Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sporting dëshiron të përfshijë katër klauzola në marrëveshjen e Gyokeres, por Arsenali refuzon njërën

16 July 2025 at 16:26

Sporting Lisbona dhe Arsenali po finalizojnë marrëveshjen për transferimin e Viktor Gyokeres, por negociatat ende nuk janë mbyllur për shkak të disa klauzolave të kërkuara nga klubi portugez.

Që nga hapja e merkatos, Gyokeres ka qenë objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensiv. Klubi londinez besohet se është pranë mbylljes së marrëveshjes, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera europiane.

Sipas gazetës Record, Sporting kërkon që në marrëveshje të përfshihen katër klauzola, secila me vlerë 2.5 milionë euro, duke e çuar totalin e bonuseve potenciale në 10 milionë euro.

Klauzolat parashikojnë pagesa shtesë për: 20 ndeshjet e para të Gyokeres në Angli, përfundimin e një sezoni të dytë me 20 ndeshje, kualifikimin e Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër bllok prej 20 ndeshjesh në sezonin e dytë.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 7.5 milionë euro në klauzola të arritshme, por aktualisht po negociohet klauzola e fundit prej 2.5 milionë eurosh, e cila mund të kërkohet të lidhet me një objektiv më të vështirë.

Në total, transferimi i Gyokeres pritet të kushtojë rreth 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse. Nëse marrëveshja mbyllet, Coventry City do të përfitojë 4.35 milionë euro falë klauzolës së shitjes prej 10%.

27-vjeçari suedez pritet të bashkohet me Arsenalin në ditët në vijim, ndërsa të dy klubet po punojnë për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes. /Telegrafi/

The post Sporting dëshiron të përfshijë katër klauzola në marrëveshjen e Gyokeres, por Arsenali refuzon njërën appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Sporting Lisbonës lëshon një ‘deklaratë shpërthyese’ për rastin e Gyokeres

12 July 2025 at 23:35

Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres është vendosur nën masë disiplinore nga Sporting Lisbona, pasi nuk u paraqit në grumbullimin e ekipit, konfirmoi të shtunën presidenti i klubit, Frederico Varandas. 

I pyetur për mungesën e sulmuesit, i cili kërkon largimin nga klubi, Varandas theksoi se Sporting është duke mbrojtur interesat e veta dhe shprehu besimin se situata do të zgjidhet. 

“Jemi të qetë. Gjithçka do të zgjidhet me mbylljen e afatit kalimtar, një gjobë të rëndë dhe një kërkimfalje ndaj skuadrës”, u shpreh ai. 

Gyokeres, golashënuesi më i mirë i kampionatit portugez në dy sezonet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm, me Arsenalin që ka treguar interes të përsëritur për të. 

“Nëse ata nuk duan të paguajnë vlerën reale të tregut për Viktor Gyokeres, ne ndjehemi shumë rehat me atë situatë për tre vitet e ardhshme”, theksoi Varandas. 

27-vjeçari iu bashkua Sportingut në fillim të sezonit 2023/2024 nga Coventry Cit për 20 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, me një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro. 

“Nëse ‘strategët’ që po përpiqen të ushtrojnë presion mendojnë se kjo do ta bëjë më të lehtë largimin e lojtarit, jo vetëm që janë plotësisht gabim, por po e bëjnë gjithçka më të vështirë për të. Askush nuk është mbi interesat e klubit, kushdo qoftë ai”, deklaroi Varandas për agjencinë Lusa. 

Gyokeres mungoi në prezantimin zyrtar të ekipit të parë këtë të shtunë, ku skuadra u nis për në Lagos, ku do të zhvillojë përgatitjet parasezonale deri më 22 korrik./Telegrafi/

The post Presidenti i Sporting Lisbonës lëshon një ‘deklaratë shpërthyese’ për rastin e Gyokeres appeared first on Telegrafi.

“Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

12 July 2025 at 11:57

Viktor Gyokeres po kërkon “hakmarrje të madhe” duke u rikthyer në Ligën Premier, një transferim që mund ta shohë atë të lidhet me Arsenalin.

Sulmuesi suedez shprehu dëshirën e tij për të luajtur në një nga ligat më të mëdha të Evropës, duke thënë: “Është një nga ligat më të mëdha në Evropë”.

“Kalova disa vite atje pa qenë në gjendje të luaja asnjë ndeshje. Kështu që, sigurisht, është diçka që do të doja ta bëja. Do të ishte një hakmarrje e shkëlqyer!”.

Interesi i Arsenalit për Gyokeres është dokumentuar mirë, me ‘Gunners’ që thuhet se e kanë përmirësuar ofertën e tyre verbale në 65 milionë euro plus 15 milionë euro në bonuse.

Megjithatë, thuhet se Sporting Lisbona po pret një tarifë fikse prej 70 milionë eurosh.

Pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij, Gyokeres mbetet mendje hapur për lëvizjen e tij të radhës.

“Ndoshta do të largohem nga Sporting CP këtë verë. Ky është futbolli, nuk i dihet kurrë. Nuk mendoj për këtë; do të shohim çfarë ndodh. Nëse ndodh diçka, do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj për një klub që më dëshiron vërtet”, përfundoi ylli suedez. /Telegrafi/

The post “Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

I tradhtuar nga presidenti, Viktor Gyokeres në luftë me Sportingun

2 July 2025 at 16:33

Objektivi i Arsenalit dhe Manchester United, Viktor Gyokeres, thuhet se do të përpiqet të detyrojë një largim nga Sporting Lisbon këtë verë.

Sulmuesi është lidhur ngushtë me një largim nga klubi portugez, të cilët po përpiqen të rrisin tarifën e mundshme për një transferim.

Siç raportohet nga Record, Gyokeres do të refuzojë të kthehet te Sporting ndërsa kërkon të sigurojë një largim.

Gyokeres është i pakënaqur me komentet e bëra nga presidenti i Sportingut, Frederico Varandas, raporton Fabrizio Romano.

Edhe pse atij do t’i jepet një javë pushim shtesë përpara se të rikthehet në stërvitjet parasezonale, tani pritet që Gyokeres të mos paraqitet.

Sulmuesi thuhet gjithashtu se ka kërcënuar të shprehë publikisht mendimin e tij për situatën.

Reprezentuesi suedez nuk është i kënaqur me sugjerimet se klubi nuk do ta respektojë marrëveshjen që ishte në fuqi për ta lënë të largohej për një shumë më të ulët se klauzola e tij e lirimit.

Varandas deklaroi: “Sporting është i qetë në lidhje me këtë çështje. Së dyti, Sporting nuk ka nevojë ta shesë Viktor Gyokeres. Për fat të mirë, ne e kemi kaluar fazën e shitjes së asetit tonë kryesor”.

Edhe pse Varandas pranoi se Gyokeres ka të ngjarë të largohet, ai deklaroi se tarifa do të jetë shumë më e lartë se çmimi i mundshëm prej 65 milionë eurosh plus 10 milionë euro në bonuse. /Telegrafi/

The post I tradhtuar nga presidenti, Viktor Gyokeres në luftë me Sportingun appeared first on Telegrafi.

Stadiumi historik që priti shumë finale legjendare sot duket i panjohur

28 June 2025 at 11:27

Sporting Lisbona ka përfituar nga pushimi në ligat evropiane për të filluar rinovimin e stadiumit Jose Alvalade, i cili do të kënaqë tifozët e kampionëve aktualë të Portugalisë.

Ky është rinovimi i parë i stadiumit që nga hapja e tij në vitin 2003 dhe përfshin modifikime të shumta që do të përmirësojnë kushtet për lojtarët dhe spektatorët.

Ndryshimi më i madh ka të bëjë me zgjerimin e kapacitetit të stadiumit. Tribunat do të zhvendosen më afër fushës, gjë që do të rrisë numrin e vendeve me dy mijë, nga 50 mijë që është aktualisht në 52 mijë.

Paralelisht me këto punime, është duke u zhvilluar një rindërtim i plotë i fushës, kështu që lojtarët e Sportingut do ta presin sezonin e ri në një sipërfaqe krejtësisht të re.

Stadiumi Jose Alvalade u hap më 6 gusht 2003 me një ndeshje midis Sporting dhe Manchester United, dhe u ndërtua si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian të vitit 2004, i cili u mbajt në Portugali. Që atëherë, ai ka qenë shtëpia e klubit të Lisbonës dhe një nga ndërtesat më të njohura të futbollit në vend.

Pesë ndeshje të Euro 2004 u luajtën në këtë stadium, duke përfshirë një çerekfinale dhe një gjysmëfinale secila, dhe kombëtarja portugeze luajti atje 17 herë.

IJose Alvalade priti gjithashtu finalen e Kupës UEFA të vitit 2005, në të cilën CSKA Moscow mundi Sporting 3-1. Kohët e fundit, në maj 2025, ai priti gjithashtu finalen e Ligës së Kampionëve, në të cilën ekipi i femrave të Arsenalit mundi atë të Barcelonës me rezultat 1-0.

Klubi i Lisbonës tashmë po shqyrton mundësinë e aplikimit për stadiumin për të pritur një nga finalet e ardhshme evropiane, gjë që thekson rëndësinë e rinovimit aktual. /Telegrafi/

The post Stadiumi historik që priti shumë finale legjendare sot duket i panjohur appeared first on Telegrafi.

Rinovimi i kontratës së yllit portugez ia shuan shpresat Barcelonës, katalunasit humbin 20 milionë euro

26 June 2025 at 11:24

Barcelona thuhet se ka humbur një mundësi të rëndësishme për të përfituar financiarisht, pasi Francisco Trincao ka zgjedhur të qëndrojë te Sporting Lisbon dhe të rinovojë kontratën e tij.

