Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët”

7 July 2025 at 07:56

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj. Të […]

The post Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët” appeared first on BoldNews.al.

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

6 July 2025 at 21:59

Blegtorët në zonën e Cakranit të Fierit po përballen me vështirësi të mëdha për të mbajtur gjallë aktivitetin e tyre. Kostot e larta të punimit të tokës, çmimi i naftës, mungesa e subvencioneve dhe konkurrenca e pandershme po i vënë në vështirësi. Ramazan Subashi nga fshati Varibop është një prej fermerëve që ka ndërtuar me […]

The post Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë appeared first on BoldNews.al.

Konfliktet dhe ndikimi në tregun e naftës/ Selami Xhepa: Po të mbyllej ngushtica e Hormuzit, do kishte pasoja serioze

4 July 2025 at 20:37

TIRANË- Sulmet e Izraelit mbi Iranin dhe ndërhyrja e SHBA duke sulmuar objektet bërthamore të Teheranit krijoi jo pak shqetësime sa i takon çmimit të naftës në treg.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” tha se në situata konflikti dhe lufte nafta është një prej mallrave të papërpunuara, që rritet, për shkak dhe të pasigurisë dhe bllokimit të rrugëve të transportit detar.

Ai theksoi se nëse ngushtica e Hormuzit do mbyllej nga Irani kjo do kishte pasoja serioze.

“Tregjet e mallrave të papërpunuara, ku nafta është një nga elementë thelbësorë të këtij grup malli janë të ndejshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe sa hera ka konflikte, sidomos konflikte që lidhen me zona prej  ku sigurohet de oferta kryesore e tregut ndërkombëtar, siç është nafta dhe destabiliteti në lindjen e mesme. Sa herë ka zhvillime të tillë pa diskutim që kjo prodhon një realitet krizash ekonomike dhe mund të ketë pasoja serioze.

Episode të tilla i kemi parë dhe përsëriten në historinë e ekonomisë. E gjithë sistemi i tranzitimi i naftës që gjenerohet në Lindjen e Mesme, tranzitohet vetëm përmes një rrugë, që është ngushtica e Hormuzit, i cili kontrollohet nga Irani në raste të konfliktesh të kësaj natyre ishte një burim shqetësimi dhe tensioni. Ne pamë që kompaninë e transportit dhe kompanitë e sigurimet, që bëjnë sigurimin e mallit, rritën menjëherë premiumin e transportet dhe sigurimet dhe pati një efekt deri diku modest. N.q.s. do mbyllej ngushtica, efekti do kishte qenë shumë më dramatik në tregje”, tha ai.

Më tej, eksperti i ekonomisë theksoi se për të tejkaluar problemet në të ardhmen, duhet që shtetet të krijojnë një plan për të diversifikuar rrugët e transportit të naftës.

“Duhet të ndërtojmë qasje strategjike për të diversifikuar kanalet e trazitimit të naftës, duke nënkuptuar sisteme të reja tubacionesh dhe ndërtimin e porteve në vende që kanë rrezik më të ulët të destabilizimit dhe në këtë mënyrë mund të kapërcehet efekti i ndikimeve të forta në afatshkurtër, sepse në afatgjatë gjenden zgjidhje politike për ta stabilizuar situatën”, tha ai/ abcnews.al

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

By: user 5
24 June 2025 at 21:12

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.

Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë kanë qenë stabile, pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë Izraelit që të mos gjuajë më me bomba, ndonëse e ka akuzuar edhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump ka thënë se armëpushimi ka nisur të zbatohet. Çmimi aktual i naftës është nën nivelin që ishte kur Izraeli nisi raketa kundër qendrave bërthamore iraniane më 13 qershor.

Sulmi ndikoi në rritjen e çmimit të naftës deri në 81 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për rritje të çmimeve të produkteve tjera të domosdoshme për jetesë. Diçka e tillë ndodhi pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë tre vjet më parë, duke ndikuar në jetët e njerëzve në mbarë globin.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Izraeli konsideron se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore. Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve./ REL

The post Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran appeared first on Lapsi.al.

Dorëzohet zyrtarisht dokumenti: Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen!

By: M C
24 June 2025 at 18:17

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, pas ndërmjetësimit të tij në arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, një ngjarje që erdhi pas një konflikti 12-ditor.

