Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Abdixhiku deklaron pasurinë: Katër prona të paluajtshme dhe kredi mbi 150 mijë euro

23 April 2025 at 17:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2025 në formularin e publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), më 23 prill.

Në këtë deklarim, Abdixhiku ka paraqitur një listë të gjerë të pasurive të paluajtshme, të luajtshme, të ardhurave dhe detyrimeve financiare.

Katër prona të paluajtshme

Sipas deklarimit, Abdixhiku posedon katër prona të paluajtshme:

Një shtëpi prej 214 m², e blerë në vitin 2014 me vlerë 200 mijë euro, që figuron si pronë e përbashkët;

Një shtëpi të trashëguar nga prindërit me sipërfaqe prej 200 m² dhe vlerë të deklaruar prej 150 mijë euro;

Një parcelë toke prej 1500 m², e trashëguar nga gjyshërit, me vlerë 90 mijë euro;

Një banesë prej 174 m², e blerë me kredi në vitin 2023 për 260 mijë euro, gjithashtu në bashkëpronësi me bashkëshorten.

Pasuritë e luajtshme dhe aksionet

Në pasuritë e luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë Mercedes Benz të blerë në vitin 2019 me kredi, në vlerë prej 25 mijë euro, që është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, bashkëshortja e tij mban 25% të aksioneve në kompaninë “Ampera Group”, me vlerë të deklaruar prej 2,500 euro.

Të hollat e gatshme dhe detyrimet

Sa i përket të hollave të gatshme, Abdixhiku ka deklaruar:

370 euro në llogari rrjedhëse në NLB Banka,

10 mijë euro në Raiffeisen Bank, të dyja si paga dhe kursime.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar 1,609 mijë euro në NLB Banka.

Në pjesën e detyrimeve financiare, janë paraqitur:

Një overdraft prej 2 mijë eurosh në Raiffeisen Bank,

29 mijë euro kredi për renovimin e shtëpisë, në emër të bashkëshortes në NLB Banka,

126 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank për blerjen e banesës në Marigona Hill, në bashkëpronësi me bashkëshorten.

Të ardhurat vjetore

Nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku ka deklaruar një të ardhur prej 19,904 eurosh në vit. Ai gjithashtu ka të hyra prej 24 mijë eurosh nga angazhimi në Kolegjin Riinvest.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka të ardhura prej 12 mijë eurosh në vit nga puna në kompaninë “Monten SHPK”.

Deklarimi i plotë i pasurisë së Lumir Abdixhikut është i qasshëm për publikun përmes faqes zyrtare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

The post Abdixhiku deklaron pasurinë: Katër prona të paluajtshme dhe kredi mbi 150 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Prezantohet drafti i Planit Kombëtar të Veprimit për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë organizoi takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile, ekspertë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Takimi përmbylli fazën e dytë të punës së Komisionit të Posaçëm, gjatë të cilit u prezantua draft- Plani Kombëtar i Veprimit të hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL), vendas e ndërkombëtarë dhe Sekretariati Teknik pranë tij.

Pas ceremonisë së hapjes, aktiviteti vijoi me tre panele diskutimi, ku u bë prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të parashikuara në draftin e Planit Kombëtar të Veprimit sipas të tre shtyllave objekt pune i Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të Ligjit.

Mirëqeverisja

Paneli i parë për Shtyllën e Mirëqeverisjes u moderua nga znj.Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit të Posaçëm, e cila vlerësoi punën e bërë nga ekspertët e GNEL dhe ata ndërkombëtarë për gjetjen e mekanizmave për integrimin e parimeve të OGP të transparencës, llogaridhënies, integritetit, rritjen e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset parlamentare.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit për shtyllën e Mirëqeverisjes u bënë nga ekspertët: Prof. Dr. Migena Leskoviku, Prof. Asoc. Dr. Olta Milova dhe Geron Kamberi, të cilët paraqitën rekomandime konkrete lidhur me përmirësimin e kuadrit rregullator dhe legjislativ për: transparencën në administratën publike, integritetin dhe etikën në administratën publike, rritjen e llogaridhënies së institucioneve të pushtetit qëndror dhe vendor, ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara, rritjen e efektivitetit dhe transparencës në menaxhimin e financave publike, qeverisjen e qapur ku të mund të përfshihen më shumë elemente të mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies.

Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, vlerësoi rëndësinë e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit lokal, forcimin e kapaciteteve institucionale në të gjitha nivelet me fokus te meritokracia dhe profesionalizmi, rritjen cilësisë së shërbimeve për qytetarëve, etj.

Më pas u vijua me prezantimin e gjetjeve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe të diasporës lidhur me shtyllën e Mirëqeverisjes. Sandra Pernar, Koordinatore e OGP për Europën dhe Prof. Francesco Tuçari nga Universiteti i Salentos dhe Sabire Lici eksperte nga diaspora, të cilat vlerësuan masat e propozuara për rritjen e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset parlamentare.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarëve lidhur me masat e propozuara për shtyllën e Mirëqeverisjes.

Antikorrupsioni

Paneli i dytë për Shtyllën e Antikorrupsionit u moderua nga znj.Etilda Gjonaj, anëtare e Komisionit të Posaçëm, e cila parashtroi punën e bërë për procesin dhe konsultimin e gjatë me ekspertët ndërkombëtarë, si dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së një reforme të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e shtetit të së drejtës, çka janë thelbësore për procesin e integrimit të vendit.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit për shtyllën e Antikorrupsionit u bënë nga: Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, Dr. Ardita Seknaj, Dr. Ardita Seknaj, Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini. Grupi i ekspertëve bëri një prezantim të disa problematikave kryesore të identifikuara në sektorët që mbartin risk të lartë korrupsioni, si: pronat, prokurimet publike, shëndetësia, arsimi, doganat dhe tatimet, si dhe paraqitën propozime konkrete për të adresuar këto sfida, ku ndër të tjera u kërkua ndërhyrje për qartësimin dhe forcimin e sistemit të gjurmimit elektronik, përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të të dhënave kadastrale, përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor për prokurimet publike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e profesionalizmit të strukturave përgjegjëse, avancimi i procesit të digjitalizimit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për tatimet dhe doganat, identifikimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve të dyshimta, krijimin e Zyrës për Rikuperimin e Aseteve, zbatimi i ligjit Antimafia në fushën e taksave dhe tatimeve, përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe monitorimit të financave publike, integrimin në kurrikulat arsimore të edukimit kundër korrupsionit, etj.

Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e pranishme në panel vlerësoi punën e bërë nga të gjithë aktorët e përfshirë në hartimin e Planit të Veprimit, theksoi rëndësinë e qasjes proaktive dhe kontributit real në ndërtimin e një dokumenti që mbështet objektivin për integrimin e Shqipërisë, si dhe nënvizoi nevojën e ndërveprimit për të mundësuar që mekanizmat e mirëqeverisjes dhe të gjitha hallkat e luftës kundër korrupsionit të funksionojnë me efikasitet dhe të kontribuojnë realisht në ecurinë e negociatave me BE.

Takimi u përshëndet nga Hanne Juncher, Drejtore për Sigurinë, Integritetin dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës dhe Dr. Robert Šumi, Kryetar i Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Slloveni, të cilët vlerësuan hapat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, çka u konfirmua dhe në vendimmarrjen e GRECO-s, por dhe masat e ndërmarra në draftin e planit të veprimit.

Më tej u vijua me prezantimin nga ekspertët ndërkombëtarë dhe të diasporës: Laura Stefan, eksperte e Këshillit të Europës, Dr. Anna Corrado, gjyqtare administrative në Itali, Prof. Michele Giuranno, Prof. nga Universiteti i Salentos dhe Dr. Zamira Xhaferri, pedagoge pranë Universitetit të Amsterdamit, të cilët vlerësuan analizën kapilare të bërë nga ekspertët, ndanë eksperiencën e vendeve të tyre, si dhe paraqitën sugjerimet e tyre lidhur me përballimin e sfidave që lidhen me edukimin e shoqërisë, sektorin privat, luftën e formave të ndryshme të korrupsionit, etj.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarve lidhur me masat e propozuara në Planin e Veprimit.

Sundimi i ligjit

Paneli i tretë për Shtyllën e Sundimit të ligjit u moderua nga z.Toni Gogu, anëtar i Komisionit të Posaçëm, i cili vlerësoi punën profesionale të bërë nga ekspertët e GENL.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit të shtyllës së Sundimit të Ligjit u bënë nga: Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi dhe  Gledis Gjipali, të cilët paraqitën gjetjen dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët lidhur me përmirësimin e funksioneve të Kuvendit, transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të tij, garantimit të të drejtave të njeriut, si dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në Shqipëri. Disa nga sugjerimet e ekspertëve për adresimin e sfidave ishin: përmirësimi i kontrollit të lobimit, duke rritur eficiencën e transparencën, si dhe marrja e masave për të shmangur korrupsionin legjislativ; kalimi në një sistem plotësisht të integruar e-Legjislacioni, rregullime për ushtrimin e të drejtës për peticionin, forcimin e mekanizmave për konsultimin publik të projektligjeve, rritjen e përfshirjes efektive të shoqërisë civile në procesin legjislativ, përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të zbatimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së ligjvënies, përmirësimin e rolit mbikëqyrës, koordinues dhe monitorues të Kuvendit, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve,etj.

Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore në Shqipëri u ndal në disa elementë kyçe të lidhura me rolin e Kuvendit në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe udhëheqjen e procesit integrues të vendit.

Takimi vijoi me prezantimin nga Prof. James A. Lofton, pedagog në Universiteti “Washington and Lee”, SHBA dhe Dr. Klodian Rado, pedagog në Universitetin “York”, Kanada, të cilët bënë një përmbledhje të gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me draftin e Planit Kombëtar të Veprimit lidhur me shtyllën e Sundimit të Ligjit duke u fokusuar në garantimin e ndarjeve të pushteteve, pavarësinë e institucioneve të pavarura, rolin e Kuvendit në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, etj.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarëve lidhur me masat e propozuara nga ekspertët .

Draft Plani Kombëtar i Veprimit

Draft- Plani Kombëtar i Veprimit për të tre shtyllat: Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin e Sundimin e Ligjit përfshin 55 fusha tematike, me 253 masa specifike nga të cilat propozohen 75 nisma ligjore dhe 178 masa institucionale. Për hartimin e draftit, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë është mbështetur në gjetjet e Dokumentit Analitik, i cili ka si kornizë udhërrëfyese rekomandimet dhe masat e dakordësuara me BE-në në kuadrin e angazhimeve të shtetit shqiptar në procesin e negociatave. Dokumenti është konsultuar gjerësisht me ekipin e negociatorëve shqiptarë, ekspertë të fushave respektive të institucioneve të pavarura, administratës publike, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, si dhe i është nënshtruar ekspertizës së 38 konsulentëve të huaj përfshi dhe disa nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, si: Këshilli i Evropës, projekte të BE-së, Ambasadës franceze e asaj zvicerane, OSBE, USAID, NDI, OGP, etj.

The post Prezantohet drafti i Planit Kombëtar të Veprimit për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Komisioni i “Antikorrupsionit” edhe në legjislaturën e ardhshme, rol kyç për integrimin në BE

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, puna e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme.

