Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqiptohen mbi pesë vite burgim për shtetasen e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup

18 July 2025 at 20:03

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup.

De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, u dënua me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme.

Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.

Sipas akuzës për brazilianet u krijuan profile ku postoheshin numra telefoni, çmimet e shërbimeve seksuale dhe shërbimeve shtesë, si dhe foto me përmbajtje eksplicite.

De Jesus Neves Marliene, tha se i kontrollonte profilet, kontaktonte me klientë potencialë, organizoi orarin ditor të klientëve për secilën vajzë, si dhe ka përcaktuar kohëzgjatjen e shërbimeve, e cila lëvizte nga 150 euro për gjysmë ore, 200 euro për një orë, 300 euro për dy orë, 450 euro për tre orë dhe 800 euro për gjithë natën për shërbime seksuale, teksa nga fitimi total ajo ka ndaluar 30 për qind të shumës për vete.

The post Shqiptohen mbi pesë vite burgim për shtetasen e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup appeared first on Telegrafi.

Trump nis hetim ndaj praktikave tregtare “të padrejta” të Brazilit

By: Rovena
16 July 2025 at 09:41

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar nisjen e një hetimi zyrtar ndaj praktikave tregtare të Brazilit, të cilat Uashingtoni i cilëson si “të padrejta dhe diskriminuese”.

Në një deklaratë zyrtare, Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) tha se hetimi do të përfshijë politikat braziliane që lidhen me tregtinë digjitale, shërbimet e pagesave elektronike, tarifat preferenciale ndaj partnerëve të tjerë dhe ndërhyrjet në çështje të korrupsionit.

Qëllimi i hetimit është të përcaktojë nëse këto praktika “janë të paarsyeshme apo diskriminuese dhe nëse ato pengojnë apo dëmtojnë tregtinë amerikane”.

Sipas përfaqësuesit amerikan të tregtisë, Jamieson Greer, hetimi është urdhëruar drejtpërdrejt nga presidenti Trump. Ai akuzoi Brazilin se ka ndërmarrë veprime kundër kompanive amerikane të rrjeteve sociale dhe ka zbatuar politika tregtare që dëmtojnë kompanitë, punëtorët, fermerët dhe inovatorët teknologjikë amerikanë.

“Kam arritur në përfundimin se barrierat tarifore dhe jotarifore të Brazilit meritojnë një hetim të thelluar dhe, nëse është e nevojshme, masa reciproke”, tha Greer.

Ai akuzoi gjithashtu Brazilin se po favorizon vendet e tjera me tarifa më të ulëta, duke vënë në disavantazh eksportet amerikane. Hetimi do të shqyrtojë gjithashtu përpjekjet e pretenduara të Brazilit për të ndëshkuar kompanitë amerikane në sektorin digjital për shkak të refuzimit të tyre për të censuruar përmbajtje me përmbajtje politike.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga USTR është mungesa e zbatimit të duhur të të drejtave të pronësisë intelektuale në Brazil, gjë që – sipas deklaratës – dëmton punëtorët amerikanë që varen nga sektorë të mbështetur në inovacion dhe krijimtari.

Trump e kishte paralajmëruar këtë hetim në një letër drejtuar presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva javën e kaluar. Në të njëjtën letër, ai kishte shpallur një tarifë shtesë prej 50% ndaj produkteve braziliane duke nisur nga 1 gushti.

Presidenti Lula reagoi duke paralajmëruar se Brazili do të kundërpërgjigjej me masa të njëjta tarifore nëse SHBA zbaton tarifat e reja.

Vitin e kaluar, vlera e tregtisë ndërmjet dy vendeve arriti në 90 miliardë dollarë. SHBA raportoi një suficit tregtar prej 7.4 miliardë dollarësh me Brazilin për vitin 2024 – një rritje prej 33% krahasuar me një vit më parë.

Brazili do t’i përgjigjet me reciprocitet nëse SHBA-ja i i vendos tarifa prej 50 për qind

10 July 2025 at 22:29

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva tha se është i gatshëm të përgjigjet me tarifa të njëjta ndaj çdo takse që Shtetet e Bashkuara vendosin mbi Brazilin.

Lula po i përgjigjej kërcënimit të mërkurën nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e një takse importi prej 50 për qind mbi mallrat braziliane, që do të hynte në fuqi nga 1 gushti.

Në një letër, Trump përmendi mënyrën se si Brazili ka trajtuar ish-presidentin Jair Bolsonaro si arsyen për rritjen e tarifave, raporton bbc.

Bolsonaro aktualisht po përballet me një gjyq për shkak të pretendimeve se ka tentuar të organizojë një grusht shteti kundër Lulas, pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2022. Trump e cilësoi Bolsonaro si “një udhëheqës të respektuar në mbarë botën”.

“Ky gjyq nuk duhet të mbahet,” shkroi ai, duke i bërë thirrje Brazilit të ndalojë menjëherë “gjuetinë ndaj shtrigave” ndaj ish-presidentit.

Mbështetja e Trumpit për Bolsonaron nuk është befasi, pasi dy liderët konsiderohen prej kohësh aleatë.

Presidenti amerikan kishte kritikuar më parë Brazilin për trajtimin ndaj Bolsonaros, duke e krahasuar me rastet ligjore që ai vetë ka përjetuar në gjykatat amerikane.

