Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ursula von der Leyen propozon taksa të reja për kompanitë e mëdha, në kuadër të buxhetit të ri 2 trilionë euro

By: Rovena
17 July 2025 at 09:17

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar taksa të reja për kompanitë e mëdha, produktet e duhanit dhe mbeturinat elektronike, si pjesë e një projekti buxheti prej 2 trilionë eurosh për periudhën 2028-2034.

Në një konferencë për shtyp, e cila u shty disa orë për shkak të negociatave intensive mbi shifrat, Von der Leyen tha se ky buxhet synon të përballojë sfidat e Europës dhe të forcojë pavarësinë e saj.

“Ky është një buxhet prej 2 trilionë eurosh për një epokë të re… që adreson sfidat e Europës dhe forcon pavarësinë tonë,” deklaroi ajo.

Propozimet parashikojnë një rritje pesëfish të fondeve të BE-së për mbrojtjen, trefishim të fondeve për migracionin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe dyfishim të buxhetit për kërkimin shkencor, ku 35% e tij do të jetë e dedikuar për klimën dhe biodiversitetin. Po ashtu, është planifikuar një fond prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën, të cilën Komisioneri për Buxhetin e BE-së, Piotr Serafin, e quajti “partnerin tonë më strategjik”.

Megjithatë, politikanët dhe organizatat mjedisore reaguan me zemërim, pasi duket se fondi i vetëm i dedikuar për mbrojtjen e natyrës në BE do të hiqet për të thjeshtuar buxhetin, duke reduktuar ndjeshëm numrin e programeve.

Rasmus Nordqvist, eurodeputet i partisë së Gjelbër daneze, e konsideroi këtë si një vendim “jo të përgjegjshëm dhe afatshkurtër” dhe paralajmëroi se kriza e biodiversitetit do të thellohet pa ndërhyrje.

Kritika pati edhe nga fermerët dhe Parlamenti Evropian për planin e bashkimit të politikave emblemë të BE-së, përfshirë politikën e përbashkët bujqësore dhe fondet rajonale, në një fonde të vetme me më pak programe të dedikuara.

Grupi bujqësor Copa-Cogeca organizoi një protestë të vogël por të zëshme para selisë së Komisionit Evropian, duke thënë se “thelbësisht po minohet dhe shkatërrohet politika bujqësore evropiane, në një ditë që mund të quhet E Mërkura e Zi në Bruksel”.

Zyrtarët e BE-së hodhën poshtë këto akuza, duke siguruar se pagesat direkte për fermerët, në vlerë prej 300 miliardë eurosh, do të mbeten të paprekura.

Në një shenjë të konflikteve të forta që priten, kryeministri hungarez Viktor Orbán — i cili pothuajse pengoi buxhetin e kaluar të BE-së, shprehu sërish kundërshtimin ndaj mbështetjes për Kievin: “Brukseli nuk duhet të braktisë fermerët evropianë për të financuar Ukrainën,” tha ai.

Von der Leyen theksoi se buxheti i saj do të lejojë që qeveritë kombëtare me buxhete të ngushta të mos duhet të paguajnë më shumë, duke prezantuar pesë masa të reja për të rritur të ardhurat e BE-së.

Ajo propozon të arkëtohen taksa nga sistemi evropian i tregtimit të emetimeve, taksa kufitare mbi karbonin, taksa për kompanitë me qarkullim mbi 100 milionë euro, si dhe tatime mbi duhanin dhe mbeturinat elektronike. BE-ja financohet tashmë pjesërisht nga të ardhurat nga taksat doganore.

Ministrat e financave nga vendet që kontribuojnë më shumë sesa marrin, shprehën shqetësim të menjëhershëm. Ministri holandez i financave, Eelco Heinen, tha se buxheti i propozuar është shumë i lartë, ndërsa Suedia deklaroi: “Problemet e BE-së nuk zgjidhen me një buxhet më të madh.”

Gjermania ka kërkuar që buxheti të mos rritet, ndërsa Franca po përballet me sfida të brendshme buxhetore që mund të destabilizojnë qeverinë.

