Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barcelona paguan borxhin ndaj Messit dhe të tjerëve

By: S SH
28 June 2025 at 13:38

Barcelona ka paguar zyrtarisht 16 milionë eurot e fundit të pagave të shtyra gjatë krizës së vitit 2020, duke mbyllur një nga borxhet më të mëdha të klubit.

“Siç raportohet nga Culemania, Barça ka paguar 16 milionë eurot e mbetura nga 121.7 milionë eurot fillestare të shtyra gjatë kulmit të krizës së tyre financiare”, konfirmoi klubi.

“Pjesa tjetër e skuadrës ra dakord të shtyjë 42.9 për qind të pagave fikse dhe 100 përqind të bonuseve të ndryshueshme në tetë këste nga dhjetori 2021 deri në qershor 2025”, thuhet më tej.

Lionel Messi kryesoi listën me 5.96 milionë euro të përfshira në këtë pagesë përfundimtare, ndërsa Samuel Umtiti, Sergio Busquets dhe Antoine Griezmann morën shuma të konsiderueshme secili.

Barcelona e mbyll librin e këtij plani të pagave të shtyra dhe e fillon sezonin e ri pa borxhe në këtë fushë.

The post Barcelona paguan borxhin ndaj Messit dhe të tjerëve appeared first on Albeu.com.

Andrea Ranxha i mbytur në borxhe, lan varrezat dhe argëton qytetarët me dajre për bukën e gojës

By: Oldi
28 May 2025 at 20:49

Andrea Ranxha është një djalë jetim që banon në qytetin e Elbasanit. Banesa e tij u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Ai është birësuar nga dy prindër nga Elbasani, të cilët i kanë ndërruar jetë. Ai jeton me macet e tij. Gjatë ditës lan varre, ndërsa mbrëmjeve argëton qytetarët e Elbasanit në bulevard […]

The post Andrea Ranxha i mbytur në borxhe, lan varrezat dhe argëton qytetarët me dajre për bukën e gojës appeared first on BoldNews.al.

Familjet shqiptare kërkojnë borxh tek të afërmit, banka zgjedhja e dytë

By: Oldi
7 May 2025 at 15:16

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh i kryer nga Banka e Shqipërisë, ku 50% e të pyeturve thonë se kanë marrë hua tek njerëzit e tyre të afërm, dhe 44% kanë zgjedhur bankën për këtë qëllim. […]

The post Familjet shqiptare kërkojnë borxh tek të afërmit, banka zgjedhja e dytë appeared first on BoldNews.al.

Anketa/ Familjet shqiptare preferojnë t’i kenë borxh miqve dhe jo bankës

6 May 2025 at 12:07

Nga Gazeta ‘SI’ – Familjet shqiptare preferojnë të marrin hua tek të afërmit më shumë se sa te bankat.

Kështu tregojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë, ku ndonëse vërehet një rritje e kreditimit nga institucionet financiare, dominon borxhi i marrë “në dorë”.

50% të rasteve familjet kanë marrë borxh tek të afërm në formën e parave në dorë apo në formën e mallit të papaguar dhe në 44% të rasteve në banka, sipas anketës së gjashtëmujorit të dytë të vitit 2024.

Sipas qëllimit për çfarë është marrë borxhi, 42% e huamarrësve thonë për blerje/riparim prone, 34% për biznes dhe 21% për konsum.

Ngarkesa e borxhit për familjet në 84% të rasteve është më pak se 30% e të ardhurave mujore, në 16% të rasteve e kalon dhe për 2% të tyre borxhi kalon më shumë se 70% të të ardhurave.

Depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, për 61% të familjeve të anketuara, por me një rënie të lehtë nga gjashtëmujori i shkuar.

The post Anketa/ Familjet shqiptare preferojnë t’i kenë borxh miqve dhe jo bankës appeared first on Gazeta Si.

Rama: Gjetëm borxhin publik mbi 70% dhe 700 milionë euro detyrime të prapambetura

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste risolli sot në vëmendje situatën ekonomike në të cilën ishte vendi në 2013, kur PS erdhi në pushtet.

