jashtë fushave të blerta, Monaco i hap dyert Pogbas appeared first on Euronews Albania.

Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas një kontratë dy vjeçare

By: S SH
13 June 2025 at 21:39

Paul Pogbas i është ofruar mundësia që të rikthehet në futbollin profesionist, me Monacon që i ka ofruar ish-yllit të Manchester United një kontratë dy vjeçare.

Fabrizio Romano ka raportuar se negociatat mes Monacos dhe Pogbas do të vazhdojnë gjatë vikendit.

Raporti është plotësuar edhe nga Gianluca Di Marzio, i cili ka thënë se bisedimet mes dy palëve po avancojnë pas një oferte të parë nga klubi rreth dy javë më parë.

Pogba për herë të fundit ka luajtur një ndeshje profesionale më 3 shtator 2023, një fitore me rezultat 2-0 e Juventusit ndaj Empolit.

🚨🔴⚪️ AS Monaco have offered a two year contract to Paul Pogba with talks underway.

Negotiations and discussions over project continue this weekend to try reach an agreement.

Monaco are working on both Ansu Fati and Paul Pogba deals. pic.twitter.com/GbDvSzDrJV

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 13, 2025

Ai më pas u dënua, fillimisht për katër vite por pastaj ai dënim u reduktu në 18 muaj, pasi doli pozitiv në testin anti-doping.

Në rast se kjo lëvizje bëhet realitet, do të jetë hera e parë që Pogba do të luajë për një klub në vendlindjen e tij.

32-vjeçari ishte lidhur me një kalim tek Monaco në mars pas rikthimit të tij në stërvitje, por klubi francez u tërhoq mbrapa për shkak të kërkesave të lojtarit për pagë.

The post Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas një kontratë dy vjeçare appeared first on Albeu.com.

Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

28 April 2025 at 21:31

Paul Pogba raportohet se është në bisedime zyrtare për të bërë rikthimin e tij në fushat e blerta pas dy vitesh mungesë.

Në vitin 2023, mesfushori francez u dënua nga futbolli për shkak se u gjet DHEA në sistemin e tij, një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup, duke përfshirë testosteronin.

Fillimisht, Pogba kishte marr një dënim prej katër vitesh, por pas apelimit të këtij vendimi suspendimi u reduktua në vetëm 18 muaj.

Në mars të këtij viti ky dënim mori fund, që do të thotë se 32-vjeçari tani mund të bëjë rikthimin e shumëpritur në futboll.

Pasi kontrata e tij me Juventusin u ndërpre, Pogba ka qenë lojtar i lirë që nga ajo kohë.

Ani pse ai është lidhur me një sërë klubesh në Evropë, Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asgjë nuk është materializuar.

Mbrëmjen e së hënës u raportua se klubi amerikan DC United kanë shprehur interesim për transferimin e Pogbas.

Siç ka raportuar The Athletic, pronarët e DC United kanë në zotërim të drejtat për mesfushorin Pogba.

“Ky burim që flet në kushte anonimiteti, ka konfirmuar gjithashtu se klubi është në bisedime për një marrëveshje potenciale për 32-vjeçarin, i cili ka qenë në disa ndeshje të MLS që prej se luajti ndeshjen e fundit profesionale për Juventusin menjëherë pasi u suspendua në shtator të 2023”, thuhej në raportimin e tyre.

Sipas një raportimi nga Sports Illustrated, Lista Discovery i lejon një klubi në MLS që të marr të drejtat e një lojtari në rast se ai dëshiron t’i bashkohet ligës./Telegrafi/

The post Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë appeared first on Telegrafi.

Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

31 March 2025 at 15:40

Paul Pogba mund të rikthehet të luaj futboll, por ai ka nevojë për një klub të ri.

Një nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit ishte gjiganti francez Olympique Marseille, por gjërat kanë marrë kthesë të papritur.

Marseille ka hequr dorë nga Pogba dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit,Pablo Longoria.

“Ne folëm me Pogba dhe shqyrtuam mundësinë e nënshkrimit të tij si një agjent i lirë, por në fund vendosëm të mos vazhdojmë me nënshkrimin”.

“Besojmë se procesi i tij i përshtatjes mund të prishë ekuilibrin e brendshëm të ekipit”, deklaroi presidenti i klubit francez.

32-vjeçari tani ka dy opsione të tjera për ta vazhduar karrierën dhe atë larg kampionateve evropiane.

