Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Sistemi Patriot do të arrijë brenda tetë muajve në Ukrainë

19 July 2025 at 19:43

Gjermania planifikon të dërgojë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, por për dorëzimin dhe pranimin e tij do të duhen të paktën gjashtë deri në tetë muaj, raporton Bild, duke iu referuar burimeve nga qeveria gjermane.

Sipas planit fillestar, SHBA do të ridrejtonte një pjesë të rezervave të saj të mbrojtjes ajrore drejt Ukrainës, ndërsa Gjermania do të financonte zëvendësimin e tyre. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të transferojë sisteme nga rezervat ushtarake. Si pasojë, vendet evropiane tani duhet të ofrojnë pajisje nga rezervat e veta dhe të porosisin zëvendësime nga prodhuesit amerikanë.

Thuhet se vetëm financimi i blerjes së armëve për Ukrainën nuk e zgjidh problemin. Shtetet evropiane duhet të shfrytëzojnë rezervat e tyre dhe të bëjnë porosi për t’i zëvendësuar ato tek prodhuesit në SHBA.

Bild raporton se aktualisht në Evropë ka mungesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Prej disa ditësh po zhvillohen negociata të mbyllura se kush dhe në çfarë mënyre mund ta mbështesë Ukrainën.

Sipas të dhënave më të fundit, Zvicra është renditur më poshtë në listën e pritjes për marrjen e një sistemi Patriot, ndërsa njësia e parë nga kjo seri, e financuar nga Gjermania, do të dërgohet drejtpërdrejt në Ukrainë. Ndërkohë, sistemi është ende në prodhim nga kompania amerikane Raytheon dhe nuk do të jetë gati për dorëzim përpara gjashtë deri në tetë muajsh.

Të hënën, më 14 korrik, Trump njoftoi një marrëveshje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, sipas së cilës vendet evropiane anëtare të NATO-s do të blejnë armë amerikane, përfshirë sistemet e avancuara Patriot, dhe do t’ia dorëzojnë ato Kievit.

SHBA gjithashtu po shqyrton shitjen e sistemeve Patriot nga rezervat e saj për Ukrainën, si pjesë e planit të ri të Trump, në të cilin aleatët evropianë do të blejnë armë amerikane për Kievin. /Telegrafi/

The post Sistemi Patriot do të arrijë brenda tetë muajve në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Tani mund ta shikoni Evropën nga 230 metra lartësi – nga maja e ndërtesës më të lartë në kontinent

19 July 2025 at 18:06

Këtë verë, Kulla Varso 53-katëshe në Varshavë do të hapë një platformë vëzhgimi në një lartësi prej 230 metrash, duke ofruar pamje të qiellit nën re nga ndërtesa më e lartë në Bashkimin Evropian.

E quajtur Highline Warsaw, atraksioni më i ri dhe më i lartë i Varshavës do të ketë një tarracë në çati dhe një bar vetëm pak metra poshtë platformës kryesore të vëzhgimit, si dhe një qendër përvojash me panorama virtuale dhe detaje rreth historisë së qytetit.

Data e saktë e hapjes nuk është njoftuar ende, por menagjeri i marketingut të kompanisë deklaroi se ata janë në një fazë intensive përgatitjeje dhe aktualisht po planifikojnë të hapen në gusht.

Observatori dhe qendra e përvojës do të operohet nga Magnicity, një kompani që operon observatorë në disa qytete të mëdha, duke përfshirë Parisin, Roterdamin, Chicagon dhe Berlinin.

E përfunduar në vitin 2022, Kulla Varso me lartësi 310 metra ndodhet në qendër të Varshavës, pranë Pallatit të famshëm të Kulturës dhe Shkencës, i cili me 237 metra ishte ndërtesa më e lartë në Poloni deri në ndërtimin e rrokaqiellit të ri.

Pallati i Kulturës dhe Shkencës ka gjithashtu një platformë shikimi në një lartësi prej 130 metrash. /Telegrafi/

The post Tani mund ta shikoni Evropën nga 230 metra lartësi – nga maja e ndërtesës më të lartë në kontinent appeared first on Telegrafi.

Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë fiken për Gazën

19 July 2025 at 16:38

Dritat e shatërvanit të famshëm Trevi (Fontana di Trevi), një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit italian Romë, janë fikur si shenjë solidariteti me Gazën, e cila ndodhet nën sulme dhe bllokadë nga Izraeli.

Pas një vendimi të marrë muajin e kaluar nga Këshilli i Qytetit të Romës dhe nën sloganin “Roma nuk do të heshtë”, dritat e shatërvanit historik u fikën për një orë, respektivisht midis orës 22:00 dhe 23:00 me kohën lokale, për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ky gjest simbolik u shoqërua me praninë e një grupi njerëzish mbështetës të kauzës palestineze, të cilët shkaun para shatërvanit me flamuj palestinezë dhe protestuan kundër Izraelit, të cilin e akuzuan për gjenocid në Gaza.

Ndërkohë, përpara Pallatit Poli, që ndodhet pas shatërvanit, u projektua mbishkrimi “Ndaleni luftën në Gaza”.

Ky aktivitet dhe protesta përpara shatërvanit Trevi tërhoqën edhe vëmendjen e turistëve që kishin shkuar për ta vizituar strukturën historike.

Disa vizitorë u panë duke mbështetur thirrjet e grupit pro-Palestinë. /AA/

The post Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë fiken për Gazën appeared first on Telegrafi.

Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi!

19 July 2025 at 15:20

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka nënshkruar një ligj të ri që dekriminalizon pjesërisht kanabisin, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në politikën e vendit ndaj përdorimit personal të marijuanës.

Sipas ligjit të ri qytetarët çekë lejohen të ruajnë deri në 100 gramë marijuanë në shtëpi. Mund të mbajnë me vete deri në 25 gramë në hapësira publike si dhe lejohet kultivimi i deri në tre bimëve të marijuanës në kushte shtëpiake për përdorim personal.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme drejt liberalizimit të politikave të drogës, duke e vendosur Çekinë në mesin e vendeve evropiane më tolerante ndaj përdorimit të kanabisit, shkuan forbes.

Synimi i kësaj reforme është reduktimi i penaliteteve për përdoruesit individualë, promovimi i përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm, si dhe çlirimi i burimeve të sistemit të drejtësisë nga ndjekja penale e rasteve të vogla.

Megjithatë, përdorimi komercial i marihuanës mbetet i ndaluar dhe çdo tejkalim i sasisë së lejuar apo shitja e saj jashtë kornizave të ligjit vazhdon të trajtohet si vepër penale.

Me këtë hap, Çekia i bashkohet një numri gjithnjë në rritje të vendeve që po rishikojnë ligjet e tyre ndaj drogës me një qasje më pragmatike dhe të bazuar në të drejtat e individit. /Telegrafi/

The post Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi! appeared first on Telegrafi.

Përgjohet biseda e marinsave rusë – komandanti urdhëron ekzekutimin e shokut të plagosur

19 July 2025 at 13:54

Shërbimi informativ ukrainas ka përgjuar një radio-komunikim të armikut, ku komandanti i Brigadës së 155-të të këmbësorisë detare të Flotës Paqësore ruse urdhëron ekzekutimin e një ushtari të plagosur nga njësia e tij, nëse ai nuk është në gjendje të vazhdojë më tej.

Sipas Ukrinform, audio-incizimi është publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Drejtorisë Kryesore për Inteligjencë të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR).

“Qëlloje! Në marinë nuk ka të sëmurë – ka vetëm të gjallë dhe të vdekur. Ai nuk ka mundësi tjetër. Të urdhëroj ta qëllosh nëse nuk mundet të ecë më tej”, dëgjohet të thotë komandanti rus.

HUR thekson se vrasja e ushtarëve të vet është një metodë e zakonshme “motivimi” midis komandantëve të ushtrisë ruse.

