Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht

27 June 2025 at 16:31

Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit.  Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.

Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane

Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.

Gjyqtarët italianë argumentuan se protokolli “Itali-Shqipëri” bie ndesh me direktivën për kthimet. Sipas tyre, Shqipëria nuk ofron sistem më efikas se Italia për riatdhesimin.

Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten

Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.

Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.

Sipas Ramës marrëveshja me Italinë justifikohet nga “marrëdhëniet speciale”. Ai e etiketoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.

“Italia ka qenë për ne, që kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës,” shtoi ai.

Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.

Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.

Më 31 maj, u organizua një protestë në Gjadër për të nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetëvra në një qendër riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: “Më mirë burgu se CPR-ja në Shqipëri”.

Lexoni gjithashtu:

The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin e mbikëqyrjes elektronike

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin, pas 6 vitesh mungesë, të mbikëqyrjes elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo kontrolli për urdhrat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.

Burime zyrtare për ATSH konfirmuan se, ministria këtë të mërkurë i është drejtuar AKSHI-t me kërkesë për nisjen e procedurave.

Më pas do të vijohet me gjetjen e pajisjeve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme, në mënyrë që brenda këtij viti, sistemi i drejtësisë ta ketë të mundshme aplikimin e saj. Gjatë viteve të funksionimit të saj, gjykatat e dhanë si masë mbikëqyrjen me byzylyk elektronik në 347 raste, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Provës.

Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike. Ajo u vu në funksion në vitin 2013 dhe u aplikua deri në vitin 2019.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin e mbikëqyrjes elektronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

By: Elva
11 July 2025 at 22:59

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore. Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e […]

The post Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik appeared first on BoldNews.al.

Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP

11 July 2025 at 19:07

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, reagoi të premten me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si “fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit”. Në kërkesë, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar “ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si […]

The post Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP appeared first on Reporter.al.

Dënimet alternative, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me Konferencën Ipeshkvore

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministria e Drejtvsisë njoftoi se hodhi një tjetër hap për drejtësinë me fokus te riedukimi dhe integrimi duke mundësuar kryerjen e dënimeve alternative pranë Kishës Katolike.

Kështu, Ministria e Drejtësisë, përmes Drejtorit të Shërbimit të Provës, Eris Sheshi, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë, përfaqësuar nga Gjergj Meta.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se “marrëveshja mundëson zbatimin e dënimeve alternative pranë Kishës Katolike, përmes punës në interes publik, siç parashikohet në nenin 63 të Kodit Penal”.

“Një model i ri bashkëpunimi që afron më shumë drejtësinë me jetën e përditshme dhe me vlerat e komunitetit. Drejtësia bëhet më njerëzore kur bashkëpunon me besimin dhe shoqërinë”, thuhet në një postim të Ministrisë së Drejtësisë në rrjetet sociale.

/m.q/j.p/

The post Dënimet alternative, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me Konferencën Ipeshkvore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: Vendim skandaloz i prokurores Gjeli, shqetësimi do t’i përcillet KLP-së

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri sot publik vendimin e prokurores Elsa Gjeli në lidhje me zënien e hapësirës publike në fshatin turistik të Thethit, ku është ngritur një “fshat i vogël pa leje”. Kreu i qeverisë tha se vendimi e “ka lënë pa fjalë”, pasi sipas gjyqtares ndërtimi në këtë fshat “nuk përbën vepër penale”.

Rama tha se është e pabesueshme që një prokurore përpara trajtimit të një krimi mjedisor ndaj pronës publike të mos nisë hetimet penale në lidhje me këtë çështje.

“Zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumëmirëpaguar e prokurorëve me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli thesaret e këtij vendi nga individë, si ai që ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe në shkelje të një sërë ligjesh, pasi aty është zonë e mbrojtur. Është e pabesueshëm deri në kufijtë e të llahtarshme që një prokurore e Republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor ndaj pronës publike, ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Republikës së Shqipërisë, të përsiatet në një jerm si ai që ju lexova dhe që është vetëm një pjesëz i një përroi psikik të pashtershëm, të mosfillimit të çështjes penale, ndërkohë që gjithë ai komunitet njerëzish, banorësh, sipërmarrësish të vegjël ndihet i përdhunuar nga një individ që në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik, pa leje, ndërkohë që për zonjën Gjeli kjo nuk përmban vepër penale. Ky është kulminacioni i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze të prokurorëve”, tha Rama.

