Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konfirmohet, këta janë shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë

28 June 2025 at 07:50

Përgjatë bregut lindor të Gjirit Hudson në provincën verilindore kanadeze të Kebekut të Kanadasë, pranë vendbanimit Inuit të Inukjuak, shtrihet një brez shkëmbinjsh vullkanikë, që testimet e reja kanë treguar se janë shkëmbinjtë më të vjetër të njohur në Tokë.

Dy metoda të ndryshme testimi kanë zbuluar se shkëmbinjtë datojnë 4.16 miliardë vjet më parë, në epokën Hadiane.

Bëhet e ditur se shkëmbinjtë janë kryesisht shkëmbinj vullkanikë metamorfikë me përbërje bazaltike, shkruan Reuters.

Shkëmbi metamorfik është një lloj shkëmbi që është ndryshuar nga nxehtësia dhe presioni me kalimin e kohës.

Ndërsa bazalti është një lloj i zakonshëm i shkëmbit vullkanik.

Ata u formuan kur magma, shkëmb i shkrirë, u shty përmes shtresave ekzistuese të shkëmbinjve dhe më pas u ftoh dhe u ngurtësua nën tokë.

Ndryshe, studiuesit përdorën dy metoda datimi bazuar në analizën e zbërthimit radioaktiv të elementëve samarium dhe neodymium që gjenden në to.

Të dy arritën në të njëjtin përfundim, se shkëmbinjtë janë 4.16 miliardë vjeç.

Deri më tani, shkëmbinjtë më të vjetër të njohur ishin rreth 4.03 miliardë vjeç nga territoret veriperëndimore të Kanadasë. /Telegrafi/

The post Konfirmohet, këta janë shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë appeared first on Telegrafi.

Shkëmbi tregon pengun te Tirana: Nuk kishim stadium, ja çfarë shkoi keq sezonin e kaluar

By: armand
21 June 2025 at 10:05

Bledi Shkëmbi rrëfen 302 ditët e tij si trajner i Tiranës. Pas largimit nga bardheblutë dhe emërimit në krye të Strugës, tekniku ka zhvilluar së fundmi një intervistë. Për “Panoramasport” ai thotë se problemi më i madh i Tiranës së tij ishte mospasja e fushës ku luheshin ndeshjet. Nga ana tjetër, ai pranon se faktori […]

The post Shkëmbi tregon pengun te Tirana: Nuk kishim stadium, ja çfarë shkoi keq sezonin e kaluar appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum

20 June 2025 at 12:59

Struga Trim Lum ka zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajner të ri, duke pasuar Ilço Gjorgjioskin në pankinën bardhekuq, njofton Telegrafi.

Shkëmbi, emër i njohur në futbollin shqiptar si lojtar dhe trajner, vjen pas dy periudhave në krye të KF Tiranës. Pas ndarjes me bardheblutë, ai nis një sfidë të re në Strugë me objektiva afatgjatë.
Kontrata me trajnerin korçar është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndihmës i tij do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushor i Skënderbeut.

Pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar: Meriton Gega dhe Dejan Leskaroski si ndihmës, Stefan Meçkarovski trajner kondicional, dhe Dardan Miftari trajner i portierëve. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum appeared first on Telegrafi.

“KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Sipas njoftimit zyrtar, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së firmosur disa muaj më parë, duke mbyllur kështu marrëdhënien profesionale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.

Shkëmbi mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase në një moment të vështirë dhe arriti ta udhëhiqte drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore.

/a.f/r.e/

The post “KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vjen zyrtarizimi nga klubi, Tirana njofton tifozët për trajnerin

By: S SH
19 June 2025 at 20:50

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Tekniku korçar dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, teksa gjithçka është bërë zyrtare nga vetë bardheblutë.

45-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës që prej janarit të këtij viti, madje duke i shpëtuar edhe rënies nga Superiore.

Por, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në dhjetor, drejtuesit dhe trajneri kanë “ndarë rrugët”.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.
KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

The post Vjen zyrtarizimi nga klubi, Tirana njofton tifozët për trajnerin appeared first on Albeu.com.

Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit

By: S SH
14 June 2025 at 10:10

E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë me korçarin edhe në sezonin e ri apo do të ndajnë rrugët mes tyre.

Gjithsesi një vendim i tillë do të merret këto ditë, saktësisht ditën e hënë pritet që mes palëve të ketë një tjetër takim, ku do të diskutohet fillimisht e ardhmja e Shkëmbit dhe më pas do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon skuadrës.

