Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Loredana tregon gjestin që nuk ia fal Egli Takos: Atë që më ka bërë…

By: redi
17 July 2025 at 20:11

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Loredana Brati foli pa filtra për eksperiencën e saj gjatë dhe pas reality show-t, me të cili fitoi pëlqimin e publikut. Ajo shprehu zhgënjimin nga qasja që disa ish-banorë, dhe përmendi konkretisht këngëtaren Egli Tako. Loredana tregon nëj veprim që nuk ia fal aktores. “Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big…

Source

Egli Tako shkon në Pejë, trondit publikun me pyetjen ‘’pa takt’’: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

By: M C
15 July 2025 at 18:42

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa projekte muzikore, ka nisur të përformojë në Clubet e natës brenda dhe jashtë vendit.

Pas puthjes së bluzës ku shfaqej me Gjestin, Egli këtë herë ka bërë diçka tjetër për të tërhequr vëmendjen, por si duket për keq.

Gjatë performancës së saj, Egli surprizoi të pranishmit duke kënduar edhe hitin e njohur “Mora fjalë” të ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Mirëpo, në tentativë për të komunikuar me publikun, ajo tha: “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Kjo frazë, megjithëse mund të jetë thënë në mënyrë spontane, preku një temë të ndjeshme që është diskutuar shpesh në arenën publike dhe veçanërisht në formate televizive si Big Brother, ku debati për identitetin kombëtar “shqiptar” apo “kosovar” ka qenë vazhdimisht temë përplasjesh.

The post Egli Tako shkon në Pejë, trondit publikun me pyetjen ‘’pa takt’’: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë? appeared first on Albeu.com.

“A ka shqiptarë në Kosovë?”/ Pyetja e Egli Takos që shkaktoi reagime pas koncertit

By: gaze tare
14 July 2025 at 22:53

Gjatë një performance në një klub nate në Pejë, këngëtarja Egli Tako surprizoi publikun me këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një koment i saj gjatë koncertit:
“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Deklarata ndezi reagime në rrjet, duke prekur sërish debatin e ndjeshëm për identitetin kombëtar. E megjithatë, nata vijoi me energji pozitive dhe mbështetje nga publiku.

The post “A ka shqiptarë në Kosovë?”/ Pyetja e Egli Takos që shkaktoi reagime pas koncertit appeared first on iconstyle.al.

Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni?

14 July 2025 at 21:39

Këngëtarja shqiptare, Egli Tako, ka qenë së fundmi e pranishme në një mbrëmje muzikore në një nga klubet e natës në Pejë.

Gjatë performancës së saj, Egli surprizoi të pranishmit duke kënduar edhe hitin e njohur “Mora fjalë” të ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje dhe shkaktoi reagime në rrjete sociale ishte një deklaratë spontane nga këngëtarja, e cila gjatë koncertit u shpreh: “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo frazë, megjithëse mund të jetë thënë në mënyrë spontane ose pa ndonjë qëllim nxitës, preku një temë të ndjeshme që është diskutuar shpesh në arenën publike dhe veçanërisht në formate televizive si Big Brother, ku debati për identitetin kombëtar “shqiptar” apo “kosovar” ka qenë vazhdimisht temë përplasjesh.

Tako vijoi performancën e saj dhe u prit ngrohtësisht nga publiku në Pejë, duke dëshmuar se arti shpesh tejkalon kufijtë dhe dallimet.

Kjo shërben si kujtesë se çështjet e identitetit kombëtar mbeten të ndjeshme dhe kërkojnë kujdes në komunikim, sidomos nga figura publike me ndikim. /Telegrafi/

 

The post Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni? appeared first on Telegrafi.