Rama përmendi gjithashtu edhe rastin e një prokurori në Vlorë në lidhje me vendimin për sekuestro të një prone shtetërore në Pyllin e Sodës.

“Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin Vlora Sport tek Pylli i Sodës, një truall shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro, dhe mirë ka bërë, për falsifikim prone pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja po zgjat prej vitesh të tëra”, tha Rama.

Rama bëri me dije se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të veprojë ndaj prokurores Gjeli, pasi sipas tij, ka lënë shtetin në baltë dhe theksoi se çështja duhet t’i përcillet edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“I kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë ndaj Gjelit, se ka lënë në baltë shtetin, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të gjitha ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë si prokurore. Ti përcillet çështja e saj KLP-së dhe të shohë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale Republikës së Shqipërisë dhe interesit publik dhe të gjykojë nëse është apo jo e denjë për t’u paguar nga taksat e shqiptarëve si prokurore. Ky është rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë, sa herë që ne do të ndeshemi me prokurorë territoresh, që tradhtojnë me paaftësinë e tyre, me paturpësi interesat e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Videomesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Ky është Thethi, pas një masakre të mirëfilltë të realizuar nga një individ, i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit.

Thethi që është një kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër tij në një praktikisht territor “toke t’xanum”, si ka mundësi? Si është e mundur që pasi Inspektorati  përkatës dhe Policia e Shtetit konstatojnë një ndërhyrje të tillë brutale mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare dhe e përcjellin rastin në Prokurori, Prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por shpall mos fillimin e çështjes?

Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja unë, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore në Republikën e Shqipërisë, nga trupa e shumë mirë paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi nga individë si ai që ka plagosur Thethin.

Ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty nuk është një vend do kudo, po është dhe një zonë e mbrojtur dhe ja se si arsyeton apo “çarsyeton” zonja Gjeli citoj: “Në lidhje me subjektin aktiv të veprës penale vlerësohet se në rastin konkret plotësohet ky element. Patur parasysh neni 12 i Kodit Penal, ku parashikon se: Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën 14 vjeç, personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën 16 vjeç”.

Absurdi sapo ka filluar dhe unë po shkëpus vetëm një pjesë, sepse bëhet fjalë për një sërë çarçafësh që janë njëri më absurd se tjetri.

Vazhdoj të citoj zonjën Gjeli: “Përsa i përket anës subjektive të kësaj figure krimi, fillimisht evidentohet se ky element i figurës së veprës penale lidhet me qëndrimin psikik që mban personi kundrejt veprës së kryer prej tij. Ana subjektive karakterizohet nga dy elementë përbërës, faji pa të cilin nuk mund të ketë përgjegjësi penale “Nullum crimen, nulla poena, sine culpa”,” – na e shpjegon edhe latinisht zonja Gjeli, “neni 4 i Kodit Penal thekson ajo në dy format e tij, dashjen dhe pakujdesinë, si dhe nga motivet dhe qëllimet. Figura e veprës penale, ndërtimi i paligjshëm”, –  gjithmonë shkruan zonja Gjeli, “parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejtë. Gjithashtu, vlerësohet se me anën subjektive të figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anës objektive, sepse proceset e brendshme psikike dhe psikologjike, jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por dhe materializohen në veprimtarinë kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anës objektive. Në këto kushte, përderisa nuk provohet se ka fakt penal, atëherë nuk kemi as faj, pasi mungon si element intelektual, ashtu dhe ai volutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale. Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale, është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj të marrë së bashku, të cilët janë: objekti i veprës penale, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive.”

Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes që një Prokurore e Republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor, të një krimi ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Republikës së Shqipërisë të përsiatet në një jermë si ai që ju lexova dhe që është vetëm një pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale, ndërkohë që i gjithë ai komunitet njerëzish, banorësh, sipërmarrësish të vegjël dhe bashkë me ta, vizitorësh dhe turistësh, ndihet i përdhunuar nga një individ që mu në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje.

Në ndërkohë, për Zonjën Gjeli, kjo nuk përbën vepër penale dhe Zonja Gjeli është vetëm një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze të prokurorëve.

Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe në gjithë qarkun e Vlorës me 9 deputetë, po ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” tek pylli i Sodës në truall tërësisht shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro dhe mirë ka bërë për falsifikim prone, pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja zgjat prej vitesh e vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.

