Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sa i keq vendi i fundit/ Kombëtarja dështoi në këtë Ligë të Kombeve, “Kuqezinjtë” e Sylvinho mes zhgënjimit e shpresës

24 November 2024 at 17:56

E humbim krejtësisht shpresën pas disfatës.

Tifozët dhe mediat janë në shok në përfundim të Ligës së Kombeve, ku verdikti për kombëtaren ishte maksimalisht negativ:

Dolëm në vend të fundit dhe ramë nga kategoria.

Kontrasti është tepër I fortë në krahasim me objektivin dhe shpresën për t’ia dalë, pra për t’u ngjitur në Ligën A, dhe për të synuar finalet e Botërorit nëpërmjet këtij konkurrimi.

Edhe pse nuk është hera e parë që zhgënjejmë, apo që jemi më keq se të tjerët, madje ky ka qenë rregulli në pjesën më të madhe, sërish atmosfera rreth ekipit përfaqësues është si të ishte mortore.

Humbja me Ukrainën I vuri vulën asaj për të cilën u dyshua që në sfidën kundër Çekisë.

Kombëtarja nuk arriti dot të imponohej ndaj kundërshtarëve në grup, dhe ishte inferiore ndaj të gjithëve.

Thuajse në çdo ndeshje, ekipi I drejtuar nga trajneri Silvinjo e mbajti më pak topin, dhe mesatarja ishte 43.8 për qind.

Më keq me gjuajtjet.

Kombëtarja realizoi gjithsej 49 goditje në gjashtë ndeshje, me mesatare 8 për çdo sfidë, ndërsa pranoi 70 nga kundërshtari.

Pra, gati 40 për qind më shumë.

Edhe më poshtë ishim me saktësinë, me gjetjen e kuadratit të portës, pasi ia dolëm 15 herë, pra dy herë e gjysmë në çdo sfidë, ndërsa kundërshtari e gjeti portën e Strakohës 24 herë, që do të thotë 1.6 herë më shumë.

Gjithsesi, Shqipëria pati 7 pikë, deri në ndeshjen e fundit synonte vendin e parë, dhe deri në sekondat e fundit mund të shkonte në plej of si e dyta.

Një fenomen negativ I kombëtares ishin golat e pësuar që në fillim, ndërsa në të kaluarën problemi ynë kryesor ishin rrjetat që merrnim në fund.

Cili duhet të jetë vlerësimi për Silvinjon?

Ajo që nuk dimë atmosfera në ekip.

A I ka Silvinjo lojtarët me vete, a ka unitet?

Këto janë themelore për një skuadër futbolli, ndërsa dihet se pakënaqësitë ekzistojnë.

Babai I Myrto Uzunit ka akuzuar hapur trajnerin brazilian se po I ha hakun djalit të tij, duke e lënë jashtë Europianit, e duke mos e aktivizuar.

Vetë Uzuni u përpoq të shuante gjakrat me postimin e tij në rrjetet sociale, dhe me mesazhin “të bashkuar”, por çështja mbetet e hapur.

Cili do të jetë fati I Silvinjos?

Presidenti I Federatës, Armand Duka, njeriu që ka tagrin të zgjedhë dhe shkarkojë drejtuesit e kombëtares, nuk la dyshime për këtë.

Duka nxorri përfundimet e tij në një mesazh në faqen e tij në FB, me kritika, por edhe disa nota të mira për kuqezinjtë dhe për teknikun, dhe me porosinë për të kthyer faqen në të ardhmen.

Pra, kualifikimin për herë të parë në Botëror do ta kërkojmë sërish me Silvinjon. /abcnews.al

“Shans” i humbur, Kombëtare inferiore ndaj Çekisë/ Pano: Nuk e kuptova hyrjen e Seferit, Tahiri: Duhet revolucion

17 November 2024 at 22:35

Shpresa vdes e fundit, por frenimi ishte i fortë.

Kombëtarja shqiptare u zbrit me këmbë në tokë nga Repubika Çeke në sfidën e parafundit në grup në Ligën e Kombeve.

Edhe pse luajtëm në arenën “Air Albania”, sërish ishim me fat që nuk u mundëm, me sfidën që mbyll në 0-0.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano dhe Ermal Tahiri, menaxheri i FIFA-s, Sokol Haxi dhe gazetari, Nertan Prifti.

