Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Denoncimi/ Drejtuesit e Portit Durrës rrisin pagat e tyre, punonjësit zero shpërblim për Vitin e Ri

By: Ardit
14 January 2025 at 12:37

Nga Boldnews.al Nën justifikimin se Porti Detar Durrës nuk ka mundësi financiare, administrata e një prej institucioneve me qarkullim më të lartë financiar në vend nuk përmbushi detyrimin për të paguar shpërblimet e fundvitit për punonjësit. Por, nga ana tjetër, drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës kanë miratuar rritjen e ndjeshme të pagave të tyre. Në […]

The post Denoncimi/ Drejtuesit e Portit Durrës rrisin pagat e tyre, punonjësit zero shpërblim për Vitin e Ri appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Manjola Nallbani rrëzohet në koncertin e Vitit të Ri, lëndon këmbën

3 January 2025 at 17:08

Manjolla Nallbani, këngëtarja e dashur shqiptare, është përballur me një situatë të papritur gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri. Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para qindra mysafirëve të pranishëm në një hotel luksoz. Incidenti ka prekur edhe një fëmijë që ndodhej pranë saj në […]

The post VIDEO/ Manjola Nallbani rrëzohet në koncertin e Vitit të Ri, lëndon këmbën appeared first on BoldNews.al.

Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare

2 January 2025 at 19:09

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar kryeqytetin shqiptar në një pikë referimi globale për festimet e fundvitit.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka përzgjedhur një fotografi të shkrepur gjatë kësaj nate si një nga imazhet më përfaqësuese, duke ilustruar bukurinë dhe emocionet që përfshinë qytetin. Kjo përzgjedhje e vendos Tiranën në fokusin e botës, duke promovuar një imazh pozitiv dhe dinamik të kryeqytetit shqiptar.

Ndërkohë, gazeta prestigjioze Bild e ka përdorur po të njëjtën fotografi për të ilustruar mënyrën unike se si qytete të ndryshme të botës mirëpritën Vitin e Ri. Postimi i tyre në Instagram ka gjeneruar mbi 80,000 pëlqime, një sukses që reflekton interesin dhe vlerësimin e audiencës globale për momentet e festës në Tiranë.

The post Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri

By: user 4
2 January 2025 at 15:22

Jetmir Pepaj është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet gjatë festimeve për natën e ndërrimit të viteve.

Pepaj është identifikuar nga policia, e cila ka njoftuar se ka nisur punën për arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.

Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe prishje të qetësisë publike pas incidentit të ndodhur në ambientet e klubit “Cinco Cavalli”.

Po ashtu Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi blogeren Klea Prenga sipas vetë kësaj të fundit.

Asokohe, Prenga ka publikuar pamjet tronditëse në Instagramin e saj, ku duket se njërën faqe e ka tërësisht të çarë, ndërsa trupi i saj është i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë është aluduar gjerësisht se arsyeja e këtij incidenti duket se lidhet me një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Jetmir Pepajt.

The post Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri appeared first on Lapsi.al.

Përgjaket viti i ri në Ukrainë, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet ruse

By: user7
2 January 2025 at 08:36

Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkurës. Gjatë sulmit u vranë dy njerëz dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë. Sulmi gjithashtu dëmtoi ndërtesa në dy rrethe, thanë autoritetet.

Shpërthime pati edhe më 1 janar, ndërsa forcat ajrore të Ukrainës paralajmëruan me sirena për sulmr me dronë. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore po zmbrapste një sulm armik.

Dy kate të një ndërtese banimi në zonën qendrore të Kievit janë dëmtuar pjesërisht nga sulmi, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencës.

Banka Kombëtare e Ukrainës tha përmes një deklarate se një nga ndërtesat e saj ishte dëmtuar nga pjesë të një droni të rrëzuar. Ato dëmtuan gjithashtu një ndërtesë tjetër që nuk është për banim në një lagje tjetër.

“Edhe në natën e Vitit të Ri, Rusia ishte e angazhuar në përpjekjet për të dëmtuar Ukrainën”, tha Presidenti Zelensky përmes një postimit në mediat sociale në përgjigje të sulmit rus.

The post Përgjaket viti i ri në Ukrainë, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet ruse appeared first on Lapsi.al.

