Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkarkohen drejtorët e Bashkive në qarkun e Dibrës/ Flet Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës

By: V K
16 July 2025 at 14:22

Në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor, këtë të mërkurë në Bashkinë e Dibrës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u ndal ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë.

Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania, që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë.

Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe, sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë.

Sa u përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve.

Dorëheqje të drejtorëve, ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.

The post Shkarkohen drejtorët e Bashkive në qarkun e Dibrës/ Flet Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës appeared first on Albeu.com.

Vijojnë dorëheqjet/ Në Bashkinë Belsh japin dorëheqjen një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë

By: Rovena
15 July 2025 at 10:29

Vijojnë edhe gjatë kësaj të marte largimi nga detyra i drejtorëve nëpër bashki. Në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. E njëjta situatë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Elbasan./abcnews.al

Vazhdon vala e dorëheqjeve/ Largohen edhe drejtorët e Bashkisë Sarandë, kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës

By: V K
15 July 2025 at 10:19

Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor, vazhdon pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime në stafet e bashkive në të gjithë vendin.

Së fundmi, bashkia që është prekur nga dorëheqjet është ajo e Sarandës. Mesohet se kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës.

Por, një ngërç po krijohet në Bashkinë e Konispolit. Siç ka mësuar gazetari Didani, kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, dhe për këtë ka patur debat me Kryeministrin Rama.

Dule është shprehur se, “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.

Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.

The post Vazhdon vala e dorëheqjeve/ Largohen edhe drejtorët e Bashkisë Sarandë, kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi

By: V K
14 July 2025 at 07:52

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë takim me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës.

Ky takim, do të jetë i njëjtë me takimet e zhvilluara para disa ditëve dhe është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Në këtë takim, deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.

Çfarë ndodhi në takimin e 4 korrikut në selinë rozë?

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës.

Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh, të krijohet një raport për t`u depozituar më pas në Bashki.

Raportohet po ashtu se Rama ka angazhuar dhe ministrat e kabinetit për bashkinë e kryeqyteti.

Ministri Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj, janë caktuar të mbikëqyrin financat, ministri Blendi Gonxhe do të ndjekë transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të merren me hapësira publike.

The post Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi appeared first on Albeu.com.

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës

By: fra nc
11 July 2025 at 10:55

 

Rama shënjestroi kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja, për të cilin kërkoi më shumë angazhim në kryerjen e detyrës.

Ai mori si shembull barin e paprerë në varrezat e Elbasanit, si një tregues se drejtuesit e bashkisë janë në gjumë.

Rama kërkoi nga bashkia e Elbasanit dhe e Lushnjës shkarkimin e të gjithë drejtuesve lokalë dhe hapjen e garës për caktimin e drejtuesve të rinj.

“Është e pakonceptueshme të ndodhin këto gjëra. Mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar mbi çdo tullë që ndodh në qytet. Patjetër që nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur. Siç i kishin ata në Vlorë. Pastaj edhe në bashkinë e Elbasanit dhe të Lushnjës duhet bërë pezullimi i plotë dhe shkarkimi i të gjithë drejtorëve me dorëheqje, për t’i dhënë mundësinë që të provojnë që janë njerëzit e duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, pasi 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që mua personalisht bashkë me 12 mandatet e Fierit, bashkë me 9 mandatet e Vlorës më kanë marrë dhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë. E kam vënë re se për disa morëm 83 mandate dhe presin të tregojnë sa të fortë jemi, në fakt nuk jemi më të fortë, jemi më të ekspozuar ndaj njerëzve të cilët duan 10-fishin nga ne. Çfarë 10-fishi mund t’i japësh ti Elbasanit nëse e lë barin në varreza ashtu? Justifikime mund të japësh sa të duash, por nuk ka asnjë justifikim, zero”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë kërkoi më shumë angazhim nga bashkitë në marrjen e kredive të buta si bashkëaksionere me fermerët e zonës.

“Sot kemi një instrument domethënës ku patjetër bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë dhe pjesën e tyre që është linja e kredisë të Bankës së Shqipërisë 250 mln euro. Një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet t’i bëjnë bashkë fermerët dhe të bëhen aksionerë për të bërë një linjë përpunimi të ullirit dhe për të prodhuar vajin e ullirit. Sigurisht duke qenë bashkitë pjesë bëhet shumë më e thjeshtë për bankat të mbështesin fermerët me kredi të buta. Duke u bërë bashkitë pjesë e kësaj edhe qeveria mund të futet dhe të rrisë mbështetjen”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës appeared first on Euronews Albania.