Kërcënimi me ekzekutim mbetet një nga mjetet e rralla me të cilat oficerët rusë detyrojnë ushtarët të përmbushin detyrat luftarake.

Brigada e 155-të e këmbësorisë detare ruse është e njohur për krimet e kryera gjatë okupimit të përkohshëm të rajonit të Kievit, si dhe në zona të tjera përgjatë vijës së frontit.

Shërbimi ushtarak informativ ukrainas rikujton se çdo krim lufte i kryer kundër popullit ukrainas do të ndëshkohet me hakmarrje të drejtë. /Telegrafi/

The post Përgjohet biseda e marinsave rusë – komandanti urdhëron ekzekutimin e shokut të plagosur appeared first on Telegrafi.

Kongresi amerikan voton me shumicë dërrmuese pro ndihmës për Ukrainën

19 July 2025 at 09:20

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një vendim për zgjatjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, një hap i rëndësishëm që tregon vazhdimin e mbështetjes amerikane ndaj këtij vendi në përballjen e tij me agresionin rus.

Lajmin e ka bërë të ditur kongresmeni republikan Don Bacon, i cili ka qenë ndër përkrahësit kryesorë të ndihmës për Kievin.

Vendimi u miratua me një shumicë të qartë: 353 ligjvënës votuan pro, ndërsa vetëm 76 votuan kundër.

The U.S. House of Representatives has voted to extend military aid to Ukraine, Republican Congressman Don Bacon reported.

A total of 353 lawmakers voted in favor of the measure, with 76 opposed. pic.twitter.com/X9zSJXhmDz

— NEXTA (@nexta_tv) July 19, 2025

Kjo tregon se, pavarësisht dallimeve politike të brendshme në Kongres, ekziston një konsensus i gjerë për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, sidomos në aspektin ushtarak dhe të sigurisë.

Paketa e ndihmës përfshin furnizime me armë, municion, sisteme mbrojtëse, ndihmë logjistike dhe trajnime për forcat ukrainase, në përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe aftësinë mbrojtëse të vendit përballë ofensivës së vazhdueshme ruse.

Ky vendim pritet të japë një shtysë të re për ushtrinë ukrainase në terren dhe është parë si një sinjal i fuqishëm se SHBA nuk do të tërhiqet nga angazhimi i saj për mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit në Evropën Lindore.

Zyrtarë nga Ukraina kanë mirëpritur këtë vendim, duke falënderuar SHBA-në për përkushtimin e vazhdueshëm dhe duke theksuar se kjo ndihmë është jetike në betejën për mbrojtjen e territorit dhe popullit ukrainas. /Telegrafi/

The post Kongresi amerikan voton me shumicë dërrmuese pro ndihmës për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Dramë në Gjermani – fishekzjarrët shpërthejnë mes vizitorëve, 19 të plagosur

19 July 2025 at 08:39

Gjatë një feste në Dyseldorf janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike.

Në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

Deri më tani nuk ka informacione nëse në grupin e të lënduarve ka shqiptarë, shkraun welt.de.

Disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve.

Dëshmitarë okularë konfirmojnë se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë.

Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia e konsideron ngjarjen një “fatkeqësi tragjike”, ndërsa hetimet do të zbulojnë arsyet e sakta të ngjarjes.

Festa e Rinisë në Dyseldorf tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë dhe zakonisht zgjat deri të dielën. /Telegrafi/

The post Dramë në Gjermani – fishekzjarrët shpërthejnë mes vizitorëve, 19 të plagosur appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Vetëm 16 për qind e italianëve do të luftonin për vendin e tyre, tregon sondazhi

18 July 2025 at 16:32

Pothuajse një e treta e italianëve besojnë se vendi do të përfshihet drejtpërdrejt në një luftë brenda pesë vjetësh, por vetëm 16% e atyre në moshë luftimi do të ishin të gatshëm të merrnin armët, tregoi një sondazh.

