Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

16 May 2025 at 16:41

Edhe pse erdhi e para, vota e diasporës po numërohet e fundit. Pjesa më e madhe e votave të tyre deri më tani ka shkuar për Partinë Socialiste, e cila ka marrë më shumë se 78 mijë vota, ose rreth 54% të totalit të votave që erdhën nga jashtë.

Deri pasditen e së premtes ishin numëruar dhe vlerësuar mbi 145 mijë fletë votimi (74%) nga totali i tyre prej 194.889 fletësh. Mbeten pa numëruar rreth 50 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, të cilat janë lënë më vete, për shkak të pretendimeve që lindën nga demokratët për votat e ardhura nga ky shtet.

I gjithë ky ngërç u shkaktua nga dyshimi se votat që vijnë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Më 13 maj Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Ky vendim i KAS-it nuk u zbatua deri pasditen e së premtes kur Celibashi lajmëroi zhbllokimin e procesit dhe vijimin e numërimit edhe të votave të Greqisë të shtunën, vendim i cili do të sjellë edhe rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta për nga sasia e votave nga jashtë kufijve, me rreth 40 mijë e 600 vota (28%) të totalit; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e treta për nga votat e marra me 11 mijë e 700 mijë; e katërta listohet Partia Mundësia me mbi 5 mijë vota, rreth 3.73%.

Partitë, të cilat kanë marrë më shumë vota nga diaspora, janë ato të cilat kanë kryer më shumë takimet jashtë vendit me emigrantët.

Kujtojmë këtu PS-në, e cila realizoi mitingje të fryra në Londër, Athinë, Milano etj. Njëjtë edhe Shqipëria Bëhet ka konfirmuar më herët për Citizens 17 takime jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, “Mundësia” një konventë në Bresica të Italisë dhe një të tillë në Londër.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ka organizuar disa takime tepër modeste në Itali. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të marrë vetëm 3857 vota, ose 2.68% të totalit.

Edhe pse Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet priste që vota e diasporës ta ndihmonte për marrjen e mandatit të Fierit, duke e çuar në dy numrin e mandateteve në këto zgjedhje, kjo duket se nuk do të ndodhë, vetëm nëse votat që vijnë nga Greqia të përmbysin rezultatin.

“Patronazhimi” i votës së diasporës, por edhe propaganda e rrjeteve sociale të një “Shqipërie turistike”, janë elementë që janë artikuluar nga zëra të ndryshëm që janë intervistuar edhe më herët në podkastet e Citizens.

“Më erdhi me mesazh ai formulari që i është dërguar administratës, për të dhënë me detyrim sesa njerëz kanë në diasporë, djalë xhaje, djalë halle, që nesër ti bëjnë mënyra presioni” është shprehur më herët Florian Haçkaj, një nga iniciuesit e nismës për finalizimin e votës së diasporës.

Më tej Haçkaj ka komentuar se takimet me autobuzë të nisur nga Shqipëria për në takimet e diasporës të kryeministrit janë financuar nga taksat e qytetarëve.

Duket se përveç PS, e cila ka marrë një mandat nga vota e diasporës, përpjekjet e partive të reja për besimin nga përtej kufijve kanë dështuar, edhe pse vota e diasporës është kërkuar pikërisht prej tyre më shumë.

Vota e diasporës është penguar si proces për vite me radhë nga partitë e tranzicionit, duke menduar se do të ndikonin rezultatin, pritshmëri e cila ra poshtë.

Ashtu siç e kishte parashikuar edhe më herët analisti Blendi Ceka, sa i përket votës së diasporës, ku ai theksoi se takimet duhet të jenë të orientuara drejt qarqeve zgjedhore specifike, pasi shpërndarja e votave në nivel kombëtar ka pak ndikim në rezultat.

“Takimet nëpër qytete që mbledhin diasporën ose emigrantët atje, nga pikëpamje eficencës së votës janë minimale, pasi mund të ketë diferenca në votat që marrin, por të kthehen në mandate është e vështirë,” ka artikuluar më herët Çeka.

The post Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Berisha: Vota e diasporës është manipuluar, zarfat u përdorën në mënyrë kriminale

By: fra nc
11 July 2025 at 13:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar procesi i votimit nga diaspora. Në një deklaratë për shtyp, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “armik të egër të shqiptarëve jashtë vendit”, duke e krahasuar qëndrimin e tij ndaj votës së emigrantëve me sjelljet e diktatorëve në histori.

“Duhet të them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Edi Ramës apo i Ramaduros ndaj votës së diasporës kalon çdo qëndrim të cilitdo diktatori tjetër në histori. Por shtypja që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, tregon se është një armik i egër i shqiptarëve”- tha Berisha.

Ai njoftoi se tashmë është në një fazë të re të këtij procesi, duke akuzuar qeverinë për manipulim të drejtpërdrejtë të zarfeve që u dërguan përmes DHL.

“Tani jemi përsëri në fazën ku DHL e qeverisë ka dorëzuar zarfat. Këtu kemi të bëjmë me zarfa që i adresohen një personi të caktuar”- tha ai.

“Shikoni firmat që ka vendosur personi V., sikur gjoja e ka marrë personi V. Zarfat e diasporës kanë firma, zhgarravina të manipuluara. Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan te qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër që i përdori ato për PS-në”-vijoi kreu i PD-së.