Bëhet fjalë për kampionatin arab dhe atë amerikan, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit me shumë përvojë. /Telegrafi/

The post Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën appeared first on Telegrafi.

Pogban e duan nga Spanja, Italia dhe Franca

12 March 2025 at 16:54

Ish-mesfushori i Juventusit, Manchester Unitedit dhe kombëtares së Francës, Paul Pogba, pas vuajtjes së dënimit për doping, ka vendosur të mos nxitojë në zgjedhjen e klubit të tij të ardhshëm, raporton ESPN.

31-vjeçari francez nuk ka gjasa të nënshkruajë me ndonjë ekip para përfundimit të sezonit 2024/25.

Aktualisht, ai mund të bashkohet vetëm në MLS ose ligën e Japonisë, ku afatet e transferimeve mbeten të hapura.

li

Futbollisti preferon një rikthim në një nga ligat më të mira evropiane, megjithëse ai po mban shumë opsione të hapura dhe ka folur me bashkëpronarin e Inter Miamit, David Beckham.

Për të janë të interesuar Marseille nga Ligue 1, Fiorentina nga Serie A dhe disa klube të La Ligas.

Ai tashmë ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite dhe Seria A e Brazilit. /Telegrafi/

 

The post Pogban e duan nga Spanja, Italia dhe Franca appeared first on Telegrafi.

Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

10 March 2025 at 20:34

11 marsi shënon fundin e pezullimit 18-mujor të Paul Pogbas, pasi ai u ndëshkua për një rast dopingu në shtator 2023.

Megjithëse tani është i lirë të rikthehet në futboll, mundësitë e tij për të luajtur këtë sezon janë shumë të kufizuara.

Pogba dëshiron të lërë pas zhurmën e skandalit dhe të rifillojë karrierën e tij, megjithatë, rrethanat nuk janë të favorshme.

Tregu i transferimeve është i mbyllur, dhe rregulloret e ligave evropiane e bëjnë të pamundur nënshkrimin e tij nga ndonjë klub. Përveç kësaj, muajt e pasivitetit dhe rreziku që sjell nënshkrimi i tij i bëjnë të vështirë gjetjen e një destinacioni të ri.

Destinacionet e mundshme: SHBA apo Arabia Saudite?

Dy opsionet më të mundshme për Pogba janë Major League Soccer (MLS) në SHBA dhe Arabia Saudite. Në SHBA, Pogba mund të bashkohet me Inter Miami, ku tashmë luajnë yje si Lionel Messi, Luis Suárez dhe Sergio Busquets.

Në Arabia Saudite, ai mund të përfundojë në Al Ittihad, ku do të takohej me miqtë e tij Karim Benzema dhe N’Golo Kanté.

Pavarësisht lirisë së tij, Pogba do të duhet të presë për të rikthyer në fushë. Ai ka qenë duke u stërvitur gjatë gjithë kësaj kohe, por pritja për ta parë atë në veprim mund të zgjasë edhe disa javë. /Telegrafi/

The post Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri appeared first on Telegrafi.

Neymar, Antony, Philippe Coutinho dhe shumë blerje të mëdha që dështuan pavarësisht parave të mëdha që u paguan

28 January 2025 at 23:53

Pas mbylljes të kontratës së yllit brazilian, Neymar me kampionët sauditë të Al Hilal, mediumi i njohur Goal ka bwrw renditjen e lëvizjeve më të gabuara në historinë e futbollit…

Paratë e bëjnë botën e futbollit të rrotullohet, por shpenzimi i madh nuk garanton gjithmonë suksesin.

Në epokën moderne, klubet janë më të gatshme se kurrë të shpenzojnë para për të arritur te trofetë.

Megjithatë, herë pas here, lojtarë të cilësisë së lartë nuk kanë arritur të përmbushin tarifat e tyre të larta të transferimit.

Nuk është gjithmonë faji i tyre, sigurisht. Ndonjëherë, është thjesht një çështje se janë transferuar në klubin e gabuar, me trajnerin e gabuar në momentin e gabuar.

Çfarëdo që të jenë arsyet, shumë nga transferimet më të mëdha të të gjitha kohërave kanë rezultuar gabime tepër të mëdha, ku më poshtë janë të renditura.

19. James Rodríguez: Monaco – Real Madrid (2014)

Real Madrid pagoi 80 milionë euro për James Rodríguez pas një performance të shkëlqyer në Kupën e Botës 2014. Pas një sezoni të mirë, karriera e tij në Madrid ra dhe ai u dërgua në huazim tek Bayern Munich, përfundimisht duke u larguar pa asnjë fitim për klubin.

