Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zhdukja e Jan Prengës! Gazetarja rrëfen bisedën me fëmijët e tij: Kishin shpresë për gjetjen e trupit

By: Ardit
12 July 2025 at 19:51

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të cilët shpresonin që një ditë babai i tyre të kthehej. Lala rrëfeu se gjatë vizitave në banesën e familjes Prenga, ka takuar fëmijët e viktimës – vajzën dhe djalin – të cilët, mes shpresës dhe dhimbjes, shikonin nga dera me pritjen […]

The post Zhdukja e Jan Prengës! Gazetarja rrëfen bisedën me fëmijët e tij: Kishin shpresë për gjetjen e trupit appeared first on BoldNews.al.

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij

By: Ardit
12 July 2025 at 18:28

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë […]

The post “Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kërkohet 20 vite burg për Festim Bexhdilin

By: V K
11 July 2025 at 11:59

Po mbahet në Apelin e GJKKO seanca në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Raportohet se prokurori Behar Dibra, ka kërkuar që Festim Bexhdili, kopshtar i “Golden Resort”, të dënohet me 20 vite burg.

Mësohet se vendimi pritet të jepet më 25 korrik.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kërkohet 20 vite burg për Festim Bexhdilin appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

11 July 2025 at 09:48

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Gjirokastrës ka urdhëruar kontroll të 5 banesave pas zhdukjes misterioze të 30-vjeçarit Eraldo Muçi nga fshati Bylysh i Memaliajt që prej 15 Qershorit. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se kontroll do të ushtrohet dhe në banesën e Donald Nelës, i njohur si Tupja, me të cilin […]

The post Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

By: fra nc
2 July 2025 at 11:21

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij appeared first on Euronews Albania.

Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit

By: V K
2 July 2025 at 10:22

Prej disa ditësh, 30-vjeçari nga Memaliaj Eraldo Muçi, është zhdukur pa lënë gjurmë. Muçi ka qenë një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i ekzekutuar me bombë me telekomandë më 11 qershorit të vitit 2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG.

Muçi rezulton i humbur që prej datës 15 qershor, kur ka pasur për herë të fundit kontakt me familjen.

Prej asaj dite, ai nuk është përgjigjur më në telefon dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Më 24 qershor, babai i tij, S. Muçi, 73-vjeç, ka bërë kallëzim në Stacionin e Policisë në Memaliaj, duke raportuar se prej 9 ditësh kishte humbur çdo kontakt me të birin.

 

 

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit.

Burimet policore, thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

Familja ngre dyshime të forta se atij mund t`i ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

Dyshohet për një përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi, që ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima.

The post Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Emilias në Greqi, nëna e 16-vjeçares shqiptare tregon bisedën e fundit me të bijën

By: V K
19 June 2025 at 13:18

Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte, po kërkon informacion në lidhje fatin e vajzës së tyre.

Sipas nënës së 16-vjeçares, e cila foli për protothema.gr, Emilia doli për një shëtitje me shoqet e saj dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Ajo ka treguar bisedën e fundit me të bijën dhe shprehet se pas SMS-ve të dërguara fshihet dikush tjetër që do ta dëmtojë.

“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.

Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe. Dhe mesazhi që dërgoi se ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…”, tha e ëma e adoleshentes.

The post Zhdukja e Emilias në Greqi, nëna e 16-vjeçares shqiptare tregon bisedën e fundit me të bijën appeared first on Albeu.com.

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

By: fra nc
19 June 2025 at 10:55

Një adoleshente me origjinë shqiptare është zhdukur në rrethana të paqarta në Greqi, ndërsa autoritetet vendase e kanë shpallur zyrtarisht të rrëmbyer. Apelin për ndihmë e ka bërë halla e saj, Enkelejda Veliu, e cila jeton në Fier dhe përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon ndihmën e bashkëatdhetarëve në Greqi.

Sipas saj, vajza e zhdukur është Emilia Veliu, mbesa e saj dhe vajza e vëllait. Ajo thekson se prej dy ditësh familja nuk ka asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

“Kjo është mbesa ime. Vajza e vëllait. Emilia Veliu. Prej dy ditësh nuk kemi asnjë njoftim. Policia e ka shpallur të rrëmbyer,” shkruan Enkelejda Veliu në apelin e saj publik në Facebook.

Ajo i drejtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, veçanërisht në Athinë, që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë vajzën, të kontaktojnë menjëherë familjen apo autoritetet.

“Do t’ju lutesha gjithë miqve që kam në Facebook, që jetojnë në Greqi, në Athinë, nëse keni një informacion ose e keni parë diku. Ju lutem na kontaktoni,” apelon Veliu.

Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e zhdukjes apo vendin e saktë ku dyshohet se është rrëmbyer vajza, ndërsa familjarët presin zhvillime nga hetimet e policisë greke.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer appeared first on Euronews Albania.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet forcërisht në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them…

By: V K
13 June 2025 at 10:39

Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.

Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bezhdilit kopshtarit që nga gjykata e posacme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasje të Jan Prengës, por një vendim i gjykatës së larte vendosi ta ktheje dosjen për gjykim ne apel.

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron te pyetet në lidhje me ngjarjen pasi sipas ai nuk për të thënë asgjë.

Ndërkohë gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert.

Gjithashtu, gjykata e shty seancën me 26 qershor, ora 10:00.

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet forcërisht në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them… appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12 June 2025 at 12:28

Po mbahet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca për rigjykimin e Festim Bexhidilit, kopshtari i kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Kopshtari Festim Bexhdili ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jan Prengës/ Mbërrin në Shqipëri letërporosia, do të merren në pyetje Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani

By: Oldi
4 June 2025 at 10:58

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca gjyqësore për çështjen e vrasjes, rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta. Gjatë seancës, Gjykata ka bërë të ditur se ka mbërritur në Shqipëri një letërporosi që lidhet me marrjen në pyetje të dy dëshmitarëve, Astrit Prenga, vëllai i viktimës, dhe […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Mbërrin në Shqipëri letërporosia, do të merren në pyetje Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat

By: Ardit
28 May 2025 at 10:52

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u mbajt seanca ndaj kopshatrit të resortit Gloden, Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz. Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja […]

The post Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Vijon gjyqi në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, gjykata rrëzon kërkesat e avokatit

By: V K
28 May 2025 at 10:56

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, po vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bexhdili ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rigjykim.

Gjatë seancës, avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara.

Ai këmbënguli gjithashtu për pyetjen e një dëshmitareje të identifikuar si Enxhi, e cila ka lidhje shoqërore me të pandehurin.

Sipas SPAK, Bexhdili ka qenë përdorues i një telefoni të enkriptuar të llojit EncroChat, për të cilin pretendohet se ka qenë aktiv gjatë kohës së rrëmbimit.

Megjithatë, avokati Murati tha se komunikimet e zbërthyera në SKY ECC nuk përfshijnë lidhje mes Bexhdilit dhe të dyshuarve kryesorë, përfshirë Altin Hajrin dhe Gentian Docin.

Ai theksoi se komunikimet janë me Dritan Funiqin, i cili thuhet se ka urdhëruar Bexhdilin të “mbyllë gojën”.

Prokurorja Elida Kaçkini, deklaroi se dy celularë janë sekuestruar në momentin e arrestimit të Bexhdilit, njëri prej të cilëve ende i pa zbërthyer.

Ajo theksoi se dëshmia e Enxhit konfirmon përdorimin e telefonit të enkriptuar, duke shtuar se Bexhdili është pjesë aktive e grupit kriminal dhe jo një rastësor në vendngjarje.

Gjykata rrëzoi kërkesat e mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitares Enxhi, si dhe për caktimin e një eksperti IT.

Pavarësisht kësaj, avokati i të pandehurit kërkoi sërish vënien në dispozicion të pamjeve filmike për analizë të mëtejshme.

Procesi vijon, ndërsa SPAK thekson se provat e mbledhura e përfshijnë Bexhdilin në skemën kriminale që çoi në zhdukjen e Jan Prengës.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Vijon gjyqi në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, gjykata rrëzon kërkesat e avokatit appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë, shtyhet gjyqi 

18 April 2025 at 13:15

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë për Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.

Ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin. Seanca u shty për një datë tjetër.

Në dëshminë e dhënë në GJKKO 2 muaj më parë Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga të akuzuarit në këtë çështje.

“Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë pasi kisha apelin në Firence dhe më mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim”, ka deklaruar ai.

Jan Prenga u rrëmbye në vitin 2020, në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge ne portin e Portsmuth në Angli.

Për shkak të dhunës se ushtruar në automjetin tip Range Rover ai humbi jetën rrugës për në një resort ne Shijak, aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë. Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë, shtyhet gjyqi  appeared first on Euronews Albania.

U zhduk në mal, skuadrat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ndërpresin kërkimet për 27-vjeçarin në Has

By: V K
9 April 2025 at 09:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishaj të Hasit, ku 27-vjeçari A.LL ka humbur kontaktet dhe është zhdukur në mal.