Siç dihet për Shkëmbin ka oferta edhe nga skuadra të tjera. Struga është ekipi që kërkon timonierin aktual të bardhebluve.

Oferta e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut qëndron në “tavolinë” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në fillim e javës së ardhshme.

The post Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit appeared first on Albeu.com.

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

By: armand
17 May 2025 at 16:34

Bledi Shkëmbi nuk i trembet një largimi të dytë nga Tirana. Pas ndeshjes me Kukësin, korçari i bardhebluve foli gjatë për situatën në skuadër dhe zbuloi se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Pyetjes nëse ka ndonjë shenjë vazhdimësie te Tirana mes tij dhe bardhebluve, nga ana e trajnerit Blendi Shkëmbi, përgjigjja ishte e […]

The post “Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër appeared first on BoldNews.al.

Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën

By: user 2
4 May 2025 at 20:36

Tirana mbijeton! Edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore. Bardheblutë kanë mposhtur 1-0 Pogradecin në finalen e playout të luajtur në Elbasan Arena. Në një ndeshje tepër të ekuilibruar, vendosi autogoli i të pafatit Hysenllari, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Sipas parashikimit, ose më saktë gati sipas parashikimit. Bardheblutë fituan, por vuajtën shumë dhe rrezikuan të shkonin në shtesa përballë skuadrës që ishte renditur në vendin e 5 në Kategorinë e Parë. Tirana, në fakt, ishte dukshëm favorite për suksesin ndaj skuadrës liqenore, port ë besuarit e Ardian Memës në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Kryeqytetasit krijuan më shumë raste e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Lexo më tej: Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

Në pjesën e dytë në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, që u imponua ndaj Pogradecit, që priti shumë prapa kundërshtarin, në tentativë për të nisur ndonjë kundërsulm që mund t’i jepte rezultatin e shpresuar. Jarmouni e të tjerët megjithatë nuk po gjenin hapësira në prapavijën e kujdesshme të liqenorëve, që u dorëzuan vetëm në minutën e 90’, edhe atëherë të tradhëtuar nga fati dhe Hysenllari, që devijoi pa dashje goditjen me kokë të Jarmouni.

Një autogol që cliroi Shkëmbin, që do të kishte marrë faturën e rënies së Tiranës nga kategoria, por edhe vetë Memën, teknikun me ADN bardheblu, që do të kishte vuajtur rrëzimin e skuadrës së zemrës. Gjithësesi, Tirana mori një fitore minimale, por që i lejon qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm. Pogradeci nga ana tjetër, duhet të provojë edhe njëherë sezonin e ardhshëm, duke nisur po nga Kategoria e Parë.

The post Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën appeared first on Lapsi.al.

Tirana luan shansin e fundit për mbijetesën në Superligë, Shkëmbi: Japim shpirtin në fushë

By: armand
26 April 2025 at 13:33

Tirana nesër do të udhëtojë drejt Rrogozhinës ku do ta presë Dinamo. Për bardheblutë ky është shansi i fundit dhe dueli që vendos për fatet e tyre në sezonin e ardhshëm. Tirana kërkon vetëm fitoren për të siguruar vendin e tetë që çon skuadrën në “Play-Out”. Në prag të kësaj ndeshjes, ka folur edhe trajneri […]

The post Tirana luan shansin e fundit për mbijetesën në Superligë, Shkëmbi: Japim shpirtin në fushë appeared first on BoldNews.al.

“Barazimi rezultat pozitiv”, Shkëmbi pas sfidës në Korçë: Na penguan kushtet atmosferike!

By: armand
12 April 2025 at 17:44

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi. “Barazimin po e quaj pozitiv duke parë edhe ecurinë e ndeshjeve të tjera. Sot për fat të keq kushtet […]

The post “Barazimi rezultat pozitiv”, Shkëmbi pas sfidës në Korçë: Na penguan kushtet atmosferike! appeared first on BoldNews.al.

Fitorja në derbi mban “gjallë” Tiranën, Shkëmbi: Ju tregoj “çelësin” e këtij suksesi

By: armand
7 April 2025 at 22:33

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin 3 me 0 që skuadra bardheblu arriti në “Arenën Kombëtare” ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas derbit për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi se arsyeja kryesore që çoi në këtë fitore ishte egoja dhe besimi i […]

The post Fitorja në derbi mban “gjallë” Tiranën, Shkëmbi: Ju tregoj “çelësin” e këtij suksesi appeared first on BoldNews.al.

“Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë nga…”: Gega i trishtuar, Shkëmbi shpreson

By: user 2
7 April 2025 at 22:57

Tirana dërrmoi Partizanin në derbi, duke e mundu 3-0. Tepër i lumtur është shfaqur përpara kamerave, trajneri Bledi Shkëmbi, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për teknikun e të kuqve Skënder Gega.

Shkëmbi: Nëse do gabonim do të kishim shumë pak shanse

“Nga brenda nuk mendoj se e kam përjetuar më shumë se të tjerat. Pas golit të parë, e ndjeja që edhe unë duhet të jepja diçka më shumë nga vetja. Për të mos përsëritur ato ndeshje që shënojmë të parët më pas pësojmë”. Bledi Shkëmbi feston dhe shpreson, pas 3-0 me Partizanin. Tekniku i Tiranës ka marrë fitoren e parë sezonale në sfidën me rivalët e mëdhenj dhe beson se mund të arrijë shpëtimin: “Ajo që më pëlqeu te skuadra ishte egoja dhe besimi. Në shumë ndeshje kemi humbur besimin, edhe pse kemi qenë në avantazh. Kjo ishte ajo që ishte shumë ndryshe nga ndeshjet e tjera dhe do ta veçoja”.

Shkëmbi e kishte të qartë rëndësinë e ndeshjes: “Çdo trajner gjithë javën përgatit ndeshjen, mendojmë mënyrën më të mirë. Futbollistët ishin shumë më të përqëndruar në këtë ndeshje. Sot dukej si finale, në qoftë se do të gabonim do të kishim shumë pak shanse”.

Gega: “Ka tjetër impakt humbja në derbi”

“Të them të drejtën ka tjetër impakt humbja në derbi, por në sport pranohet, sidomos kur kundërshtari bën më mirë. Unë nuk pranoj vlerësimin e derbit. Ndoshta vjen nga eksperienca, ndoshta një pjesë e atyre që unë drejtoj, nuk e kuptojnë. Ka qenë një derbi i veçantë, duke u dënuar me 3 goditje standarde”. Skënder Gega nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e rëndë me Tiranën, e para për të në pankinën e kuqe. Tekniku megjithatë nuk e humbet sensin e ironisë: “Frika për “Final 4”? Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë nga… Patjetër që nuk është situatë e mirë. Elbasani po bën shumë mirë, sot fitoi kundër kampionëve. Ne duhet të shohim veten tonë, nga nesër të bëjmë më mirë. Kjo humbje ishte jo e mirë, të paktën në këto moment”.

Lexo më tejTirana fiton derbin dhe shpresën: Jarmouni e Ernest i rrezikojnë Final 4 Partizanit

Gega pastaj sqaroi situatën me lojtarët e tij: “Bintsoukën javën që kaloi e kam ndërruar shumë shpejt. Mendova se është rehabilituar, por ka mungesë freskësie. Hodhëm gjithë arsenalin, Eleken dhe Zekën. Duke menduar që kishim shpresë, pësuam goditje. Unë nuk jam i zemëruar, u thashë që s’duhet t’i bëjnë gjyqin shokëve”.

Në fund edhe një mendim, që shpreh kritikën për lojtarët e rinj: “Janë larguar lojtarë cilësorë dhe kritikohet klubi. Unë mendoj se janë bërë mirë që kanë ikur. Por më vjen çudi se asnjëri nuk ka shfrytëzuar këtë shans të artë për t’i zëvendësuar të larguarit në fushë. Kohë e shkurtër, 3 ndeshje në 7 ditë. Unë jam trajner, nuk shikoj gjërat që kanë ndodhur përpara. Por nuk e mendoja që në këtë ndeshje të ndëshkoheshim në këtë mënyrë”.

 

 

The post “Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë nga…”: Gega i trishtuar, Shkëmbi shpreson appeared first on Lapsi.al.

Trajneri i Tiranës para derbit: Me Partizanin është ndeshje për ‘jetë a vdekje’

By: Oldi
6 April 2025 at 17:10

Në vigjilje të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, Bledi Shkëmbi u shfaq përpara gazetarëve me një thirrje për tifozët, të cilët i ftoi që të mbështesin ekipin në këtë moment të vështirë, edhe pse i mirëkuptoi për kontestimin e vazhdueshëm të tyre ndaj skuadrës. “Tifozët i kuptoj fare mirë, sepse nuk janë mësuar që të […]

The post Trajneri i Tiranës para derbit: Me Partizanin është ndeshje për ‘jetë a vdekje’ appeared first on BoldNews.al.