Gjatë takimit elektoral në Devoll, Rama tha se borxhi publik i vendit kishte shkuar në mbi 70%, ndërsa kishte edhe një borxh tjetër të fshehur ndaj kompanive që kryenin investime dhe jepnin shërbime që u llogarit mbi 700 milionë euro.

Përtej kësaj Rama foli për rrugë të lëna rrugëve pa projekte të mirëfillta.

Ai theksoi se sot Prodhimi i Brendshëm Bruto nga 10 miliard euro ka shkuar në 25 miliard euro.

“Sa vlen Shqipëria? Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte më pak se 10 miliardë euro, sot 25 miliardë euro dhe ne e projektojmë 35 miliardë euro në Shqipërinë 2030”, tha ai.

Sipas tij, projektimi i këtij niveli PBB-je nuk është dëshirë dhe përpjekje për të mikluar njerëz.

Rama tha se për programin e tij ekonomik për zhvillimin e vendit prej disa vitesh këshillohej nga kryeekonomisti i ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Rama theksoi se në raport me rajonin sa i përket PBB-së, Shqipëria nga vendi i fundit sot renditej në vend të parë.

“Nuk jemi në garë me Gjermaninë, por me rajonin. Kemi qenë të fundit, sot jemi në vend të parë me rritje 109,6% të PBB-së, kur rajoni e ka 64,9%”, shtoi ai.

Kryeministri foli dhe për të ardhurat për frymë, sipas të cilit, nga 3300 euro, sot janë 10300, ndërsa projeksionet për vitin 2030 janë që të ardhurat për frymë të jenë 15 mijë euro.

Përtej kësaj Rama foli për rrugë të lëna rrugëve me projekte mizerabël, teksa kujtoi se segmentin Qukës –Qafë Plloçë.

“Ju kujtohen rrugët, nuk ishin rrugë ishin tendera, kontrata ndërtimi rrugësh, daulle inaugurimi rrugësh, por rrugë nuk ishin. Projektet ishin mizerabël. Sepse njerëzit e dinë shumë mirë që është një gjë krejt tjetër të ndërtosh një shtëpi nga e para dhe tjetër të riparosh një shtëpi. Qukës-Qafë Plloçë ishte skandali më i madh. Në një pikë ku duhet të lidheshin dy skaje me një urë disbalanca ishte 17 m”, theksoi ai.

Rama tha se projekti u përmirësua, u sigurua financimi dhe shumë shpejt ky aks do të jetë gati.

Ai solli në vëmendje edhe se si për shkak të bërjes së tenderëve të rrugëve por mosfinancimit të tyre, kompanitë e ndërtimit u futën në kolaps.

“Rrugët tenderoheshin dhe këta vinin vetëm 1 % të financimit dhe ju thoshin kompanive nisni punën. Kompanitë merrnin kredi, deri në një moment dhe më pas ndaluan, pasi shteti nuk u jepte paratë, banka nuk u jepte kredi dhe rrugët u lanë rrugëve. Të mos flasim për standarde më pas”, theksoi ai.

Në këto kushte vijoi Rama, kreditë e këqija shkuan në rreth 25 %.

“Dhe kur kreditë e këqija prekin këtë tavan, në një shtet normal me njerëz normal, shpërthen alarmi i kuq sepse rrezikohen bankat. Ne i shlyem borxhet, sot i kemi futur në rrugë më në fund rrugët ndërtohen sipas standardeve europiane. Kemi ulu në 4% nivelin e borxhit të keq, një nivel normal”, u shpreh Rama. /j.p/

The post Rama: Gjetëm borxhin publik mbi 70% dhe 700 milionë euro detyrime të prapambetura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kur morëm qeverisjen vendi rrezikonte kolapsin, ulëm borxhin publik dhe kreditë e këqija

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherëaz kryetar i Partisë Socialiste u ndal gjatë takimit përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shkodër, tek disa shifra të arritura gjatë dekadës së fundit.