Anësori portugez kishte tërhequr interes nga disa klube të Premier League, me oferta që raportohej se kapnin vlerën mbi 40 milionë euro.

Sipas SPORT, Barcelona e ka ndjekur nga afër situatën, pasi mban 50 për qind të çdo fitimi të ardhshëm nga shitja e Trincaos.

Në rast se Sporting do ta kishte shitur këtë verë, Barça mund të kishte arkëtuar mbi 20 milionë euro, një shumë e mirëpritur në përpjekjet e klubit për të lehtësuar presionet nga rregullat e fair-play financiar.

Megjithatë, Trincao ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në Portugali. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë deri në vitin 2030, pas bisedimeve midis agjentit të tij, Jorge Mendes, dhe drejtuesve të Sporting.

Marrëveshja e re përfshin një rritje page dhe një rol më të rëndësishëm në skuadër, sidomos në prag të një largimi të mundshëm të sulmuesit Viktor Gyokeres.

Për Barcelonën, ky zhvillim vjen në një moment të pafavorshëm. Klubi katalanas kishte shpresuar që një transferim i Trincaos të siguronte të ardhura të menjëhershme.

Me anësorin që ka vendosur të qëndrojë, Barça do të duhet të kërkojë alternativa të tjera për të mbledhur fonde gjatë merkatos së verës. /Telegrafi/

The post Rinovimi i kontratës së yllit portugez ia shuan shpresat Barcelonës, katalunasit humbin 20 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Arsenali po përgatitë ofertë të përmirësuar për Viktor Gyokeres

26 June 2025 at 09:40

Arsenali po përgatit një qasje të re për sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres, duke e bërë 27-vjeçarin objektivin kryesor për repartin e sulmit. Sulmuesi suedez thuhet se po mendon të mos paraqitet në fillim të parasezonit, në përpjekje për të detyruar një transferim.

Fillimisht, Topçinjtë u tërhoqën nga negociatat pasi kuptuan se Sporting nuk do të pranonte oferta dukshëm nën klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurosh. Oferta e parë e Arsenalit, një propozim verbal prej rreth 55 milionë eurosh, nuk i përmbushi pritshmëritë e klubit portugez.

Tani, mediumi portugez A Bola raporton se Arsenali po përgatit një ofertë të dytë, e cila pritet të arrijë afër 80 milionë eurove. Ky është minimumi që Sporting mund të marrë në konsideratë për të nisur bisedimet zyrtare.

Gyokeres, i cili ka shënuar 97 gola gjatë dy sezoneve me Sportingun, është i zhgënjyer me klubin që nuk po i plotëson atë që ai e konsideron si një premtim për t’u lejuar të largohet për 60 milionë euro këtë verë.

Sulmuesi ia ka shprehur pakënaqësinë e tij presidentit Frederico Varandas dhe po shqyrton seriozisht mundësinë të mos paraqitet në stërvitjet e korrikut.

Presidenti i Sportingut, nga ana e tij, ka qenë i prerë: “Sporting nuk do të kërkojë klauzolën e lirimit, por ata duhet të më njohin tashmë: kërcënime, shantazhe, fyerje, asnjë nga këto nuk funksionon me mua. Viktor Gyokeres nuk do të largohet për 60 milionë euro plus 10 milionë euro. Kjo lojë që po luan agjenti vetëm sa po i përkeqëson gjërat”.

Përveç Arsenalit, edhe Juventusi, Liverpool dhe Manchester United, tani i drejtuar nga Ruben Amorim, mbeten të interesuar për sulmuesin, megjithatë Gyokeres e ka bërë të qartë se përparësia e tij është kalimi në Emirates. /Telegrafi/ 

The post Arsenali po përgatitë ofertë të përmirësuar për Viktor Gyokeres appeared first on Telegrafi.

Gyokeres mbanë takim me presidentin e Sportingut, mësohet skuadra që ai do t’i bashkohet

24 June 2025 at 15:31

Viktor Gyokeres ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidentin e Sportingut, Frederico Varandas, sipas gazetës Record në Portugali.

Sulmuesi ka kërkuar që t’i lejohet largimi nëse mbërrin një ofertë e arsyeshme për të.

Gyokeres ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha në Evropë, përfshirë Arsenalin, Juventusin dhe Manchester Unitedin.

Të afërmit e lojtarit i kanë thënë gazetës portugeze Record se preferenca e tij është një transferim te Arsenali.

Megjithatë, Arsenali nuk ka bërë ende ofertë zyrtare, pasi e konsideron çmimin prej 75 milionë eurosh shumë të lartë.

Sporting synon të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit 27-vjeçar.

