Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Forcat shqiptare të KFOR-it në stërvitje të përbashkët me NATO-n në Pejë

19 July 2025 at 19:34

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore po stërviten në Pejë.

“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-ë), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Stërvitja HELI MEDEVAC, ishte e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror. /Telegrafi/

The post Forcat shqiptare të KFOR-it në stërvitje të përbashkët me NATO-n në Pejë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Atakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale në Pejë

17 July 2025 at 16:49

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndihma në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, veprën penale “Kanosja”, dhe  veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me datë 23 prill 2024, rreth orës 1:10,  në një lokal në Pejë,  duke gjuajtur eksplozivë dhe me veprimet e tij të rrezikshme ndaj lokali,  ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe ka shkaktuar dëme materiale, derisa i pandehuri paraprakisht ishte furnizuar  në pompë të derivateve prej 1.5 litra dhe me të njëjtën e kishte hedhur në drejtim të lokalit duke ia vënë zjarrin.

Gjithashtu, i pandehuri B.K, akuzohet edhe për veprën penale “Kanosja”, përderisa ishte duke u transportuar në stacionin policor, ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “a e desh uniformën ti, shihemi pa uniforme, e sheh ti kush jam unë Peja është e vogël”, duke vazhduar me fjalë kanosëse edhe në stacionin policor ndaj zyrtarit policor me fjalët “pse po bëhesh si polici Triumf Riza, a e din se fati i tij te pret edhe ty”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori i shteti, akuzohen edhe tre të pandehurit M.E, D.B dhe L.A, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar  të kryhet vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në lokalin i cili ishte cak i të pandehurve.

Gjashtë të pandehurit, A.R, A.M, T.M, E.B, A.K dhe Y.D, në bashkëkryerje natën kritike, pasi gjuhet eksplozivi në lokal nga i pandehuri, shkojnë tek të pandehurit, këtë rast të dëmtuarit dhe i grushtojnë e i shkelmojnë duke ju shkaktuar lëndime, për çka akuzohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I pandehuri, A.R, akuzohet edhe për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” për shkak se natën kritike me thikë kishte shpuar gomat e veturës, e cila ishte shfrytëzuar nga të pandehurit për djegien e lokalit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.

The post Atakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale në Pejë appeared first on Telegrafi.

Egli Tako shkon në Pejë, trondit publikun me pyetjen ‘’pa takt’’: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

By: M C
15 July 2025 at 18:42

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa projekte muzikore, ka nisur të përformojë në Clubet e natës brenda dhe jashtë vendit.

Pas puthjes së bluzës ku shfaqej me Gjestin, Egli këtë herë ka bërë diçka tjetër për të tërhequr vëmendjen, por si duket për keq.

Gjatë performancës së saj, Egli surprizoi të pranishmit duke kënduar edhe hitin e njohur “Mora fjalë” të ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Mirëpo, në tentativë për të komunikuar me publikun, ajo tha: “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Kjo frazë, megjithëse mund të jetë thënë në mënyrë spontane, preku një temë të ndjeshme që është diskutuar shpesh në arenën publike dhe veçanërisht në formate televizive si Big Brother, ku debati për identitetin kombëtar “shqiptar” apo “kosovar” ka qenë vazhdimisht temë përplasjesh.

The post Egli Tako shkon në Pejë, trondit publikun me pyetjen ‘’pa takt’’: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë? appeared first on Albeu.com.

Policia gjen në Prishtinë veturën e cila ishte vjedhur në Pejë

15 July 2025 at 11:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vetura e cila ishte vjedhur në Pejë.

Në njoftim thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugën “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ёshtё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi të veturës ishin edhe dy llaptop, tre mullinj tё kafesë, si dhe njё mjet shpues.

“Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur”, thuhet në njoftim.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim. /Telegrafi/

The post Policia gjen në Prishtinë veturën e cila ishte vjedhur në Pejë appeared first on Telegrafi.

Bastisje në Pejë, sekuestrohet rreth një kilogram drogë dhe dy armë zjarri

11 July 2025 at 17:51

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zhvilluar një bastisje në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka deklaruar për Telegrafin se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram drogë, si dhe dy armë zjarri.

“I dyshuari aktualisht gjendet në arrati. Policia është duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij”, shtoi Nikçi për Telegrafin.

The post Bastisje në Pejë, sekuestrohet rreth një kilogram drogë dhe dy armë zjarri appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Pejë, Policia u sekuestron armë

10 July 2025 at 18:24

Tre persona janë arrestuar më 10.07.2025 në Pejë nën dyshimet për veprat penale “mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe bëri të ditur se të njëjtit janë arrestuar pas një raportimi për të shtëna me armë zjarri në bjeshkën e Strellcit më datë 08.11.2024.

“Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan kanë shkuar nё atё lokacion në bjeshkën e Strellcit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja cal. 9 mm,  si prova materiale”- thekson policia.

Pas arrestimit të tyre, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është kryer kontroll në shtëpitë e personave të dyshuar aty janë gjetur dhe sekuestruar armë të tipit pistoletë dhe karikatorë.

Ndër të tjera, PK njofton se me vendim tё prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

The post Arrestohen tre persona në Pejë, Policia u sekuestron armë appeared first on Telegrafi.

E rëndë/ Aksident me vdekje, raportohet për 1 viktimë dhe 4 të plagosur (Detajet)

9 July 2025 at 16:42

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën,” tha ai.

Gashi po ashtu tha se në aksident ishin të përfshira dy makina.

The post E rëndë/ Aksident me vdekje, raportohet për 1 viktimë dhe 4 të plagosur (Detajet) appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person dhe plagosen 4 të tjerë

By: Elva
9 July 2025 at 16:49

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe në aksident […]

The post Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person dhe plagosen 4 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqim në tualetin e një kafeterie – arrestohet pejani

6 July 2025 at 09:20

Një person është arrestuar pasditen e së shtunës në Pejë nën dyshimin për tentim të kryerjes së një marrëdhënie seksuale pa pëlqim.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:27.

I dyshuari, mashkull kosovar dyshohet se në tualetin e një kafeterie ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër kosovare, me të cilën më parë kishte bashkëjetuar.

Pas arrestimit, rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar dhe autoritetet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. /Telegrafi/

The post Tentoi të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqim në tualetin e një kafeterie – arrestohet pejani appeared first on Telegrafi.

E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti

4 July 2025 at 23:58

Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës.

Mjeku internist, Milazim Veselaj, ka intervenuar në një pacient, që aksidentalisht kishte përbirë protezën e dhëmbëve.

Proteza u nxor nga lukthi i pacientit.

Fatmirësisht, intervenimi kaloi me sukses dhe pa ndonjë komplikim.

The post E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione të ndryshme

4 July 2025 at 10:43

Tre persona (njëri i mitur) janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 29.06.2025, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Pejë, arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

3 July 2025 at 14:51

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, njofton se me datёn 02.07.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur tё arrestojnё tre persona tё dyshuar, tё cilёt ditёve tё fundit në zonën e pёrgjegjёsisё tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё kryer disa vjedhje tё rёnda dhe vjedhje.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar, ku janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se
janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt./Telegrafi/

The post Pejë, arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë

By: Elva
2 July 2025 at 08:56

Një adolesht ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi në mesnatë në Pejë. Mësohet se një mjet me tre adoleshentë është aksidentuar me një shtyllë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Viktima mësohet se ishte pasagjeri 15-vjeçar me inicialet M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. I mituri që po […]

The post Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat e larta, Policia e Pejës apelon për kujdes ndaj rrezikut të zjarreve

2 July 2025 at 08:36

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se duke iu referuar temperaturave të larta, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënie.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

Apelojmë te të gjithë qytetarët të rajonit të Pejës, që maksimalisht tё jeni tё kujdesshëm nё çdo aktivitet qё mund të shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyre etj.)”.

The post Temperaturat e larta, Policia e Pejës apelon për kujdes ndaj rrezikut të zjarreve appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës që u aksidentua ditë më parë në Pejë

1 July 2025 at 09:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar më 27 qershor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Sipas raportit të policisë aksidenti kishte ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti, ku të njëjtit kishin pësuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve ishin dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës që u aksidentua ditë më parë në Pejë appeared first on Telegrafi.

Çfarë ndodhi? Arrestohen tre zyrtarë policorë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

30 June 2025 at 17:37

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës, pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, kanë  arrestuar sot tre  zyrtarë  policorë, të cilët  dyshohen  se gjatë arrestimit të një personi kanë tejkaluar autorizimet e tyre dhe kanë keqtrajtuar fizikisht të njëjtin derisa i njëjtit ishte i prangosur.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit  (zyrtarë policorë) janë  ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”

“Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë  Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe  veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në  autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët  policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”.

Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar  për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”

The post Çfarë ndodhi? Arrestohen tre zyrtarë policorë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta appeared first on Sot News | Lajme.

Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet lokale garon pa koalicion me Vetëvendosjen

23 June 2025 at 19:34

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila tha se si “Alternativa” në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojnë vetëm, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse bëri të ditur se në nivelin qendror nuk do të ndërrojë asgjë lidhur me koalicionin e tanishëm me LVV, Kusari – Lila kur u pyet nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të garonin prapë me LVV, tha se mbetet për t’u parë.

