Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

POLONI – Mijëra protestues kundër pranimit të emigrantëve

19 July 2025 at 18:01

VARSHAVË, 19 korrik /ATSH-DPA/- Mijëra njerëz u mblodhën në Varshavë dhe ne rreth 80 qyetete të tjera në të gjithë Poloninë për të protestuar kundër pranimit të emigrantëve.

Tubimet u organizuan nga aleanca politike e ekstremit të djathtë “Konfederata”.

Policia i përshkroi protestat si kryesisht paqësore. Megjithatë, oficerët në Varshavë ndërhynë kur huliganët e ekstremit të djathtë të lidhur me klubin e futbollit “Legia Varshavë” sulmuan një grup kundër-demonstruesish.

“Konfederata”, e njohur për retorikën e saj nxitëse kundër të huajve, personave LGBTQ+ dhe Bashkimit Evropian, përfaqësohet si në Parlamentin polak ashtu edhe në atë evropian.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025, kandidati i partisë u rendit i treti.

Sondazhet e kryera këtë muaj për portalin e lajmeve Onet.pl sugjerojnë se partia po fiton terren mes pakënaqësisë në rritje me qeverinë aktuale.

Më shumë se 30% e të anketuarve thanë se do të mbështesnin pjesëmarrjen e ekstremit të djathtë “Konfederata” në një koalicion qeverisës të ardhshëm. //a.i/

The post POLONI – Mijëra protestues kundër pranimit të emigrantëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

POLONI – Varshava tërheq ambasadorin nga Hungaria

17 July 2025 at 14:09

VARSHAVË, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Polonia tërhoqi ambasadorin e saj nga Hungaria, pasi autoritetet hungareze i dhanë statusin e refugjatit ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë,  i cili kërkohet për korrupsion, njoftoi sot ministria e Jashtme polake.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Hungarisë, të dyja anëtare të Bashkimit Evropian, janë përkeqësuar ndjeshëm që nga humbja e partisë nacionaliste ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), me të cilën Orban ishte i afërt, në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2023 në Poloni, dhe ardhja në pushtet në Varshavë e forcave pro evropiane të udhëhequra nga Donald Tusk.

Ministria e Jashtme polake tha se ambasadori kishte “përfunduar mandatin e tij më 15 korrik”.

Ky vendim vjen pas “gjestit armiqësor ndaj Republikës së Polonisë, përkatësisht dhënies së azilit politik ish-zëvendësministrit Marcin Romanowski, i kërkuar për vepra penale”, thuhet në mesazh.

Romanowski, anëtar i partisë PiS, akuzohet për disa vepra penale nga gjykatat polake duke përfshirë tentativën e përvetësimit të gati 40 milionë eurove nga një fond që ai mbikëqyrte për viktimat e krimit.

I kërkuar sipas një urdhërarresti evropian, politikani u zhduk në fillim të dhjetorit pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) i hoqi imunitetin dhe një gjykatë urdhëroi arrestimin e tij.

Hungaria konsideroi se nuk kishte asnjë garanci se çështja e tij do të “trajtohej në mënyrë të paanshme dhe të lirë nga çdo ndikim politik në vendin e tij të origjinës”./    /Ad.Ab./

The post POLONI – Varshava tërheq ambasadorin nga Hungaria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrje konservuese në muralen e Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka nisur punimet konservuese në një nga kryeveprat e artit bizantin shqiptar.

Sektori i Veprave të Artit, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Apolonisë, po kryejnë ndërhyrje konservuese në pikturën murale të trapezërisë së Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni. Kjo murale është një vepër unike e realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIII dhe një ndër më të rëndësishmet e artit bizantin në Shqipëri.

IKTK bëri të ditur se, aktualisht po kryhet konsolidimi i shtresave përgatitore të pikturës me suportin në murin jugor dhe verior të objektit.

Mozaikët pranë trapezerisë (mencës së murgjëve), portiku i Kishës me kolonadën e bukur prej tetë shtyllash, ikonat dhe pikturat murale, krijojnë një kompleks mjaft sugjestiv. Ndërtuar majë një kodre, me peizazhin që përfshin rrënojat mijëravjeçare të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik, Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë përbëjnë një nga komplekset fetare më mbresëlënëse që mund të vizitoni në të gjithë vendin.

Ky takim mes Antikitetit dhe arkitekturës bizantine, së bashku me Muzeun Arkeologjik të pozicionuar brenda Manastirit, e bëjnë këtë kompleks tejet të rrallë për nga vlerat historike, arkitekturore, kulturore e fetare.