“Puthin bluzën e njëri-tjetrit”/ Anaid Kaloti shpërthen sërish ndaj Gjestit dhe Eglit

By: gaze tare
14 July 2025 at 15:41

Anaid Kaloti ka reaguar për herë të dytë ndaj Gjestit dhe Egli Takos, me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku nuk i kurseu akuzat dhe ironinë për dyshen e njohur. Pasi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur” dhe nga Egli e cila shkroi se “nuk merret me fshatarë”, Anaidi thotë se gjithçka që ka shkruar më parë ishte e vërtetë dhe e bazuar në një histori reale që ndodhi në hotel Sheraton, ku ishin të pranishëm pesë dëshmitarë, përfshirë edhe Gjesti dhe Egli. Ai kritikon ashpër hipokrizinë dhe interesin personal që, sipas tij, i ka shtyrë ata të mohojnë realitetin dhe të përpiqen të shesin një version të rremë përpara publikut.

Duke komentuar një video ku Gjesti dhe Egli shihen duke puthur bluzat e njëri-tjetrit, Kaloti ironizon duke e krahasuar me një skenë nga filmi “Gjëme kurbeti” dhe duke thënë se “fabula ‘Kur ra fama nga fiku’ është më aktuale se kurrë”.

Postimi i Anaidit:

Jetojmë në një botë ku njerëzit më sulmojnë me gjithçka kanë, vetëm e vetëm që të mos dëgjohet apo të deformohet e vërteta! Çdo gjë që kam shkruar ka ndodhur, prandaj ka djegur kaq shumë, dhe jo vetëm aq.

Njerëzit sot janë bërë aq hipokritë, sa për hatër të interesave shesin gjithçka para publikut (pa harruar që këtu jemi në Amerikë). Vetë nuk kanë asnjë problem, thjesht duan të jetojnë dhe puthin mbi re, për pak lëmoshë, për pak famë!

Unë shkruajta një fabul, pas së cilës qëndron një histori e vërtetë në hotel Sheraton me 5 dëshmitarë: unë, Egli, Gjesti, një shok dhe menaxheri. Një postim në lidhje me Big Brother-in ia kam çuar njërit prej tyre, ku i kam treguar rrugën që duhet të ndiqnin të dy, atëherë që ishin ‘bashkë’, dhe sot… për servilizëm, famë, lekë, dalin publikisht ta mohojnë atë që kam shkruar.

Nuk kapem pas askujt kot! Hipokrizia e shfaqur në publik, duke puthur bluzën e njëri-tjetrit, më kujtoi filmin shqiptar “Gjëme kurbeti”, ku puthen të dy në të njëjtën ditë si për të plotësuar fabulën: “Kur ra fama nga fiku” – në vend që ta bënin kur duhej, e bënë 3 muaj më vonë kur kuptuan që na dashtë për sy!

Sa për deklaratën e Kingit, ‘këtej nga jam unë, po i përmend ato, duhet me i pas të forta se ndryshe të japin tonat me kru dhëmballat…’ Për Eglin nuk kam asgjë për të thënë, sepse ajo është me e sakrifikuara në këtë histori prej fillimit. Egli, Kingi e bëri kurban kur u hodh nga muri, duke dhënë arsyet brenda shtëpisë së Big Brother – fiks ato që kisha shkruar unë në Instagram. 😊

Ahh, se harrova: të lutem, o artist, na le të hamë dhe pak bukë amaaaaann, mos na e hiq rrymën, se ti na solle në Top Channel, luftove me gjithçka kishe që unë të dilja fitues, ti më mbrojte sa herë në ekran dola injorant, sa herë dola hipokrit – ti ishe aty sepse mendoje që në Kosovë nuk mora atë që meritoja. Kur unë u hodha nga muri, ne të dy ja vumë fajin Eglit. Ti më more nga kazani i plehrave që më hodhën në Kosovë dhe më solle në Tiranë të fitoja Big-un se ishte ‘më e lehtë për ty’.

Të ndihmova që të jesh ky që je sot, pa asnjë interes, madje me shpenzimet e tua nuk lejova asnjë nga shokët e mi të fusë ndonjëherë dorën në xhep – sa herë u ule dhe ndave bukën me ta. Kurse unë e kam zemrën e keqe. Ti je zem*rire! Mfal zemërmire!”