Ky qëndrim i klubit ka shkaktuar tension mes Gyokeres dhe drejtuesve të Sportingut. /Telegrafi/

The post Gyokeres mbanë takim me presidentin e Sportingut, mësohet skuadra që ai do t’i bashkohet appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ofron 60 milionë për një mbrojtës, emri i tij një befasi

19 June 2025 at 09:55

Real Madridi ka filluar të bëjë lëvizje për të forcuar mbrojtjen e tij dhe një nga emrat që është futur në listën e prioriteteve është Ousmane Diomande, një mbrojtës i ri 21-vjeçar që luan për Sporting Lisbonës. Me një kontratë deri në vitin 2027, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka ngjallur interesin e Los Blancos, veçanërisht pas mbërritjes së Xabi Alonsos si trajner i ri.

Alonso, i cili është përpjekur të rinovojë skuadrën, e ka parë tashmë Diomanden si një lojtar kyç për të forcuar mbrojtjen. Për më tepër, trajneri spanjoll ka nënshkruar së fundmi me Dean Huijsen nga Bournemouth për 50 milionë euro.

Ai është gjithashtu i përkushtuar të vazhdojë të mbështetet te Raul Asensio, një lojtar i ri që ka luajtur një rol kyç këtë sezon për shkak të lëndimeve në mbrojtjen e Real Madridit.

Plani i Xabit është të ndërtojë një grup konkurrues, ku çdo lojtar duhet të luftojë për një vend në formacionin titullar, duke u siguruar që askush të mos dobësohet. Në këtë kuptim, Diomande shihet si një plotësues i përsosur për të ruajtur atë nivel kërkese dhe freskie në vijën mbrojtëse. Ideja është që afati kalimtar të mbyllet me një mbrojtje të ripërtërirë dhe të fuqishme.

Real Madridi do të ishte i gatshëm të ofronte deri në 60 milionë euro për të nënshkruar me lojtarin nga Bregu i Fildishtë. Kjo shifër pasqyron rëndësinë që klubi i kushton këtij nënshkrimi, i bindur se Diomande mund të bëjë një hap cilësor përpara dhe t’i sjellë stabilitet ekipit.

Shkurt, Real Madridi dëshiron të bëjë një hap përpara në mbrojtjen e tij, duke investuar te të rinjtë dhe talentet, dhe me Xabi Alonson në krye, Diomande mund të jetë një nga lojtarët kryesorë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Real Madridi ofron 60 milionë për një mbrojtës, emri i tij një befasi appeared first on Telegrafi.

Juventusi dhe dilema Gyokeres: A ia vlen 70 milionë euro, për një tjetër “rast si Koopmeiners”

17 June 2025 at 23:59

Prioriteti kryesor i Juventusit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere është përforcimi i repartit ofensiv, i cili aktualisht përballet me disa pasiguri, përjashtuar vetëm të ardhmen e Kenan Yildiz, i cili pritet të rinovojë deri në vitin 2030.

Situata e Dusan Vlahovic mbetet delikate, pasi kontrata e tij përfundon pas një viti dhe ende nuk është vendosur për të ardhmen e tij. Ndërkohë, klubi po punon për të zgjatur huazimin e Randal Kolo Muani, me qëllim që këtë herë të përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Arek Milik, që së fundmi ka rinovuar, vazhdon të jetë një pikëpyetje nga aspekti fizik dhe mund të huazohet. Në të njëjtën kohë, Samuel Mbangula shihet si një mundësi për fitim kapital, me klubin që po shqyrton ofertat për të.

Në këtë situatë, Juventusi synon të afrojë të paktën një sulmues të rëndësishëm — dhe dy nëse largohet Vlahovic. Objektivi kryesor aktual është Viktor Gyokeres, 27-vjeçari suedez i Sporting Lisbonës.

Klubi portugez ka refuzuar një ofertë të Arsenalit me vlerë 60 milionë euro plus bonuse, duke e cilësuar të pamjaftueshme. Sporting kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit, një shifër që Juventusi duket se është i gatshëm ta arrijë.

Plani i Juventusit për Gyokeres përfshin një shumë fikse prej 60 milionësh të shpërndarë në disa vite financiare, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh të arritshëm — si kualifikimi në Ligën e Kampionëve, numri i ndeshjeve dhe golave të shënuar.

Gyökeres, një tjetër “rast Koopmeiners”?

Në një treg ku sulmuesit cilësorë fillojnë nga 60–70 milionë euro, pyetja që lind është: a është Gyökeres vërtet një sulmues që i justifikon këto shifra dhe a mund të bëjë diferencën në Serie A?

Kjo dilemë i çon analistët drejt një krahasimi me transferimin e Teun Koopmeiners te Juventusi. Holandezi, që kushtoi 61 milionë euro, nuk arriti të justifikojë pritjet në sezonin e tij të parë dhe është cilësuar si një zhgënjim.