/r.e//a.f/

The post Ndërhyrje konservuese në muralen e Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fotogaleri – Apolonia “joshje” e fortë për vizitorët e huaj

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Apolonia është ndër parqet arkeologjike më të mëdha në vend dhe pret një numër relativisht të lartë vizitorësh gjatë një viti, të cilët janë të kombësive të ndryshme, por shumica vijnë nga Evropa Perëndimore.

Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj, në një komunikim me ATSH-në tha se, vizitorët kanë qenë çdo vit në rritje konstante, pas bllokimit nga pandemia në 2020, duke arritur kulmin gjatë vitit të kaluar, me mbi 121 mijë vizitorë.

“Edhe këtë vit, gjatë këtij 6-mujori, kemi rritje në numrin e vizitorëve sidomos atyre që vijnë nga Franca, Gjermania dhe Holanda. Këtë 6-mujor kemi mbi 58 mijë vizitorë në PAA”, tha drejtoresha Dyrmishaj.

Megjithëse vizitorët e huaj kryesojnë në statistika, edhe shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm, sidomos gjatë fundjavave kur lëvizin me familjen drejt jugut të vendit. Kjo vihet re kryesisht gjatë sezonit veror, në muajt korrik -gusht, kur fluksi i turistëve me grupe reduktohet ndjeshëm dhe ia lë vendin turistëve individualë apo familjarë.

Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze Arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj.

Dyrmishaj thotë se vizitat mund të bëhen edhe më argëtuese nëpërmjet aplikacioneve digjitale si Apolonia-Bylis Parks dhe Action Bound ‘’Apollo Deus Solis’’, si informuese por edhe lojë interaktive për vizitorët me fëmijët e tyre.

Gjatë sezonit turistik, ky park u ofron turistëve edhe aktivitete kulturore, edukuese dhe interaktive, ku njihen jo vetëm me traditat myzeqare nëpërmjet Festës së Grurit, Art Koloni, ekspozitave fotografike, Teatrit Rinor, simulimeve të gërmimeve arkeologjike me ‘’Arkeologun e vogël’’ apo edhe podcast-eve si dhe mbrëmjeve artistike që zhvillohen gjatë muajve të verës.

Këto aktivitete kanë në fokus jo vetëm vizitorët vendas por edhe ata të huaj, të cilët gjatë muajit qershor u njohën jo vetëm me trashëgiminë kulturore arkeologjike por edhe me këto aktivitete, të cilat zhvillohen në bashkëpunim me Bashkinë Fier, shoqatat e artit, qendrën rinore Epoka e Re, Bankën e Shqipërisë apo shkollat e Bashkisë Fier, etj.

Drejtoresha e PAA-së theksoi se parku ka si aktivitet të tij të përvitshëm edhe kërkimin shkencor arkeologjik nga 2 misionet arkeologjike, të cilët si çdo vit rifillojnë gërmimin arkeologjik gjatë muajve gusht-shtator duke pasur në fokus sqarimin dhe njohjen e zhvillimit të qytetit dhe marrëdhënieve social-ekonomike.

Por PAA, gjatë këtij viti, ka një sërë investimesh me mbështetjen e MEKI-it dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për parkimin e ri, krijimin e shtigjeve të reja dhe sinjalistikën informuese/drejtuese si dhe zonën e infopoint të parkut, duke i krijuar atij një hapje të re për vizitorët. Gjithashtu, ka edhe një investim shumë i rëndësishëm për shtimin e sigurisë në park, mbështetur nga UNESCO dhe MEKI.

Parku Arkeologjik Apoloni. Fotot nga Andri Hoxha
1 nga 24

The post Fotogaleri – Apolonia “joshje” e fortë për vizitorët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Polonia dislokon 5 000 trupa për kontrollin e emigrantëve pranë kufirit gjerman

VARSHAVË, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Ushtria polake do të dislokojë 5 000 ushtarë për të mbështetur kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, theksoi Shtabi i Përgjithshëm.

Polonia planifikon të vendosë përkohësisht kontrollet e veta kufitare me Gjermaninë nga e hëna, në përgjigje të vendosjes së kontrolleve kufitare nga Berlini.

Disa ushtarë polakë do të përfshihen drejtpërdrejt në kontrollet kufitare, ndërsa të tjerë do të marrin përsipër “detyra që lidhen me komandën, logjistikën, trajnimin dhe sigurinë e përgjithshme të operacioneve”.