Ai theksoi se Shqipëria ka rritjen më të lartë të PBB në rajon. “Jemi në 109% dhe pastaj vijnë vendet e tjera. Dhe kjo nuk është pasqyra, dhe këto nuk janë pasqyra, të gjitha xhanëm, këto janë pasqyra të FMN, BB etj. Pra ne i kemi rritur me 109% PBB, mesatarja e rajonit ështe 64%’, tha Rama.

Të ardhurat për frymë, sipas tij, nga 3300 euro sot i kemi 10 300 euro. “Në 2030 do i çojmë në 15 mijë euro”, tha Rama.

Rama u ndal tek borxhi publik që ku PS mori qeverinë ishte 70 e kusur %.

“Problemi që ne gjetëm, ishte borxhi i fshehur që e kishte bllokuar ekonominë dhe dihet që njerëzit e vlerësojnë një qeveri për ato që bën. Por thuhet në një fjalë ‘’ekonomistët e vlerësojnë qeverinë për atë që nuk lejon të ndodhin’’dhe në këtë rast nuk është qeveria. Në këtë rast është populli shqiptar që në 2013, e ka shpëtuar Shqipërinë në fije të perit, duke ndërruar dorën e drejtimit, sepse Shqipëria në 2013 ka qenë në prag të një kolapsi të dytë shumë të ngjashëm me atë të piramidave, sepse ishte e bllokuar. Si ishte e bllokuar? Mbi këtë borxh, kishte një borxh tjetër rreth 700 milionë që nuk janë pak, janë shumë  për Shqipërinë që ishte borxh ndaj kompanive”, tha Rama.

Rama vijoi duke theksuar se çereku i kredive në banka ishte i keq.

‘Nuk kishin mundësi kthimi dhe qëndrueshmëria e bankave ishte në rrezik. Dhe nuk ishin vetëm rrugët. Kompanitë që furnizonin spitalet, kishin ndaluar furnizimet. Ju kujtohet, ka qenë një kohë se flasin tani për ilaçë këta, ka qenë një kohë kur njerëzit rrinin varur tek kangjellat e spitaleve, me receta. Nga ana tjetër e rrugës ishin farmacitë private sepse kompanitë nuk furnizonin më spitalet se nuk paguheshin”, tha ai.

“Kemi shlyer borxhe për ilaçe, për rrugët patjetër që na mori gjithë mandatin e parë shlyerja e boxheve, rifillim punimesh dhe ato rrugë që u tenderuan atëherë, të gjitha kanë vazhduar të ndërtohen nga ne deri për shkumësat. Nuk kishte shkumësa nëpër shkolla sepse kush sillte shkumësa, nuk kishte më lekë. Kjo ishte situata në atë kohë se kalojnë vitet, natyra njerëzore është e tillë, e ka bërë Zoti për merak, që e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund dhe dakord jemi me këtë. Invalidët, personat me aftësi të kufizuara nuk kishin marrë më asnjë lek. 40 milionë euro se i kam të fiksuara, 40 milionë euro i kishte shteti borxh personave me aftësi të kufizuar. Nuk jepnin më lek dilnin ata të shkretët me karrocë e me paterica i mbysnin në dru. Kjo ishte Shqipëria. Dhe sot ja ku janë kreditë e këqija. 4.2 është nivel normal, kredi me probleme që i ka gjithë bota”, tha Rama.

The post Rama: Kur morëm qeverisjen vendi rrezikonte kolapsin, ulëm borxhin publik dhe kreditë e këqija appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

By: Ela
30 April 2025 at 16:54

Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. “Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë lëvizje pak javë para zgjedhjeve. “Kemi […]

The post Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit appeared first on BoldNews.al.

Qeveria shqiptare po merr borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat interesa si Thesari i SHBA

By: V K
17 April 2025 at 10:33

Qeveria shqiptare është duke blerë borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat kosto si Thesari i SHBA-ve. Interesi i obligacioneve 10 vjeçare në lekë, ra sërish në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë duke zbritur në kuotën 4.7 për qind.