Berisha tha se përpjekjet e Ramës për të shmangur vëmendjen publike nga kjo çështje janë të kota, pasi sipas tij, opozita nuk do ta njohë këtë proces.

“Rama, sado të mundohet ta largojë vëmendjen nga kjo farsë, kjo s’do të thotë që ne do t’i njohim. Ai ka vetëm një mbrojtës, që quhet Altin Troplini”- përfundoi Berisha.

The post Berisha: Vota e diasporës është manipuluar, zarfat u përdorën në mënyrë kriminale appeared first on Euronews Albania.

PD kërkesë KQZ-së: Duam pamjet filmike për të gjitha zarfet e diasporës dhe QV

By: user 5
4 July 2025 at 19:31

Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike nga të gjitha qendrat e votimit në vend, si dhe informacion të detajuar mbi mënyrën e kthimit të zarfeve të votave të diasporës, nëse janë dorëzuar dorazi apo përmes kanaleve të autorizuara si DHL.

Në këtë kërkesë, PD ka përfshirë edhe një ankesë kundër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar se jo vetëm nuk ka vënë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe se një pjesë e pamjeve filmike rezulton me ndërprerje, veçanërisht në pjesët ku zhvillohet procesi i numërimit të votave, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të qëllimshme.

Për kërkesën është vënë në dijeni edhe misioni i OSBE/ODIHR, ndërsa dokumenti është dorëzuar zyrtarisht nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri. Kërkesa pritet të shqyrtohet në vijim nga KQZ.

The post PD kërkesë KQZ-së: Duam pamjet filmike për të gjitha zarfet e diasporës dhe QV appeared first on Lapsi.al.

Paralajmërim për mërgimtarët që udhëtojnë përmes Kroacisë këtë fundjavë, priten bllokime të mëdha trafiku

3 July 2025 at 23:31

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka publikuar një njoftim me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për mërgimtarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes Kroacisë gjatë fundjavës.

Sipas autoriteteve kroate, të shtunën më 5 korrik 2025, në kryeqytetin Zagreb do të mbahet një koncert gjigant në ajër të hapur, ku pritet pjesëmarrja e rreth 500 mijë vizitorëve. Ngjarja do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin rrugor, jo vetëm në vetë Zagrebin por edhe në autostradat kryesore që çojnë drejt tij.

Rrugët që pritet të jenë më të ngarkuara janë:

Autostradat A2, A3 dhe A4 që lidhin Zagrebin me drejtimet tjera;

Autostradat A1 dhe A6, nga jugu drejt kryeqytetit;

Rruga anësore e Zagrebit.

Autoritetet kroate paralajmërojnë se trafiku do të jetë shumë i ngarkuar nga data 4 deri më 6 korrik, sidomos gjatë natës nga e shtuna në të dielën.

Brenda qytetit, përveç trafikut të dendur të automjeteve dhe këmbësorëve, do të ketë edhe bllokime rrugësh për shkak të masave të përkohshme të rregullimit të trafikut.

“Duke pasur parasysh bllokimin e pritur në rrugët kryesore, ne këshillojmë të gjithë turistët që planifikojnë udhëtime rrugore përmes ose nëpër Zagreb – qoftë gjatë rrugës për në destinacionet turistike kroate ose duke u kthyer nga destinacionet kroate në vendet e tyre të origjinës – të planifikojnë udhëtimet e tyre një ose më shumë ditë para të shtunës, 5 korrik 2025. Ne gjithashtu rekomandojmë të qëndroni të informuar duke kontrolluar përditësimet e trafikut në anglisht në Programin e Dytë të Radios Kroate, nëpërmjet faqes së internetit HAK dhe aplikacionit Croatia Traffic Info”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet e përmendura, si dhe rrugët alternative të udhëtimit, mund të gjenden në faqet e internetit të Klubit Kroat të Automobilave (HAK)
https://www.hak.hr/vijest/2345/koncert-promet-zagreb-2025
(https://www.hak.hr/info/stanje-na-cestama?lang=en…)

The post Paralajmërim për mërgimtarët që udhëtojnë përmes Kroacisë këtë fundjavë, priten bllokime të mëdha trafiku appeared first on Telegrafi.

74-vjeçarja nga Kosova dënohet për mashtrime të shumëfishta në Zvicër, kishte fshehur pasuri prej rreth 350 mijë frangash

21 June 2025 at 22:51

Një grua 74-vjeçare me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kantonin Aargau të Zvicrës, është shpallur fajtore për mashtrime të shumëfishta dhe fshehje të të ardhurave.

Ajo është dënuar me një gjobë dhe dënim me para me kusht, pasi kishte përfituar ndihma financiare nga shteti, për të cilat nuk kishte të drejtë.

Sipas autoriteteve zvicerane, në vitet 2013 dhe 2014, gruaja dhe bashkëshorti i saj – i cili tashmë ka ndërruar jetë – kishin dështuar të deklaronin në formularin tatimor një listë të investimeve, duke fshehur një pasuri në vlerë prej 349 mijë frangash. Kjo fshehje kishte rezultuar në një vlerësim të rremë tatimor.

Si pasojë, çifti kishte përfituar ulje të primit të sigurimeve shëndetësore për vitet 2016 dhe 2017. Gruaja kishte marrë 741.60 franga për vitin 2016 dhe 874.80 franga për vitin 2017, ndihma këto të bazuara në deklarata të pasakta tatimore, njofton Aargauer zeitung.