Ushtria polake ka mbështetur për vite me radhë rojen kufitare në patrullimin e kufirit me Bjellorusinë, e cila është e pajisur me një gardh të lartë dhe sisteme mbikëqyrjeje për ta bërë më të vështirë për migrantët të hyjnë në BE në mënyrë të parregullt.

Varshava më parë ka thënë se pret që kontrollet kufitare me Gjermaninë të kenë një ndikim negativ në trafikun në rajon./  /os/

The post VARSHAVË – Polonia dislokon 5 000 trupa për kontrollin e emigrantëve pranë kufirit gjerman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Qytetet kufitare gjermane dhe polake paralajmërojnë përshkallëzim të tensioneve mbi migrantët

BERLIN, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Qyteti kufitar gjerman i Frankfurt der Oder dhe fqinji i tij polak, Slubice kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve midis Berlinit dhe Varshavës mbi politikën e migracionit.

“Një përshkallëzim midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian shihet me shqetësim në rritje”, thanë udhëheqësit e dy komunave në një deklaratë të përbashkët, pasi kryeministri polak Donald Tusk njoftoi më parë këtë javë se kontrollet në kufirin me Gjermaninë do të fillonin nga e hëna.

Gjermania ka kryer kontrolle të rastësishme në kufirin me Poloninë që nga tetori 2023, me kontrolle që janë rritur që kur administrata e kancelarit, Friedrich Merz mori detyrën në maj.

Qeveria e re në Berlin ka prezantuar gjithashtu një masë për të kthyer emigrantët në kufijtë e vendit edhe nëse ata aplikojnë për azil.

Pezullimi i Marrëveshjes së Schengenit nuk do ta zgjidhte problemin e migracionit të parregullt, por vetëm do të krijonte të rinj, paralajmëruan udhëheqësit e qytetit.

“Kontrollet kufitare shkaktojnë kohë të gjata pritjeje, pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe dëmtojnë ekonominë rajonale dhe evropiane”, theksojnë ata.

[[Kontrollet gjithashtu mund të përkeqësojnë tensionet sociale[[, paralajmëruan komunitetet fqinje./  /os/

 

The post BERLIN – Qytetet kufitare gjermane dhe polake paralajmërojnë përshkallëzim të tensioneve mbi migrantët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

By: user7
3 July 2025 at 09:10

Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrollet në kufi kryeministri Tusk dëshiron të tregojë ashpërsi dhe të qetësojë kundërshtarët e brendshëm.

Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë. “Kemi marrë vendimin për të rivendosur kontrollet e përkohshme në kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë”, tha Tusk në Varshavë. Duke filluar nga 07 korriku 2025, rojet kufitare polake, të përforcuara nga policia dhe ushtarët, do të kontrollojë trafikun e pasagjerëve dhe të makinave në kufijtë me këto vende .

Tusk: “Durimi polak ka marrë fund”

“E paralajmërova palën gjermane në mars dhe kam folur për këtë disa herë me kancelarin e ri”, tha Tusk gjatë një takimi të qeverisë të transmetuar drejtpërdrejt. Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se durimi polak kishte sosur, se masat e njëanshme nga pala gjermane kishin shkaktuar tensione dhe kishin ngjallur një “ndjenjë asimetrie” tek pala polake.

Tusku është sidomos i shqetësuar për praktikën e re gjermane të dëbimeve në kufi. Qëllimi i kontrolleve kufitare është të ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania.

Por vendimi i kryeministrit polak, me të cilin kufizohet liria e udhëtimit, një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian, motivohet kryesisht nga arsye të brendshme politike.

Politika e migracionit dominon debatet në Poloni

Kërcënimi prej migracionit të paligjshëm dhe gjendja në kufirin perëndimor të Polonisëishin çështje të rëndësishme në fushatën zgjedhore presidenciale. Si kandidati  konservator i djathtë, Karol Nawrocki edhe konkurrenti i tij nacionalist i djathtë, Slawomir Mentzen, nga partia e ekstremit të djathtë Konfederacja, paralajmëruan ndaj migrantëve që u përkasin “kulturave të huaja”, të cilët ata i barazojnë me kriminelë të dhunshëm, dhe kërkuan mbylljen e kufirit me Gjermaninë.

Javët e fundit kufiri gjermano-polak është bërë një pikë e nxehtë e debateve politike në Poloni për shkak të politikës së ashpërsuar të migracionit të qeverisë së re gjermanee. Madje aktivisti nacionalist Robert Bakiewicz themeloi një “roje civile” për të mbrojtur kufirin. Kjo forcë vullnetare e vetëshpallur patrullon rajonin kufitar dhe gjuan njerëzit që bien në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

Presidenti i zgjedhur Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mbrojti rojen kufitare të vetëshpallur kundrejt kritikave. “Falënderoj mbrojtësit e kufirit, të udhëhequr nga z. Bakiewicz. Ata po përmbushin detyrat e shtetit që qeveria aktuale nuk mund t’i përballojë”, tha Nawrocki për televizionin Polsat.