Kjo ishte norma më e ulët në histori e bondeve 10 vjeçare në lekë. Për krahasim, interesi i obligacioneve 10 vjeçare të qeverisë amerikane aktualisht luhatet në kuotën 4.4-4.5 për qind.

Obligacionet janë letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh nga tregu. Interesi që rezulton nga ankandi i tyre është kostoja që paguan buxheti për marrjen e këtij e borxhi.

Në ankandin e fundit, qeveria synonte të merrte fillimisht 3.5 miliardë lekë borxh përmes bondeve 10 vjeçare.

Por oreksi i tregut për të financuar qeverinë ishte i madh duke bërë që vlera totale e kërkesave në ankand të arrinte gati 4.6 miliardë lekë.

Duke parë dhe normën e favorshme të interesit, ministria e Financave vendosi të marrë 3.7 miliardë lekë.

Prej më shumë se 1 viti, normat e interesit të letrave me vlerë kanë qenë në rënie të vazhdueshme.

Aktualisht, në të gjithë spektrin e tregut të bonove qeveritare, interesat janë në nivelet më të ulëta në histori, nga bonot me afat tremujor deri tek obligacionet 10 vjeçare.

Ky oreks i madh i tregut për të financuar qeverinë me borxh vjen për shkak të një sërë faktorëve. Së pari, një nga arsyet kryesore që po i shtyn normat për poshtë lidhet me uljen e borxhit publik dhe gjendjen e bollshme të likuiditetit në sektorin bankar.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me zgjerimin e bazës së investitorëve që blejnë borxhin e brendshëm shqiptar.

Vitin e kaluar disa investitorë amerikanë blenë mbi 14 miliardë lekë borxh të brendshëm të qeverisë shqiptare përmes letrave me vlerë duke rritur kështu konkurrencën në treg dhe për pasojë duke ulur interesat.

Dhe afrimi i investitorëve nga jashtë që blejnë borxh në lekë të qeverisë shqiptare sinjalizon dhe faktorin e tretë të rënies së normave të interesit. Ai është rënia e primeve të rrezikut dhe rritja e besimit tek ekonomia shqiptare, por edhe tek leku./ Kapitali.al

The post Qeveria shqiptare po merr borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat interesa si Thesari i SHBA appeared first on Albeu.com.

Qeveria shqiptare po merr borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat interesa si Thesari i SHBA

By: Ardit
17 April 2025 at 10:14

Qeveria shqiptare është duke blerë borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat kosto si Thesari i SHBA-ve. Interesi i obligacioneve 10 vjeçare në lekë ra sërish në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë duke zbritur në kuotën 4.7 për qind. Kjo ishte norma më e ulët në histori e bondeve 10 vjeçare […]

The post Qeveria shqiptare po merr borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat interesa si Thesari i SHBA appeared first on BoldNews.al.

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

By: Ela
10 March 2025 at 08:42

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi. Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet […]

The post Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’ appeared first on BoldNews.al.

Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n

17 February 2025 at 09:30

Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes […]

The post Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n appeared first on BoldNews.al.

Del dorëzan i 22 mijë eurove kredi për bashkëjetuesin e ish-gruas: S’më kujtohet si firmosa…

By: Ela
9 February 2025 at 22:45

Vasili e ka sjellë djalin e tij të vogël, Irakliun në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar llogari mbi një letër nga banka që ka mbërritur në shtëpinë e tij. Irakliu tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se prej 4 vitesh është ndarë nga ish-gruaja me të cilën ka 3 fëmijë. […]

The post Del dorëzan i 22 mijë eurove kredi për bashkëjetuesin e ish-gruas: S’më kujtohet si firmosa… appeared first on BoldNews.al.

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni

By: V K
26 January 2025 at 15:05

Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave pritëse të emigrantëve në Lezhë ka hyrë në muajin e gjashtë të operimit, kohë e cila duket se ka shërbyer për të ndërtuar transenë ligjore të funksionimit të saj.