Prokuroria e kantonit e ka shpallur tani gruan fajtore për mashtrim të shumëfishtë dhe e ka dënuar me një gjobë me kusht prej 60 ditësh pune me vlerë 30 franga në ditë (në total 1,800 franga), si dhe me një gjobë shtesë prej 400 frangash. Ajo gjithashtu duhet të paguajë 900 franga për shpenzimet procedurale.

Si zbulohen rastet e fshehjes së pasurisë në Zvicër?

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Financave në Aargau, Roland Hofer, rastet e dyshimeve për fshehje të pasurisë zakonisht zbulohen gjatë procesit të vlerësimit të tatimeve nga administrata komunale tatimore.

Këto dyshime mund të lindin nga raportime të brendshme, mospërputhje në deklaratat tatimore, apo edhe nëse një person e denoncon vetveten.

Nëse dyshohet për evazion tatimor të mëhershëm, rasti i përcillet Administratës Tatimore Kantonal, e cila mund të hapë një procedurë të tatimit shtesë që lejon rishikimin e deklaratave për deri në 10 vite mbrapa, por që duhet të përfundojë jo më vonë se 15 vjet nga viti tatimor në fjalë.

Në rastin konkret, kjo procedurë u iniciua në vjeshtën e vitit 2022 dhe zbardhi fshehjen e të ardhurave nga çifti kosovar.

Çdo pasuri e patreguar, pavarësisht sa vite kanë kaluar, mund të zbulohet dhe të sjellë pasoja serioze ligjore në Zvicër./Telegrafi/

The post 74-vjeçarja nga Kosova dënohet për mashtrime të shumëfishta në Zvicër, kishte fshehur pasuri prej rreth 350 mijë frangash appeared first on Telegrafi.

Opinion: Përtej remitencave, fuqia transformuese e diasporës së Kosovës

20 June 2025 at 14:20

Po afrohet ajo periudhë e vitit kur Kosova gjallëron, aeroportet mbushen me përqafime të ngrohta, rrugët zhurmojnë nga zërat e fëmijëve, kur qytetet dhe fshatrat tona marrin jetë e lulzojnë përsëri. Nga fundi i qershorit deri në mesin e gushtit, me valixhe të mbushura dhe fëmijë që flasin një shqipe të përzier me gjermanishte a frangjishte, me lot gëzimi në sytë e prindërve e gjyshërve, mijëra bashkatdhetarë kthehen për disa javë në mëmëdhe. Ky rit i përvitshëm na kujton se rrënjët nuk shkulen lehtë, se kujtimet janë më të fuqishme se sa lluksi mesdhetar. Është sezoni i rikthimit të diasporës – asaj pjese të shpërndarë të kombit që, përveç remitancave dhe dhuratave, sjell edhe jetë e gjallëri, sjell ide të reja, përvoja nga tregje të zhvilluara dhe një dëshirë të sinqertë për të dhënë diçka më shumë vendit nga i cili, ata apo prindërit e tyre ishin larguar.

Në vitet 90’ta, diaspora ishte një nga shtyllat që mbajti gjallë arsimin në gjuhën shqipe, mbështeti sportin paralel dhe mjeksinë familjare “Nëna Terezë”,  si dhe financoi lëvizjen për çlirimin e vendit. Pas përfundimit të luftës, ajo kontribuoi fuqishëm në rimëkëmbjen e Kosovës. Sot, sfidat janë të tjera, por edhe potenciali është shumë më i madh. Diaspora e sotme nuk është vetëm më e pasur financiarisht, por edhe intelektualisht; ajo është më e arsimuar, më e integruar dhe më e lidhur me botën. Brezi i dytë dhe i tretë i mërgimtarëve nuk janë më thjesht “fëmijët e emigrantëve”, por profesionistë, sipërmarrës, artistë e mendje të hapura që mund të jenë ambasadorët më të mirë të Kosovës në vendet ku jetojnë e veprojnë.

Për një kohë të gjatë, kontributi i diasporës shqiptare është parë kryesisht përmes remitencave që ajo sjell në vend. Të dhënat e publikuara nga Instituti GAP, të bazuara në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se remitencat kanë shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë dhjetë viteve të fundit – nga 665 milionë euro në vitin 2015 në 1.35 miliardë euro në vitin 2024, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të diasporës në ekonominë vendore. Megjithatë, një qasje e tillë e thjeshtësuar nuk e pasqyron plotësisht rolin dhe potencialin e vërtetë të disaporës. Në kohën kur Kosova përballet me sfida serioze ekonomike dhe demografike, diaspora nuk duhet parë thjesht si një burim financiar, por si një pasuri strategjike e pashftyrëzuar dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe transformim shoqëror.

Sot, anëtarët e  diasporës po kalojnë nga roli tradicional i përkrahësve financiarë në aktorë aktivë të zhvillimit. Ata po investojnë në biznese, po promovojnë turizmin kulturor, po nxisin bashkëpunime ndërkombëtare dhe po kontribuojnë në formësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Rastet e suksesit janë të shumta dhe domethënëse. Nga “Stone Castle”, një nga kantinat më të mëdha të verës në rajon, te “Sunny Hill Festival”, që tërheq mijëra vizitorë dhe e vendos Kosovën në hartën ndërkombëtare të muzikës; nga Frutomania, që eksporton lëngje natyrale, te Menakon, kompania e specializuar në përpunimin e drurit, e deri te KosICT, konferenca më e madhe teknologjike në vend, janë dëshmi e një vizioni të ri dhe të një përkushtimi për zhvillim të qëndrueshëm në vendlindje. Mjafton që institucionet ta kuptojnë këtë potencial dhe të krijojnë ura të qëndrueshme bashkëpunimi.