“Shëndet të mirë fizik dhe shpirtëror”, Eneda Tarifa, Maya dhe Armaldo Kllogjeri urojnë shqiptarët për Vitin e Ri 2025

By: lia rda
1 January 2025 at 22:56

Artistët e njohur, Eneda Tarifa, Maya dhe Armaldo Kllogjeri kanë uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2025.

Të ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, ata kanë bërë secili një urim personal, duke theksuar shëndetin fizik dhe shpirtëror.

Maya i ka kërkuar shqiptarëve të jenë më të pasur në shpirt.

Tarifa: “Të dashur krijuesë, këngëtërë dhe ju muzikantë, mos harroni nga çfarë muzike e bukur kemi ardhur, nga ajo e Parashqevi Simakut, Irma Libohovës, e gjithë brezit të mirë të këngës shqiptare. Ky është urimi im”.

Maya: “Unë gjithmonë e filloj nga shëndeti. Shëndet, shëndet, shëndet! Shëndeti është dhe ai pastaj shpirtëror dhe mendor. Edhe do i uroja të gjithë shqiptarët të kenë shëndet të mirë fizik dhe shpirtëror. Largohuni nga rrjetet sociale, nga jeta virtuale, është e gjitha 90% gënjeshtër, shkoni te jeta reale dhe jo virtuale. Ju lutem jeni më të pasur në shpirt”.

Kllogjeri: “Urimi im për 2025 nuk mendoj se do jetë si zakonisht si ato urimet, siç tha Maya, shëndeti me të mira, para sa më shumë… Urimi im duhet të jetë ky, për çdo qeveri që do të vijë në Shqipëri, shqiptarët do duhet t’i kërkojnë llogari për çdo gjë, që ata abuzojnë me votën e shqiptarëve”./abcnews.al

Saranda pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh – VIDEO

1 January 2025 at 16:51

Saranda pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh   Saranda i dha lamtumirën vitit 2024 dhe mirëpriti vitin 2025 me një atmosferë të veçantë festive, duke mbledhur qytetarë dhe vizitorë nga të gjitha anët. Shëtitorja dhe zona pranë bregdetit u kthyen në epiqendrën e festimeve, të zbukuruara me drita shumëngjyrëshe dhe dekore festive.     Kulmi […]

The post Saranda pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Viti i Ri nis me incidente në Elbasan, një fëmijë dëmtohet në sy nga një kapsollë

1 January 2025 at 16:03

Viti i Ri nuk ka kaluar pa incidente në Elbasan. Një fëmijë është dëmtuar rëndë në sy nga një kapsollë.

I mituri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit ku pas ekzaminimeve të para rezulton se ka dëmtuar rëndë kanalin e lotit.

Për mjekim të specializuar u transferua në Tiranë.
Jo më larg se një ditë më parë Shefi i Urgjencës në Elbasan u bëri thirrje prindërve të tregohen vigjilent me fëmijët në momentin e plasjes së mjeteve piroteknike.

The post Viti i Ri nis me incidente në Elbasan, një fëmijë dëmtohet në sy nga një kapsollë appeared first on Sot News | Lajme.

Viti i Ri 2025, atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh në çdo qytet

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Nata e ndërrimit të viteve është pritur në të gjitha qytetet e vendit me një atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh.

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 duke shënuar kështu mbërritjen në Shqipëri të Vitit të Ri 2025, qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve.

Në Tiranë, qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri 2025, në sheshin Skënderbej ku i pranishëm ishte edhe krytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përveç koncertit ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë, Bashkia e Tiranës kishte organizuar hedhjen e fishekzjarreve, të cilat ndriçuan qiellin e kryeqytetit.

Edhe në Lezhë, në Parkun përballë vendvarrimit të Skënderbeut, qytetarët pritën vitin 2025 nën tingujt e muzikës dhe me spektaklin magjepsës të fishekzjarreve, që kishte organizuar Bashkia Lezhë.

Ndërsa në Korçë, nata e ndërrimit të viteve nis në orën 00:00 me një spektakël fishekzjarresh tek Sheshi para Katadrales, për të vijuar me muzikë në paraditet e datave 1 dhe 2 janar, tek sheshi i Pazarit të Vjetër, me DJ më të mirë dhe me FanFara Band pasditen e datës 1 janar.