Kërcënimi për tarifë prej 50 për qind u përball me një përgjigje të fuqishme dhe të gjatë nga lideri brazilian, Lula.

Në një postim në X, ai theksoi se Brazili është “një vend sovran me institucione të pavarura dhe nuk do të pranojë asnjë lloj kujdestarie”.

Lideri brazilian gjithashtu njoftoi se “çdo rritje e njëanshme e tarifave” do të marrë përgjigje me tarifa reciproke mbi mallrat amerikane. /Telegrafi/

The post Brazili do t’i përgjigjet me reciprocitet nëse SHBA-ja i i vendos tarifa prej 50 për qind appeared first on Telegrafi.

Ronaldinho bën elitarin në miqësore, plasin polemikat: makina e zhveshtore ekskluzive

By: user 2
24 June 2025 at 19:39

Ronaldinho është bërë qendra e polemikave të ashpra pas ngjarjes së fundit miqësore të organizuar në Poloni mes ish-yjeve të Brazilit dhe atyre vendas, ku ish-ylli brazilian ishte ftuar si mysafiri special absolut. I kritikuar ashpër për sjelljen e tij, falënderimet në internet nuk mjaftuan për të ndalur ortekun e kritikave për një sjellje të konsideruar fyese dhe të papërshtatshme. Ronaldinho kërkoi shërbime ekskluzive para dhe gjatë ngjarjes, për të mos dhënë më pas asnjë deklaratë dhe “u zhduk” nga stadiumi, sapo u zëvendësua, ndërsa ndeshja ishte ende në zhvillim.

Ronaldinho e kërkesat për miqësoren mes ish-yjeve Brazil–Poloni

Një dhomë zhveshjeje për përdorim ekskluziv brenda impiantit të Stadiumit të Silesisë në Krakovë, në Poloni, të cilën e arriti përmes mjeteve të transportit privat. 70 minuta në fushë në një miqësore për të kënaqur publikun me lojërat e tij dhe më pas “arratisja” pa dhënë asnjë deklaratë për shtypin ose pa ofruar selfiet dhe fotot klasike me tifozët që kishin ardhur për ta parë. Kjo ishte pasditja polake e Ronaldinhos, duke e kthyer një ngjarje festive që kishte mbledhur disa ish-futbollistë polakë dhe brazilianë për kënaqësinë e tifozëve, në një valë polemikash nga publiku dhe organizatorët.

Pas sjelljes publike të Ronaldinhos, erdhën të tjera prapaskena nga shtypi polak që treguan edhe anë të tjera jo fort të këndshme: gjatë emisionit sportiv shumë të ndjekur “Moc Futbolu” në Kanal Sportowy u zbulua edhe vonesa e sikletshme prej dy orësh në darkën para ndeshjes, ku ai shmangu edhe në atë rast deklaratat për median vendase, duke favorizuar vetëm takimin me sponsorët e tij. Më pas erdhën kërkesat për ditën e miqësores, me një sjellje prej primadonne që prishi atmosferën dhe krijoi jo pak polemika, duke shkaktuar më shumë se pak pakënaqësi mes tifozëve në stadium, të cilëve u mungoi edhe gjatë nxehjes para ndeshjes.

Ronaldinho falënderon në rrjetet sociale, por polemika vazhdon

Në fushë, Ronaldinho ishte i pranishëm për pjesën më të madhe të ndeshjes, u zëvendësua vetëm në minutën e 73-të, për t’u “zhdukur” më pas pa pritur fundin e ndeshjes, duke shkuar në dhomat e zhveshjes dhe pa u rikthyer për të përshëndetur publikun. Sjellja e tij plasi atmosferën karnavaleske që dëshirohej të ndihej në Krakovë, duke e kthyer atë në një notë të gjatë polemike.

Nuk vlejtën as postimet dhe videot e publikuara nga “Gaucho” në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ashtu si edhe falënderimet e tij publike: “Faleminderit të gjithë sportistëve që morën pjesë, ishte një ndjesi me të vërtetë e veçantë të isha në fushë me vëllain dhe djalin tim…” – shkroi ai në Instagram. “Dua vetëm të falënderoj Zotin dhe të gjithë ju miq, të afërm dhe kolegë të profesionit, më keni sjellë deri këtu!!!! Mirënjohje”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Beautiful Game (@tbgame.official)

The post Ronaldinho bën elitarin në miqësore, plasin polemikat: makina e zhveshtore ekskluzive appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti shkon në Botëror me Brazilin, tifozët i dedikojnë koreografi dridhëruese

By: user 2
11 June 2025 at 08:44

Një koreografi që të jep të dridhura dhe që, duke gjykuar nga gjendja e Kombëtares italiane (ende pa trajner pas shkarkimit të Luciano Spalletti dhe refuzimit të Claudio Ranieri), ngjall vetëm keqardhje për ta. Mozaiku verdhëejeshil i dedikuar teknikut Carlo Ancelotti është emocionues: është në krye të Seleçaos prej rreth dy javësh, por ajo “Urime, Carletto” i ngjyrosur me nuancat e formacionit të Selecao e shpjegon mirë se cili ka qenë ndikimi i figurës së tij që mbërriti në një moment të vështirë.