Ky ndikim nuk kufizohet vetëm tek gjenerata që emigroi, por po bartet dhe riformësohet nga brezat e rinj që kan lindur e janë rritur jashtë vendit.  Ndryshe nga gjenerata e parë, që Kosovën e përjeton si shtëpinë që e ka lanë pas, brezi i ri po rritet midis dy realiteteve: vendit të lindjes dhe origjinës familjare. Për ta, Kosova është më shumë se një destinacion pushimi, është një pjesë e identitetit, një mundësi për të ndërtuar ura dhe për të kontribuar në zhvillim.

Me përvoja ndërkulturore, etikë të lartë pune dhe qasje në tregjet ndërkombëtare, kjo gjeneratë përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për Kosovën. Megjithatë, ky potencial rrezikon të mbetet i pashfrytëzuar në mungesë të një strategje institucionale të qëndrueshme që ofron mundësi reale për përfshirje afagjatë dhe kuptimplotë.

Për të kaluar nga falënderimet simbolike në veprime konkrete, është jetike që diaspora të trajtohet si kapital njerëzor strategjik. Kjo nënkupton thjeshtimin e procedurave për investime, krijimin e platformave digjitale për informim dhe rrjetëzim, si dhe ofrimin e mundësive reale për përfshirje ekonomike, kulturore dhe arsimore.

Qasja gjithpërfshirëse duhet të fokusohet, nga njëra anë, tek fëmijët dhe të rinjtë e diasporës për të forcuar lidhjen e tyre emocionale dhe identitare me Kosovën, dhe nga ana tjetër, tek gjeneratat e rritura, për të nxitur përfshirjen e tyre profesionale dhe tërheqjen e investimeve. Për të rinjtë, kampet verore në Kosovë dhe hapja e qendrave kulturore në vendet me praninë më të madhe të diasporës do të ofronin mundësi për të mësuar gjuhën, historinë dhe kulturën përmes kurseve, ekspozitave, performancave artistike dhe ligjëratave. Po ashtu, është e rëndësishme që hapësirat në ambasada dhe konsulata të shndërrohen në qendra interaktive që nxisin përfshirjen kulturore dhe sociale.

Ndërkohë, për investitorët potencialë nga diaspora, duhet thjeshtuar procedurat burokratike dhe ndërtuar platforma digjitale të dedikuara për informim, rrjetëzim dhe përfshirje konkrete në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pa një qasje të tillë proaktive, ekziston rreziku që brezi i ri të shkëputet në heshtje nga vendlindja e prindërve të tyre, duke humbur ndjenjën e përkatësisë, dhe me të, edhe një mundësi të rrallë për ta afruar më shumë diasporën me Kosovën.

Nuk është nevoja të shpikim rrotën – shumë vende tashmë kanë ndërtuar modele të suksesshme. Azerbajxhani mobilizon të rinjtë përmes kampeve verore; Gjeorgjia krijon forume gjithëpërfshirëse me komunitetin e jashtëm; Armenia mbështet startup-et e diasporës përmes granteve; ndërsa Irlanda dhe Algjeria investojnë në edukim dhe promovim kulturor.

Këto modele dëshmojnë se lidhja emocionale me atdheun mund të përkthehet në angazhim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, për sa kohë që mbështetet nga një infrastrukturë institucionale e menduar mirë dhe e zbatuar me përkushtim. Në këtë drejtim, në qendër të përpjekjeve të Kosovës duhet të jetë hartimi dhe zbatimi i një politike kombëtare për diasporën, një politikë që përcakton objektiva të qarta afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, dhe që parashikon ndërhyrje konkrete e të koordinuara përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me pjesëmarrjen aktive të vetë diasporës.

Krijimi i besimit mes shtetit dhe diasporës, i ndërtuar mbi  një analizë të thelluar të dinamikave dhe mbi objektiva të mirëpërcaktuara të angazhimit, është thelbësore për një partneritet të suksesshëm. Kjo qasje duhet të përfshijë edhe nivelin lokal, ku angazhimi i diasporës mund të integrohet në planet zhvillimore të komunave, përmes iniciativave që forcojnë lidhjen me komunitetin lokal.

Kosova ka gjithçka që i nevojitet: diasporë të përkushtuar, ide të qarta dhe potencial të jashtëzakonshëm. Ajo që mungon është vizioni politik dhe idetë e qarta për ta kthyer këtë potencial në një fuqi të vërtetë zhvillimore.

Shkruar nga: Rexhep Ahmetaj

 

 

The post Opinion: Përtej remitencave, fuqia transformuese e diasporës së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Xhemal Gjunkshi kërkon pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

By: user 5
17 June 2025 at 18:59

Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës, pasi dështoi të hapte kutitë e pjesshme të Dibrës.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike thotë se ato do përdoren vetëm për qëllime verifikimi brenda kuadrit ligjor. Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të mërkurën e 11 Qershorit kërkesën e tij për të hapur disa kuti në qarkun e Dibrës.