Tani unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës të Shqipërisë, e cila ka lënë në baltë të gjitha ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguesit shqiptare si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mos fillimi i çështjes penale Republikës së Shqipërisë dhe interesit publik dhe të gjykojë pastaj nëse zonja Gjeli është apo nuk është e denjë për t’u paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore e Republikës së Shqipërisë dhe ky është vetëm rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë, sa herë që ne do të ndeshemi me prokurorë territoresh që nga një anë paguhen më shumë sesa mjekët, edhe sesa mësuesit, sesa punonjësit e Policisë po e po dhe nga ana tjetër, tradhtojnë me paditurinë e tyre, me paaftësinë e tyre apo me qëllim, këtë unë nuk e di, por tradhtojnë me paturpësi interesat e Republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve të këtij vendi.

/m.q//r.e//a.f/

The post “Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: Vendim skandaloz i prokurores Gjeli, shqetësimi do t’i përcillet KLP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pallati i Drejtësisë me kushte të rënda pune

4 July 2025 at 23:48

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, temperaturat brenda zyrave po arrijnë deri në 34 gradë celsius. Mungesa e klimatizimit dhe ventilimit po vështirëson punën e gjyqtarëve, stafit dhe palëve në procedura gjyqësore. Inspektorati i Punës tashmë ka konstatuar shkelje të standardeve ligjore dhe ka kërkuar masa urgjente. Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila menaxhon objektin, ende nuk ka një përgjigje se kur do të ndërhyhet.

Me shumicën e dritareve të mbyllura dhe pa sistem klimatizimi funksional, në këto ditë me temperatura të larta, puna po zhvillohet në kushte të vështira brenda Pallatit të Drejtësisë. Temperatura brenda zyrave të stafit dhe gjyqtarëve arrijnë deri në 34°C. As në sallat e gjykimeve situata nuk është më e mirë.

Ky problem, tash e disavjeçar në Pallatin e Drejtësisë, po shkakton telashe shëndetësore për stafin, përveçse po ndikon negativisht edhe në mbarëvajtjen e punës.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se “Aktualisht në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, klimatizimi nuk është duke funksionuar dhe si pasojë, temperaturat kanë arritur deri në 34°C, duke e vështirësuar punën e gjykatës, mbajtjen e seancave dhe duke ndikuar edhe në shëndetin e stafit”.

Inspektorati i Punës e ka inspektuar këtë objekt dhe ka konstatuar se kushtet e punës nuk janë në përputhje me ligjin, dhe si rrjedhojë, ka dhënë afat për eliminimin e këtij problemi. Edhe Inspektorati i Punës ka konstatuar se në objektin e Pallatit të Drejtësisë janë tejkaluar standardet maksimale të lejuara, sipas legjislacionit në fuqi.

Edhe për palët e tjera, kushtet në Pallatin e Drejtësisë janë të papërballueshme për shkak të temperaturave të larta.

Avokati Arbër Istrefi thekson se kjo çështje është bërë pothuajse e papërballueshme.

“Kam pasur rast edhe personalisht të marr pjesë në një seancë që ka zgjatur një orë e gjysmë. Vetëm ne që kemi qenë brenda e dimë se çfarë kemi përjetuar. Kam ndjerë shumë keqardhje për gjyqtaren e rastit, e cila disa herë ka kërkuar leje për të dalë jashtë zyrës, sepse në korridore temperatura ishte disi më e ulët se në zyrat e gjyqtarëve. Në këtë aspekt e shoh si një dështim kolektiv të Ministrisë apo institucioneve përkatëse që nuk kanë ndërmarrë masa adekuate me kohë”, tha ai.

Për mbajtjen apo jo të seancave do të vendosin gjyqtarët, në varësi të kushteve brenda objektit. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e objekteve të Pallatit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë përgjigje se si do të veprojë për të zgjidhur këtë problem./RTK

The post Pallati i Drejtësisë me kushte të rënda pune appeared first on Telegrafi.

“Vakancat në sistemin e drejtësisë në kolaps”, Arbër Hoxha: Mbyllja e 5 Gjykatave të Apelit rriti kostot për qytetarët

By: Rovena
1 July 2025 at 20:50

Avokati Arbër Hoxha ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të vakancave në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se mungesa e prokurorëve dhe mbyllja e disa gjykatave po sjellin pasoja të rënda për qytetarët.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se më shumë se një e treta e vendeve të punës për prokurorë janë të paplotësuara, çka ka çuar në mbingarkesë të stafit ekzistues dhe vonesa të mëdha në shqyrtimin e çështjeve.