Si Gyokeres ashtu edhe Koopmeiners kanë disa ngjashmëri të dukshme: janë të së njëjtës moshë (të lindur më 1998), erdhën nga kampionate të dyta në rang evropian dhe shpërthyen në klube që nuk janë top-5 në kontinent. Gyökeres ndriçoi me Sportingun pasi kaloi në mënyrë modeste në Swansea dhe Coventry, ndërsa Koopmeiners shkëlqeu me Atalantën pas pesë viteve të padukshme te AZ Alkmaar.

Një mësim nga e kaluara, jo gjithmonë duhen miliona

E kaluara e afërt e Juventusit, veçanërisht nën drejtimin e Beppe Marottas, tregon se ciklet fituese mund të ndërtohen edhe pa shpenzime marramendëse: Pirlo dhe Pogba erdhën me parametër zero, Vidal për 12 milionë euro dhe Marchisio ishte produkt i akademisë.

Drejtori aktual sportiv, Damien Comolli, duhet të reflektojë mirë para se të bëjë një tjetër investim kaq të madh.

Nëse Gyokeres nuk përmbush pritshmëritë, rreziku është që Juventus të përjetojë një tjetër “rast Koopmeiners” – një paralajmërim që nuk duhet anashkaluar. /Telegrafi/ 

The post Juventusi dhe dilema Gyokeres: A ia vlen 70 milionë euro, për një tjetër “rast si Koopmeiners” appeared first on Telegrafi.

Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali dhe Juventusi ndjekin nga afër situatën

12 June 2025 at 23:03

Viktor Gyokeres, sulmuesi suedez është një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar veror, pasi numrat e tij flasin, ku me 68 gola në 66 ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit, është kthyer në një nga sulmuesit kryesor evropian.

Por përtej statistikave mbresëlënëse, sulmuesi i Sportingut nuk është një personalitet i zakonshëm – shpesh përshkruhet si “temperament”. Këtë e dëshmon edhe përplasja e fundit me klubin portugez, që çoi në heqjen e çdo reference për Sportingun nga biografia e tij në Instagram.

Tensioni u ndez pasi presidenti i Sporting Lisbonës, Frederico Varandas, reagoi publikisht lidhur me të ardhmen e Gyokeres dhe pretendimet e agjentit të tij për një largim të mundshëm.

“Mund të garantoj se Gyokeres nuk do të largohet për 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse, sepse unë kurrë nuk kam dhënë një premtim të tillë. Sportingu nuk do të kërkojë automatikisht klauzolën e lirimit, por kushdo që më njeh, e di se kërcënimet, shantazhet apo fyerjet nuk funksionojnë me mua”.

“Ka pasur frikë nga pala e lojtarit se ne do të kërkojmë klauzolën 100 milionëshe vitin tjetër. Por jo, kjo nuk do të ndodhë. Asnjë lojtar 27-vjeçar nuk largohet nga Portugalia për 100 milionë euro. Ne e respektojmë dëshirën e Gyökeres për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe e kuptojmë plotësisht. Nuk do të kërkoj 100 milionë. Pikë”, deklaroi Varandas.

Aktualisht, çmimi i vendosur nga klubi portugez varion nga 60 milionë + 10 në formë bonusesh, deri në një vlerësim total që mund të arrijë 75–85 milionë euro, nëse nis një ankand real për kartonin e lojtarit.

Në këtë garë, klubet angleze, veçanërisht Arsenali, janë më të favorizuar ekonomikisht. Suedezi shihet si “plani B” nëse dështon operacioni për Seskon, tek anglezët.

Nga ana tjetër, Juventusi është më i kujdesshëm dhe i kushtëzuar nga disa faktorë. Klubi italian duhet të gjejë fillimisht një zgjidhje për Dusan Vlahovic, i cili rëndon në bilanc me rreth 40 milionë euro.

Vetëm pas një shitjeje të tillë, drejtori Comolli dhe stafi i tij do të kishin hapësirë ekonomike për të hyrë në garë serioze për Gyökeres.

Për momentin, Juve ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe po monitoron situatën nga afër. Megjithatë, çdo hap konkret do të varet nga zhvillimet me largimet. /Telegrafi/ 

The post Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali dhe Juventusi ndjekin nga afër situatën appeared first on Telegrafi.

Bëhet e qartë se kush do të jetë klubi i ardhshëm i Gyokeres

7 June 2025 at 09:24

Klubi i ardhshëm i Viktor Gyokeres duket se është bërë më i qartë, pasi një nga klubet e interesuara për të është tërhequr nga gara për firmën e tij.

Gyokeres është një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin botëror, pasi ka shënuar plot 97 gola në 102 ndeshje me Sporting Lisbonën.