Sipas ish-“yllit” të Kombëtares, Pano e pashpjegueshme është zëvendësimi i Seferit në dëmtimin e Jasir Asanit, ku në vend të tij mund të përdorte lotjarët e rinj si Muçi, Hoxha apo Muja, ku të të njëjtit mendim ishin edhe Tahiri e Haxhia.

Pjesë nga biseda në studio:

Ledjo Pano: Mu kujtua ndeshja e pare me Çekine, ku na bënë shepjt spresion dhe pësuam. Nuk e nisëm mirë ndeshje, kam parë aksionin e parë që ka bërë Bajrami në minutën e 34’-t, ajo ishte përpjekja e parë dhe nga ai moment e rritëm tempin ndaj një ekipi të fortë.

Ishin më “shtatlartë”, më me potencial fizik, që na bëbnin presion dhe mund t’i kundëpërgjigjeshim vetëm me qarkullim topi, me kundërsulme dhe këtë e treguam në fundin e pjesës së parë dhe në pjesën e dytë.

Nuk e kuptova pse e ndërroi Asanin me Seferin, kur mund të fuste Hoxhën. Kishte lojtarë si Uzuni, Muçi. Pse duhet të vësh Seferin, sepse është një lojtar trajneri është një lojtar taktit që bën shumë mirë lojën e mbrojtjes dhe unë me atë lëvizje kuptova që tajenri e kishte mendjen te pika dhe në shuëm raste e pashë të frikësuar, fillimi ishte për tu frikësuar, por gradualisht e morëm veten.

Ermal Tahiri: Në pjesën e parë Çekia qarkulloi topin kishte raste, ndërsa në pjesën e dytë jo, ne filluam të sulmonim dhe nëse do ta nismin që në fillim do të shkonte ndryshe dhe kjo shihet në çdo neshje, por mua më krijon përshtypje diçka tjetër.

Nations League dihet që është një komepticion për lojtarët e rinj që të shpërthejnë. Këtu duket trajneri. Na duhet vazhdimësi. Nuk ka brez më të mirë se ky që ekmi dhe ky që po vjen,. Është gjynah që të mos fusësh një 20-vejçar, nuk ka rëndësi renditja.

Të gjitha ekipet kanë bërë revolucion si Belgjika, si Serbia, për të ardhur aty ku duhen dhe këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne.

Sokol Haxhia: Nëse ti i jep pak munita lojtarëve si Muçi, Muja apo Hoxha, apo nëse ti nuk i aktivizon të paktën jepi mundësi lojtarëve të Kombëtares U21. Ne kemi një lojtar si Shpendi, i cili është top golashënuesi në Serie B dhe është vetëm 20 vjeç.

Nuk kam gjë me Abrashin, ama ti nuk mund të thërrasësh një lotjar ku atë vend mund ta kishte zënë një lotjar i U21-shit. Në qoftë se ti këto lojtar nuk i provon, të paktën thuaj se qëllimi është të ngjitemi sa më sipër, të arrijmë në Ligën A, ama ta thonë,

Ne nuk kishim ndeshje kundër ekpieve të mëdha dhe mund t’i jepnim më shumë mundësi lojtarëve të “Shpresave” që të përshtateshim. Vlera e lotjarëve tonë ka rënë rreth 10-15% sepse nuk kanë minutazh, sepse ne sheshim mend me Asllanin që luan tek Inter, por në 3 vite ka bërë 1500 minuta, 10-12 sfida si titullar. /i.m /abcnews.al

“Kryesorja ishte të mos humbisnim”, Laçi: U munduam të bënim lojën tonë

16 November 2024 at 23:57

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.

Me përfundimin e ndeshje mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi analizoi për mediat barazimin pa gola, ku edhe si lojtarët e tjerë kritikoi lojën e dobët të skuadrës së tij në 25 minutat e para, teksa më tej nxorri në pah kualitetin e skuadrës.

“25 minutat e para nuk ishin më të mira, u dhamë shumë hapësirë çekve. Ata nuk kanë lojë specifike, luajnë me topa të gjata, ne nuk kemi mbrojtur shumë mirë topin, e humbisnim kollaj. Mbas minutës së 30-të e kishim ndeshjen nën kontroll.