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11 July 2025 at 11:44

Për ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, Edi Rama bëri “kokë turku” drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefin e komisariatit, Nik Nikolla, ku Ilir Proda njoftoi ditën e djeshme shkarkimet e tyre. Gjatë takimit të sotëm me kryebashkiakët, ku i pranishëm ishte dhe vetë Proda, Rama tha se me […]

The post Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija” appeared first on BoldNews.al.

Pas kritikave të Ramës, Dredha zbret në terren për lirimin e hapësirave publike

By: fra nc
5 July 2025 at 12:56

Pas kritikave ë kryeminsitrit Rama, një operacion i gjerë për lirimin e hapësirave publike është zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Në aksion mori pjesë vetë kryetari i bashkisë Ermal Dredha, i shoqëruar nga strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, por të mbështetur dhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.

Operacioni synon lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës, dhe vjen pas porosisë së lënë disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar.

Kryebashkiaku Dredha theksoi se do të rishikohen të gjitha ato kontrata të dhëna ndër vite dhe që janë në kundërshtim me interesin publik, sa i takon zënies së hapësirave publike.

“Normalisht duhej bërë me kohë dhe këto janë të mbartura prej shumë vitesh. Edhe logjika që ne po përçojmë prej kohësh, që duhet të promovojmë Vlorën si destinacion të rëndësishëm turistik, patjetër që duhet t’i japim vlerë hapësirave publike, të jetë për publikun dhe jo të jetë e zaptuar. Edhe aty ku ka pasur cënime, sa i takon kontratave që mund të jenë dhënë në rrugë të ndryshme përgjatë këtyre viteve, do të shohim mundësitë si mund t’i ndryshojmë,” deklaroi kryebashkiaku Ermal Dredha.

Në prononcimin e tij, Dredha foli edhe për dorëheqjet e drejtorëve të bashkisë, pas shkarkimit të kërkuar nga kryeministri Rama. Sipas Dredhës, largimi i drejtorëve ishte kërkuar prej kohësh, për shkak të mungesës së angazhimit maksimal. Ai paralajmëroi një proces të ri vlerësimi për punën e çdo drejtuesi, për të sjellë më shumë përgjegjësi dhe fokus ndaj qytetit.

“Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar dhe në mars e kam kërkuar diçka të tillë, e kam për t’i motivuar drejtorët që të ma përkthenin me punë, që t’ia përkthenin komunitetit me punë. Nuk është se ka pasur ndonjë hezitim nga kryetari i bashkisë për punën, por ne duhet të gjejmë njerëz më të motivuar dhe më të përgjegjshëm,” tha Dredha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas kritikave të Ramës, Dredha zbret në terren për lirimin e hapësirave publike appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë dëshmi e regjimit dhe partisë-shtet

By: fra nc
4 July 2025 at 13:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një “farsë elektorale” të organizuar nga kryeministri Edi Rama.

Nga pamjet e publikuara nga kryedemokrati shihen persona që shoqërojnë votuesit në dhomën e fshehtë dhe që votojnë së bashku.

“Në këto pamje faktohet në mënyrë të pakundërshtueshme se ky proces ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë. Ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por përbën një kontroll të plotë mbi vullnetin e qytetarëve,” deklaroi Berisha.

Ndërkohë, Berisha komentoi edhe shkarkimin e drejtorëve të bashkisë Vlorë nga Kryeministri Rama, duke e cilësuar këtë një akt brutal ndaj autonomisë së pushtetit vendor dhe një përpjekje për të hedhur hi syve të qytetarëve.

“Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që kemi denoncuar prej kohësh: Shqipëria është kthyer në një parti-shtet. Vetëm në regjime të tilla shkelmohen kompetencat e pushtetit vendor. Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare i njohin autonominë e plotë qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, por këto akte ndodhin sot vetëm në Korenë e Veriut apo në kohët më të errëta të diktaturës staliniste”, tha Berisha.

Sipas tij, shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është “akt i kokave të turkut” për të mbuluar dështimet e qeverisë në këtë qytet.

“Pasi ka dhunuar zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur qytetin në një gjendje mjerimi, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza dhe djeg çdo dy javë qindra ton plehra që helmojnë qytetarët, Rama u jep si kockë disa shkarkime drejtorësh. Këta drejtorë janë vartës të kryetarit të bashkisë dhe jo të kryeministrit, por gjithçka u bë për të mbuluar përgjegjësitë reale”, përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë dëshmi e regjimit dhe partisë-shtet appeared first on Euronews Albania.

