Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve edhe shkarkimin e nënkryetarëve.

“Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

“Nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë”, iu drejtua Rama, kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut.

“Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun

By: user 8
11 July 2025 at 16:34

Në takimin me kryebashkiakët në Durrës, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj tyre dhe në shënjestër vuri edhe Pjerin Ndreun.

Me ton kritik, por pa harruar batutat, Rama i tha se kreut të Bashkisë së Lezhës se nënkryetarët e ti duken shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.

Për këtë arsye, kryeministri i kërkoi rifreskim të nënkryetarëve, duke i thënë se është në “nderin” e tij ta bëjë këtë gjë.

“Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah”, i tha Rama Pjerin Ndreut.

Edi Rama: Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.

The post Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun appeared first on Lapsi.al.

Rama: Riorganizim i bashkive për t’i dhënë më shumë hapësirë bujqësisë

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama theksoi se, “ajo që mbetet një sfidë e sfidave është bujqësia vendore, në kuptimin e qeverisjes vendore”.

Rama shprehu besimin se, “është e domosdoshme që të shikohen organigramat me këtë sy dhe që pjesa e bujqësisë në organikën e bashkive të zërë vendin e merituar. Nga 70% në 30% deri në 30% me 70%”.

“Pra, ka bashki në Shqipëri të cilat kanë nevojë të kenë më shumë vëmendje dhe më shumë theks dhe më shumë dije për bujqësinë dhe për fshatin sesa për qendrën e vogël të qytetit. Dhe kanë nevojë të kenë shumë më tepër forca që merren me bujqësinë dhe me fshatin sesa merren me punët komunale të qytetit”, tha Rama.

Në këtë drejtim, theksoi kreu i qeverisë, “duhet parë gjithë riorganizimi”.

“Departamentet e bujqësisë dhe të fshatit në drejtoritë e bujqësitë dhe fshatit në bashki duhet të jenë shumë të artikuluara dhe patjetër që dhe drejtimi i bashkisë duhet ndarë midis nën/kryetarëve që merren me çështjet urbane dhe atyre që merren me çështjet rurale, është e domosdoshme”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Riorganizim i bashkive për t’i dhënë më shumë hapësirë bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha

9 July 2025 at 14:05

Në vjeshtë pritet të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkinë e Matit, Beratit dhe Tepelenës, për shkak se kryebashkiakët dhanë dorëheqjen për të garuar për deputet. Me shumë mundësi, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn, zgjedhje të parakohshme pritet të kemi edhe në Tiranë. Deri më tani, zgjedhjet e […]

The post A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on BoldNews.al.

“IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Kontrolli i territorit, Rama paralajmëron “furtunë”

9 July 2025 at 11:50

Në mes të sezonit turistik, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, ku më shumë se sa një aksion serioz, duke një “show” për tërheqjen e vëmendjes pas zgjedhjeve të `11 Majit. Ndërkohë, ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama paralajmëron një reformë të re për […]

The post “IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Kontrolli i territorit, Rama paralajmëron “furtunë” appeared first on BoldNews.al.

Turqi, 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen në hetimin për korrupsion

5 July 2025 at 17:33

Tre kryetarë bashkie u arrestuan në tre qytete të mëdha në Turqinë jugore, sipas Reuters, duke vazhduar një seri arrestimesh të politikanëve të opozitës në vend.

Kryetarët e bashkive Abdurahman Tutdere nga Adiyamani, Zeydan Karalar nga Adana dhe Muhitin Bocek nga Antalia u arrestuan në bastisjet e kryera nga policia turke.

Kryetarët e arrestuar të bashkive janë anëtarë të partisë kryesore të opozitës, Partisë Republikane Popullore (CHP).

Tutdere dhe Karalar u arrestuan si pjesë e një hetimi të nisur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Stambollit, i cili përfshin akuza për krim të organizuar, ryshfet dhe manipulim tenderash.

Karalar u arrestua në Stamboll, ndërsa Tutdere u ndalua në Ankara.

Të dy thanë në mediat sociale se u transferuan në Stamboll për hetime të mëtejshme.

Një rast i ngjashëm ndodhi në Antalia, ku Bocek u arrestua së bashku me dy të dyshuar të tjerë.

Ky hetim, i cili u krye në një rast të veçantë që lidhet me ryshfetin, përfshin edhe shumë të dyshuar të tjerë.

Arrestimet e fundit vijnë pas një vale arrestimesh të politikanëve të CHP-së në muajt e fundit, më së shumti pasi kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, u burgos në mars për akuza për korrupsion.

