Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deputetja Vokshi denoncon në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve

By: redi
1 July 2025 at 17:50

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë, dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale. Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet…

Source

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

By: Besnik
23 June 2025 at 22:03

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbajti këtë të hënë një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku u ndal në procesin zgjedhor të 11 majit.

Sipas Vokshit, në zgjedhjet e 11 majit u shkel çdo kriter i demokracisë, ndërsa në një moment të fjalës së saj, ajo u përlot duke thënë se është kërcënuar bashkë me të bijën në qendrat e votimit në Vorë.

“E vërteta është më alarmante. A mund të jenë zgjedhjet demokratike kur kriteret e dokumentit të Kopenhagenit janë shkelur në mënyrë flagrante?! Unë kam qenë e pranishme në disa procese zgjedhore, por nuk kam parë kurrë një klimë terrori si kjo. Në Vorë u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Edhe koleget e mia e dinë mirë këtë. Edhe vajza ime u kërcënua para qendrës së votimit. Pavarësisht apelit në polici dhe denoncimit në SPAK, askush nuk ka reaguar deri tani. Këta kriminelë janë ende të lirë dhe unë jam e frikësuar dhe në ankth derisa vajza ime kthehet në shtëpi. Unë ju pyes, a janë këto zgjedhje të lira”, tha Vokshi.

 

Albana Vokshi përlotet në Strasburg: Më kërcënuan mua dhe vajzën
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shfaq e prekur dhe me lot në sy gjatë fjalimit të saj në Asamblenë Parlamentare të KE, që u zhvillua në Strasburg, ku denoncoi parregullsitë në zgjedhjet e 11 majit pic.twitter.com/B6PrtM5Uha

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 23, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Grupi parlamentar i PPE-së në Këshillin e Evropës u njoh me videot nga farsa e 11 majit

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se PD paraqiti sot në grupin parlamentar të Partisë Popullore një video në lidhje me “farsën elektorale të 11 majit”.

Berisha tha se “pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ishin shokuese për audiencën”.

“Sot në Këshillin e Evropës do të paraqitet nga kryetari i delegacionit të Këshillit Evropës, që vëzhgoi zgjedhjet, raporti i parlamentarëve Europianë, anëtarë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Simone Billi. Ky raport është diskutuar sot në grupet parlamentare dhe do të diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare.

“Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës zgjedhjet “nuk kanë të bëjnë me zgjedhje, me standardet evropiane”.

Nga selia blu Berisha publikoi videon, ndërsa theksoi se “është dëshmi e një përpjekjeje të jashtëzakonshme që po bën opozita në luftën kundër farsës elektorale. E quajta të domosdoshme t’i njoh shqiptarët me përpjekjen e jashtëzakonshme që ne po bëjmë për t’i dëshmuar atyre dhe botës, farsën e turpshme të 11 majit.

Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre”.

Berisha tha se qytetarët duhet të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore dhe të dalin kundër “një farsë të turpshme elektorale”.

Berisha tha se “Partia Demokratike kurrë nuk do t’i pranojë këto zgjedhje”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Berisha: Grupi parlamentar i PPE-së në Këshillin e Evropës u njoh me videot nga farsa e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vokshi: Është turp, Shqipëria i vetmi narko-shtet në Europë

By: redi
16 June 2025 at 15:57

Deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë fjalës në Kuvendi foli për situatën alarmante të demokracisë, duke e quajtur vendin “i vetmi narkoshtet në Europë”. Ajo kritikoi mënyrën si po drejtohet Parlamenti dhe akuzoi bashkëpunimin mes politikës dhe bandave kriminale, që sipas saj, po pengojnë një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. ”Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër…

Source

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

By: Ela
16 June 2025 at 15:27

Deputetja demokrate Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka shprehur pakënaqësi për mosdhënien e fjalës nga ana e kryeparlamentares Elisa Spiropali. “Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës”,tha Vokshi […]

The post “Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë appeared first on BoldNews.al.

