❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Banka e Shqipërisë do të ulë komisionet për transfertat bankare

17 July 2025 at 23:02

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin që rregullon funksionimin e sistemeve të pagesave të administruara prej saj.

Veç të tjerash, ndryshimet në rregullore parashikojnë ulje të mëtejshme të komisioneve që klientët e sektorit bankar do të paguajnë për transfertat e parave që do të kryejnë mes institucioneve të ndryshme financiare.

NĂ« projektrregulloren e re “PĂ«r funksionimin e sistemit tĂ« klerimit tĂ« pagesave me vlerĂ« tĂ« vogĂ«l – AECH”, Banka e ShqipĂ«risĂ« propozon qĂ« pĂ«r pagesat nĂ« nisje tĂ« urdhĂ«ruara nga klientĂ« tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve dhe qĂ« transferohen nĂ«pĂ«rmjet sistemit AECH, por qĂ« janĂ« tĂ« iniciuara nĂ« formĂ« elektronike, me vlerĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l ose tĂ« barabartĂ« me 40 mijĂ« lekĂ«, nuk duhet tĂ« aplikohen komisione.

Aktualisht, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) është 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

Projektrregullorja parashikon edhe ulje tĂ« komisioneve pĂ«r transfertat nĂ« vlera mĂ« tĂ« mĂ«dha, e pĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« disa shuma. Çmimi i komisioneve tĂ« aplikuara nga institucionet financiare pĂ«r klientĂ«t e tyre, pĂ«r tĂ« gjitha urdhĂ«rpagesat nĂ« nisje nĂ«pĂ«rmjet AECH me vlerĂ« nga 40 mijĂ« lekĂ« deri nĂ« 1 milion lekĂ«, nuk duhet tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 100 lekĂ«.

Me kuadrin aktual, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kanë një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.

Projektrregullorja parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Aktualisht, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguajnë një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).

Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, projektrregullorja propozon një komision tavan prej 1 mijë lekësh.

Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.

Projektrregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.

Për pagesat në nisje që janë të iniciuara në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.

Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.

Ndryshimet në kuadrin rregullator të sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë janë hartuar në një kohë që po punohet njëkohësisht për ngritjen e një sistemi kombëtar të pagesave të shpejta (instant payments), sipas modelit TIPS që do të ofrojë Banka e Italisë./ E.Shehu

The post Banka e Shqipërisë do të ulë komisionet për transfertat bankare appeared first on Revista Monitor.

Yield-i i bonove 12-mujore arrin nivelin më të ulët në tre vjet

16 July 2025 at 10:00

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kësaj jave, duke ndjekur uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.68%, nga 2.76% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit qershor. Aktualisht, yield-et e bonove 12-mujore kanë arritur nivelin më të ulët që prej verës së vitit 2022.

Kërkesa e investitorëve rezultoi përsëri e kënaqshme, me gjithsej 8.9 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë që kishte shuma e shpallur për financim. Ministria e Financave pranoi oferta për një shumë lehtësisht më të ulët se ajo e shpallur, gjithsej 7.7 miliardë lekë.

Në fillim të këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi uljen e normës bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5%.

Vendimi u argumentua me inflacionin e ulët, që prej më shumë se një viti po qëndron poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe me rritjen ekonomike më të dobët se pritshmëritë për tremujorin e parë të vitit, ndërkohë që monedha vendase edhe këtë vit vazhdon të shfaqë tendencë mbiçmuese në kursin e këmbimit valutor.

Lëvizja e Bankës së Shqipërisë forcoi edhe më shumë tendencën rënëse të yield-eve, që po regjistrohet prej më shumë se një viti.

Yield-et e bonove 12-mujore patën zbritur madje poshtë nivelit të normës bazë të interesit në disa raste, ndërsa instrumentet më afatgjata të maturimit kanë prekur nivelet më të ulëta historike muajt e fundit.

Kjo situatë është ndikuar nga disa faktorë. Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar këtë vit ka ardhur në rënie.

Sipas Bankës së Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm ra me 6.5 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, në reflektim të strukturës së maturitetit që kishte portofoli i titujve dhe të strategjisë së huamarrjes së qeverisë përgjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, kërkesa për këto instrumente ka vazhduar të jetë e lartë, për shkak të gjendjes së mirë të likuiditetit në tregun financiar.

Një faktor shtesë që ka rritur kërkesën dhe ka shtuar konkurrencën për instrumentet e borxhit të qeverisë ka qenë edhe pjesëmarrja në rritje e investitorëve nga jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.

Megjithëse pjesëmarrja e tyre është shtrirë kryesisht në tregun e obligacioneve me afate të mesme maturimi, kërkesa e tyre e ka rritur likuiditetin e tregut në tërësi dhe konkurrencën në tregun e titujve, duke ndikuar në uljen e yield-eve.

Përmirësimi i parametrave makroekonomikë dhe në veçanti ulja e borxhit publik ka përmirësuar vlerësimin e kreditit sovran të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit, duke ndikuar në tërheqjen edhe të investitorëve nga jashtë në tregun e titujve qeveritarë në Lekë./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Yield-i i bonove 12-mujore arrin nivelin më të ulët në tre vjet appeared first on Revista Monitor.

Banka e ShqipĂ«risĂ« lehtĂ«son “pa bujĂ«â€ kreditimin e PPP-ve nĂ« infrastrukturĂ«

13 July 2025 at 23:01

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë muaj disa ndryshime rregullatore, që lehtësojnë dhënien e kredive nga bankat tregtare për projektet strategjike në infrastrukturë.

Ndryshimet ishin propozuar nga Shoqata Shqiptare të Bankave dhe kanë gjetur dakordësinë e Bankës Qendrore.

Sipas rregullores, projekte në infrastruktura strategjike të transportit do të konsiderohen financimet e projekteve në formën e ndërtimit të një infrastrukture të re ose të një infrastrukture ekzistuese, në fushat e transportit rrugor dhe të infrastrukturës portuale dhe aeroportuale dhe ku shoqëria tregtare ka një kontratë ose marrëveshje me institucionin shtetëror përkatës.

Bankat do të ponderojnë ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, me peshën e rrezikut 50% (më parë këto kredi ponderoheshin me peshë rreziku 100%), nëse plotësohen kushtet e parashikuara në rregullore.

Një veprim i tillë e bën më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe zgjeron hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.

Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrastrukturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe një ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator.

NĂ« rregulloren “PĂ«r raportin e mjaftueshmĂ«risĂ« sĂ« kapitalit, Ă«shtĂ« shtuar njĂ« nen i ri, qĂ« pĂ«rcakton se bankat identifikojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçuar nga klasa e ekspozimeve ndaj shoqĂ«rive tregtare, ekspozimet ndaj shoqĂ«rive tregtare qĂ« financojnĂ« projekte nĂ« infrastruktura strategjike transporti tĂ« cilat plotĂ«sojnĂ« disa kushte specifike.

Rregullorja e ndryshuar vendos si kusht që përfitues fundor i projektit të financuar të jetë qeveria shqiptare.

Kredia duhet tĂ« ketĂ« njĂ« afat maturimi deri nĂ« 10 vjet dhe kontrata e kredisĂ« pĂ«r ekspozimin nĂ« fjalĂ« duhet t’i sigurojĂ« bankĂ«s njĂ« nivel tĂ« lartĂ« kontrolli mbi aktivet e projektit dhe tĂ« ardhurat qĂ« gjenerohen prej tij.

Gjithashtu, burimi i shlyerjes së kredisë duhet të përbëhet minimalisht në masën dy të tretat nga të ardhurat që gjenerohen nga projekti i financuar. Kriter tjetër është aftësia e vlerësuar e

huamarrësit për të përmbushur detyrimet e tij financiare, edhe në kushte të theksuara stresi që lidhen me rrezikun e projektit të financuar.

Parashikimet rregullores së re do të zbatohen për të gjitha ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, që do të krijohen deri më 31 dhjetor 2026 dhe do të jenë të zbatueshme deri në afatin e miratuar të financimit, që në çdo rast nuk duhet të jetë më i gjatë 10 vjet.

PĂ«r tĂ« njĂ«jtin qĂ«llim, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka miratuar disa ndryshime edhe nĂ« rregulloren “PĂ«r administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mĂ«dha tĂ« bankave”.

Në këtë rregullore, është shtuar një dispozitë që parashikon se bankat, në llogaritjen e ekspozimeve maksimale të lejueshme përjashtojnë, mes të tjerash, edhe ekspozimet, me jo më shumë se 50% të vlerës së tyre, ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti.

 

Bankat, “oreks” nĂ« rritje pĂ«r PPP-tĂ«

GjatĂ« viteve tĂ« fundit, sektori bankar nĂ« vend ka shfaqur njĂ« “oreks” nĂ« rritje pĂ«r tĂ« financuar projektet e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« PPP-ve nĂ« infrastrukturĂ«.

NĂ« muajin maj, Tirana Bank nĂ«nshkroi njĂ« kontratĂ« kredie prej 17 milionĂ« eurosh me kompaninĂ« “Marina VlorĂ«â€, qĂ« po zbaton projekti koncesionar tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« porti tĂ« jahteve nĂ« VlorĂ«, bashkangjitur me njĂ« kompleks reziencial dhe hotelier, sipas njĂ« modeli tĂ« ngjashĂ«m me atĂ« qĂ« po ndĂ«rtohet nĂ« Portin e DurrĂ«sit.

Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

NĂ« vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan njĂ« kredi tĂ« pĂ«rbashkĂ«t prej 26 milionĂ« eurosh shoqĂ«rinĂ« koncesionare “Orikum-Llogara”.

Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).

NĂ« gusht tĂ« vitit 2018, BKT miratoi njĂ« hua deri nĂ« vlerĂ«n e 9.5 miliardĂ« lekĂ«ve te kompania “Gjoka 87”, megjithatĂ« nĂ« fakt ajo nuk Ă«shtĂ« disbursuar deri nĂ« vlerĂ«n maksimale tĂ« parashikuar.

Sipas pasqyrave financiare tĂ« “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankĂ«s ka arritur shumĂ«n 4.4 miliardĂ« lekĂ«, nĂ« vitin 2022.

NĂ« vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu njĂ« kredi prej 28.5 milionĂ« euro te “Albania Highway Concession”, kompania qĂ« po zbaton kontratĂ«n koncesionare tĂ« pĂ«rfundimit dhe mirĂ«mbajtjes sĂ« RrugĂ«s sĂ« Kombit.

Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë. / E.Shehu

The post Banka e ShqipĂ«risĂ« lehtĂ«son “pa bujĂ«â€ kreditimin e PPP-ve nĂ« infrastrukturĂ« appeared first on Revista Monitor.

Kursi i kĂ«mbimit Euro – Lek zbret nĂ« njĂ« minimum tĂ« ri historik

11 July 2025 at 14:30

Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek ka arritur një rekord të ri historik ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.84 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit ndodhet nën ndikimin e e szonit turistik, që shoqërohet me rritje prurjeve të monedhës europiane. Efekti i sezonit ka nisur të forcohet që nga tremujori i dytë, ndërsa në këtë periudhë të vitit arrin pikën më të lartë.