Fitorja ndaj Paraguait (1-0) i mundësoi trajnerit të ri të 5 herë kampionëve të botës të arrijnë objektivin e parë: të kualifikohen për Botërorin 2026. E arriti me dy ndeshje nga fundi dhe falë golit të realizuar nga Vinicius, i cili deri para pak javësh ishte lojtari i tij te Real Madrid.

Pas ndeshjes, Ancelotti ka dashur të shprehë mirënjohjen e sinqertë për pritjen që ka marrë në Brazil. “Kam kaluar 15 ditë të mrekullueshme – shpjegoi në konferencë për shtyp pas takimit –. Falënderoj popullin brazilian për emocionet e bukura në stadium. Më ka pëlqyer shumë atmosfera që ishte, mungonte vetëm fitorja: ajo erdhi dhe jam shumë i lumtur”.

Se liga nesse mosaico todo verde e amarelo pro Ancelotti 😍✨ E vamos de mais um dia de JOGÃO do nosso Brasil!! 🇧🇷🇧🇷

Quem tá ligado na telinha? Bora assistir comigo ao vivooo! ➡ https://t.co/iMDoq8ucQ4 #FutebolNaGlobo #EliminatóriasDaCopaNaGlobo pic.twitter.com/eUnKTUU43q

— TV Globo 📺 (@tvglobo) June 11, 2025

Tani pushimet…

Pasi përmbushi detyrën e parë, trajneri italian ka zbuluar çfarë do të bëjë në ditët në vijim: do të marrë frymë dhe do të pushojë pas një periudhe shumë intensive të kaluar në pankinën e Real Madrid dhe me thirrjen nga federata braziliane. Nuk do të shkëputet krejtësisht nga futbolli: është Kupa e Botës për Klube dhe do ta ndjekë si spektator i interesuar, duke marrë parasysh nevojën për të përmirësuar njohjen e plotë të lojtarëve.

“Fillimisht do të shkoj me pushime, pastaj do të shikoj Kupën e Botës për Klube dhe edhe lojtarë të tjerë që janë përreth botës – shtoi Ancelotti –. Nuk ka një listë përfundimtare për Botërorin, por më kanë pëlqyer shumë lojtarët që aktivizova në këtë grumbullim të parë”.

Pavarësisht rezultatit minimal dhe pak rasteve për gol të krijuara (edhe pse në fushë ishte një kombëtare shumë ofensive), Ancelotti e vlerësoi pozitivisht paraqitjen e Brazilit. “Luajtëm mirë në pjesën e parë, u ngadalësuam në pjesën e dytë, por kjo është normale”. Katër sulmues ose një treshe klasike, trajneri italian ka ndërmend të shfrytëzojë të gjithë potencialin në dispozicion me një kusht: “Intensiteti me dhe pa top është shumë i rëndësishëm. Për të ushtruar presion, duhet të vraposh”.

Dy ndeshjet e fundit të grupit kualifikues për Botërorin të Seleçaos janë planifikuar për në shtator, por do të jenë të parëndësishme për kualifikimin (që tashmë është siguruar): Kili dhe Bolivia janë kundërshtaret e radhës, pastaj do të duhet të futen në kalendar edhe një sërë miqësoresh për të lehtësuar punën e trajnerit në prag të Kupës së Botës.

The post Ancelotti shkon në Botëror me Brazilin, tifozët i dedikojnë koreografi dridhëruese appeared first on Lapsi.al.

Maqedonia ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

10 June 2025 at 13:36

Është marrë Vendim për ndalesë të importit të mishit të pulës nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve, konfirmoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Millanov. Vendimi, siç theksoi, është tashmë në fuqi.

Millanov kujtoi gjithashtu se pesë ditë më parë, me qëllim parandalimin e mundësisë së përhapjes së murtajës tek ripërtypësit e vegjël (PPR), AUV miratoi një Vendim që ndalonte importin dhe tranzitin e ripërtypësve të vegjël të gjallë shtëpiakë dhe të egër, farës, vezëve dhe embrioneve nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër, mishit nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër, produkteve dhe mishit të përpunuar nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër, qumështit dhe produkteve të qumështit nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër, si dhe nënprodukteve nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër nga Shqipëria, ku, në rrethin e Dibrës, në qytetin e Kastriotit, pati vatër të re të sëmundjes në një fermë me 200 dhi pasi u raportua rasti i parë në rrethin e Shkodrës.

Deri më tani, informoi drejtori, në kuadër të kontrolleve të cilat i zbaton AUV me policinë, është zbuluar edhe kontrabandë e kafshëve të gjalla.

“Para pesë ditëve morëm Vendim për ndalesë për import nga Shqipëria për shkak të murtajës te ripërtëritësit e vegjël. Janë alarmuar policia, armata, të gjitha shoqëritë veterinere dhe veterinerët zyrtarë të cilët duhet të jenë të kujdesshëm. Vitin e kaluar sëmundja ishte prezent në Greqi, për një ditë ishin shkatërruar rreth 16.000 frymë, por ne arritëm të mos lejojmë të paraqitet te ne”, potencoi drejtori.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para tribunës për ngritjen e vetëdijes publike për sigurinë e ushqimit, Millanov theksoi se AUV po pajiset me inspektorë.