Nominimi është dorëzuar zyrtarisht nga përfaqësuesi republikan Buddy Carter, i cili në një letër drejtuar Komitetit të Nobelit vlerëson “rolin historik dhe të jashtëzakonshëm” të Trump në arritjen e marrëveshjes së paqes, duke theksuar se veprimet e tij ndihmuan në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit.

“Presidenti Trump ndërmori veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të parandaluar një luftë të madhe në rajon. Ai u përfshi në një marrëveshje që shumë e konsideronin të pamundur,” – shkruhet në letrën e Carter.

Vetë Trump deklaroi se “Lufta 12-ditore” mbaroi të hënënpas mesante me një armëpushim që hyri në fuqi.

“Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e konsideronin të pamundur. Presidenti Trump ndërmori gjithashtu veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që shteti më i madh sponsor i terrorizmit në botë të mbetet i paaftë për të siguruar një armë bërthamore.

Lidershipi i Trump gjatë krizës “shëmbullon pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë: ndjekjen e paqes, parandalimin e luftës dhe avancimin e harmonisë ndërkombëtare. Në një rajon të pllakosur nga armiqësia historike dhe paqëndrueshmëria politike, një përparim i tillë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi.”

A mund të fitojë vërtet Trump Nobelin?

Historikisht, Komiteti i Nobelit ka vlerësuar figura që kanë sjellë marrëveshje paqeje afatgjata ose kanë ndërmjetësuar zgjidhje të qëndrueshme, siç ndodhi me Jimmy Carter në vitin 2002 apo Barack Obama në 2009. Trump është nominuar edhe më parë për këtë çmim, veçanërisht pas marrëveshjeve të Abraham Accords në Lindjen e Mesme, por nuk është përzgjedhur si fitues.

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2025 do të shpallet në tetor, dhe mbetet për t’u parë nëse roli i Trump në këtë konflikt do të konsiderohet i denjë për të marrë vlerësimin më të lartë ndërkombëtar për kontributin në paqe.

The post Dorëzohet zyrtarisht dokumenti: Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen! appeared first on Albeu.com.

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

22 June 2025 at 18:39

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm… përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit do të sillte efekte negative për ekonominë shqiptare. Lënda djegëse ishte e para që ndjeu efektet. Në tregjet botërore nafta u rrit me 10 deri në 13 për […]

The post 5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA appeared first on BoldNews.al.

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

22 June 2025 at 17:15

Është koha e vjeljes së bostanëve, frutit më të kërkuar të stinës së verës. Pikat e grumbullimit në Divjakë po punojnë me kapacitet të plotë dhe kërkesa është më e madhe se prodhimi. 90% e sasisë është mbjellë për eksport. Kosova është tregu kryesor për eksportin e shalqirit nga Divjaka. Ramadan Jashari vjen të paktën […]

The post Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

22 June 2025 at 16:53

Majlisi, Parlamenti i Teheranit në Iran është dakordësuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Gjithsesi, gjenerali i Gardës së Revolucionit, Esmail Kowsari, i cili është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Majlis, është shprehur se vendimi përfundimtar i takon Këshillit […]

The post Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës appeared first on BoldNews.al.

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

5 June 2025 at 18:17

Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar. Por sa kushton mesatarisht një vakt për dy persona në një restorant të klasit të mesëm në Shqipëri? Sipas platformës Numbeo, kjo shifër arrin rreth 47.5 euro, duke […]

The post Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? appeared first on BoldNews.al.

Kapriçot e motit dëmtuan prodhimin, rritet çmimi i qershive në tregun vendas

4 June 2025 at 18:16

Ngricat e muajit prill në fushën e Korçës dëmtuan rëndë prodhimin e kumbullës, mollës dhe të qershisë, ku prodhimi i kësaj të fundit nuk ka arritur as 40% të vitit të kaluar.

Ferdinand Ali, një nga fermerët superpotencialë të fshatit Dvoran pranon se dëmet në këtë kulturë janë të konsiderueshme.

“Nuk diskutohet që këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë dificitar per shkak të faktorëve të ulët të temperaturave që nuk ishte parë në historinë e frutikulturës. Shumica e prodhimit të qershive është i mangët. Zona më e dëmtuar është Polena, Dersniku, Dvorani, fusha e Korçës. Tregtarët abuzojnë sepse janë ata që kontrollojnë tregun”, thotë ai.

