Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat

By: user 11
9 July 2025 at 10:25

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Një turist belg me iniciale Y. Z., duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” mendohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post 28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat appeared first on Lapsi.al.

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

6 July 2025 at 20:41

Autoritetet greke kundër Pastrimit të Parave kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, që u shpërndanë për vite të tëra përmes agjencisë greke, OPEKEPE.  Sipas raportimeve në mediat e vendit fqinj, hetimi nuk do të përqendrohet vetëm te fermerët përftues, por edhe të kushdo që […]

The post Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Festa për zbulimin e gjinisë sjell kaos, 200 persona të dehur në “Airbnb”

By: Besnik
6 July 2025 at 17:33

Një shtëpi me qira “Airbnb” është kthyer në rrëmujë totale pasi një festë për zbulimin e gjinisë doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në një “party” me mbi 200 persona të dehur.

Ngjarja ndodhi në fshatin e qetë anglez të Norden, në zonën Greater Manchester, ku pronari i një vile luksoze me 10 dhoma gjumi, vlerësuar rreth 635 mijë paund, u mashtrua nga një grup që pretendonte se po organizonte një festë të vogël familjare.

Matt Genesis, 33 vjeç, e kishte dhënë shtëpinë me qira përmes Instagram-it për vetëm tetë persona dhe me qëllimin e një “gender reveal”, por ajo që ndodhi tejkaloi çdo imagjinatë.

Brenda pak orësh, më shumë se 150 persona mbushën rrugën para vilës, me minibusë që vinin çdo 15 minuta, duke bllokuar hyrjet e shtëpive përreth dhe shqetësuar banorët lokalë.

Policia u detyrua të ndërhynte me furgonë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë për të kontrolluar situatën.

Ndërkohë, pronari mori vesh për incidentin nga fqinjët, por nuk mundi të monitoronte as kamerat e sigurisë, pasi ato ishin shkëputur nga organizatorët e festës.

Shtëpia pësoi dëme të shumta, përfshirë mobilje të thyera dhe llamba të rrëzuara, me një faturë dëmi që arrin në rreth 2 mijë paund.

Pas festës, tre persona u desh të punonin për 12 orë rresht për të pastruar rrëmujën.

Ngjarja është krahasuar me filmin e njohur “Project X” – një komedi adoleshentësh e vitit 2012, ku një festë në shtëpi përhapet në mediat sociale dhe përfundon me turmë të papërmbajtshme.

Shtëpia, e rinovuar së fundmi me një investim prej 200 mijë paundësh, përfshin luks si vaskë me hidromasazh dhe tavolina bilardoje – por tani, do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Çfarë është AirBnb? Si përdoret?

Airbnb, është një platformë për ndarjen e shtëpisë që bashkon mysafiret dhe mikpritësit e udhëtimeve, ju mund të regjistroheni në faqen e saj të internetit.

Duke përdorur Airbnb, ju merrni me qira shtëpi të mobiluara, të lira të përdoruesve të tjerë ose një dhomë në atë interval datash për përdorim.

Kjo praktikë ekziston që nga viti 2008, ajo është bërë e njohur në gjithe boten gjatë 2-3 viteve të fundit. Munde të merret një shtëpi me qira në baza ditore ose mujore, veçanërisht në resorte pushimi.

Ky opsion do t’ju lejojë të qëndroni në qendër të qytetit me një çmim shumë më të volitshëm se hoteli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa për zbulimin e gjinisë sjell kaos, 200 persona të dehur në “Airbnb” appeared first on Euronews Albania.

Abuzimi me tenderat e Universitetit Bujqësor/ SPAK merr të pandehur 28 persona

By: user7
28 June 2025 at 11:51

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur në gjyq 28 persona, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Mes të pandehurve ka pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, ndërsa bëhet me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas raportimeve, dosja po bëhet gati për tu dërguar për gjykim.

Në njoftimin e SPAK për lëshimin e masave të sigurisë, në shkurt të këtij viti, thuhet se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në atë fazë të hetimit ishin hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Prokuroria e Posaçme shprehej se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)

Sipas SPAK veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi.

Në njoftim thuhej se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

The post Abuzimi me tenderat e Universitetit Bujqësor/ SPAK merr të pandehur 28 persona appeared first on Lapsi.al.