The post Maqedonia ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili appeared first on Telegrafi.

Ancelotti e debutimi anonim me Brazilin në Ekuador: kritika, gafa dhe asnjë gol

By: user 2
6 June 2025 at 12:24

Në Amerikën e Jugut – por jo vetëm – kishte vëmendje maksimale për debutimin zyrtar të italianit Carlo Ancelotti në stol si trajner i ri i pesë herë kampionëve të botës, Brazilit. Ndeshja, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në zonën CONCACAF, e pa Brazilin të ishte mysafir i Ekuadorit: në fund erdhi vetëm një barazim i vakët, pa gola dhe pa emocione, që zhgënjeu shumicën dhe shoqërohet me kritikat e para për trajnerin. Një debutim i njollosur edhe nga një gafë e pafalshme e ndodhur pak para ndeshjes, në momentin e himneve kombëtare, kur në fushë hyri një flamur i Brazilit krejtësisht i gabuar.

Ekuador–Brazil, debutim anonim i Ancelotti si trajner i Selecaos

Besimi dhe shpresa kërkonin një Brazil sulmues dhe fitues në debutimin e parë absolut të Ancelottit si trajner, por spektakli ishte krejt tjetër, me “Seleçaon” që konfirmoi të gjitha problemet strukturore me të cilat është përballur trajneri italian. Kështu, debutimi në pankinën e kombëtares braziliane përfundoi me një barazim të zymtë pa gola në fushën e Ekuadorit, në një ndeshje të vlefshme për javën e 15-të të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, e zhvilluar në stadiumin Monumental të Guayaquil.

Partida encerrada no Equador. O Brasil empatou por 0x0 e segue para o próximo confronto contra o Paraguai, em São Paulo.

📸 Rafael Ribeiro/CBF pic.twitter.com/ypttXo28HU

— CBF Futebol (@CBF_Futebol) June 6, 2025

Ancelotti përpiqet të shohë anën pozitive: “Brazil i shkëlqyer në fazën mbrojtëse”

Një ndeshje nën ton ku Brazili goditi portën kundërshtare vetëm në dy raste, duke vuajtur presionin konstant të Ekuadorit që në disa momente e menaxhoi ndeshjen sipas dëshirës. Formacioni 4-3-3 i Brazilit shkëlqeu vetëm në disa momente të çastit në pjesën e dytë, me disa shpërthime (të izoluara) të Vinicius që nuk u shfrytëzuan nga shokët. Një qëndrim tepër pasiv, për të cilin Ancelotti në fund të ndeshjes vlerësoi megjithatë pjesën ‘pozitive’ të asaj që pa në fushë: “Ndeshje shumë e mirë në aspektin mbrojtës,” – shpjegoi trajneri – “loja ishte më rrjedhshme, skuadra ishte e sigurt me topin. Në fund ishte një barazim i mirë dhe largohemi të kënaqur, me besim për ndeshjen tjetër që do të luajmë në shtëpi. Për mua ishte një moment i veçantë… pas 1800 ndeshjesh me klube, të jem trajner këtu është një dhuratë.”

Ancelotti: “Nuk është justifikim, por fusha ishte e paluajtshme”

Kritikat nuk munguan, veçanërisht nga ata që prisnin menjëherë “jogo bonito”, mungesën e të cilës prej muajsh shumëkush shpresonte ta zëvendësonte me ardhjen e Ancelotti në pankinë. Por ai është përballur me një Brazil në rënie, ende i katërti në grupin e Amerikës së Jugut dhe i mbrojtur nga surpriza të pakëndshme për kualifikimin në Botërorin 2026, por i paaftë të shprehë cilësi dhe spektakël të bashkuara me rezultate.

“Nuk është një justifikim,” – u përpoq të theksonte vetë Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes – “por fusha sonte ishte në kushte të këqija. Nuk është e lehtë të luash në situata të tilla, na kufizoi.”

Gafa e pafalshme me flamurin e Brazilit para ndeshjes

Për të njollosur debutimin e Ancelottit me Brazilin erdhi edhe një gafë e rëndë pak para fillimit të ndeshjes, kur në fushë dolën dy kombëtaret të shoqëruara nga flamujt përkatës në momentin e himneve kombëtare. Ai i Brazilit ishte krejtësisht i gabuar: brenda globit klasik blu të rrethuar nga rombi i verdhë në sfond jeshil, kishte një seri yjesh pa asnjë kuptim.