Fermerët që merren me prodhimin e qershisë tregojnë se për shkak të prodhimit të ulët, çmimi këtë vit është i lartë ndërsa pranojnë se ka abuzim edhe nga tregtarët

“Po sot nga 4 ka shkuar 3.5. Ka qenë 5. Sivjet të luten, i pakët. Vjet i luteshim ne, sivjet na lusin ata”, shprehet një fermer.

Një kg qershi së fundmi kushton 350-400 lekë ndërsa para një jave kushtonte 600 lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Kapriçot e motit dëmtuan prodhimin, rritet çmimi i qershive në tregun vendas appeared first on Euronews Albania.

Granit Xhaka zgjidhet lojtari me më tepër impakt te Bayern Leverkusen

By: fra nc
31 May 2025 at 13:05

Leverkusen u shpall nënkampion i Bundesligës gjermane në sezonin që sapo u mbyll, duke mos mundur t’i bëjë dot ballë Bayernit të Mynihut, siç kishte bërë më herët ku dhe fitoi titullin. Pavarësisht se sezoni u mbyll pa trofe, arritjet në aspektin personal ishin të konsiderueshme për futbollistët, e një prej tyre është Granit Xhaka. Mesfushori kuqezi rezulton lojtari me më tepër ndikim në lojën e aspirinave, sipas të dhënave të analizuara nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive.

32-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm te Leverkusen, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit, ndërsa ka qenë një futbollist vendimtar, pavarësisht emrave si Schick, Boniface, Frimpong, Wirtz apo Tah.

Në listën e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive janë përfaqësuesit e secilës skuadër, ose ndryshe lojtarët me më tepër impakt në lojë për çdo ekip. Përfaqësues për bavarezët është francezi Michael Olise, blerja e verës së shkuar, ndërsa te Dortmundi bomberi Guirassy. Ky i fundit u rendit i dyti në listën e golashënuesve me 21 realizime dhe 5 asiste, ndërsa në krye qëndron Harry Kane. Leipzig përfaqësohet në listën e lojtarëve me më tepër ndikim me mesfushorin holandez Xavi Simons, ndërsa Stuttgart me Angelo Stiller, i cili kërkohet nga Reali i Madridit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Granit Xhaka zgjidhet lojtari me më tepër impakt te Bayern Leverkusen appeared first on Euronews Albania.

SOFT NEWS – Çmimi i picave për italianët gjithnjë e më i kripur

ROME, 10 maj /ATSH/ – Çmimi i picës “rritet” gjithnjë e më shumë në Itali, sipas Qendrës së Trajnimit dhe Kërkimit mbi Konsumin (CRC), e cila kreu një anketë mbi çmimet e produkteve ushqimore ”Made in Italy” të njohura dhe të vlerësuara në të gjithë botën, shkruan il messaggero.it.

Sipas studimit, kostoja është rritur me 18.3% në gjashtë vitet e fundit, duke arritur sot në një mesatare prej 12.14 eurosh për person. Margherita mbetet pica më e shitur.

Duke analizuar të dhënat e Istat sot pica më e shtrenjtë në Itali është ajo që shërbehet në Reggio Emilia, ku kostoja mesatare në një piceri (e cila përfshin një picë dhe një pije, përveç tarifës së mbulimit dhe shërbimit nëse ka) është 17.58 euro.

Siena vjen në vendin e dytë, me një mesatare prej 17.24 eurosh për të njëjtën pije.

Në vendin e tretë është Macerata me një mesatare prej 16.25 eurosh. Ndërsa qyteti me picën më të lirë nuk është Napoli, siç mund të mendohet, por Livorno, me një kosto mesatare prej 8.75 eurosh për vakt, i paraprirë nga Reggio Calabria (9.15 euro),

Listës së picave të lira i pasojnë qytetet e Pescarës (9.37 euro) dhe Catanzaros (9.96 euro), me një shpenzim më pak se 10 euro për pica e pije. /os/

The post SOFT NEWS – Çmimi i picave për italianët gjithnjë e më i kripur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë

10 May 2025 at 16:39

Bitcoin ka arritur vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh. Siç raporton Bloomberg, kjo rritje u nxit nga pritshmëritë për një zbutje të tensioneve tarifore globale, pas marrëveshjes tregtare SHBA-Britani dhe bisedimeve mes Uashingtonit dhe Kinës. Çmimi i Bitcoin arriti një rekord prej 109 mijë dollarësh në […]

The post Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë appeared first on BoldNews.al.