Ai pretendon të renditet i pari në listën e hapur në këtë qark, pavarësisht se një rinumërim i disa kutive ngushtuan diferencën mes tij dhe Perparim Spahiut nga 120 në 56.

The post Xhemal Gjunkshi kërkon pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës appeared first on Lapsi.al.

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

12 June 2025 at 15:21

Në përfundim të procesit të transportimit të votës së diasporës, kompania postare DHL ka prerë fatura tatimore dhe i kërkon KQZ së vlerën e plotë të kontratës prej 9,2 milion euro. Faturat janë të pa detajuara, por janë thjesht të ndarë në muaj e dërgim/kthim, jo me numra konkrete se sa dërgime e kthime, e aq […]

The post Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë appeared first on BoldNews.al.

“Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”, temë diskutimi mes akademikëve të Tiranës dhe Prishtinës

TIRANË, 7 qershor/ATSH/  “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008” ishte tema e konferencës shkencore mbajtur në Prishtinë dhe organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Tiranë, pjesë e Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.
Nga Instituti i Historisë, Tiranë (ASHSH), morën pjesë drejtori i këtij instituti prof. dr. Hamit Kaba, akad. Marenglen Verli; akad. Beqir Meta; prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. Ledia Dushku, prof. asoc. Gjon Boriçi, dr. Eduart Caka, prof. asoc. Sali Kadria, dr. Eralba Çiraku, dr. Jorina Verli.
Konferencën e hapi drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, Teuta Shala-Peli. Ajo e vuri theksin në rolin jetik të diasporës si zë i çështjes kombëtare në botë dhe në fund të fjalës së saj e vlerësoi veprimtarinë për rëndësinë që ka në ndriçimin e çështjeve kombëtare.
Drejtori i Institutit të Historisë, Tiranë, prof. dr. Hamit Kaba, në fjalën përshëndetëse nënvizoi se diaspora ka qenë katalizator për ruajtjen e identitetit dhe interesave kombëtare. Ai theksoi ndër të tjera nevojën e studimeve të plota gjatë gjithë historisë shqiptare si faktorë urëlidhës i shqiptarëve me shtetin amë.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe prof. dr. Skënder Hasani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (Shkup). Ai vlerësoi rolin e diasporës si bartëse e kujtesës kolektive, si dhe për ndikimin në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare.
Prof. dr. Hamit Kaba mbajti kumtesën me temën “Emigracioni shqiptar në SHBA gjatë Luftës së Ftohtë, raportet me vendin e lindjes dhe origjinën.
Akademiku Marenglen Verli mbajti kumtesën me temën “Konferenca e paqes e Parisit dhe qëndrimet e diasporës dhe komiteti MKK për çështjet e Kosovës. Akademiku Beqir Metaj mbajti kumtesën me temën “Qëndrimi i federatës panshqiptare “Vatra” ndaj zhvillimeve në Shqipëri në Shqipëri në vitin 1921.
Prof. dr. Romeo Gurakuqi mbajti kumtesën me temën “Delegacionet e qeverisë së Durrësit dhe qeverisë së Tiranës në Bisedimet e Paqes në Paris 1919-1921.  Prof. asoc. Gjon Boriçi referoi studimin për problematikat e diasporës dhe emigracionit politik shqiptar në periudhën e luftës së ftiohtë 1945-1959.
Prof. Ledia Dushku mbajti kumtesën me temën “Atdheu jashtë kufijve, diplomacia e diasporës dhe strategjitë e mobilizimit kombëtar 2012-2020”.
Gjithashtu, paraqitën kumtesa: dr. Eduart Caka për mërgatën e shqiptarëve të Egjiptit dhe diasporën shqiptare të Amerikës; prof. asoc. Sali Kadria për kolonitë shqiptare të Egjiptit dhe pikëpamjet përfaqësuese të tyre për çështjet kombëtare; dr. Eralba Çiraku paraqiti kumtesën “Dokumente diplomatike për dëbimin dhe masakrat serbo-malazeze ndaj popullsisë shqiptare në vitet 1912-1913; dr. Jorina Verli paraqiti kumtesën me temën “Emigracioni politik dhe diaspora për çështjen Kosovës midis dy luftërave botërore-rasti Bedri Pojani”.
Gjatë katër seancave të kësaj konference, rreth 50 studiues trajtuan rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në raport me çështjen kombëtare dhe zhvillimet e Kosovës gjatë periudhës 1912–2008.

The post “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”, temë diskutimi mes akademikëve të Tiranës dhe Prishtinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave konferencë në Prishtinë, në fokus diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Akademia Shqiptare e Shkencave ka mbajtur në Prishtinë në datat 3 dhe 4 qershor, konferencën shkencore me temë “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”.

Kjo veprimtari u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Tiranë, pjesë e Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.

Nga Instituti i Historisë, Tiranë (ASHSH), morën pjesë drejtori i këtij instituti prof. dr. Hamit Kaba, akad. Marenglen Verli; akad. Beqir Metaj; prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. Ledia Dushku, prof. asoc. Gjon Boriçi, dr. Eduart Caka, prof. asoc. Sali Kadria, dr. Eralba Çiraku, dr. Jorina Verli.