Kjo pamje bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale ku shpërtheu sarkazma e hidhur kolektive: “Po ky flamuri i Brazilit, e kanë blerë në Shopee?” (faqe e-commerce shumë e përdorur në Brazil). “Është edicioni i ri i flamurit të Brazilit?” “E kanë marrë flamurin brazilian nga ChatGPT” – janë vetëm disa nga talljet e panumërta për këtë gabim të pafalshëm në transmetim botëror.

compraram a bandeira no brasil na shopee

cadê as estrelas pqp kkkkkkkkkkkkkkk pic.twitter.com/K0LeYwvJGt

— Central do Braga (@CentralDoBrega) June 5, 2025

The post Ancelotti e debutimi anonim me Brazilin në Ekuador: kritika, gafa dhe asnjë gol appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti te Brazili nën hetim nga FIFA: komisione për një ndërmjetës të paautorizuar

By: user 2
30 May 2025 at 20:54

Carlo Ancelotti si tekniku i ri i Brazilit është një nga lajmet më të bujshme që erdhën në fundin e sezonit, me largimin e italianit nga Real Madrid për të nisur aventurën, prej kohësh të paralajmëruar, me Seleçaon. Një marrëveshje që kënaqi të gjithë dhe që dominoi faqet e para të gazetave sportive në mbarë botën, por që mund të njolloset nga një skandal i madh nëse do të konfirmohen dyshimet mbi manovrat e Federatës braziliane të futbollit: e cila thuhet se ka përdorur si ndërmjetës një agjent të paautorizuar, të cilit gjithsesi i janë dhënë komisione marramendëse mbi 1 milion euro. Për këtë arsye, FIFA ka vendosur të hapë një hetim zyrtar.

Njoftimi i parë për emërimin e italianit Ancelotti si trajner i ri i Brazilit erdhi në dhjetor 2023, kur Ednaldo Rodrigues, atëherë president i CBF-së (Federata Braziliane e Futbollit), rrezikonte shkarkimin e menjëhershëm për shkak të një vendimi gjyqësor. Në atë rast, vetë Rodrigues punësoi Diego Fernandes, një sipërmarrës brazilian që jetonte në Madrid, në mënyrë që të shërbente si ndërmjetës dhe të kontaktonte me stafin e trajnerit, për një marrëveshje që më pas u zyrtarizua në maj, në përfundim të sezonit.

Seja bem-vindo, Carlo Ancelotti!

O Brasil já é sua casa. 💛🇧🇷 pic.twitter.com/C0OOV22TFu

— CBF Futebol (@CBF_Futebol) May 26, 2025

Figura e Fernandes dhe hetimi i FIFA-s: shkelje e nenit 11

Një rol vendimtar, sepse figura e Fernandes ka qenë thelbësore në vendosjen e kontakteve mes palëve të interesuara: ai ka udhëhequr personalisht bisedimet me teknikun Ancelotti dhe stafin e tij, përfshirë edhe negociatat me Real Madrid për të lehtësuar një largim të parakohshëm. Prania e tij ka qenë aq konstante sa që emri i sipërmarrësit do të figuronte edhe në kontratën e firmosur mes CBF-së dhe teknikut Ancelotti, arsye për të cilën FIFA tani ka vendosur të shkojë deri në fund: zoti Fernandes nuk zotëron asnjë licencë zyrtare si menaxher.

FIFA ka aktivizuar Njësinë e saj të Rregullimit të Agjentëve për të verifikuar nëse procesi i ndjekur ishte në përputhje me Rregulloren për Agjentët, në veçanti me Nenin 11: “Çdo i punësuar apo bashkëpunëtor i agjencisë që nuk është menaxher futbolli nuk mund të ofrojë shërbime si agjent futbolli apo të afrohet me një klient të mundshëm për të nënshkruar kontratë përfaqësimi,” thuhet në rregullore. Për këtë arsye, FIFA i ka kërkuar CBF-së të dorëzojë një kopje të kontratës, si dhe çdo dokumentacion apo mesazh përkatës, deri më 4 qershor, një ditë para debutimit zyrtar të teknikut Ancelotti kundër Ekuadorit në Guayaquil.

A CASA DO FUTEBOL BRASILEIRO! 🇧🇷

Além de entender melhor o que as instalações da Granja oferecem, outro objetivo da ida do técnico Ancelotti à região serrana do Rio, nesta quarta-feira (28), era mergulhar ainda mais na história da Seleção e do futebol brasileiro. pic.twitter.com/rd92TZh34E

— CBF Futebol (@CBF_Futebol) May 28, 2025

Kush është sipërmarrësi i pasur që ofron shërbime financiare për futbollistët

Diego Fernandes është një figurë e njohur në botën e futbollit, pasi më parë ka ofruar mbështetje financiare dhe shërbime të ndryshme për shumë futbollistë brazilianë. Pas emërimit nga CBF-ja, ai është parë shpesh përkrah Carlo Ancelotti, duke e shoqëruar trajnerin në fluturimin nga Madridi në Rio de Janeiro, me një fanellë historike të Brazilit dhe me rolin e përfaqësuesit zyrtar të Federatës së Futbollit. Jo vetëm kaq, Fernandes thuhet se ka lidhje edhe me agjencinë e komunikimit që ai vetë e ka angazhuar për të promovuar rolin e tij në këtë operacion, që në Brazil ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme, e pasuar nga polemika të forta brenda stafit të ri drejtues të CBF-së.

The post Ancelotti te Brazili nën hetim nga FIFA: komisione për një ndërmjetës të paautorizuar appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti: Kam stërvitur 34 lojtarë brazilianë, vetëm njëri më ka hapur probleme!