Nata e ndërrimit të viteve e gjeti Beratin plot gjallëri të banorëve të cilët kishin dalë në qendër për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve të organizuar nga bashkia e qytetit.

Edhe qyteti jugor i Sarandës ka lënë një spektakël fishekzjarresh në mesnatën e 31 dhjetorit, me rastin e ndërrimit të viteve.

Viti 2025 është pritur nga qytetarët që kishin mbushur sheshin e qytetit, teksa rrugët dhe sheshet ndriçonin nga zburimet me drita të Vitit të Ri.

Bashkia Sarandë, nda u në rrjete sociale pamje të dritave dhe spektaklit të fishekzjarrve që vezullonin dhe pasqyronin edhe në detin pranë, duke i dhënë një panoramë gati piktoreske.

Në Lushnje, Qytetarët sfiduan temperaturat e ulëta duke iu bashkuar festës dhe ceremonisë së hedhjes së fishekzjarreve nga institucioni lokal.

Një atmosferë festive mbizotëroi edhe në Gjirokastër mesnatën e ndërrimit të viteve.

Bashkia ndoqi traditën e përvitshme të hedhjes së fishekzjarreve që ndezi atmosferën festive të ardhjes së vitit të ri.

Ndërrimi i viteve në Kukës u prit me atmosferë festive si kudo.

Elbasani mirëprit gjithashtu Vitin e Ri 2025 para se të binte mesnata dhe të ndërroheshin vitet.

Me qindra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor në Elbasan, duke shikuar spektaklin e fishekzjarreve të hedhura nga Bashkia.Qyteti u ndez nga zhurma dhe ngjyrat e fishekzjarreve, teksa atmosfera festive ka qenë e veçantë.

Edhe Vlora priti ndërrimin e viteve si zakonisht, me festime në shesh, koncert dhe hedhje fishekzjarresh.

Në qytetin e Shkodrës, Bashkia ndezi festën e ndërrimit të viteve me koncerte dhe fishekzjarre.

Qindra qytetarë të pranishëm në sheshin e qytetit dhe mes tyre vetë kryebashkiaku Benet Beci. Atmosfera festive u shoqërua nga hedhja e fishekzjarreve gjithandej dhe më pas nga koncerti festiv i organizuar me këtë rast.

Ndërsa qyteti i Durrësit ndezi në mbrëmjen e 31 dhjetorit në orën 00:00 atmosferën e festës së hedhjes së fishekzjarrëve në mes të sheshit, ku ndriçonin edhe pemët e Vitit të Ri.

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të shijuar magjinë e fishekzjarrëve. Qielli i Durrësit ndriçoi nga ky spektakël, duke bërë edhe mirazhe dritash në det.

/a.f/

The post Viti i Ri 2025, atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh në çdo qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzimi me alkoolin/ Elbasan, shënohen disa raste për mjekim në urgjencën e spitalit

By: Re Nato
1 January 2025 at 12:22

Elbasani pati një atmosferë festrive për ndërrimin e viteve, mirëpo u shënuan dhe disa incidente.

Një fëmijë është goditur te pjesa e syrit nga një fishekzjarr, dhe është dërguar për mjekim te Spitali i Traumës në Tiranë.

Ndërkaq, ka pasur edhe abuzime me alkoolin nga qytetarë.

“Sa i takon situatave me incidentet, një rast është shënuar i rëndë, një fëmijë është goditur nga fishekzjarre në pjesën e syrit. Është dërguar paraditen e sotme në spitalin e Traumës. Nuk ka pasur incidente të tjera. Ka pasur disa raste të abuzimit të qytetarëve me alkoolin”, raportoi ndër të tjera, agzetarja e ABC News, Edisona Skënderi.

Fluks në urgjencën e Durrësit/ Mbi 260 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore

By: Re Nato
1 January 2025 at 12:18

Pas festimeve, nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe ushqimeve, janë regjistruar edhe raste të qytetarëve të cilët janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Vetëm në spitalin e Durrësit mbi 260 persona kanë marrë ndihmë në 24 orët e fundit.