Test për Tuskun

Situata në kufi shihet nga komentatorët në Poloni si një test prove për kryeministrin Tusk. “Nëse qeveria nuk e rimerr kontrollin e kufirit dhe nuk u jep polakëve një ndjenjë sigurie, pasiguria do të kthehet në municion politik për opozitën”, paralajmëron komentatori i gazetës Rzeczpospolita, Jacek Niznikiewicz. Forca vullnetare e vetëshpallur  mund të nisë të veprojë edhe në rrugët e qyteteve dhe mund të shndërrohet në një Ku-Klux-Klan polak.

Juristi Witold Klaus, nga Akademia Polake e Shkencave (PAN) e kritikon vendimin e Tuskut për kontrollet kufitare. “Shifrat janë të papërfillshme. Qeveria nuk ofron asnjë argument racional për kontrollet kufitare. Kontrollet janë të pabaza”, thotë ai.

“Tusk nuk dikton çështjet, por ndjek frymën që nxit e djathta”, mendon Adam Traczyk nga organizata jopartiake “More in Common Polska”, e cila merret me hulumtimin e shoqërisë polake./ DW

The post Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë appeared first on Lapsi.al.

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

By: user7
1 July 2025 at 14:32

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare në kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Lituaninë nga 7 korriku. Lajmin e konfirmoi sot kryeministri polak, Donald Tusk. Sipas tij masa është e nevojshme për të kufizuar, për të zvogëluar në minimum flukset që nuk kontrollohen nga shërbimet e migracionit.

Njoftimi erdhi pas një mbledhjeje të kabinetit. Ky njoftim vjen pas forcimit të kontrolleve kufitare nga Gjermania, të vendosura pasi qeveria e re e udhëhequr nga konservatorët mori detyrën në maj.

Si pjesë e kësaj politike, zyrtarët kufitarë gjermanë u udhëzuan të mohonin hyrjen e migrantëve të parregullt – madje edhe atyre që kërkonin azil – një masë që ka tërhequr kritika nga Polonia. Qeveria gjermane planifikon ta vazhdojë këtë praktikë edhe pasi një vendim gjykate ndaloi refuzimin e azilkërkuesve në kufi.

The post Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë appeared first on Lapsi.al.

VARSHAVË – Polonia do të vendosë kontrolle në kufirin me Gjermaninë javën e ardhshme

VARSHAVË, 1 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri polak, Donald Tusk tha se Polonia ka planifikuar të vendosë kontrolle të përkohshme në kufirin e saj me Gjermaninë duke filluar nga e hëna.

Njoftimi i Tusk, i bërë pas një mbledhjeje të kabinetit, vjen pas forcimit të fundit të kontrolleve kufitare nga Gjermania, të futura menjëherë pasi qeveria e re e udhëhequr nga konservatorët e vendit mori detyrën në maj.

Sipas politikës, zyrtarët kufitarë gjermanë janë udhëzuar të refuzojnë hyrjen e emigrantëve të parregullt – madje edhe atyre që kërkojnë azil – një masë që ka tërhequr kritika nga Polonia.

Qeveria gjermane planifikon t’i përmbahet kësaj praktike edhe pasi një vendim gjykate ndaloi kthimin e azilkërkuesve në kufi. //a.i/

The post VARSHAVË – Polonia do të vendosë kontrolle në kufirin me Gjermaninë javën e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i ri i Polonisë planifikon takim me Zelenskyn

1 July 2025 at 12:48

Presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki, ka konfirmuar se planifikon të zhvillojë një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në një intervistë për agjencinë PAP, të cituar nga UNN, Nawrocki deklaroi se takimi do të zhvillohet në kuadër të një “serie takimesh të përshtatshme” me liderët e vendeve fqinje.

“Ukraina, e cila është në gjendje lufte, është fqinja jonë dhe si President i Polonisë do t’i vizitoj të gjithë fqinjët tanë,” u shpreh Nawrocki.

Nga ana tjetër, Zelenskyy është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me presidentin e ri polak. “Do të bëjmë gjithçka për të forcuar marrëdhëniet midis Kievit dhe Varshavës,” tha ai.