By: armand
27 May 2025 at 19:44

Në një intervistë për “Globo Esporte“, trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur hapur rreth përvojave të tij me futbollistët brazilianë gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer, duke ndarë disa detaje nteresante. Sipas taktikut italian, lojtari më i mirë brazilian me të cilin ka punuar është Ronaldo. “Teknikisht, ai ishte i jashtëzakonshëm […]

The post Ancelotti: Kam stërvitur 34 lojtarë brazilianë, vetëm njëri më ka hapur probleme! appeared first on BoldNews.al.

Ancelotti publikon thirrjet e para të Brazilit: surprizë Carlos Augusto jashtë Neymar

By: user 2
27 May 2025 at 13:46

Brazili përfaqëson sfidën më të madhe për italianin Carlo Ancelotti, i cili pasi ka fituar gjithçka – është trajneri me numrin më të madh të Champions League dhe ka fituar trofe në pesë kampionatet kryesore evropiane – do të përpiqet ta rikthejë Brazilin në majë, që ndërkohë është vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës 2026. Kishte shumë kuriozitet për listën e parë të të grumbulluarve dhe surprizat nuk munguan. Ancelotti ka thirrur ish-lojtarët e Juventus, Alex Sandro dhe Danilo, dhe ka përzgjedhur edhe dy futbollistë nga Serie A. Jashtë mbeten Rodrigo dhe Endrick, të cilët ishin lojtarë të tij deri javën e kaluar te Real Madrid.

Surpriza e disa të “konsumuar”

Pas një mirëseardhjeje të zjarrtë në Brazil, trajneri italian është paraqitur në konferencë për shtyp, ku ka lexuar një nga një emrat e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të planifikuara në muajin qershor. Është e qartë që me Ancelotti ndryshon mënyra e menaxhimit të skuadrës dhe i jepet më shumë peshë disa lojtarëve të caktuar. Ata me përvojë ndërkombëtare, në Europë, e dinë që kanë një shans më shumë, por në listën e parë janë gjithashtu edhe shumë futbollistë që luajnë në vendin e tyre.

Lexo më tej: Ancelotti dëshiron Kaká në stafin e Brazilit: Carletto tashmë në punë për Seleçãon

Ancelotti ka zgjedhur përvojën e Alex Sandro dhe Danilo, dy futbollistë me të kaluar të ndritur te Juventus. Nga Serie A ai ka thirrur gjithashtu Carlos Augusto, i gatshëm për finalen e Champions PSG-Inter, dhe mesfushorin e Atalantës, Ederson. Jashtë, mes lojtarëve të “italianëve”, mbeten Dodò dhe David Neres. Përjashtimet më të rënda janë ato të Neymar, Rodrigo dhe Endrick.

Thirrjet e para të teknikut Ancelotti te Brazili

Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al Nassr), Hugo Souza (Corinthians)

Mbrojtës: Marquinhos (PSG), Beraldo (PSG), Alexsandro Ribeiro (Lille), Alex Sandro (Flamengo), Danilo (Flamengo), Léo Ortiz (Flamengo), Vanderson (Monaco), Wesley (Flamengo), Carlos Augusto (Inter)

Mesfushorë: Casemiro (Manchester United), Andreas Pereira (Fulham), Andrey Santos (Strasbourg), Bruno Guimarães (Newcastle), Ederson (Atalanta), Gerson (Flamengo)

Sulmues: Antony (Betis), Estevão (Palmeiras), Gabriel Martinelli (Arsenal), Matheus Cunha (Wolverhampton), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham), Vinicius (Real Madrid)

The post Ancelotti publikon thirrjet e para të Brazilit: surprizë Carlos Augusto jashtë Neymar appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti publikon listën e Brazilit, jashtë Neymar dhe lojtari i Realit

By: armand
26 May 2025 at 21:41

Brazili ka publikuar sot listën e parë të tij nën drejtimin e Karlo Ançelotit dhe nuk kanë munguar surprizat për grumbullimin para ndeshjeve ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në listën e sotme kishte surpriza, si mungesa e Neymar dhe e Rodrigo, ndërsa nuk mungonte Casemiro, një nga emrat më të […]

The post Ancelotti publikon listën e Brazilit, jashtë Neymar dhe lojtari i Realit appeared first on BoldNews.al.

Ancelotti prezantohet si trajner i ri i Brazilit: Triumfi në Kupën e Botës, detyrim

By: armand
26 May 2025 at 21:22

Me emocione dhe ambicie të qarta, Carlo Ancelotti është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Brazilit, vetëm pak ditë pasi përshëndeti Real Madridin dhe u largua nga ‘Santiago Bernabeu’. “Është krenari e madhe të udhëheqësh kombëtaren më të mirë në botë,” u shpreh trajneri italian në konferencën e tij të parë për […]

The post Ancelotti prezantohet si trajner i ri i Brazilit: Triumfi në Kupën e Botës, detyrim appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e ekipit teknik të Ançelotit, Kaka: Jam gati të kthehem

By: armand
20 May 2025 at 21:22

Rikardo Kaka është një nga emrat që janë përmendur dhe po përmenden si një mundësi për t’u bërë pjesë e ekipit teknik të Ançelotit për ekipin kombëtar brazilian. Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, por ish-lojtari është në dijeni të këtyre thashethemeve dhe nuk hezitoi t’i trajtojë ato në një intervistë në Brazil. “Nëse ekipi […]

The post Pjesë e ekipit teknik të Ançelotit, Kaka: Jam gati të kthehem appeared first on BoldNews.al.