Që atëherë, Imamoglu është bërë një figurë kyçe në opozitë dhe kandidati zyrtar presidencial në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

 

 

The post Turqi, 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen në hetimin për korrupsion appeared first on Euronews Albania.

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin në tregjet publike

5 July 2025 at 13:41

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit.

Në të kundërt sipas Policisë Bashkiake “do të ndërmerren të gjitha masat ndëshkuese të parashikuara në legjislacionin në fuqi”.

“Shëndeti publik dhe rendi qytetar janë përparësi!”, thekson policia bashkiake.

Siç njoftoi Policia Bashkiake sot “gjatë kontrolleve të përditshme në territorin e Tiranës, strukturat e Policisë Bashkiake kanë konstatuar praninë e tregtarëve të palicensuar në rrugë, trotuare dhe hapësira publike. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme sensibilizuese dhe masave të marra, një pjesë e tyre vijojnë të ushtrojnë aktivitet në mënyrë të paligjshme”.

Sipas policisë bashkiake këto aktivitete “zënë pa leje hapësira publike, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shesin shpesh produkte ushqimore përtokë, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta, produktet ushqimore të tregtuara në rrugë përbëjnë rrezik real për shëndetin e qytetarëve, duke rritur mundësinë e helmimeve apo infeksioneve ushqimore”.

Policia Bashkiake nënvizon se zgjidhja është e thjeshtë dhe pa kosto!

“Agjencia për Administrimin e Tregjeve ka vënë në dispozicion tregje publike dhe të lëvizshme në çdo lagje të kryeqytetit, ku çdo qytetar mund të: Regjistrohet pa pagesë; Tregtojë në kushte të sigurta, të rregullta dhe të ligjshme”, njoftoi policia.

The post Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin në tregjet publike appeared first on Sot News | Lajme.

I nxehti përvëlues në vend, policia bashkiake në Shkodër u shpërndan shishe me ujë qytetarëve

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin, një gjest human dhe sensibilizues është bërë nga policia bashkiake e qytetit të Shkodrës.

Efektivë të policisë bashkiake në Shkodër u kanë qendruar pranë banorëve të qytetit duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme.

Kreu i bashkisë së Shkodrës Benet beci ndau pamje teksa efektivë të policisë bashkiake u shpërndajnë ujë qytetarëve.

“Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale.

Prej ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta.

/m.q//a.f/

The post I nxehti përvëlues në vend, policia bashkiake në Shkodër u shpërndan shishe me ujë qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Jeni shkëputur nga fshati”/ Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Nevojitet kthesë për zhvillimin rural

2 July 2025 at 14:03

Gjatë një takimi në Cërrik me fokus bujqësinë, kryeministri Edi Rama theksoi se kryebashkiakët janë larguar nga lidhja me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre. Ai u shpreh se pas reformës administrative territoriale, vëmendja ndaj fshatit ka pësuar rënie, duke u reduktuar në çështje infrastrukturore dhe urbanistike, ndërsa zhvillimi i sipërmarrjeve bujqësore mbetet i mangët.

Rama theksoi nevojën për një kthesë në këtë qasje, duke nënvizuar mungesën e modeleve të suksesshme të bashkëpunimit mes fermerëve, sipërmarrësve dhe pushtetit vendor. Ai përmendi linjën e re të kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë, e cila synon mbështetjen e projekteve bujqësore dhe rurale. Megjithatë, Rama paralajmëroi se pa ndryshuar qasjen e kryebashkiakëve, këto fonde mund të mos sjellin rezultate domethënëse.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të përfituar maksimalisht nga këto mundësi financiare. Kryeministri kërkoi një përkushtim më të madh ndaj zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe mbështetjes së fermerëve në çdo bashki.

The post “Jeni shkëputur nga fshati”/ Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Nevojitet kthesë për zhvillimin rural appeared first on Sot News | Lajme.

Task-forcë për sezonin turistik në Shkodër, Rrustemi: Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cenohet

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Në Bashkinë Shkodër është ngritur një task-forcë ndërinstitucionale mes disa drejtorive, me fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas bashkisë Shkodër, “janë marrë masa për menaxhimin e hapësirave publike, hapësirave të gjelbra, zonës pedonale dhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo pushues që zgjedh Velipojën për pushimet verore”.

Drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër, Saimir Rrustemi tha se gjatë këtyre ditëve gjatë inspektimit të zonave të plazhit janë konstatuar disa raste abuzimi me kontratat të subjekteve të ndryshme, si edhe uzurpim i hapësirave publike të dedikuara për plazhet publike.