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

By: D Marku
9 May 2025 at 08:22

Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të dhënat mbi inflacionin treguan se çmimi i kafesë dhe kakaos pësoi rritje vjetore me 4.7 për qind në prill. Ky ishte niveli më i lartë i rritjes që nga shkurti i vitit 2022.

Çmimet e kafesë kanë pësuar rritje më të fortë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një filxhan kafe ka kaluar të 120 lekë, ndërsa në periferi çmimi mesatar ka arritur në 80-100 lekë muajin e fundit nga 70 lekë që ishin në fillim të vitit.

Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër rritja e konsumit nga turistët.

Çmimet e kafesë janë rritur më shpejtësi në tregjet globale sidomos vitin e fundit prej uljes së prodhimit në Brazil.  Gjithashtu rritja e kostove të transportit pas pandemisë  ndikoi negativisht çmimet me pakicë në Shqipëri.

Situata u përkeqësua më tej gjatë 2024 kur furnizimet nga Afrika Perëndimore u tkurrën për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sëmundjes që përfshinë bimët e kafesë dhe kakaos. Efekti i çmimeve të larta po reflektohet me ngadalë në tregjet shqiptare me pakicë.

Në vitet 2016-2019 pati rënie të çmimeve të kafesë më pakicë në vendin tonë me rreth 1,5% për shkak të tepricës së prodhimit botëror, si dhe konkurrencës së madhe në tregun vendas.

Gjatë 2020-2021 çmimet nisën të rriten nga problemet logjistike që krijoi pandemia me transportin dhe zinxhirët e furnizimit.

Një kilogram kafe u importua në mars 2025 me 693 lekë  kilogrami me rritje 19% nga marsi 2024 ku një kilogram kafe u importua me çmim 582 lekë.

The post Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill appeared first on Albeu.com.

Ndahet çmimi ‘Mbretëresha Teuta’, nderohet Sonja Biserko

By: Kult Plus
8 May 2025 at 12:05

Çmimi “Mbretëresha Teuta” u nda në Zagreb: Sonja Biserko, Jadranka Kosor, Morana Paliković dhe Flora Macula për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar.

Në asamblenë ceremoniale te manifestimit politik dhe kulturor ”Ditët e Mbretëreshës Teuta” me temë “Gratë”; dhe Politika e Paqes” në organizim te Mbretëreshës Teuta – Klubit i Grave Shqiptare të Kroacisë nga Zagrebi me rastin e 35- vjetorit të saj, u dorëzua çmimi i parë “Mbretëresha Teuta”, kryetares e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, nga kryetarja e Klubit të Gruas Shqiptare të Kroacisë, kryeredaktore e revistës Iliria, Shenida Bilalli.

Gjatë ceremonisë solemne, u promovua dhe libri me intervista me personalitete më të shquara të Kosovës, Shqipërisë dhe bashkëpunimit me Kroacinë. Në kuvendin ceremonial morën pjesë shumë personalitete, duke përfshirë ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, ish-kryeministren Jadranka Kosor, përfaqësuesit e Parlamentit Morana Palikoviq dhe Gordana Sobol, si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Alba, Kasa, Martin Berishaj, Milaim Fetai.

Përveç znj. Biserko, u shpërblyen edhe ish-kryeministrja e Republikës së Kroacisë Jadranka Kosor, ish-deputetja Morana Paliković Gruden dhe Flora Maculja, OKB-ja e Kosovës, ndërsa Letrat Mirënjohëse për sponsorin dhe organin ombrellë – Këshillin për Kombëtar Pakicat e Qeverisë së Republikës së Kroacisë iu shpërblyen Presidentit Tibor Varga, ish-deputetes Gordana Sobol dhe gazetares Zdravka Glaciometti për mbështetjen e tyre ndaj

Ky çmim u jepet çdo vit individëve më të shquar, veçanërisht grave, në Evropë dhe botë.