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

By: Oldi
4 July 2025 at 08:19

Çfarë ndodhi sot në Vlorë me vizitën e beftë të Edi Ramës në zyrat e bashkisë së këtij qyteti është akti i radhës i një përplasje pa kthim që mund ta çojë edhe këtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Lapsi.al ka mësuar nga burime brenda atij takimi, detaje që të kujtojnë një tjetër përplasje të […]

The post Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Pas kritikave të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

By: user 11
4 July 2025 at 08:25

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.

The post Pas kritikave të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës

By: V K
4 July 2025 at 08:29

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama, ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha, të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Burime bëjnë me dije se, Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama, shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe që pas 34-vjetorit të PS-së, ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin.

Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.

The post Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës appeared first on Albeu.com.

Fraksioni i dytë i dosjes “5D”/ GJKKO dënon me shërbim prove ish-drejtoreshën e Veliajt

28 May 2025 at 12:39

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për një pjesë të të pandehurve të fraksionit të dytë të dosjes “5D”, ku janë të përfshirë drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për të pandehurit që akuzohen për abuzimet me tenderat e “Klubit Sportiv Tirana”, të fituara nga kompania “5D Konstruksion”, teksa pjesë e […]

The post Fraksioni i dytë i dosjes “5D”/ GJKKO dënon me shërbim prove ish-drejtoreshën e Veliajt appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Ndikimi i “politikës së drejtorëve” në zgjedhjet e 11 majit

By: user 6
20 May 2025 at 20:59

Vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan në raportin e tyre se punonjësit e sektorit publik “u vunë nën presion” për të votuar Partinë Socialiste. Të dhënat statistikore sugjerojnë në fakt se administrata shtetërore është fryrë gjatë viteve të fundit me mijëra drejtorë më shumë, ndërsa këta, në raport me popullsinë që po pakësohet, kanë një peshë disproporcionalisht të lartë në zgjedhje.

Nga Gjergj Erebara

Sektori publik në Shqipëri është fryrë e mbufatur me të punësuar shtesë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në nivelin e drejtorëve dhe të punëtorëve të pakualifikuar, ndërsa rënia e popullsisë për shkak të emigrimit ka bërë që numri i të punësuarve në raport me popullsinë të rritet edhe më shpejt, sugjerohet nga shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave të analizuara nga BIRN. Në fund të vitit 2024, sektori publik, ku përfshihen administrata qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet me kapital aksioner publik, shënoi 184 mijë të punësuar, me një rritje prej 20 mijë vetësh ose 12.4% në krahasim me vitin 2013, kur socialistët morën për herë të parë pushtetin. Rritja e të punësuarve në sektorin publik ka nisur pas vitit 2018 dhe ka shënuar kulmin në vitin 2021 dhe më 2024, që të dy vite zgjedhore apo pragzgjedhore. Shtimi në sektorin publik ka qenë veçanërisht i madh në nivelin e drejtorëve, duke bërë që nga viti 2023, të ketë efektivisht një drejtor për çdo tetë specialistë dhe punëtorë të thjeshtë.

Ndërsa numri i të punësuarve në shtet është rritur, popullsia, së cilës teorikisht këta të punësuar i shërbejnë, ka ardhur në rënie. Të dhënat e censit 2023 shënuan popullsi rezidente në Shqipëri prej 2.4 milionë banorësh, nga 2.82 milionë që raportohet të kenë qenë në vitin 2011. Rrjedhimisht, numri i të punësuarve në sektorin publik për 100 banorë është rritur, nga 6 për 100 në 7.8 për 100.

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”. Vëzhguesit i vënë gishtin drejtpërsëdrejti mitingjeve të Ramës me gratë, në të cilat, siç theksohet në raport, pjesëmarrëset ishin më së shumti punonjëse të sektorit publik dhe se në katër raste, disa prej tyre u treguan vëzhguesve se u ishte kërkuar të paraqiteshin në mitingjet e kryeministrit.