18. Zlatan Ibrahimović: Inter – Barcelona (2009)

Barcelona shpenzoi 69.5 milionë euro dhe Samuel Eto’o për të sjellë Zlatan Ibrahimović. Marrëdhënia e tij me trajnerin Pep Guardiola ishte e tensionuar, dhe ai doli pas një sezoni të shkurtër dhe problematik.

17. Neymar: Barcelona – Paris Saint-Germain (2017)

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori kur PSG pagoi 222 milionë euro për të. Pavarësisht disa paraqitjeve të shkëlqyera, ai nuk e arriti asnjëherë suksesin e pritur dhe u largua për në Arabinë Saudite në vitin 2023 pas shumë dëmtimeve dhe një periudhe të vështirë.

16. Kepa Arrizabalaga: Athletic Bilbao- Chelsea (2018)

Kepa, portieri më i shtrenjtë në botë, u transferua për 80 milionë euro, por nuk arriti të justifikonte shumat e paguara.

Pas disa sezoneve të dobëta, ai tani është në huazim në Bournemouth.

15. Harry Maguire: Leicester City – Man Utd (2019)

Manchester United pagoi 80 milionë euro për Maguire, por ai nuk e justifikoi këtë investim, duke bërë gabime të shumta dhe duke u kritikuar vazhdimisht nga tifozët.

14. Romelu Lukaku: Everton – Man Utd (2017)

Lukaku u transferua për 75 milionë euro, por edhe pse filloi mirë, ai pati vështirësi gjatë sezonit të dytë dhe u largua pas një periudhe problematike te Manchester United.

13. Alvaro Morata: Real Madrid – Chelsea (2017)

Chelsea pagoi 60 milionë euro për Moratën, por ai pati vetëm disa periudha të shkëlqyera, duke pasur një rendiment të dobët përgjatë kohës së tij në Londër.

12. Antoine Griezmann: Atletico Madrid – Barcelona (2019)

Barcelona pagoi 120 milionë euro për Griezmann, por ai pati një periudhë të shkurtër dhe të pasuksesshme te katalanasit, dhe më pas u kthye në Atletico Madrid.

11. Jack Grealish: Aston Villa – Manchester City (2021)

Grealish u transferua për 100 milionë euro, por nuk arriti të shpërthente siç pritej, duke kontribuar më pak se sa pritej gjatë sezonit të tij të parë.

10. Randal Kolo Muani: Eintracht Frankfurt – PSG (2023)

PSG pagoi 80 milionë euro për Kolo Muani, por ai ka pasur një periudhë të dobët te klubi, duke arritur vetëm 6 gola në Ligue 1.

9. Nicolas Pépé: Lille – Arsenal (2019)

Arsenal pagoi 79 milionë euro për Pépé, por ai pati një periudhë të shkurtër të suksesshme dhe u dërgua në huazim, duke përfunduar në një transferim falas te Trabzonspor.

8. Joao Félix: Benfica – Atletico Madrid (2019)

Atletico Madrid pagoi 126 milionë euro për Félix, por ai nuk justifikoi këtë shumë dhe pas disa huazimesh, ai kaloi te Chelsea dhe Barcelona.

7. Paul Pogba: Juventus – Man Utd (2016)

Pogba u transferua për 105 milionë euro, por pas një periudhe të pasuksesshme dhe shumë luhatjeve, ai u kthye në Juventus në vitin 2022.

6. Romelu Lukaku: Inter – Chelsea (2021)

Chelsea pagoi 119 milionë euro për Lukaku, por ai pati një sezon të dobët dhe përfundimisht u huazua në Inter dhe Roma.

5. Antony: Ajax – Manchester United (2022)

Manchester United shpenzoi 82 milionë euro për Antony, por ai nuk arriti të tregojë performancën që pritej, duke u bërë një shembull i investimeve të dështuara.

4. Neymar: PSG – Al Hilal (2023)

PSG shiti Neymar për 90 milionë euro, duke e konsideruar një dështim të madh pas një periudhe të gjatë dëmtimesh dhe problemeve të tjera.

3. Philippe Coutinho: Liverpool – Barcelona (2018)

Barcelona pagoi 120 milionë euro për Coutinho, por ai nuk arriti të tregonte vlerën e tij, duke u huazuar dhe më pas u largua për 20 milionë euro.