I pyetur për temat e mundshme të bisedimeve, Nawrocki nënvizoi se Polonia dhe Ukraina kanë “shumë interesa dhe qëllime të përbashkëta”, por theksoi se ka edhe çështje të hapura, si zhvarrimet në Volhynia, të cilat kërkojnë zgjidhje në frymën e partneritetit.

Takimi mes dy liderëve pritet të jetë një hap i rëndësishëm në menaxhimin e sfidave rajonale dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i ri i Polonisë planifikon takim me Zelenskyn appeared first on Euronews Albania.

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

By: Elva
30 June 2025 at 08:43

“Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë Anika Franze, duke buzëqeshur nga pas tavolinës së saj në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë. […]

The post Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi familjare/ Burri qëllon për vdekje dhëndrin dhe vajzën e tij, zbardhen detajet e para

27 June 2025 at 15:47

Një tragjedi ndodhi mëngjesin e së premtes në jug të Polonisë, kur një 31-vjeçar dhe një 26-vjeçare mbetën të vdekur nga të shtënat e një 57-vjeçari, brenda një shtëpie në fshatin Stara Uies, në rajonin e Limanovës.

Nga të shtënat u plagos rëndë edhe një grua tjetër që ndodhej në vendngjarje, ndërsa është në zhvillim një operacion policor për kapjen e autorit, i cili, sipas informacioneve të policisë, është arratisur në një pyll fqinj.

Burime policore të cituara nga Polsat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një tragjedi familjare, pasi viktimat ishin dhëndri dhe vajza e autorit. Në shtëpi ndodhej edhe një foshnjë njëvjeçare, e cila fatmirësisht nuk është lënduar. Një zëdhënës i policisë u ka kërkuar banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpi, pasi i dyshuari është “i armatosur, psikologjikisht i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm.”

The post Tragjedi familjare/ Burri qëllon për vdekje dhëndrin dhe vajzën e tij, zbardhen detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Fotogaleri/ Festa e grurit në Apoloni sjell gjithçka si dikur në lëmin e fshatit

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Qyteti antik i Apolonisë u kthye këtë fundjavë në epiqendër të festës së grurit, një traditë e bashkisë së Fierit prej disa vitesh.

Në hapësirat e Apolonisë pranë fshatit Pojan, qindra qytetarë, por edhe turistë të huaj u bënë pjesë e kësaj feste bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

Vajzat e reja të veshura me veshjet tradicionale dhe me kurora gruri në kokë i dhanë më shumë hijeshi kësaj feste. Tingujt e muzikës i shoqëruan të pranishmit teksa  këndonin dhe kërcenin vallet popullore të zonës.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi i cili premtoi se tradita do të vijojë.

Fëmijët ishin pjesa më e gëzueshme e festës ndërsa prindërit ishin kujdesur t’i vishnin me veshje tradicionale popullore apo edhe me simbolet e ngjyrat e grurit. Aktivitetet për ta ishin të larmishme ndërsa nuk munguan fotot familjare për ta vendosur këtë ditë në albumin e kujtimeve.

Po aq e bukur dhe ndoshta me shumë nostalgji ishte festa e grurit për komunitetin fierak që jeton jashtë vendit. Të ardhur në vendlindje për pushime, shumë prej tyre u bashkuan me festimet.

Ky aktivitet unik solli në qendër të vëmendjes produktet e freskëta të zonës, traditat bujqësore dhe vlerat kulinare të trashëguara brez pas brezi.

Gjithashtu kjo festë promovon punën e fermerëve dhe pasurinë e produkteve vendase. Pjesë e festimeve ishin edhe panairet me produkte organike, aktivitetet kulturore dhe artistike, të cilat krijuan një atmosferë festive.

Festa e grurit, me një histori gati 50-vjeçare në Myzeqe i solli të gjitha si dikur bukën dhe grurin e ri, lëmin e fshatit dhe mekanikën, këngët dhe vallet, bibën në saç dhe dhallën e ftohtë.

Një banore nga Pojani shprehet se “për festën e grurit myzeqaret kanë krijuar prej vitesh, një nga recetat kulinare më autentike dhe më me shije: bibën në saç. Biba në saç shoqëron gjithë fushatën e korrjes dhe shirjes së grurit. Kjo recetë e trashëguar nga gjyshet dhe nënat tona gatuhet thuajse në çdo familje myzeqare që korr grurë”.

Një tjetër banor tha se “tashmë në zonën tonë kjo festë është kthyer në traditë dhe çdo vit festohet edhe më bukur. Festa sot në Apoloni i shërben jo vetëm promovimit të produkteve vendase, por edhe promovimit të turizmit”.