Në kontrast, një grup eurodeputetësh nga qendra e djathtë, socialistët, liberalët dhe të gjelbrit u shprehën se planet nuk “sigurojnë fonde të mjaftueshme për prioritetet kritike, si konkurrueshmëria, kohezioni, bujqësia, mbrojtja, adaptimi ndaj klimës” dhe shpenzime të tjera ekonomike.

Shtimi i kompleksitetit vjen nga fakti që nga viti 2028 BE-ja duhet të nisë shlyerjen e huave të marra për fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh pas pandemisë. Komisioni ka vlerësuar më parë se janë të nevojshme 25-30 miliardë euro në vit për shlyerjen e këtyre borxheve, që është dyfish i buxhetit aktual për kërkimin.

Buxheti aktual shtatëvjeçar, pa përfshirë fondin e rimëkëmbjes, arrin në 1.2 trilionë euro, rreth 1% e madhësisë së ekonomisë evropiane.

Ky buxhet duhet të miratohet në mënyrë unanime nga 27 shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian./abcnews.al

BE-ja shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së

13 July 2025 at 19:20

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se tarifat hakmarrëse të BE-së mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.

Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Hakmarrja e BE-së, e cila do të kishte arritur në 21 miliardë euro mallra amerikane, u pezullua për herë të parë në mars. Kjo ndërprerje është zgjatur deri në fillim të gushtit”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp të dielën.

Ministrat e Tregtisë së BE-së pritet të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar se si të përgjigjen, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi Trump i shkroi një letër von der Leyen, duke njoftuar planet e tij për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e BE-së nga 1 gushti.

Ai paralajmëroi se nëse partneri tregtar do të hakmerrej me tarifat e veta të importit kundër SHBA-së, ai do të kundërpërgjigjej duke rritur tarifat mbi 30%.

Në një intervistë të regjistruar paraprakisht me Fox News, e cila u transmetua të shtunën në mbrëmje, Trump tha se disa vende ishin “shumë të shqetësuara tani”, por ai këmbënguli se tarifat nënkuptonin “qindra miliarda dollarë” që po “rrjedhin”.

Von der Leyen u tha gazetarëve të dielën: “Shtetet e Bashkuara na kanë dërguar një letër me masa që do të hyjnë në fuqi nëse nuk ka një zgjidhje të negociuar, kështu që ne do ta zgjasim pezullimin e kundërmasave tona deri në fillim të gushtit. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të përgatitemi për kundërmasat në mënyrë që të jemi plotësisht të përgatitur”.

Presidentja e Komisionit Evropian këmbënguli se BE-ja “gjithmonë ka qenë shumë e qartë se ne preferojmë një zgjidhje të negociuar”.

“Kjo mbetet kështu dhe ne do ta përdorim kohën që kemi tani deri më 1 gusht”, shtoi ajo.

Ministrat e Tregtisë së BE-së do të takohen të hënën në Bruksel, për të diskutuar se sa të fortë duhet të jetë një linjë që duhet të ndjekim me Uashingtonin.

Ministri i financave të Gjermanisë, Lars Klingbeil, tha të dielën se “negociatat serioze dhe të orientuara drejt zgjidhjes” me SHBA-në ishin ende të nevojshme, por shtoi se nëse ato dështojnë, BE-së do t’i duhen “kundërmasa vendimtare për të mbrojtur vendet e punës dhe bizneset në Evropë”.

“Dora jonë mbetet e shtrirë, por ne nuk do të pranojmë asgjë”, tha Klingbeil për gazetën e përditshme Sueddeutsche Zeitung.

Komentet e tij erdhën pas presidentit francez Emmanuel të shtunën i kërkoi Komisionit Evropian – i cili negocion në emër të të gjitha vendeve të BE-së – të “mbrojë me vendosmëri interesat evropiane”.

Që nga e shtuna, administrata Trump ka propozuar kushte tarifore për 24 vende dhe BE-në, e cila përbëhet nga 27 vende.

Më 12 prill, këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, vendosi një qëllim për të siguruar “90 marrëveshje në 90 ditë”.