Sulmuesi suedez duket se ka marrë dritën jeshile për t’u larguar nga Sporting gjatë verës dhe ka tërhequr interes të madh nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Arsenal është në kërkim të një sulmuesi të ri pas përfundimit të sezonit të tretë radhazi në vendin e dytë në Ligën Premier, por duket se ‘Topçinjtë’ nuk e konsiderojnë Gyokeres si objektivin e tyre kryesor.

Në fakt, sipas Fabrizio Romano, gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve janë duke avancuar në negociatat për sulmuesin 22-vjeçar të RB Leipzig, Benjamin Sesko, me “diskutime që janë në zhvillim dhe po ecin mirë” mes të gjitha palëve të përfshira.

Slloveni pritet prej kohësh të transferohet në një klub të madh dhe raportet thonë se çmimi i tij pritet të arrijë në 75 milionë eurosh këtë verë.

Ky zhvillim i fundit mund t’i hapë rrugën Manchester United për të siguruar shërbimet e Gyokeres, i cili është stërvitur nga Ruben Amorim te Sporting dhe është shndërruar në një sulmues të klasit botëror.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë nisur tashmë afatin kalimtar të verës me një marrëveshje prej 62.5 milionë eurosh për Matheus Cunha nga Wolves, ndërkohë që po shtyjnë gjithashtu për të firmosur me Bryan Mbeumo nga Brentford, në përpjekje për të transformuar sulmin e tyre.

Sipas The Mirror, Gyokeres ka ndryshuar mendje në lidhje me një transferim te United dhe është i gatshëm të ribashkohet me Amorimin, pavarësisht se klubi nuk arriti të sigurojë kualifikimin për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ai mund të jetë i disponueshëm për një shumë prej 60 milionë eurosh, më pak se klauzola e lirimit në kontratën e tij me Sportingun./Telegrafi/

The post Bëhet e qartë se kush do të jetë klubi i ardhshëm i Gyokeres appeared first on Telegrafi.

Momente pikëllimi për Angel di Marian: Humbi finalen në Kupën e Portugalisë dhe largohet nga Benfica me zhgënjim

25 May 2025 at 23:45

Këtë të diel, Angel Di Maria luajti ndeshjen e tij të fundit për Benficën .

Fatkeqësisht, lamtumira nuk ishte e lumtur — Benfica pësoi një humbje 3-1 ndaj Sportingut në finalen e Kupës së Portugalisë.

I mbushur me emocione, argjentinasi nuk mundi t’i mbante lotët në fushë pas fishkëllimës së fundit.

Di Maria pritet të largohet nga Evropa së shpejti, me zëra për një rikthim në Argjentinë ose një ribashkim me Lionel Messin te Inter Miami në MLS. /Telegrafi/

The post Momente pikëllimi për Angel di Marian: Humbi finalen në Kupën e Portugalisë dhe largohet nga Benfica me zhgënjim appeared first on Telegrafi.

Viktor Gyokeres do të luajë në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm

14 May 2025 at 13:39

Viktor Gyokeres është shumë pranë ndërrimit të futbollit portugez me atë anglez. Sulmuesi suedez, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Sporting Lisbon, po shfaqet si një lojtar i ri për Arsenalin, një nga klubet më të interesuara për të forcuar skuadrën e tyre sulmuese për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, bisedimet mes palëve janë shumë të avancuara dhe se klubi londinez do të ishte i gatshëm të paguante një shumë rreth 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Sulmuesi nordik ka qenë një nga sensacionet e kampionatit portugez, duke kombinuar fuqinë, lëvizshmërinë dhe aftësinë për të shënuar gola që ka ngjallur interesin e disa gjigantëve evropianë. Koha e tij në Lisbonë ishte e shkurtër, por jashtëzakonisht produktive, duke lënë një gjurmë që do të jetë e vështirë të krahasohet.

 

Viktor Gyökeres saldrá de Lisboa para poner rumbo a la capital de Inglaterrahttps://t.co/IeL8ST04Iq

— Fichajes.net (@fichajesnet) May 14, 2025

Mikel Arteta beson se lojtari suedez do të përshtatej në mënyrë të përkryer në stilin e tij të lojës dhe do të ofronte forcën shtesë që ata po kërkojnë në sulm.

Sporting, i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë ta mbajë atë përballë një oferte të tillë, ka filluar të studiojë zëvendësimet e mundshme për të mbuluar largimin eventual të sulmuesit të saj.

Klauzola e lirimit të lojtarit dhe presioni nga klubet e interesuara e vendosin klubin portugez në një pozicion ku fitimi është, në këtë pikë, përparësia kryesore.

Arsenali, nga ana e tij, po kërkon të përmirësojë cilësinë e skuadrës së tij përpara një sezoni që pritet të jetë sfidues si në Ligën Premier ashtu edhe në Evropë.

