Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

6 July 2025 at 13:37

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës

“Referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 05.07.2025, në Spitalin e Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital një 47 vjeçar, banues në Rrajë e Velës. Nga veprimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari ishte vetëhelmuar.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi policia.

The post Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën i riu në Fier

By: Elva
6 July 2025 at 13:33

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fier, ku një i ri 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një helmimi të dyshuar me fostoksinë. Viktima, me inicialet Xh. G., u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë pak më vonë. Dyshohet se i riu ka konsumuar një […]

The post Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën i riu në Fier appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Qytetarët humbin jetën pasi ambulanca shkon me vonesë, Brataj merret me peshkaqenët

By: Ardit
30 June 2025 at 17:11

Dita e djeshme rezultoi e tmerrshme për pushuesit në bregdetin e Durrësit, ku në disa raste është kërkuar ndërhyrja urgjente e ambulancës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të qytetarëve. Ngjarja më e rëndë ndodhi rreth mesditës në zonën e Sektorit Rinia, ku një burrë humbi jetën për shkak të vonesës së ambulancës, e […]

The post FOTO/ Qytetarët humbin jetën pasi ambulanca shkon me vonesë, Brataj merret me peshkaqenët appeared first on BoldNews.al.

Motoambulanca për pushuesit, shërbim i ri urgjence në plazhin e Shëngjinit

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Në plazhin e Shëngjinit ndihma mjekësore në raste urgjente përveç se me autoambulanca po ofrohet dhe me motoambulanca gjatë këtij sezoni turistik.

Motoambulancat përdoren për të mbërritur më shpejt në vendngjarje në zona ku makina kalon me vështirësi apo trafiku është i rënduar.

Motoambulancat sipas koordinatorit të urgjencës në spitalin e Lezhës janë të pajisura me të gjitha mjetet për të ofruar ndihmën e parë.

“Motoambulanca ka ekipin mjekësor të trajnuar mjek dhe infermier, si dhe të gjitha mjetet e nevojshme për ndihmën mjekësore”, tha koordinatori në një prononcim për mediet.

Vetëm javët e para të sezonit veror pranë shërbimit të urgjencës kanë mbërritur mbi 1 mijë thirrje për ndihmë nga pushues dhe  banorë në Shëngjin.

Qendra shëndetësore verore në Shëngjin ndodhet në një nga plazhet më të frekuentuara të sezonit, e dedikuar për të ofruar kujdes dhe ndihmë të menjëhershme në çdo rast urgjence shëndetësore.

Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

/k.s/j.p/

The post Motoambulanca për pushuesit, shërbim i ri urgjence në plazhin e Shëngjinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëngjin/ Motoambulanca për pushuesit, shërbim i ri urgjencë në plazh

28 June 2025 at 11:42

Gjatë sezonit turistik  në Shëngjin  ndihma mjekësore në raste urgjente  përveç autoambulancave po ofrohet dhe me motoambulanca.

Motorët përdoren për të mbërritur më shpejt në vendngjarje në zona ku makina kalon me vështirësi apo trafiku është i rënduar.

Motoambulanca sipas koordinatorit të urgjencës në spitalin e Lezhës është e pajisur me të gjitha mjetet për të ofruar ndihmën e parë.

Vetëm javët e para të sezonit veror pranë shërbimit të urgjencës kanë mbërritur mbi 1 mijë thirrje për ndihmë nga pushues dhe  banorë në Shëngjin.

/abcnews.al/

Video Shqipëria 2030/ Ja si bllokohet ambulanca në mes të rrugës

24 June 2025 at 09:37

Trafiku ka ardhur gjithnjë e duke u rënduar në vendin tonë, ku Tirana përballet çdo ditë me një situatë kaotike, të cilës nuk po i jepet zgjidhje, por vetëm shtohet më tej për shkak të ndërtimeve të kullave. Por trafiku kilometrik, veç probleme që u sjell qytetarëve me vonesa për në punë, harxhim më tepër […]

The post Video Shqipëria 2030/ Ja si bllokohet ambulanca në mes të rrugës appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ 40-vjeçari përfundon në spital, policia: U plagos me pushkë në banesë

By: Oldi
26 May 2025 at 09:09

Një 40-vjeçar është paraqitur në spital pasi është plagosur me armë zjarri në Vorë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së tij në Marikaj, dhe ka marrë plagë në këmbë. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është sekuestruar pushka, të cilën e posdonte pa leje. Sakaq, grupi hetimor po […]

The post Vlorë/ 40-vjeçari përfundon në spital, policia: U plagos me pushkë në banesë appeared first on BoldNews.al.