Deri më tani, presidenti ka njoftuar skicat e dy pakteve të tilla me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin, ndërsa negociatat me të tjerët vazhdojnë. /Telegrafi/

 

The post BE-ja shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së appeared first on Telegrafi.

BE-ja njofton menjëherë përgjigjen ndaj tarifave të Trumpit

12 July 2025 at 17:47

Komisioni Evropian do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme, njoftoi presidentja Ursula von der Leyen pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai do të vendoste tarifa prej 30% për mallrat nga BE-ja.

“Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme.”

Trump njoftoi sot se duke filluar nga 1 gushti, tarifat prej 30% do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA, përcjell Telegrafi.

E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.

“Ne kemi diskutuar marrëdhënien tonë tregtare me Bashkimin Evropian për vite me radhë dhe kemi arritur në përfundimin se duhet të largohemi nga këto deficite tregtare të gjata, të mëdha dhe të vazhdueshme”, shkroi Trump në një letër drejtuar von der Leyen.

Presidentja e Komisionit theksoi se BE-ja vazhdimisht i ka dhënë përparësi një zgjidhjeje të dakorduar me SHBA-në, e cila pasqyron angazhimin për dialog, stabilitet dhe një partneritet konstruktiv transatlantik.

Sipas saj, tarifat prej 30% do të prishnin shumë zinxhirët e furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve, konsumatorëve dhe pacientëve në të dy anët e Atlantikut. /Telegrafi/

The post BE-ja njofton menjëherë përgjigjen ndaj tarifave të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Von der Leyen reagon ashpër pas tarifave të Trump: BE-ja gati për kundërmasa

By: Elva
12 July 2025 at 17:03

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një tarife 30% mbi produktet e eksportuara nga Bashkimi Evropian drejt SHBA-së, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë globale dhe furnizimet transatlantike. Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se […]

The post Von der Leyen reagon ashpër pas tarifave të Trump: BE-ja gati për kundërmasa appeared first on BoldNews.al.

Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit

By: Rovena
10 July 2025 at 12:41

Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë.

Mocioni përbëhej nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thënë praprakisht përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.

“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë, por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament.

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

10 July 2025 at 12:38

Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe vetë Komisionit dështoi të miratohej në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ursula von der Leyen dhe Komisioni Evropian i mbijetuan votës së mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 eurodeputetë që votuan në favor të mocionit të mosbesimit, 360 kundër dhe 18 abstenime.

Votat në favor ishin shumë më poshtë shumicës prej dy të tretash të të gjitha votave të hedhura të nevojshme që mocioni të jetë i suksesshëm.

Von der Leyen, e cila nuk ishte e pranishme gjatë votimit, është e sigurt për momentin, shkruan euronews.

Por votimi padyshim e ka dobësuar atë dhe ka lënë pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament.

Ndryshe, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve mori një premtim për buxhetin e ardhshëm afatgjatë në këmbim të mbështetjes së tyre, një premtim që do të vihet në provë javën e ardhshme kur propozimi i Komisionit duhet të publikohet.

Grupet e krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus shumë nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe disa delegacione nga e Majta, votuan në favor të mocionit. /Telegrafi/

The post Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit appeared first on Telegrafi.

Ratifikimi i marrëveshjes BE-Mercosur, pse disa vende anëtare po shfaqin rezistencë

By: Besnik
9 July 2025 at 08:23

Dy burime kanë konfirmuar se marrëveshja tregtare e arritur në dhjetor 2024 mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mercosur-it — Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai — është gati për ratifikim, por dërgimi i saj te shtetet anëtare në Këshillin e BE-së është pezulluar.

Teksti i marrëveshjes është shqyrtuar nga shërbimi ligjor i Komisionit Evropian dhe është përkthyer në 24 gjuhët zyrtare, që është e mjaftueshme për të vazhduar procesin e ratifikimit.

Marrëveshja duhej të dërgohej për ratifikim javën e kaluar, por Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendosi ta shtyjë këtë hap.