Presionet mbi kursin e këmbimit duket se po shfaqen edhe më të fortë se parashikimet edhe këtë vit, aq sa qysh prej muajit maj Banka e Shqipërisë ka rinisur operacionet e blerjes së drejtpërdrejtë të valutës, me qëllim moslejimin e rënies së mëtejshme të Euros dhe forcimin e Lekut. Këto ndërhyrje motivohen me objektivin e inflacionit, që prej më shumë se një viti është më i ulët se objektivi prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, institucionet partnere ndërkombëtare vazhdojnë të kërkojnë ruajtje të regjimit të lirë të kursit të këmbimit.

Në takimin e fundit me Guvernatorin Sejko, misioni i FMN-së theksoi edhe njëherë rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për ta mbajtur Euron pranë kufirit të 98 lekëve, presionet e tregut kanë sjellë shmangie të vogla nga ky nivel dhe kanë bërë që kursi në fund të kësaj jave të regjistrojë një minimum të ri historik.

Këtë muaj, Banka e Shqipërisë vendosi, në mënyrë deri diku të papritur, të ulë më tej normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Argumenti kryesor për këtë vendimmarrje ishte vazhdimësia e inflacionit të ulët të importuar, që pjesërisht vazhdon të ndikohet edhe nga forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit. Megjithëse në teori një ulje e normës bazë duhet të ndikojë në zhvlerësimin e monedhës, ekspertët mendojnë se një efekt i tillë në Shqipëri nuk ekziston, edhe për shkak të stadit të dobët të zhvillimit dhe sofistikimit të tregut financiar.

Një efekt shtesë në forcimin e Lekut vazhdon të japë edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare. Edhe këtë vit balanca buxhetore vazhdon të jetë në suficit të gjerë. Në fund të 5-mujorit, suficiti buxhetor arriti në më shumë se 39 miliardë lekë, por megjithatë në rënie me 22% krahasuar me suficitin që raportohej në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kursi i kĂ«mbimit Euro – Lek zbret nĂ« njĂ« minimum tĂ« ri historik appeared first on Revista Monitor.

Sejko pret misionin e FMN: Mjedisi i jashtëm krijon pasiguri të mëdha edhe për ekonominë shqiptare

11 July 2025 at 14:08

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase,  ku theksoi se aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.

Gjithashtu, Guvernatori theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve. Në kuadër të angazhimit për kthimin e inflacionit në objektiv në një kohë sa më të shkurtër, Banka e Shqipërisë ndërmori një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në fillim të muajit korrik, në konsistencë me qasjen fleksibël dhe të bazuar në të dhëna të cilën ka ndjekur për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar.

Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se veprimtaria e tij  karakterizohet nga qëndrueshmëria e shprehur në nivelin e lartë të kapitalizimit,  të  likuiditetit dhe të përmirësimit të cilësisë së aktiveve. Lidhur me cilësinë e portofolit të kredisë, Guvernatori u shpreh se treguesi i kredive me probleme ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008, në fund të vitit të 2024 zbriti në 4.17%, nga 4.74% që ishte në fund të vitit 2023.

Kjo rënie është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat dhe po vazhdon të ulet edhe në pjesën e parë të vitit 2025.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si sfida nga mjedisi i jashtëm, rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Gjithashtu, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Evropian.

Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të mbikëqyrjes bankare, të përmirësimit të kuadrit rregullator për mbrojtjen e konsumatorëve, të rritjes së kujdesit makroprudencial, veçanërisht për kontrollin e ekspozimit të sektorit bankar ndaj kredive hipotekare, si edhe në drejtim të nxitjes e zhvillimit të sistemit të pagesave.

Së fundi, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë primare që një bankë qendrore e pavarur, profesionale dhe transparente, ka për ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar, si parakushte për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të vendit, duke nënvizuar se kjo pavarësi është, gjithashtu, edhe një kriter primar i ruajtjes së besimit të investitorëve vendas e të huaj në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë. Gjithashtu, ata vlerësuan rëndësinë që do të ketë për vendin zbatimi i një programi të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), puna për të cilin do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

 

The post Sejko pret misionin e FMN: Mjedisi i jashtëm krijon pasiguri të mëdha edhe për ekonominë shqiptare appeared first on Revista Monitor.

“Vrulli” i kredisĂ«, BSH paralajmĂ«ron rritje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r kapital

11 July 2025 at 10:00

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka paralajmëruar për një rritje të mëtejshme, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të shpejta.

Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se zhvillimet e shpejta në kreditim, normat konkurruese të interesit, përfitueshmëria e veprimtarisë bankare dhe vijimi i rritjes ekonomike, dëshmojnë për ciklin financiar pozitiv të përshpejtuar që po përjeton ekonomia.

Ndonëse zhvillimet e treguesve të analizuar mbështesin një rritje të mëtejshme të normës së shtesës kundërciklike, mund të jetë e nevojshme që më parë të analizohet efekti i rritjeve të kryera tashmë. Për këtë arsye, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit për Shqipërinë do të mbetet në nivelin 0.5% deri në vendimmarrjen e ardhshme, në fund të tremujorit të tretë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron që, nëse cikli pozitiv financiar vijon me ritme te shpejta, rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike të kapitalit duhet të jenë të pritshme për pjesëmarrësit e tregut.

Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Vlerat e treguesit parësor mbeten negative deri në tremujorin I, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, vlera e treguesit parësor është ngushtuar me përkatësisht rreth 3.5 dhe 1.2 pikë përqindjeje ndaj një viti më parë dhe ndaj tremujorit paraardhës.

MegjithĂ«se “hendeku i raportit tĂ« kredisĂ« ndaj PBB-sĂ«â€ Ă«shtĂ« treguesi kryesor, praktika e zbatimit tĂ« tij nĂ« vende tĂ« tjera dhe nĂ« ShqipĂ«ri ka evidentuar ngadalĂ«sinĂ« e reagimit tĂ« kĂ«tij treguesi nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, dhe pamjaftueshmĂ«rinĂ« e tij pĂ«r tĂ« kapur dhe evidentuar zhvillime tĂ« shpejta nĂ« segmente tĂ« caktuara tĂ« kredisĂ«.

Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).

Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP arriti në nivelin 0.59, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.

Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme kundrejt një tremujori më parë, por në terma vjetorë norma e rritjes është ngadalësuar. Madhësia e rritjes së kësaj kredie mbetet e krahasueshme me rritjen e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare, dhe regjistron vlera më të larta se rritja nominale e PBB-së. Megjithatë, vlera e periudhës për këtë nëntregues nuk tejkalon mesataren e tij historike.

Edhe indeksi i çmimit të banesave vijon të regjistrojë një përshpejtim të ritmit të rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke shënuar vlera mbi mesataren e tij historike.

Ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave. Për këtë arsye, ndryshimi vjetor i vlerave të këtij nëntreguesi regjistron për të dytin tremujor radhazi një vlerë më të lartë se mesatarja historike.

Ndryshimet në kredinë për pasuri të paluajtshme dhe në indeksin e çmimit të banesave, priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit dhe prej kohësh monitorohen ngushtësisht.

Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve, shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situata në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme mund të përbëjë një rrezik të shtuar sistemik.

Edhe nëntreguesi i intensitetit të kredisë për ekonominë (vlera absolute e rritjes vjetore të kredisë për ekonominë, si raport ndaj vlerës së vjetorizuar të PBB-së) ruan trajektoren e tij rritëse duke u rritur me përkatësisht 2.1 dhe 0.5 pikë përqindjeje në terma vjetorë dhe tremujorë. Edhe në këtë rast, vlerat e treguesit qëndrojnë mbi mesataren historike./ E.Shehu

The post “Vrulli” i kredisĂ«, BSH paralajmĂ«ron rritje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r kapital appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj

10 July 2025 at 12:27

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues arriti në 4.12%, nga 4.03% që kishte qenë në muajin prill.

Niveli prej 4.12% është më i larti për vitin 2025 dhe ishte regjistruar më parë edhe në muajin janar të këtij viti. Megjithatë, raporti i kredive me probleme ngelet në rënie me bazë vjetore. Në maj të vitit të kaluar, ky tregues ishte në nivelin 4.81%.

Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.

Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.

Në fakt, krahasuar me fundin e vitit të kaluar (kur shënohej raporti 4.17%) raporti i kredive me probleme nuk ka pësuar rënie domethënëse, megjithëse madhësia e portofolit total është rritur me 5.4% gjatë kësaj periudhe. Kjo tregon se vlera e kredive me probleme po rritet me ritme të përafërta me vlerën e portofolit total të kredisë.

Në fund të majit, vlera e kredive të këqija mund të vlerësohet në afërsisht 36.3 miliardë lekë, nga 34.85 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.7 miliardë lekë që kishte qenë në majin e vitit të kaluar.

Shifrat tregojnë që, megjithëse kreditë e këqija kanë pësuar rënie krahasuar me një vit më parë, ato janë rritur që nga fillimi i vitit. Këto të dhëna dëshmojnë se rritja e shpejtë e portofolit të kredisë tashmë ka nisur të shoqërohet edhe me një rritje të stokut të kredive të këqija.

Rritja e shpejtĂ« e kreditimit, veçanĂ«risht nĂ« segmentin e pasurive tĂ« paluajtshme, ka shqetĂ«suar BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, qĂ« ka nisur aplikimin e shtesĂ«s kundĂ«rciklike tĂ« kapitalit pĂ«r bankat tregtare. Kjo shtesĂ« ka arritur nĂ« nivelin 0.5% (pĂ«r t’u pĂ«rmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndĂ«rsa Banka Qendrore sĂ« fundmi ka paralajmĂ«ruar njĂ« rritje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« saj.

Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.

Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme për mikrofinancën pësoi rënie vitin e kaluar

10 July 2025 at 11:00

Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka pësoi rënie vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2024 ky raport zbriti në 12.05%, nga 13.9% që kishte qenë një vit më parë.

Ky raport ngelet sidoqoftë afërsisht tri herë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në fund të vitit 2024 ishin në nivelin 4.17%.

Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi i këtij treguesi vitin e kaluar u ndikua kryesisht nga rritja e e portofolit të kredisë, ndërkohë portofoli i kredive me probleme ka mbetur thuajse në të njëjtin nivel.

Gjithashtu, në ecurinë e vlerës së kredive me probleme duhet marrë në konsideratë edhe dalja nga tregu e subjekteve Micro Credit Albania (MCA) dhe Final, portofolet e të cilave përbëheshin tërësisht nga kredi me probleme.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës për dy institucionet e mësipërme financiare, pasi aksionarët e tyre u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së kredive të këqija.

Rënia e raportit të kredive me probleme të sektorit ndikoi pozitivisht edhe në përmirësimin e mëtejshëm të rezultatit financiar të sektorit.

Gjatë vitit 2024, institucionet financiare ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit kanë gjeneruar një rezultat pozitiv neto prej 5.51 miliardë lekësh. Krahasuar me vitin paraardhës, vërehet një rritje prej 0.56 mld lekësh ose 11.3% krahasuar me një vit më parë. Pjesa më e madhe e rritjes së fitimeve erdhi subjektet NOA, Kredo Finance dhe AK Invest.

Kthimi mesatar nga aktivet për institucionet financiare që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit ra lehtë në 7.3%, nga 7.7% në vitin 2023. Megjithatë, kthimi mesatar nga kapitali u rrit në 39%, nga 37.4% që kishte qenë një vit më parë.