“Takime me banda në restorante”, Vokshi akuzon rëndë ministrin Gonxhja: Kam prova ulet me kriminelë me…

9 June 2025 at 22:05

E ftuar në  një emision televiziv Albana Vokshi, deputete e PD-së, ngriti akuza edhe ndaj të rënda ndaj mazhorancës për shitblerje vote dhe intimidim të votuesve. Po ashtu, ajo akuzoi edhe organet e drejtësisë se nuk kanë bërë sa duhet.

“Unë i them: Në filan orë, në filan datë, është takuar Blendi Gonxhja në filan restorant me filan bandë kriminale. A është kjo e mjaftueshme për të marrë kamerat, për të evidentuar faktin që një ministër po ulet me banda kriminale të njohura, me persona me precendetë penalë në Shqipëri për vrasje e trafik droge, si dhe në BE e Britani. Të gjitha këto që kam denoncuar për shitblerje vote apo për intimidim të votuesve, të gjithë i kisha përballë”.

 

The post “Takime me banda në restorante”, Vokshi akuzon rëndë ministrin Gonxhja: Kam prova ulet me kriminelë me… appeared first on Sot News | Lajme.

Vokshi: Mbi 20 deputetë të rinj të PS-së janë përfaqësues të bandave kriminale

9 June 2025 at 22:13

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se kanë siguruar një pjesë të mandateve të fituara në zgjedhjet e 11 majit përmes bashkëpunimit me grupe kriminale.

Në një intervistë për A2CNN, Vokshi deklaroi se sipas të dhënave të Partisë Demokratike, të paktën 20 deputetë të rinj që pritet të hyjnë në Kuvend në shtator janë përfaqësues të bandave kriminale.

“Rama nuk do të kishte kurrë 83 deputetë, dhe nga llogaritjet tona mbi 20 prej tyre nuk do jenë përfaqësues të qytetarëve, por të bandave kriminale. Janë 10 qarqe, janë 21 bashki ku është dokumentuar ndërhyrja e grupeve kriminale në procesin zgjedhor”, tha ajo.

E pyetur nëse këto akuza janë të provuara, Vokshi u shpreh e bindur për bazueshmërinë e pretendimeve të saj. “Patjetër që i kemi të provuara. Ne kur dalim me një statistikë, i kemi marrë informacione të verifikuara. Mund të jenë edhe më shumë se 20, por këta i kemi të konfirmuar”, shtoi deputetja demokrate.

Ajo përmendi si shembull rastin e Fierit, ku sipas saj, një përfaqësues i një bande është futur në listën e mbyllur të PS-së, ndërsa një tjetër është mbështetur nga bandat në listën e hapur.

Si raste të tjera përmendi Durrësin dhe Elbasanin, duke përmendur konkretisht emrat e Arkend Ballës dhe Sara Miles, të cilët, sipas saj, kanë përfituar mbështetje nga grupe të strukturuara kriminale.

“Në Elbasan, nuk ka njeri që nuk e di që pas Sarës është banda e Suel Çelës. Ka ndihmuar për të siguruar mbi 30 mijë vota”, u shpreh Vokshi, duke theksuar se këto fakte i ka raportuar edhe në SPAK. “Ka aq mundësi sa kemi, e kemi çuar në prokurori, tani është radha e drejtësisë”, përfundoi ajo.

The post Vokshi: Mbi 20 deputetë të rinj të PS-së janë përfaqësues të bandave kriminale appeared first on Telegrafi.

Albana Vokshi: Në Shqipëri u rrëzua demokracia, zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin të lira

31 May 2025 at 15:30

Në një fjalim të fuqishëm në Asamblenë e IDC-CDI, deputetja demokrate Albana Vokshi denoncoi me ashpërsi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një goditje të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend. Ajo kërkoi mbështetjen e ndërkombëtarëve për të dënuar procesin zgjedhor dhe për të vendosur kushte të forta ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Voshi tha se “për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike-kishim një Parti-Shtet.”