Sipas burimeve, vonesa mund të jetë për shkak të dëshirës për të mos ndërlikuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara ose për të pritur diskutimet me Presidentin francez, Emmanuel Macron. Tani pritet që marrëveshja t’u dorëzohet shteteve anëtare në javët e ardhshme.

Kjo marrëveshje synon krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis vendeve të Mercosur-it dhe Bashkimit Evropian, por po përballet me rezistencë të fortë nga disa vende anëtare, përfshirë Francën, Poloninë, Austrinë dhe Holandën. Raportohet se edhe Italia është e pavendosur.

Shqetësimet kryesore lidhen me sektorin bujqësor, i cili e sheh marrëveshjen si një rrezik për konkurrencë të padrejtë nga produktet e Amerikës Latine.

Presidenti francez Macron ka deklaruar pas samitit të BE-së më 27 qershor se kërkohet vendosja e mekanizmave mbrojtës për tregjet bujqësore evropiane, në mënyrë që të mbrohen nga ndërprerjet e mundshme të tregut si pasojë e marrëveshjes.

Komisioni Evropian ka mohuar vazhdimisht mundësinë e rihapjes së tekstin të marrëveshjes, por aftësia e Francës për të ndërtuar një pakicë bllokuese në Këshillin e BE-së mbetet e pasigurt.

Për të bllokuar ratifikimin kërkohen katër vende anëtare që përfaqësojnë së paku 35 për qind të popullsisë së BE-së.

Një ligjvënës evropian tha se marrëveshja tregtare e BE-së me Ukrainën mund të ndikojë qëndrimin e Polonisë, pasi ajo ka një kufi të drejtpërdrejtë me Ukrainën.

Marrëveshja BE-Ukrainë ka liberalizuar tregtinë me produktet bujqësore, dhe marrëveshja me Mercosur-in parashikon kuota dhe masa mbrojtëse për importet në BE, që mund të ndihmojnë fermerët polakë të përballojnë konkurrencën nga produktet ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ratifikimi i marrëveshjes BE-Mercosur, pse disa vende anëtare po shfaqin rezistencë appeared first on Euronews Albania.

Mocioni i mosbesimit, seanca më 10 korrik/ Von der Leyen: Gënjeshtra dhe mashtrime. Qëllimi? Të destabilizojnë BE-në

7 July 2025 at 18:45

Të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian.

Është hera e parë që nga viti 2014 që kreu i këtij Komisionit përballet me diçka të tillë. Mocioni u paraqit nga eurodeputeti rumun i krahut të djathtë, Gheorghe Piperea.

Ndërsa këtë të hënë, Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj para seancës plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Më një ton të vendosur dhe e qartë në kundërpërgjigjen e saj, von der Leyen, mbrojti reputacionin e saj kundër mocionit të mosbesimit. Ajo e  cilësoi këtë iniciativë si një “mashtrim të ekstremistëve”. Po ashtu hodhi sulme edhe ndaj eurodeputetit rumun Gheorghe Piperea, të cilin e akuzoi se po përpiqet që të destabilizojë institucionet europiane përmes pretendimeve të tij të rreme dhe teorive të konspiracionit.

/abcnews.al/

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

By: Elva
7 July 2025 at 18:47

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, doli sot në një seancë të tensionuar plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, për të mbrojtur mandatin e saj përpara votimit vendimtar të së enjtes mbi një mocion mosbesimi. Ky mocion u paraqit nga eurodeputeti rumun Gheorghe Piperea, anëtar i Grupit të Reformistëve dhe Konservatorëve Europianë (ECR), […]

The post Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen përballë parlamentit/ Votë mosbesimi, për herë të parë që prej vitit 2014

By: Rovena
2 July 2025 at 23:51

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian më 10 korrik.

Është hera e parë që nga viti 2014 që kreu i këtij Komisionit përballet me diçka të tillë

Mocioni u paraqit nga eurodeputeti rumun i krahut të djathtë, Gheorghe Piperea, në lidhje me mesazhet sekrete midis Von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit nga Bashkimi Europian.