Kusari – Lila tha se do të jenë me disa kandidatë vetëm në disa komuna, si në Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë.

“Për mu si kryetare e Alternatives po qe është një sfidë, por e paraqet një mundësi të re për me dal prej fazës ku ti rri në listë në parti të madhe, me pa forcën politike, kapacitetin politik dhe strukturave tuaja, dhe natyrisht edhe mundësinë me shpërnda frymën liberale dhe mendimin, dhe qëndrimet tana në raport me zhvillimin dhe vizionin tanë që nuk është domodoshmërisht i lidhur me VV”, tha Kusari – Lila në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“LVV e ka vendos këtë për zgjedhjet lokale. Nuk e kemi lajm që e kemi marrë parazgjedhjeve, ky diskutim është pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Domethënë kjo është një temë që nuk është risi për ne, edhe pse mundet me qenë për opinionin publik”, vijoi tutje ajo.

The post Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet lokale garon pa koalicion me Vetëvendosjen appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

By: Oldi
14 June 2025 at 21:02

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë sot rreth orës 18:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Telegrafin se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë […]

The post Gjendet pa shenja jete një person në Pejë appeared first on BoldNews.al.

Sot nis Peja Outdoor Festival – tre ditë aventurë, natyrë dhe muzikë në zemër të Dukagjinit

13 June 2025 at 11:45

Në qytetin e Pejës sot fillon edicioni i dytë i Peja Outdoor Festival, një ngjarje tre-ditore që synon promovimin e potencialit të madh turistik, natyror dhe kulturor të këtij rajoni.

Festivali, i cili zgjat deri më 15 qershor, pritet të mbledhë mijëra pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni.

Akyivitetet e festivalit do të shtrihen në zona të ndryshme të Pejës dhe Rugovës, duke përfshirë sporte në natyrë, aktivitete rekreative, panele tematike dhe koncerte me muzikë live në sheshin qendror të qytetit.

Fokus në turizmin aventurier dhe të qëndrueshëm

Agjenda e festivalit përfshin më shumë se 40 aktivitete të orientuara kah natyra dhe aventura. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ngjitje në shkëmb (Via Ferrata), zip-line, paragliding, eksplorim shpellash, çiklizëm malor, hiking në shtigjet panoramike të Rugovës, si dhe në lundrim me kanoe dhe peshkim sportiv.

Përveç aventurës, festivali i kushton rëndësi edhe edukimit dhe diskutimit për çështje që lidhen me turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin lokal. Gjatë ditëve të festivalit do të mbahen panele dhe sesione informative me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që veprojnë në fushën e turizmit dhe mjedisit.

Program i pasur muzikor dhe kulturor

Në mbrëmje, sheshi qendror i Pejës do të shndërrohet në hapësirë koncertale, ku do të performojnë artistë dhe DJ të njohur vendorë. Programi muzikor është i hapur për të gjithë dhe synon të sjellë gjallëri kulturore për qytetarët dhe vizitorët.

Përmbledhje e programit të festivalit:

E premte, 13 qershor:

– Hapja zyrtare e festivalit

– Hiking dhe aktivitete hyrëse në natyrë

– Muzikë live në shesh

E shtunë, 14 qershor:

– Via Ferrata, zip-line, paragliding

– Eksplorim shpellash dhe aktivitete në lumë

– Panele për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit

– Koncert në shesh

E diel, 15 qershor:

– Trail running dhe çiklizëm malor

– Kanoe dhe aktivitete për familjarë

– Mbyllja e festivalit

Regjistrimi dhe pjesëmarrja

Shumica e aktiviteteve janë të hapura për publikun dhe falas. Për disa aktivitete specifike kërkohet regjistrim paraprak, i cili mund të bëhet në faqen zyrtare të festivalit ose në zonën e informimit të vendosur në sheshin qendror.

Pas suksesit të edicionit të parë, ku morën pjesë mbi 20 mijë vizitorë, organizatorët presin që edhe këtë vit Peja Outdoor Festival të ndikojë në promovimin e Pejës si destinacion i rëndësishëm turistik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar./Telegrafi/

The post Sot nis Peja Outdoor Festival – tre ditë aventurë, natyrë dhe muzikë në zemër të Dukagjinit appeared first on Telegrafi.

Raportohet një person i zhdukur në Pejë, policia nis hetimet

12 June 2025 at 09:54

Një person është raportuar i zhdukur në Pejë. Rasti është paraqitur nga një qytetar (ankues mashkull kosovar), i cili ka raportuar mungesën e një viktime, gjithashtu mashkull kosovar.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas burimeve zyrtare, në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe hetimet janë në proces./Telegrafi/

The post Raportohet një person i zhdukur në Pejë, policia nis hetimet appeared first on Telegrafi.

❌
❌