Në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë bruto për institucionet financiare të huadhënies dhe mikrofinancës arriti në 58.7 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej 5 miliardë lekësh (ose 9.5%) krahasuar me vitin paraardhës. Portofoli i kredisë bruto arriti në 6.76% të totalit të kredisë së sistemit bankar, duke regjistruar një rënie prej 0.49 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës.

Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë së institucioneve financiare mbahet nga subjektet e kredidhënies dhe mikrokredisë, me 78%. Më pas, renditet portofoli i qirasë financiare, me 21%, ndërsa pesha e portofolit faktoring mbetet më pak se 1%.

Aktiviteti me rritjen më të lartë gjatë vitit 2024 ka qenë kredidhënia, me 2.9 miliardë lekë. Efekti kryesor në rritjen e portofolit të kredisë së institucioneve financiare jobanka erdhi nga subjekti NOA.

Ndërkohë, aktiviteti i mikrokredisë, në ndryshim nga viti i kaluar, shfaq një rritje të moderuar me 0.9 miliardë lekë ose 4%. Sipas Bankës së Shqipërisë, subjekti i mikrokredisë që edhe vitin e kaluar shfaqi rritjen më të lartë të portofolit të mikrokredisë ishte IuteCredit./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Raporti i kredive me probleme për mikrofinancën pësoi rënie vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

9 July 2025 at 11:00

Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në segmentin e kredisë për individë pësoi përsëri rënie në 2.9%, nga 3.4% që kishte qenë një vit më parë.

Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.

Megjithatë, edhe cilësia e kredisë për bizneset vazhdoi përmirësimin vitin e kaluar. Raporti i kredisë me probleme në segmentin e bizneseve zbriti në 5.1%, nga 5.7% që kishte qenë një vit më parë.

Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, portofoli i kredisë në valutë të huaj vazhdon të shfaqë një performancë më të mirë cilësore. Raporti i kredive me probleme në valutë zbriti në 3.4%, nga 4% që kishte qenë një vit më parë.

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të huamarrësve në monedhën europiane, me të ardhura në monedhën vendase. Vitin e kaluar, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Edhe cilësia e kredisë në Lekë u përmirësua, por raporti i kredive me probleme ngelet më i lartë krahasuar me kredinë në valutë. Në fund të 2024, kreditë me probleme përbënin 4.8% të portofolit në Lekë, nga 5.4% që kishin qenë një vit më parë.

Raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Në vlerë, kredia me probleme arriti nivelin 34.7 miliardë lekë, në rënie me 0.7% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e raportit të kredive me probleme po vazhdon edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill ky raport ra më tej në nivelin 4.03%, nga 4.82% një vit më parë. Në vlerë, kreditë e këqija vlerësohen në rreth 35 miliardë lekë, nga rreth 37.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e raportit të kredive me probleme është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat. Gjithashtu, ulja e raportit të kredive me probleme vazhdon të mbështetet edhe në rritjen me ritme dyshifrore të vlerës së portofolit total. / E.Shehu

Burimi: BSH

The post Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

By: Ardit
9 July 2025 at 12:23

ute dhe Kredo, tentakulat e oligarkut rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit, për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash, kanë marrë vetë drejtimin e bandës së [
]

The post Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës appeared first on BoldNews.al.

Rama thirrje bankave të nivelit të dytë për dhënien e kredive për bujqësinë: Me interes nga 0.5 deri në 2 përqind, jo 3.5

By: redi
2 July 2025 at 20:16

Kryeministri Edi Rama pati njĂ« mesazh dhe pĂ«r bankat e nivelit tĂ« dytĂ« lidhur me kredinĂ« pĂ«r bujqĂ«sinĂ«. PĂ«r tĂ« interesi duhet tĂ« jetĂ« nga 0.5 deri nĂ« 2 pĂ«rqind sepse sipas tij, bankat e kanĂ« firmosur kĂ«tĂ« kontratĂ« me shtetin. “ËshtĂ« arritur qĂ« me kĂ«mbĂ«ngulje nga qeveria tĂ« krijohet njĂ« linjĂ« kredie e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, 250 mln euro, qĂ« fokus ka bujqĂ«sinĂ«. Tani qĂ« ne ta kemi kĂ«tĂ« linjĂ« kredie


Source

Forcimi i Lekut u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë në 2024

2 July 2025 at 11:00

Forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, efekti negativ statistikor i ndryshimit të kursit të këmbimit në kundërvlerën në Lek të depozitave në valutë llogaritet 27 miliardë lekë për 6-mujorin e parë të vitit të kaluar dhe 16 miliardë lekë të tjera në 6-mujorin e dytë të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në Euro, në monedhë origjinale, u rritën me 10% ndaj një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të depozitave të individëve, me dhe pa afat. Depozitat me afat të bizneseve dhe individëve në Euro u rritën përkatësisht 16% dhe 15% më të larta në krahasim me nivelin e një viti më parë, ndërsa ndryshimi vjetor në depozitat e përgjithshme në Euro të secilit sektor ishte 6.6% dhe 10.6%.

Rritja e depozitave ka qenë më e fortë gjatë pjesës së dytë të vitit që ndikohet nga rritja e hyrjeve valutore nga turizmi dhe dërgesat e emigrantëve, ndërkohë që pjesa e parë është karakterizuar nga një ecuri e ngadaltë e tyre.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Kursi mesatar i këmbimit të Euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar Euro-Lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 5.5%.

Depozitat totale pranë sektorit bankar vitin e kaluar arritën gjithsej në 1.68 trilionë lekë, në rritje vjetore me 5%. Struktura e depozitave nuk tregoi ndryshime të rëndësishme. Stoku i depozitave sipas afatit është i shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë midis llogarive rrjedhëse dhe depozitave me afat, ndërsa depozitat e individëve dhe depozitat në valutë përbënin përkatësisht 78% dhe 52% të stokut të përgjithshëm të depozitave.

Në terma vjetorë, rritja e depozitave është regjistruar për të gjitha afatet, subjektet dhe monedhat, por kontributin më të madh në rritjen e stokut të përgjithshëm e kanë dhënë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, depozitat e individëve dhe depozitat në Lek.

Depozitat në Lek dhe valutë u zgjeruan me përkatësisht 53 miliardë lekë (7%) dhe me 25 miliardë lekë (3%), gjatë vitit 2024. Depozitat në valutë u tkurrën lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit, por shënuan rritje pozitive në muajt korrik-dhjetor, duke u shtuar me rreth 33 miliardë lekë gjatë gjysmës së dytë të vitit. / E.Shehu

 

 

The post Forcimi i Lekut u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

By: Oldi
2 July 2025 at 10:37

Ilir Meta ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK, lidhur me hetimet që ky institucion po kryen ndaj ish-presidentit dhe Monika Kryemadhit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta nga qelia e cilëson SPAK, një organizatë kriminale, teksa thotë se vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të [
]

The post Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi appeared first on BoldNews.al.

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

1 July 2025 at 23:02

Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.

Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe festat e fundvitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, paraja jashtë bankave ishte 434 miliardë lekë, ose rreth 4.3 miliardë euro. Në krahasim me fundin e vitit 2024, ky tregues është rritur me 10.5 miliardë lekë (rreth 107 milionë euro), ose 2.5% më shumë. Një vit më parë (2024), ndryshimi për të njëjtën periudhë kishte qenë negativ (-4.1 miliardë lekë) dhe në 2023 rezultoi -3.5 miliardë lekë.

Të dhënat historike, tregojnë se kjo është rritja më e fortë e parasë jashtë bankave në pjesën e parë të vitit, që nga viti 2003, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, me përjashtim të janar-maj 2020, kur u konstatua një qarkullim i lartë i parasë jashtë kanaleve bankare, por që lidhet me periudhën e pazakontë që kaloi vendi, për shkak të kufizimeve që synonin frenimin e pandemisë së Covid.

Në muajt e parë të 2025-s, niveli më i lartë i rritjes së parasë jashtë banke u shënua në mars (+6.4 miliardë lekë) dhe në maj (+4.9 miliardë lekë). Në fund të majit, paraja jashtë bankave arriti në 23.9% të parasë gjithsej, nga 23.7% në dhjetor, duke shënuar nivelin më të lartë nga korriku 2023.

Në 6 maj, pak para zgjedhjeve, që u mbajtën në 11 maj, euro zbriti për herë të parë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke sinjalizuar për një ofertë të rritur të valutës. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që rënia e monedhës së përbashkët të frenohej.

Të dhënat historike tregojnë se me përjashtim të 2020-n, që ishte një periudhë jo normale, një tendencë e ngjashme është shënuar sa herë ka pasur zgjedhje, kryesisht ato të përgjithshme.

Psh nĂ« muajt e parĂ« tĂ« 2021-t, qĂ« pĂ«rkojnĂ« me zgjedhjet e pĂ«rgjithshme tĂ« 21 prillit tĂ« atij viti, paraja jashtĂ« bankave u rrit me 6 miliardĂ« lekĂ« (rreth 60 mln euro), nĂ« raport me dhjetorin 2020. E njĂ«jta prirje pĂ«rsĂ«ritet nĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« 2015-s, teksa nĂ« 21 qershor u zhvilluan zgjedhjet lokale (+5 miliardĂ« lekĂ«). Siç tregon dhe grafiku “Ndryshimi i parasĂ« jashtĂ« banke, Maj ndaj Dhjetorit, vitet 2003-2025” nĂ« tĂ« gjitha periudhat e tjera, kur nuk ka pasur zgjedhje, paraja jashtĂ« bankave ulet nĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit.

Gjatë periudhave zgjedhore, në shumë vende me demokraci të brishta apo me informalitet të lartë ekonomik, është dokumentuar një rritje e konsiderueshme e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar. Kjo lidhet ngushtësisht me praktika si blerja e votës, financimi informal i fushatave, si dhe shmangia e kontrollit fiskal.

Ky fenomen është konstatuar edhe në vende si India, Nigeria, Filipinet, Meksika dhe Brazili. Në Meksikë, psh, raportet kanë zbuluar që pagesat me para fizike ishin të përhapura nëpër mes të fushatës, duke demonstruar sasi të mëdha cash që qarkullonin pa gjurmë bankare. Në Indi, raportet zyrtare tregojnë rritje të menjëhershme të parasë në qarkullim dhe sekuestrime të shumta cash gjatë zgjedhjeve.

Fenomeni lidhet ngushtësisht me nivelet e informalitetit ekonomik, institucione të dobëta mbikëqyrëse dhe mungesë transparence në financimin politik. Sipas raporteve ndërkombëtare, fenomeni i rritjes së parasë jashtë bankave gjatë zgjedhjeve ndodh për disa arsye:

-Financimi informal i fushatave: NĂ« shumĂ« vende, veçanĂ«risht nĂ« ato me demokraci tĂ« brishtĂ« ose me institucione tĂ« dobĂ«ta mbikĂ«qyrĂ«se, financimi i fushatave ndodh nĂ« mĂ«nyrĂ« joformale, jashtĂ« çdo raportimi ligjor. ParatĂ« nĂ« dorĂ« (cash) janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u pĂ«rdorur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme, sepse    Nuk lĂ«nĂ« gjurmĂ« bankare; Nuk kĂ«rkojnĂ« deklarim fiskal; PĂ«rdoren pĂ«r blerje tĂ« votĂ«s, pagesa ndaj patronazhistĂ«ve apo shpĂ«rblime spontane.