Më 28 prill 2021, ndërsa marrëveshja ishte gati të finalizohej, gazeta The New York Times raportoi se Ursula von der Leyen e kishte negociuar personalisht marrëveshjen nëpërmjet një sërë mesazhesh dhe telefonatash.

Edhe pse disa anëtarë të Partisë Popullore Evropiane të Von der Leyen dhe krahut të djathtë tërhoqën mbështetjen e tyre për mocionin pas presionit nga partitë e tyre, ai siguroi 72 nënshkrimet e nevojshme për të ecur përpara.

Megjithatë ky veprim pritet të jetë simbolik, pasi shumica e grupeve politike kanë thënë tashmë se do të votojnë kundër. Megjithatë ky hap tregon pakënaqësitë në rritje kundër Von der Leyen në Bruksel pas një sërë lëvizjesh dhe skandalesh të diskutueshme.

Shefja e Komisionit do të paraqitet në një debat mbi veprimet e komitetit të hënën e ardhshme, tre ditë para votimit. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e grupeve të Parlamentit Evropian do të paraqesin pikëpamjet e tyre.

Në rast se propozimi votohet pro, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë, kjo do të çojë në dorëheqjen e të gjithë Komisionit dhe në procesin e gjatë të emërimit të 27 Komisionerëve të rinj Evropianë./abcnews.al

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

By: Rovena
26 June 2025 at 11:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest, pasi policia e ndaloi zhvillimin e saj.

Në një reagim në platformën X, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Komisioni Evropian duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në çështjet e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të bllokut, “ku nuk ka asnjë rol për të luajtur”.

Policia hungareze ndaloi javën e kaluar marshimin e caktuar për të shtunën nga komuniteti LGBTQ, duke u thirrur mbi një ligj të miratuar në mars, i cili thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës për tubim.

Megjithatë, kryetari liberal i Budapestit dhe organizatorët e aktivitetit deklaruan se marshimi do të zhvillohej pavarësisht ndalimit, pasi ai cilësohet si aktivitet komunal dhe nuk ka nevojë për leje nga autoritetet qendrore.

“U bëj thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar zhvillimin e Paradës së Krenarisë në Budapest pa frikë nga ndonjë sanksion penal apo administrativ ndaj organizatorëve apo pjesëmarrësve”, tha von der Leyen në një video të postuar në X të mërkurën në mbrëmje.

“Në Evropë, të marshosh për të drejtat e tua është liri themelore”, shtoi ajo.

I pyetur nëse policia mund ta shpërndajë me forcë marshimin të shtunën, Orban tha të enjten në Bruksel se Hungaria është “vend i civilizuar, nuk e lëndojmë njëri-tjetrin”.

Kritikët e shohin ndalimin e Paradës si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj lirive demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku nacionalisti Orban do të përballet me një kundërshtar të fortë opozitar.

Orban, që është në pushtet nga viti 2010, e paraqet veten si mbrojtës të vlerave familjare dhe në shkurt tha se organizatorët as nuk duhet të përpiqen të mbajnë Paradë Krenarie në Budapest këtë vit.

Të martën, ministri hungarez i Drejtësisë ia dërgoi një letër disa ambasadave të huaja, duke i njoftuar se Parada e Krenarisë është “tubim i ndaluar ligjërisht, organizimi dhe shpallja e të cilit përbën vepër penale të dënueshme me burg deri në një vit, sipas ligjit hungarez”.

Ministri Bence Tuzson e dërgoi letrën një ditë pasi diplomatët nga Britania, Franca, Gjermania dhe 30 vende të tjera shprehën mbështetje për komunitetin LGBTQ të Hungarisë dhe Paradën e Krenarisë në Budapest./REL

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Irani dhe fundi i multilateralizmit të vjetër

25 June 2025 at 14:01

Qershori i vitit 2025 do të mbahet mend si një pikë kthese, që shënon vdekjen e qasjes së vjetër shumëpalëshe ndaj qeverisjes globale. Institucionet ekzistuese, veçanërisht ato të ndërtuara mbi idenë e “Perëndimit” (si NATO-ja dhe G7), nuk kanë më rëndësi. Ndërsa Amerika sinjalizoi se mund të godiste objektet bërthamore iraniane, ajo nuk u shqetësua […]

The post Irani dhe fundi i multilateralizmit të vjetër appeared first on Reporter.al.