Konferencën e hapi drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, Teuta Shala-Peli. Ajo e vuri theksin në rolin jetik të diasporës si zë i çështjes kombëtare në botë dhe në fund të fjalës së saj e vlerësoi veprimtarinë për rëndësinë që ka në ndriçimin e çështjeve kombëtare.

Drejtori i Institutit të Historisë, Tiranë, prof. dr. Hamit Kaba, në fjalën përshëndetëse nënvizoi se diaspora ka qenë katalizator për ruajtjen e identitetit dhe interesave kombëtare. Ai theksoi ndër të tjera nevojën e studimeve të plota gjatë gjithë historisë shqiptare si faktorë urëlidhës i shqiptarëve me shtetin amë.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe prof. dr. Skënder Hasani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (Shkup). Ai vlerësoi rolin e diasporës si bartëse e kujtesës kolektive, si dhe për ndikimin në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare.

Gjithashtu, paraqitën kumtesa: dr. Eduart Caka për mërgatën e shqiptarëve të Egjiptit dhe diasporën shqiptare të Amerikës; prof. asoc. Sali Kadria për kolonitë shqiptare të Egjiptit dhe pikëpamjet përfaqësuese të tyre për çështjet kombëtare; dr. Eralba Çiraku paraqiti kumtesën “Dokumente diplomatike për dëbimin dhe masakrat serbo-malazeze ndaj popullsisë shqiptare në vitet 1912-1913; dr. Jorina Verli paraqiti kumtesën me temën “Emigracioni politik dhe diaspora për çështjen Kosovës midis dy luftërave botërore-rasti Bedri Pojani”.

Gjatë katër seancave të kësaj konference, rreth 50 studiues trajtuan rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në raport me çështjen kombëtare dhe zhvillimet e Kosovës gjatë periudhës 1912–2008.

Nga konferenca në Prishtinë e organizuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave
1 nga 7

/a.f/

The post Akademia e Shkencave konferencë në Prishtinë, në fokus diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – KQZ ndryshon rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga diaspora

PRISHTINË, 5 qershor /ATSH/ – Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores Zgjedhore sa i përket regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës.

Ndryshimi i parë ka të bëjnë mbi regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, ku të njëjtit tani e tutje duhet që regjistrimin ta bëjnë me fotografi në kohë reale përmes platformës së KQZ-së.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me dërgimin e fletëvotimit përmes postës te secili mërgimtar që regjistrohen për të votuar dhe jo shkarkimi i tyre përmes platformës elektronike.

Megjithëse këto ndryshime u thanë se përmbajnë kosto më të lartë buxhetore, u theksua se e njëjta do të rrisë integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo rregullore do të vlejë edhe për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato do të mbahen, raporton KosovaPress.

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, tha se nevoja e plotësim-ndryshimit të kësaj rregulloreje është ngritur si pasojë e dilemave në lidhje me integritetin e procesit zgjedhor jashtë vendit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Këtë rregullore e mirëpriti edhe anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, pavarësisht se kjo do të ketë një kosto më të lartë buxhetore.

Pavarësisht kostos së kësaj rregullore, nevojën e miratimit të saj e theksoi anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Edhe anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samiti Hamiti, tha se kjo rregullore do të rritë integritetin e procesit zgjedhor.

Dilema për zbatimin e kësaj rregullore nga ana e sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, ngriti kryetari i këtij institucioni Kreshnik Radoniqi, i cili edhe abstenoi në votimin e saj.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor, tha se atyre iu mbetet implementimi i kësaj rregulloreje.

/Kosovapress/

The post Kosovë – KQZ ndryshon rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga diaspora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

3 June 2025 at 20:55

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private DHL në Firence të Italisë. Ngjarja ka marrë përmasa politike, me figura të njohura të opozitës që e akuzojnë se ka qenë i përfshirë në manipulimin e votave të emigrantëve për […]

The post Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB appeared first on BoldNews.al.

Vota e diasporës, DHL: Procesi u realizua 92%, i pakompromentueshëm nga interesi financiar dhe politik

By: redi
2 June 2025 at 20:21

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me operacionin e transportit të votave të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit. Ajo e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm në 85 vende të botës, duke dhënë edhe shifrat. KQZ e kritikoi zgjedhjen e kompanisë që caktoi nënkontraktor, por kompania njoftoi sot se “nën moton “Connecting People, Improving Lives”…

Source

Noka: Demokratë në Angli e Greqi futën GPS në zarfe, votat janë atje këtu u numëruan

By: user 6
29 May 2025 at 22:13

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka treguar një tjetër provë që sipas tij tregon se si vota e diasporës është manipuluar. Noka pohoi se mbështetës të Partisë Demokratike në Angli dhe Greqi kanë futur GPS në zarfet ku kanë qenë votat e tyre, por sipas asaj që tregon GPS, akoma ndodhen në këto vende, pa ardhur në Shqipëri.

“Ne kemi paraqitur fakte pa fund. Disa mbështetës tanët kanë votuar në seri në grup në Angli, kemi degë të organizuar atje. Këto zarfe i kanë nisur me GPS. E konfirmoj këtë, prandaj kam një person në Britani. Konfirmoj që gjithë votat e tyre sot e kësaj dite janë në Londër, asnjë nuk ka ardhur në Shqipëri, Taulanti i ka numër këto vota këtu.