Sipas marrëveshjes, shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë.

Nëpërmjet një komunikimi zyrtar me Ministrinë e Brendshme, A2 CNN bën me dije se qeveria shqiptare ka alokuar një fond total prej 289 milionë lekësh, nga të cilat 100 milionë për armatime.

“Fondi i kërkuar nga Ministria e Brendshme në kuadrin e rishikimit të buxhetit me Aktin Normativ ishte në shumën 289 milion lekë ku përfshiheshin blerje pajisje, armatim dhe mjete transporti. Në fondin e miratuar me Aktin Normativ nr. 3 në shumën 100 milion lekë, janë financuar blerje pajisje armatimi ndërsa blerja e mjeteve të transportit do të financohet në vitin 2025 për arsye të kohës së nevojshme që kërkojnë procedurat e prokurimit për blerjen e tyre. Çdo shpenzim për personelin dhe logjistikën për njësinë policore që operon në strukturat pritëse për migrantët do të rimbursohet nga pala italiane”.

Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, qendrat pritëse në Shën Gjin dhe në Lezhë do t’i kushtojnë shtetit italian 600 milionë euro, të cilat do të shpenzohet për 5 vite.

The post Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni appeared first on Albeu.com.

BRUKSEL – Franca merr dritën jeshile nga BE-ja për miratimin e buxhetit 2025

21 January 2025 at 20:44

PARIS/BRUKSEL, 21 janar /ATSH-DPA/- Franca, me nivele të larta borxhi, ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Bashkimit Evropian për planet e saj për të reduktuar gradualisht deficitin e saj të konsiderueshëm.

Organi i qeverive të vendeve anëtare të BE-së u mblodh sot në Bruksel, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për miratimin e buxhetit.

Plani parashikon që borxhi i ri gradualisht, të bjerë në kufirin e përcaktuar prej 3% të prodhimit ekonomik deri në vitin 2029.

Këtë vit, qeveria e re në Paris synon fillimisht, një raport të deficitit prej 5,4%, pasi qeveria e mëparshme e ish-komisionerit të BE-së Michel Barnier u rrëzua nga opozita mes një mosmarrëveshjeje mbi një buxhet më ambicioz shtrëngues.

Si rezultat, Franca nuk ka miratuar ende një buxhet për vitin aktual – dhe është e paqartë se cilat masa shtrënguese do të jetë në gjendje të nxisë kryeministri i ri François Bayrou në parlamentin e ndarë.

Ministri francez i Financave, Éric Lombard falënderoi homologët e tij të BE-së dhe Komisionin Evropian.

“Ne nuk mund t’u lëmë një borxh dhe një deficit të tillë fëmijëve dhe nipërve tanë”, tha ai.

“Me një raport borxhi prej gati 110% të prodhimit ekonomik në vitin 2023, Franca është ndër vendet me performancën më të dobët të BE-së”, sipas zyrës statistikore të BE-së “Eurostat”.

Franca është ekonomia e dytë më e madhe në BE, pas Gjermanisë. Rregullat e unionit për borxhin dhe deficitet e qeverisë përcaktojnë se niveli i borxhit të një shteti anëtar nuk duhet të kalojë 60% të prodhimit ekonomik.

Në të njëjtën kohë, deficiti i përgjithshëm i qeverisë – diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit publik, i cili duhet të mbulohet kryesisht nga huamarrja – duhet të mbahet nën vlerën 3% të produktit të brendshëm bruto (PBB). //a.i/

The post BRUKSEL – Franca merr dritën jeshile nga BE-ja për miratimin e buxhetit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Klaudio Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut, zbardhen detaje të reja, ja çfarë dyshohet

9 January 2025 at 12:13

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Klaudio Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Prendi u vra me silenciator në momentin që hipi në makinën e tij, pasi ishte shoqëruar me disa persona në një lokal në atë zonë.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje. Ndërkohë që dyshohet se mes personave të shoqëruar janë dhe autorë të ngjarjes ose porositësit e ekzekutimit. Policia po ndjek pistën e konflikteve për çështje borxhi.