E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve

23 June 2025 at 17:23

Pritet një përplasje mes BE-së dhe dy anëtarëve më pro-rusë të bllokut, Hungarisë dhe Sllovakisë, në lidhje me raundin e ri të sanksioneve kundër Kremlinit, gjatë samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Bruksel, më 26-27 qershor. E shpallur më 10 qershor nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, paketa e propozuar […]

The post E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve appeared first on Reporter.al.

BE-ja e ndarë mbi të drejtën e Izraelit për të bombarduar Iranin

19 June 2025 at 11:32

Jo të gjitha vendet e BE-së besojnë se sulmi i Izraelit ndaj Iranit është i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, dhe dallimet do të jenë të dukshme kur ambasadorët të takohen në Bruksel sot përpara një samiti të krerëve të shteteve dhe qeverive që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Ndashmëritë mbi justifikimin e sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten e kaluar pritet të dalin në pah midis ambasadorëve në Bruksel sot, duke penguar përpjekjet e BE-së për të gjetur një përgjigje të përbashkët ndaj krizës, sipas burimeve me të cilat ka folur Euronews.

“Është padyshim një çështje që po diskutohet – në çfarë mase është e pranueshme kjo e drejtë e vetëmbrojtjes”, tha një burim, transmeton Telegrafi.

BE-ja lëshoi ​​një deklaratë të shtunën duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, të tregojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave të mëtejshëm që mund të çojnë në pasoja të rënda, siç është lëshimi i mundshëm radioaktiv”.

Burime pranë diskutimit thonë se një pjesë “e madhe” e diskutimeve midis shteteve anëtare ishte, nëse BE duhet të deklarojë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet” në kontekstin e sulmeve të tij kundër Iranit.

Rreth 15 shtete anëtare, përfshirë Austrinë, Çekinë, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë dhe Holandën, donin ta shtonin këtë rresht, por nuk u ra dakord unanimisht.

Disa vende të tjera menduan se nuk kishte prova të mjaftueshme që Izraeli ka të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar për të nisur ofensivën e tij kundër Iranit.

Sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së, një shtet mund të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje në rast të një sulmi të armatosur ose sulmi të afërt. Çdo veprim i nevojshëm duhet të jetë gjithashtu proporcional.

Nuk ka konsensus për sulmet që justifikohen përmes të drejtës së mbrojtjes.

Izraeli thotë se seria e tij e sulmeve është lëvizje parandaluese për të ndaluar Iranin të sigurojë armë bërthamore.

Çështja do të diskutohet nga ambasadorët në Bruksel të enjten dhe është një pikë e rendit të ditës për samitin e BE-së të krerëve të shteteve dhe qeverive të javës së ardhshme.

Draft-përfundimet për atë samit të parë nga Euronews, aktualisht nuk përmbajnë asnjë formulim në lidhje me qëndrimin e Këshillit të BE-së mbi konfliktin Izrael-Iran.

Ndërkohë, burime të BE-së i thanë Euronews se ishin “të befasuara” nga një cicërimë nga Presidentja e Komisionit që njoftonte mbështetje të nënkuptuar për sulmet e Izraelit kundër Teheranit.

Mesazhi nga Ursula von der Leyen shkoi më tej se deklarata e dakordësuar e Këshillit Evropian, i cili është krahu i BE-së me autoritetin për të kryer politikë të jashtme.

Ursula von der Leyen shkroi në Twitter: “Fola me presidentin Herzog në lidhje me situatën në rritje në Lindjen e Mesme. Unë përsërita të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij”.

“Nuk kishte konsensus për të thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, por Von der Leyen e tha gjithsesi”, tha një burim tjetër diplomatik.

“Ajo e pa gjuhën e dakordësuar dhe më pas bëri deklaratën e saj”, thanë ata.