Ajo gjithashtu i bëri thirrje asamblesë të dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme, të kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë dhe të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën.

“Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë solidaritet. Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike. Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq,” u shpreh deputetja demokrate.

Pa votë, nuk ka demokraci

Më lejoni edhe një herë të falënderoj z. President Pastrana, sekretarin e përgjithshëm Antoni, z. Brok, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh, edhe në ditët e tij të rëndësishme (ditëlindjet).

I dashur Luis, Teresa, Mary, Jessica, ministrja Objulend nga Kroacia, dhe të gjithë miqtë brenda dhe jashtë Shqipërisë që na mbështetën para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve-ju faleminderit.

Për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike-kishim një Parti-Shtet. Për më tepër, të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe në Amerika tashmë.

Të nderuar kolegë,

Sot qëndroj përpara jush si një dëshmitare e rrëzimit të demokracisë në vendin tim. Jam këtu për të ndarë me ju historinë time, që të kuptoni se çfarë ka ndodhur atje gjatë zgjedhjeve.

Më 11 maj 2025, në Shqipëri u mbajtën ato që u quajtën ‘zgjedhje.’ Por ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as demokratike. Në fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptarëve nuk iu dha mundësia të zgjedhin, ata u detyruan të votojnë. Më vjen keq ta them: zgjedhjet ishin një farsë, një operacion i orkestruar nga një narco-shtet.

Kriteret e Kopenhagenit: demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe stabiliteti institucional, jo vetëm që u injoruan, ato u shtypën.

Por unë nuk flas vetëm me letra, flas nga përvoja. Dua të ndaj me ju atë që kam përjetuar.

Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë fallco dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit.

Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi u posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time, ata nuk arritën të parandalonin asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.

A është kjo demokracia për të cilën po flasim? A është ky një vend gati për të hyrë në Europë?

Votuesit u blenë me bonuse pensionesh prej 100 euro dhe para të përfituara nga 138 licenca kanabisi. Drogë për vota.

500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, të përdorura në tendera dhe prokurime të paligjshme, u përdorën për të blerë vota.

30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve.

Nëpunësit publikë u shantazhuan përmes rrjeteve të patronazhit. Shteti, partia dhe mafia u bënë një.

Dhe ja e vërteta e dhimbshme: nëse një qytetar nuk mund të votojë i lirë, atëherë ai nuk ka asnjë të drejtë. Çdo liri tjetër bëhet iluzion.

Prandaj duhet të ngremë zërin! Siç thanë presidenti dhe sekretari i përgjithshëm: heshtja tashmë nuk është një opsion!

Nëse lejojmë një kryeministër dhe një qeveri të mbështetur nga kartelet e drogës të rrëmbejnë demokracinë në Shqipëri, atëherë i hapim derën autokracisë në gjithë Europën.

Shikoni rrugët e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt porteve europiane, ato kontrollohen nga të njëjtat rrjete kriminale që Edi Rama i ka mbështetur dhe fuqizuar bë mënyrë që ta ndihmojnë atë për të fituar zgjedhjet.

Prandaj i bëj thirrje kësaj Asambleje që të:

Mbështesë rezolutën tonë

Dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme

Kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë

Dhe më e rëndësishmja: të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën

Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë solidaritet.

Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike.

Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq.

Faleminderit.

The post Albana Vokshi: Në Shqipëri u rrëzua demokracia, zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin të lira appeared first on Sot News | Lajme.

Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit

By: user7
28 May 2025 at 12:34

Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cili pretendonte se Partia Socialiste nëpërmjet funksionarëve dhe zyrtarëve të saj të lartë vendorë të qarkut Fier dhe dy ministre kishte kryer krim elektoral në Greqi, për votën e diasporës gjatë takimit në muajin shkurt 2025 në Athinë.