“Qyteti i Durrësit ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë paraqitur në urgjencë, 265 persona të cilët kanë kërkuar asistencën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Ndërrimi i viteve kaloi qetë/ Drejtori i Policisë Tiranë: Dy të lënduar lehtë

By: Re Nato
1 January 2025 at 12:14

Festa për natën e ndërrimit të viteve në Tiranë kaloi e qetë, megjithëse nuk munguan incidentet.

Drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi tha se dy persona mbetën të lënduar lehtë për shkak të djegies nga fishekzjarret.

Kreu i policisë së Tiranës, apeloi qytetarët të jenë të kujdesshëm, të shmangin përdorimin e automjeteve nëse kanë konsumuar lënë alkoolike.

“Janë dy raste të lehta. Kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali. Iu bëjmë thirrje drejtuesve, të shmangin përdorimin e automjetit nën përdorimin e alkoolit”, theksoi ai./abcnews.al

Dita e parë e vitit/ Atmosfera në kryeqytet një ditë pas festimeve

By: Re Nato
1 January 2025 at 12:11

Tirana është ende në festë për ndërrimin e viteve.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur që ditën e parë të 2025, ta kalojnë në sheshin “Skënderbej’ me të afërmit e tyre.

“Sa i takon festës, këtë janar, qyteti është zgjuar i qetë. Në sheshin “Skënderbej” është mbushur me qytetarë, të cilët kanë zgjedhur të pinë kafen e mëngjesit. festa vijon. Janë të gjitha gruposhat që kanë zgjedhur të festojnë edhe ditën e parë të këtij viti. Të shumta janë edhe familjet që zgjedhin të bëjnë foto pranë pemës së vitit të ri. Vihet re që ka edhe shumë të huaj, që natën e ndërrimit të vitve ta kalojnë në vendin tonë, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku./abcnews.al

Festime madhështore në Tiranë/ “Troket” 2025, viti i ri me spektakël fishekzjarresh

By: Re Nato
1 January 2025 at 12:03

Me këtë spektakël fishekzjarresh Tirana mirëpriti vitin e ri 2025.

Qielli i Tiranës u ndriçua nga dritat shumëngjurëshe. Nisi kështu një vit te ri.

“Tirana u kthye serish ne kryeqenndren  e festimeve. Mes urimeve dhe shoqerinë e me te dashurve te tyre qytetarë e pritën vitin e ri në zemer  te kryeqytetit.”

Urimet shkojnë për më shumë mbarësi, begati dhe shëndet.

Shqiptarë të Kosovës, dhe trevave shqipfolëse zgjodhën gjithahstu Tiranën për të pritur vitin 2025.

Viti i ri gjeti në Tiranë edhe shumë të huaj.

Mbrëmja festive nisi në orën 22:00 me koncertin që ndezi atmosferën. Në skenë u ngjitën këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj përshëndeti qytetarët që kaluan ndërrimin e viteve në qendër të Tiranës, ndërsa shyprehu mirënjohjen për të gjithë ata që në këto momente festive shërbejnë në krye të detyrës./abcnews.al

FOTO/ Nga Australia, në New York e Brazil, si u prit Viti i Ri në Botë

By: xhir jeta
1 January 2025 at 11:48

Si rëndom, fishekzjarrët, tubimet publike, koncertet dhe fytyrat e gëzuara, nuk kanë munguar as fotografitë e këtij Viti të Ri. Nëse në Rusi, banorëve në zona të thella u janë ngrirë edhe qerpikët nga i ftohti, në Brazil, banorët e kanë pritur vitin 2025 në plazh me nga një pije në dorë. Koncerti i Nju Jorkut në sheshin Times vazhdon të jetë ndër më të popullarizuarit në botë, ndërsa fishekzjarrët e organizuar në Londër janë ndër më të bukurit në Evropë.