Raste me gripin e shpendëve, Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili

20 May 2025 at 10:50

Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi të premten shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara.

Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi për ndalimin e mishit të pulës nga Brazili “synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”.

Edhe Bashkimi Evropian njoftoi një ditë më parë se Brazilit, eksportuesit më të madh të shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor të mishit të shpendëve në BE, ia ka ndaluar të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në vendet e bllokut.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se masa “do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV”.

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit.

“Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raste me gripin e shpendëve, Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili appeared first on Euronews Albania.

Brazilit i ndalohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE, për shkak të gripit të shpendëve

By: Rovena
19 May 2025 at 16:34

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian.

Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.

“Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian”, tha zëdhënësi.

Ministri i Bujqësisë i Brazilit, Carlos Favaro, tha të premten se, sipas protokolleve ekzistuese, vende si Kina, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut do ta ndalojnë importin e shpendëve nga Brazili për 60 ditë.

Por, Komisioni nuk dha asnjë afat kohor. Komisioni Evropian theksoi se, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve – i cili u zbulua në një fermë në shtetin Rio Grande do Sul – i gjithë territori i Brazilit ka pezulluar statusin zyrtar të të qenit “i paprekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë”.

Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues të mos jetë i prekur nga HPAI. BE-ja është një treg i vogël për Brazilin, i cili mbizotërohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë tonë mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% shkuan drejt BE-së, sipas grupit kombëtar të mishit të derrit dhe shpendëve ABPA. Nga totali i importeve të mishit të shpendëve në BE, Brazili është burimi kryesor, me rreth 32% vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të BE-së.

Megjithatë, vëllimi mbeti mjaft i ulët pasi pjesa më e madhe e konsumit të BE-së mbulohet nga prodhimi vendas./REL

 

Ancelotti shkruan historinë, 10 milionë € në vit për të drejtuar Brazilin

By: Besnik
14 May 2025 at 16:36

Carlo Ancelotti vendosi të mbyllë aventurën me Real Madridin, për t’iu bashkuar Kombëtares së Brazilit në fund të këtij sezoni.

Me këtë lëvizje, italiani bëhet trajneri më i paguar i një ekipi kombëtar në histori, me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon – një shumë që tejkalon ndjeshëm trajnerët e tjerë në arenën ndërkombëtare.

Ancelotti ka firmosur kontratë me Brazilin deri në vitin 2026, me synimin e qartë: fitimin e Kupës së Botës.

Ky është një moment historik për Brazilin, pasi Ancelotti bëhet trajneri i parë europian që drejton “Seleçãon”, pesë herë kampione bote.

Ai do të ketë në dispozicion edhe një avion privat, për të udhëtuar lirshëm drejt Evropës ose Kanadasë, ku jeton bashkëshortja e tij Mariann.

Debutimi me Brazilin më 5 qershor

Carlo Ancelotti largohet zyrtarisht nga Real Madridi më 25 maj, ndërsa debutimi i tij në krye të Brazilit do të jetë më 5 qershor, në Guayaquil, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Ekuadorit.

Sfida e parë nuk pritet të jetë e lehtë. Ekuadori ndodhet në vendin e dytë të renditjes, pas Argjentinës, me dy pikë më shumë se Brazili, i cili është aktualisht në vendin e katërt.

Neymar dhe Casemiro në planet e Ancelottit

Sipas mediave braziliane, Ancelotti ka nisur punën që tani. Ai ka kontaktuar Neymarin për të mësuar mbi gjendjen e tij fizike, pasi sulmuesi i Santos nuk ka luajtur për Brazilin që nga tetori 2023.

Në të njëjtën kohë, trajneri italian po mendon të rikthejë edhe Casemiron në ekipin kombëtar, pavarësisht një sezoni të vështirë me Manchester United.

Mesfushori ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola, ndërsa ka munguar në kombëtare për më shumë se një vit e gjysmë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ancelotti shkruan historinë, 10 milionë € në vit për të drejtuar Brazilin appeared first on Euronews Albania.

Ancelotti dëshiron Kaká në stafin e Brazilit: Carletto tashmë në punë për Seleçãon

By: user 2
14 May 2025 at 12:24

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses së Brazilit dhe tashmë ka nisur të punojë për të ndërtuar ekipin e tij me Seleçaon. Trajneri italian do të marrë drejtimin e Canarinha sapo të përfundojë sezoni me Real Madridin, por e ardhmja e tij tashmë po merr formë rreth CBF-së.

Carletto, sipas mediave braziliane, po mendon për Ricardo Kaká që ta përfshijë në stafin e tij teknik si një njeri të besuar maksimalisht, duke qenë se djali i tij Davide mund të nisë karrierën si trajner i parë pas disa vitesh në rolin e ndihmëstrajnerit.

Carlo Ancelotti dëshiron Kakán në stafin e Brazilit

Ancelotti dhe CBF-ja janë duke kërkuar një emër të besuar për ta përfshirë në stafin teknik të Carletto-s dhe, sipas asaj që raporton Benjamin Back i CNN Brasil, trajneri i Real Madridit po e konsideron Kakán si pikë referimi për grupin e njerëzve që do ta mbështesin në këtë fazë të re të karrierës së tij.

