Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen: Më shumë se të gjithë ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

By: M C
31 May 2025 at 18:47

Familjarët e publicistit Artan Lame, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur falenderimet për ngushëllimet e shprehura ndaj tyre pas ndarjes nga jeta të historianit.

Familjarët e Artan Lames kanë publikuar edhe mesazhin e dërguar nga ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Yuri Kim shprehet se Artan Lame ishte ai që ndihmoi më shumë se shumica e njerëzve në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Familjarët e Artan Lames shprehen falenderues për secilin që ka ndarë dhimbjen e tyre dhe kanë vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij.

Reagimi i plotë

Faleminderit, nga zemra…

Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.
Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri:

“My Dear, may I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and ëork ëith him ëhile I ëas in Albania. He ëas such a very unique person: he ëas obsessed ëith communist-era artifacts and his workwëas in many ëays about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”
Yuri Kim

“Mund të të kërkoj të lutem t’i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtetë unik: i pasionuar pas arefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhje e problemeve historike por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe.”-shprehet Yuri Kim.

Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.

Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij

Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame

The post Yuri Kim dedikim për Artan Lamen: Më shumë se të gjithë ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame (VIDEO)

By: V K
27 May 2025 at 12:27

Mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën në arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq, Artan Lame u përcoll për në banesën e fundit.

Lame ndërroi jetë pak ditë më parë në Mynih të Gjermanisë, ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Kujtojmë që në vitin 2016, Artan Lame, i mbijetoi një ataku kardiak. Ish-kreu i ALUIZNI-t ndau me të gjithë momentin e tij më të keq të jetës, por edhe të familjes së tij duke e konsideruar të gjithë këtë përvojë sfiduese me shëndetin si “kthim në jetë”.

Ai drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame, la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Ai la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Pas rekuperimit e cila i mori një kohë të gjatë, Lame shkroi një postim në rrjetet sociale, duke rrëfyer atë përvojë delikate me shëndetin.

Ja çfarë shkroi Artan Lame (Postim i vitit 2017, 1 vit pas atakut kardiak)

Kthim! Miq, Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë. Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht?

Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë. Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën.

Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.

Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej.

Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme.

I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona. Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet.

Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies. Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour.

Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam… Dhe se fundi, sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit”.

 

The post Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri patriot”/ Manja: Lamaj mbrojti çështjen e detit si rrallë kush

27 May 2025 at 11:41

Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lamës, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh me fjalë të ndjera për figurën e tij, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai pati në jetën publike dhe institucionale të vendit.

Manja theksoi se Shqipërisë dhe Tiranës sot i mungon një njeri i ditur, intelektual dhe patriot, i cili vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë dhe që mbrojti me pasion kauzat kombëtare, përfshirë edhe çështjen e detit me Greqinë, një betejë që ai e udhëhoqi si pak kush tjetër.

“Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.

Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.

The post “Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri patriot”/ Manja: Lamaj mbrojti çështjen e detit si rrallë kush appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërroi jetë pas ndërhyrjes në zemër, zhvillohen homazhe për Artan Lamen

27 May 2025 at 11:32

Artan Lame një figurë e njohur e politikës dhe botës intelektuale shqiptare u nda nga jeta pak ditë më parë në Mynih ku kreu një ndërhyrje në zemër. Lame i cili vuante prej vitesh nga probleme kardiake u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Këtë të martë pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të tij, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohur kanë qenë të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit.

“Ishte një njeri unik, një intelektual me dije të shumanshme, kishte dijeni për çdo gjë dhe ishte një patriot i lindur. dua të sjell në vëmendje çështjen e detit me Greqinë, se ka mbrojtur askush si Artan Lame. Pak kush e ka mbrojtur atë çështje si Artan Lame në atë kohë. Unë ndihem krenar që e kam patur mik, bashkëudhëtar dhe sot shikoj zbrazëti në rrugët e Tiranës. U prehtë në paqe”,-tha Ulsi Manja.

Blendi Gonxhja e ka kujtuar kështu kolegun dhe mikun e tij:

“Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike. Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtëë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar. Minimumi që të gjithë ne do btë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha ai.

Artan Lame ka qenë një publicist i angazhuar dhe një zë i fortë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare. Ai ishte themelues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shquhej për përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së vlerave historike të vendit. Miqtë e tij kanë paralajmëruar se në nder të tij do të ngrihet një muze pranë Gardës së Republikës.

Lame ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, 2009 dhe 2013. Nga 2011 deri në 2013, ai ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Në fushën e shoqërisë civile, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në organizata ndërkombëtare si “World Collectors Club” në Gjenovë dhe “Instituto degli Studi Araldici” në Milano. Gjithashtu, ai ka qenë Komisar për Shqipërinë në Panairin “IBRA ‘99” në Nuremberg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërroi jetë pas ndërhyrjes në zemër, zhvillohen homazhe për Artan Lamen appeared first on Euronews Albania.