-Mungesa e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit: Në mungesë të institucioneve të forta që të monitorojnë dhe auditojnë burimet e financimit elektoral, aktorët politikë preferojnë të operojnë me cash, pasi kështu paratë janë të pazbulueshme nga strukturat tatimore, policia financiare apo auditorët publikë.

-Cash-i si mjet për patronazh dhe ndihma të drejtpërdrejta: Sistemet klienteliste në zgjedhje shpesh funksionojnë përmes ndarjes së ndihmave të drejtpërdrejta për qytetarët (ushqime, transport, punësime afatshkurtra, dhurata). Paraja fizike është forma më e shpejtë dhe më e pranueshme për këtë lloj transaksioni, veçanërisht në zonat me nivel të ulët dixhitalizimi ose pa akses bankar.

The post Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve appeared first on Revista Monitor.

KreditĂ« pĂ«r shtĂ«pi/ Jo mĂ« financim 100% tĂ« vlerĂ«s sĂ« pronĂ«s! Banka e ShqipĂ«risĂ« shpjegon “ligjin” e ri

By: Oldi
1 July 2025 at 12:16

Nga sot nis zbatimi i masave tĂ« marra nga KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vendosjen e kufizime pĂ«r marrjen e njĂ« kredie nga qytetarĂ«t pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« pronĂ«. Por si do tĂ« ndikojĂ« nĂ« kreditim dhe pse u mor ky vendim, detajet i shpjegon nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r ‘News24’ drejtori i Stabilitetit [
]

The post KreditĂ« pĂ«r shtĂ«pi/ Jo mĂ« financim 100% tĂ« vlerĂ«s sĂ« pronĂ«s! Banka e ShqipĂ«risĂ« shpjegon “ligjin” e ri appeared first on BoldNews.al.

Bie besimi në ekonomi në qershor nga përkeqësimi i shërbimeve, rritet vetëm për ndërtimin

1 July 2025 at 11:22

Ndonëse po i afrohemi kulmit të sezonit turistik, besimi në ekonomi ka rënë në muajin qershor, i ndikuar kryesisht nga sektori i shërbimeve, që ka pësuar tkurrje të thellë.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 2.2 pikë në muajin qershor. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të konsumatorit mbetën pothuajse të pandryshuar. Rritje të lehtë regjistroi treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit.

Industria pesimiste

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 2.3 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për prodhimin industrial si dhe pritje në rënie për porositë nga eksportet.

Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie në qershor, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten të njëjta.

Ndërtuesit presin rritje

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.6 pikë përqindje në qershor. Ky tregues qëndron 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.

Shërbimet me rënie të fortë

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 5 pikë përqindje në qershor. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë, ndërkohë që janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.

Tregtia pa ndryshime

Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi një vlerë pothuajse të njëjtë me atë të muajit të kaluar. Niveli i TBT-së qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe në rënie të pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit dhe për çmimet në të ardhmen regjistruan gjithashtu rënie.

Konsumatorët pesimistë për situatën financiare

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një vlerë thuajse të njëjtë me atë të një muaji më parë, duke qëndruar 2.5 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historik. Ndikimet në drejtime të kundërta të balancave përbërëse të TBK-së u kompensuan, duke mos e ndryshuar nivelin e treguesit të agreguar.

Vlerësimi për situatën ekonomike në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha u rritën këtë muaj, ndërkohë, në kahun tjetër, pritjet për situatën financiare dhe blerjet e mëdha ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për lart.

 

 

The post Bie besimi në ekonomi në qershor nga përkeqësimi i shërbimeve, rritet vetëm për ndërtimin appeared first on Revista Monitor.

Pjesa e tregut të bankave më të mëdha ulet përsëri

1 July 2025 at 10:00

Përqendrimi i tregut bankar te bankat më të mëdha është në rënie të mëtejshme.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të parë të vitit pesha e dy bankave më të mëdha ndaj totalit të aktiveve të sektorit zbriti në 41.08%, nga 41.24% që kishte qenë një vit më parë.

Paralelisht, edhe pesha e tre bankave më të mëdha të sektorit ka pësuar rënie. Në fund të marsit 2025, tre bankat më të mëdha të sektorit zotëronin 55.63% të totalit të aktiveve të, në rënie nga niveli prej 56.25% që raportohej ky tregues në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e përqendrimit ka vijuar edhe në tregun mjaft të rëndësishëm të produktit të depozitave.

Pjesa e tregut e dy bankave më të mëdha ka rënë në 34.5%, nga 34.65% që ishte një vit më parë. Ndërsa pjesa e tregut e tre bankave më të mëdha ka rënë në 46.14%, nga 46.94% një vit më parë.

Në vitin 2018, sektori bankar nisi një cikël konsolidimi që e uli gradualisht numrin e përgjithshëm të bankave. Nga 16 banka që vepronin në treg në vitin 2018, aktualisht numri i tyre është ulur në 11.

Krahasuar me vitin 2018, pjesa e tregut të dy bankave më të mëdha ka rënë me 3.8 pikë përqindje, ndërsa pjesa e tregut të tre bankave më të mëdha ka rënë me 2 pikë përqindje.

Me gjithë uljen e numrit të bankave në treg gjatë pesë viteve të fundit, treguesit e përqendrimit të tregut ngelen brenda pragut të konkurrueshmërisë, mbështetur në metodat teorike të vlerësimit. Mënyra më e zakonshme për të matur shkallën e përqendrimit të tregut është Indeksi Herfindahl-Hirschmann (HHI), që ndërtohet si shuma e pjesës së tregut, të ngritur në fuqi të dytë, të secilës firmë. Pragu poshtë të cilit një treg përgjithësisht pranohet si konkurrues është 1500 ose 0.15.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar treguesi HHI, i matur sipas totalit të aktiveve, ishte në nivelin 0.14, në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.

Hyrja e investitorëve të rinj dhe cikli i shitblerjeve në sektorin bankar, që u zhvillua kryesisht në periudhën 2015-2022, duke se në vija të përgjithshme ka dhënë efekte pozitive në drejtim të konkurrencës.

Pavarësisht se bashkimet mes bankave ekzistuese kanë ulur numrin e përgjithshëm të tyre, ato kanë krijuar banka më të mëdha dhe më konkurruese. Sidomos bankat që kanë dalë nga transaksione shitblerjeje kanë qenë ndër subjektet me rritjen më të lartë në treg gjatë viteve të fundit.

Ekspertët mendojnë se një konsolidim i mëtejshëm i sektorit bankar nuk mund të përjashtohet në një horizont afatmesëm. Rritja e fortë e kërkesave për kapital dhe nevojat e mëdha për investime, të lidhura sidomos me teknologjinë, e bëjnë më të vështirë për bankat e përmasave të vogla të jenë konkurruese./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Pjesa e tregut të bankave më të mëdha ulet përsëri appeared first on Revista Monitor.

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

29 June 2025 at 23:01

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.

Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.

Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.

Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.

Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore.

The post Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik appeared first on Revista Monitor.

Kush e “dogji dyshekun”?

By: Mira Leka
27 June 2025 at 22:12

Institucionet financiare po përpiqen të sjellin në Shqipëri modelin fintech, me ndërtimin e portofolave virtualë që synojnë ofrimin e një spektri të gjerë të pagesave elektronike. Megjithatë, deri tani, sektori bankar mbetet dominues dhe në vitet e fundit ka një zhvendosje të ndjeshme drejt përdorimit të kanaleve dixhitale për kryerjen e pagesave dhe transfertave.

 

Ersuin Shehu

NĂ« vitin 2020, u miratua ligji i ri pĂ«r shĂ«rbimet e pagesave. Ligji i ri solli fenomenin e “kĂ«rpudhave pas shiut” nĂ« tregun e institucioneve financiare tĂ« pagesave, kryesisht atyre tĂ« parasĂ« elektronike. NjĂ« numĂ«r i madh i institucioneve tĂ« kĂ«tij lloji u licencuan, me pritshmĂ«ri tĂ« mĂ«dha pĂ«r hapĂ«sirat qĂ« do tĂ« krijonte ligji i ri.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se aktualisht në vend veprojnë 10 institucione të licencuara të parasë elektronike. Shumica e tyre janë licencuar pas vitit 2021.

Megjithatë, pesë vjet pas miratimit të ligjit të ri, roli i institucioneve financiare jobankare fintech në tregun e pagesave duket se është ende modest.

Banka e Shqipërisë nuk mundëson statistika specifike lidhur me numrin dhe volumin e pagesave që kryhen nëpërmjet portofolave elektronikë të këtyre operatorëve për të blerë produkte apo shërbime direkt nga përdoruesit fundorë.

Përdorimi i shërbimeve të institucioneve të parasë elektronike dominohet kryesisht nga pagesat e shërbimeve utilitare dhe periodike, por edhe këto pagesa, në shumicën e rasteve, bëhen në formë cash pranë agjentëve të këtyre institucioneve financiare, ndërsa pjesa tjetër është realisht një transaksion elektronik, që krediton një llogari të një kompanie që pret pagesën nga individi pagues.

Megjithëse, disa prej operatorëve janë përpjekur të integrojnë në portofolat e tyre dixhitalë edhe platforma të e-commerce krahas me shërbimet në sportel. Ndikimi i këtyre portofolave në treg për aq sa mund të gjykohet në një mungesë të dhënash, është ende modest, ndonëse në rritje.

Nga ana tjetër, pothuajse asgjëkund në njësitë e shitjeve me pakicë apo portalet e shitjes online nuk ofrohet mundësia e të paguarit nëpërmjet aplikacioneve/portofolave të këtyre institucioneve.

Duhet vënë në dukje këtu, se një arsye madhore për këtë është informaliteti i gjerë në shitjet në retail dhe kjo e zbeh edhe mundësinë për të kryer pagesë me zgjidhje teknologjike të avancuara që gjithsesi këto fintech në treg kanë ofruar për klientin.

Bankat vazhdojnë të jenë në avantazh të dukshëm në garën e pagesave elektronike, falë një baze më të gjerë klientele dhe një depërtimi më të madh në treg me instrumentet e tyre të pagesave.

Për një individ që zotëron një llogari bankare dhe një kartë pagese, duket ende e vështirë që institucionet e parasë elektronike mund të ofrojnë ndonjë shërbim që në thelb bankat nuk e ofrojnë dhe me kushte më të leverdishme.

Megjithatë, nga përvoja europiane, një avantazh potencial i institucioneve fintech mund të jetë pikërisht fokusi i plotë në produktet dhe shërbimet e pagesave, ndërkohë që biznesi i bankave shpesh u jep përparësi segmenteve të tjera, që sjellin më shumë të ardhura.

Gjithashtu, institucionet fintech janë më të vogla, më pak të burokratizuara dhe më fleksibël në vendimmarrje. Këto avantazhe mund të shfrytëzohen për të qenë më krijuese dhe më të orientuara drejt inovacionit, duke ndërtuar pozitat e një poli komplementar me bankat tregtare, ku të ketë simbiozë dhe interes të ndërsjellë.

 

70% e shqiptarëve kanë llogari bankare

Të dhënat tregojnë se depërtimi i shërbimeve bankare në shoqërinë shqiptare është në rritje në vitet e fundit, si një proces i lidhur me formalizimin e ekonomisë dhe me përmirësimin e edukimit financiar.

Numri i llogarive u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti në më shumë se 3.45 milionë, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë.