“Sot me Policinë e Shtetit vendosëm që të lirojmë të gjithë vijën bregdetare në Velipojë, nga çdo çadër, shezlong apo objekt provizor, i cili është vendosur pa lejen përkatëse”, tha Rrustemi në nisje të aksionit të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë e Shtetit.

Drejtuesi i Policisë Bashkiake Shkodër, Saimir Rrustemi pohoi faktin se “asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cenohet nga operatorët privatë”.

Velipoja është një ndër destinacionet më të frekuentuara të veriut të Shqipërisë gjatë sezonit veror. Tashmë me përfundimin e rrugës Shëngjin-Velipojë pritet që interesi i turistëve për këtë zonë të rritet akoma më shumë.

/e.i/a.f/

The post Task-forcë për sezonin turistik në Shkodër, Rrustemi: Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cenohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci prezanton drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake në Shkodër

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci prezantoi sot drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake të Shkodrës, Saimir Rrustemin, me të cilin zhvilloi edhe një takim në ambientet e bashkisë së këtij qyteti.

Sipas Becit, me titullarin e ri të Policisë Bashkiake nis një rrugëtim i ri për këtë institucion, ndërsa shtoi se “eksperienca dhe profesionalizmi i Saimirit do të jenë një vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën”.

Ndërkohë, Beci tha se drejtuesi i vjetër i Policisë Bashkiake, Elton Myrtaj do të jetë sërish pjesë e ekipit të kësaj Policie, që ka vënë bazat e funksionimit të këtij institucioni, i cili sot ka një imazh të ri në Shkodër. /j.p/

Nga prezantimi i drejtuesit të ri të Policisë Bashkiake në Shkodër
1 nga 5

The post Beci prezanton drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshe në qarkullim/ Automjetet e mëdha ndalohen në këtë fashë orare në Tiranë

21 May 2025 at 19:28

Për të garantuar një qarkullim më të lehtë dhe që fëmijët të mbërrijnë në kohë në shkolla, Policia Bashkiake e Tiranës ka shtuar kontrollet dhe zbatimin e sinjalistikës rrugore të vendosur nga bashkia kudo në qytet.

Kufizimet e qarkullimit janë në këto orare:

• 07:00 – 09:00: Ndalohet hyrja për Automjetet për Transport të Përzier (ATP)

• 07:00 – 20:00: Ndalohet hyrja për automjetet mbi 3.5 ton

Policia u bën thirrje subjekteve të ndërtimit, bizneseve dhe institucioneve që përdorin këto mjete të respektojnë këto orare dhe të planifikojnë punët dhe furnizimet përtej kufizimeve.

Policia Bashkiake do të vijojë me patrullimet dhe masat për zbatimin e këtyre rregullave, me qëllim një qytet më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë.

 

 

The post Ndryshe në qarkullim/ Automjetet e mëdha ndalohen në këtë fashë orare në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përleshen me njëri-tjetrin

By: V K
10 May 2025 at 10:13

Efektivët e Policisë Bashkiake në Himarë, janë përfshirë në një konflikt mes njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin J. A., 23-vjeç, si dhe për shtetasit M. B., 49-vjeç dhe V. L., 49- vjeç, ndërsa nuk dihen shkaqet e sherrit.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përleshen me njëri-tjetrin appeared first on Albeu.com.

Rama debaton me qytetarin pas takimit: Gënjeve, dili për zot fjalës nëse je burrrë, më jep emrat

28 April 2025 at 13:18

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me një qytetar që tregoi se zyrtarë shtetërorë i kanë kërkuar para për të ndërtuar një pjesë godine.

Qytetari u shpreh më parë se i kanë kërkuar para nga IKMT dhe Policia Bashkiake në mënyrë të paligjshme.

Në momentin që kryeministri ka kërkuar emrat e personave, ai nuk ka pranuar.

Rama: Kujt ia dhe lekët? Ti gënjeve, unë e di që gënjeve, thuaj e bona për të gjithë shqiptarët.

Qytetari: Është e vërtetë, nuk e bëra për kërkon, japin edhe sot.

Rama: Lëri këto, konkrete, këto janë llafe, dili për zot nëse je burrë, kam parë shumë si puna jote unë që flasin edhe….,

Qytetari: Është zinxhir shumë i madh

Rama: Lëre zinxhirin.