2. Eden Hazard: Chelsea – Real Madrid (2019)

Hazard u transferua për 100 milionë euro, por ai pati një periudhë të gjatë dëmtimesh dhe nuk arriti të përshtatej me stilin e Real Madrid.

1. Ousmane Dembélé: Borussia Dortmund – Barcelona (2017)

Barcelona shpenzoi 105 milionë euro për Dembélé pas humbjes së Neymar, por ai pati shumë probleme fizike dhe nuk arriti të justifikonte investimin, duke kaluar në PSG.

/Telegrafi/ 

The post Neymar, Antony, Philippe Coutinho dhe shumë blerje të mëdha që dështuan pavarësisht parave të mëdha që u paguan appeared first on Telegrafi.

Plotë 55 lojtarë janë pa kontrata, në mesin e tyre edhe një shqiptar – disa nga ta afër marrëveshjeve të reja

28 January 2025 at 18:23

Afati i transferimeve dimërore pothuajse ka përfunduar dhe shumë skuadra po kërkojnë mundësi për të forcuar skuadrat e tyre.

Ndihma mund të vijë edhe nga lojtarët e lirë, andaj më poshtë mund të shikoni listën e plotë të futbollistëve që janë në kërkim të një aventure të re.

Disa prej tyre tashmë janë afër finalizimeve të marrëveshje të reja, por që ende nuk ka zyrtare:

Portierët

Etrit Berisha – Shqipëri, 35 vjeç;
Tomas Vaclik – Rep. Çeke, 35 vjeç;
Kosuke Nakamura – Japoni, 29 vjeç.

Mbrojtësit

Sergio Ramos – Spanjë, 38 vjeç;
Marcelo – Brazil, 36 vjeç;
Danilo – Brazil, 33 vjeç;
Rodrigo Caio – Brazil, 31 vjeç;
Adama Soumaoro – Francë, 32 vjeç;
Ghislain Konan – Bregu i Fildishtë, 28 vjeç;
Daniel Amartey – Gana, 29 vjeç;
Kyriakos Papadopoulos – Greqi, 32 vjeç;
Wallace – Brazil, 30 vjeç;
Koffi Djidji – Bregu i Fildishtë, 32 vjeç;
Serge Aurier – Bregu i Fildishtë, 31 vjeç;
Mário Fernandes – Rusi, 33 vjeç;
Marcelo Morales – Kili, 21 vjeç;
Filip Benkovic – Kroaci, 27 vjeç;
Mario Rui – Portugali, 33 vjeç;
Cedric – Portugali, 33 vjeç;
Timothy Fosu-Mensah – Gana, 27 vjeç;
Bouna Sarr – Senegal, 32 vjeç;
Brandon Williams – Angli, 24 vjeç;
Layvin Kurzawa – Francë, 31 vjeç.

Mesfushorët

Christoph Kramer – Gjermani, 33 vjeç;
Marco van Ginkel – Holandë, 31 vjeç;
Antonio Candreva – Itali, 37 vjeç;
Francis Coquelin – Francë, 33 vjeç;
Roque Mesa – Spanjë, 35 vjeç;
Alexis Beka – Francë, 23 vjeç;
Asier Illarramendi – Spanjë, 34 vjeç;
Mohamed El Arouch – Marok, 20 vjeç;
Paul Pogba – Francë, 31 vjeç (pezulluar deri në mars);
Viktor Kovalenko – Ukrainë, 28 vjeç;
Rafinha – Brazil, 31 vjeç;
Alexandru Matan – Rumani, 25 vjeç;
Oscar Romero – Paraguai, 32 vjeç;
Samu Castillejo – Spanjë, 29 vjeç;
Victor Wanyama – Keni, 33 vjeç.

Sulmuesit

Neymar Jr. – Brazil, 32 vjeç;
Wissam ben Yedder – Francë, 34 vjeç;
Willian – Brazil, 36 vjeç;
Diego Costa – Spanjë, 36 vjeç;
Carlos Vela – Meksikë, 35 vjeç;
Gael Kakuta – Republika Demokratike e Kongos, 33 vjeç;
Andrea Compagno – Itali, 28 vjeç;
Keita Baldé – Senegal, 29 vjeç;
Anthony Modeste – Francë, 36 vjeç;
Gerard Deulofeu – Spanjë, 30 vjeç;
Stefano Okaka – Itali, 35 vjeç;
Kevin Gameiro – Francë, 37 vjeç;
Mattia Destro – Itali, 33 vjeç;
Ryan Kent – Angli, 27 vjeç;
Santi Mina – Spanjë, 28 vjeç;
Maxi Gomez – Uruguai, 28 vjeç;
Mariano Diaz – Republika Domenikane , 31 vjeç. /Telegrafi/

The post Plotë 55 lojtarë janë pa kontrata, në mesin e tyre edhe një shqiptar – disa nga ta afër marrëveshjeve të reja appeared first on Telegrafi.