Gjatë ndarjes së çmimit, presidentja e Mbretëreshës Teuta, Shenida Bilalli, pos tjerash theksoi se çmimi “Mbretëresha Teuta” u nda në shenjë mirënjohjeje të madhe të shqiptarëve për zonjën Biserko, e cila bëri shumë për popullin shqiptar edhe për kontributet e jashtëzakonshme në promovimin e paqes, të drejtave të grave dhe forcimin e lidhjeve ndërkulturore./ rtk/ KultPlus.com

Pse po shtrenjtohen shtëpitë? Ekspertët: Blejnë emigrantët dhe të huajt. Shitet me kredi që në gropë

By: D Marku
4 May 2025 at 11:40

Raporti fundit i publikuar nga Banka e Shqipërisë për gjysmën e dytë të vitit 2024, tregonte një rritje me 44% të çmimeve të banesave.

Agjentët imobiliarë e shohin këtë rritje si pasojë e kërkesës gjithnjë e në rritje për apartamente sidomos nga emigrantët, por edhe shtetatasit e huaj që duan një shtëpi, qoftë edhe pushimiesh në Shqipëri.

‘’Rezidencat tona në bregdet, rreth 40% të apartamenteve atje janë resident të huaj që blejnë.

Kryesisht kemi Europën lindore por së fundmi kemi vënë re që nga e gjithë bota tashmë po vijnë.

Nga Amerika, nga Kanadaja kuptohet për nga nivelet që ata kanë mundësi të përballojnë”.

Uljen e kohës së shitjes, agjenti e lidh me faktin që bankat po kreditojnë individët që në proces ndertimi të një prone.

‘’Që në momentin fillestar pra një pallat apo një objekt i cili ndërtohet në fazën e gropës pastaj ka mundësi që të kreditohet edhe nëpërmjet bankës çka e lehtëson procesin e blerjes së një apartamenti’’.

Agjenti Orgest Beti thekson se cmimet e banesave do të vijojnë të rriten pasi Shqipëria do të bëhet pjese e BE.

‘’Duhet të kuptojmë që rritja e standartit të ndërtimeve dhe fakti që Shqipëria së shpejti do jetë pjesë e BE do të kalojë një proces të cilën e kanë kaluar të gjitha vendet e rajonit.

Le të themi ata të cilët janë bërë pjesë e BE, do të kemi një rritje të çmimeve’’.

Në tregun imobiliar aktualisht kërkesa sipas agjentit mbetet ne vendnumero për shkak se vendi është në prag zgjedhjesh, megjithatë thekson se  pritet te vijojë trendin rritës në muajin në vijim.

The post Pse po shtrenjtohen shtëpitë? Ekspertët: Blejnë emigrantët dhe të huajt. Shitet me kredi që në gropë appeared first on Albeu.com.

​QKSGJ: Gratë e komuniteteve, më të diskriminuarat në vendin e punës

30 April 2025 at 12:46

Gratë e komunitetit rom, ashkali, egjiptian dhe nga komuniteti LGBTQI, janë ato që po diskriminohen më së shumti në vendet e tyre të punës, duke u përballur me sfida sa i përket punësimit të qëndrueshëm, u tha të mërkurën në publikimin e Dokumentit “Diskriminimi gjinor në tregun e punës në Kosovë” nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Autorja e raportit, Lavdi Zymberi tha se në këto komunitete është hasur edhe ngacmimi seksual në vendin e punës, dhe që nuk është raportuar, sipas saj, për shkak të frikës nga largimi i punës, raporton KP.

“Sipas gjetjeve tona, edhe nga raporti edhe grupi i fokusuar, ato tregojnë se shumë gra, sidomos gratë që vijnë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ose nga komuniteti LGBTQI por edhe ato që kanë aftësi të kufizuara, përballen me shumë sfida sa i përket punësimit, sidomos atij të qëndrueshëm por edhe trajtim të barabartë në vend të punës.

Komunitetet, ngacmimin seksual e kanë përmendur shumë që ekziston në vendin e punës, megjithatë nuk raportohet aq sa duhet shkaku i frikës nga ndëshkimi”, tha Zymberi.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e QKSGJ, Luljeta Demolli shtoi se institucionet e vendit, me vite të tëra nuk kanë përkushtim maksimal për të luftuar diskriminimin gjinor në punë, dhe për krijimin e ligjit të ri të punës.