Në fjalën e tij në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama e vuri theksin tek konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces.

“Gjithçka është ende e kthyeshme, është ende e brishtë, është ende vulnerabël dhe për këtë arsye na duhet Bashkimi Evropian. Me çdo kusht dhe me çdo çmim, ne na duhet BE. Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur sot si një mundësi jo vetëm reale, por aktuale. Një derë që është hapur me premisën që deri në fund të 2027-ës, ne mund të mbyllim negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë dhe të fokusuar për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion”.

Mund të mbyllet, tha Kryeministri, sepse historia e zgjerimit tregon që ajo derë hapet dhe ajo derë mbyllet. Historia e zgjerimit tregon që fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe të vendeve që janë pas asaj dere, jo gjithmonë përputhen. Interesat jo gjithmonë përputhen.

Prandaj, shtoi Rama, “ne jemi shumë të bindur që ky Komision, puna e të cilit do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme, që të jemi shumë të qartë – është kyç – për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me një proces të konsoliduar të garancive të lirisë individuale dhe të barazisë përpara ligjit”.

“Nuk ka liri individuale dhe barazi para ligjit askund tjetër përveç se në këtë sistem që kemi zgjedhur dhe për ne askund tjetër përveç se brenda BE-së”, tha Rama.

“Besoj që ne e kemi treguar dhe po e tregojmë përditë që jemi shumë ambiciozë që nuk na mjafton të bëjmë minimumin, na duhet të bëjmë maksimumin”, theksoi Rama.

Rama solli shembullin e prokurimeve publike.

“Ne jemi vlerësuar më lart nga të gjithë vendet e rajonit, me diferencë nga vendi i dytë për hir të së vërtetës në prokurimet publike nga SIGMA, por ndërkohë ne po punojmë për të krijuar një model revolucionar të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, në bashkëpunim me Microsoft-in dhe me grupin e Mira Muratit, ne jemi duke bërë progres të konsiderueshëm dhe kemi besimin e arsyeshëm që vitin e ardhshëm do të kemi një model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit, që do të thotë do të kemi një instrument që faktikisht do të çojë korrupsionin dhe mundësinë e korruptimit të proceseve të prokurimit publik drejt zeros, falë inteligjencës artificiale”, tha Rama.

Rama kujtoi që, “Komisioni i Posaçëm ka qenë rezultat i një ndjenje alarmi të brendshëm përballë gjithë malit të negociatave dhe përballë sfidës së jashtëzakonshme të koordinimit të një numri të jashtëzakonshëm institucionesh dhe burimesh në funksion të negociatave”.

“Nuk negocion qeveria e Shqipërisë me BE. BE nuk do të anëtarësojë qeverinë e Shqipërisë, negocion gjithë shteti shqiptar. Negociojnë një numër i madh institucionesh të pavarura, agjencish të pavarura dhe nevoja që kjo skuadër kombëtare të jetë e koordinuar është themelore”.

“Kush, ku, si mund të koordinojë të gjitha këto forca në funksion të arritjes së rezultatit?Askush përveç Parlamentit të Shqipërisë dhe askund përveç se në Parlamentin e Shqipërisë nuk mund të gjendet ajo hapësirë ndërveprimi kombëtar në funksion të arritjes së rezultatit të shumëpritur për kombin, për popullin, për vendin tonë”, tha Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Komisioni i “Antikorrupsionit” edhe në legjislaturën e ardhshme, rol kyç për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Jemi vlerësuar lider rajonal në politikat kundër korrupsionit

21 March 2025 at 13:28

TIRANË, 21 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot inkurajues raportin e GRECO-s për luftën kundër korrupsionit, ndërsa solli në vëmendje progresin që ka bërë vendi, i evidentuar edhe në raporte të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Gjatë prezantimit të raportit të GRECO-s, Rama tha se “në njëfarë mënyre është një tjetër kala e marrë duke pasur parasysh se kur kemi nisur këtë rrugëtim nga të katër anët raportet ishin tejet problematike”.

“Ky raport vjen pas atij të SIGMA-s pak kohë më parë, i cili realisht na dha shumë energji pozitive dhe shumë arsye për t’u ndjerë edhe më të motivuar duke e renditur Shqipërinë të parën në rajon për integritetin me prokurimet publike me një diferencë domethënëse nga vendi i dytë për menaxhimin e financimeve publike dhe administrimin e burimeve njerëzore”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se para se raporti i SIGMA–s të bëhej publik, një tjetër raport shumë domethënës na dha energji dhe inkurajim të madh.

Rama kujtoi se raporti i Bertelsmann Transformation Index (BTI), një ndër indekset më të respektuar prestigjiozë botërisht, vlerësonte shprehimisht se nga vendi më i korruptuar në Europë në vitin 2012 Shqipëria sot renditet si një nga 8 shtetet me progresin më substancial të dekadës së fundit.

“Sipas këtij indeksi Shqipëria ka performuar më mirë në të gjithë treguesit krahasuar me të gjitha matjet e bëra më parë. Veçanërisht i rëndësishëm është përmirësimi i shpejtë në cilësinë e qeverisjes duke e renditur në tre vendet me përmirësimin më të madh të qeverisjes”, tha Rama.

Po ashtu, Rama solli në vëmendje edhe raportin e “Transparency International” për vitin 2024, të cilin e cilësoi një reflektim kuptimplotë të gjithë progresit të bërë, ku Shqipëria u ngjit 18 vende në renditjen globale.

Ndërsa raporti i OECD-së, sipas Kryeministrit, e konsideron Shqipërinë lider rajonal në politikat kundër korrupsionit me rezultatin më të lartë në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për përmasën e politikave antikorrupsion duke tejkaluar ndjeshëm rajonin në fushat e parandalimit të korrupsionit si dhe hetimeve dhe ndjekjeve penale.

“Përpjekjet për të parandaluar e luftuar korrupsionin janë forcuar, sipas raportit, falë kuadrit ligjor dhe institucional”, shtoi Rama.

/r.e/ /a.f/

The post Rama: Jemi vlerësuar lider rajonal në politikat kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjonaj prezanton Dokumentin Analitik për Shtyllën e Dytë – Antikorrupsioni

19 February 2025 at 15:58

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj në rolin e relatores, ka prezantuar Dokumentin Analitik për Shtyllën e Dytë: Antikorrupsioni.

“Besoj që kjo është një mbledhje e rëndësishme sa i takon miratimit të dokumentit të analizës së shtyllës Antikorrupsioni, të një dokumenti me shkallë vështirësie shumë të lartë dhe për shkak se përfshin të gjitha aspektet në një rrafsh të gjerë të jetës publike, në mënyrë shumë dimensionale, por përfshin dhe të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë ato të pushtetit vendor, qendror dhe sektorin privat”, tha Gjonaj.

Gjonaj nënvizoi se “ky dokument ka si qëllim që të analizojë në mënyrë të thelluar situatën aktuale të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri për të evidentuar arritjet në kuadrin ligjor dhe institucional, por nga ana tjetër dhe dobësitë dhe problematikat si dhe drejtimet ku është e nevojshme të ndërhyhet duke bërë një skanim të situatës aktuale”.

“Kjo është analizuar nëpërmjet analizimit në mënyrë shteruese të dokumenteve dhe raporteve ndërkombëtare, legjislacionin aktual shqiptar, dokumenteve e pikave strategjike në këtë fushë, arritjet dhe gjetjet sa i përket problematikave, duke u referuar në raportet ndërkombëtare apo edhe ato të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë vendas”, tha Gjonaj.

Gjonaj shtoi se “dokumenti analitik është hartuar duke pasur si udhërrëfyes të tij angazhimet e shtetit shqiptar në kuadër të anëtarësimit në BE, veçanërisht në detyrimet të pozicionit negociues në grup-kapitullin e parë – Themeloret, por edhe duke pasur një konsultim për pozicionin negociues të grup-kapitullit të dytë dhe të tretë, që lidhen me tregun e brendshëm dhe konkurrueshmërinë”.

Deputetja tha se “në kuadër të qasjes gjithëpërfshirëse dhe transparente të përgatitjes, por edhe të konsultimit publik, janë angazhuar në këtë dokument të analizës 41 ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë të mbështetur nga 7 anëtarë të sekretariatit teknik. Përmirësimi, pasurimi i dokumentit analitik është mbështetur në kontributet e 23 ekspertëve ndërkombëtarë, por edhe organizatave ndërkombëtare”.

“Më kuadër të hartimit të dokumentit analitik janë realizuar rreth 40 takime ndërmjet ekspertëve të nivelit të lartë, ekspertëve ndërkombëtarë, sekretariatit teknik dhe përfaqësuesve të institucioneve publike me qëllim rritjen e transparencës”, tha Gjonaj.

Sipas Gjonajt “janë organizuar gjashtë tryeza publike, ku kanë marrë pjesë rreth 350 pjesëmarrës nga shoqëria civile, shoqatat e biznesit e institucione të pavarura etj.”.

“Janë organizuar gjashtë forume të dialogut qytetar në pesë qytete të vendit duke pasur një pjesëmarrje totale prej 265 pjesëmarrësish. Kemi arritur të përftojmë 80 komente dhe sugjerime të adresuara gjatë takimeve, në të cilat ekspertët i kanë reflektuar në mënyrë rigoroze”, u shpreh Gjonaj.

Dokumenti analitik, sipas Gjonajt, “përmban nëntë fushat tematike, duke përfshirë kuadrin institucional dhe rregullator për luftën kundër korrupsionit dhe duke kaluar më pas te të gjitha ato që janë konsideruar si fusha tematike për të pasur një fokus të posaçëm”.

/r.e/a.f/

The post Gjonaj prezanton Dokumentin Analitik për Shtyllën e Dytë – Antikorrupsioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, forumi i katërt i dialogut me studentë dhe pedagogë

By: redi
21 January 2025 at 21:37

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë 2030 në BE”, zhvilloi në Universitetin Europian të Tiranës, forumin e katërt të dialogut me studentë dhe pedagogë për konsultimin e draftit të Dokumentit Analitik me arritjet, gjetjet dhe rekomandimet e dala nga grupet e ekspertëve për tre shtyllat: Mirëqeverisje…

Source

Komisioni “Antikorrupsion”, Gjonaj: Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës

10 December 2024 at 19:14

Deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj, anëtare e Komisionit të Posaçëm “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, e cilësoi punën në këtë komision si një “proces maratonë”.

“Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës në të 11 tryezat, e cili në fakt ka qenë një kontribut dhe vlerë e shtuar, ku mendimet sipas çdo shtylle do t’i marrin dhe reflektojnë në dokumentin e tyre, që jo vetëm të adresojnë çështjet që janë ngritur nga ju, por edhe të përmirësojnë dokumentin final i cili jepet nëpërmjet këtyre sugjerimeve një vlerë e shtuar”.

Gjonaj tha se kjo është tryeza e fundit të këtij formati në këtë proces.