Abuzimet dhe presionet ndaj sektorit publik nuk janë gjë e re në zgjedhjet shqiptare, por ajo që vërehet në zgjedhjet e fundit, dhe gjuha e përdorur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, është me të vërtetë e paprecedentë. Për shembull, para zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Socialiste u ankua te vëzhguesit ndërkombëtarë për raste të pushimit nga puna në sektorin publik të mbështetësve të saj dhe vëzhguesit, në raportin e atyre zgjedhjeve, i konsideruan ankesat e PS si “të besueshme”. Por kjo do të thotë gjithashtu se, në vitin 2013, tetë vjet pas ardhjes së demokratëve në pushtet, në sektorin publik kishte mbështetës të opozitës, gjë që nuk mund të thuhet shumë lehtë sot.

Sipas raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë, por edhe sipas shumë politikanëve dhe aktivistëve, shfaqja e mbështetjes për një parti opozitare është e mjaftueshme për ta pushuar dikë nga puna, ndërsa disa kandidatë që garuan në zgjedhje për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit e gjetën veten pa punë menjëherë pasi shpallën kandidaturën.

Partitizimi i plotë i administratës publike dallohet edhe nga një analizë e jetëshkrimeve të kandidatëve për deputetë të kryer nga BIRN para zgjedhjeve, në të cilën vihet re se mbi 90% e kandidatëve të Partisë Socialiste vijnë nga radhët e administratës publike ndërsa mes mbi 2 mijë kandidatëve të opozitës kryesore apo partive të reja, nuk ka pothuajse fare punonjës të sektorit publik.

Përdorimi i administratës publike si levë në zgjedhje ka gjasa do të ketë pasoja afatgjata në demokracinë shqiptare, pasi të 184 mijë punonjësit e sektorit publik janë mjaftueshëm për t’i dhënë qeverisë avantazhin që i nevojitet në zgjedhje përkundrejt çfarëdolloj kandidati apo kandidatësh nga opozita. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit pasi mori brenda vendit 734 mijë vota, rreth 35 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2021. Por për shkak se popullsia e përgjithshme votuese ka rënë me 200 mijë, votat e PS-së u përkthyen në një përqindje edhe më të lartë nga sa ishin katër vjet më parë.

Të punësuarit në sektorin publik ndahen për efekt administrativ në të punësuar të qeverisë qendrore dhe në të punësuar të tjerë. Sektori buxhetor i qeverisë qendrore, shifrat e punësimit të së cilës janë pjesë e buxhetit që miratohet në parlament, ka pësuar rritje më të vogël në dekadën e fundit dhe këtë vit pritet të jete 85 mijë. Këtu përfshihen të punësuarit e sektorëve kyçë si shëndetësia dhe arsimi. Ajo që është shtuar është sektori i të punësuarve në pushtetin vendor si dhe në ndërmarrjet publike, të tilla si Posta Shqiptare, OSHEE e të tjera. Transparenca e të dhënave në këtë sektor nuk krijon mundësi për të parë se ku specifikisht janë shtuar të punësuarit dhe çfarë bëjnë të punësuarit shtesë. Ajo që dihet janë vetëm shifrat finale: Në vitin 2013 kishte 164 mijë të punësuar në sektorin publik, në dhjetor 2024 kishte 184 mijë.

Drejtorë dhe punëtorë

Instituti i Statistikave publikon të dhëna për të punësuarit në sektorin publik të ndarë sipas grup-profesioneve. Kjo do të thotë që është e mundur që të shikohet jo vetëm numri i përgjithshëm i të punësuarve, por edhe se në cilat nivele kemi pasur shtesa. Të dhënat e detajuara në këtë mënyrë disponohen deri në vitin 2023. Nga të 17 mijë punonjësit shtesë që janë shënuar nga viti 2013 deri më 2023, dallohet se plot 6700 janë në kategorinë Ligjvënës, nëpunës të lartë dhe drejtues, ndërsa 11 mijë janë shtuar në nivelin specialistë. Përkundër shtesës në drejtorë dhe specialistë, shtesa te kategoria Nëpunës të thjeshtë është vetëm 1600, ndërsa ajo e nivelit Punëtorë është vetëm 4,400 vetë. Me pak fjalë, sektori publik është fryrë me 6700 drejtorë, të cilët duhet të drejtojnë punën e 11 mijë specialistëve dhe pak rreth 6000 punëtorëve e nëpunësve të thjeshtë. Numri i të punësuarve në një kategori që quhet Teknikë dhe ndihmësspecialistë ka rënë me rreth 6 mijë.

Shtimi kaq i shpejtë i drejtorëve në raport me totalin e të punësuarve ka bërë që në vitin 2013 në sektorin publik të kishte një drejtues të lartë për çdo tetë të punësuar nga një për çdo dymbëdhjetë që kishte një dekadë më parë.