Derbi “jetë a vdekje” për Tiranën, Shkëmbi: Ja si e mundim Partizanin

By: armand
6 April 2025 at 12:48

Për Tiranën nesër është “jetë a vdekje”. Bardheblutë duhet të fitojnë me patjetër në derbin kundër Partizanit, ndryshe rrezikojnë të rrëzohen nga kategoria. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri Bledi Shkëmbi. Ai deklaroi se ndaj Partizanit 3 pikët janë jetike, ndërsa theksoi se janë në këtë pozitë nga gabimet e shumta të skuadrës […]

The post Derbi “jetë a vdekje” për Tiranën, Shkëmbi: Ja si e mundim Partizanin appeared first on BoldNews.al.

Shkëmbi bën ndryshime në formacion, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Elbasanit

By: armand
30 March 2025 at 15:26

Bledi Shkëmbi për takimin nesër me Elbasanin pritet të bëjë disa modifikime në formacion. Edhe një herë tjetër do të shihet mundësia që Ndreca të luajë si mesfushor i majtë, ndërsa në fushë kthehet Luçiano Vera. Pjesa tjetër e ekipit nuk është se do të ndryshojë shumë nga sfida e fundit kundër Bylisit. Rafael do […]

The post Shkëmbi bën ndryshime në formacion, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Barazimi me Bylisin, Shkëmbi: Sot bëmë një gabim të madh, nuk mundet që Tirana…

By: armand
26 March 2025 at 20:53

Tirana dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi. Tekniku korçar theksoi se skuadra e tij sot humbi fitoren duke bërë një gabim të […]

The post Barazimi me Bylisin, Shkëmbi: Sot bëmë një gabim të madh, nuk mundet që Tirana… appeared first on BoldNews.al.

Bledi Shkëmbi: Nesër mund të vendoset gjithçka, ndaj Bylisit duhet vetëm fitorja

By: armand
25 March 2025 at 22:29

Kategoria Superiore rikthehet nesër pas ndeshjeve të Kombëtareve. Tirana do të presë në “Arenën Kombëtare” Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp për mediat. “Në fakt, kishim nevojë për pjesën fizike, për të rikuperuar, […]

The post Bledi Shkëmbi: Nesër mund të vendoset gjithçka, ndaj Bylisit duhet vetëm fitorja appeared first on BoldNews.al.

Tirana ndal Egnatian, por VAR i heq penalltinë e fitores: plasin polemikat

By: user 2
15 March 2025 at 20:38

Egnatia dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në stadiumin e Rrogozhinës, në një ndeshje të luftuar, të tensionuar dhe me polemika, që nuk i shërben plotësisht asnjërës prej skuadrave. Ish-mbrojtësi i Partizanit Sota ndjeu aromë derbi dhe zhbllokoi ndeshjen, por Soler barazoi rezultatin. Dy skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë, pas kartonëve të kuq për Ujkën e Veran, por polemikat plasën në fund kur VAR anulon penalltinë në favor të bardhebluve.

SOLER I PËRGJIGJET SOTËS

Pjesa e parë nisi me një lojë të ashpër dhe të çrregullt, ku rastet për gol erdhën kryesisht nga episode të rastësishme. Të parët që gjetën rrjetën ishin vendasit, në minutën e 36-të, kur pas një goditjeje këndi, topi përfundoi te Sota në shtyllën e dytë dhe ky i fundit nuk e fali. Tirana reagoi në fundin e pjesës së parë dhe në minutën e 45’+5’, pas një rivënie anësore, Soler e devijoi topin në rrjetë për 1-1.

TENSION E KARTONË TË KUQ

Në pjesën e dytë, ritmi mbeti i lartë, me të dyja skuadrat që tentuan të marrin avantazhin. Ujka provoi nga distanca në minutën e 53′, ndërsa Zejnullai gaboi në një rast të mirë në minutën e 60′. Ndeshja mori një kthesë tjetër në minutën e 73′, kur Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të dytë me të verdhë për Ujkën. Balancat u barazuan në minutën e 86′, kur Vera u ndëshkua me të kuq për Tiranën. “Sot ishte një dëshirë shumë e madhe për ta fituar ndeshjen nga lojtarët – shpjegoi tekniku i Egnatias Edlir Tetova -, Duhet të kemi një vazhdimësi për mbrojtjen e titullit. Vetem pak shpejtësi në zbritjen e topit, Bakayoko nuk ka kapur asnjë top, por nuk ishte faji i tij. Operimin duhet ta bënin Ujka dhe Lushkja.”, u shpreh Tetova.