“Këtë javë fillohet me forumet dhe diskutimet dhe përshtypje të tjera me grupe interesi me qëllim që të arrihet të përthithë sugjerime edhe nga ata deri në fund të procesit do të kemi mundësinë, jo vetëm të ekspertëve, do të jetë edhe për të kuptuar më shumë mbase elementë.

Dua gjithashtu të falënderoj me këtë tryezë edhe ekspertët që kanë qenë pjesë e të gjitha shtyllave të të gjitha tryezave jo vetëm për angazhimin e tyre dinamik, por njëkohësisht edhe të ngjeshur gjatë këtyre 5 muajve të fundit por edhe për kontributin e tyre profesional, pasi i kanë dhënë këtij procesi jo vetëm objektivitetin dhe paanësinë e paraqitjes së problematikave në këtë dokument, por edhe në atë se çfarë konsiderohet zgjidhje nga aktorë të shoqërisë civile, akademia, shoqatat e bizneseve, apo edhe institucione të pavarura duke përfshirë edhe grupet e interesit. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm që i duhet vendit”, tha Gjonaj.

The post Komisioni “Antikorrupsion”, Gjonaj: Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës appeared first on Sot News | Lajme.

“Lufta kundër korrupsionit, prioritet”, Spiropali: Thembra e Akilit për ndërtimin e një ekonomie të fortë

10 December 2024 at 14:49

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali deklaroi sot se, Shqipëria është në një moment shumë të mirë të integrimit në BE.

“Kemi çelur zyrtarisht kapitujt “Themeloret”, ku sigurisht është edhe sundimi i ligjit. Presim Konferencën e Tretë Ndërqeveritare, për çeljen e kapitujve të tjerë, apo grup-kapitujt dhe besoj deri në fund të 2025 do kemi çelur zyrtarisht negociatat edhe për kapitujt e tjerë”, tha Spiropali në fjalën e saj në tryezën publike me temë: “Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në sektorët me risk të lartë në qeverisjen qendrore dhe vendore”, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Spiropali u shpreh se, pjesëmarrja në këtë tryezë të Komisionit të Posaçëm lidhje me 2 arsye.

“E para, për të mbështetjen dhe inkurajimin maksimal të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe timin personalisht, për veprimtarinë e Komisionit për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Dhe e dyta për të dëshmuar rëndësinë që Kuvendi i Shqipërisë po i kushton luftës kundër korrupsionit si një nga prioritetet e kësaj legjislature, të cilën e nënvizova edhe në çelje të sesionit parlamentar”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se, lufta e suksesshme kundër korrupsionit, por edhe përpjekjet institucionale të koordinuara për këtë luftë, përbën thembrën e Akilit në përpjekjet për të ndërtuar një vend me ekonomi të fortë, sektorë dhe tregje konkurruese dhe një shoqëri me drejtësi sociale dhe solidaritet njerëzor.

Spiropali vlerësoi diskutimet në këtë Komision, duke shtuar se, që me marrjen e detyrës e ka ndjekur me shumë vëmendje dhe përgjegjësi veprimtarinë e Komisionit, është njohur dhe me draftet dhe dokumentet e përgatitur dhe e vlerëson vizionin, realizmin, konstruktivitetin, kompetencën profesionale dhe institucionale në hartimin e tyre.

“Aty nuk ka aspak cinizëm, por ka një përpjekje serioze për të bërë ndryshimin përmes punës së përbashkët po dhe dijes së secilit prej jush”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit gjithashtu falënderoi ekspertët, të cilët theksoi ajo, “janë bashkuar në këtë nismë për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt BE-së, që është edhe qëllimi final”.

“Jemi në një moment shumë të mirë të integrimit në BE. Kemi çelur zyrtarisht kapitujt “Themeloret”, ku sigurisht është edhe sundimi i ligjit. Presim Konferencën e Tretë Ndërqeveritare, për çeljen e kapitujve të tjerë, apo grup-kapitujt dhe besoj deri në fund të 2025 do të kemi çelur zyrtarisht negociatat edhe për kapitujt e tjerë”, tha Spiropali.

Spiropali gjithashtu falënderoi Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ambasadën e SHBA dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, por edhe ekspertët e huaj për format e ndryshme të mbështetjes që i kanë dhënë këtij Komisioni dhe Kuvendit të Shqipërisë.

“Në këta 4-5 muaj të veprimtarisë intensive të Komisionit, Kuvendi është shndërruar në një kantier pune dhe debati, kryesisht nga veprimtaria dhe puna juaj. Nuk është rastësi që në ligjërimin publik dhe politik parlamentar ky komisionin njihet shkurt si Komisioni Antikorrupsion dhe pse nuk është vetëm i tillë. Sigurisht gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi tek çështjet më kardinalë siҫ thotë populli dhe kjo vlen edhe në këtë rast”, tha Kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se, “pritshmëria popullore për luftën kundër korrupsionit ka krijuar këtë perceptim publik për qëllimin e Komisionit dhe sigurisht që priten edhe përgjigje, priten zgjidhje dhe priten iniciativa administrative-ligjore edhe për të ardhmen”.

Spiropali theksoi se, qëllimi final i qeverisjes dhe i gjithë reformave në të cilat është përfshirë shoqëria shqiptare është rritje e mirëqenies së qytetarëve.

“Korrupsioni nuk është thjesht një e keqe, por është një pengesë për arritjen e ҫdo qëllimi tjetër në një vend demokratik”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

“Arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit janë të dukshme dhe të matshme dhe vlerësohen vit pas viti nga raportet e Departamentit të shtetit apo progres-raportit të Komisionit Evropian, por që të jemi realist mjaft prej sektorëve me ndjeshmëri të lartë vazhdojnë ende të jenë me risk më të lartë ndaj korrupsionit dhe aty ka nevojë që të fokusohet dhe të prezantohen tezat për diskutim dhe për plan-veprimi në të ardhmen”, tha ajo.

Spiropali veçoi problemet e pronësisë, apo prokurimet publike, për të cilat u shpreh ajo, “sigurisht që ekziston edhe një pritshmëri publike për përmirësim të situatës por edhe gjetjen e zgjidhjeve më të duhura”.

Kryetarja e Kuvendit sugjeroi që “Komisioni të rekomandojë edhe institucioneve shtetërore Strategjitë e zhvillimit të sektorëve, por edhe të bëjë rolin e vetë që është monitorimi dhe kontrolli i këtyre institucioneve, që nuk ndodh vetëm përmes Komisionit të Posaçëm , por duhet të shtrihet më pas edhe në veprimtarinë e Komisioneve të tjera në bazë të një plani veprimi shumë të qartë”.

Pra, shtoi Spiropali, “duhet që në planet tona zhvillimore mos lëmë shteg për abuzimet dhe abuzuesit, se sigurisht Prokuroria është hallka fundore e luftës kundër korrupsionit, por ka një sërë masash që mund të merren për të ngushtuar hapësirat administrative institucionale ligjore për t’i mbyllur shtigjet e korrupsionit në shumë mënyra të tjera dhe ky është kusht i domosdoshëm për efiçencën e institucioneve dhe agjencive publike”.

/a.f/

The post “Lufta kundër korrupsionit, prioritet”, Spiropali: Thembra e Akilit për ndërtimin e një ekonomie të fortë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni “Antikorrupsion”, Gjonaj: Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës

10 December 2024 at 14:38

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj, anëtare e Komisionit të Posaçëm “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, e cilësoi punën në këtë komision si një “proces maratonë”.

“Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës në të 11 tryezat, e cili në fakt ka qenë një kontribut dhe vlerë e shtuar, ku mendimet sipas çdo shtylle do t’i marrin dhe reflektojnë në dokumentin e tyre, që jo vetëm të adresojnë çështjet që janë ngritur nga ju, por edhe të përmirësojnë dokumentin final i cili jepet nëpërmjet këtyre sugjerimeve një vlerë e shtuar”.

Gjonaj tha se kjo është tryeza e fundit të këtij formati në këtë proces.

“Këtë javë fillohet me forumet dhe diskutimet dhe përshtypje të tjera me grupe interesi me qëllim që të arrihet të përthithë sugjerime edhe nga ata deri në fund të procesit do të kemi mundësinë, jo vetëm të ekspertëve, do të jetë edhe për të kuptuar më shumë mbase elementë.

Dua gjithashtu të falënderoj me këtë tryezë edhe ekspertët që kanë qenë pjesë e të gjitha shtyllave të të gjitha tryezave jo vetëm për angazhimin e tyre dinamik, por njëkohësisht edhe të ngjeshur gjatë këtyre 5 muajve të fundit por edhe për kontributin e tyre profesional, pasi i kanë dhënë këtij procesi jo vetëm objektivitetin dhe paanësinë e paraqitjes së problematikave në këtë dokument, por edhe në atë se çfarë konsiderohet zgjidhje nga aktorë të shoqërisë civile, akademia, shoqatat e bizneseve, apo edhe institucione të pavarura duke përfshirë edhe grupet e interesit. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm që i duhet vendit”, tha Gjonaj.

/a.f/

The post Komisioni “Antikorrupsion”, Gjonaj: Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirdeni prezanton kursin e KiE mbi parandalimin e korrupsionit për të gjithë punonjësit e administratës publike

6 December 2024 at 20:28

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të “Javës së Integritetit”, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në takimin e bashkorganizuar nga Këshilli i Evropës (KiE) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), ku u prezantua kursi i Këshillit të Evropës “Hyrje në Parandalimin e Korrupsionit”, për gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe vendor.

Në fjalën e saj, ministrja Pirdeni, theksoi rëndësinë e kursit si një instrument praktik dhe i dobishëm për administratën, për t’u njohur më në detaje me format e korrupsionit dhe mënyrat e parandalimit të tij.

“Ky trajnim është një hap i madh përpara në përpjekjet tona për të ndërtuar një administratë publike më të përgjegjshme dhe më të përkushtuar ndaj standardeve të larta etike. Jam e bindur se ky kurs, tashmë i aksesueshëm për të gjithë administratën publike, është projektuar për të adresuar risqet e integritetit dhe për të ndihmuar në krijimin e një kulture të re pune bazuar mbi integritetin. Kjo iniciativë shkon në drejtim të pasjes së mekanizmave të cilat i shërbejnë çdo zyrtari publik. Nuk është asnjëherë tepër që secili prej nesh të kujtohet mbi detyrimet që ka në raport me subjektet jashtë administratës publike. Në kuadër të angazhimeve që qeveria Shqiptare ka marrë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga të gjitha raportet ndërkombëtare, veçanërisht nga raporti i GREKO-s, kjo çështje merr një rëndësi të veçantë. Sot kjo iniciativë ka marrë një shtrirje më kapilare dhe një qasje më gjithëpërfshirëse”, tha ministrja Pirdeni.

Kursi online “Hyrje në Parandalimin e Korrupsionit” përfshin 13 module gjithëpërfshirëse që trajtojnë aspektet kryesore të luftës kundër korrupsionit, duke nisur me konceptet bazë dhe format e korrupsionit, mjetet dhe strategjitë për parandalimin e tij, si dhe rëndësinë e etikës së sjelljes. Kursi fokusohet te menaxhimi i konflikteve të interesit, kufizimet pas largimit nga detyra, dhuratat dhe përfitimet, deklarimi i pasurisë dhe garantimi i qasjes së lirë në informacion.