Një vend të veçantë në “Festën e grurit” zuri edhe parada e autokombajnave, mjeteve korrëse të grurit, me anë të të cilave fermerët e kësaj zone edhe duan të mbajnë gjallë traditën edhe të shtojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me grurë.

“Festa e grurit” është një nga festat më të mëdha që organizon bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor.

Festa e Grurit në Apoloni, fotot: Andrin Hoxha
1 nga 33

/k.s/j.p/

The post Fotogaleri/ Festa e grurit në Apoloni sjell gjithçka si dikur në lëmin e fshatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

POLONI – Arrestohen tre 19-vjeçarë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste

12 June 2025 at 16:29

VARSHAVË, 12 qershor /ATSH-DPA/- Tre 19-vjeçarë janë arrestuar në Poloni, të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste, njoftuan sot autoritetet në qytetin verior, Olsztyn.

“Të tre të dyshuarit thuhet se kanë mbledhur eksplozivë dhe kanë kërkuar udhëzime se si të ndërtojnë pajisje shpërthyese”, sipas një raporti të përbashkët nga agjencia e inteligjencës vendase ABW dhe prokurorët.

Dy nga të dyshuarit u arrestuan në prill. Të tre personat po mbahen në paraburgim.

Sipas raportit, ata kishin shkëmbyer gjithashtu informacione përmes internetit mbi përdorimin e armëve të zjarrit, kishin marrë pjesë në poligone qitjeje dhe kishin organizuar seanca trajnimi të stilit ushtarak.

“Të dyshuarit ishin të frymëzuar nga krimet e vrasësve masivë, si Anders Breivik, Brenton Tarrant dhe Timothy McVeigh”, thuhet në raport.

“Të tre personat ishin të magjepsur nga ideologjia e tyre e krahut të djathtë dhe kishin analizuar si sulmet e tyre ashtu edhe gabimet që kishin bërë”, sipas raportit.

Breivik shpërtheu një makinë-bombë në lagjen qeveritare të Oslos në korrik 2011, duke vazhduar të masakronte pjesëmarrësit – në një tubim të të rinjve të partisë së qendrës së majtë në ishullin Utoya pranë Oslos.

Tarrant, një australian, qëlloi dhe vrau 51 persona në Zelandën e Re në mars të vitit 2019 dhe plagosi 50 persona të tjerë.

McVeigh shkaktoi vdekjen e 168 personave dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë – duke vendosur një bombë jashtë një ndërtese administrative në Oklahoma City, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse raporti nuk specifikoi një objektiv të mundshëm, transmetuesi radiofonik RMF.fm sugjeroi se mund të ketë qenë një shkollë ose një tubim i madh publik, siç është pelegrinazhi ose parada e e komunitetit LGBT+. //a.i/

The post POLONI – Arrestohen tre 19-vjeçarë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Planifikonte sulm terrorist, arrestohet 19-vjeçari në Poloni

12 June 2025 at 10:59

Anëtarët e Agjencisë Polake të Sigurisë së Brendshme (ABW) arrestuan një 19-vjeçar nën dyshimin për planifikimin e një akti terrorist.

Ai është personi i tretë që përballet me akuza në hetimin e mbikëqyrur nga Zyra e Prokurorit të Distriktit Olsztyn në Poloninë verilindore, tha zëdhënësi i koordinatorit të shërbimeve speciale, Jacek Dobzinski.

“Hetuesit përcaktuan se të gjithë të dyshuarit kishin mbledhur informacione në internet në lidhje me përdorimin e armëve të zjarrit, pozicionet e qitjes dhe kryerjen e operacioneve luftarake në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Për qëllime trajnimi, ata vizituan poligone qitjeje dhe kryen trajnime ushtarako-taktike”, tha ai në platformën X.

Dobzinski deklaroi se të dyshuarit mblodhën pajisje piroteknike dhe udhëzime se si të ndërtonin sisteme shpërthyese, dhe ata morën frymëzim, ndër të tjera, nga aktivitetet e vrasësve masivë si Anders Breivik, Brenton Tarrant dhe Timothy McVeigh.

“Ata ishin të magjepsur nga ideologjia e tyre, ata analizuan mënyrën se si kryenin sulmet dhe gabimet që bënin. Përmbajtja që shkarkonin ndikoi në formimin e qëndrimeve jashtëzakonisht radikale”, theksoi Dobzinski.

 

The post Planifikonte sulm terrorist, arrestohet 19-vjeçari në Poloni appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet në Poloni nën dyshim – a ka pasur falsifikim të rezultateve?