E njëjta situatë është në Selanik. Minimalisht 500 votues kanë futur GPS brenda zarfit dhe sot e kësaj dite, të konfirmuar, vazhdojnë të mbeten atje, ska ardhur asnjë në Shqipëri. Ndërkohë, gjatë numërimit, si psh në një grup zarfesh të Beratit për votat e Diasporës, kishim 99% për PS. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhte kështu” – tha Noka. /LAPSI.al

The post Noka: Demokratë në Angli e Greqi futën GPS në zarfe, votat janë atje këtu u numëruan appeared first on Lapsi.al.

“Si i gjeti?”, Lapaj nxjerr provat: PS kishte në dorë të dhënat e votuesve të Diasporës

28 May 2025 at 20:02

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale, hedh dyshime se Partia Socialiste ka tjetërsuar votën e Diasporës.

Sipas Lapajt, PS ka pasur në posedim listat e shqiptarëve që votuan nga jashtë, por edhe numrat e telefonit dhe adresat e tyre. Ai po ashtu publikon rastin e një emigranti nga Anglia, i cili sipas Lapajt është kontaktuar nga një numër telefoni britanik ne emër të një kandidati socialist.

“Ku i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora? Nga procesi ynë faktmbledhës rezulton se PS ka kontaktuar në forma të ndryshme ndër të cilat dhe me mesazhe votuesit e regjistruar nga diaspora.  Në rastin që po paraqes rezulton që numri +44 74 11 505458 në emër të PS dhe njërit prej deputetëve të saj të ketë kontaktuar shqiptarët e Anglisë para zgjedhjeve të dt. 11 maj duke treguar se përveçse kanë pas informacion që këta shtetas kanë qenë të regjistruar si votues nga jashtë kanë pasur dhe kontaktet e tyre të telefonit. Rezulton që u kanë ditur emrat, numrat e telefonit dhe adresat”, shkruan Lapaj.

Në vijim, drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, shton se pyetjet që ngremë tashmë janë krejt të thjeshta dhe i listron si më poshtë:

1. Nga i kanë marrë të dhënat Partia Socialiste dhe deputetët e saj?

2. Dhënia e numrave, adresave të votuesve të regjistruar nga jashtë a shkelin të dhënat personale të këtyre shtetasve?

3. Dhënia e të dhënave personale të votuesve te një forcë politike dhe jo te të tjerat a është cenim i procesit të rregullt për zgjedhje të lira dhe të ndershme?

The post “Si i gjeti?”, Lapaj nxjerr provat: PS kishte në dorë të dhënat e votuesve të Diasporës appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Duhet të krijohet front të përbashkët me diasporën kundër këtij regjimi

By: user7
28 May 2025 at 13:09

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje. Berisha tha se duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë kundër qeverisjes që e etiketon si regjim. Ai shtoi se qeveria poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër dhe mendon se mund të imponojnë një farsë të tillë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto janë vetëm një pjesë. Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen. Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar. Sot ka shqiptarë të zemëruar. Sot ka shqiptarë të zhgënjyer. Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë. Dhe kjo luftë do fillojë. Të mos kujtojë kush kurrë se një kriminel si Edi Rama, një kryehajdut i këtij kombi si Edi Rama, një kryebandit i këtij kombi si Edi Rama, do mund t’u imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë, atyre që i besojnë lirisë. Dhe këto janë fillimi.

Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë. Por, tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla. Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë. Çdo ditë këtu do njiheni. Ka farsë më të turpshme se kjo? Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre.

Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë. Ky regjim duhet të luftohet në çdo skaj të këtij vendi dhe në çdo skaj të botës. Ky regjim poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër. Ata që mendojnë se mund të imponojnë një farsë të tillë shqiptarëve, gabohen rëndë. Ne jemi këtu për ta dokumentuar atë, por ne do qëndrojmë me çdo çmim për të vërtetën dhe mbrojtjen e saj.

The post Berisha: Duhet të krijohet front të përbashkët me diasporën kundër këtij regjimi appeared first on Lapsi.al.

Rama për Topallin:U rikthye si Doruntina dhe vajtonte me të madhe ku, ku, e mjera unë

By: user 5
26 May 2025 at 19:48

Përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste, Rama nuk ka kursyer ironitë për ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave.

Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit.

Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë.

Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues.

Pra ne jemi vajtësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë dhe isombatajtësit e saj të kënetave mediatike s’ia kanë haberin gjëkundi si punohet me diasporën”, u shpreh Rama.

The post Rama për Topallin:U rikthye si Doruntina dhe vajtonte me të madhe ku, ku, e mjera unë appeared first on Lapsi.al.

Tre shqiptarë humbin jetën në një aksident trafiku në Koblenz të Gjermanisë

25 May 2025 at 19:19

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë.

Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”.

The post Tre shqiptarë humbin jetën në një aksident trafiku në Koblenz të Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

11 maji/ PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve: Mungesë provash për…

24 May 2025 at 15:46

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ për Qarkun Kukës.

Demokratët pretendojnë se kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qendrat e Votimit të Qarkut Kukës.

Ankimimi I PD për Qarkun Kukës:

Në Qarkun Kukës, përdorimi i administratës publike dhe shtetërore si “makineri zgjedhore” ka qenë i përhapur dhe intensiv, duke krijuar një mjedis krejtësisht jo-transparent dhe të pabarabartë. Së pari, institucionet që duhet të jenë neutrale në procesin zgjedhor – nga administrata e bashkive deri te degët lokale të ministrive – janë mobilizuar në funksion të partisë në pushtet. Për shembull, funksionarë të ndryshëm janë angazhuar në fushatë, shpërndarje përfitimesh apo kërcënime të hapura ndaj atyre që dyshoheshin se mund të votonin për opozitën.