Unë kisha pa çifte që putheshin nga telefoni, po çifte me bluze në 2025 vetëm ChatGPT mund të trillojë histori kaq dobët…

The post “Puthin bluzën e njëri-tjetrit”/ Anaid Kaloti shpërthen sërish ndaj Gjestit dhe Eglit appeared first on iconstyle.al.

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

By: gaze tare
14 July 2025 at 11:32

Egli Tako ka zgjedhur të reagojë, por pa përmendur emra. Në vend të fjalëve të drejtpërdrejta, ajo ka publikuar një Instastory me një thënie të fortë në anglisht:

“A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”
(që në shqip përkthehet: “Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”).

Ky postim, i cili dallohet nga qasja e saj e zakonshme, ka ngjallur dyshime se mund të jetë një përgjigje indirekte ndaj ndonjë provokimi të fundit.

Megjithëse nuk është bërë e qartë se për kë bëhet fjalë, ndjekësit kanë nisur të aludojnë se mesazhi i drejtohet Anaid Kalotit, i cili beri nje status per Eglin dhe Gjestin. (lexo ketu).

The post “Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit appeared first on iconstyle.al.

“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” – Kë po thumbon Egli Tako?

14 July 2025 at 09:49

Egli Tako ka zgjedhur të flasë pa përmendur emra, por me një mesazh të qartë e të drejtpërdrejtë.

Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo ka ndarë një thënie në anglisht: “A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”, që në shqip do të thotë: “Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”.

Postimi i saj, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje me nënkuptim, e drejtuar ndaj dikujt që po e provokon.

Foto: Egli Tako/Instagram

Edhe pse Egli nuk përmend askënd në mënyrë të drejtpërdrejtë, formulimi ironik dhe metaforik i frazës ka bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë me emrin e Gjestit.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit, e lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka qenë vazhdimisht në fokusin e medieve dhe publikut, veçanërisht pas përfundimit të formatit.

Foto: Egli Tako/Instagram

Komentet dhe veprimet e tyre pas daljes nga loja kanë lënë vend për interpretime dhe spekulime të shumta mbi raportin e tyre aktual.

Kjo shprehje e fundit e Eglit duket si një mënyrë për të vendosur një kufi të qartë dhe për të treguar se nuk ka ndërmend të bie në polemika me ata që, sipas saj, nuk e meritojnë përgjigjen. /Telegrafi/

The post “Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” – Kë po thumbon Egli Tako? appeared first on Telegrafi.

“Ra fama nga fiku”/ Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjestit dhe Eglit

By: gaze tare
14 July 2025 at 09:37

Një postim nga Anaid Kaloti po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e një marrëdhënieje të shumëkomentuar mes Egli dhe Gjestit. Sipas tij, marrëdhënia e tyre nisi si një aleancë strategjike që duhej të ruhej për hir të publikut pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.

Në një paralelizëm me fabula, Anaidi rrëfen se një “plak” i urtë i këshilloi që të bashkëpunonin për të fituar besimin e publikut, duke ndërtuar projekte muzikore dhe duke u mbështetur te njëri-tjetri. Ndërsa Egli ishte dakord, Kingi refuzoi. Ai zbulon se ky i fundit ishte i përfshirë me dikë tjetër dhe nuk donte të vazhdonte lojën, duke e konsideruar marrëdhënien si të sforcuar dhe të paqëndrueshme.

Kaloti thekson se ndonëse të dy patën një periudhë fame, me kalimin e kohës situata ndryshoi: Kingi nuk po arrinte suksesin e mëparshëm, ndërsa Egli zgjodhi një rrugë më të heshtur, larg skemave dhe “rrëmbimeve” të vëmendjes. Në përfundim, ai ironizon: “Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë është të ngrihesh kur bie poshtë.”

The post “Ra fama nga fiku”/ Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjestit dhe Eglit appeared first on iconstyle.al.

Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja

7 July 2025 at 09:25

Këngëtarja Egli Tako në imazhet e fundit është shfaqur ndryshe nga herët e tjera duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj unikal. Ajo ka pozuar para kamerës e veshur me kostume tradicionale shqiptare, dimija dhe jelek, duke ndriçuar rrjetet sociale me bukurinë e saj autentike.