Gjithashtu, kursi përfshin temat e lobimit, financimit të partive politike, prokurimit publik dhe sinjalizimit, duke theksuar standardet etike dhe transparencën.

Nga sot të gjithë punonjësit e administratës publike mund të ndjekin kursin përmes platformës online HELP të Këshillit të Evropës, në gjuhën shqipe, duke ndjekur një proces të thjeshtë regjistrimi.

Në takim morën pjesë edhe Giulia Re, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë; Enkela Dudushi, drejtore e Departamentit të Administratës Publike dhe Arlinda Hoti, drejtore e Drejtorisë së Trajnimit dhe Komunikimit në ASPA.

/r.e/

The post Pirdeni prezanton kursin e KiE mbi parandalimin e korrupsionit për të gjithë punonjësit e administratës publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirdeni: Transparenca dhe llogaridhënia, pjesë e strategjisë për reformën në administratën publike

6 December 2024 at 12:57

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni solli sot në vëmendje masat që janë marrë deri tani në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të administratës publike.

Gjatë tryezës mbi “Qeverisjen e hapur”, të organizuar nga komisioni i posaçëm Antikorrupsion, Pirdeni vlerësoi fillimisht analizën e bërë nga grupi i ekspertëve që ka punuar në këtë fushë.

Sipas saj, analiza dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve përputhen me zotimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të negociatave, udhërrëfyesit për reformat në administratën publike, si dhe udhërrëfyesit për shtetin e së drejtës.

Pirdeni theksoi se këto janë çështje që i përkasin të gjithë aktorëve shoqërorë dhe jo vetëm ekzekutivit.

“Me organizatat e shoqërisë civile ne bashkëpunojmë ngushtësisht për çdo lloj çështje që ka të bëjë me transparencën dhe llogaridhënien. Ne po punojmë përgjatë këtij viti në mënyrë intensive për të realizuar strategjinë për reformën në administratën publike.
Arsyeja pse ky proces është shtyrë është sepse pikërisht synimi ynë ka qenë që në radhë të parë të bazohemi në këtë dokument tek udhërrëfyesit për reformën në administratën publike, i cili u dakordësua me Komisionin Europian dhe më pas është dorëzuar në tetor të këtij viti edhe si një nga piketat hapëse për grupkapitullin e parë të negociatave për Shqipërinë”, tha Pirdeni.

Sipas ministres, transparenca proaktive ka një pozicion qendror në dokumentin e Strategjisë, ndaj që prej muajit qershor të këtij viti është organizuar një konferencë kombëtare me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Kemi nisur një debat publik që u shndërrua në diskutim dhe dialog institucional përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Jemi angazhuar me Zyrën e Komisionerit për të përmirësuar të gjitha programet e transparencës të ministrive të linjës. Është detyrim i institucioneve të administratës publike në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, që t’i bëjë të gjitha raportet publike në formatin e Programit të Transparencës”, tha Pirdeni.

Në këtë drejtim, ajo nënvizoi rëndësinë e rolit thelbësor që kanë koordinatorët për informimin.

“Sot në të gjitha faqet e ministrive ka një hapësirë të veçantë mbi programin e transparencës. Për sa i përket konsultimit publik, bashkë me AKSHI-n dhe të gjitha ministritë e linjës ne kemi identifikuar të gjitha organizatat e shoqërisë civile në fushat përkatëse, të cilat me vullnetin e tyre të lirë do të shpreheshin nëse donin të merrnin përditësime automatike për aktet që dalin në fushën e tyre. Procesi i konsultimit publik ka afatet e veta dhe ligji parashikon 20 ditë pune”, shtoi Pirdeni.

The post Pirdeni: Transparenca dhe llogaridhënia, pjesë e strategjisë për reformën në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni “Antikorrupsion”, ekspertët rekomandojnë masa për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies

6 December 2024 at 12:20

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ “Qeverisja e Hapur” është tema e radhës e tryezave të konsultimeve të organizuara nga komisioni i posaçëm parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Grupi i ekspertëve, i cili ka punuar mbi raportet që u prezantuan në këtë tryezë, u fokusuan te transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve ndërsa sollën në vëmendje edhe rekomandimet e tyre në këto fusha.

Klesta Hysi, lektore e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës renditi disa nga rekomandimet e ekspertëve, ndërsa vlerësoi se Kuvendi renditet si institucioni me transparencën më të lartë.

“Grupi i punës ka bërë rekomandime të kuadër të nevojës për përmirësime ligjore. Rekomandimet kanë të bëjnë me punën e vetë Kuvendit, por edhe disa rekomandime që lidhen me procesin e transparencës dhe konsultimit”, u shpreh ajo.

Sipas Hysit, “ligji për konsultimin publik, sikurse është parashikuar edhe në udhërrëfyesin për administratën publike, ka nevojë të amendohet për të zgjeruar kategoritë që i nënshtrohen procesit të konsultimit”.

“Ka nevojë për një qëndrueshmëri më të madhe të koordinatorëve të informimit dhe koordinatorëve për konsultimin dhe njoftimin publik, duke vlerësuar nevojën për një ndryshim ligjor për t’i dhënë një rol më kyç koordinatorëve dhe mundësinë që këto pozicione të mbulohen nga nëpunës të nivelit të lartë”, u shpreh ajo.

Një tjetër rekomandim i grupit të ekspertëve ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve të organeve të pavarura si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit, që duhet të jenë në fokus të Kuvendit, si organe kyçe në vend që monitorojnë këto fusha dhe që sigurojnë transparencën e institucioneve publike.

“Kuvendi vetë do të duhet të rrisë ndjeshmërinë në raportimet vjetore pranë tij nga organet e pavarura dhe organet e tjera të administratës. Udhëzuesi që ka Kuvendi në fuqi për raportimin e këtyre organeve ka nevojë për përmirësime për t’u përkushtuar më shumë në çështjet e transparencës dhe llogaridhënies”, rekomandon grupi i ekspertëve.

Po ashtu vlerësohet se ka nevojë për dëgjesa të dedikuara me OJF-të dhe me përfaqësues të medieve, dhe Kuvendi do të duhet të dëgjojë drejtpërdrejtë zërin e këtyre aktorëve për problemet që ata hasin në kuadër të zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit dhe për konsultimin e akteve.

“Qeverisja vendore ka një rritje më të ulët për sa i përket politikave transparente. Nevojitet një reformë e thellë në këto institucione për të përçuar zërin e qytetarëve më afër tyre. Këto institucione duhet të garantojnë transparencë më të madhe dhe në këtë kuadër nevojitet një forum apo një platformë periodike dialogu të qëndrueshëm mes Kuvendit, ekzekutivit, qeverisjes vendore dhe organeve të pavarura në kuadër të sfidave të procesit të integrimit”, vlerëson grupi i ekspertëve në rekomandimet e tij. /j.p/

The post Komisioni “Antikorrupsion”, ekspertët rekomandojnë masa për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

27 November 2024 at 23:07

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ “Garantimi i të drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave” ishte tema e tryezës së nëntë të organizuar nga ekspertët e atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, për konsultimin e draftit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik mbi situatën aktuale në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Nën moderimin e Nadia Rusi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës u diskutuan gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve lidhur me problematikat dhe sfidat që has çështja e pronave në Shqipëri, garantimi i së drejtës së pronës, si dhe u propozuan një sërë masash konkrete të nevojshme për forcimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit në sektorin e pronave.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, universitetet publike e jopublike, shoqëria civile, organizatat e biznesit, grupet e interesit, si dhe disa anëtarë të Komisionit të Posaçëm.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Shtetit dhe kryengociatorja Majlinda Dhuka, si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Po ashtu morën pjesë edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë Komisionit nga: Zyra e Këshillit të Europës, Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Greqisë etj si dhe ekspertë të programeve të asistencës të BE e SHBA etj.

E drejta e pronës

Prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së ekspertëve lidhur me “Garantimin e së drejtës së pronës”, u bë nga Rusi, e cila ndau me të pranishmit një panoramë të plotë të situatës aktuale të së drejtës së pronës, problematikat e hasura dhe përpjekjet e bëra nëpërmjet një agjende reformash që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe administrativ të pronësisë.

Sipas ekspertëve pavarësisht përparimeve të rëndësishme në fushën e të drejtës së pronës, sfida si mosmarrëveshjet për pronat, ekzistenca e të drejtave të paformalizuara mbi pronën, numri i konsiderueshëm i kërkesave të pashqyrtuara për njohjen dhe/ose kompensimin e pronave të shpronësuara, si dhe infrastruktura e pamjaftueshme mbeten ende problematike.

Ndër gjetjet e ekspertëve është fakti se ende nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i zonave kadastrale, çka do të luante një rol kyç në garantimin e të drejtave të pronarëve, rritjen e sigurisë juridike për individët dhe investitorët, duke ndihmuar në parandalimin e konflikteve ligjore dhe abuzimeve.

Një problem tjetër i rëndësishëm i konstatuar nga ekspertët është mbivendosja e pronave në regjistrat dhe hartat kadastrale, një fenomen ky i shkaktuar nga regjistrimet e pasakta të së kaluarës dhe mungesa e standardizimit. Për pasojë, rreth 80% e të dhënave kadastrale vlerësohen të kenë nevojë për përmirësim.

Kjo situatë ka krijuar konflikte dhe vonesa në ekzekutimin e vendimeve. Pavarësisht arritjeve të shënuara për digjitalizimin e shërbimeve, ekspertët gjykojnë se ASHK duhet të jetë më transparente, si dhe nevojitet të miratojë një Udhërrëfyes gjithëpërfshirës për planifikimin e politikës së digjitalizimit të të dhënave kadastrale dhe procesit të regjistrimit fillestar, të shoqëruar me një plan financimi për përmbylljen e këtyre proceseve në afatet e parashikuara.

Në analizë ekspertët vlerësojnë se ligji nr. 20/2020 ka përcaktuar vitin 2028 si afatin përfundimtar për përmbylljen e të gjitha proceseve kalimtare të pronësisë, por duke marrë parasysh kohën e mbetur, burimet e disponueshme, si dhe kompleksitetin e çështjeve, përmbyllja e tyre brenda këtij afati përbën një sfidë të konsiderueshme. Lidhur me procesin e njohjes dhe kompensimit të pronave, ekspertët gjykojnë se nevojitet të shtyhet afati për vlerësimin financiar të vendimeve të kompensimit dhe trajtimin e kërkesave për njohje pronësie, i cili përfundon në dhjetor 2024.

Një drejtim tjetër ku sipas ekseprtëve nevojitet të merren masa të mëtejshme është monitorimi efektiv i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe administrative, veçanërisht atyre që lidhen me kompensimin e ish-pronarëve. Në përputhje me rekomandimet e BE-së, ekspertët vlerësojnë se shihet me rëndësi rishikimi i kuadrit ligjor mbi investimet dhe garantimi që procesi i shpronësimit publik të shoqërohet nga një kompensim i drejtë.