Pas njoftimit për ndihmë nga autoritetet shqiptare, Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Kosovës (ShKShMK), ka nisur menjëherë operacionin e kërkimit në zonën e dyshuar.

Skuadrat e ShKShMK, së bashku me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonës, kanë realizuar kërkime intensive në datat 7 dhe 8 prill 2025, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të gjejnë gjurmët e të riut.

Pas kësaj, ShKShMK ka vendosur të ndërpresë kërkimet për momentin, duke lënë operacionin të hapur deri në grumbullimin e informacioneve të mëtejshme.

 

Njoftimi:

Me datën 07.04.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje për ndihmë nga autoritet Shqiptare për kërkimin e banorit të humbur A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has. Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur. ShKShMK e mbyll këtë operacion deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

The post U zhduk në mal, skuadrat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ndërpresin kërkimet për 27-vjeçarin në Has appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e gjermanit, ende asnjë gjurmë nga pronari i velierës së gjetur në Karpen të Kavajës

27 March 2025 at 18:03

Kanë kaluar 6 muaj nga zhdukja misterioze e një shtetasi gjerman në ujrat shqiptare, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Fellmann Frank Rudigeri ishte duke udhëtuar me velierë nga Bari i Italisë me drejtim Kroacinë ndërsa anija me vela u gjet në ujrat shqiptare më 10 Shtator të vitit 2024. Policia për Euronews […]

The post Zhdukja e gjermanit, ende asnjë gjurmë nga pronari i velierës së gjetur në Karpen të Kavajës appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi paraqet “listën” e kërkesave nga burgu, SPAK tregon provat

3 February 2025 at 14:58

Dritan (Gramoz) Rexhepi nuk është paraqitur në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor ndaj tij dhe të bashkëpandehurve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Përmes avokates së tij, Joana Qeleshi, Rexhepi e arsyetoi mungesën me faktin se për të qenë në seancë, do të duhej të shoqërohej që […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi paraqet “listën” e kërkesave nga burgu, SPAK tregon provat appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Alfred Dedjas/ SPAK: Viktima nuk ka lidhje me zhdukjen e Jan Prengës

2 December 2024 at 18:32

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një komunikatë ku përgënjeshtron lajmet se 50-vjeçari Alfred Dedja, i cili u ekzekutuat mbrëmjen e djeshme nga kunati i Altin Hajrit, Julian Gjoshi, ka lidhje me hetimet për zhdukjen e Jan Prengës. Sipas SPAk, nga hetimet e kryera deri më tani, Alfred Dedja, nuk rezulton të jetë dëshmitar apo […]

The post Vrasja e Alfred Dedjas/ SPAK: Viktima nuk ka lidhje me zhdukjen e Jan Prengës appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Dje mbasdite u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

By: fra nc
2 December 2024 at 12:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku ndal dhe te vrasja e 52-vjeçarit Artur Dedja ditën e dile në zonën e Ndroqit.

Brisha theksoi se vrasja e 52-vjeçarit, u krye me urdhër të Altin Hajrit, i cili e realizoi atë përmes kunatit, 27-vjeçarit Julian Gjoshi.

Sipas kryedemokratit vrasja u krye për të eliminuar dëshmitarin e fundit të zhdukjes së Jan Prengës.

Berisha tha se vrasja është shtetërore, pasi banda e Altin Hajrit ka lidhje me strukturat e shtetit.

“Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.

Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit.

Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze.

Mafia me shtetin të bashkuar.

E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike.

Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.

Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.

Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet”, tha Berisha.

The post Berisha: Dje mbasdite u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës appeared first on Euronews Albania.

Zhdukja e australianit në Valbonë/ Gazeta “The Advert­iser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

By: V K
23 November 2024 at 15:49

Gazetarja Emily Olle, ka udhëtuar nga Australia e largët drejt Shqipërisë, për të zbuluar se çfarë ndodhi me bashkëkombasin e saj Cameron Twiss, i zhdukur në alpet e Valbonës.

Kanë kaluar 39 ditë që kur Cameron Twiss, u zhduk pa lënë gjurmë në një shteg shqiptar, dhe ndërsa koha kalon, edhe vendasit me përvojë kanë filluar të ngrenë pyetje mbi rrethanat e çuditshme të zhdukjes së tij.

28 vjeçari u pa për herë të fundit në orën 8 të mëngjesit të 13 tetorit, pasi u nis në shtegun midis Valbonës dhe Thethit, një nga shëtitjet më të njohura të rajonit.

Kur u ngrit alarmi mbi vendndodhjen e Twiss, autoritetet zbuluan rrobat dhe pasaportën e tij në hotelin e tij në Shkodër aty pranë.