Kryesorja ishte mos humbisnim, kush humbiste ngelej jashtë. U munduam edhe ne të bënim lojën tonë. Ishim me fat, kështu siç shkoi loja besoj se 0-0 rezultat i drejtë.

Po mundohem dhe po punoj në aspektin finalizues. Ato dy rastet që kisha mund t’i shfrytëzoja më mira. Kam humbur një hap të vogël, kështu mu duk në fushë.

Jemi ekip që kemi lojtarë si Bajrami dhe Asani, kualitetin e atyre duhet të shfrytëzojmë. Përpiqem që ta kërkoj topin në zonën ku duhet. Sulmuesin e përdorim për të hapur hapësirat, për mua, Asanin ose Bajramin. Këtë fazë e bëjmë mirë.

Është shumë e vështirë për Tucin që të mbante 2 qendërmbrojtësa me vete”, u shpreh Qazim Laçi. /i.m /abcnews.al

“Nuk më pëlqen 25 minutat e para”, Sylvinho: Kemi mundësi për vendin e parë

16 November 2024 at 23:48

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Me përfundimin e ndeshje tekniku i Kombëtares, Sylvinhjo analizoi për mediat barazimin pa gola, ku edhe si lojtarët e tjerë kritikoi lojën e dobët të skuadrës së tij në 25 minutat e para, teksa më tej nxorri në pah kualitetin e skuadrës.

“Nuk jemi vetëm ne, por edhe kundërshtar. Mund ta them edhe më shumë sot se janë fizikë, bëjnë presing, top i gjatë. Nëse e bëjmë ne, e marrim ata topin e dytë. Në grupin e kaluar, edhe në këtë më të ekuilibruarin, kjo është një skuadër shumë e fortë, është shumë e vështirë të luash ndaj tyre. Është shumë e vështirë të përballesh me ta. Janë të gjithë fizikë dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer shumë 25 minutat e parë. Jam jashtëzakonisht i sigurt që nuk kemi bërë mirë 25 minutat e parë.

Ne ishim në vështirësi në aspektin e ndërtimit të skuadrës për të luajtur ndaj Çekisë. Ne kemi vuajtur shumë, në Pragë kemi humbur se nuk kemi bërë mirë. Për të krijuar këtë ndeshje që të mund ta fitonim, kemi punuar shumë mbrapa. Ne nuk jemi shumë fizikë, që mund të përballemi me 6-7 lojtarë mbi 1 metër e 90, që janë shumë të lartë. Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë, po përshtatet shumë mirë me ne, na jep centimetra dhe lojë. Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, më shumë shpejtësi, nuk është ndeshje për të, Kemi bërë zgjedhje për Tucin që ka bërë mirë, është një lojtar pak më i gjatë dhe pak më i ndryshëm.

Shanset për vendin e parë? Nuk është e thjeshtë të përgjigjem. E vetmja gjë që gjetëm, është se është një grup shumë i vështirë, i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di nëse ka ndonjë grup tjetër me ekuilibër si ky, është gjithçka e hapur. Është shumë e vështirë, avantazhi që kemi është që luajmë në shtëpi, pastaj të shohim. Ka një mundësi që Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë dhe Çekia nuk mund të zbresë, të tjerat janë të hapura dhe janë ndeshje të vështira. Ne jemi të lumtur në aspektin që përballemi me Ukrainën, Gjeorgjinë e Çekinë dhe të jemi me 7 pikë pranë tyre dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit me mundësi të ecim para. Sa do t’ia dalim, nuk e di, ta shohim.

Barazimi është rezultat që lë çdo gjë hapur, ky është një grup i ekuilibruar. Çekia është e fortë, t’ja ulësh ritmin e vështirë. Nuk më kanë pëlqyer 20 minutat e para, por teknikisht jam i lumtur me lojtarët dhe çdo gjë është e hapur.

Duke qenë se janë lojtarë të gjatë, është ekip i vështirë. Jo se lojtarët tonë nuk i janë përgjigjur skemave, kanë bërë shumë mirë. Ato fizikisht janë shumë mirë, duke ushtruar presion mund të nxjerrin lojtarë përpara dhe duke pasur kualitet skuadra mund të bëjnë shumë mirë.