Vitin e kaluar, hyri nĂ« fuqi ligji “PĂ«r llogarinĂ« e pagesave me shĂ«rbime bazike”. VlerĂ«sohet se ligji i ri i ka dhĂ«nĂ« njĂ« shtysĂ« tĂ« mĂ«tejshme pĂ«rdorimit tĂ« llogarive bankare nga shqiptarĂ«t.

Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017. Paralelisht me rritjen e numrit të llogarive bankare, është zgjeruar edhe aksesimi i tyre nëpërmjet internetit.

Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%.

Vlerësohet se tashmë, 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% në vitin 2020.

Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin u takojnë individëve.

Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 23%, ndërsa për llogaritë e bizneseve, rritja ishte edhe më e lartë, me 26% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja për të shkuar fizikisht në bankë.

 

64% e transfertave bankare bëhen nga interneti

Që prej vitit 2022, pagesat bankare që klientët kryejnë nga llogaritë e tyre (duke përjashtuar pagesat me kartë) po dominohen nga kanalet elektronike të internet banking. Kjo do të thotë se sot, vetëm një pakicë e veprimeve kryhen duke u paraqitur fizikisht në mjediset e bankave.

Vitin e kaluar, më shumë se 61% e transfertave bankare u kryen nëpërmjet kanaleve elektronike të internet banking, nga 57% që ishte pesha e tyre një vit më parë. Ndërkohë, të dhënat e tremujorit të parë 2025 tregojnë se përqindja e pagesave që kryhen nëpërmjet internetit ka arritur në 64%.

Në numër, përdorimi i pagesave bankare në distancë (home banking) u rrit për të 14-in vit radhazi në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22%, ose me 1.7 milionë veprime më shumë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%.

Ndërsa vlera totale e veprimeve të bankingut në distancë për 2024 arriti në 2.39 trilionë lekë, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë.

Veprimet bankare në distancë janë transaksionet bankare që kryhen nëpërmjet internetit dhe aplikacioneve në telefonat smart. Pandemia solli një moment kthese në përdorimin e kanaleve në distancë, për shkak të kufizimeve të vendosura dhe ngarkesës që u krijua në degët e bankave.

Kjo situatë solli vëmendje më të madhe drejt mundësive të pagesave në distancë dhe ishte një moment shtyse të mëtejshme drejt pagesave elektronike. Shifrat tregojnë se tendenca rritëse e veprimeve nëpërmjet kanaleve dixhitale ka vijuar e qëndrueshme në të gjithë periudhën pas pandemisë.

Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga të gjitha bankat tregtare në Shqipëri dhe numri i përdoruesve të shërbimit po rritet me ritme të shpejta.

Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve, që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike, duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision.

Ndërkohë, për shumat më të mëdha, transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave.

E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në Euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jenë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Pagesat me kartë janë katërfishuar në pesë vitet e fundit

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me rritje 35% krahasuar me një vit më parë.

Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë arritën në 64.1 miliardë lekë vitin e kaluar, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 16% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 14.5% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.

Numri i pagesave elektronike me kartë është rritur me pothuajse katër herë në pesë vitet e fundit, ndërsa krahasuar me një dekadë më parë, numri i tyre është dhjetëfishuar.

Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.

Në total, sektori bankar raportoi gjithsej 43.4 milionë veprime të kryera me karta bankare në rrjetin e ATM-ve dhe POS-eve në Shqipëri, shifër kjo që përfshin edhe pagesat e kryera nga mbajtësit e kartave të lëshuara nga bankat dhe institucionet e pagesave jashtë vendit.

Numri i veprimeve me kartë u rrit me 16% krahasuar me një vit më parë. Këto veprime vazhdojnë të dominohen nga veprimet me cash në ATM (tërheqje dhe depozitime), që përbëjnë rreth 52% të numrit total të transaksioneve.

Megjithatë, pesha e pagesave me kartë në terminalet POS është në rritje dhe për 2024 arriti në 45.2%, nga 38.7% një vit më parë. Edhe në këtë aspekt, duhet thënë se Shqipëria është pas rajonit në përdorimin e kartës bankare si kartë për pagesa dhe arsyeja kryesore për këtë është informaliteti i sektorit retail, më shumë se sa penetrimi i terminaleve të pagesave.

Numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.51 milionë, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.32 milionë, në rritje vjetore me 6.7%.

Ky produkt mbetet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazë pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Pagesat me para elektronike, sa janĂ« vĂ«rtet “elektronike”?

Të dhënat tregojnë se bankat ngelen qartësisht dominuese në tregun e pagesave dhe përdorimi i instrumenteve të tyre të pagesave dixhitale është në rritje.

Nga ana tjetër, statistikat që disponon dhe publikon aktualisht Banka e Shqipërisë nuk mundësojnë një ndarje të mirëfilltë të volumeve të pagesave të kryera nga institucionet e parasë elektronike sipas llojit të tyre.

Në fakt, vlerësohet se pjesa dërrmuese e veprimeve me para elektronike mbeten të lidhura me veprime fundore në para cash, siç mund të jenë format e ndryshme të pagesave që qytetarët kryejnë nëpërmjet sporteleve fizike të parasë elektronike në formë cash, por që më tej ekzekutohen nga agjentët e këtyre institucioneve nëpërmjet llogarive të tyre të parasë elektronike.

Për të dhënë një shembull të thjeshtë, nëse paguani një faturë pranë një institucioni pagesash (për shembull, UnionNet/Western Union, AK-Invest ose Easypay), veprimi klasifikohet si pagesë me para elektronike, megjithëse konsumatori e kryen atë në formë cash.

Pra, në këtë rast, megjithëse shlyerja për përfituesin bëhet nëpërmjet llogarive të parasë elektronike, pagesa nga konsumatori fundor bëhet në para fizike, ndaj nuk mund të flitet për një cikël të mirëfilltë pagese dixhitale.

Pagesa me para elektronike në sportelet e Institucioneve Financiare të Parasë Elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen nëpërmjet kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike.

Kjo në vetvete përbën një hap pozitiv krahasuar me situatën përpara zhvillimit të kësaj forme pagese, pasi të paktën tani klienti ka mundësinë që të shkojë në një sportel dhe të kryejë pothuaj të gjithë pagesat për shërbime apo për produkte për të cilat më parë do të duhet të shkonte në pikat e secilit operator për të bërë pagesën përkatëse.

Megjithatë, duhet thënë se këto institucione ofrojnë tashmë edhe pagesa të mirëfillta elektronike nëpërmjet aplikacioneve të tyre, që realisht japin mundësi për klientin që të kryejë pagesa në çast për të gjitha shërbimet që ato ofrojnë në sportelet e tyre.

Për më tepër, shumica e këtyre pagesave ekzekutohen dhe shlyhen menjëherë (pagesa në çast). Duke qenë të integruara me shërbimin e kompanive të cilat paguhen, edhe shërbimi përfitohet po ashtu në çast.

PĂ«r shembull, klienti mund tĂ« paguajĂ« online pĂ«r rinovimin e abonimit nĂ« Digitalb dhe pĂ«rfiton menjĂ«herĂ« hapjen e shĂ«rbimit sapo mbaron pagesĂ«n, sepse ekziston njĂ« integrim mes institucionit tĂ« pagesĂ«s elektronike dhe operatorit – nĂ« kĂ«tĂ« rast DigitAlb – qĂ« e mundĂ«son kĂ«tĂ«.

Në këtë aspekt, pagesat mes aplikacionit apo në sportelet e këtyre institucioneve të parasë elektronike kanë një avantazh për klientin, krahasuar me pagesën me anë të llogarisë bankare, nëpërmjet aplikacionit të bankës së klientit.

Disa prej institucioneve të reja të parasë elektronike, si për shembull IutePay, e lidhin hapjen e llogarive të parasë elektronike me disbursimin e kredive të kompanisë simotër IuteCredit, që është edhe subjekti më i madh i mikrokredive konsumatore në vend.

Në fakt, nëse dikush do të marrë një kredi në IuteCredit, ai duhet të hapë një llogari në IutePay, nëpërmjet së cilës bëhet disbursimi i kredisë. Edhe ky disbursim nuk është plotësisht elektronik, sepse në fakt klienti duhet të shkojë në zyrat e institucioneve financiare ose ATM-të e Iute për të përfituar fondet.

PĂ«r shkak tĂ« bazĂ«s sĂ« gjerĂ« tĂ« klientĂ«ve qĂ« ka IuteCredit nĂ« kredidhĂ«nien konsumatore, ky mekanizĂ«m “disbursimi” ndikon edhe nĂ« rritjen e numrit tĂ« llogarive nĂ« IutePay. Por, realisht kjo rritje i detyrohet nĂ« thelb produktit tĂ« kredisĂ« dhe jo shĂ«rbimit tĂ« pagesĂ«s.

Në të vërtetë kemi të bëjmë me një mënyrë të brendshme të mbajtjes së llogarisë së klientit, se sa përfitimin e një klienti të ri për shërbime të pagesave elektronike.

Për këtë arsye, një pjesë e rritjes që tregojnë shifrat është e lidhur me faktorë anësorë dhe që nuk përfaqësojnë në vetvete një depërtim direkt të formave fintech të pagesave.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i veprimeve me para elektronike shënoi rritje më të ngadaltë krahasuar me vitet e mëparshme. Ai arriti në 14.8 milionë, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.

Përfaqësuesit e sektorit shprehen se ka qartazi edhe një zhvendosje të klientëve nga shërbimi në sportelet e këtyre operatorëve drejt aplikacioneve smart përkatës, por, pikërisht për shkak të mungesës së statistikave, kjo tendencë nuk mund të ilustrohet me shifra të sakta.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Madje, në vlerë, pagesat me para elektronike pësuan rënie në 86.9 miliardë lekë, në rritje me 5% më pak krahasuar me vitin 2023.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Ndërkohë, numri i llogarive të parasë elektronike shënoi rritje, në afërsisht 270 mijë, me rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë. Sipas operatorëve të tregut, rritja e numrit të llogarive i detyrohet kryesisht aktivitetit kreditues të IuteCredit, që u kërkon klientëve hapjen e llogarive në IutePay për disbursimin e kredive të saj.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Fintech “i pastĂ«r” pagesash, ende model i paqĂ«ndrueshĂ«m

Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja të pagesave fintech ka qenë kryesisht krijimi i aplikacioneve/portofolave elektronikë nëpërmjet të cilëve klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre. Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj.

Në përgjithësi, synimi është krijimi i të ashtuquajturave super-apps, ku klientët mund të kryejnë blerje apo pagesa për shumicën e nevojave të zakonshme konsumatore.

Megjithatë, disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard.

Sidoqoftë, deri tani, institucionet fintech po e gjejnë të vështirë të sigurojnë avantazhe konkurruese të tilla që të bëjnë diferencën ndaj produkteve dhe shërbimeve të pagesave të sektorit bankar, që ka një depërtim shumë më të madh në treg dhe që i ofron prej vitesh shumicën e këtyre shërbimeve, nëpërmjet aplikacioneve të internet banking apo kartave bankare.

Të vetmet institucione financiare që kanë arritur të ndërtojnë një model biznesi të qëndrueshëm janë ato që kombinojnë në fakt të ardhurat, që i sigurojnë kryesisht nga shërbimet fundore në cash, si dërgesat e emigrantëve apo pagesat e shërbimeve utilitare me një aplikacion që është i integruar me operatorin e shërbimit që paguhet.