Australia është ndër vendet e para që pret Vitin e Ri, për shkak të dallimeve në zonën kohore.  
1Australia është ndër vendet e para që pret Vitin e Ri, për shkak të dallimeve në zonën kohore.
Pamje nga sheshi kryesor i Nju Jorkut.
2Pamje nga sheshi kryesor i Nju Jorkut.
Aty tradicionalisht mbahen koncerte për ndërrimin e moteve dhe miliona banorë mblidhen për të festuar bashkë.
3Aty tradicionalisht mbahen koncerte për ndërrimin e moteve dhe miliona banorë mblidhen për të festuar bashkë.
Tjetër pamje nga Nju Jorku.
4Tjetër pamje nga Nju Jorku.
Këtu e shohim Londrën, të magjishme për festën e Vitit të Ri.
5Këtu e shohim Londrën, të magjishme për festën e Vitit të Ri.
Qindra mijëra njerëz të mbledhur edhe në sheshin e Parisit. Ata i kanë sytë te pamja në fotografinë pasuese...
6Qindra mijëra njerëz të mbledhur edhe në sheshin e Parisit. Ata i kanë sytë te pamja në fotografinë pasuese…
... në pritje të shpërthimit të fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit.  
7… në pritje të shpërthimit të fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit.
Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”.  
8Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”.
Protestë e pak festë ka pasur edhe nëpër rrugët e Tbilisit në Gjeorgji. Edhe atje banorët janë duke protestuar qysh prej fundit të nëntorit, meqë kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së vendit, e cila ka marrë vendim për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
9Protestë e pak festë ka pasur edhe nëpër rrugët e Tbilisit në Gjeorgji. Edhe atje banorët janë duke protestuar qysh prej fundit të nëntorit, meqë kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së vendit, e cila ka marrë vendim për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo fotografi është nga Damasku i Sirisë. Sirianët kanë thënë se kanë shumë për të festuar këtë herë. Pas disa dekadave, më 2024 është rrëzuar regjimi i liderit autoritar, Bashar al-Assad, dhe sirianët kanë thënë se më në fund po marrin frymë lirshëm. Ata kanë pritje të mëdha nga rebelët që janë ngjitur në pushtet, ndonëse ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë trazicioni mund të jetë e kushtueshme për të gjithë.  
10Kjo fotografi është nga Damasku i Sirisë. Sirianët kanë thënë se kanë shumë për të festuar këtë herë. Pas disa dekadave, më 2024 është rrëzuar regjimi i liderit autoritar, Bashar al-Assad, dhe sirianët kanë thënë se më në fund po marrin frymë lirshëm. Ata kanë pritje të mëdha nga rebelët që janë ngjitur në pushtet, ndonëse ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë trazicioni mund të jetë e kushtueshme për të gjithë.
Fotografi nga Tokio. Urimi për Vitin e Ri shihet përmes projektorit që reflekton në ndërtesën e Qeverisë.
11Fotografi nga Tokio. Urimi për Vitin e Ri shihet përmes projektorit që reflekton në ndërtesën e Qeverisë.
Viti i Ri mund të pritet edhe kështu – nëse jetoni në Brazil. Kushtet atmosferike mundësojnë edhe detin edhe festën e ndërrimit të moteve në të njëjtën kohë.
12Viti i Ri mund të pritet edhe kështu – nëse jetoni në Brazil. Kushtet atmosferike mundësojnë edhe detin edhe festën e ndërrimit të moteve në të njëjtën kohë.
Ndërsa ky është Bangkoku i Tajlandës. Turistët shihen me anije shumëngjyrëshe duke shijuar këtë pamje panoramike të vendit.
13Ndërsa ky është Bangkoku i Tajlandës. Turistët shihen me anije shumëngjyrëshe duke shijuar këtë pamje panoramike të vendit.
Ja ekstremi i fotografive të mësipërme. Në Jakutsk të Rusisë temperatura ka shkuar në - 52 gradë. Kjo nuk i ka ndalur banorët e zonës të festojnë në ambient të jashtëm. Rezultatin po e shihni vetë.  
14Ja ekstremi i fotografive të mësipërme. Në Jakutsk të Rusisë temperatura ka shkuar në – 52 gradë. Kjo nuk i ka ndalur banorët e zonës të festojnë në ambient të jashtëm. Rezultatin po e shihni vetë./rel

Mesazhe për paqe dhe paralajmërim për luftë/ Mesazhet e liderëve botërorë

By: user7
1 January 2025 at 12:23

Udhëheqësit nga e gjithë bota e kanë çuar vitin 2025 me mesazhe për qytetarët e tyre. Udhëheqës nga vende të ndryshme lëshuan mesazhe të Vitit të Ri, duke u bërë thirrje njerëzve të punojnë së bashku, të ruajnë paqen dhe të kërkojnë bashkim në vitin 2025.