Vokshi pretendonte se një grua që paraqitet si përfaqësuese e KQZ-së, regjistronte emigrantët për PS-në, me qëllime elektorale të 11 majit, në prezencë të zyrtarëve. Fillimisht Vokshi kishte kallëzuar në SPAK, por në fund të muajit prill Prokuroria e Posaçme ia kishte kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ishin gjetur element të “përdorimit të funksionit publik” për qëllime elektorale apo “shpërdorimit të detyrës”.

Kallëzimi ishte depozituar për Ogerta Manastirliun, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa, kryebashkiake e Lushnjës, dhe Majlinda Bufit, kryebashkiake e Roskovecit.

Nga ana e saj KQZ ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë zyrtar të saj në terren që bën regjistrim emigrantësh dhe këto regjistrime nuk bëheshin fizikisht, por vetëm online në faqen e KQZ, e hapur posaçërisht për procesin. Ndërkohë, pas më shumë se një muaji verifikime të rastit nëpërmjet pamjeve dhe shkresave dokumentare, Prokuroria e Tiranës thotë se nuk u gjetën element të veprës penale të “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”.

The post Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit appeared first on Lapsi.al.

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja…

20 May 2025 at 13:45

Seanca mes deputetes demokrate Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e gjyqtares Etleva Deda.

Ndërkohë Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Seanca e radhës u la më 29 maj në orën 09:00, ku SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.

The post Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

By: Ardit
12 May 2025 at 02:30

Kandidatja demokrate për Tiranën, Albana Vokshi foli për News 24 nga një qendër numërimi në Kamëz. Ajo tregoi lidhur me incidenti më herët gjatë votimeve në Vorë, ku protagonist u bë ajo me Flamur Nokën ndaj disa personave për të cilët shprehet se janë pjesë të grupeve kriminale. Vokshi thotë se ata që ishin aty […]

The post “Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen appeared first on BoldNews.al.

Noka përplaset me qytetarët në një qendër votimi në Vorë

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Një incident është shënuar sot në një nga Qendrat e Votimit në bashkinë e Vorës ku Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i shoqëruar edhe nga Albana Vokshi është përplasur kandidat për deputet i PD-së me qytetarët.

Noka akuzoi banorët se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ndërsa debati mes tyre vijoi edhe brenda Qendrës së Votimit. Në videon e publikuar nga mediet vizive shihet teksa Noka i drejtohet qytetarit me shprehje si ‘do të të zvarris’, kurse qytetari i thotë “pranoni humbjen”.

Sipas Nokës personat që qëndronin brenda Qendrave të Votimit ishin të paautorizuar si dhe të lidhur me pushtetin.

“Për të sqaruar opinionin personi që u hoq si qytetar dhe që mediat e regjimit e shitën si qytetar është shoferi i Albert Xhabaftit, tjetri ishte shoqërues i tij. Dua të denoncoj…keni parë ndonjë polic këtu, ku është SPAK? Ka dy orë që ka ndodhur ngjarja, e gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me bexhat e KQZ. Ashtu siç e do ligji, 150 metra nuk duhet të shkel asnjë. Horrat e Xhabaftëve, që vijnë këtu dhe mendojnë se mund të trembin qytetarët, ta harrojnë. Do të zvarriten qelive nga i pari te i fundit. Ta harrojnë se mund të guxojë të prekin votën këtu”, tha ai.

Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.

Në lidhje me incidentin drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka publikuar një video nga momenti i përplasjes së Nokës me qytetarët në Vorë.

“Nul Moka dhe Albana e Saliut provokojnë zgjedhësit në Vorë, por populli nuk të fal”, shkruan Balla krahas videos.

/m.q/ /a.g/

The post Noka përplaset me qytetarët në një qendër votimi në Vorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetja e PD mbërrin në gjykatë me disa dosje/ Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

24 April 2025 at 09:33

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it.

Deputetja Vokshi, është paraqitur me një “mal” dosje në duar, e shoqëruar nga avokat të saj. Në momentin e hyrjes deputetja nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe pritet të ketë komunikim me gazetarët pas mbarimit të çështjes.