Homazhet për Artan Lamen në Akademinë e Shkencave

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Në mjediset e Akademisë së Shkencave kanë nisur sot homazhet e lamtumirës së fundit për Artan Lamen, i ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë shkuar për t’i bërë nderimet e fundit, mes tyre kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, si edhe përfaqësues të Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë, ku Lame ishte një prej themeluesve të saj, si dhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë.

Homazhe kreu edhe ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të pranishmit, pasi ngushëlluan familjarët e afërt të Artan Lames, kanë lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve.

Artan Lame ndërroi jetë në Mynih, ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Ai la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile por edhe si funksionar publik.

I pyetur nga mediet se si do ta kujtonte Artan Lamen, ministri i MEKI, Blendi Gonxhja tha se e kishte njohur që prej ministrisë së parë të Kulturës. “Në Ministrinë e Kulturës ku e thirra vetë të bashkëpunonte, në bashkinë e parë, e më pas në shumë institucione ku jeta na ka bashkuar”.

“Sot, jo vetëm shoqëria por vendi ka humbur një kujdestar të rrallë, unik, të trashëgimisë kulturore e historike”, u shpreh ministri MEKI-t pas homazheve.

“Shumë detyra që mori përsipër, i kreu me sukses, si një i apasionuar i trashëgimisë kulturore e si autor librash të çmuar që rrallëkush do t’u kthehet për t’i bërë edhe një herë”, u shpreh botuesi Fatmir Toçi.

Auron Tare, një mik i të ndjerit Lame, u shpreh pas homazheve se, njerëz si Lamja janë të rrallë.

“Ata kërkojnë të përmirësojnë kulturën shqiptare, shoqërinë shqiptare, kur e gjejnë me gabime e hipokrizi. Por ne i përkasim kësaj kulture dhe do donim të ishte më e mirë, më e arrirë e më e ndriçuar. Këtu qëndronte dhe dyzimi i Artan Lames, që një pjesë e panë si funksionar publik, por ai ishte i dashuruar me kulturën e trashëgiminë shqiptare. Ne që ishim pranë, e kuptonin pasionin e tij”, u shpreh Auron Tare.

Fjalimin e lamtumirës do ta mbajë një nga miqtë e bashkëpunëtorët e afërt, Artan Shkreli.

(vijon…)

1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Homazhet për Artan Lamen në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

By: Ela
27 May 2025 at 09:00

 Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë […]

The post I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame appeared first on BoldNews.al.

Homazhet pranë Akademisë së Shkencave/ I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

By: V K
27 May 2025 at 09:54

Ditën e sotme, ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, do të përcillet në banesën e fundit. Familja Lame, ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen, do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu, nga ora 17:00 deri në 20:30.

“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

Artan Lame, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër, apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame, la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

The post Homazhet pranë Akademisë së Shkencave/ I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame appeared first on Albeu.com.

Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

By: user7
26 May 2025 at 14:04

Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës ndërroi jetë më 23 maj në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Ditën e sotme ashtu edhe siç kanë bërë të ditur familjarët do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit.

Ndërkohë homazhet do të mbahen të martën (27 maj) në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave.

Pas homazheve, në orën 12:00, pritet të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.

Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

The post Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira appeared first on Lapsi.al.

Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

By: nilda
26 May 2025 at 10:04

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj. Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e sotme më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” te Rruga e Durrësit. Të martën do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Source

Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

By: Oldi
26 May 2025 at 09:22

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj. Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e sotme më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” te Rruga e Durrësit. Të martën do të […]

The post Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcillet për në banesën e fundit

25 May 2025 at 10:36

Ditën e martë në orën 10:00 do të mbahen homazhet e Artan Lames pranë Akademisë së Shkencave. Pas homazheve në orën 12:00 pritet që të përcillet për në banesën e fudnit në varrezat e Sharrës.

Familja e Artan Lames njoftoi se të hënën do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit.

Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, pas komplikacioneve të zemrës.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më pas deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

The post Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcillet për në banesën e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

Nesër nisin homazhet për Artan Lamen, të martën përcillet në banesën e fundit

By: gaze tare
25 May 2025 at 08:07

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta në moshën 58-vjeçare, Artan Lame do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë, më 27 maj.

Familjarët kanë bërë me dije se pritjet në nder të tij do të zhvillohen të hënën, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00.

Ndërkohë, homazhet publike do të mbahen të martën pranë Akademisë së Shkencave, në sallën “Libri Enciklopedik”, duke nisur nga ora 10:00.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 12:00, në varrezat e Sharrës, në Tiranë.