Kush do ta priste këtë? Paul Pogba ‘njofton’ rikthimin e tij në Manchester United

28 January 2025 at 14:37

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba po i rikthehet futbollit në muajin mars, dhe ajo që është veçanërisht interesante është se ka bërë të ditur edhe emrin e klubit të tij të ri.

Pezullimi katërvjeçar i Pogbas për dështimin në testin e dopingut u reduktua nga katër në një vit e gjysmë dhe skadon në mars dhe ai tashmë ka marrë një licencë për t’u stërvitur.

Francezi, duket se tashmë ka treguar se me kë do të nënshkruajë. Përkatësisht, ai ka publikuar dy ‘story’ në Instagram që shumëkush i interpretoi si rikthim në radhët e Manchester United.

Fillimisht, ai publikoi një foto me versione të animuara të Amado Diallos dhe të tij me fanellat e United dhe pasi mori lavdërime të shumta nga tifozët e United që mesa duket filluan t’i bënin thirrje që të luante realisht me Diallon, ai publikoi një tjetër ‘story’.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shkruar Pogba.

Pogba ka luajtur gjithsej 233 ndeshje për United me një performancë prej 39 gola dhe 48 asistime. /Telegrafi/

The post Kush do ta priste këtë? Paul Pogba ‘njofton’ rikthimin e tij në Manchester United appeared first on Telegrafi.

Pogba konfirmon se ka refuzuar një ofertë nga Rusia – dëshiron Ligën e Kampionëve

21 January 2025 at 11:09

Paul Pogba ka konfirmuar se ai ka refuzuar një ofertë nga Rusia, pasi që synimi i tij është rikthimi në Ligën e Kampionëve. 

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Francën mori një dënim prej katër vitesh pasi përdorimit të dopingut. Ky dënim eventualisht u zbut në 18 muaj pas apelimit, por 31-vjeçarit iu ndërpre kontrata nga Juventusi. 

Pogba do të jetë i lirë që ta vazhdojë karrierën e tij që nga marsi i këtij viti dhe tashmë është lidhur me një sërë klubesh. 

Transferimi i tij në Superligën e Arabisë, MLS dhe Ligue 1 është përmendur shumë, por tashmë ai ka zbuluar se ka marrë një ofertë ambicioze nga Rusia. 

“Ka oferta, pastaj ka disa gjëra interesante dhe jo shuëm gjëra interesante. Russia, ka pasur një ofertë, por ky nuk është qëllimi im, kam qëllime të tjera”. 

“Një klub që luan në Ligën e Kampionëve? Pse jo. Nëse vjen, natyrisht, pse jo. Ne gjithmonë duam klubet më të mira”. 

“Pas kësaj nuk varet nga unë, varet edhe nga shumë gjëra të tjera”, ka thënë Pogba. 

Para ca kohës, ish-reprezentuesi francez ishte lidhur me një kalim tek Marseille, atje ku do të ribashkohej me Mason Greenwood me të cilin kishte luajtur së bashku tek Manchester United. 

Gjiganti francez duket në rrugën e duhur për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/2026, diçka që mund t’i ndihmojë kauzës së Pogbas./Telegrafi/

The post Pogba konfirmon se ka refuzuar një ofertë nga Rusia – dëshiron Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Renditen Top 20 transferimet e lira më të mira në historinë e futbollit

2 January 2025 at 23:35

Fansat e futbollit kanë parë të paguhen shifra të çmendura për lojtarët gjatë viteve nga klubet gjigante, dhe tregu i fryrë tregon pak shenja të ngadalësimit. Megjithatë, ka ende marrëveshje për të gjetur në tregun e transferimeve.