Sipas tij, qytetarët detyrohen të presin nga tre deri në pesë muaj për një seancë civile dhe shpesh mbi gjashtë vjet për të marrë drejtësi të plotë.

“Më shumë se 1/3 e vakancave dhe e prokurorëve mungojnë. Pra prokurorët në Prokuroritë e Rretheve nga 3 që duhet të jenë janë vetëm 2 qe bëjnë punën. Pra vakancat në sistemin e drejtësisë kanë kolaps dhe çështjet civile, një seancë sot e kësaj duhet të paktë 3 deri në 5 muaj, që të bëhet. Përveç vakance në sistemi e drejtësisë është edhe mbyllja e pesë Gjykatave të Apelit, të cilat jo vetëm shtojnë kostot për qytetarët, por edhe që të duash të marrësh drejtësi në një çështje civile të duhet të paktën 6 ose 7 vite kohë”, tha avokati./abcnews.al

Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia u mirëprit sot në Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të shkëmbimeve teknike për procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit me zëvendësministrin e Drejtësisë dhe negociator për Kapitullin 23, Tedi Dobi, u ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të Shqipërisë për këtë kapitull themelor, që garanton të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se u “diskutua mbi organizimin e negociatave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me Komisionin Evropian, si dhe përgatitjen e kontributit kombëtar për raportin e BE mbi sundimin e ligjit”.

“Shqipëria mbetet një model referimi dhe një partnere e besuar për të ndarë ekspertizën dhe përvojën e saj me vendet mike, duke mbështetur Moldavinë dhe çdo shtet tjetër që ndjek të njëjtën rrugë drejt familjes evropiane”, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.

/m.q/j.p/

The post Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë.

“Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve”, tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë në fjalën e tij.

“Në praktikën shqiptare ky parim është vënë shpesh në provë. Magjistratët janë ekspozuar jo rrallë herë ndaj ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të cilat janë manifestuar nëpërmjet intimidimeve personale, presioneve mediatike, diskurseve të polarizuara politike, përdorimit të retorikës politike për të ndikuar perceptimin dhe vendimmarrjen gjyqësore, konfliktit të interesit, apo vendimmarrjeve të centralizuara administrative, të mbështetura jo gjithmonë në kritere apo procedura të qarta ligjore. Adresimi i kësaj problematike kërkon ndërtimin e një kulture institucionale të mbrojtjes së pavarësisë së magjistratëve, ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës dhe llogaridhënës të pavarur, si  dhe vendosjen e standardeve të qarta mbi deontologjinë politike, në raport me marrëdhëniet e saj me pushtetin gjyqësor”, tha ai.

“Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mos përgjegjësia për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre mbështetur në ligj. Në gjykimin e një çështjeje, ata marrin vendime mbështetur në ligj dhe sipas bindjes së tyre të brendshme. Por pavarësia funksionale dhe personale nuk  nënkupton imunitetin apo mungesën e kontrollit. Prandaj, pasoja e pushtetit dhe besimi që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë disa mënyra për t’i mbajtur përgjegjës. Çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit  gjyqësor nuk është legjitime, nëse nuk shoqërohet me reagim mbi formën, thelbin dhe kufijtë e ushtrimit të sistemit llogaridhënës të magjistratëve, pasi pa rregulla të qarta për kontrollin e pushtetit gjyqësor, rrezikojmë t’i shndërrojmë magjistratët në një sovran të heshtur. Pra rritja e kompetencës dhe pavarësisë së magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv”, pohoi Metani.

Sipas Metanit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë përfaqëson mekanizmin themelor, që lidh pavarësinë e magjistratit me sistemin llogaridhënës dhe përgjegjësinë publike të tyre.

“Sfida më e madhe sot e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është të ruajë pavarësinë e tij institucionale, si dhe të jetë një kontribuues i rëndësishëm në garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një mjedis ku ndikimi apo ndërhyrjet e drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë të panjohura. Për të mos u shndërruar në një mjet presioni ndaj magjistratëve dhe pushtetit gjyqësor, ILD po përpiqet të zbatojë standardet më të larta të procesit të rregullt ligjor, të sigurojë transparencë në procedurat e zhvilluara nga ana e tij, si dhe të dëshmojë integritet në çdo vendimmarrje. Këtë mekanizëm llogaridhënës, ILD po përpiqet të konceptojë dhe të aplikojë në mënyrë institucionale, të drejtë dhe të qëndrueshme, si forma më e lartë e përgjegjshmërisë publike të magjistratëve”, pohoi Metani.