Sondazhi nga Qendra për Studime të Investimeve Sociale (CENSIS) tregoi se 39% e italianëve të moshës midis 18 dhe 45 vjeç do të deklaroheshin si kundërshtarë pacifistë të ndërgjegjshëm, 19% do të përpiqeshin t’i shmangeshin rekrutimit në një mënyrë tjetër dhe 26% do të preferonin që Italia të punësonte mercenarë të huaj.

Pas vitesh të tëra tensionesh gjeopolitike në rritje dhe dy luftërave të vazhdueshme aty pranë, në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, Italia i është bashkuar vendeve të tjera të NATO-s në zotimin për të rritur shpenzimet kombëtare të mbrojtjes.

Megjithatë, shumica e italianëve mbeten skeptikë ndaj riarmatimit, shkruan Reuters.

Vetëm 26% besojnë se parandalimi ushtarak është një mënyrë e mirë për të siguruar paqen, ndërsa vetëm 25% mbështesin rritjen e bugjeteve ushtarake edhe nëse kjo do të thotë ulje e ndihmës sociale.

Vetëm 11% do të donin që vendi të kishte armë bërthamore.

Pavarësisht një rritjeje prej 46% të shpenzimeve të mbrojtjes gjatë dekadës së fundit, shpenzimet për frymë në Itali mbeten relativisht të ulëta në 586 dollarë, tregon sondazhi.

Kjo krahasohet me 686 dollarë në Greqi dhe mbi 2,000 dollarë në vende si SHBA ose Norvegjia.

Për të siguruar Italinë, 49% e të gjithë italianëve janë në favor të forcimit të NATO-s, ndërsa 58% do të donin të shihnin një sistem të integruar mbrojtës të Bashkimit Evropian, me një ushtri të vetme, nën një komandë të unifikuar dhe prokurim të përbashkët të armëve.

Një tjetër sondazh i publikuar muajin e kaluar nga Këshilli Evropian i Marrëdhënieve me Jashtë, tregoi se vetëm 17% e italianëve mbështesin rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, përqindja më e ulët midis 12 vendeve evropiane të anketuara. /Telegrafi/

The post Vetëm 16 për qind e italianëve do të luftonin për vendin e tyre, tregon sondazhi appeared first on Telegrafi.

Rusët në paranojë në lidhje me stërvitjet e NATO-s në Moldavi, Kremlini përmendin “Ukrainën e re”:

18 July 2025 at 14:52

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka komentuar situatën në Moldavi dhe i është bashkuar narrativës së politikanëve pro-rusë në këtë vend, duke pretenduar se NATO po planifikon “okupimin” e Moldavisë.

Në një intervistë për agjencinë ruse TASS, Zaharova tha se NATO po e përgatit Moldavinë për rolin e një shteti në vijën e parë të frontit.

“Gjatë vitit 2024 janë mbajtur 30 ushtrime të përbashkëta ku kanë marrë pjesë trupa moldave dhe të NATO-s. Kishinau po forcon bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s dhe ushtrimet e përbashkëta ushtarake kanë për qëllim ta dëshmojnë këtë,” deklaroi Zaharova.

Ajo përsëriti se kjo përbën një shembull të militarizimit të Moldavisë, nga i cili do të përfitonte NATO, raportojnë mediat.

“Pse ndodh e gjithë kjo? Moldavia po përgatitet të bëhet një tjetër Ukrainë”, tha Zaharova.

Ndërkohë, për bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Moldavisë janë shprehur më parë edhe zyrtarë nga rajoni separatist moldav i Transnistrisë. Një nga anëtarët e parlamentit, Andrej Safonov, deklaroi se NATO synon okupimin e Moldavisë me ndihmën e Rumanisë.

“Futja e trupave rumune dhe të NATO-s në Moldavi do të përfundojë të gjitha negociatat për zgjidhjen e konfliktit moldavo-transnistrian, pasi kjo do të nënkuptojë de facto luftë mes NATO-s dhe Rusisë, trupat e së cilës janë të stacionuara në tokën transnistriane. Prandaj, le të mbetet ish-RSS-ja Moldave një territor paqeje. Një alternativë ushtarake do t’u sjellë vetëm dhimbje të gjithëve,” theksoi Safonov.