Kemi bërë përshtatje, ndryshime nga ndeshja në Pragë, po të luanim si atje do kishim humbur. Lojtarët u përgjigjën. Ato kanë lojtarë që fizikisht më të mirë, nëse marrin top të gjatë kanë mundësi të jenë shumë të mirë në sulm. Kemi parë çfarë ndodhi në Pragë, jemi përshtatur, por shumë e vështirë me një ekip që ka fizik të tillë.

Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë. Kemi ndjekur dhe kampionatin çek që shumë i fortë. Ne kemi ndryshe stilin e lojës, më teknik, luajmë një futboll me fushë të ulët. Nga katër ndeshjet që kemi luajtur, ne kemi fituar 1, ato 1 dhe kemi dy barazime”,- u shpreh tekniku Sylvinho për mediat. /i.m /abcnews.al

“Kemi mbrojtje shumë të mirë”, Ajeti: Në pjesën e parë patëm vështirësi, më pas rikuperuam

16 November 2024 at 23:38

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Spektakolar në rikthimin e tij si titullar me fanellën e “Kuqezinjve” ishte edhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, i cili nuk u tregua aspak modest në vlerësimin për repartin e tij, teksa më pas vlerësoi edhe lojtën e skuadrës së tij në pjesën e dytë.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë për mbrojtjen, besoj që kemi bërë mjaft mirë, ishim të organizuar. Pjesën e parë duhet të bënim më shumë në mbajtjen e topit. Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet.

Mbrojtja më duket shumë e mirë, të gjithë lojtarët kanë cilësi për të luajtur titullarë. Në pjesën e dytë kur Asllani u fut mes dy mbrojtsave, çekët e patën më të vështirë”,- u shpreh Ajeti. /i.m /abcnews.al

“Barazimi, rezultat i drejtë”, kapiteni Ismajli: Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshje, më pas dominuam

16 November 2024 at 23:28

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.

Pas ndeshje nuk kishte si të mungonte edhe një koment nga kapiteni Ardian Ismajli, i cili vuri në dukje vështirësitë që skuadra pati në fillimin e ndeshjes, teksa më tej theksoi se barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide.

“Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshjes. Çekët na dominuan, pastaj e morëm nën kontroll. Rrezikuam me Laçin, në pjesën e dytë ishim ne më dominues. Në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, ato dy shtyllat, në pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, luajtëm më shumë me topin. Kur e shikon realisht ndeshja ishte për barazim.

Kur një sulmues shënon 2 gola, duket sikur kemi vuajtur. Sot e kemi njohur më mirë kundërshtarin, ai sulmues ishte hera e parë që luante kundër nesh në ndeshjen e parë, ndërsa sot i morëm masat dhe ia dolëm”,- deklaroi Ismajli. /i.m /abcnews.al

“Ndeshje shumë e vështirë fizikisht”, Tuci “justifikohet”: Hasa vështirësi te topat e gjatë

16 November 2024 at 23:18

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Në vend të Manajt e Brojtës të dëmtuar e Dakut të pezulluar tekniku Sylvinho vendosi të përdorë për më shumë se 85 minuta Indrit Tucin, i cili me përfundimin e ndeshjes u shpreh se sfida ishte shumë e vështirë për shkak të dueleve fizike, teksa më tej shtoi se pati goxha probleme edhe tek marrja e topave të gjatë.

“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra,  25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë. Çekët luajnë një kundër një, dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.

Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”,- u shpreh Tuci. /i.m /abcnews.al

“Duhet të përmirësojmë sulmin”, Mitaj: Të shfrytëzojmë më mirë rastet

16 November 2024 at 23:08

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.

Pas këtij rezultati, të themi të kënaqshëm, disa fjalë i tha edhe “ylli” i krahut të majtë të mbrojtjes, Mario Mitaj, i cili vuri në dukje pikën e fortë të kundërshtarit, fizik, e më tej bëri disa kritika për repartin ofensiv të skuadrës tonë.

“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.

Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.

Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”,- u shpreh “ylli kuqezi”. /i.m /abcnews.al

“Paqe” në “Air Albania”, “Kuqezinjtë” nuk shkojnë më shumë se barazimi ndaj Çekisë

16 November 2024 at 22:38

Patëm raste të shumta për të filluar festën, por para portës së Kovar dështuam.

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Miqtë çekë kanë arritën të trondisnin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, por vetëm kaq.