“Roli i ILD-së nuk duhet parë thjesht në dimensionin ndëshkues disiplinor, por në një prizëm më të gjerë edukues dhe parandalues, në funksion të krijimit të një kulture të lartë etike dhe profesionale në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë, ky institucion po angazhohet të shndërrohet në një mbështetës të vërtetë të parimeve të shtetit të së drejtës, duke ruajtur ekuilibrin e ndjeshëm mes llogaridhënies dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor””, vijoi ai.

Duke e parë pavarësinë dhe llogaridhënien si një dualitet organik, që ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës, Metani theksoi se duhet reflektuar për ndërtimin e një drejtësie që t’i garantojë të dyja, ndërsa dhënia e drejtësisë duhet të jetë një shërbim publik.

“Sot më shumë se kurrë, drejtësia në Shqipëri ka nevojë për magjistratë dhe profesionistë me integritet të lartë moral, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kushtetues dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, si një shërbim publik, duke i ruajtur të pastra interesat e saj. Ka nevojë për magjistratë që besojnë realisht, jo vetëm në vlerat shoqërore, por edhe në misionin e tyre personal për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. E lidhur natyrshëm kjo edhe me forcimin e mëtejshëm të përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë. Të gjithë ne, si pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, kemi detyrën që përmes praktikës sonë, sjelljes institucionale dhe kulturës profesionale, të dëshmojmë se pavarësia nuk është privilegj personal i magjistratëve, por një mjet në shërbim të qytetarit dhe se llogaridhënia nuk është kufizim apo cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por një mekanizëm për ta ushtruar këtë pavarësi me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, çmoj se është po kaq i rëndësishëm respektimi i funksionimit të mekanizmit kushtetues të kësaj balance të rëndësishme, si një mjet, ndoshta i vetmi, për rizgjimin e sistemit gjyqësor”, cilësoi Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani në konferencën kombëtare “Dimensioni i integriteti...
1 nga 5

/e.i/j.p/

 

The post Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe Ambasadën franceze në Tiranë, organizoi një workshop dyditor për forcimin e drejtësisë penale për të miturit.

Ky aktivitet ishte pjesë e një partneriteti afatgjatë me institucionet franceze të mbrojtjes gjyqësore të të rinjve, të cilët që prej vitit 2022 ka luajtur një rol kyç në shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe asistencës teknike me Shqipërinë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se reforma për drejtësinë penale për të miturit synon të garantojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve që bien në konflikt me ligjin.

“Ajo vendos në qendër interesin më të lartë të fëmijës dhe synon t’i trajtojë jo si të rritur që ndëshkohen, por si fëmijë që kanë nevojë për mbështetje, rehabilitim dhe riintegrim”, thuhet në njoftim.

Ndaj, Ministria e Drejtësisë vlerëson se aktivitete të tilla përfaqësojnë një model bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe një angazhim të përbashkët për një drejtësi më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më europiane për fëmijët tanë.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

The post MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çela: Sistemet e drejtësisë, në rrugën e duhur drejt harmonizimit me BE-në

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, u shpreh se Shqipëria do të nënshkruajë sot me Malin e Zi një memorandum mirëkuptimi që do të japë efekt pozitiv dypalësh në drejtim të veprimit të koordinuar rajonal në çështjet e drejtësisë.

Nga Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, Çela tha se ky aktivitet do të shërbejë pozitivisht në drejtim të kryerjes së një bilanci të deritanishëm në drejtim të evidentimit të problemeve dhe asaj që mund të bëhet më mirë.

Prokurori i Përgjithshëm cilësoi gjatë fjalës së tij, se duhet përcaktuar qartë trajektorja që do të përshkruhet në drejtim të bashkëpunimit rajonal sa i takon çështjeve të drejtësisë.

“Për Shqipërinë dhe jo vetëm, arritjet e deritanishme përbëjnë një progres të dukshëm që do të thotë që sistemet tona të drejtësisë janë në rrugën e duhur të standardizimit dhe harmonizimit në rrugën drejt BE-së”, pohoi Çela.

Prokurori i Përgjithshëm Çela u shpreh se nga ky forum, konfirmohet vullneti institucional në drejtim të kontributit të procesit të integrimit të vendit.