“Ka vite që institucionet tona nuk kanë një përkushtim maksimal dhe nuk e kanë marrë asnjëherë përsipër që ta krijojnë një ligj të ri të punës dhe ta adresojnë çështjet në mënyrë më urgjente. Qytetarët e Kosovës tashmë njohin shtetet e Evropës, e dinë sa mirë është kur je punëtor, në kuptimin që të drejtat janë të mbrojtura dhe do të donim që një frymë e tillë të jetë edhe në Kosovë, në ligjet tona”, shtoi Demolli.

Ky dokument i pozicionimit është realizuar me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit “Avancimi i barazisë gjinore dhe diversitetit përmes eliminimit të diskriminimit me bazë gjinore në vendin e punës”, i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

 

The post ​QKSGJ: Gratë e komuniteteve, më të diskriminuarat në vendin e punës appeared first on Telegrafi.

Kosovë, çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 30% për bizneset

By: Ardit
29 April 2025 at 15:15

Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Këto kompani aktualisht kanë shtuar përpjekjet për sigurimin e energjisë, në prag të nisjes së procesit të liberalizimit të tregut të energjisë. Çfarë do të thotë […]

The post Kosovë, çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 30% për bizneset appeared first on BoldNews.al.

Kosova nuk e rrit çmimin e energjisë për 4 komunat në veri

By: fra nc
28 April 2025 at 11:04

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike është padyshim një nga temat më aktuale në Kosovë.

Të pakënaqur me këtë vendim janë qytetarët dhe bizneset, pasi nga 1 maji do të paguajnë shumë më shtrenjtë për rrymën e shpenzuar, 16.1 për qind të gjitha kategoritë e konsumatorëve, raporton KosovaPress.

E derisa ata do të paguajnë më shumë për rrymë, kjo nuk vlen edhe për serbët në veri të vendit, të cilët nuk preken nga vendim i ZRRE-së.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë për KosovaPress, se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike 16.1 për qind nuk do të përfshijë katër komunat veriore të vendit.

Në një përgjigje me shkrim të ZRRE-së, tarifat e miratuara nga Bordi i këtij institucioni do të hyjnë në fuqi më 1 qershor 2025 dhe do të zbatohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal në të gjithë territorin ku ai operon.

Megjithatë, sipas ZRRE-së komunat veriore, të cilat aktualisht furnizohen nga kompania Elektrosever, nuk përfshihen në këtë vendim, pasi siç thuhet nga ZRRE-ja, Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore atje janë të ndryshme.

“Tarifat e miratuara nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) zbatohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal duke filluar nga data 01 qershor 2025 në gjithë territorin ku ai operon. Nëse pyetja ka të bëjë me katër komunat veriore të vendit të cilat aktualisht furnizohen nga Elektrosever, atëherë këto tarifa nuk zbatohen në atë pjesë të territorit, për shkak se Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore janë të ndryshme” thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE-ja.

Për gati 25 vjet, banorët në katër komunat veriore të vendit nuk kanë paguar për energjinë elektrike të shpenzuar.

Faturimi në këtë pjesë ka filluar tek në shkurt të vitit 2024, por pjesa më e madhe e banorëve vazhdojnë të mos e paguajnë.

Shkalla e pagesës që nga shkurti i vitit 2024 e deri në dhjetor të po këtij viti për Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mësohet të jetë jo më pak se 20 për qind.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë më 11 prill bëri të ditur se rritja e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është 16.1 për qind, raporton KosovaPress.

Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16. 1 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kështu kishte thënë kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe disa protesta në Prishtinë./E.Krasniqi

The post Kosova nuk e rrit çmimin e energjisë për 4 komunat në veri appeared first on Euronews Albania.

Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

By: user7
28 April 2025 at 07:42

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe. Tashmë, jo vetëm zona si ish-Blloku apo pranë qendrës historike e kryeqytetit, por edhe prona shtetërore te Komuna e Parisit, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe godina publike të transferuara si ish Agjencia Telegrafike e Lajmeve (ATSH) apo zona afër Liqenit Artificial pritet të shndërrohen në kantierë ndërtimi për struktura që do të arrijnë deri në 40 kate.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet e shitjes së apartamenteve në një prej projekteve luksoze që pritet të nisë, në zonën pranë Liqenit Artificial, kanë arritur në 10,000 euro për metër katror, një rekord absolut për tregun shqiptar. Sipas zhvilluesve të kontaktuar nga Monitor, çmimet reflektojnë standardin e lartë të këtyre njësive, të cilat janë të destinuara për një grup shumë të përzgjedhur blerësish elitë, si investitorë të huaj dhe individë me potencial të fortë ekonomik në tregun global.