“Ishte zhgënjyese për të qenë i sinqertë”, tha diplomatja.

“Presidentja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, qëndrimi i saj është marrë tashmë mjaft qartë nga deklarata e udhëheqësve të G7 mbi zhvillimet në rajon”, tha zëdhënësi i von der Leyen kur u pyet për ndryshimin midis deklaratës zyrtare të BE-së dhe asaj të presidentes së Komisionit. /Telegrafi/

 

The post BE-ja e ndarë mbi të drejtën e Izraelit për të bombarduar Iranin appeared first on Telegrafi.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, Leyen: Diplomacia, zgjidhja më e mirë për Iranin

By: Elva
16 June 2025 at 09:04

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se i ka përcjellë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mesazhin se diplomacia mbetet rruga më e mirë për çështjen iraniane, duke theksuar se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Në bisedën telefonike me Netanyahun, Von der Leyen theksoi se paqëndrueshmëria në rajon buron kryesisht nga Irani […]

The post “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, Leyen: Diplomacia, zgjidhja më e mirë për Iranin appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen thotë se BE diskuton sanksione të njëkohshme me SHBA-në ndaj Rusisë

4 June 2025 at 23:30

Gjermania nuk është e vetme në përpjekjet e saj për më shumë sanksione ndaj Rusisë, me Bashkimin Evropian më të gjerë që është gati të bashkëpunojë me SHBA-në për të vendosur sanksione të njëkohshme kundër Vladimir Putinit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha podkastit Berlin Playbook të Politico-s se “kemi diskutuar se si mund të zbatojmë sanksionet evropiane dhe amerikane në të njëjtën kohë nëse Putini nuk ulet në tryezën e negociatave”, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se BE po planifikon paketën e saj të 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke u përqendruar kryesisht në “sanksionimin e energjisë ruse dhe tharjen e burimeve të financimit të Rusisë”.

Sanksionet do të përfshijnë kufizime për kompanitë e lidhura me dy tubacionet e gazit Nord Stream, midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Paketa pritet gjithashtu të përfshijë një ulje të një limiti të çmimit të naftës. /Telegrafi/

 

The post Von der Leyen thotë se BE diskuton sanksione të njëkohshme me SHBA-në ndaj Rusisë appeared first on Telegrafi.

Për emigrantët e paligjshëm të gjithë po kopjojnë “modelin e Shqipërisë” të Melonit, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

By: V K
31 May 2025 at 14:01

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen, shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”.

Në praktikë, do të propozohen “rregulla të përbashkëta për kthimet” me “një urdhër të ri evropian për kthim dhe njohje të ndërsjellë të vendimeve të kthimit nga Shtetet Anëtare”.

Nuk do të jenë më vetëm shtetet individuale që i kthejnë emigrantët mbrapsht, por e gjithë Evropa. Një rregullore që është “më e qartë dhe më e thjeshtë”, që “parandalon arratisjet” e emigrantëve të paligjshëm dhe “lehtëson riatdhesimin e qytetarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e treta”.

“Ata që riatdhesohen me forcë”, shpjegoi Ursula, “do të ndalohen të hyjnë. Dhe ne do të jemi më të rreptë. Kur ka rreziqe sigurie, ne do të jemi të vendosur. Por gjithashtu do të sigurohemi që të veprojmë në përputhje të plotë me detyrimet tona sipas ligjit ndërkombëtar…”.

Ky rregull i ri nga BE i referohet marrëveshjes Itali-Shqipëri, një pakt që ka nisur të funksionojë, pavarësisht se gjykatat italiane kanë dhënë vendime kundër.

Por tashmë me ligjin e ri evropian, asnjë gjykatë nuk mund të dalë kundër. Edhe Anglia madje po e sheh këtë mundësi dhe po negocion me Kosovën për të ndërtuar qendra emigrantësh, si në Gjadër të Lezhës.

The post Për emigrantët e paligjshëm të gjithë po kopjojnë “modelin e Shqipërisë” të Melonit, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet appeared first on Albeu.com.