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

24 June 2025 at 12:59

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri. Burime për mediat bëjnë me dije se Myzyri do të paraqitet të hënën (30 Qershor) në SPAK, së bashku me avokatin e tij Ermir Beta për t’u marrë në pyetje si i pandehur. Mësohet se ai është marrë […]

The post Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr te pandehur Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik

By: user7
24 June 2025 at 13:04

Prokuroria e Posaçme ka marr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Mësohet se Myzyri do të paraqet në SPAK të hënën më 30 qershor bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur.

Marrja e tij si i pandehur vjen në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera. Sipas informacioneve paraprake, nga hetimet rrjedhin dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, Myzyri ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës.

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike u paraqit më 7 prill 2025 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ndërsa u mor në pyetje. Atë ditë pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

The post SPAK merr te pandehur Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik appeared first on Lapsi.al.

Kapet 32-vjeçari në Elbasan/ Në kërkim për drogë, ndalohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

20 June 2025 at 12:49

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari.

Në momentin e ndalimit, ai iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po lëvizte me automjet, në drejtim të Elbasanit. Në Bradashesh, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e dyshuar, drejtuesi i të cilit ka paraqitur nga celulari i tij, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Tiranë, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

The post Kapet 32-vjeçari në Elbasan/ Në kërkim për drogë, ndalohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja në Fier/ Prokuroria finalizon hetimet për Grei Bihucin, dy të pandehur në gjyq

18 June 2025 at 09:56

Vranë shtetasin Grei Bihuci pas konfliktit të nisur në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, një prej të cilëve i mitur

Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.M. dhe K.M. për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

The post Vrasja në Fier/ Prokuroria finalizon hetimet për Grei Bihucin, dy të pandehur në gjyq appeared first on Sot News | Lajme.

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

By: Oldi
12 June 2025 at 22:28

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë zyrtarisht nën akuzë, në mes të muajit prill, gati 3 javë para zgjedhjeve, por ky lajm është mbajtur i fshehtë nga SPAK. Beci bashkë me 6 të pandehur të tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. […]

The post Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

9 June 2025 at 14:28

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij. Mediat raportojnë se Elvis Roshi është thirrur këtë të hënë në organin e akuzës, pasi në prani të avokatit të tij Andi Skënderi i është komunikuar marrja zyrtarisht si i […]

The post VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre” appeared first on BoldNews.al.

Ish-kryebashkiaku socialist merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK

By: fra nc
9 June 2025 at 14:11

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Roshi është thirrur këtë të hënë në organin e akuzës, ku në prani të avokatit të tij Andi Skënderi i është komunikuar marrja zyrtarisht si i pandehur.

Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik.

Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Elvis Roshi është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se më herët Gjykata e Durrësit ka pushuar një procedim penal ndaj tij për akuza të ngjashme.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, ish-kryebashkiakut iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e një tjetër hetimi që SPAK po zhvillon ndaj tij, kësaj here në kuadër të dyshimeve për krime zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-kryebashkiaku socialist merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK appeared first on Euronews Albania.

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

By: Oldi
6 June 2025 at 12:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë ku një 21-vjeçar nga Tirana është plagosur me thikë. I plagosuri, Devis Saliaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve që e kanë marrë në kujdes. Saliaj ka marrë plagën gjatë një incidenti për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje para policisë, pasi në momentin […]

The post Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 33-vjeçari/ Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë

4 June 2025 at 10:49

Në njoftimin zyrtar për mediat, blutë informojnë se Jetmir Moriqi nuk i është bindur efektivit të policisë për të ndaluar, madje vijoi të ecte më shpejt.

33-vjeçari i cili po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë në rrugën dytësore “Milot-Lezhë, ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore “Milot-Lezhë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Pas ndalimit të tij nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi J. M. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi”, informoi sot policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar tjetër. Adrian Haka (Cara) ra në pranga pasi po drejtonte motorin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. H. alias A. C., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi u kap në aksin rrugor “Mamurras- Laç”, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 33-vjeçari/ Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë appeared first on Sot News | Lajme.

“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës: Ju po mbroni…

By: Oldi
27 May 2025 at 22:21

Përmendja e një shtetaseje amerikane në dosjen e Ilir Metës i cili u mor i pandehur sot në SPAK, u kthye në çështje debati në studion e Top Story. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për emrin ‘Rebeka’ të përmendur në dosje, ndërsa u përfshi në debat me gazetaren Anila Hoxha.  Sipas avokatit ndaj […]

The post “Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës: Ju po mbroni… appeared first on BoldNews.al.