Që kur mesfushori belg Jean-Marc Bosman paditi me sukses klubin e tij Standard Liege në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në 1995, lojtarët kanë qenë në gjendje të lëvizin pa tarifë transferimi në një ekip tjetër pasi t’u skadojë kontrata. Grupi i lojtarëve të lirë gjykohet rregullisht në mënyrë të padrejtë, me shumë njerëz që e shohin atë si një vend për lojtarët e moshuar.

Megjithatë, disa nga lojtarët më të mirë në botë e kanë gjetur veten pa kontratë përpara se të largohen nga një skuadër. Kylian Mbappe i Real Madridit është një nga disa yje të profilit të lartë që ka lëvizur mes klubeve pa pagesë dhe më poshtë mund të shikoni renditjen.

Faktorët e renditjes:

Trofetë e fituar
Ndikimi në klubin e mëparshëm
Vështirësia e konkurrencës. /Telegrafi/

The post Renditen Top 20 transferimet e lira më të mira në historinë e futbollit appeared first on Telegrafi.

Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pesë lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur

20 December 2024 at 23:50

Kylian Mbappe ka emëruar bashkëlojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur, por aty nuk kishte hapësirë për ndonjërin nga kolegët e tij tek Real Madridi. 

26-vjeçari bëri kalimin nga PSG-ja në Madrid pasi kontrata e tij me gjigantin francez skadoi në fund të sezonit 2023/2024. 

Fituesi i Kupës së Botës 2018 pati një fillim të luhatshëm të karrierës me ‘Los Blancos’, teksa nëse marrim parasysh statistikat ai ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje zyrtare. 

Ani pse Mbappe është ndoshta lojtari më i famshëm në ekipin e Carlo Ancelottit, ai është i shoqëruar nga mesfushori legjendar Luka Modric, ylli anglez Jude Bellingham dhe Vinicius Jr. 

Por pavarësisht aftësive të tyre të jashtëzakonshme në fushë, arritjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme që Mbappe t’i përfshijë në listën e bashkëlojtarëve më të mirë. 

Mbappe pranoi  se ai do të donte të ndante dhomën e zhveshjes me ish-legjendën e Real Madridit dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. 

“Unë kam luajtur me lojtarë të mëdhenj: Lionel Messi, Neymar, Griezmann, Pogba, Benzema”, ka thënë Mbappe për beIN Sports. 

“Do të ishte kënaqësi të luaja me Cristiano Ronaldon, do të jetë tepër e vështirë tani, por unë isha me fat që kam luajtur ndaj tij, një legjendë e sportit”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pesë lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur appeared first on Telegrafi.

Dënohet me burg vëllai i Pogba

By: armand
19 December 2024 at 22:29

Një gjykatë në Paris dënoi të enjten vëllain e futbollistit francez Paul Pogba dhe pesë persona të tjerë për përpjekjen për të shantazhuar fituesin e Kupës së Botës, raportuan mediat franceze. Mathias Pogba u dënua me tre vjet burg, dy prej të cilave të pezulluara, pasi u shpall fajtor për shantazh të organizuar dhe përpjekje […]

The post Dënohet me burg vëllai i Pogba appeared first on BoldNews.al.

Agjentët e Pogbas zhvillojnë bisedime me gjigantët turq

16 December 2024 at 17:21

Futbollisti francez Paul Pogba është një lojtar i lirë që kur ndërpreu kontratën me Juventusin me pëlqim të ndërsjellë dhe mund të nënshkruajë për një klub tjetër.

Ai tani synon të gjejë një ekip me të cilin të stërvitet në mënyrë që të kthehet në formë sa më shpejt të jetë e mundur përpara se të nënshkruajë një kontratë të re.

Pezullimi për doping i Pogba skadon në mars të 2025, pas së cilës ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri.

31-vjeçari francez ishte i lidhur me Marseillen, si dhe me disa klube nga Liga Premier dhe MLS, por tani ka informacione se ai mund të shkojë në Turqi.

Mediumi turk Sabah shkruan se Pogba ka kontaktuar me drejtuesit e Galatasarayt përmes agjentëve të tij, në mënyrë që ata të informojnë klubin se ai është i interesuar të stërvitet me ta derisa të rikthehet në aksion.

Galatasaray është në krye të tabelës dhe nëse Pogba do të realizonte planin e tij, ai do t’i bashkohej yjeve të tjerë si Dries Mertens dhe Victor Osimhen. /Telegrafi/

The post Agjentët e Pogbas zhvillojnë bisedime me gjigantët turq appeared first on Telegrafi.

❌
❌