Sipas tyre apartamentet në këto kulla nuk janë më thjesht njësi banimi, por janë konceptuar si suita rezidenciale, ambiente të mëdha dhe të sofistikuara, të projektuara me arkitekturë moderne, dhe materiale ndërtimi të klasit të parë. Këto projekte ofrojnë jo vetëm pamje panoramike dhe teknologji moderne ndërtimi, siguri të lartë kundër fatkeqësive natyrore, por edhe shërbime “premium”, përfshirë brande të hotelerisë më të njohur në Europë, dyqane moderne për tregtimin e mallrave dhe veshjeve luksoze, si ashensorë të dedikuar për emergjenca zjarri, lartësi kati deri në 4 metra, dhe hapësira të përbashkëta të llogaritura me standarde ndërkombëtare.

Përshpejtim i trendit të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve të rezidencave në kulla ka qenë progresive. Para çmimit të shitjes prej 10,000 euro për metër katror, më i lartë për shitje në kryeqytet, në fazat e para të zhvillimit të kullave u shënuan në vitet 2022-2023. Te kulla “Book Building” pas Sahatit të Tiranës, në vitet 2022–2023, apartamentet u shitën me çmime që nisnin nga 5,000 euro për metër katror sipas të dhënave të zyrës së shitjes për Monitor.

Te objekti pranë Presidencës, çmimet fillestare varionin nga 4,000 deri në 4,800 euro për metër katror. Te “Rainbow Center” (një godinë 7-katëshe, ku dy katet e para të saj funksionojnë si qendra tregtare), në ish-Bllok, çmimet arritën në 5,000 euro për metër katror. Te “Eyes of Tirana”, në fazën e parë të ndërtimit, çmimet për rezidencat u shitën mbi 3,500 euro për metër katror, ndërsa për ambientet komerciale mbi 6,000 euro -8, 000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave për vitin 2025, ndër zonat më të shtrenjta mbetet rruga “Brigada”, në zonën e ish Bllokut, ku çmimi i apartamenteve shkon në 5,000 euro për metër katror, për një nga objektet që është në fazë zhvillimi. Si krahasohet Tirana me kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor?

Për shitjen e pronave luksoze, tashmë Tirana ka kaluar çmimet mesatare të kryeqytetit kryesor të Ballkanit Perëndimor, duke u krahasuar vetëm me transaksione të rralla në rajon. Në Beograd është regjistruar një shitje rekord prej 11,811 euro për metër katror sipas raportit “Çmimet e pasurive të paluajtshme në Serbi 2025: Parashikimet”. Raporti evidenton se qendra historike e Beogradit mbetet zona më e shtrenjtë, me çmime mesatare për metër katror në zhvillimet e reja arriti në 3,941 euro, ndërsa mesatarja për ndërtesat e vjetra ishte 3,349 euro.

Ndërsa në Kroaci vetëm në rezidencat luksoze bregdetare çmimet shkojnë deri në 8,000 euro për metër katror sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania”. Në Malin e Zi, çmimet para krizës financiare dhe luftës në Ukrainë arritën edhe në 10,000 euro për metër katror, por më pas ranë ndjeshëm me humbjen e tregut rus. Aktualisht, çmimet janë ulur në 5,000–7,000 euro për metër katror.

“Çmimet e tregut reflektojnë kërkesën, zhvillimin ekonomik dhe fuqinë blerëse. Shqipëria, krahas Bosnjës, ofronte tradicionalisht çmime më të përballueshme, por në Tiranë po shohim një përjashtim për shkak të kërkesës së përqendruar në projekte elitare”, nënvizon zonja Dhami.

A po largohet Tirana nga realiteti i tregut vendas?

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut.

Me ndërtime luksoze që shkojnë përtej funksionit të banimit, Tirana duket se po përqendrohet në zhvillime të nivelit super të lartë, me fokus te blerësit elitarë dhe investitorët e huaj, ndërsa kërkesa për strehim po arrin të plotësohet vetëm te zonat periferike. Çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror. Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror. Po ashtu sipas Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të 2024-s.

Indeksi Fischer tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit. / Monitor

The post Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2 appeared first on Lapsi.al.

❌
❌