Ancelotti dhe Kaká e kanë ndarë karrierën futbollistike në dy raste: Carletto e ka stërvitur ish-mesfushorin brazilian si te Milani, ashtu edhe te Real Madridi, dhe nën drejtimin e tij ai ka zhvilluar 270 ndeshje dhe ka fituar trofe të shumtë.

Seja muito bem vindo, Mister @MrAncelotti ! Que Deus abençoe https://t.co/zNhs5AGsOq

— Kaka (@KAKA) May 12, 2025

Kaká e ka përshëndetur me shumë dashuri emërimin e Ancelottit në pankinën e Brazilit dhe në profilin e tij zyrtar në X ka shkruar: “Mirë se erdhe, Mister Ancelotti! Zoti të bekoftë.”

Kjo edhe sepse në sfidën e tij të ardhshme, djali Davide mund të mos jetë pjesë e stafit të tij, duke qenë se mund të nisë një fazë të re të karrierës si “trajner i parë”.

Kur do të debutojë Ancelotti në pankinën e Brazilit

Debutimi i Carlo Ancelottit në pankinën e Brazilit do të vijë në qershor, me rastin e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026: ndeshja e parë e teknikut italian me “verdeoro” do të jetë më 5 qershor kundër Ekuadorit, në Estadio Monumental Isidro Romero Carbo në Guayaquil. Pak ditë më vonë, më 10 qershor, do të luhet edhe ndeshja e parë në shtëpi, kur Seleçao do të zbresë në fushë në Neo Química Arena në São Paulo ndaj Paraguajit.

The post Ancelotti dëshiron Kaká në stafin e Brazilit: Carletto tashmë në punë për Seleçãon appeared first on Lapsi.al.

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

By: armand
13 May 2025 at 19:23

Carlo Ancelotti ka nënshkruar kontratën për t’u bërë trajneri i Brazilit dhe që nga qershori do të jetë ai në pankinën e “seleçaos” duke e drejtuar këtë të fundit në rrugëtimin e saj drejt ëndrrës së rifitimit të Kupës së Botës. Për të siguruar firmën e trajnerit italian nuk ka qenë e thjeshtë dhe Federata […]

The post Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës appeared first on BoldNews.al.

Këto aplikacione të rrezikshme instalohen me miliona herë çdo muaj

11 May 2025 at 14:29

Kërcënimi më i fundit për pronarët e telefonave Android është ai që i mashtron ata të instalojnë disa aplikacione që krijojnë probleme sapo shkarkohen në telefona.

I quajtur “Kaleidoscope”, ky është një sulm i mashtrimit me aplikacione legjitime të disponueshme në Google Play, shkruajnë mediat e huaja, përcjelll Telegrafi.

Sipas të dhënave, 2.5 milionë pajisje të reja rrezikohen çdo muaj, ku 20% e tyre gjenden në Indi.

Zona të tjera ku është zbuluar Kaleidoscope përfshijnë Indonezinë, Filipinet dhe Brazilin.

Nxitja e zgjerimit të këtij kërcënimi është instalimi i aplikacioneve me qëllim të keq përmes faqeve të dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta. /Telegrafi/

The post Këto aplikacione të rrezikshme instalohen me miliona herë çdo muaj appeared first on Telegrafi.

Ishulli i rrezikshëm i gjarpërinjve ku nuk lejohet të shkelë njeriu

6 May 2025 at 21:04

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430, 000 metra katrorë.

Quhet Queimada Grande dhe nuk ka asnjë qenie të vetme njerëzore që jeton në të.

Është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe nuk është për t’u habitur, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15,000 gjarpërinj.

Në fund të shekullit të 20-të atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit të detit, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendësua nga një që funksiononte automatikisht.

Ky vend, i quajtur edhe ishulli Kobra, është shtëpia e një prej specieve më helmuese të nepërkave që ekziston: Bothrops insularis ose gjarpëri me kokë të artë.

Ky gjarpër mund të jetë deri në 1,2 metra i gjatë dhe ushqehet me zogj dhe zvarranikë të vegjël, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, në kushte ekstreme mund të zgjedhë edhe të ushqehet me gjarpërinj të tjerë si ai.

Për shkak të vendndodhjes së izoluar në të cilën jeton, konsiderohet si një specie e rrezikuar.

Helmi i Bothrops insularis është deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i Bothrops jararaca dhe mund të shkaktojë efekte të tilla si të vjella, gjakderdhje të zorrëve, nekrozë muskulore dhe hemorragji cerebrale.

Për fat të mirë, fakti i të jetuarit vetëm në ishull ka bërë të mundur që të mos ketë raste të dokumentuara të kafshimeve në qenie njerëzore.

Ndryshe, Queimada Grande u shpall një zonë me interes ekologjik në mesin e viteve ‘80 dhe vizitat turistike janë rreptësisht të ndaluara nga qeveria braziliane.

Të vetmit njerëz që mund të hyjnë janë shkencëtarët, megjithëse atyre u duhet autorizim i veçantë. /Telegrafi/

The post Ishulli i rrezikshëm i gjarpërinjve ku nuk lejohet të shkelë njeriu appeared first on Telegrafi.

❌
❌