“Po përballemi me armiq të demokracisë, duhet të…”/ Leyen dhe Merz bëjnë thirrje për një rol të ri: Misioni ynë…

29 May 2025 at 16:52

Është folur sot për rëndësinë e vendosjes së një roli të ri për Evropën në sferën globale, nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kancelari Friedrich Merz.

“Një Evropë e pavarur – e di që ky mesazh është i çuditshëm për shumë njerëz. Por në thelb ka të bëjë me lirinë tonë“, tha znj Von der Leyen dhe paralajmëroi se “nuk duhet të kemi iluzionin se gjithçka do të jetë si më parë, se kjo nuk do të ndodhë thjesht, ndërsa bota po formësohet përsëri nga fuqitë imperialiste dhe luftërat imperialiste, nga fuqitë e mëdha që janë të gatshme të përdorin të gjitha mjetet, të drejta dhe të padrejta, për të fituar një avantazh”.

Presidentja e Komisionit foli për një “Evropë të pavarur dhe të lirë”, ndërsa kancelari gjerman theksoi se “Evropa duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të siguruar paqen e vet”.

“Evropa po përballet me armiq të vendosur të demokracisë”, theksoi Presidentja e Komisionit, duke përmendur luftën në Ukrainë si “shembullin më të habitshëm”.

Prandaj, nevoja për të investuar në sigurinë evropiane po bëhet gjithnjë e më urgjente, theksoi ajo, teksa foli për “një rend të ri ndërkombëtar” që do të shfaqet këtë dekadë.

“Ky rend i ri duhet të formësohet nga Evropa. Misioni ynë është pavarësia evropiane“, vazhdoi ajo dhe sqaroi se në të njëjtën kohë në sektorin ekonomik, Bashkimi Evropian dëshiron të rivendosë bashkëpunimin tregtar me SHBA-në në një bazë më të qëndrueshme.

Kancelari Merz, nga ana e tij, theksoi si një përparësi kyçe aftësinë e Evropës për t’u kujdesur për sigurinë e saj dhe për të siguruar paqen e saj, dhe siguroi se Gjermania do të bëjë gjithçka në këtë drejtim.

Ai e përshkroi Bashkimin Evropian si një “projekt paqeje” i cili ka pasur sukses brenda vendit, pas luftërave, por tani duhet të bëhet një projekt paqeje edhe jashtë vendit.

The post “Po përballemi me armiq të demokracisë, duhet të…”/ Leyen dhe Merz bëjnë thirrje për një rol të ri: Misioni ynë… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” (Charlemagne) për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Aachen të Gjermanisë.

Rama e cilësoi privilegj të ishte ndër të ftuarit e nderit në këtë ceremoni.

“Gjermani – Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjioz “Charlemagne Prize” për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

”Kryetarja e Komisionit Evropian po nderohet sepse ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e Evropës të bashkuar, elastike dhe të aftë për veprim”, thuhet në një deklaratë nga organi që jep çmimin.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në bashkinë e Aachen-it, një qytet i lashtë në kufirin me Belgjikën dhe Holandën dhe i lidhur me perandorin evropian të shekullit XVIII Karli i Madh.

Folësit përfshinë kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe mbretin Felipe VI të Spanjës.

Midis 700 të ftuarve të nderit ishin ish-laureatë, si ish-kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker.

Çmimi ”Karli i Madh” është dhënë nga qytetarët e Aachen-it për 75 vjet për shërbime ndaj Evropës dhe unitetit evropian.

Midis laureatëve janë shumë politikanë si ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, kancelarja gjermane, Angela Merkel ose ish-presidenti amerikan, Bill Clinton si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane dhe i ndjeri papa Françesku.

Në vitin 2023, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas u nderuan me këtë çmim.

Çmimi përbëhet nga një certifikatë dhe një medalje ari.

Çmimi mban emrin e Karlit të Madh, perandoria frankiste e të cilit shtrihej në pjesë të mëdha të Evropës në Mesjetën e hershme dhe për këtë arsye nganjëherë ai quhet edhe Ati i Evropës.

/a.f/r.e/

The post Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