Ardhja e Gyokeres do të lejonte ndryshime të mëtejshme në frontin sulmues dhe do të lehtësonte barrën mbi lojtarët e tjerë kyç në ekip. Gjithçka tregon se nënshkrimi i tij do të finalizohet së shpejti, duke e bërë atë një nga lëvizjet më të përfolura të tregut të transferimeve të verës. /Telegrafi/

The post Viktor Gyokeres do të luajë në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj

9 April 2025 at 15:21

Klubi anglez, Arsenali ka finalizuar planet e tyre të transferimeve për verën e vitit 2025, ku përfshihen tri blerje dhe së paku tri largime.

Drejtuesit e klubit nga Emirates kanë bërë planin e tyre për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan të jenë edhe më konkurrues.

Sipas gazetës spanjolle Todofichajes, klubi nga Emirates planifikon të nënshkruajë me tre lojtarë të njohur.

Mesfushori Martin Zubimendi i Real Sociedad, sulmuesi anësor Nico Williams nga Athletic Bilbao dhe sulmuesin Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona janë tre objektivat kryesorë.

Topçinjtë janë gati të shpenzojnë 230 milionë euro për këto transferime, por për të financuar lëvizjet, Arsenalit do t’i duhet të shesë disa lojtarë.

Lista e lojtarëve që do të sakrifikohen për rinovimin e skuadrës përfshin mbrojtësit Kieran Tierney dhe Oleksandr Zinchenko, si dhe sulmuesin anësor Leandro Trossard. /Telegrafi/

The post Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj appeared first on Telegrafi.

Gjiganti i Ligës Premier ka interesim të fortë për Viktor Gyokeres

30 March 2025 at 21:29

Sipas gazetarit David Ornstein të The Athletic, Arsenali ka interes të fortë për sulmuesin e Sporting, Viktor Gyokeres, pasi ata po kërkojnë të nënshkruajnë me një sulmues të ri. 

Gyokeres pritet të largohet nga Sporting këtë verë, me shumë klube të interesuara pwr tw. 

Drejtori i ri sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, e ka admiruar Gyokeres prej kohësh dhe nënshkrimi i tij do të ishte shumë më i lehtë se Alexander Isak, objektivi i ëndrrave të Mikel Artetas. 

Një tjetër sulmues i përmendur në raport është Benjamin Sesko, por ka shumë kërkues edhe për sulmuesin e RB Leipzig. 

Gyokores ka regjistruar 85 gola dhe 26 asistime në 92 ndeshje për Sportingun, duke përfshirë 30 gola në 26 paraqitje në ligë këtë sezon. /Telegrafi/  

The post Gjiganti i Ligës Premier ka interesim të fortë për Viktor Gyokeres appeared first on Telegrafi.

Kërkohet nga e gjithë bota, Sportingu i cakton çmim të kapshëm Gyokeresit

25 March 2025 at 09:33

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres thuhet se do të lejohet të largohet këtë verë nga Sporting Lisbona për për çmim të caktuar.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Gyokeres do të lejohet të largohet nga Sportingu në verë për 60-70 milionë euro.

Klauzola e lirimit të sulmuesit suedez është 100 milionë euro, por ai arriti një marrëveshje verbale me klubin.

 

⤵✔ As exclusively revealed in October, Viktor #Gyökeres can leave Sporting for €60-70m in summer. As there’s a verbal agreement between Gyökeres and the club.

The current and clear trend: Gyökeres will not join Forest. 🇸🇪 https://t.co/AQghyu03Dj

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 24, 2025

Gyokeres do të ketë shumë kërkues gjatë verës, me Arsenalin, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur që thuhet se janë të interesuar.

Nottingham Forest është gjithashtu i interesuar për lojtarin suedez, por ky ekip nuk është ai që Gyokeres po mendon t’i bashkohet tani.

Lojtari ka qenë i lidhur gjithashtu me klube tjera të mëdha si Barcelona apo Real Madridi. /Telegrafi/

The post Kërkohet nga e gjithë bota, Sportingu i cakton çmim të kapshëm Gyokeresit appeared first on Telegrafi.

Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

7 February 2025 at 19:47

Viktor Gyokeres ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm mes raportimeve se Sporting Lisbona ka reduktuar çmimin e tij. 

Reprezentuesi suedez ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në planet këtë sezon dhe tashmë ka realizuar 34 gola në të gjitha garat. 

Ai ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Sportingut për shkak të një lëndimi në gju, por para kësaj, Gyokeres ka regjistruar të paktën një gol në secilën prej shtatë paraqitjeve të tij në të gjitha garat. 

26-vjeçari i cili nënshkroi për Sportingun nga Coventry City për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, ishte lidhur me një largim nga klubi portugez gjatë afatit kalimtar dimëror. 

Arsenal, Manchester United dhe Barcelona janë në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij, ani pse forma e tij aktuale dhe mosha mund të bëjnë që të ketë një ‘luftë ofertash’ për të gjatë verës. 