Hoxha: Do m’i japësh emrat apo jo

Rama: Po ça emrash.

The post Rama debaton me qytetarin pas takimit: Gënjeve, dili për zot fjalës nëse je burrrë, më jep emrat appeared first on Sot News | Lajme.

Braçe kujtohet në prag të zgjedhjeve për gjobat e Policisë bashkiake: Janë vetëm për të bërë dëm!

17 April 2025 at 11:05

Erion Braçe pretendon se është opozitë brenda mazhorancës, por e vërteta është se ai flet vetëm për ato që e dëmtojnë fare pak Qeverinë, ose në kuptim metaforik, çjerr vetëm pak fasadën, pa i nxjerr “kalbësirën” që ka brenda Qeveria. Pasi Belinda Balluku e dëboi nga Divjaka, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit Erion Braçe […]

The post Braçe kujtohet në prag të zgjedhjeve për gjobat e Policisë bashkiake: Janë vetëm për të bërë dëm! appeared first on BoldNews.al.

Revoltohet keq Erion Braçe: Kjo nuk është policia bashkiake që na duhet, i vendosin qytetarit 200 mijë lekë gjobë se krasiti pemët e veta

By: V K
17 April 2025 at 10:53

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë Bashkiake, e cila sipas tij, i ka vendosur një qytetari një gjobë pa të drejtë.

Sipas deputetit, gjoba e majme prej 200 mijë lekësh, i është vënë një burri të moshuar pasi ka krasitur pemët që ai vetë i ka mbjellë në ambientin para dritares së tij, në një pallat tek trekëndëshi i 1 majit.

Sipas deputetit, Sabriu, i moshuari i gjobitur ka 4 muaj që po kërkon të drejtën e tij, por nuk po mundet.

Postimi i plotë i Braçes:

Kjo nuk eshte policia bashkiake qe na duhet!!

Dje ju thashe qe “kur i do policite e te gjitha llojeve, nuk i gjen kurrë”; por ama per te bere dem ne komunitet hjenden gjithnje;

Tek trekëndëshi i 1 majit më përplasën në fytyrë këtë gjobë – 20.000 lekë, d.m.th 200 mijë lekë, troç 200 euro.

Gjoba thote per shkulje prerje pemesh, shkurresh etj;

Një burrë i moshuar-Sabriu, që ka shtëpinë në kat të parë i ka mbjellë vetë edhe ullinjtë, edhe pemët e tjera, edhe shkurret.

Te harlisura e ne periudhen e duhur i ka krasitur siç ja bën muuuuu.

Pra i ka mirembajtur sic i miremban perdite!!

I vunë këtë gjobë! Ka katër muaj që plas të gjejë të drejtën e tij por se gjen kërkund.

Ndaj jo cdo lloj injoranti merr vesh nga kjo pune;

Krasitja e pemëve të tua nuk është shkelje ligji!

Tani mezi pres qe polici i radhes i Policise Bashkiake te hyjë ketu e te me thote “Ti gënjen”!

 

 

 

The post Revoltohet keq Erion Braçe: Kjo nuk është policia bashkiake që na duhet, i vendosin qytetarit 200 mijë lekë gjobë se krasiti pemët e veta appeared first on Albeu.com.

Ish-kryebashkiakja e Libohovës i shpëton burgut, Apeli e lë në shërbim prove

By: user 8
19 March 2025 at 14:29

Apeli i GJKKO ka shpallur fajtore ish-kryetaren e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por ajo nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Në qershor të 2024-ës, GJKKO e kishte dënuar me 8 muaj burg ish-kryebashkiaken, por Apeli vendosi sot pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj burg.

Mandi u procedua pas kallëzimit të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Sipas tij, ndonëse i ishte premtuar se do t’i riparohej prona, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Gjatë hetimeve, SPAK zbuloi se ishte cënuar prona private pasi nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 3.6 mln lekësh të vjetra.

The post Ish-kryebashkiakja e Libohovës i shpëton burgut, Apeli e lë në shërbim prove appeared first on Lapsi.al.

Emrat/ Mbledhja e PS, 4 kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë! Ja ku do të garojë Rama

By: Ardit
8 March 2025 at 20:29

Teksa na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste ka mbajtur një mbledhje kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku është diskutuar edhe për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Takimi zgjati 7 orë, ndërsa i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministrat dhe drejtuesve politikë të […]

The post Emrat/ Mbledhja e PS, 4 kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë! Ja ku do të garojë Rama appeared first on BoldNews.al.

❌
❌