EPISODI I POLEMIKAVE

Minutat e fundit sollën polemikat më të mëdha. Në minutën e 87′, gjyqtari Xhaja akordoi një penallti për bardheblutë pas një kontakti mes Uotrlait dhe Ernestit, por ndërhyrja e VAR-it e detyroi të rishikonte episodin dhe ta anulonte vendimin. “Në situatën ku jemi – tha tekniku i bardhebluve Shkëmbi -, s’jemi të kënaqur me pikët. Por për çunat, mendoj se kanë bërë maksimumin në mënyrën si po luajnë dhe çfarë po japin. Sot mund të kishin bërë diçka më mirë, por ndeshja me Vllazninë dhe kjo e sotmja, ka një rënie të gjendjes fizike, është normale.

Lexo më tej: Nasr bën “qejf” në Shkodër: Skënderbeu i vendit të fundit po i mund të gjithë

Në fund, barazimi 1-1 nuk kënaq asnjërën prej skuadrave. Egnatia mbetet në garë për objektivat e saj, ndërsa Tirana zbret në zonën e ftohtë të renditjes.

The post Tirana ndal Egnatian, por VAR i heq penalltinë e fitores: plasin polemikat appeared first on Lapsi.al.

Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë

By: Besnik
10 March 2025 at 18:03

Pas fitores ndaj Laçit, Tirana beson se mund të sigurojë 3 pikët e radhës ndaj Vllaznisë në Elbasan. Të dy trajnerët e kanë cilësuar këtë përballje si një “klasike” që duhet fituar me patjetër.

Tirana dhe Vllaznia përballen në Elbasan, ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren. Në prag të këtij dueli, është zhvilluar seanca e fundit stërvitore, e cila ka përfunduar me përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, e cilëson këtë ndeshje si një mundësi të madhe për skuadrën e tij. Ai thekson rëndësinë e një paraqitjeje të shkëlqyer, si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik.

“Ndeshja ndaj Tiranës është një derbi, një përballje shumë e rëndësishme. Duhet të jemi në 100% në aspektin fizik dhe psikologjik. Kundër Tiranës kemi pasur paraqitje të mira, por këtë herë është ndryshe, luajmë në Elbasan. Tirana ka stabilitet dhe luan bukur me trajnerin Shkëmbi. Ne duhet t’i analizojmë me kujdes situatat e kundërshtarit,” – shprehet Brdaric.

Nga ana tjetër, pas fitores ndaj Laçit, Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës, është optimist për suksesin ndaj shkodranëve, duke shpresuar që fati të jetë më me ta këtë herë.

“Shpresoj dhe kam bindjen që do të bëjmë një paraqitje të mirë, do të jemi në nivelin e duhur. Kam besim që këtë herë kundërshtari nuk do të ketë fatin, pasi në 3 përballjet e fundit kemi luajtur mirë. Në disa ndeshje mund të kishim marrë më shumë, por është e rëndësishme për vazhdimësinë,” – thotë Shkëmbi.

Trajneri i Tiranës gjithashtu ka pasur elozhe për bomberin e ekipit të Vllaznisë, Bekim Balaj, për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe ka theksuar nevojën për të qenë të kujdesshëm ndaj tij.

“Nuk flas për lojtarët e tjerë, por Balaj është një shembull që duhet të ndiqet. Ai ka vite që luan dhe ka qenë kyç për Vllazninë, e udhëheq skuadrën në nivele të larta. Ka shënuar shumë gola në përballjet me ne dhe duhet të jemi të kujdesshëm,” – thotë Shkëmbi.

Vllaznia, nga ana e saj, shpreson të ruajë vendin e dytë në tabelë pas duelit me Tiranën. Në tre përballjet e mëparshme, shkodranët kanë fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë appeared first on Euronews Albania.

“Peng pësimin e golit të parë”, Shkëmbi: E kishim të vështirë të shënonim

By: armand
22 February 2025 at 19:27

Teuta mposhti Tiranën me përmbysje me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes. “Shumë të vështirë të shënonim, peng kam pësimin e golit të parë pasi ishte e disata herë që ne pësojmë nga goditjet standarte. Në ato minuta edhe […]

The post “Peng pësimin e golit të parë”, Shkëmbi: E kishim të vështirë të shënonim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