Ja një vështrim i shpejtë në atë që kanë thënë disa liderë botërorë:

Presidenti i Kinës Xi Jinping: Xi përdori fjalimin e tij drejtuar kombit për të lëshuar një paralajmërim për forcat pro-pavarësisë në Tajvanin e vetëqeverisur, duke thënë se askush nuk mund ta ndalojë “ribashkimin” e Kinës me ishullin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin: Udhëheqësi i Kremlinit bëri homazhe për ushtarët që luftojnë luftën në Ukrainë dhe u tha rusëve “gjithçka do të jetë mirë” në vitin 2025. Putin nuk bëri komente specifike për mundësinë e përfundimit të luftës

Kryeministri i Indisë Narendra Modi: Në një mesazh në X, Modi shkroi: “Ky vit u sjellë të gjithëve mundësi të reja, sukses dhe gëzim të pafund. Të gjithë qofshin të bekuar me shëndet dhe prosperitet të mrekullueshëm”

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky: Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, presidenti i vendit falënderoi qytetarët e saj që dëshmuan se “asnjë raketë lundrimi nuk mund të mposhtë një komb që ka krahë”. Zelensky tha se nuk kishte dyshim se presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump mund të arrinte paqen

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa: Lufta në Gaza u trajtua në mesazhin e Vitit të Ri të Ramaphosa-s, ku ai bëri thirrje për përfundimin e armiqësive dhe lirimin e pengjeve izraelitë. Ai tha se Afrika e Jugut është e përqendruar në “unitetin dhe zhvillimin” pasi mezi pret të presë samitin e G20 në 2025

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer: Udhëheqësi laburist u zotua të rindërtojë Britaninë dhe tha se qeveria do të prezantojë një plan për të siguruar që njerëzit të kenë “më shumë para në xhepin tuaj” në 2025

Presidenti i Francës Emannuel Macron: Pas një viti të trazuar, Macron pranoi se vendimi i tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme në qershor kishte krijuar më shumë destabilitet politik. Ai gjithashtu adresoi konfliktet në të gjithë globin dhe tha se Evropa nuk mund t’ia delegojë sigurinë e saj fuqive të tjera.

The post Mesazhe për paqe dhe paralajmërim për luftë/ Mesazhet e liderëve botërorë appeared first on Lapsi.al.

Bestytnitë e Vitit të Ri: Çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

By: gaze tare
1 January 2025 at 11:11

Data 1 janar është dita e parë e një kapitulli të ri dhe për shumë njerëz, një shans për një fillim të mbarë. Në kulturën shqiptare dhe më gjerë, ekzistojnë disa bestytni që lidhen me këtë ditë, të cilat supozohet se sjellin fat, shëndet dhe pasuri për të gjithë vitin.

Më poshtë janë disa nga bestytnitë dhe zakonet më të njohura që lidhen me datën 1 janar:

1. Mos Punoni Ditën e Parë të Vitit

Besimi thotë se si ta kaloni ditën e parë të vitit, ashtu do t’ju shkojë e gjithë java, muaji apo viti. Për këtë arsye, është mirë të shmangni punën e rëndë më 1 janar, duke e kaluar ditën në harmoni dhe pushim.

2. Mos Jepni Borxh

Në disa zona besohet se nuk duhet të jepni para hua ose borxh ditën e parë të vitit, pasi kjo mund të simbolizojë humbje financiare gjatë gjithë vitit. Po ashtu, mirë është të mos kërkoni borxh nga të tjerët.

3. Vizitorët e Parë në Shtëpi

Sipas traditave, personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj më 1 janar është i rëndësishëm. Nëse ky vizitor është një person i dashur dhe pozitiv, besohet se ai sjell fat për të gjithë vitin. Në disa raste, konsiderohet fat i mirë nëse vizitori i parë është një burrë.

4. Mos Pastroni Shtëpinë

Një tjetër bestytni e njohur është që më 1 janar të shmangni pastrimin e shtëpisë, përfshirë fshirjen ose hedhjen e plehrave. Besohet se kjo veprimtari “largon fatin” dhe energjitë e mira nga shtëpia.