Si u ekzekutua Kladiu Prendi?

Klaudio Prendi, 28-vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip “Audi” dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti “Audi A4”.

The post Vrasja e Klaudio Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut, zbardhen detaje të reja, ja çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë/ Del VIDEO e sherrit në Sarandë, u përfshinë 4 policë

4 January 2025 at 15:11

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie. Ngjarja u shënua rreth orës 01:30 të 2 janarit, pranë një restoranti. Në videon e publikuar nga Report tv duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se […]

The post Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë/ Del VIDEO e sherrit në Sarandë, u përfshinë 4 policë appeared first on BoldNews.al.

Masakroi fqinjin me thikë dhe çekiç/ Lihet në burg Fatjon Janina: Më kishte 200 mijë lekë borxh

3 January 2025 at 13:07

Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest në burg” për 39-vjeçarin Fatjon Janina, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij, Paulin Gina, 82 vjeç, i cili pasditen e 30 Dhjetorit u gjet i masakruar në banesën e tij. Mbi Fatjon Janinën rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje me […]

The post Masakroi fqinjin me thikë dhe çekiç/ Lihet në burg Fatjon Janina: Më kishte 200 mijë lekë borxh appeared first on BoldNews.al.

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

2 January 2025 at 09:30

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Borxhi publik në vitin 2025 parashikohet të zbresë nën nivelin 56% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministria e Financave thotë se progresi në reduktimin e nivelit të borxhit publik ka ardhur falë masave të ndërmarra.

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të kufizojë deficitin e përgjithshëm buxhetor në 2.6% të PBB-së dhe të ruajë një bilanc primar pozitiv, me qëllimin për të vijuar uljen e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, sipas pritshmërive aktuale poshtë nivelit 56% të PBB.

Rezultatet e deritanishme janë reflektuar edhe në përmirësimet e vlerësimeve të kreditit për vendin tonë, që janë dhe dëshmi të besimit të tregjeve financiare ndërkombëtare në qëndrueshmërinë dhe drejtimin që ka marrë ekonomia shqiptare.

Në prill 2024, S&P e ngriti vlerësimin e Shqipërisë nga “B+” në “BB-” dhe së fundmi, në tetor 2024, gjithashtu Moody’s e ngriti vlerësimin nga “B1, pozitive” në “Ba3, e qëndrueshme”.

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese për vitin 2025, pa përfshirë efektete mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 59 224 milionë lekë.

Për huamarrjen totale neto vjetore, përfshirë huamarrjen e brendshme dhe atë të huaj, deri në 58 224 milionë lekë dhe për rritjen vjetore të garancive të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese deri në 1 000 milionë lekë.

Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 463 257 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit

Konkretisht stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 425 496 milionë lekë, stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 36 861 milionë lekë dhe stoku i borxhit të vetëqeverisjes vendore 900 milionë lekë.

/a.f/

The post Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti i Ri me tryezën bosh, pensionisti: E mora shpërblimin, e kisha borxh

By: user 5
26 December 2024 at 18:30

Na ndajnë pak ditë nga ndërrimi i viteve. Të gjithë po bëhen gati që atë natë të mrekullueshme ta kalojnë nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve, dhe sigurisht, tryeza të jetë e shtruar plot. Por jeta nuk është treguar e drejtë me të gjithë. Ka shumë qytetarë, të cilët natën e ndërrimit të viteve e kalojnë vetëm.

Mehmeti është 80 vjeç. Ka dalë për të parë çmimet në tregje dhe më pas për të parë çfarë mund të përballojë xhepi i tij.

“Marrim ndonjë pulë, çfarë do të marr tjetër? E mora shpërblimin, e kisha borxh. Dreq e shejton, çfarë do bëjmë…”-tha pensionisti.