U mor i pandehur, Meta reagon sërish: Procesi do shkrihet si akullorja në vapë

By: Besnik
27 May 2025 at 21:11

Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasditen e kësaj të marte pasi iu komunikua se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se marrja si i pandehur nga SPAK sipas tij është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe “se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale”.

Meta shkruan se sipas tij ky proces do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës dhe thotë se Partia e Lirisë do të dalë shumë herë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.

Reagimi i plotë i Metës:

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.

Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vetë terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot.

Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vetë Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj.

Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj pres me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës.

Partia e Lirisë do të dalë shumë herë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar”, shkruan Ilir Meta në rrjete sociale.

Çfarë ndodhi me ish-çiftin Meta-Kryemadhi në SPAK! Gazetari Eni Ferhati tregon detajet pic.twitter.com/aWJop7mShq

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 27, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post U mor i pandehur, Meta reagon sërish: Procesi do shkrihet si akullorja në vapë appeared first on Euronews Albania.

U mor i pandehur nga SPAK/ Meta reagon nga burgu: Mezi pres të shkoj në gjyq

By: user 8
27 May 2025 at 18:05

Teksa SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, gazetarët kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë.

Ai është shprehur se mezi po pret të përballet me prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij, me task forcën e tyre kundër krimeve zgjedhore, i dhanë fitoren me 83 deputetë Partisë Socialiste.

Mera gjithashtu u shpreh se në sallën e gjyqit do të paraqesë prova se SPAK është një organizatë kriminale në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Meta shtoi se ky proces gjyqësor ndaj tij do të fitohet, ashtu siç sipas tij, janë fituar edhe proceset e tjera hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës.

“Duhet të isha në SPAK në orën 15:12 dhe çuditërisht askush nuk është paraqitur deri tani. Kam edhe hallin e avokatit tim Cakranit, që besoj se po humb kohën kot. Mezi po pres të shkoj dhe ti uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por sigurisht edhe me task forcën e tyre duke mos-vepruar kundër terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Rama që të jenë të përjetshëm.Të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Ramës, të inceneratorit që nuk ekziston. Mezi pres dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës dhe asgjë. Mezi po pres në sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, në mënyrë që të shikoni provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Dhe ky është një proces që do të fitohet, siç fitoi Presidenti Ilir Meta të gjithë proceset hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës”, tha Meta.

The post U mor i pandehur nga SPAK/ Meta reagon nga burgu: Mezi pres të shkoj në gjyq appeared first on Lapsi.al.

SPAK mbyll hetimet për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

By: V K
27 May 2025 at 11:43

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar  (SPAK), ka mbyllur hetimet për dosjen e lobimit në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

SPAK ka thirrur sot në 12:30 Monika Kryemadhin, e cila do të merret në pyetje në cilësinë e të pandehurës.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur.

SPAK do t’u komunikojë sot Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zyrtarisht 3 akuzat, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërkohë Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi, të cilët u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.

Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim, apo do të pushohet.

The post SPAK mbyll hetimet për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin appeared first on Albeu.com.

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin duke lënë dy të lënduar, arrestohet 58-vjeçari

15 May 2025 at 10:21

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili u përfshi në aksident me automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur, në Belsh. Ai u përplas me një motomjet dhe për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i këtij të fundit dhe pasagjeri që e shoqëronte.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme|, njofton policia.

The post Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin duke lënë dy të lënduar, arrestohet 58-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi

By: V K
14 May 2025 at 10:38

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka marrë të pandehur edhe administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi.

Burime për mediat, bëjnë se atij i është komunikar akuza ditën e djeshme për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

Bëhet fjalë për të njëjtin hetim, ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr ditën e djeshme në SPAK për t’iu komunikuar akuza.

Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së.

Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit të vitit kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi.

Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar, janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE.

SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish-anëtar i KVO vartës të Berberit.

Mësohet se hetimi për këtë dosje, ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi.

Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Të gjitha këto institucione, të cilat dyshohen për abuzime me prokurimet publike janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.

The post SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi appeared first on Albeu.com.

I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur

13 May 2025 at 14:57

Pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK.
Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe në janar si dhe muajin e kaluar.

The post I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