Nga ana tjetër sugjerojnë që të thjeshtohen procedurat për verifikimin e dokumentacionit të pronës; përmirësim të aksesit për grupet vulnerabël të qytetarëve në platformën e-Albania; miratimi i një politike mbi tokën e cila do të adresojë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me menaxhimin e tokës, administrimin, planifikimin si dhe masat e nevojshme administrative, buxhetore dhe koordinuese për fillimin e zbatimit të saj.

Parandalimi i korrupsionit në sektorin e pronës

Paneli i dytë trajtoi gjetjet kryesore të analizës së ekspertëve lidhur me “Parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në sektorin e pronave”, të cilat u prezantuan nga Nada Dollani, nga Qendra A.L.T.R.I. Duke iu referuar Progres Raporteve të Komisionit Evropian, përfshirë edhe Raportin e fundit të progresit 2024, si dhe raportet e aktorëve të tjerë ndërkombëtare, ekspertët vlerësojnë se janë ndërmarrë disa hapa pozitive në luftën kundër korrupsionit, siç është digjitalizimi i proceseve dhe shërbimeve, megjithatë theksojnë se disa sektorë, siç janë pronat, vijojnë të konsiderohen sektorë të rrezikuar nga korrupsioni.

Në analizën e kryer, ekspertët vlerësojnë se një nga masat për forcimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit në sektorin e pronave është hartimi i një strategjie që përfshin vlerësimin e rrezikut sektorial të korrupsionit, analizën e proceseve për të identifikuar dobësitë dhe zhvillimin e një plani të masave për zvogëlimin dhe parandalimin e korrupsionit. Ekspertët gjykojnë se në sektorin e pronave, është i nevojshëm përshpejtimi i digjitalizimit të të dhënave kadastrale dhe përditësimi i sistemit për të eliminuar mbivendosjet dhe të dhënat e pasakta.

Masa të tjera të sugjeruara nga ekspertët në parandalimin e korrupsionit në këtë sektorë janë: rritja e kapaciteteve për integritet në sektorin e pronave përmes hartimit të një programi të posaçëm trajnimi për punonjësit e Kadastrës dhe punonjësit e administratës publike; gjurmimin elektronik të regjistrimit, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe njohurive të tyre mbi mënyrat e denoncimit të korrupsionit; nxitjen e mekanizmave të sinjalizimit; si dhe hartimin e një strategjie konkrete për rritjen e transparencës, çka do të ndihmonte për ndërtimin e besimit publik dhe përmirësimin e efikasitetit.

Diskutimet

Gjatë diskutimeve, Luan Bregasi, president i “Biznes Albania” vlerësoi rëndësinë e tryezës për trajtimin e çështjes së pronave dhe problematikave që mbart ndër vite duke krijuar problem dhe për biznesin, masat e ndërmarra për dixhitalizimin e shërbimeve, si dhe sugjeroi nevojën për rritjen e kapaciteteve administrative dhe profesionale të ASHK, rishikimin e akteve nënligjore për të mundësuar administratën t’ju jap zgjidhje problematikave të hasura.

Lorena Goxhobelli, drejtoreshë e Përgjithshme e ASHK informoi mbi problematikat e mbartura dhe masat e ndërmarra për plotësimin e kuadrit ligjor, digjitalizimin e të dhënave kadastrale, ofrimin on-line të shërbimeve, çka ndikojnë në ngritjen e ngrehinës së një institucioni efikas, transparent dhe në shërbim të qytetarëve.

Elona Saliaj, drejtuese e Shoqatës së Trajnimit të Noterëve, solli në diskutime ndryshimet e shpeshta të legjislacionit mbi pronat, nevojën për trajnime të stafit të ASHK për unifikimin e përgjigjeve, nevojën për regjistrimin e një historiku të pronës dhe nxjerrjen e akteve nënligjore, të cilat mundësojnë zbatimin e mirë të ligjeve, kontrollin dhe trajnimet e vazhdueshme.

Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA solli në diskutime nevojën e regjistrimit të pronave, aksesimin e database nga profesionistët e rregulluar, hartimin e politikave fiskale të qëndrueshme sepse ndikon në dekurajimin e korrupsionit, si dhe ofroi mbështetjen e NAREA për të bashkëpunuar me eskpertët e komisionit të posaçëm.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë diskutimeve kërkoi që bashkitë të regjistrojnë pronat që kanë në pronësi, çka do të jetë një hap i rëndësishëm që do të çlirojë potenciale të reja zhvillimi për ekonomitë lokale. Z.Mazniku u ndal dhe tek puna që po bëhet për draftimin e ligjit për bashkëpronësinë dhe impaktin që do të ketë për përditshmërinë e qytetarëve.

Arta Vorpsi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, solli në diskutime faktin se garantimi i së drejtës së pronësisë në Shqipëri garantohet falë një kuadri të plotë institucional dhe kushtetues, ndaj është e panevojshme për ndryshime të reja të kuadrit ligjor. Sipas saj dy problematikat më të hasura për pronat në Shqipëri janë: siguria juridike dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore, për të cilat vlerësoi se mund të marrin zgjidhje falë përfundimit të procesit të digjitalizimit, zhdrëvjelltësia e organeve ligjzbatuese, si dhe rritja e kapaciteteve profesionale të administratës së ASHK.

Aida Hoxha, përfaqësuese e Dhomës Kombëtare të Noterisë, vlerësoi vendosjen e standarteve falë ndryshimeve në ligjin për noterinë dhe Kadastrën, çka ka ndikuar në rritjen e ndërveprimit dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe theksoi nevojën e rritjes së transparencës, çka do të ndikojë dhe në rritjen e besimit të qytetarëve.

Ilda Zhaloshnja, zëvendëskryetare e Bordit Drejtues të NAREA, solli në diskutime nevojën e rritjes së transparencës, lejimit të aksesit të përfaqësuese të agjencive të pronave imobilare në regjistrat e pronave apo sistemet e ASHK, si dhe solli nevojën për trajtimin e problematikave të hasura në regjistrimet e pronave për shkak të falimentit të ndërtuesit.

Në përfundim të diskutimeve, anëtari i Komisionit të Posaçëm, z.Toni Gogu falënderoi ekspertët për punën e bërë dhe ftoi pjesëmarrësit në tryezë të përcjellin propozimet për trajtimin e sfidave apo problematikave të hasura. /m.m/j.p/

The post Gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Mazniku: Duhet të lehtësohet regjistrimi i pronave të bashkive

27 November 2024 at 15:10

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, në fjalën e mbajtur në komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit, theksoi punën që duhet bërë për të lehtësuar procedurën që bashkitë të kenë mundësi të regjistrojnë pronat që i kanë të tyre.

“Pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara në emër të bashkive dhe unë mendoj që duhet që nga pikëvështrimi administrativ i mënyrës se si regjistrohen pronat tek mbështetja teknike që bashkitë të regjistrojnë pronat, kemi nevojë që të gjitha palët të bëjmë më shumë për të pasur mundësi që bashkitë, si fillim t’i regjistrojnë pronat dhe ta kenë një proces të lehtësuar.” – u shpreh Mazniku

Po ashtu, Ministri Mazniku foli për ligjin e ri të bashkëpronësisë që prek hapësirat e përbashkëta duke e vënë theksin te nevoja që kanë këto prona të mirëmbahen.

The post Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Mazniku: Duhet të lehtësohet regjistrimi i pronave të bashkive appeared first on Sot News | Lajme.

Pasztory: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

25 November 2024 at 10:20

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory vlerësoi sot se “Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe luftën kundër korrupsionit, Pasztory u shpreh se ‘nëse nuk denoncohen rastet e krimit të organizuar, çështjet nuk do shkojnë kurrë në gjykatë dhe ky fenomen nuk do të luftohet”.

Sipas saj, janë bërë përpjekje serioze nga ana e SPAK për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve, që disa vite më parë konsideroheshin si normale.

“Ajo që është e rëndësishme është të garantojmë që kemi akses publik te proceset gjyqësore. Një nga fushat ku kemi punuar fuqishëm me shoqërinë civile në çështjet e antikorrupsionit është platforma e detyrueshme e sinjalizimit administrativ për të inkurajuar për të pasur procedurat standarde të operimit, mekanizmat mbrojtës. Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin e organizuar dhe çështjet nuk shkojnë kurrë në gjykatë”, tha ajo.

Pasztory vlerësoi se “Shqipëria po shënon përparim në këto fusha”.

“E kam njohur Shqipërinë në 30 vite, dhe në saj të SPAK ka përpjekje serioze për t’i dhënë fund disa sjelljeve që para disa viteve konsideroheshin normale”, u shpreh Pasztory.

/a.f/

The post Pasztory: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulja e cash-it, kontrolli ligjor i kriptomonedhave dhe tregut imobilar, propozimet e ekspertëve tek “Antikorrupsioni”

15 November 2024 at 17:43

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ “Parandalimi i pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional” ishte tema e tryezës së radhës për konsultimin e draftit analitik të hartuar së ekspertëve të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Takimi u moderua nga Nirvana Deliu, eksperte pranë “Lëvizjes Europiane në Shqipëri” dhe në të u diskutuan gjetjet e ekspertëve mbi situatën aktuale, arritjet dhe problematikat e evidentuara lidhur me masat për parandalimin e financimeve të paligjshme dhe pastrimit të parave, si dhe çështjet ku ata sugjerojnë se kanë nevojë për ndërhyrje.

Prezantimi i gjetjeve kryesore lidhur me masat të karakterit ligjor dhe institucional, të lidhura ngushtësisht me luftën kundër formave të tjera të kriminalitetit që gjenerojnë të ardhura të jashtëligjshme, brenda apo jashtë vendit si: krimi i organizuar, korrupsioni, evazioni fiskal, u bënë nga Prof. Asoc. Dr. Skerdian Kurti, pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini, pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga universitetet publike e jopublike, shoqëria civile, institucionet e pavarura, agjencitë ligjzbatuese, Banka e Shqipërisë, institucionet e konsideruara me risk të lartë për pastrimin e parave si: Tatimet dhe Dogana, përfaqësues të dhomave të biznesit, përfaqësues të shoqatave të kontabilistëve, studentë nga universitetet publike dhe jo-publike, anëtarë të Komisionit të Posaçëm etj. Të pranishëm në tryezë ishin gjithashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë Komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Prezenca e OSBE-së, Ambasada Franceze, Ambasada Britanike, UNDP, etj.

Gjetjet e ekspertëve

Sipas ekspertëve Shqipëria ka shënuar progres për sa i përket kuadrit ligjor në fushën kundër pastrimit të parave, çka është konfirmuar nga institucionet ndërkombëtare dhe raportet: Moneyval, FATF, Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Screening – 2023, etj, megjithatë ka ende nevojë që legjislacioni shqiptar të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave.

Një tjetër pikë kyçe sipas ekspertëve është forcimi i masave për rikuperimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, ashtu si dhe zbatimi i kuadrit ligjor dhe ndjekjes penale të transaksioneve të dyshimta. Nga analiza e kryer, pavarësisht arritjeve në aspektin legjislativ dhe institucional, referuar edhe raportit vjetor të SPAK për vitin 2023 dhe raporteve të Komisionit Europian, pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura te grupet kriminale, ashtu siç vihet re se ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare veçanërisht në pasuritë e paluajtshme, të cilat shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale.