Një model tjetër është ai i IutePay, që në fakt subvencionohet duke ofruar shërbime për kompaninë simotër IuteCredit, me komisione për disbursimin e kredive në skemën që përshkruam më sipër.

Në mungesë të aktiviteteve të tjera mbështetëse, vështirë se ndonjë institucion i mirëfilltë fintech, sot për sot, do të ishte ekonomikisht i qëndrueshëm.

 

Produktet, nga baza e utiliteteve, drejt e-wallets dhe super-apps

Në thelb të konceptit të operatorëve të parasë elektronike qëndron krijimi i një portofoli virtual (e-wallet), që klienti mund ta përdorë për të kryer pagesa dhe për të blerë produkte ose shërbime. Portofoli bazohet zakonisht në një llogari që aksesohet nëpërmjet internetit, ose një aplikacioni për telefona celularë.

Shërbimi është i ngjashëm me atë të internet banking të bankave, por me ambicien për të ofruar një numër më të madh shërbimesh dhe me arritjen reale të integrimit të pagesës me ofruesin e shërbimit, në mënyrë që klienti pagues të përfitojë benefitet e pagesës menjëherë.

Kjo përbën diferencën kryesore me pagesën nëpërmjet aplikacionit bankar, që zakonisht e lidh ofrimin e shërbimit pas rakordimit të pagesës së klientit fundor nga ana e operatorit.

Në terma realë, në rastin më të mirë, kjo ndodh me një ditë vonese.

Megjithatë, ende jo të gjithë institucionet e parasë elektronike kanë integrimet e nevojshme që të ofrojnë sa më sipër dhe nuk shkojnë përtej ofrimit të pagesës së faturave të detyrimeve utilitare ose kryerjes së abonimeve të shërbimeve të komunikimit online.

Union Financiar Tiranë (UFT) është institucioni më i madh i parasë elektronike në vend.

Administratori Elton Çollaku, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se ky institucion prej vitesh ofron portofolin dixhital Upay dhe evoluimi i tij si platformĂ« Ă«shtĂ« nĂ« progres tĂ« vazhdueshĂ«m.

“Si njĂ« fintech lider nĂ« fushĂ«n e shĂ«rbimeve tĂ« pagesave, ne jemi tĂ« fokusuar edhe nĂ« inovacionin dixhital. UFT ka zhvilluar platformĂ«n UPay, njĂ« ekosistem tĂ« integruar pagesash qĂ« pĂ«rfshin: portofol dixhital pĂ«r pĂ«rdoruesit fundorĂ« dhe klientĂ«t biznes, zgjidhje pĂ«r pagesa me kartĂ« MasterCard, QR Kod, NFC, API pĂ«r pagesa tĂ« integruara pĂ«r e-commerce, pagesa tĂ« faturave dhe transferta parash ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« menjĂ«hershme me Western Union, e tĂ« tjera zhvillime qĂ« i shtohen vazhdimisht platformĂ«s.

Kemi njĂ« bazĂ« tĂ« mirĂ« aktive pĂ«rdoruesish qĂ« pĂ«rdorin shĂ«rbimet qĂ« ne ofrojmĂ« pĂ«r pagesa utilitetesh, transfertat e parave, pagesa online e shumĂ« tĂ« tjera. TĂ« dhĂ«nat tona tregojnĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« pĂ«rfshirjes dixhitale, veçanĂ«risht te tĂ« rinjtĂ« dhe pĂ«rdoruesit qĂ« mĂ« parĂ« nuk kishin akses nĂ« produktet financiare tradicionale. PĂ«rdoruesit e kanĂ« mirĂ«pritur veçanĂ«risht lehtĂ«sinĂ« e regjistrimit dhe aktivizimit tĂ« llogarisĂ« sĂ« tyre ‘Full Digital Onboard’, sipas standardeve mĂ« tĂ« larta ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rvojĂ«n intuitive tĂ« pĂ«rdorimit dhe sigurinĂ« e transaksioneve”, – thotĂ« z. Çollaku.

Linda Shomo, drejtore e përgjithshme e Easypay, thotë se ky institucion financiar deri tani është fokusuar kryesisht në pagesat e shërbimeve utilitare dhe periodike.

“Ne si Easypay jemi munduar nĂ« gjithĂ« kĂ«to vite tĂ« shtojmĂ« portofolin e shĂ«rbimeve, sepse ky Ă«shtĂ« parakushti kryesor pĂ«r rritjen e pĂ«rdorimit tĂ« llogarisĂ« dhe e-wallet. Disa operatorĂ« kanĂ« hyrĂ« vetĂ«m me e-money, vetĂ«m me shĂ«rbime nga celulari, por ne jemi pĂ«rpjekur tĂ« ndjekim stadin e zhvillimit tĂ« tregut.

Ne kemi ndjekur modelin e biznesit të konvertimit. Aktualisht, pagesat me para cash ngelen dominuese, por gjithsesi ka një tendencë në rritje të e-wallet.

MendojmĂ« se kjo ka qenĂ« strategjia e duhur pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« masĂ« kritike klientĂ«sh dhe pĂ«r t’i edukuar gradualisht, pĂ«rveç faktit qĂ« tashmĂ« brezat po ndryshojnĂ« dhe mĂ« tĂ« rinjtĂ« janĂ« tĂ« orientuar te shĂ«rbimet dixhitale, kryesisht nga celulari. Deri tani, ne jemi mbĂ«shtetur tek ato shĂ«rbime dixhitale me tĂ« cilat mund tĂ« sigurosh numra tĂ« mĂ«dhenj, tregun e gjerĂ«.

E kam fjalën kryesisht për shërbimet utilitare, pra pagesat e energjisë, ujit, shërbimeve të komunikimit etj., sepse këto janë shërbime që i shërbejnë çdo familjeje në fund të muajit.

Ndryshe nga bankat, ne nuk kemi burime të tjera të ardhurash veç shërbimeve të pagesave, ndaj është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm në investime, me fokus drejt atyre shërbimeve që kanë potenciale për të krijuar të ardhura. Pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë ka qenë të veprojmë që në fillim me pagesa në kohë reale.

Kjo nĂ«nkupton integrimin e plotĂ« me sistemet e operatorĂ«ve tĂ« shĂ«rbimeve, pĂ«r tĂ« kryer dhe pĂ«r tĂ« pasqyruar pagesat menjĂ«herĂ«, online. Kemi investuar edhe nĂ« pjesĂ«n e dixhitalizimit tĂ« dĂ«rgesave tĂ« parave, pavarĂ«sisht se kanalet tradicionale mbeten ende dominuese”, – thotĂ« znj. Shomo.

Disa operatorë të tjerë po përpiqen të ndërtojnë modele të super-apps, ku klienti mund të blejë direkt online shumëllojshmëri produktesh ose shërbimesh. Megjithatë, edhe këta operatorë po tentojnë të krijojnë ura lidhëse me infrastrukturën tradicionale të pagesave me kartë.

Akil Rajdho, drejtor i përgjithshëm i Rpay (POK), thotë se ky institucion e ka nisur aktivitetin me transferta parash dhe pagesa utilitetesh, ndërsa gradualisht po tenton ta zgjerojë aplikacionin me një gamë më të gjerë shërbimesh.

“Kemi shtuar pagesa siguracionesh, utilitete, marketplace tĂ« integruar, kemi futur kartat dixhitale Visa, qĂ« mund t’i shtosh edhe nĂ« Google Pay, ndĂ«rsa shumĂ« shpejt, nga korriku, do tĂ« kemi edhe Apple Pay pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

SĂ« shpejti, do tĂ« nxjerrim edhe Visa Direct, njĂ« program pĂ«r transferim parash, brenda dhe jashtĂ« vendit. ËshtĂ« njĂ« shĂ«rbim qĂ« i ofron klientit mundĂ«sinĂ« qĂ« nga njĂ« portofol dixhital tĂ« transferojĂ« para nĂ« njĂ« kartĂ« Visa ose nga njĂ« kartĂ« Visa drejt njĂ« karte tjetĂ«r Visa kudo nĂ« botĂ«.

Lidhur me përdorimin e shërbimeve, ka shumë interes për shërbimin e blerjes së biletave për evente, për pagesën e gjobave, për kartat dixhitale, pra, për rimbushjen e kartave dixhitale dhe pagesa me to, por edhe transferta parash.

PĂ«r sa i takon marketplace, mund tĂ« them se ende nuk ka volume tĂ« mĂ«dha, edhe pĂ«r shkak tĂ« konkurrencĂ«s sĂ« fortĂ« nga operatorĂ« globalĂ«, si Temu”, – thotĂ« ai.

Z.Rajdho thotë se përdorimi i produkteve dhe infrastrukturës së kartave të pagesave është i domosdoshëm për disa arsye.

“PĂ«rdoruesit tanĂ« janĂ« persona qĂ« kryejnĂ« udhĂ«time tĂ« shpeshta jashtĂ« vendit, ku nuk mund tĂ« japĂ«sh ende zgjidhje vetĂ«m me pagesa me QR Code dhe kĂ«shtu ngelesh mbrapa. NjĂ« avantazh tjetĂ«r Ă«shtĂ« mundĂ«sia pĂ«r tĂ« pajisur me karta dixhitale fĂ«mijĂ«t nĂ«n 18 vjeç dhe pĂ«r tĂ« pasur kontroll mbi blerjet e tyre. Gjithashtu, ne kemi edhe kartĂ«n njĂ«pĂ«rdorimshe, qĂ« ofron siguri mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« blerjet online”, – thotĂ« ai.

Aktorë të veçantë, si IutePay, e kanë ndërtuar konceptin e shërbimit të pagesës të lidhur me aktivitetin kreditues të shoqërisë simotër IuteCredit. Klientëve u ofrohet mundësia e aplikimit dhe përfitimit të financimeve direkt në aplikacion dhe më tej, përdorimi i fondeve për blerje online, ose në pika fizike me QR Code.

 

 

Fintechs, nga konkurrentë në plotësues me bankat?

Institucionet fintech të pagesave po përpiqen të faktorizohen në një treg ku, nga njëra anë përdorimi i parasë cash vazhdon të jetë masiv dhe nga ana tjetër, bankat janë dominuese në segmentin (sidoqoftë në rritje të shpejtë) të pagesave elektronike.

Pavarësisht se bankat kanë një depërtim shumë më të madh dhe një fuqi më të madhe ekonomike, përvoja e ekonomive më të zhvilluara ka dëshmuar se institucionet fintech mund të jenë aktorë shumë të rëndësishëm në tregun e pagesave.

Elton Çollaku nga UFT mendon se institucionet e parasĂ« elektronike mund tĂ« shĂ«rbejnĂ« si lojtarĂ« komplementarĂ« tĂ« tregut tĂ« shĂ«rbimeve financiare e bankare, madje ka shumĂ« hapĂ«sira ku Bankat e Nivelit tĂ« DytĂ« dhe IPE/Fintech mund tĂ« bashkĂ«punojnĂ« mjaft mirĂ« mes tyre.

“NĂ« kĂ«tĂ« linjĂ« UFT ka disa histori suksesi nĂ« treg, nĂ« bashkĂ«punim me disa banka tĂ« nivelit tĂ« dytĂ«, e jo vetĂ«m. Bazuar nĂ« pĂ«rvojĂ«n tonĂ« disavjeçare nĂ« tregun e pagesave dixhitale, ne kemi ndĂ«rtuar njĂ« strukturĂ« fleksibĂ«l dhe dinamike qĂ« na mundĂ«son tĂ« fokusohemi tĂ«rĂ«sisht nĂ« zhvillimin teknologjik.