Në një situatë normale, numri i të punësuarve në sektorin publik do të duhej të ndiqte ecurinë e popullsisë. Duke qenë se popullsia ka rënë me 14% që kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, numri i të punësuarve në sektorin publik duhej të kishte rënë sot në 140 mijë nga 184 mijë që është. Me pak fjalë, një në çdo tre persona të punësuar në sektorin publik ngjan sikur është tepër. Fondi i pagave të sektorit publik, rreth 1.1 miliardë euro në vitin 2024, do të duhej të ishte mbi 300 milionë euro më i ulët, nëse të punësuarit në shtet do të ishin brenda asaj që është e arsyeshme për një vend me popullsinë aktuale të Shqipërisë. Të 300 milionë eurot normalisht do të mundësonin investime publike ose politika sociale, fjala vjen, rritje pensionesh, ndërsa drejtorët e panumërt në fjalë do të duhej të pranonin të punonin në sektorin privat, ku vlera e shtuar e punës matet me para dhe jo me vota. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Ndikimi i “politikës së drejtorëve” në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Lapsi.al.

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

23 April 2025 at 23:02

Emisioni “Plug” Sot emisioni “Plug” do të jetë “Publiçitar”! Do të udhëtojmë në Tepelenë, nga ku na vijnë indiciet se skema 5D apo 5B, është zbatuar në perfeksion nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Bëhet fjalë për mbi 18 milionë euro që janë marrë nga fondet publike nëpërmjet një kompanie të regjistruar në emër të bashkëshortes së […]

The post Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘5D’/ Refuzohet kërkesa e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë për gjykim të shkurtuar

By: Ardit
3 April 2025 at 11:10

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar procesi gjyqësore për dosjen 5D, ku nën hetim janë ish-drejtorët Bashkisë Tiranë. Ndërsa është refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve të dosjes “5D”. Sipas gjykatës, çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se çështja duhet t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm. Në vijim […]

The post Dosja ‘5D’/ Refuzohet kërkesa e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë për gjykim të shkurtuar appeared first on BoldNews.al.

Rama takon drejtorët e Bashkisë, një ditë para vendimit të Apelit për Veliajn

10 March 2025 at 19:52

Pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, Edi Rama e shpalli veten “de facto” kryetar të Bashkisë së Tiranës, ku ka zhvilluar shpesh herë takime me stafin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pasditen e kësaj të hëne, ku Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ku ka zhvilluar një […]

The post Rama takon drejtorët e Bashkisë, një ditë para vendimit të Apelit për Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca në GJKKO, dalin fotot e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës brenda “kafazit”

7 March 2025 at 12:38

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “5D” ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos prezenca e Taulant Tushës për të cilën gjykata kërkon një deklarim të tij nëse do të gjykohet me gjykim të shkurtuar, apo do të vijojë […]

The post Shtyhet seanca në GJKKO, dalin fotot e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës brenda “kafazit” appeared first on BoldNews.al.

Drejtorët e Ballukut/ Rioshët që po ndërtojnë Shqipërinë duke marrë tenderat vetë

19 February 2025 at 15:00

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij. Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në […]

The post Drejtorët e Ballukut/ Rioshët që po ndërtojnë Shqipërinë duke marrë tenderat vetë appeared first on BoldNews.al.

Edhe kryebashkiakja e Bulqizë i shpall vartësit të pastrehë për t’iu dhënë shtëpi

3 February 2025 at 11:49

Pak ditë më parë raportuam se kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, në listën e re të programit për strehimin social, kishte futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve, duke përfshirë drejtorin e Ujësjellësit, Enea Jorgji apo drejtorin e Pyjores, Petro Kristo. Por, duket […]

The post Edhe kryebashkiakja e Bulqizë i shpall vartësit të pastrehë për t’iu dhënë shtëpi appeared first on BoldNews.al.

“Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë

30 January 2025 at 20:56

“Miti” se SPAK-u po “tremb” politikanët dhe zyrtarët e lartë për të mos abuzuar me fondet publike, po zhbëhet çdo ditë edhe më shumë. Kjo gjë konfirmohet edhe nga rasti i fundit i komedianit-kryebashkiak të Kolonjës, Erion Isai, i njohur ndryshe si “Çuçka”, për shkak të një roli që ka luajtur para disa vitesh kur […]

The post “Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