Element tjetër që është evidentuar nga analiza dhe shqyrtimi i raporteve të institucioneve ligjzbatuese dhe ato ndërkombëtare është fakti se hetimet financiare nuk shoqërojnë sistematikisht procedimet penale që nga fillimi ashtu si dhe efektiviteti i tyre mbetet i kufizuar.

Ekspertët kanë evidentuar se institucionet ligjzbatuese kanë ende nevojë të forcojnë kapacitetet e tyre për të kryer hetime financiare komplekse paralelisht me hetimet penale, veçanërisht për të përmirësuar teknikat e hetimit financiar të policisë dhe prokurorëve. Progres është bërë në masën e procedurave të konfiskimit pa dënim sipas ligjit nr.10192/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ligji antimafia), megjithatë, numri i procedurave penale që përfshijnë konfiskimin e pasurisë mbetet i ulët

Për sa i përket sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve për krimet që lidhen me korrupsionin vihet re një përmirësim ku për vitin 2023 arritën në vlerën 6 milionë euro të sekuestruara dhe rreth 280 mijë euro të konfiskuara. Pavarësisht kësaj, përdorimi sistematik i masave të veçanta hetimore është shumë i ulët në krahasim me nevojat operative dhe kjo bën që diferenca e ndërmjet vlerave të sekuestruara dhe atyre me të konfiskuara të jetë e lartë.

Sipas ekspertëve në luftën kundër pastrimit të parave një rol të rëndësishëm luan edhe hetimi proaktiv dhe masat për sekuestrimin dhe konfiskimin në rastet e veprave penale në fushën e Tatimeve dhe Doganave, për këtë arsye ekspertët theksuan si domosdoshmëri rritjen e përdorimit të të dhënave ekonomike për të evidentuar rastet e kompanive dhe individëve me risk më të lartë për aktivitetet e pastrimit të parave.

Element tjetër i sjellë në analizën e ekspertëve është fakti që pavarësisht masave për krijimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, evidentohet një sërë mangësish si mungesa e aksesit dhe transparencës së të gjithë aksionerëve të kompanive të cilët zotërojnë më pak se 25% të aksioneve, duke përfshirë edhe mungesën e regjistrimit të kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar, mungesa e verifikimit të tyre nga institucionet shtetërore, vendosja e sanksioneve, etj. Ekspertët kanë evidentuar se sistemet statistikore kanë disa nga të dhënat e nevojshme për matjen e FPF-ve, por këto të dhëna janë të shpërndara në një sërë autoritetesh dhe fushash të cilat krijojnë vështirësi në matjen e tyre në një tregues të vetëm.

Propozimet

Pas analizës ekspertët kanë sugjeruar marrjen e disa masave. Konkretisht kërkohet identifikimi i rasteve të pastrimit të parave nëpërmjet deklarimeve të tatimeve dhe taksave dhe zbatimit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve për rastet e kryerjes së veprave penale në lidhje me to. Gjithashtu evidentohet se duhet të përfshihen në kategorinë e veprave penale për të cilat zbatohet ligji nr.10192/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar edhe veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet (nenet 180-182/a të Kodit Penal).
Ekspertët sugjeruan rritjen e efektivitetit në kontrollin e të dhënave doganore, veçanërisht për kompanitë që bëjnë import – eksport, transportit të parave në dorë “cash”, unifikimin e gjobave me vendet e tjera si dhe adresimi në Kodin penal i rasteve të mosdeklarimit të parasë “cash” për të përcaktuar dallimin e mosdeklarimit të shoqëruar me dokumente bankare ose forma të tjera vërtetësie, nga rasti kur paratë janë të fshehura për qëllim mos deklarimi.
Ashtu sikurse adresimin e numrit të ulët apo mungesës së hetimeve financiare paralele me hetimin e veprave penale që gjenerojnë produkte/të ardhura kriminale.
Po ashtu theksuan nevojën e funksionimit sa më praktik dhe gjithëpërfshirës të Regjistrit të Pronarëve Përfitues. Për këtë, është e nevojshme të përditësohet dhe të përmirësohet regjistri i pronarëve përfitues dhe në të njëjtën kohë të ulet niveli prej 25% kur pronari bëhet publik. Ata kërkuan zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore me fokus çështjet e pastrimit të parave dhe aseteve të sekuestruara

Gjatë diskutimeve përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese sollën disa sugjerime konkrete lidhur me përmirësimin e punës në vijim për një ndërlidhje të informacioneve. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u ndal tek puna për hartimin e draftit të projektligjit “Për zyrën e rikuperimit të aseteve”, i cili pritet që së shpejti të kalojë në Parlament dhe që do t’i shërbejë nxitjes së luftës kundër pastrimit të parave. Klajd Karameta, zv/ministër i Drejtësisë theksoi nevojën që përveç ndryshimeve të Kodit Penal, t’i kushtohet më shumë rëndësi interpretimit të veprave penale.
Deniz Derralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë shtroi nevojën e gjetjes së mekanizmave për të minimizuar përdorimin dhe transaksionet e parasë “cash”, si dhe rëndësinë për të treguar kujdes për ndërhyrjet që mund të kërkohen për monedhat kripto. Ai sqaroi më tej se nuk duhet të ngatërrohet forma e këmbimit të monedhës me pastrimin e parave, sepse paraja “cash” mbetet në të njëjtat volume, prandaj është e nevojshme që duhet qartësuar kur të kërkohen përmirësime të kuadrit rregullator për kriptomonedhat.
Ardita Seknaj, përfaqësuese e Komitetit Kombëtar i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë theksoi nevojën e thellimit të analizës për të parë nëse mekanizmat në fuqi bëjnë të mundur kontrollin më të mirë të investimeve të huaja, në mënyrë që nëse ekzistojnë të fuqizohen dhe të mos hartohen ligje të reja, të cilat mund të krijojnë mbivendosje në legjislacion. /j.p/

1 nga 4

The post Ulja e cash-it, kontrolli ligjor i kriptomonedhave dhe tregut imobilar, propozimet e ekspertëve tek “Antikorrupsioni” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditja e korrupsionit politik dhe financimi i partive, zbardhen propozimet e ekspertëve në Komisionin e Posaçëm

13 November 2024 at 09:30

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ “Parandalimi i korrupsionit politik – Integriteti i të zgjedhurve dhe drejtuesve të nivelit të lartë dhe parandalimi i hapësirave të legjislacionit për korrupsion/lobim” ishte tema e tryezës së radhës të zhvilluar nga ekspertët e Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit.

Nën moderimin e Arjan Dyrmishit, drejtor Ekzekutiv i “Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes” morën pjesë përfaqësues të universiteteve publike e jopublike, shoqërisë civile, institucioneve të pavarura, agjencive ekzekutive ligjzbatuese, organizatat e biznesit, anëtarë të Komisionit të Posaçëm, etj.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Ambasada amerikane në Tiranë, Ambasada franceze, ambasada britanike, Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, Prezenca e OSBE-së, etj.

Prezantimin e gjetjeve kryesore të analizës paraprake lidhur me integritetin e të zgjedhurve dhe drejtuesve të nivelit të lartë, financimin e fushatave zgjedhore, korrupsionin transnacional dhe parandalimin e korrupsionit në procesin legjislativ, u bënë nga Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe Erisa Proko, nga Instituti për zhvillim strategjik. Ekspertët prezantuan gjetjet e analizës së tyre të deritanishme, si dhe ndanë disa rekomandime për ndërhyrjet që duhen adresuar lidhur me masat ligjore dhe mekanizmat institucional për të rritur transparencën dhe parandaluar korrupsionin në procesin legjislativ. Mes propozimeve interesante ishte edhe ai për krijimin e një Autoriteti të Pavarur Antikorrupsion.

Komision i pavarur mbikëqyrës për monitorimin e integritetit – konflikti i interesit

Në nisje të prezantimit ekspertët vlerësuar se Integriteti dhe parandalimi i korrupsionit janë dy elementë që duhet të ndërthuren dhe për këtë arsye nevojiten disa mekanizma për Forcimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve, i cili është miratuar në vitin 2018.

Bazuar edhe në gjetjet, problematikat dhe rekomandimet e raporteve të Komisionit Evropian dhe GRECO-s, ekspertët vlerësuan nevojën e përcaktimit të rregullave të qarta për sanksionet në rast të shkeljeve të konfliktit të interesit, kontakteve me lobistët ose aktiviteteve të tjera të ndaluara për deputetët; krijimin e një platforme publike ku çdo kontakt dhe çdo propozim i bërë nga lobistët të bëhet publik dhe të mund të ndiqet nga qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe vendosjen e një mekanizmi mbikëqyrjeje të pavarur. Ekspertët vlerësuan se një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është krijimi i një mekanizmi të pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit të Sjelljes dhe raportimin e shkeljeve, i cili mund të përfshijë organizata joqeveritare, ekspertë të pavarur, duke forcuar besimin e qytetarëve në sistemin politik.

Kufizimet përpara punësimit në sektorin publik

Lidhur me adresimin e konfliktit të interesave në nivelet e larta të qeverisjes, ekspertët kanë konstatuar se nuk ka thuajse asnjë rregullim në kuadrin e brendshëm lidhur me përcaktimin e kufizimeve përpara punësimit në sektorin publik, e cila mund të shërbejë si një mundësi për drejtues me funksione të larta në operatorët privatë të ndjekin e përcaktojnë politikat shtetërore në favor të sektorit apo shoqërisë tregtare nga e cila vijnë. Për këtë ekspertët sugjeruan përcaktimin e rregullave më të qarta për anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe këshilltarët politikë lidhur me kufizimin pas përfundimit të funksionit lidhur me sektorin ku mund të punësohen dhe periudhën e ndalimit, parashikimin e mekanizmave të përshtatshëm për garantimin e zbatimit efektiv të Kodit Ministror të Etikës; forcimin e pavarësisë së Komisionit të Etikës; përcaktimi për herë të parë i rregullave apo shqyrtimit të imtësishëm të punësimit në sektorin publik të drejtuesve apo aksionarëve të shoqërive tregtare të cilët marrin poste publike përmes të cilave orientojnë politikat në drejtim të biznesit të tyre.

Forcimi dhe zgjerimi i kompetencave të ILDKPI

Për sa i përket Deklarimit dhe verifikimit të pasurive që bëhet nga ILDKPI, ekspertët vlerësojnë se duhet pasur një fokus më i madh në identifikimin e parregullsive dhe zbatimin e sanksioneve kur ka mosdeklarime ose deklarime të rreme, çka do të përmirësonte transparencën dhe ndihmon në mbrojtjen e integritetit të institucioneve publike. Aktualisht, ky kufizim e pengon këtë institucion të kryejë auditime efektive dhe për këtë arsye është e nevojshme zgjerimi i kompetencave të këtyre institucioneve për të përmirësuar kontrollin dhe transparencën në verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i reformës, i evidentuar nga ekspertët është përfshirja e një qasjeje më të detajuar dhe gjithëpërfshirëse në kontrollet e deklaratave, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë së avancuar për të monitoruar pasuritë dhe transaksionet financiare të zyrtarëve.