Si institucion i parasĂ« elektronike, nuk synojmĂ« tĂ« zĂ«vendĂ«sojmĂ« shĂ«rbimet bankare tradicionale, por t’i plotĂ«sojmĂ« ato me zgjidhje tĂ« thjeshta, tĂ« shpejta tĂ« aksesueshme dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r njĂ« bazĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«rdoruesish duke kontribuar nĂ« pĂ«rfshirjen financiare, sidomos tĂ« segmenteve mĂ« pak tĂ« mbuluara nga sistemi bankar.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, UPay funksionon si njĂ« hallkĂ« plotĂ«suese nĂ« zinxhirin e shĂ«rbimeve financiare, duke krijuar ura tĂ« reja lidhjeje midis teknologjisĂ« dhe bankingut tradicional”, – thotĂ« ai.

Akil Rajdho, nga RPay, mendon se “çelĂ«si” pĂ«r suksesin e institucioneve tĂ« reja tĂ« parasĂ« elektronike do tĂ« jetĂ« specializimi, qĂ« paralelisht do tĂ« krijojĂ« edhe potenciale bashkĂ«punimi me bankat tregtare.

“Mendoj se perspektiva do tĂ« jetĂ« te specializimi dhe diversifikimi. Nuk duhet tĂ« luftojmĂ« tĂ« gjithĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtat shĂ«rbime, por tĂ« pĂ«rpiqemi tĂ« jemi komplementarĂ« me njĂ«ri-tjetrin dhe me sektorin bankar.

Kam qenë ndër të parët që kam kërkuar bashkëpunim nga bankat, që do të kishin përfitimet e veta, sepse do të mund të përdornin fondet e gjeneruara nga klientët tanë. Problemi zakonisht është mungesa e bashkëpunimit nga strukturat e nivelit më të ulët të bankave, që nuk tregojnë bashkëpunim të mjaftueshëm.

Deri tani, ne kemi arritur të ndërtojmë bashkëpunim kryesisht me disa banka lokale, edhe sepse ato kanë më shumë pavarësi në vendimmarrje.

Disa banka kanĂ« ngritur institucionet e tyre tĂ« e-money, por pĂ«r mendimin tim, duke parĂ« edhe tendencĂ«n globale, mendoj se Ă«shtĂ« mĂ« e leverdishme tĂ« blesh njĂ« strukturĂ« tĂ« ngritur, se sa ta ndĂ«rtosh vetĂ« nga e para. NĂ« tĂ« ardhmen mendoj se mund tĂ« ketĂ« edhe shitblerje apo bashkime”, – thotĂ« z. Rajdho.

Ai mendon se për institucionet fintech në të ardhmen e afërt ka potenciale të mëdha për të zgjeruar bazën e të ardhurave, veçanërisht te shërbimet për biznesin.

“PĂ«r ne, pritshmĂ«ritĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« te shĂ«rbimet pĂ«r bizneset (B2B), si, pĂ«r shembull, nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« e-commerce.

Kemi investuar shumĂ« nĂ« zgjidhje pĂ«r kĂ«to shĂ«rbime, sepse besojmĂ« se ka potenciale pĂ«r tĂ« ardhura, por natyrisht edhe kĂ«tu duhet bashkĂ«punim me njĂ« bankĂ«â€, – shton ai.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe Linda Shomo, nga Easypay, që mendon se segmenti i biznesit ka potenciale të mëdha, sidomos në shërbimet e reja që lidhen me open banking.

“NĂ« fund tĂ« fundit, potencialet dhe tĂ« ardhurat kryesore janĂ« nĂ« shĂ«rbimet biznes me biznes.

Oportunitete janë, por secili nga aktorët duhet të bëjë rolin e vet. Veçanërisht për tregtinë elektronike, sot ekzistojnë mundësi për të kryer pagesat direkt nga llogaria dhe jo vetëm me kartë. Kjo është një nga mundësitë kryesore që të jep open banking.

Të jep mundësinë menaxhimit të riskut në kohë reale, duke pasur informacion të qendërzuar në kohë reale për të gjitha llogaritë, mund të bëhet scoring (pikëzimi) i klientëve, pra, ka mundësi të mëdha biznesi.

Ne qĂ« tani kemi marrĂ« kĂ«rkesa nga korporatat pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me shĂ«rbimet e open banking. Fakti qĂ« shumĂ« korporata janĂ« ndĂ«rgjegjĂ«suar dhe i kuptojnĂ« pak a shumĂ« pĂ«rfitimet, edhe nga pĂ«rvoja e kompanive mĂ«mĂ« jashtĂ« vendit, Ă«shtĂ« inkurajues”, – thotĂ« znj. Shomo.

 

Pritshmëritë nga projekti i instant payments

Në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë njoftoi se ka nisur punën për ngritjen e një sistemi kombëtar të pagesave të shpejta (instant payments), që do të klonojë sistemin homolog TIPS të përdorur nga Banka e Italisë.

Administratori i UFT, Elton Çollaku, thotĂ« se implementimi i kĂ«tij sistemi do tĂ« transformojĂ« tregun e pagesave elektronike nĂ« ShqipĂ«ri.

“NdĂ«rsa pĂ«rdorimi i parasĂ« fizike mbetet ende i lartĂ«, ky zhvillim do tĂ« krijojĂ« mundĂ«si reale pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar kalimin drejt njĂ« ekonomie mĂ« moderne dhe tĂ« dixhitalizuar.

Për ne në UPay, ky përbën një hap strategjik që përputhet në mënyrë të natyrshme me misionin tonë: të ofrojmë shërbime financiare të aksesueshme, të shpejta dhe të orientuara drejt përdoruesit fundor.

Sistemi i instant payments do të na lejojë të ofrojmë transaksione në kohë reale, 24/7, me ndërveprim të menjëhershëm dhe kosto më të ulët, duke rritur kështu vlerën e shërbimit që u ofrojmë klientëve tanë.

Ne jemi tĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« aktive e kĂ«tij transformimi, duke ofruar zgjidhje qĂ« e bĂ«jnĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ« financiare mĂ« tĂ« thjeshtĂ«, mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« ‘smart’ pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€ thotĂ« z. Çollaku.

Linda Shomo, nga Easypay, thotë se instant payments është një projekt me shumë interes për institucionet e parasë elektronike. Sipas saj, nëse paraja fizike do të lëvizë në kohë reale, ky do të jetë një potencial shumë i madh për institucionet e parasë elektronike.

“Deri mĂ« sot, institucionet e parasĂ« elektronike nuk kanĂ« pasur mundĂ«si tĂ« jenĂ« pjesĂ« e infrastrukturĂ«s kombĂ«tare tĂ« pagesave. Ne mund tĂ« jemi pjesĂ«marrĂ«s indirekt, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ne mund tĂ« marrim pjesĂ« vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet bankave.

Kjo krijon që në fillim një dizavantazh, duke e bërë të pamundur që ne të konkurrojmë me bankat. Me projektin e ri të TIPS, mendojmë se mund të bëhemi pjesëmarrës direktë, megjithëse ende nuk ka një rregullore për këtë gjë.

NĂ«se do tĂ« na mundĂ«sohej njĂ« pjesĂ«marrje direkte, kjo do tĂ« ndryshonte nĂ« mĂ«nyrĂ« thelbĂ«sore mjedisin e biznesit dhe hapĂ«sirat qĂ« ne kemi pĂ«r tĂ« konkurruar me bankat”, – thotĂ« ajo.

“Instant payments sigurisht qĂ« shtron potenciale tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne, sepse institucionet fintech kanĂ« prioritet shpejtĂ«sinĂ« dhe pĂ«rdorimin e avantazheve teknologjike.

Ngritja e njĂ« sistemi tĂ« tillĂ« gjithashtu na jep mundĂ«si tĂ« anashkalojmĂ« kostot e Visa dhe Mastercard, qĂ« janĂ« tĂ« konsiderueshme”, – shprehet Akil Rajdho nga RPay.

Një tjetër projekt me ndikim të rëndësishëm për këtë segment të tregut financiar është edhe SEPA.

“Edhe kĂ«tu kuptohet qĂ« bankat janĂ« tĂ« avantazhuara dhe kanĂ« aplikuar tĂ« parat, duke shfrytĂ«zuar edhe marrĂ«dhĂ«niet ekzistuese me bankat korrespondente europiane.

Edhe ne po punojmĂ«, por jemi ende pak mĂ« mbrapa, sepse nuk kemi infrastrukturĂ«n e bankave”, – thotĂ« znj. Shomo nga Easypay.

Lexoni edhe:

Open banking Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “telenovelĂ«â€

UPay, urë lidhëse mes teknologjisë dhe bankingut tradicional

“SynojmĂ« pĂ«rfshirje financiare pĂ«r çdo qytetar dhe biznes nĂ« ShqipĂ«ri”

“Pagesat dixhitale tejkalojnĂ« pagesat nĂ« degĂ«â€

“Zhvillimi teknologjik si mjeti kryesor i integrimit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« edukimit financiar nĂ« ShqipĂ«ri”

 

 

The post Kush e “dogji dyshekun”? appeared first on Revista Monitor.

Open banking Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “telenovelĂ«â€

By: Mira Leka
27 June 2025 at 22:10

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë njoftoi licencimin e operatorëve të parë të e-money për shërbimet e open banking. Dy operatorët e parë kanë filluar ofrimin e shërbimit për klientët, por ende me një numër të kufizuar bankash.

 

Një nga pritshmëritë kryesore të institucioneve të parasë elektronike ishte koncepti i open banking, që qëndron në themel të shërbimeve të reja të inicimit të pagesës dhe informimit mbi llogaritë.

ShĂ«rbimet e reja mund tĂ« ofrojnĂ« potenciale tĂ« reja biznesi pĂ«r institucionet e parasĂ« elektronike, pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ato mĂ« konkurruese nĂ« raport me bankat tregtare.

MegjithĂ«se kanĂ« kaluar pesĂ« vjet nga miratimi i ligjit tĂ« ri “PĂ«r shĂ«rbimet e pagesave”, shĂ«rbimet e bazuara nĂ« open banking ofrohen me njĂ« numĂ«r tĂ« kufizuar bankash.

Dy prej institucioneve të parasë elektronike, Easypay dhe Union Financiar Tiranë kanë kryer testimet e para të suksesshme.

Administratori i Union Financiar TiranĂ«, Elton Çollaku, thotĂ« se open banking Ă«shtĂ« njĂ« realitet dhe UFT Ă«shtĂ« angazhuar maksimalisht me tĂ« gjitha bankat e nivelit tĂ« dytĂ« pĂ«r t’i bĂ«rĂ« pjesĂ« tĂ« skemĂ«s sĂ« pĂ«rdorimit nĂ« UPay.

“Integrimet janĂ« pĂ«rfunduar me pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« bankave tĂ« nivelit tĂ« dytĂ« dhe po vijojmĂ« finalizimin e integrimit edhe me bankat e tjera, qĂ« pĂ«r momentin kanĂ« kufizime nĂ« zgjidhjet e tyre teknike.