Përfundon në spital 76-vjeçari/ U përplas me motomjet nga një i mitur

18 May 2025 at 11:23

Një 16-vjeçar, i cili drejtonte një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur një biçikletë që udhëhiqej nga një 76-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Përfundon në spital 76-vjeçari/ U përplas me motomjet nga një i mitur appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

By: Ardit
9 May 2025 at 19:18

Partia Demokratike ka denoncuar se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës, do të përdoren për të shpërndarë para dhe blerë vota! Në një deklaratë për mediat, drejtuesit politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi tha se “patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe […]

The post Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Fier/ Arrestohet shoferi i abulancës, polici dhe pacienti ende në spital

By: Oldi
8 May 2025 at 13:47

Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin […]

The post Aksidenti në Fier/ Arrestohet shoferi i abulancës, polici dhe pacienti ende në spital appeared first on BoldNews.al.

Kamioni përplaset me ambulancën, 4 të plagosur nga aksidenti në aksin Fier-Lushnjë

By: Besnik
7 May 2025 at 16:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mërkurë në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur katër persona që ndodheshin në amulancë.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar: pacienti 38-vjeçar, babai i tij 74-vjeçar, një punonjës i policisë nga Skrapari, 54 vjeç si dhe një infermier nga Çorovoda të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca po dërgonte 38-vjeçarin G.Z nga spitali psikiatrik i Vlorës drejt banesës ndërsa pas aksidentit të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh, për shkak të bllokimit të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 pacient nga spitali psikiatrik Vlorë, shoqeruesit e tij shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar dhe babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ) dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë infermieri që shoqërone pacientin, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në n joftimi ne policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kamioni përplaset me ambulancën, 4 të plagosur nga aksidenti në aksin Fier-Lushnjë appeared first on Euronews Albania.

Kamioni përplaset me ambulancën në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur

7 May 2025 at 15:59

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me një autoambulancë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Dy prej të plagosurve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë […]

The post Kamioni përplaset me ambulancën në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

58-vjeçari i jep fund jetës në Berat, vetëvaret në një nga dhomat e shtëpisë

By: Oldi
4 May 2025 at 21:41

Një 58-vjeçar ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë në lagjen “13 Shtatori” në Berat. Ka qënë bashkëshortja ajo që e ka gjetur të varur në dhomën e gjumit dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Burimet policore bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës […]

The post 58-vjeçari i jep fund jetës në Berat, vetëvaret në një nga dhomat e shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në afërsi të portit! Ja për çfarë dyshohet

By: Oldi
4 May 2025 at 17:28

Një 37-vjeçar është gjetur mesditën e sotme rreth orës 15:40, pa shenja jete në afërsi të Portit të Shëngjinit. Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë i viktimës me iniciale N.Z është konstatuar punonjësit e Policisë Kufitare. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. […]

The post Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në afërsi të portit! Ja për çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Dyshimet e para/ Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit

4 May 2025 at 12:57

Ditën e sotme në fshatin Lin të Pogradecit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë.

Mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.  Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.

Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.

The post Dyshimet e para/ Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit appeared first on Sot News | Lajme.