The post Deputetja e PD mbërrin në gjykatë me disa dosje/ Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit appeared first on Sot News | Lajme.

“Gratë e PS, si dashnoret e Gadafit”/ Kreu i PD-së, Berisha i rikthehet ‘fjalorit të lirshëm’ ndaj femrave socialiste

23 April 2025 at 15:16

Kreu i PD-së Berisha ka konsumuar kafen me gratë, në mes të Albana Vokshit, kryetare e Forumit të Grave dhe Adriana Kalasë, e dërguara e tij e posaçme në protestat e Erion Veliajt. Gratë e tij iu ankuan për fjalorin e Ramës, por në këtë Berisha ndan të njëjtin mendim me rivalin e tij. Edhe gratë demokrate janë dyfish më të afta se burrat e tyre.

“Jeni më eficcente se burrat, jo njësoj, jo njësoj, jeni më efiçente”. Por, në fund doktori ju dorëzua vesit të vjetër. Ndryshe nga Rama, Sali Berisha shquhet për fjalorin e lirshëm, kur vjen puna për të sulmuar gratë socialiste. A e shihni ju, zonjat e partisë tjetër. Unë duhet të kem respekte për to, për nga natyra, duhet të kemi respekt. Por kur dëgjoj që, këndojnë këngën e Ramës, as pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, kjo nuk ndodhte me pasardhësin, ajo e fillonte e mbaronte fjalimin, kushtuar Enverit. Por për to, ekziston vetëm Rama”.

Në fund Sali Berisha ruajti ofendimin e tij të zakonshëm ndaj çdo femre socialiste që angazhohet në parti. Sipas tij ato me Ramën nuk ndajnë vetëm idealet politike, por edhe diçka tjetër. “U detyrova njëherë në parlament, të dal nga kodi, u thashë mos u sillni si boidugardet e Gadafit. Edhe ai i zëvendësoi bodiguardët me bodiguarde. “ Sali Berishes shtëpia e tjetrit, i duket si Big Brother.

“Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall. Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij.”

The post “Gratë e PS, si dashnoret e Gadafit”/ Kreu i PD-së, Berisha i rikthehet ‘fjalorit të lirshëm’ ndaj femrave socialiste appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmëron Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime të reja për Nushin, Ramën, Beqajn dhe Manastirliun

By: Ela
15 April 2025 at 13:44

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas shtyrjes së senacës në GJKKO për padinë e koncensionarit të Check Up ‘3P Life Logistic’ dhe biznesmenes Vilma Nushit ndaj saj për “shpifje”. Vokshi deklaroi se periudha e koncesionit të Check Up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet […]

The post Paralajmëron Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime të reja për Nushin, Ramën, Beqajn dhe Manastirliun appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi në gjykatën e posaçme për denoncimin ndaj Vilma Nushit

By: user 4
15 April 2025 at 14:29

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it.

Në një prononcim për mediat pas seancës, Vokshi deklaroi se gjyqi u shty me kërkesë të prokurorit, të cilin e ironizoi duke thënë: “kishte çështje më të rëndësishme se kjo që ka interes publik.” Deputetja shtoi se ndonëse kishte përgatitur një sërë provash për ta dorëzuar në seancë, nuk iu dha mundësia për shkak të kërkesës për ndërprerje nga prokuroria.

“Jam këtu, meqë nuk më lanë të jepja provat që kisha përgatitur sepse prokurori kërkoi që të ndërpritej seanca… Jam këtu për t’ju vërtetuar kush është shëndetësia falas,” deklaroi Vokshi para gazetarëve.

Ajo pretendoi se koncesioni i dhënë Vilma Nushit është i mbushur me shkelje dhe abuzime në çdo hap të tij, duke theksuar se sipas kontratës, kompania e Nushit duhej të ndërtonte 20 laboratorë me akses publik, por në realitet janë ndërtuar vetëm tre – dhe ato në pronë private.

“Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.”

Sipas saj, 10 laboratorë të tjerë janë nënkontraktuar në kundërshtim me marrëveshjen fillestare. “10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.” Më tej, ajo shtoi se “për çdo analizë do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë.”

Vokshi gjithashtu deklaroi se afati i koncesionit ka përfunduar në janar, por Vilma Nushi vijon të paguhet pavarësisht mungesës së një amendimi kontrate: “Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate.”

Deputetja bëri të ditur se është duke përgatitur një kallëzim penal të ri, që do të përfshijë jo vetëm Vilma Nushin, por edhe ish-ministrin Ilir Beqaj, ministren aktuale Ogerta Manastirliu dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin” u shpreh ajo.

Duke e lidhur këtë çështje me zgjedhjet e 11 majit, Vokshi përfundoi me një paralajmërim: “Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë.”

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme është caktuar për datën 24 prill, ora 09:00.

The post Albana Vokshi në gjykatën e posaçme për denoncimin ndaj Vilma Nushit appeared first on Lapsi.al.

Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, sot seanca e radhës në GJKKO

By: E.K
4 April 2025 at 11:41

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca mes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi e paditur për shpifje. “Sot në datën 04.04.2025, ora 11:00 am, në  Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJ.K.K.O), do të zhvillohet seanca e 4 (katërt) gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të  Kallëzimit Penal  të paraqitur […]

The post Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, sot seanca e radhës në GJKKO appeared first on FaxWeb.

Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale

25 March 2025 at 17:00

Angazhimi i marrë nëpërmjet këtij kodi parashikon një fushatë me reklama që nuk cenojnë integritetin apo përhapin informacione të pavërteta për kundërshtarin politik dhe çdo grup të shoqërisë, si dhe një fushatë transparente me sponsorizime dhe financime të deklaruara, etj.. Kodi u firmos nga dy partitë e mëdha që dominojnë fushatën elektorale, Partia Socialiste dhe […]

The post Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale appeared first on Reporter.al.

Vilma Nushi e paditi për shpifje, Albana Vokshi: Ka përfituar në shkelje të ligjit mbi 20 mln euro

By: Ela
26 February 2025 at 12:20

Në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, nuk ka pasur pajtim mes ish-kryetares së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi, e cila e ka paditur për shpifje. Pas përfundimit të seancës, Vokshi tregoi për gazetarët jashtë GJKKO se asnjëra nga palët nuk ra dakord për një pajtim, duke […]

The post Vilma Nushi e paditi për shpifje, Albana Vokshi: Ka përfituar në shkelje të ligjit mbi 20 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“80% e fëmijëve pa akses online”,Vokshi kërkon përgjegjësi për fondet e teknologjisë:Ku kanë shkuar miliona eurot për..

19 December 2024 at 16:51

Deputetja Albana Vokshi ngriti pyetjen në seancën plenare të sotme se ku kanë përfunduar dhjetëra milionë euro të alokuara për teknologjinë dhe digjitalizimin, duke akuzuar institucionet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

Vokshi duke iu drejtuar ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu theksoi se situata kërkon një hetim të thelluar për mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve dhe përmirësime të menjëhershme për të garantuar që çdo fëmijë shqiptar të ketë akses të barabartë në teknologji dhe arsim.

‘Ku kanë vajtur fondet për digjitalizimin? Raporti i Bankës Botërore pas pandemisë thotë se 80% e fëmijëve në zonat rurale nuk kanë patur akses online. A jeni në dijeni të një gjetje tjetër të Bankës Botërore që thotë se më shumë se 30% e familjeve shqiptare nuk kanë patur as laptop as ipad, pa patur mundësi aksesin online. Ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro për IT dhe digjitalizim?’, tha Vokshi.

The post “80% e fëmijëve pa akses online”,Vokshi kërkon përgjegjësi për fondet e teknologjisë:Ku kanë shkuar miliona eurot për.. appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