Ne kemi zhvilluar produkte tĂ« reja tĂ« cilat mbĂ«shteten nĂ« infrastrukturĂ«n e Open Banking pĂ«r t’u ofruar klientĂ«ve njĂ« pĂ«rvojĂ« ‘Pay by Bank’ me zero kosto.

Gjithashtu, me pĂ«rfundimin e procesit tĂ« integrimeve, ne do tĂ« ofrojmĂ« njĂ« eksperiencĂ« ‘multi-bank’ pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesit e UPay, duke pĂ«rfshirĂ« kontrollin e llogarive dhe inicimin e pagesave. Kjo do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« ndjeshĂ«m pĂ«rvojĂ«n e pĂ«rdoruesit dhe do tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n nĂ« menaxhimin e financave personale”, thotĂ« z. Çollaku.

Linda Shomo, drejtore e përgjithshme e Easypay, shprehet se deri tani ky institucion ka arritur integrimin me 10 banka në Shqipëri.

“Deri tani, ne kemi ndĂ«rtuar infrastrukturĂ«n, kemi bĂ«rĂ« teste pĂ«r integrimin e API. Mbi bazĂ«n e kĂ«saj infrastrukture komunikimi qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar tani, kemi mundĂ«si tĂ« shtojmĂ« shĂ«rbime dhe tĂ« bĂ«jmĂ« biznes. MegjithatĂ«, deri tani, jemi nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, si nga bankat, si nga ne. Tani çështja Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«tĂ« investim ta kthejmĂ« nĂ« biznes dhe nĂ« tĂ« ardhura.

MegjithatĂ«, ka pasur probleme pĂ«r tĂ« kaluar nga faza e testimit nĂ« daljen ‘live’ me ofrimin e shĂ«rbimit. Mendonim se kjo do tĂ« bĂ«hej mĂ« shpejt, por njĂ« gjĂ« e tillĂ« nuk ndodhi.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje komplekse, sepse nuk kĂ«rkon vetĂ«m pĂ«rgatitjen e infrastrukturĂ«s teknologjike, por koordinimin procedural dhe burokratik nĂ« tĂ« gjitha hallkat e tjera tĂ« punĂ«s brenda bankave, duke pĂ«rfshirĂ« operacionet, pĂ«rputhshmĂ«rinĂ«, etj. Me sa duket, kĂ«to hallka nuk kanĂ« qenĂ« gati pĂ«r tĂ« kaluar ‘live’.

Pra, aktualisht ne jemi ‘live’ vetĂ«m nĂ« produksion, kemi bĂ«rĂ« transaksionet e para, por jo nĂ« fazĂ«n e ofrimit tĂ« shĂ«rbimit pĂ«r klientĂ«t. Mendoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« kĂ«rkon edhe njĂ« rol tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« rregullatorit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« gjitha palĂ«t tĂ« zbatojnĂ« detyrimet ligjore”, thotĂ« znj. Shomo.

NdĂ«rkohĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet pĂ«r “Monitor” se ka pasur komunikime tĂ« vazhdueshme me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bankave dhe tĂ« institucioneve tĂ« pagesave dhe institucioneve tĂ« parasĂ« elektronike (ofruesit e palĂ«ve tĂ« treta (TPP)), me qĂ«llim diskutimin e problematikave tĂ« ndeshura dhe gjetjen e zgjidhjeve pĂ«rkatĂ«se, si dhe mbi masat konkrete tĂ« marra pĂ«r vĂ«nien nĂ« funksionim dhe operacionalizimin e Open Banking.

“Prej disa muajsh, dy subjekte kanĂ« marrĂ« miratimin e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbimin e inicimit tĂ« pagesĂ«s (shĂ«rbimin nr. 7) dhe shĂ«rbimin e informimit tĂ« llogarisĂ« (shĂ«rbimin nr. 8), ndĂ«rsa janĂ« nĂ« shqyrtim pĂ«r tĂ« marrĂ« miratimin aplikimet e 6 subjekteve tĂ« tjera. Aktualisht shumica e bankave kanĂ« dalĂ« live dhe kanĂ« kryer transaksionet e para me TPP e miratuara, ndĂ«rsa mirĂ«presin aktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« ofruar kĂ«to lloj shĂ«rbimesh.

Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« vijojĂ« tĂ« ndjekĂ« me prioritet zhvillimet dhe ecurinĂ« e funksionimit tĂ« Open Banking, ndĂ«rkohĂ« qĂ« inkurajon subjektet e interesuara qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r miratimin e shĂ«rbimeve tĂ« mĂ«sipĂ«rme. Subjektet qĂ« e kanĂ« marrĂ« kĂ«tĂ« miratim, i inkurajojmĂ« tĂ« komunikojnĂ« me klientĂ«t e tyre pĂ«r t’i njohur me kĂ«to shĂ«rbime dhe pĂ«rfitimet qĂ« marrin nga pĂ«rdorimi i tyre”, – shprehet Banka e ShqipĂ«risĂ«.

 

Veprimet me open banking
 më shumë se 15 hapa

Për institucionet e parasë elektronike, një problem tjetër madhor i lidhur me open banking është mungesa e standardizimit të API (Application Programming Interface, protokollet që rregullojnë shkëmbimin e të dhënave mes sistemeve të ndryshme) mes bankave.

Akil Rajdho, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i RPay, mendon se kjo e ka ngadalĂ«suar implementimin e open banking dhe mund tĂ« bĂ«jĂ« qĂ« institucionet e e-money tĂ« mos kenĂ« interes pĂ«r t’u integruar me bankat qĂ« kanĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« vogĂ«l klientĂ«sh.

“Problemi kryesor me open banking nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r mendimin tim, Ă«shtĂ« qĂ« secila bankĂ« ka ofruesit e vet tĂ« shĂ«rbimit tĂ« API. NĂ«se unĂ« dua tĂ« integrohem me tĂ« gjitha bankat, duhet tĂ« bĂ«j zhvillime tĂ« veçanta pĂ«r secilĂ«n.

Ne e kemi bërë për katër banka dhe po fusim të pestën, por sigurisht që kjo nuk është zgjidhja optimale. Kjo do të bëjë që bankat e vogla dhe me pak klientë të ngelen mbrapa në këtë proces, sepse logjikisht institucionet fintech do të përpiqen të integrohen me ato banka që kanë më shumë klientë.

Kjo do të kufizojë aksesin në shërbimet e open banking për klientët e bankave më të vogla.

Zgjidhja mĂ« e mirĂ« do tĂ« kishte qenĂ« njĂ« standardizim i API. Ne po punojmĂ« pĂ«r njĂ« zgjidhje tĂ« tillĂ«, nĂ« formĂ«n e njĂ« agregatori, qĂ« do ta ofrojmĂ« si shĂ«rbim edhe pĂ«r palĂ« tĂ« treta qĂ« mund tĂ« jenĂ« tĂ« interesuara”, – thotĂ« z. Rajdho.

Linda Shomo nga Easypay shton se zgjidhjet e ndryshme teknike që përdorin banka të ndryshme reflektohen edhe në vështirësimin e përvojës së përdoruesit.

“Nuk duhet harruar se open banking po bĂ«het pĂ«r t’ua lehtĂ«suar jetĂ«n klientĂ«ve, jo pĂ«r t’ua bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. NĂ«se nĂ« EuropĂ«, njĂ« transaksion bĂ«het me 4-5 klikime nĂ« total, kĂ«tu te ne kĂ«rkon 15, 20, 25 klikime.

Pra, nëse shërbimet me open banking bëhen shumë të gjata dhe të vështira, atëherë kjo si risi nuk ka më kuptim, sepse nuk i sjell lehtësinë e pritshme klientit.

NjĂ« nga arsyet kryesore pse ndodh kjo Ă«shtĂ« sepse nuk ka API standarde, secila nga bankat pĂ«rdor API-n e vet. Kjo krijon diferenca mes bankave nĂ« kryerjen e njĂ« transaksioni. Ndaj mendoj se sfida e radhĂ«s do tĂ« jetĂ« standardizimi i API-ve”, thotĂ« ajo.

 

BSH: Ligji është neutral për teknologjinë, bankat preferuan zgjidhje individuale

Megjithëse për institucionet fintech, mungesa e API të standardizuar është një nga problemet kryesore teknike dhe operacionale, Banka e Shqipërisë gjykon se kjo është një çështje e tejkaluar tashmë.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet se Ă«shtĂ« diskutuar me bankat dhe ShoqatĂ«n Shqiptare tĂ« Bankave, qĂ« nĂ« fazĂ«n pas miratimit (por para hyrjes nĂ« fuqi) tĂ« rregullores “PĂ«r autentifikimin e thelluar tĂ« klientit dhe standardet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« hapura dhe tĂ« sigurta tĂ« komunikimit”, mbi mundĂ«sinĂ« e krijimit tĂ« njĂ« API tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« nivel sistemi, por bankat preferuan zgjidhje dhe zgjedhje individuale tĂ« kĂ«tyre ndĂ«rfaqeve.

“Vlen tĂ« theksohet se si Ligji ‘PĂ«r shĂ«rbimet e pagesave’ qĂ« ka pĂ«rafruar DirektivĂ«n PSD2, edhe rregullorja ‘PĂ«r autentifikimin e thelluar tĂ« klientit dhe standardet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« hapura dhe tĂ« sigurta tĂ« komunikimit’ qĂ« ka pĂ«rafruar rregulloren pĂ«rkatĂ«se tĂ« BE-sĂ«, janĂ« teknologjikisht neutrale.

Por, pavarĂ«sisht se API qĂ« bankat pĂ«rdorin nuk janĂ« tĂ« njĂ«jta, rregullorja ‘PĂ«r autentifikimin e thelluar tĂ« klientit dhe standardet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« hapura dhe tĂ« sigurta tĂ« komunikimit’ kĂ«rkon qĂ« bankat tĂ« sigurojnĂ« qĂ« ndĂ«rfaqet e tyre tĂ« ndjekin standardet e komunikimit tĂ« aplikueshme nĂ« Bashkimin Europian”, – shprehet Banka e ShqipĂ«risĂ«.

Një problem tjetër, sipas institucioneve fintech, është se deri tani, aksesi në llogari ofrohet vetëm për individët, por jo për bizneset. Një kufizim i tillë nuk është i parashikuar në ligj, por në diskutimet mes palëve është thënë se bankave u duhet kohë për ta testuar shërbimin fillimisht me individët.

Lidhur me kĂ«tĂ« problem, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet se shĂ«rbimet Open Banking janĂ« tĂ« reja nĂ« tregun e pagesave dhe promovimi i tyre kĂ«rkon kohĂ« dhe pĂ«rpjekje nga ofruesit e kĂ«tyre shĂ«rbimeve, shumica e bankave kanĂ« krijuar API pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbimet e Open Banking fillimisht pĂ«r individĂ«t dhe pĂ«r t’u shtrirĂ« mĂ« tej edhe te bizneset, nĂ« varĂ«si edhe tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r kĂ«to shĂ«rbime.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, disa banka e kanë zhvilluar API për të ofruar shërbimet Open Banking si për individët, ashtu edhe për bizneset.

Banka e Shqipërisë shprehet se do të vijojë të ndjekë ecurinë e funksionimit të Open Banking dhe të komunikojë me subjektet për adresimin e ndonjë pengese apo vështirësie të hasur për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Lexoni më shumë:

Kush e “dogji dyshekun”?

 

 

The post Open banking Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “telenovelĂ«â€ appeared first on Revista Monitor.

❌
❌