Kontrolli i financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale

Lidhur me financimin dhe transparencën e fushatave elektorale të partive politike ekspertët kanë identifikuar disa mekanizma që mund të adresohen për forcimin e Kodit Zgjedhor apo ligjit “Për partitë politike. Rekomandimet dhe nevoja për ndërhyrje lidhen me: përcaktimin qartë në ligj se cilët do të konsiderohen “palë të treta” dhe rregullave që parandalojnë abuzimet nga burime të fshehta financimi; detyrimin ligjor të partive politike për publikimin e të gjitha informacionet financiare mbi burimet e financimit dhe shpenzimet e tyre; rishikimi i mënyrës se si bëhet auditimi i financave të partive politike; përcaktimet e kufizimeve specifike për vetëfinancimin e kandidatëve, si dhe për donatorët individualë apo entitete të tjera në Kod Zgjedhor; përcaktimin qartë nëse ulja e çmimit të reklamave apo mbulimi mediatik i padeklaruar i partive politike dhe kandidatëve do të konsiderohet si “dhënie fondesh”; krijimin e rregullave specifike për financimin dixhital të fushatave, për të siguruar transparencë dhe kontroll të rregulluar të shpenzimeve në hapësirën online; përcaktimin e rregullave të qarta për përfitimet jo-financiare si shërbimet mediatike që mund të ndikojnë në politikën gjatë fushatave; raportimin e burimeve të financimit nga palët e treta, përfshirë organizatat joqeveritare dhe individët që nuk janë kandidatë, por përfshihen në fushata.

Krijimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve dhe miratimi i Konventës së OECD

Lidhur me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit transnacional të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve ekspertët vlerësojnë se legjislacioni aktual është pjesërisht i përafruar me Konventën për Luftën kundër Korrupsionit të Zyrtarëve të Huaj Publikë në Transaksionet e Biznesit Ndërkombëtar, por ka ende hapësira të rëndësishme për përmirësim.  Ekspertët rekomandojnë: Krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve për Forcimin e Luftës Kundër Korrupsionit dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar; miratimin e projektligjit për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve, i cili do të ndihmojë në rikuperimin e aseteve të fituara nga korrupsioni dhe të transferuara jashtë vendit, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zbatimin e masave për gjurmimin, ngrirjen, dhe konfiskimin e tyre; përshpejtimin e ratifikimit të Konventës për Luftën kundër Korrupsionit të Zyrtarëve Publikë të Huaj, e cila vendos standarde ligjore detyruese për kriminalizimin e ryshfetit ndaj zyrtarëve të huaj në transaksionet ndërkombëtare të biznesit.

Kontrolli i hapësirave të korrupsionit të ligjbërjes me një strukturë të posaçme në Parlament

Lidhur me mekanizmat për parandalimin dhe kontrollin e korrupsionit në procesin legjislativ, ekspertët rekomanduan se Kuvendi duhet t’u japë prioritet përpjekjeve për të mbështetur aktivitetet e institucioneve të pavarura. Kjo duhet të përfshijë përparësinë e emërimeve të drejtuesve të këtyre institucioneve dhe sigurimin e kritereve të qarta të përzgjedhjes dhe një testi të kompetencës profesionale. Individët me lidhje me partitë politike nuk duhet të konsiderohen për pozita drejtuese brenda institucioneve të pavarura.

Propozime të tjera

Elemente të tjera të propozuara janë: përforcimi i transparencës përmes vendosjes së detyrimit për publikimin e programit të punës së Qeverisë; si dhe ndërmarrja e nismës nga Kuvendi për krijimin e një organi të specializuar ose të delegojë këtë funksion një organi ekzistues, i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin paraprak të projektakteve ligjore, me qëllim identifikimin e riskut për korrupsion.  Ky kontroll duhet të realizohet në përputhje me një metodologji të qartë dhe të miratuar, si aneks i një akti ligjor të miratuar nga Kuvendi.

Gjatë diskutimeve, Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, nënvizoi nevojën për adresimin e të gjitha problematikave që lidhen me financimin e partive politike dhe kandidatëve, gjetjen e mekanizmave për detyrimin e deklarimit të palëve të treta, rregullat mbi zhvillimin e fushatës zgjedhore në rrjete sociale, etj., të cilat KQZ i ka evidentuar më herët në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm dhe i ka adresuar si rekomandime për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i NDI, Vildan Plepi, sugjeroi për ekspertët vlerësimin për propozimin e një ligji të veçantë për financimin e partive politikë, përcaktimin e detyrimit për deklarimin e palëve e treta, ku keni vënë re fushatë elektorale kush i mbështeste, vendosjen e një detyrimi pengues për financimin e partive dhe fushatave elektorale me kriptomonedha, etj.

Erinda Ballanca, Avokat i Popullit, solli nevojën për të mënjanuar interesin e papërshtatshëm dhe adresimin në mënyrë thelbësore të gjetjes së mekanizmave për të garantuar mospërfshirjen e administratës zgjedhore në proceset zgjedhore, etj. Po kështu ajo theksoi nevojën e përcaktimit të grupeve të interesit të papërshtatshme ose kur kanë konflikt interesi në procesin e hartimit të ligjeve të caktuara.

Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe përfaqësuesit e WFD, sollën në diskutime nevojën për zhvillimin e platformave proaktive dhe forcimit të mekanizmave dhe afateve të konsultimit publik për të garantuar transparencën, çka është element i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Anëtarja e Komisionit të Posaçën, Etilda Gjonaj në përfundim të takimit vlerësoi rolin e ekspertëve dhe ekspertizës së tyre të pavarur në sjelljen e rekomandimeve për parandalimin e  korrupsionit politik, si dhe falënderoi edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për angazhimin e tyre aktiv në tryezat publike që po zhvillohen në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm. Përmbledhjet ekzekutive të ekspertëve për draft Dokumentin Analitik janë të publikuara në faqen web të Komisionit të Posaçëm, masl.al.

1 nga 3

/a.f/

The post Goditja e korrupsionit politik dhe financimi i partive, zbardhen propozimet e ekspertëve në Komisionin e Posaçëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni i posaçëm Antikorrupsion, tryezë për procesin e rregullt ligjor dhe edukimin e publikut

12 November 2024 at 18:45

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Në vijim të tryezave publike të drejtuara nga ekspertë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, sot është diskutuar për procesin e rregullt ligjor dhe edukimin ligjor të publikut.

Të pranishëm ishin përfaqësues universiteteve publike e jopublike, shoqërisë civile, institucioneve të pavarura, ekzekutivit, agjencitë ligjzbatuese, anëtarë të komisionit të posaçëm, medias, si dhe ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtarë të atashuar pranë komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Prezenca e OSBE-së, Ambasada franceze, Ambasada suedeze, OPDAT, EU project, etj.

Ina Xhepa, drejtoresha e Qendrës Evropiane bëri një prezantim të gjetjeve të grupit të ekspertëve lidhur me sfidat dhe problematikat që hasen në mbrojtjen, respektimin dhe mekanizmat garantues të së drejtës për një proces të rregullt ligjor të qytetarëve.

Harta Gjyqësore

Harta e re gjyqësore thonë ekspertët, ka krijuar sfida të mëdha për garantimin e procesit të rregullt, pasi duhet të sigurohet që ulja e numrit të gjykatave të mos pengojë qasjen e qytetarëve në drejtësi, ndërkohë që mungon edhe një plan i detajuar i shmangies së risqeve të ardhura nga zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Afatet e tejzgjatura

Problem tjetër madhor theksojnë ekspertët është përfundimi i procesit brenda një afati të arsyeshëm. Ata vlerësojnë se cilësia dhe efektiviteti i drejtësisë vendoset në pikëpyetje për sa kohë kohëzgjatja e proceseve për një numër të madh çështjesh mbetet tepër e lartë. Për të pasur një proces të rregullt ligjor, ekspertët kërkojnë ndërhyrje të rëndësishme në disa fusha kyçe si shtimi i numrit të prokurorëve e gjyqtarëve dhe plotësimi sa më shpejtë i vendeve vakante. Një sugjerim i propozuar ishte rritja e mbështetjes financiare dhe burimeve shtesë për të përballuar ngarkesën, riaktivizimit efektiv të skemës së delegimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që të mund të mbulohen vakancat në Apel pa vonesa të panevojshme.

Vakancat në sistemin e drejtësisë

Po kështu sipas tyre numri i lartë i vendeve vakante në sistemin gjyqësor ka sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë, mbingarkesën e gjykatave dhe shkeljen e të drejtës për të përfunduar procesin brenda një afati të arsyeshëm, por edhe pamundësi shpërndarje të shortit për gjykimin e çështjeve. Sipas gjetjeve të ekspertëve mbeten problem afatet e arsyetimit të vendimit për masat e sigurimit. Mungesa e sistemeve të përshtatshme që shërbejnë për menaxhimin e çështjeve gjyqësore krijon një vështirësi të shtuar në funksionimin e gjykatave. Ekspertët gjykojnë si zgjidhje përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit për menaxhimin e rasteve, komunikimin e aktorëve të sistemit dhe publikimin e vendimeve.

Mosekzekutimi i vendimeve të gjykatave

Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, përfshi edhe ato të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, mbetet ende një problem sistemik. Me shqetësim shihet gjithashtu ndihma juridike falas, për të cilën duhet një qasje më e ndjeshme ndaj gjinive, në lidhje me viktimat, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që përfshijnë dhunën në familje dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Nga ana tjetër, ekspertët sugjeruan rishikim të kuadrit ligjor në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore për të identifikuar boshllëqet dhe paqartësitë që pengojnë ekzekutimin e drejtë dhe në kohë; krijimin e një sistemi efikas për mbështetjen me burime njetëzore dhe monitorimin e shërbimit përmbarimor shtetëror dhe privat dhe mbikëqyrjen e procesit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore; krijimi i një platforme online ku qytetarët dhe palët e tjera të interesuara mund të ndjekin ecurinë e vendimeve, çka do të ndihmonte në përmirësimin e transparencës dhe rritjen e besimit publik në sistemin e drejtësisë; krijimi i një mekanizmi të dedikuar për monitorimin dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, etj.

Gjetje të tjera

Elemente të tjera të konstatuara nga ekspertët janë mungesa e prodhimit të statistikave gjyqësore si dhe trajtimi i masave të paraburgimit paraprak dhe respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, një parim thelbësor i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Një tjetër sfidë e diskutuar në tryezë ishte zbatimi efektiv i së drejtës për proces të rregullt dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Sipas ekspertëve faktorë të tjetë që rëndojnë procesin janë mungesa e burimeve të mjaftueshme për përmbaruesit, boshllëqet ligjore dhe problemet procedurale që krijojnë konfuzion në zbatim.

Në diskutimet e bëra nga pjesëmarrësit ndër të tjera u tha se duhet të ndryshojë edhe shpërblimi për burgim të padrejtë, i cili vazhdon të qëndrojë i pandryshuar prej vitesh. Kjo masë nuk reflekton ndryshimet financiare, as normën e inflacionit dhe mbetet shumë e ulët me normën e aplikueshme në vendet e tjera, tha ajo. Sa i përket hartës së re gjyqësore u tha se është rritur distanca me zonat rurale për të aksesuar gjykatat edhe për shkak të pamundësisë së pagesës së taksës gjyqësore në distancë, pa qenë nevoja të paraqiten vetë fizikisht.