Pjesa e mbetur e lojës pa një dominim të pastër të “Kuqezinjve”, të cilët patën raste të shumta shënimi me Bajramin, Tuçin, e Qazim Laçin me këtë të fundit që pati rastin më flagrant për të gjetur rrjetën, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Rikthimin e tij me fanellën “kuqezi” e bëri edhe “katalizatori” i mesfushës, Amir Abrashai, i cili zbriti në fushë pas plot 8 vitesh.

Ndërkaq, sa i përket renditjes në Grupin B1, të UEFA Nations League, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 2-të dhe 1 më pak se Çekia kryesuese, ndërsa në vendin e fundit të grupit është Ukraina me 5 pikë. /i.m /abcnews.al

“Paqe” në pjesën e parë/ Traversa na mbron nga çekët, “Kuqezinjtë” të paqartë para portës së Kovar

16 November 2024 at 21:33

Ende nuk kemi regjistruar goditjen e parë në portë, ndërsa kundërshtarit i është mohuar dy herë goli nga traversa.

Kjo është pasqyra e pjesë së parë së sfidës mes Shqipërisë e Çekisë, në “Air Albania” të vlefshme për xhiron e 5-të të fazëës së grupeve, të UEFA Nations League, ku deri më tani rezultati ka mbetur në 0-0.

Miqtë çekë kanë arritur të trondisin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, ndërsa “rreziqet” e vetme të “Kuqezinjve” erdhën nga Nedim Bajrami e Qazim Laçi, të cilët ishin “të paqartë” para portës së Kovar.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Gjermania po udhëheq 3-0 ndaj Bosnje Hercegovinës, Suedia e Sllovania janë në baraspeshën 1-1, ndërsa Holanda mban avantazhin 1-0 ndaj Hungarisë. /i.m /abcnews.al

Dëmtohet Asani, Sylvinho hedh Seferin në fushë ndaj Çekisë

16 November 2024 at 21:19

Të mos mjaftonte loja e dobët që po prodhojmë, tashmë duhet të vuajmë edhe mungesën e një prej “yjeve” të sulmit tonë.

“Fantazisti” Jasir Asani është detyruar të lërë i dëmtuar fushën e blertë, pasi ka ndjerë shqetësime në muskujt e tij. Në vendin e tij tekniku Sylvinho vendosi të hedhë në fushë Taulant Seferin.

Ndërkaq, rezultati mbetet i pandryshuar në 0-0. /i.m /abcnews.al

Shqipëri-Çeki, një sfidë e fortë që u mbyll pa gola në ”Air Albania”

By: redi
16 November 2024 at 22:41

Shqipëria dhe Çekia u përballen mbrëmjen e sotme në “Air Albania” për ndeshjen e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve dhe nuk u shënua asnjë gol. Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Sfida nisi mjaft mirë për çekët, të cilët goditën dy herë traversën në harkun e dy minutave, me anë të Jamelka dhe Soucek. Gjithsesi…

Source

Shqipëri-Çeki ende pa gola pjesa e dytë. Asani lë fushën i dëmtuar

By: redi
16 November 2024 at 22:08

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Kombeve mbrëmjen e sotme, ku pret në “Arenën Kombëtare” Republikën Çeke, kryesuesen e grupit B1 në Ligën e Kombeve. Kjo është ndeshja e katërt që kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë që kur në stol erdhi trajneri Silvinjo. Shqipëria numëron një fitore, një barazim dhe një humbje me çekët gjatë këtyre sfidave. Kombëtarja kuqezi ka shënuar katër…

Source

Përfundon pa gola Shqipëri-Çeki, fati i grupit vendoset ndeshjen e fundit

16 November 2024 at 20:58

Përfundon pa gola Shqipëri Çeki, ndërkohë fati i grupit pritet të vendoset në ndeshjen e fundit. Kujtojmë se në ndeshjen e fundit Shqipëria ndeshet me Ukrainën dhe Gjeorgjia me Çekinë

Deri më tani pikët e skuadrave janë si më poshtë:

  • Çekia 8 pikë
  • Gjeorgjia 7 pikë
  • Shqipëria 7 pikë
  • Ukraina 5 pikë

Pjesa e dytë: Gjatë pjesës së dytë janë bërë dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Cerby, për t’i lënë vendin Kliment dhe Hlozek. Gjithashtu në minutën e ’84 largohen Sulc dhe Provod, për t’i lënë vendin Kuchta dhe Lingr.