Gjatë muajit nëntor, The Athletic raportoi se Sporting me gjasë do ta shesë Gyokeres për një shifër prej 70 milionë eurosh, përkundër klauzolës së tij të lirimit që qëndron rreth 100 milionë euro. 

Cila do nga këto nga këto dy shuma që ofrohet, do ta bënin Gyokeres një shitje rekord të Sportingut, e cila momentalisht qëndron në 65 milionë euro të cilat i morën nga Unitedi në këmbim të Bruno Fernandes. 

United do të ishte në ‘pole position’ për të thyer këtë rekord, pasi Gyokeres besohet se ka vendosur që ‘Old Trafford’ do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. 

Sipas mediave angleze, ‘Djajtë e Kuq’ ishin të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare për suedezin gjatë janarit, por u tërhoqën kur mësuan se Sportingu po kërkon të paguhet klauzola e tij e plotë e lirimit./Telegrafi/

The post Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij appeared first on Telegrafi.

Ronaldo zbulon se si e vuri në siklet shënjestrën e Man United, Geovany Quendan

1 February 2025 at 16:38

Cristiano Ronaldo dha një pasqyrë të ndërveprimit të tij të parë me shënjestrën e Manchester United, Geovany Quenda, ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Portugalinë.

Thuhet se United është duke eksploruar një marrëveshje për të nënshkruar me Quendën, i cili punoi nën Ruben Amorim gjatë muajve të fundit të mbretërimit të tij katërvjeçar si trajner i Sportingut.

Në fakt, gazeta portugeze A BOLA raporton se skuadra e Ligës Premier tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar me anësorin 17-vjeçar, me një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë rreth 60 milionë euro.

Quenda, të cilit i dha debutimi me ekipin e parë nga Amorim në gusht 2024, vazhdoi të kalojë Cristiano Ronaldon dhe Simao duke u bërë golashënuesi më i ri i Sportingut në ligën e parë portugeze.

Adoleshenti gjithashtu iu bashkua Ronaldos në ndeshjet ndërkombëtare në shtator të vitit të kaluar, kur ai u thirr për ndeshjet e Ligës së Kombeve të Portugalisë kundër Skocisë dhe Kroacisë.

Këtu, Ronaldo foli për takimin e tij të parë me Quendën, i cili mesa duket ishte “turpëruar” teksa qëndronte pranë ish- sulmuesit të Manchester United dhe Real Madridit.

“Shumë prej tyre kanë turp të flasin me mua”, u tha Ronaldo gazetarëve. “Pak më parë po ngjitesha në dhomën time dhe pashë djalin e ri, 17 vjeç, Quendën, shkova tek ai dhe i thashë: ‘Atëherë, a je gati të luash?”, pashë që ishte në siklet.

“Nuk them që jam baba, por vëlla më i madh. Për disa mund të jetë baba dhe siç thashë edhe më parë, kam kaluar të njëjtën gjë si ata dhe kombëtarja është një familje. Ne po fokusohemi në Ligën e Kombeve, që është një kompeticion argëtues dhe që Portugalia dëshiron ta fitojë”.

Në të njëjtin pushim ndërkombëtar, Bernardo Silva i Portugalisë pranoi se Quenda mund të zinte vendin e tij në kombëtare. /Telegrafi/

The post Ronaldo zbulon se si e vuri në siklet shënjestrën e Man United, Geovany Quendan appeared first on Telegrafi.

Kompletohet shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve

31 January 2025 at 12:33

Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve, ku nuk mungojnë përballjet e forta dhe interesante.

Dueli më i fortë është padyshim ai mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, të cilët do të takohen për herë të katërt radhazi dhe pritet që në të dyja përballjet të ketë një spektakël të vërtetë.

Me fat mund të konsiderohet PSG-ja të cilët do të luajnë përballë Brestit teksa Bayern Munich që iu shmang Manchester Cityt, do ta ketë përballë Celticun.

Kujtojmë se faza e ‘play-off’-it në Ligën e Kampionëve pritet të fillojë me ndeshjet e para me datat 11-12 shkurt, teksa ato të kthimit një javë më vonë. 

Fituesit e ndeshjeve të ‘play-off’-it do të kualifikohen tutje në raundin e 1/16, aty ku tetë ekipet e para të fazës së ligës do të presin për t’u ballafaquar me to.

Këto janë përballjet të cilat do të zhvillohen në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve:

Brest vs Paris Saint-Germain

Monaco – Benfica

Juventus – PSV Eindhoven

Feyenoord – Milan

Manchester City – Real Madrid

Bayern Munich – Celtic

Club Brugge – Atalanta

Sporting Lisbona – Borussia Dortmund

Definido o play-off da Champions League. pic.twitter.com/c3mt2mTT4s

— B24 (@B24PT) January 31, 2025

/Telegrafi/

The post Kompletohet shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

❌
❌