Edukimi ligjor

Në pjesën e dytë të takimit në të cilën u diskutua edukimi ligjor i publikut, prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së ekspertëve u bë nga Prof. Asoc. Dr Znj. Nadia Rusi, pegadoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, e cila u bëri një përmbledhje të gjetjeve mbi nivelin e masave dhe sfidave që pengojnë arritjen e objektivave të plota të edukimit ligjor, i cili mundëson një presion pozitiv nga ana e qytetarëve, në lidhje me zbatimin në praktikë të të drejtave kushtetuese e ligjore të tyre nga ana e institucioneve publike, çka ndikon në rritjen e llogaridhënies dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ekspertët konstatojnë se pavarësisht miratimit nga Kuvendi të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut 2019-2023, më shumë se 40 % të masave të Planit të Veprimit të kësaj strategjie nuk ishin zbatuar në përfundim të periudhës së mbuluar nga ky dokument strategjik. Ndër sfidat kryesore që kanë nevojë për adresim, ekspertët kanë konstatuar: mungesën e koordinimit dhe institucionalizimit; mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore; mospasjen e një kornize ligjore të përcaktuar qartë mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre; mungesa e informacionit të qartë dhe të thjeshtë për qytetarët; mungesa e ndërgjegjësimit publik për edukimin ligjor; pabarazia në qasje, pasi edukimi ligjor shpesh është i përqëndruar në zonat urbane; barriera gjuhësore dhe kulturore për grupet vulnerabil; kufizimet e infrastrukturës digjitale dhe teknologjike; fragmentimi i programeve dhe projekteve të edukimit ligjor, etj

Një çështje mjaft e rëndësishme, e cila duhet të adresohet për të përmirësuar situatën e edukimit ligjor është dhe ndërgjegjësimi për t`ju qasur këtij edukimi/informacioni. Krijimi i infrastrukturës së përshtatshme, e cila shmang barrierat gjeografike dhe gjuhësore, veçanërisht për grupet vulnerabël, do e bëj edukimin ligjor një fenomen të prekshëm në praktikë dhe jo vetëm objektiv strategjik i pazbatuar.

Në përfundim të diskutimeve, anëtari i komisionit të posaçëm, z.Toni Gogu, vlerësoi rëndësinë e diskutimit mbi procesin e rregullt ligjor dhe edukimin ligjor të publikut, si një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të themeleve demokratike të shoqërisë dhe nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të qasjes në sistemin e drejtësisë të shtresave vulnerabël.

Përmbledhjet ekzekutive të ekspertëve për draft Dokumentin Analitik janë të publikuara në faqen web të Komisionit të Posaçëm, masl.al.

/j.p/

The post Komisioni i posaçëm Antikorrupsion, tryezë për procesin e rregullt ligjor dhe edukimin e publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stoku i dosjeve në gjykata dhe afatet e tejzgjatura,propozimet në komisionin “Xhafaj”

By: user 5
12 November 2024 at 18:07

Në vijim të tryezave publike të drejtuara nga ekspertë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, sot është diskutuar për procesin e rregullt ligjor dhe edukimin ligjor të publikut. Të pranishëm ishin përfaqësues universiteteve publike e jopublike, shoqërisë civile, institucioneve të pavarura, ekzekutivit, agjencitë ligjzbatuese, anëtarë të komisionit të posaçëm, medias, si dhe ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtarë të atashuar pranë komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Prezenca e OSBE-së, Ambasada franceze, Ambasada suedeze, OPDAT, EU project, etj. Znj. Ina Xhepa, drejtoresha e Qendrës Europiane bëri një prezantim të gjetjeve të grupit të ekspertëve lidhur me sfidat dhe problematikat që hasen në mbrojtjen, respektimin dhe mekanizmat garantues të së drejtës për një proces të rregullt ligjor të qytetarëve.

Harta Gjyqësore

Harta e re gjyqësore thonë ekspertët, ka krijuar sfida të mëdha për garantimin e procesit të rregullt, pasi duhet të sigurohet që ulja e numrit të gjykatave të mos pengojë qasjen e qytetarëve në drejtësi, ndërkohë që mungon edhe një plan i detajuar i shmangies së risqeve të ardhura nga zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Afatet e tejzgjatura

Problem tjetër madhor theksojnë ekspertët është përfundimi i procesit brenda një afati të arsyeshëm. Ata vlerësojnë se cilësia dhe efektiviteti i drejtësisë vendoset në pikëpyetje për sa kohë kohëzgjatja e proceseve për një numër të madh çështjesh mbetet tepër e lartë. Për të pasur një proces të rregullt ligjor, ekspertët kërkojnë ndërhyrje të rëndësishme në disa fusha kyçe si shtimi i numrit të prokurorëve e gjyqtarëve dhe plotësimi sa më shpejtë i vendeve vakante. Një sugjerim i propozuar ishte rritja e mbështetjes financiare dhe burimeve shtesë për të përballuar ngarkesën, riaktivizimit efektiv të skemës së delegimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që të mund të mbulohen vakancat në Apel pa vonesa të panevojshme.

Vakancat në sistemin e drejtësisë

Po kështu sipas tyre numri i lartë i vendeve vakante në sistemin gjyqësor ka sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë, mbingarkesën e gjykatave dhe shkeljen e të drejtës për të përfunduar procesin brenda një afati të arsyeshëm, por edhe pamundësi shpërndarje të shortit për gjykimin e çështjeve.
Sipas gjetjeve të ekspertëve mbeten problem afatet e arsyetimit të vendimit për masat e sigurimit. Mungesa e sistemeve të përshtatshme që shërbejnë për menaxhimin e çështjeve gjyqësore krijon një vështirësi të shtuar në funksionimin e gjykatave. Ekspertët gjykojnë si zgjidhje përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit për menaxhimin e rasteve, komunikimin e aktorëve të sistemit dhe publikimin e vendimeve.

Mosekzekutimi i vendimeve të gjykatave

Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, përfshi edhe ato të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, mbetet ende një problem sistemik. Me shqetësim shihet gjithashtu ndihma juridike falas, për të cilën duhet një qasje më e ndjeshme ndaj gjinive, në lidhje me viktimat, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që përfshijnë dhunën në familje dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Nga ana tjetër, ekspertët sugjeruan rishikim të kuadrit ligjor në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore për të identifikuar boshllëqet dhe paqartësitë që pengojnë ekzekutimin e drejtë dhe në kohë; krijimin e një sistemi efikas për mbështetjen me burime njetëzore dhe monitorimin e shërbimit përmbarimor shtetëror dhe privat dhe mbikëqyrjen e procesit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore; krijimi i një platforme online ku qytetarët dhe palët e tjera të interesuara mund të ndjekin ecurinë e vendimeve, çka do të ndihmonte në përmirësimin e transparencës dhe rritjen e besimit publik në sistemin e drejtësisë; krijimi i një mekanizmi të dedikuar për monitorimin dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, etj.

Gjetje të tjera

Elemente të tjera të konstatuara nga ekspertët janë mungesa e prodhimit të statistikave gjyqësore si dhe trajtimi i masave të paraburgimit paraprak dhe respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, një parim thelbësor i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Një tjetër sfidë e diskutuar në tryezë ishte zbatimi efektiv i së drejtës për proces të rregullt dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Sipas ekspertëve faktorë të tjetë që rëndojnë procesin janë mungesa e burimeve të mjaftueshme për përmbaruesit, boshllëqet ligjore dhe problemet procedurale që krijojnë konfuzion në zbatim.
Në diskutimet e bëra nga pjesëmarrësit ndër të tjera u tha se duhet të ndryshojë edhe shpërblimi për burgim të padrejtë, i cili vazhdon të qëndrojë i pandryshuar prej vitesh. Kjo masë nuk reflekton ndryshimet financiare, as normën e inflacionit dhe mbetet shumë e ulët me normën e aplikueshme në vendet e tjera, tha ajo. Sa i përket hartës së re gjyqësore u tha se është rritur distanca me zonat rurale për të aksesuar gjykatat edhe për shkak të pamundësisë së pagesës së taksës gjyqësore në distancë, pa qenë nevoja të paraqiten vetë fizikisht.

Edukimi ligjor

Në pjesën e dytë të takimit në të cilën u diskutua edukimi ligjor i publikut, prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së ekspertëve u bë nga Prof. Asoc. Dr Znj. Nadia Rusi, pegadoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, e cila u bëri një përmbledhje të gjetjeve mbi nivelin e masave dhe sfidave që pengojnë arritjen e objektivave të plota të edukimit ligjor, i cili mundëson një presion pozitiv nga ana e qytetarëve, në lidhje me zbatimin në praktikë të të drejtave kushtetuese e ligjore të tyre nga ana e institucioneve publike, çka ndikon në rritjen e llogaridhënies dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ekspertët konstatojnë se pavarësisht miratimit nga Kuvendi të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut 2019-2023, më shumë se 40 % të masave të Planit të Veprimit të kësaj strategjie nuk ishin zbatuar në përfundim të periudhës së mbuluar nga ky dokument strategjik. Ndër sfidat kryesore që kanë nevojë për adresim, ekspertët kanë konstatuar: mungesën e koordinimit dhe institucionalizimit; mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore; mospasjen e një kornize ligjore të përcaktuar qartë mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre; mungesa e informacionit të qartë dhe të thjeshtë për qytetarët; mungesa e ndërgjegjësimit publik për edukimin ligjor; pabarazia në qasje, pasi edukimi ligjor shpesh është i përqëndruar në zonat urbane; barriera gjuhësore dhe kulturore për grupet vulnerabil; kufizimet e infrastrukturës digjitale dhe teknologjike; fragmentimi i programeve dhe projekteve të edukimit ligjor, etj
Një çështje mjaft e rëndësishme, e cila duhet të adresohet për të përmirësuar situatën e edukimit ligjor është dhe ndërgjegjësimi për t`ju qasur këtij edukimi/informacioni. Krijimi i infrastrukturës së përshtatshme, e cila shmang barrierat gjeografike dhe gjuhësore, veçanërisht për grupet vulnerabël, do e bëj edukimin ligjor një fenomen të prekshëm në praktikë dhe jo vetëm objektiv strategjik i pazbatuar.

Në përfundim të diskutimeve, anëtari i komisionit të posaçëm, z.Toni Gogu, vlerësoi rëndësinë e diskutimit mbi procesin e rregullt ligjor dhe edukimin ligjor të publikut, si një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të themeleve demokratike të shoqërisë dhe nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të qasjes në sistemin e drejtësisë të shtresave vulnerabël. Përmbledhjet ekzekutive të ekspertëve për draft Dokumentin Analitik janë të publikuara në faqen web të Komisionit të Posaçëm, masl.al.

The post Stoku i dosjeve në gjykata dhe afatet e tejzgjatura,propozimet në komisionin “Xhafaj” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