Zëvendësime janë bërë edhe te kuqezinjtë ku Muçi ka marr vendin e Bajramit. Në minutin e 85 u larguan Laçi dhe Tuci te Shqipëria. Futen Uzuni dhe Abrashi.

Pjesa e parë: Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki e cila nisi këtë të shtunë në orën 20:45 në stadiumin Air Albania.

Incidente janë vënë re në nisje të ndeshjes, ndonëse thirrje të shumta u janë bërë tifozëve që të mos shkaktojnë trazira, duket se ata nuk kanë arritur të fshehin ngarkesat emocionale. Në momentin kur është kënduar himni çek tifozët kuqezi kanë vërshëllyer.

Kujtojmë se ky reagim vjen pasi në Pragë, mbrëmjen e 11 tetorit 2024 vendasit përdhosën simbolet shqiptare dhe lartësuan ato serbe.

Ceremonia për 4 lojtarët: Në nisje të ndeshjes Shqipëri-Çeki në stadiumin Air Albania është mbajtur edhe një ceremoni nderuese për katër lojtarë të cilët kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja.

Bëhet fjalë për Bekim Balajn, Odise Roshin, Ermir Lenjanin dhe Klaus Gjasulën, të cilët morën çmim mirënjohje nga kreu i federatës Armand Duka.

Formacionet zyrtare në Shqipëri-Çeki:

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.

Çekia: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon pa gola Shqipëri-Çeki, fati i grupit vendoset ndeshjen e fundit appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ “Shqiponjat janë të uritura”, “TKZ” dhuron spektakël me banderolën gjigante

16 November 2024 at 20:50

Kanë qënë, janë dhe do të jenë gjithmonë aty për Kombëtaren.

“Tifozat KuqeZi” kanë dhuruar edhe një herë spektakël në tribunat e stadiumit “Air Albania”, teksa në momentet kur filloi të këndohej himni ynë shpalosën banderolën gjigante, me një mesazh të qartë për kundërshtarët çek.

“Shqiponjat janë të uritura”, shkruhej në banderolë, një mesazh ky që karikon jo pak “Kuqezinjtë” tanë, në një sfidë ku kërkohet vetëm fitorja. /i.m /abcnews.al

VIDEO/ “Hajde, hajde ti Shqipëria jonë”, tifozët ndezin atmosferën në tribunat e “Air Albania”

16 November 2024 at 20:09

Në më pak se 40 minuta Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e mitikut të Tiranës, “Air Albania”, ku përballë tyre është Republika Çeke, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-t të këtij edicioni, të Nations League, ku padyshim rezultati që kërkohet

Tribunat e arenës kryeqytetase kanë filluar të mbushen plotësisht, me “Tifozët Kuq e Zi”, që kanë filluar të ndezin atmosferën në prag të një sfide tejet delikate.

“Hajde, hajde ti Shqipëria jonë”,- thonë tifozët një zëri, ku në sfond udhëhiqen nga melodia e daulles, duke krijuar një moment jo pak “elektrizues” në shkallët e stadiumit tonë kombëtar. /i.m /abcnews.al

VIDEO/ Prag Shqipëri-Çeki, tifozët ndezin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

16 November 2024 at 18:42

Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i sfidës më të rëndësishme të këtij edicioni të UEFA Nations League.

Kombëtarja “Kuqezi” do të presë në orën 20:45, në mitikun e Tiranës, “Air Albania” Çekinë në sfidën e xhiros së 5-të të Grupit B1, megjithatë duket se në rrugët e kryeqytetit spektakli ka filluar para kohe.

Në prag të startit të ndeshjes Shqipëri-Çeki, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur festa e tifozëve kuqezi, ku me këngë, brohorima e spektakël piroteknik me ngjyrat kuq e zi, tifozët po i drejtohen stadiumit për të ndjekur sfidën. /i.m /abcnews.al

Trajneri i Çekisë i ka idetë e qarta, zbulon katër emrat të cilëve u frikësohet te Shqipëria: E dimë se kush mund të na shënojë

16 November 2024 at 17:53
Çekia i frikësohet futbollistëve të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë atyre që kanë treguar se mund të bombardojnë portën e tyre me gjuajtje nga distanca. Ndaj edhe trajneri Ivan Hashek, ka përgatitur një strategji për ekipin që të mbajë sa më larg futbollistët kuqezi nga zonat e tyre të preferuara në të cilat ata

Sylvinho: Fitojme me tifozët/ Trajneri “kuqezi” para sfidës ndaj Çekisë: Me publikun tonë, ne kemi një avantazh

15 November 2024 at 19:56

Objektivi mbetet i njëjtë.