Koçiu: Nga 250 milionë euro, sot 1 miliard euro buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

TIRANE, 29 prill /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot në rrjetet sociale një video me disa nga momentet e fjalimit ditën e djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u nënshkrua marrëveshja me qendrën spitalore universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetit  “Vita – Salute San Raffaele”, takim në të cilin ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Shqipëria që gjetëm, tek Shqipëria që po ndërtojmë. Fitorja e 11 majit na jep më shumë forcë për të ecur më shpejt në rrugën që kemi nisur. Sfida ka, rruga është e gjatë por ne kemi vizionin, energjinë dhe këmbënguljen se së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë 2030”, shprehet ministrja e Shëndetësisë krahas pamjeve nga transformimi i infrastrukturës shëndetësore dhe modernizimi i shërbimeve për qytetarët.

Koçiu tha se kur qeveria socialiste mori detyrën, buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro, ndërsa sot me rritjen edhe të pjesës së Mbrojtjes Sociale është një buxhet historik prej 1 miliard eurosh.

“Kemi investuar dhe ndërtuar në këto vite plot 53 shërbime dhe spitale, prej të cilave 10 tërësisht të ndërtuara nga e para. Investimet janë shtrirë edhe në shërbimin parësor duke ndërtuar plot 400 qendra shëndetësore në mbarë vendin dhe duke transformuar mënyrën si ofrohet shërbimi shëndetësor në kujdesin parësor”, pohoi Koçiu.

Ministrja Koçiu shtoi se “kur morëm detyrën ulëm çmimin e barnave me 30%, ndërsa shtuam 200 medikamente të reja të rimbursueshme dhe barnave që shërbejnë për shumë të sëmurë kronikë”.

“Sot janë 210 mijë pensionistë të cilët marrin 100% barna të rimbursueshme. Një transformim rrënjësor edhe në shërbimin e urgjencës me 320 autoambulanca duke reduktuar edhe kohën e mbërritjes së ambulancës jo më shumë se 15 minuta”, pohoi Koçiu, teksa theksoi se paga e mjekut në 2013 ishte 490 euro, teksa sot paga mesatare e tyre ka arritur në 1670 euro.

“Paga mesatare e infermierit është 850 euro. Për këdo mjek që zgjedh të punojë larg vendbanimit ka një bonus prej 2500 euro mbi pagën. Ajo që ne synojmë është që QSUNT të shndërrohet në një nga qendrat më të avancuara në shërbimin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor”, tha Koçiu.

/r.e/a.f/

The post Koçiu: Nga 250 milionë euro, sot 1 miliard euro buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali/ Mitingu i Ramës bllokon ambulancat, mjekët e QSUT pezullojnë 3 orë shërbimin

By: Ardit
28 April 2025 at 11:41

Një skandal ka ndodhur sot në QSUT, ku fushata e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama ka bllokuar rrugën kryesore, duke penguar kalimin e ambulancave dhe duke rrezikuar shërbimet emergjente për qytetarët. Rama kishte thirrur mjekët për të marrë pjesë në një mitingun e tij, ndërsa disa prej tyre kanë lënë punën prej 3 orësh dhe […]

The post Skandali/ Mitingu i Ramës bllokon ambulancat, mjekët e QSUT pezullojnë 3 orë shërbimin appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Shkodër, pas 16-vjeçarit ndërron jetë edhe 14-vjeçari

15 April 2025 at 10:41

I mituri që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ka humbur jetën këtë të martë.

Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Stom Golem”. Të miturit ishin duke lëvizur me një motomjet që drejtohet nga një 16-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa 14-vjeçari i mituri tjetër u transportua në spital në gjendje të rëndë. ABC News mëson se këtë të martë 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

/abcnews.al/

Aksident në aksin Fushë Krujë – Vorë, tre persona të plagosur

By: Oldi
6 April 2025 at 16:52

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë – Vorë. Si pasojë e këtij aksidenti, ju janë përplasur dy automjete, janë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhi në afërsi të zones së fshatit Budull, ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendngjarje për të […]

The post Aksident në aksin Fushë Krujë – Vorë, tre persona të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë gjatë orarit të punës/ Ja për çfarë dyshohet vdekja e punëtorit të ujësjellësit

5 April 2025 at 12:58

Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi G. H., 54 vjeç.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
vijon.

The post Ndërron jetë gjatë orarit të punës/ Ja për çfarë dyshohet vdekja e punëtorit të ujësjellësit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