5. Hani Ushqime që Simbolizojnë Bollëkun

Në disa kultura, përfshirë edhe Shqipërinë, ekziston besimi se ngrënia e ushqimeve të caktuara më 1 janar sjell bollëk dhe mbarësi. Për shembull:
• Rrushi: Simbolizon bollëk dhe shëndet.
• Shega: Lidhet me pasurinë dhe fatin e mirë.
• Pjata me mish: Një tavolinë e pasur mëngjesi simbolizon begatinë financiare.

6. Veshja e Re

Shumë njerëz zgjedhin të veshin rroba të reja më 1 janar, duke besuar se kjo sjell një ndjenjë rinovimi dhe energji pozitive për vitin e ri.

7. Mos krijoni zënka ditën e parë

Një bestytni tjetër sugjeron se grindjet apo debatet më 1 janar mund të sjellin konflikte gjatë gjithë vitit. Është mirë ta kaloni ditën me qetësi dhe dashuri pranë të dashurve tuaj.

8. Monedha në Xhep

Dita e parë e vitit nuk duhet të gjejë askënd me xhepat bosh. Besohet se mbajtja e një monedhe ose shume të vogël parash në xhep simbolizon pasuri gjatë vitit.

9. Festoni me Ushqim të Bollshëm

Edhe nëse e kaloni ditën në qetësi, tryeza e 1 janarit duhet të jetë e pasur. Një tavolinë e bollshme në këtë ditë simbolizon një vit plot mirëqenie.

10. Mos Qani Ditën e Parë

Sipas besimeve, lotët e derdhur më 1 janar mund të sjellin trishtim gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, njerëzit përpiqen të shmangin emocionet negative dhe të fokusohen në gëzim.

The post Bestytnitë e Vitit të Ri: Çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë appeared first on iconstyle.al.

Kosovë – Mbi 20 raste me lëndime nga mjetet piroteknike

1 January 2025 at 10:30

PRISHTINË, 1 janar /ATSH/ Mbi 20 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike.

Shefi i Emergjencës, Agron Çitaku bën të ditur se këto raste janë të moshës mesatare, ndërkaq dy prej tyre janë të moshës më të madhe.

“Për momentin deri më tani kemi 24 të njoftuar, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni, është duke u punuar në sallë ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët janë kryesisht janë në ekstremitete”, deklaroi ai.

Para gazetarëve, ai foli edhe për gjendjen e një të lënduari nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren. Sipas tij, gjendja e tij është e rëndë.

“Gjendje shumë, shumë e rëndë. Është në pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka… ai fatkeqësisht gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë ndalur shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren…. Lëndimet e tij janë praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, te kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Mbi 20 raste me lëndime nga mjetet piroteknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festimet për natën e ndërrimit të viteve/ 19 të lënduar nga përdorimi i fishekzjarreve dhe lëndëve piroteknike

By: Re Nato
1 January 2025 at 10:27

Në rang vendi janë shënuar 19 incidente me fishekzjarre dhe lëndë piroteknike.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lënë spitalet.

Tirana është qyteti ku pati më shumë incidente, ku 14 persona mbetën të lënduar.

Në Durrës pati 4 incidente, ndërsa në Shkodër vetëm një./abcnews.al

Festimet për Vitin e Ri/ Gjermani, katër viktima nga fishekzjarret

By: Re Nato
1 January 2025 at 10:26

Katër persona vdiqën në mbarë vendin mes festimeve në rrugët e Gjermanisë të mbushura me fishekzjarre në natën e Vitit të Ri.

Fishekzjarret ishin gjithashtu shkaku i supozuar i një zjarri të madh magazine.

festimet e zhurmshme të Vitit të Ri në Gjermani çuan në një natë tipike të ngarkuar për shërbimet e urgjencës gjatë natës dhe deri në orët e para të së mërkurës.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse anembanë vendit raportuan të paktën katër lëndime fatale mëngjesin e ardhshëm, të lidhur me sa duket me shpërthime.

Në disa qytete, shërbimet e urgjencës u goditën nga mjete piroteknike – një trend i përsëritur në vitet e fundit. Një oficer i Berlinit u plagos rëndë dhe iu desh të operohej./abcnews.al

#b3112 #b0101 #silvester #Silvestereinsatz pic.twitter.com/NWtMO8OsxC

— Polizei Berlin Einsatz (@PolizeiBerlin_E) January 1, 2025

 

❌
❌