Ashtu si në ditën e parë të grumbullimit, edhe përpara ndeshjes direkte kundër Çekisë, Silvinjo nuk e fsheh misionin për fitore, por eksperienca e detyron të largojë euforinë. Ajo I përket vetëm tifozëve që do të mbushin plotë stadiumin dhe që trajneri kuqezi pret të jenë një shtysë edhe për futbollistët në fushë.

“E kemi thënë që është një grup shumë i vështirë, nëse nuk është më i vështiri, është mes tyre. Duhet të shkojmë në fushë në 100%. Kemi shanse të mira nëse japim 100%. Me publikun tonë, ne kemi një avantazh. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi publikun tonë”.

Por përveç atmosferës, kombëtares së Shqipërisë i duhet një paraqitje ndryshe nga ajo e ndeshjes së parë në Pragë. Këtë Silvinjo e di më mirë se të gjithë….

“Është ndryshe, shumë e ndryshme. Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet. Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi, duhet të bësh gjithçka me sytë hapur. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht një derbi, por nuk ka lidhje, është ndryshe. Do të shkojmë fort në fushë dhe provojmë gjithçka, 100%”.

Nisja e grumbullimit dhe përgatitjeve nuk ishte nga më të mirat me lojtarët e dëmtuar që detyruan Silvinjon të ndryshojë listën. Por tekniku sheh vetëm përpara.

“Unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjes, hyjmë në fushë për 100%”.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet për ndeshjen kundër Çekisë me seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”.

Të gjithë lojtarët zhvilluan programin e përgatitur nga stafi teknik, ndërsa siç tha edhe Silvinjo në konferencën për mediat 2-3 lojtarë nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike. /abcnews.al

Të gjithë “njerëzit” e Sylvinho/ Formacioni i njëjtë si me Gjeorgjinë, Balliu i merr vendin Hysaj, Ismjali e Ajeti në qendër të mbrojtjes

15 November 2024 at 17:36

Në futboll asgjë nuk është e sigurtë. Mjafton një lëndim në nxehjen përpara ndeshjes dhe mbetesh jashtë.

Me urimin që kjo të mos ndodhë, Silvinjo e ka kristalizuar skuadrën që do të zbresë në fushën e lojës që nga minuta e parë në ndeshjen kundër Çekisë.

Skema dhe formacioni nuk ndryshojnë nga ai i sfidës së fundit të tetorit, të fituar 1-0 në transfertën kundër Gjeorgjisë.

Strakosha e ka të sigurtë vendin e tij në portë.

Mungesa e kapitenit Gjimshiti dhe Kumbullës, të dy të dëmtuar e bëjnë të detyruar zgjedhjen në qendër të mbrojtjes.

Ismajli dhe Ajeti do të vendosen përpara portës, ndërsa në krahë të repartit difensiv pritet të luajnë Mitaj e Balliu, me këtë të fundit që ka fituar balotazhin me Hysaj.

Në mesin e fushës me detyra të ndryshme do të luajnë si gjithmonë në ndeshjet e fundit Ramadani, Asllani dhe Laçi. Regjia do të jetë në këmbët e mesfushorit të Inter, ndërsa ai i Sparta Pragë duhet të ndihmojë mbrojtjen dhe të sulmojë zonat boshe në aksionet sulmuese.

Në repartin ofensiv, Bajrami në krahun e majtë dhe Asani në të djathtin duhet të ndihmojnë majën e sulmit.

Ky rol pritet t’i besohet Indrit Tucit, pas debutimit të suksesshëm në Tbilisi.

Me Dakun, të sigurtë në tribunë për shkak të pezullimit, sulmuesi 24 vjeçar preferohet përballë Uzunit, pavarësisht se ky i fundit po kalon një formë të shkëlqyer, pikërisht në rolin e qendërsulmuesit te Granada. /abcnews.al

❌
❌