Nuk është një zë zyrtar, por është tepër kuqezi. Për Berat Gjimshitin nga Italia ka folur edhe gazetari I lidhur fort me Milanin, Karlo Pelegati, njeriu që ka komentuar ndeshjet e ekipit nga Lombardia në kanalin e klubit dhe në Mediaset Premium.
Për analistin e sotëm të kanalit të Milanit, mbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës mund të jetë një objektiv, dhe është padyshim që pasurim i skuadrës.
Pelegati komentoi kështu në kanalin e tij në Jutjub, duke vlerësuar veteranin kuqezi.
Sinkron Pelegati
“Kujdes me Gjimshitin, më duket se është kapiten i Shqipërisë. Një lojtar ekspert. Padyshim që duke qenë shqiptar si Tare mund të jetë nën vëzhgim me një vëmendje të veçantë, me një përkujdesje të veçantë. Pra, Gjimshiti mund të kompletojë në nivel të eksperiencës mbrojtjen e Milanit”.
Vetë Gjimshiti është në një situatë ku duhet të zgjedhë.
Ka ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me një rrogë shumë më të mirë sesa merr tek Atalanta.
Gjithsesi, klubi I Serisë A dëshiron që ai të vazhdojë, dhe kështu mendon edhe kapiteni I kombëtares shqiptare.
Të shohim nëse Tare do ta kthejë Gjimshitin në objektiv të Milanit, kur ka deklaruar se I duhet të paktën një qendërmbrojtës.
Ndërkaq, drejtori sportiv milanist ka udhëtuar për në Belgjikë për t’u marrë vesh me Bryzhin për Ardon Jasharin.
Mesfushori me klas të lartë, me origjinë nga Kosova, u shpall lojtari më I mirë I kampionatit belg sezonin e kaluar, dhe cilësohet si pasardhësi i duhur I holandezit Reijnders që u largua për tek Mançester Siti.
Tare ofron 30 milionë euro, plus shpërblimet sipas klauzolave të kontratës, ndërsa Bryzhi kërkon 35 milionë euro kesh, plus 3 milionë më pas.