“Jemi të vetëdijshëm që puna jonë edhe në raportin rajonal lidhet ngushtë me këtë proces, ndërsa ky projekt ka hedhur themelet drejt një integrimi më të fortë dhe të sigurt dhe më afër familjes evropiane”, tha Çela.

/e.i/j.p/

The post Çela: Sistemet e drejtësisë, në rrugën e duhur drejt harmonizimit me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategjia e drejtësisë 2030, ambasadori i OSBE: Drejtësia duhet më afër qytetarëve

13 June 2025 at 11:27

Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot një takim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, në tryezën e rrumbullakët “Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030: Arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e Integrimit Evropian”.

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran tha se bashkëpunimi i aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë është i rëndësishëm në ravijëzimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Tarran u shpreh se drejtësia duhet të jetë më afër qytetarëve duke rritur transparencën në ofrimin e shërbimeve.

“Strategjia ka synim të ravijëzojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo fazë e reformës përqendrohet te përmirësimi i efikasitet. Qëllimi është të përmirësohet kuadri ligjor për të rritur transparencën kur ofrohen shërbimet dhe për ta afruar drejtësinë më shumë me qytetarët”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Strategjia e drejtësisë 2030, ambasadori i OSBE: Drejtësia duhet më afër qytetarëve appeared first on Euronews Albania.

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

8 June 2025 at 16:18

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg. Ahmed Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, […]

The post Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

8 June 2025 at 13:06

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë. Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kalaja mohoi akuzat, duke e quajtur çështjen një “keqkuptim” dhe duke theksuar se ka qenë bashkëpunues me autoritetet në çdo hap të procesit.

Ahmet Kalaja gëzon reputacion të lartë në komunitetin mysliman shqiptar, me një prani të madhe në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra mijëra ndjekës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë appeared first on Euronews Albania.

KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi

4 June 2025 at 13:15

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën më 4 qershor të rrëzojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Antonela Prendi dhe caktimit të masës “vërejtje publike” ndaj saj për arsye të dorëzimit me vonesë të tre vendimeve të arsyetura. ILD nisi hetim administrativ me iniciativë […]

The post KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi appeared first on Reporter.al.

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

By: Oldi
3 June 2025 at 10:47

Seanca gjyqësore ku po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej është shtyrë për në datën 5 qershor, ora 10:00, për shkak të mungesës së disa avokatëve të të pandehurve. Alibej, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka dhënë informacione të rëndësishme për ngjarje kriminale të bujshme, përfshirë vrasjen e vëllait dhe xhaxhait […]

The post Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve appeared first on BoldNews.al.

Burgim i përjetshëm për dy persona për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

28 May 2025 at 09:20

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në periudhën ndërmjet 9 janarit dhe 8 prillit të vitit 2021.

Gjatë kësaj kohe, dy vëllezërit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me synimin për të përfituar nga pasuria e tij.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë.

Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave. /Telegrafi/

The post Burgim i përjetshëm për dy persona për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi appeared first on Telegrafi.

Rama: Mbrojmë pavarësinë e drejtësisë me çdo kosto edhe mbi trupin tonë

By: user 5
26 May 2025 at 19:19

Edi Rama ka përcjellë një mesazh në lidhje me qasjen e mazhorancës ndaj drejtësisë dhe sfidave të mandatit të katërt, duke e përshkruar këtë fazë si një kapitull të ri dhe më të thelluar të përgjegjësisë politike dhe morale.

Rama: E para të udhëheqim me forcën e shembullit duke qenë sa më të drejtë ne në vendimet dhe qëndrimet tona dhe e dyta të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK, që ne do ta mbështesim pa asnjë ekuivok. Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë.

Mandati i katërt na ka futur në një fazë të re të ekzistencës sonë si partia më e madhe e shqiptarëve, ku nuk mjafton më fare që të jemi më të mirë se të tjerët, aq më tepër që të tjerët janë mysybet. Tani duhet të jemi më të mirë se vetja që të nxjerrim më të mirën nga vetja dhe të kërkojmë më të mirën tek njëri tjetri.

Arsye për të nxjerrë nga tjetri më të keqen mund të gjesh përditë me çdo qenie njerëzore, sepse s’ka qenie njerëzore perfektë. Ndërsa të gjesh arsye për të nxjerrë të mirën nga tjetri është ca më e vështirë.

Ky është mandati i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, edhe te atyre prindërve që më 11 maj u hodhën me kokë në kënetë.

The post Rama: Mbrojmë pavarësinë e drejtësisë me çdo kosto edhe mbi trupin tonë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