Çdo rrudhë në fytyrën e tij është një dëshmi e vështirësive që ka kaluar në jetë. Festat e fundvitit, prej vitesh tashmë, e kanë humbur magjinë e tyre për Mehmetin.

“Jam vetëm, edhe zonja më ka vdekur. Vështirësi e madhe, sidomos kur vdiq gruaja, kështu e paska jeta… Djali më vdiq në moshën 42 vjeçare. Kam nipin, llogari me vete… Çfarë ndryshimi ka, si zakonisht, vetë bëj ndonjë gjë, blej sot… S’po na merr Zoti, të shpëtojmë”,-tha pensionisti, Mehmet Saliu.

Duken si dy botë paralele, por jo shumë larg njëra-tjetrës. Mehmeti largohet duar bosh, ndërsa të tjerët flasin për përgatitjet e vitit të ri. Sipas një vëzhgimi në tregje, çmimet kryesisht nuk janë rritur dhe pjesa më e madhe e blerësve mund t’i përballojnë. Megjithatë, ata nuk mund të plotësojnë të gjitha nevojat që kanë.

“Mora pensionin dhe mora disa gjëra të vogla. Çfarë do blej, ndonjë bamje, fruta, ndonjë gjë. Lirë, vitin e kaluar nuk ishin shumë të shtrenjta. Kemi blerë një gjel deti.”

“Kemi marrë, në përgjithësi, çmimet sipas vitit, dhe çmimet, ashtu fillon gradualisht tek bujqësia dhe tregtia. Tani rroga ka shkuar lart, çmimet lart.”

Tregtarët tregojnë jashtë kamerave se nuk i kanë rritur çmimet, por ka rënë fuqia blerëse./ Euronews

The post Viti i Ri me tryezën bosh, pensionisti: E mora shpërblimin, e kisha borxh appeared first on Lapsi.al.

Borxhi publik ra në 55.45 % të PBB në fund të 9-mujorit

2 December 2024 at 13:59

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Treguesit e borxhit publik vijuan rënien edhe përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Sipas raportit paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, në fund të 9-mujorit, borxhi publik llogaritet në nivelin 55.45 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të dhënat tregojnë se rënia më e fortë u shënua në segmentin e borxhit të jashtëm. Në fund të 9-mujorit stoku i borxhit të jashtëm llogaritet 23.55 % e PBB-së nga 26.2 % që ishte në fund të vitit 2023.

Qeveria parashikon të vijojë me uljen e borxhit publik.

Sipas saj, projektbuxheti 2025 materializon plotësisht objektivat kryesorë të politikës fiskale si: një balancë primare pozitive; reduktimin e borxhit publik në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, duke synuar për vitin e ardhshëm një nivel borxhi prej 55.8 % të PBB nga 56.3 % që pritet deri në fund të vitit 2024.

Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5% në vitin 2031, duke vijuar politikën e konsolidimit fiskal dhe duke respektuar rregullin përkatës fiskal të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit të shtetit.

Ministria e Financave thotë se menaxhimi i borxhit, pavarësisht ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare të reflektuara edhe në tregun e brendshëm, ka qenë i suksesshëm si në rinovimin me sukses të borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm, ashtu edhe duke siguruar financimin e nevojave buxhetore. Kjo, sipas saj, është mundësuar falë edhe përpjekjeve të përmirësimit të strukturës së borxhit në vite, si dhe forcimit të kapaciteteve të menaxhimit, duke përfshirë dhe daljet e rregullta me eurobonde.

Borxhi aktualisht përbëhet nga: borxh i brendshëm, i cili zë rreth 57.5 % të totalit të borxhit, dhe borxh i jashtëm, i cili zë 42.5 % të tij.

Nga këndvështrimi i jetëgjatësisë borxhi afatshkurtër përbën rreth 15% të totalit të borxhit, ndërsa borxhi me afat maturimi mbi një vit në nivelin rreth 85% të totalit të borxhit. /j.p/

1 nga 3

The post Borxhi publik ra në 55.45 % të PBB në fund të 9-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