The post Nesër nisin homazhet për Artan Lamen, të martën përcillet në banesën e fundit appeared first on iconstyle.al.

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

By: Ardit
24 May 2025 at 22:47

Studiuesi dhe historiani i njohur Artan Lame u nda në mënyrë të parakoshme nga jeta pas problemeve shëndetësore të vazhdueshme me zemrën, teksa nuk tejkaloi dot një ndërhyrje kirurgjikale që po kryente në Mynih të Gjermanisë. Familja e tij ka njoftuar sot (24 maj) se “ka ardhur edhe momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun e […]

The post Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore appeared first on BoldNews.al.

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

By: D Marku
24 May 2025 at 21:58

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Artan Lames.

Familjarët dhe miqtë ftohen të nderojnë kujtimin e tij gjatë homazheve dhe ceremonive mortore që do të mbahen në ditët në vijim në Tiranë.

Njoftimi nga familjarët:

Të dashur familjarë e miq,

Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

The post Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore appeared first on Albeu.com.

Artan Lame mbyll sytë përgjithmonë, pritet të kthehet në Atdhe për homazhe

By: gaze tare
23 May 2025 at 14:10

Artan Lame, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani, ku mjekët vendosën sot të ndalonin pajisjet që e mbanin në jetë në mënyrë artificiale. Zemra e tij pushoi së rrahuri, duke i dhënë fund një jete të mbushur me angazhim në politikë, media dhe administratë.

Trupi i tij pritet të mbërrijë në Shqipëri në ditët në vijim, ku do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë dhe qytetarët që e kanë njohur dhe vlerësuar kontributin e tij.

Artan Lame ka lënë pas një trashëgimi të vyer, si një prej zërave më aktivë në arenën institucionale dhe publike të vendit.

The post Artan Lame mbyll sytë përgjithmonë, pritet të kthehet në Atdhe për homazhe appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë Artan Lame/ E ëma prek me fjalët: M`u shua shpresa që m`u ngjall dje, më premtoi se do kthehej

By: V K
23 May 2025 at 14:29

Paraditen e sotme, ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka ndërruar jetë! Lajmin tashmë e ka konfirmuar nëna e tij, Diana Lame, e cila ka postuar në rrjetet sociale “Facebook”.

Në postimin e saj, Diana Lame, shkruan se i biri ka ndërruar jetë. Por ka shtuar se për detajet e varrimit do të ndajë një njoftim të dytë, pasi trupi i 58-vjeçarit të mbërrijë në atdhe nga Gjermania.

Diana Lame: Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu”. Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.

Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë, pasi kishte pësuar një ishemi një muaj më parë. Disa ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, e cila e çoi në koma cerebrale, por ishte ende në jetë. Mesa duket, jeta e tij ka pushtuar së rrahuri gjatë paradites së sotme.

 

 

The post Ndërron jetë Artan Lame/ E ëma prek me fjalët: M`u shua shpresa që m`u ngjall dje, më premtoi se do kthehej appeared first on Albeu.com.

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

By: Oldi
23 May 2025 at 14:31

Diana Lame, nëna e publicistit Artan Lame, ka konfirmuar këtë të premte lajmin e kobshëm se ai ka ndërruar jetë. Zemra e tij ka rrahur për herë të fundit deri mesditën e këtij 23 Maji, kur mjekët janë detyruar t’i heqin aparaturat jetike. “Te nderuar shoke, miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj […]

The post “Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im… appeared first on BoldNews.al.

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22 May 2025 at 22:18

Avokati Genc Gjokutaj një një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook shprehet se ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale Artan Lame nuk ka ndërruar jetë.

Sipas tij, ai ndodhet në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani.

“Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!

Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!

Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar ai.

 

The post Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta appeared first on Sot News | Lajme.

Blendi Fevziu për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

By: redi
22 May 2025 at 21:35

Sot u dha lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame. Por këtë mbrëmje në ”Opinion”, Blendi Fevziu sqaron se ky i fundit është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale. Fevziu thotë se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer. Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. ”Kam një anonçim të shkurtër…

Source

💾

Artan Lame është ende “në jetë”, por po mbahet me aparatura

By: user 6
22 May 2025 at 21:50

Pavarësisht lajmit për vdekjen e Artan Lames, burime pranë familjes së tij thonë se zemra e tij është ende në punë me aparatura. Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale, mësohet se ai ka pësuar vdekje cerebrale, por ka ende puls.

Ndërkohë në orët në vijim priten të mësohen të tjera detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Lame prej disa kohësh ndodhet në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Ai edhe më herët kishte shfaqur shqetësime me zëmrën, që disa vite më parë.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. /LAPSI.al

The post Artan Lame është ende “në jetë”, por po mbahet me aparatura appeared first on Lapsi.al.

❌
❌