9 June 2025 at 10:27

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Polonisë (PKW) do të rishqyrtojë protokollet zgjedhore që përmbanin gabime në disa zona të vendit, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo masë vjen pas dyshimeve për manipulim të mundshëm të rezultateve apo gabimeve të kryera nga komisionet vendore të zgjedhjeve. Lajmi u bë i ditur nga anëtari i komisionit, Ryszard Kalisz, përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter).

Vërehet se këtë të hënë më 9 qershor, në orën 17:00, Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve (PKW) do të shqyrtojë protokollet e plotësuara gabimisht në disa zona.

“Mbledhja e Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve mbi të dhënat e numërimit të pasaktë të votave në protokollet e disa komisioneve zgjedhore të rretheve do të zhvillohet më 9 qershor 2025, në orën 17:00. Gjykata Supreme vendos për vlefshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Polonisë në bazë të raportit të paraqitur nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve dhe pasi shqyrtoi protestat”
, shkroi Ryszard Kalisz.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 160,000 qytetarë në Poloni kanë nënshkruar një peticion që kërkon rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Njerëzit po kërkojnë rinumërimin e votave në zonat ku u zbuluan probleme gjatë përmbledhjes. Ndër arsyet kryesore për kërkesën për rinumërim janë dyshimet për falsifikim të rezultateve ose gabime nga komisionet zgjedhore. Në veçanti, rezultatet e sondazheve pas raundit të dytë të votimit më 1 qershor nuk përputheshin me rezultatet zyrtare: shumica e të anketuarve thanë se mbështetën kandidatin nga “Koalicioni Qytetar” Rafal Tszaskowski, por Karol Nawrocki nga partia “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) u shpall fitues.

Diferenca midis kandidatëve ishte vetëm 369,591 vota: Nawrocki mori 10,606,877 vota, Tszaskowski – 10,237,286. Në të njëjtën kohë, numri i fletëvotimeve të pavlefshme arriti në 189,000. Autorët e peticionit theksojnë se në rrethana të tilla është e nevojshme të kryhet një rinumërim i plotë i votave.

The post Zgjedhjet në Poloni nën dyshim – a ka pasur falsifikim të rezultateve? appeared first on Sot News | Lajme.

Falsifikim gjatë zgjedhjeve? Qytetarët në Poloni kërkojnë rishikimin e rezultateve

9 June 2025 at 10:27

Komisioni Shtetëror Zgjedhor Polak (PKW) do të shqyrtojë protokollet që ishin plotësuar me gabime në disa zona zgjedhore. Ky është raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Ndër arsyet kryesore për inspektimin janë dyshimet për falsifikim të rezultateve ose gabime nga komisionet zgjedhore. Kjo është raportuar nga anëtari i komisionit zgjedhor Ryszard Kalisz në faqen e tij X.

Vërehet se këtë të hënë më 9 qershor, në orën 17:00, Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve (PKW) do të shqyrtojë protokollet e plotësuara gabimisht në disa zona.

“Mbledhja e Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve mbi të dhënat e numërimit të pasaktë të votave në protokollet e disa komisioneve zgjedhore të rretheve do të zhvillohet më 9 qershor 2025, në orën 17:00. Gjykata Supreme vendos për vlefshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Polonisë në bazë të raportit të paraqitur nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve dhe pasi shqyrtoi protestat”, shkroi Ryszard Kalisz.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 160,000 qytetarë në Poloni kanë nënshkruar një peticion që kërkon rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Njerëzit po kërkojnë rinumërimin e votave në zonat ku u zbuluan probleme gjatë përmbledhjes.

Ndër arsyet kryesore për kërkesën për rinumërim janë dyshimet për falsifikim të rezultateve ose gabime nga komisionet zgjedhore. Në veçanti, rezultatet e sondazheve pas raundit të dytë të votimit më 1 qershor nuk përputheshin me rezultatet zyrtare: shumica e të anketuarve thanë se mbështetën kandidatin nga “Koalicioni Qytetar” Rafal Tszaskowski, por Karol Nawrocki nga partia “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) u shpall fitues.

Diferenca midis kandidatëve ishte vetëm 369,591 vota: Nawrocki mori 10,606,877 vota, Tszaskowski – 10,237,286. Në të njëjtën kohë, numri i fletëvotimeve të pavlefshme arriti në 189,000. Autorët e peticionit theksojnë se në rrethana të tilla është e nevojshme të kryhet një rinumërim i plotë i votave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Falsifikim gjatë zgjedhjeve? Qytetarët në Poloni kërkojnë rishikimin e rezultateve appeared first on Euronews Albania.