Anëtarët e familjes së tij në mëshirë të fatit udhëtuan nga Australia e Jugut, për të varur postera për personin e zhdukur në qytetin e vogël të Valbonës dhe vëllai i tij mori pjesë në disa aksione kërkimi në këmbë.

Deri më tani, përpjekjet e mëdha për të gjetur Twiss kanë qenë të pasuksesshme.

E mbushur plot me bujtina dhe hotele, Shkodra është fillimi i një ecje mahnitëse drejt Alpeve Shqiptare, duke tërhequr më shumë se 500,000 vizitorë çdo vit.

Arlind Shkembi, i cili administron, një nga pikat turistike të mbushura me alpinistë të rinj në sezonin e pikut, dëgjoi për zhdukjen e Twiss kur një grup vajzash australiane erdhën në hotelin e tij rreth dy javë më parë, javë pasi 28-vjeçari u pa për herë të fundit.

Ata po pinin dhe po flisnin për malet dhe thoshin: “Hej, a keni dëgjuar për këtë rast”? – tha ai. Kur u pyet se çfarë besonte se mund t’i kishte ndodhur australianit, ai tha se nuk kishte mundësi që ai të mund ta kishte gjetur veten në telashe në Valbonë, një ecje të cilën ai e përshkroi si “aq e lehtë sa e bëjnë 70-vjeçarët”.

“Zona është gjithmonë e mbushur me njerëz nga vende të tjera. Ka kabina që shërbejnë kafe ose, nëse ngeceni natën atje, të japin batanije ose diçka për t’u ngrohur”, tha ai.

Shkembi tha se kushtet e ecjes në tetor ishin “të ftohta, por të realizueshme”, por moti ishte i paparashikueshëm dhe besonte se ka mundësi që 28-vjeçari të kishte dalë nga shtegu në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm.

Në maj 2023, dy turiste femra, një belge dhe një franceze, rrëshqitën për vdekje pasi u larguan nga rruga e duhur, në kushte dëbore dhe mjegull.

Një anëtare e stafit të një hoteli aty pranë, nga më të njohura të zonës për udhëtarët australianë, ra dakord me teorinë e z. Shkembi.

Ajo tha se ishte “jashtëzakonisht e rrallë” që alpinistët të vriteshin ose të plagoseshin në muajt e ngrohtë.

“Nëse dilni nga rruga e caktuar, disa zona janë shumë të rrezikshme për shëtitje atje”, tha ajo. “Por në verë, nuk ka borë dhe shumë njerëz përreth, kështu që është shumë e vështirë të humbasësh ose të mos marrësh ndihmë”.

Një zëdhënës i Shërbimit Shqiptar të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor, i cili mori pjesë në kërkimet e shumta të pasuksesshme të organizatës vullnetare për z. Twiss, tha se një turist që u vra ose u plagos në rrugën e ngarkuar ishte “jashtëzakonisht e pazakontë”.

Organizata ka ndihmuar gjithashtu policinë për të folur me banorët, udhërrëfyesit vendas dhe të huaj dhe bujtinat në kërkim të dëshpëruar për përgjigje – pa dobi.

Ata thanë se ishin “gati për të rifilluar misionin e kërkimit” nëse do të dilnin informacione të reja për zhdukjen e Twiss. Në fillim të kësaj jave, një nga miqtë e Twiss i tha The Advertiser hodhi dyshime për zhdukjen e tij.

“Unë thjesht mendoj se – nëse ata kanë bërë punën e tyre – do të kishte disa shenja të tij”, thanë ata.

“Nuk mund të mos imagjinosh më të keqen dhe të kesh frikë se ai është trafikuar ose vrarë”.

Por z. Shkembi tha se ai besonte se zona ishte e sigurt, me turistët që shpesh bëhen miq me njëri-tjetrin në qytet përpara se të niseshin për ecjet e tyre.

Policia në Shkodër po ndihmonte në kërkimin për z. Twiss, por i tha The Advertiser se hetimi ishte tani në duart e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe autoriteteve bashkiake Tropojë.

Policia e Shtetit Shqiptar, nuk iu përgjigj kërkesave për një përditësim të rastit brenda afatit. Një zëdhënës i Departamentit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë tha se DFAT po ofronte ndihmë konsullore për familjen e z. Twiss, por nuk mund të jepte komente të mëtejshme për arsye të privatësisë. Kushdo në zonë me informacion për zhdukjen e tij është nxitur të kontaktojë autoritetet.

 

 

 

 

The post Zhdukja e australianit në Valbonë/ Gazeta “The Advert­iser” ndërton kronologjinë e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

❌
❌