Kjo paraqitje na nxit të mendojmë më shumë për rëndësinë e ruajtjes së traditave në bashkëkohësi dhe mënyrën se si artistët e rinj e ushqejnë kulturën tonë, duke ndikur ndjeshëm në perceptimin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Pas lidhjes me Gjestin dhe projekteve të saj muzikore, Egli ka nisur të kalojë më shumë kohë në Kosovë, një vend me tradita të pasura dhe historia të thella. Në këtë kontekst, ajo duket të ketë gjetur një harmoni të veçantë me identitetin e saj, duke zbatuar elemente tradicionale në stilin e saj dhe duke sjellë freski në artin shqiptar.

Me kalimin e kohës dhe me çdo projekt të ri, Egli shihet si një artiste që jo vetëm ka dashuri për muzikën, por edhe për kulturën dhe vlerat që ajo përfaqëson. Është një kujtesë për të gjithë ne se bukuria gjen shprehje në shumë forma dhe se ruajtja e identitetit kulturor është e domosdoshme.

The post Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja appeared first on Sot News | Lajme.

Pasi publikoi projektin e saj te ri, Egli Tako merr këtë vendim

2 July 2025 at 22:28

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Egli Tako ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë pasi publikoi projektin e saj më të ri,

Egli duket se ka marrë një vendim tjetër.

Pas disa ditësh pune intensive për videoklipin e ri,

Egli duket t’i ketë dhënë vetës pak pushim.

 

The post Pasi publikoi projektin e saj te ri, Egli Tako merr këtë vendim appeared first on Sot News | Lajme.

“Baby”, bashkëpunimi i parë muzikor mes Egli Takos dhe Sergios

2 July 2025 at 08:28

Dy emra të rinj, por me potencial të dukshëm në muzikën shqiptare, Egli Tako dhe Sergio, kanë lansuar projektin e tyre të parë të përbashkët – këngën “Baby”.

Kjo këngë është punuar me kujdes në çdo detaj. Teksti dhe melodia mbajnë firmën e Ghulos, i cili ka krijuar një atmosferë muzikore që përçon emocione, por që ruan gjithashtu ritmin e lehtë dhe të kapshëm për dëgjuesit.

Producimi është realizuar nga SBS Entertainment – një studio e njohur, pjesë e së cilës është edhe vet artistja nga Shqipëria.

Foto: Screenshot/YouTube

Në videoklip, Tako shkëlqen me një interpretim të ndjerë dhe një stil të veçantë vizual, që e dallon nga artistet e tjera të brezit të saj. Me një prezencë elegante, por njëkohësisht të fuqishme, ajo i jep këngës një dimension të veçantë.

Ndërsa Sergio sjell karizmën dhe energjinë e tij në skenë, duke plotësuar në mënyrë perfektë dinamiken e projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky duet është më shumë se sa një eksperiment artistik – është një dëshmi e përpjekjeve të dy artistëve për të sjellë diçka të freskët, autentike dhe me identitet në skenën muzikore shqiptare.

Egli dhe Sergio tregojnë se janë artistë në zhvillim, por me një qasje profesionale ndaj punës së tyre dhe me ambicie për të lënë gjurmë. /Telegrafi/

The post “Baby”, bashkëpunimi i parë muzikor mes Egli Takos dhe Sergios appeared first on Telegrafi.

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

By: gaze tare
25 June 2025 at 23:28

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri. Këtë herë, ajo vjen në një bashkëpunim surprizë me këngëtarin Sergio.

Kënga e re, e cila pritet të publikohet së shpejti, ka zgjuar menjëherë interesin e ndjekësve. Egli ndau në Instagram disa momente ekskluzive nga xhirimet e videoklipit dhe publikoi një pjesë të këngës, duke lënë të kuptohet se ky projekt do të jetë ndryshe nga ato që ka realizuar më parë.

Detaje të tjera rreth datës së publikimit dhe titullit të këngës pritet të zbulohen së shpejti.

 

The post Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