Plas te Polonia, Robert Lewandowski largohet nga kombëtarja pas sherrit me trajnerin

By: S SH
8 June 2025 at 23:10

Në Poloni ka ndodhur një tronditje e madhe. Robert Lewandowski, një legjendë e gjallë e futbollit polak dhe kapiten i ekipit kombëtar për më shumë se një dekadë, ka njoftuar publikisht vendimin e tij për ta përjashtuar veten nga grupi, pas vendimit të trajnerit Michal Probierz për t’ia hequr shiritin e kapitenit dhe për t’ia dhënë Piotr Zielinski-t, një mesfushor i Interit.

Përçarja midis sulmuesit të Barcelonës dhe trajnerit ka ndodhur në këto orë, dhe qëndrimi i tij erdhi me një mesazh të drejtpërdrejtë të publikuar në profilin e tij “X”:

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit tek trajneri i ekipit kombëtar polak, kam vendosur të ndaloj së luajturi për Poloninë derisa ai të jetë trajner. Shpresoj të jem në gjendje të luaj përsëri për tifozët më të mirë në botë”, shkroi Lewandowski.

Lewa, i cili ka luajtur më shumë se 150 ndeshje për Poloninë, duke shënuar mbi 80 gola, gjithmonë ka mishëruar fytyrën e ekipit kombëtar.

Përjashtimi i tij vullnetar përfaqëson një goditje të fortë për dhomën e zhveshjes dhe për tifozët, pikërisht në një kohë kur Polonia është e angazhuar në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një lamtumirë përfundimtare apo një përçarje që mund të “riparohet”.

The post Plas te Polonia, Robert Lewandowski largohet nga kombëtarja pas sherrit me trajnerin appeared first on Albeu.com.

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

By: Ela
3 June 2025 at 08:41

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje […]

The post DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk appeared first on BoldNews.al.

Fitorja e Karol Nawrockit e vendos Poloninë në fushëbetejën e ideve të BE-së

2 June 2025 at 20:45

Ndërsa presidenti i Polonisë nuk ushtron pushtet ekzekutiv në masën e homologut të tij në Francë, zgjedhja e Karol Nawrocki shënon një pikë kthese të rëndësishme politike, duke rigjallëruar të djathtën dhe duke përqendruar vëmendjen në hendekun ideologjik midis kryeministrit pro-BE të vendit, Donald Tusk, dhe presidentit euroskeptik.

Ngjitja e tij në presidencë do të riformësojë dinamikën si brenda Polonisë, ashtu edhe në të gjithë skenën evropiane.

Rezultati i zgjedhjeve është një pengesë e konsiderueshme për Tuskun. Pavarësisht se mban autoritetin ekzekutiv, pozicioni i Tuskut tani është dobësuar politikisht.

Shumë analistë e interpretojnë humbjen e Rafal Trzaskowski-t — e dyta pas vitit 2020 — jo si një votë për Nawrocki-n, por si një refuzim të qeverisë liberale të Tusk. Thirrjet për dorëheqjen e Tusk kanë dalë tashmë, megjithëse një veprim i tillë mbetet i pamundur.

Megjithatë, priten ndryshime të brendshme në qeveri, ndoshta duke përfshirë dorëheqjet e personave të profilit të lartë, siç është ajo e Ministrit të Drejtësisë.

Humbja e Trzaskowskit lë vetëm Radek Sikorskin, ministrin aktual të jashtëm, si një figurë të besueshme nga kampi pro-evropian me ndikim në rritje.

Disa njerëz të brendshëm argumentojnë se Sikorski, i cili humbi zgjedhjet paraprake të Platformës Qytetare ndaj Trzaskowski-t, do të kishte pasur një shans më të mirë kundër Nawrockit.

Me staturën e tij në rritje dhe profilin e tij të pavarur, Sikorski tani mund të sfidojë lidershipin e Tuskut brenda Platformës Qytetare (PO), megjithëse mungesa e një baze të fortë partiake mbetet një pengesë.

Fitorja e Nawrockit bashkon gjithashtu përkohësisht kampin historikisht të fragmentuar të krahut të djathtë të Polonisë. Ai mori mbështetje të gjerë nga kandidatë të tjerë konservatorë dhe të ekstremit të djathtë, përfshirë Slawomir Mentzen të partisë së Konfederatës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fitorja e Karol Nawrockit e vendos Poloninë në fushëbetejën e ideve të BE-së appeared first on Euronews Albania.

❌
❌