Kjo “makineri” administrative vepron në bazë të një logjike klienteliste: pagesa e shërbimeve publike, mirëmbajtja e rrugëve ose shpërndarja e ndihmave sociale janë kthyer në monedhë këmbimi për vota. Si rrjedhojë, qytetarët e Kukësit, por edhe të gjithë Shqipërisë, janë vënë përballë zgjedhjesh jo të lira, por “të blera” ose “të imponuara”, ku shpërblimi – real ose i premtuar – lidhej direkt me mbështetjen për subjektin në pushtet. Kjo gjendje, në thelb, e fshin ndarjen mes interesit publik dhe atij partiak, duke rrëzuar themelet e konkurrencës demokratike, sepse çdo forcë opozitare përballet me Partinë-Shtet. Aty ku Partia-Shtet shpalos gjithë mekanizmat e saj, aty zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë.

Farsa elektorale që nevojitet të denoncohet është pikërisht kjo: Opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjitha resurset shtetërore apo publike, si dhe mund të angazhojë edhe resurse private pa limit në dispozicion sa herë i nevojitet. Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e shtetit, rrjetin e administratës të fryrë jashtëzakonisht, dhe strukturat policore apo gjyqësore etj. si instrumente trysnie, subjektet opozitare operojnë me fondet e tyre të kufizuara dhe pa akses. Edhe me media, aksesi i opozitës është mjaft i kufizuar. Raporti i OSBE-ODIHR është tejet kritik ndaj kontrollit, censurës së medias apo auto-censurës së saj. Kjo krijon një disproporcion të skajshëm në kapacitet, dukshmëri dhe aftësi mobilizimi të Opozitës.

Më tej, përdorimi i bandave kriminale dhe i grupeve të dhunshme për të frikësuar votuesit është kulmi i këtij sistemi. PD-ASHM ka denoncuar raste ku këta individë kanë patrulluar zonat rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi individë apo familje, duke u imponuar veprime apo mosveprime të caktuara. Nëse nuk do të kishin ndodhur këto, në Qarkun Kukës PD-ASHM fare mirë mund të kishte marrë 3 mandate dhe rezultati do të kishte qenë 3-0, për shkak se votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar njëra-tjetrën dhe mandati i fundit do t’i shkonte PD në këtë qark.

Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e pushtetit.

Edhe Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR i datës 12 maj 2025, pra më pak se 24 orë pas mbylljes së kutive të votimit, sa i takon Qarkut Kukës, ka evidentuar këto probleme serioze:

1/ Intimidimi dhe presioni mbi votuesit

Gjatë fushatës janë raportuar raste konkrete të përpjekjeve për të penguar pjesëmarrjen e opozitarëve në aktivitete politike në Kukës. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dokumentuar pretendime për mosmarrje pjesë në tubime opozitare nga frika e hakmarrjes, si dhe presion mbi familje për të votuar për subjektin në pushtet.

2/ Përdorimi i burimeve shtetërore dhe klientelizmi – dhe pse ky fenomen ishte gjetkë i përhapur, në zona si Kukës shpërndarja e ndihmave sociale, emërimet e aprovuar nga pushteti lokal dhe investimet infrastrukturore janë perceptuar shpesh si “monedhë këmbimi” për vota. KQZ-ja ka trajtuar me ngurrim ankesat për keqpërdorim të burimeve administrative, duke lënë pa sanksione një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Megjithëse problematikat tepër shqetësuese të evidentuara në Qarkun Kukës përbëjnë një cenim serioz të integritetit të procesit zgjedhor dhe ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë e tij në nivel kombëtar, problematika më e rëndë e zgjedhjeve të 11 majit mbetet procesi i votimit të Diasporës. Ky proces, i cili përbën “thembrën e Akilit” të këtyre zgjedhjeve të kontestuara, ndonëse formalisht i mbështetur në një bazë kushtetuese dhe ligjore, ka rezultuar në mënyrë evidente si një dështim total në vlerësimin tonë, për shkak të mangësive të rënda në zbatimin praktik.

Në lidhje me këtë çështje madhore, do të parashtrojmë në vijim argumentet dhe sqarimet tona të detajuara.

Megjithatë, është fakt i pakundërshtueshëm se, në ditën e shqyrtimit të ankesave, as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe as kompania postare ndërkombëtare DHL nuk kanë vënë në dispozicion asnjë provë që të vërtetojë përmbushjen e detyrimit ligjor për dërgimin e zarfeve me fletët e votimit në adresën e regjistruar në KQZ për secilin votues të regjistruar nga Diaspora.

 

The post 11 maji/ PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve: Mungesë provash për… appeared first on Sot News | Lajme.

“11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi

24 May 2025 at 11:45

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet që janë kryer në kontratën me kompaninë postare DHL, e cila fitoi tenderin prej 11 milionë eurosh, për shpërndarjen dhe marrjen e zarfave me votat e diasporës Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli publikoi postimet e Taulant Ballës, degës së PS në Greqi, të cilët bëjnë […]

The post “11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