Transnistria është një rajon separatist në lindje të Moldavisë, përgjatë lumit Dniester, që kufizohet me Ukrainën.

Shpalli pavarësi në vitin 1990, por nuk njihet ndërkombëtarisht. Që nga lufta e vitit 1992, funksionon de facto si shtet i pavarur me mbështetje nga Rusia, e cila ka trupa ushtarake atje. Zona është një pikë tensioni mes Moldavisë, Rusisë dhe Perëndimit. /Telegrafi/

The post Rusët në paranojë në lidhje me stërvitjet e NATO-s në Moldavi, Kremlini përmendin “Ukrainën e re”: appeared first on Telegrafi.

BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë

18 July 2025 at 10:58

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin ekonomik ndaj Kremlinit për shkak të agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Për herë të parë që nga fillimi i masave ndëshkuese, BE ka vendosur një ulje të çmimit tavan për naftën ruse, duke e zbritur në 47.6 dollarë për fuçi, një përpjekje kjo për të reduktuar më tej të ardhurat ruse nga eksportet energjetike.

We are standing firm.

The EU just approved one of its strongest sanctions package against Russia to date.

We’re cutting the Kremlin’s war budget further, going after 105 more shadow fleet ships, their enablers, and limiting Russian banks’ access to funding. (1/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

Paketa e re përfshin gjithashtu edhe sanksione ndaj 22 bankave ruse, të cilat luajnë rol kyç në financimin e luftës; kufizime ndaj disa bankave kineze, të cilat janë identifikuar si mbështetëse të operacioneve financiare të Rusisë; masa ndëshkuese ndaj rafinerisë së Rosneft-it në Indi, një pikë kyçe për përpunimin e naftës ruse dhe veprime kundër gazsjellësve Nord Stream dhe Nord Stream 2, të cilët mbeten simbole të varësisë energjetike të dikurshme të Evropës ndaj Rusisë

Sipas zyrtarëve të BE-së, paketa e re fokusohet gjithashtu në “mbylljen e skemave të errëta” dhe në ndalimin e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet.

“Pa këto rrugë të dyta, ekonomia ruse do të fillojë të mbytet më shpejt,” thuhet në deklaratën zyrtare nga Brukseli.

Ndryshe, paketa e re me sanksione ndaj shtetit rus pritet të hyjë në fuqi brenda javës. /Telegrafi/

Nord Stream pipelines will be banned.
A lower oil price cap.

We are putting more pressure on Russia’s military industry, Chinese banks that enables sanctions evasion, and blocking tech exports used in drones. (2/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

For the first time, we’re designating a flag registry and the biggest Rosneft refinery in India.

Our sanctions also hit those indoctrinating Ukrainian children.

We will keep raising the costs, so stopping the aggression becomes the only path forward for Moscow. (3/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

The post BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë appeared first on Telegrafi.

Kondicionerët në Evropë – Italia është shfrytëzuesi më i madh, por ku qëndron Kosova?

17 July 2025 at 23:49

Të dhënat e reja tregojnë se Italia është konsumatore më e madhe e kondicionerëve në Bashkimin Evropian, e ndjekur nga Greqia, Franca dhe Spanja.

Ndërsa Evropa përballet me një tjetër valë të nxehtit, kondicionerët mbeten një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të prekura, me gjithnjë e më shumë njerëz që e konsiderojnë atë një nevojë dhe jo luks.

Italia, më shumë se çdo vend tjetër evropian, nuk mund të bëjë pa të, raporton euronews.

Vetëm ky shtet shfrytëzon mbi një të tretën e gjithë energjisë elektrike të përdorur për kondicionim të ajrit të të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, sipas Eurostat, duke arritur në afërsisht 23 mijë teraxhul nga një total prej pak më shumë se 60 mijë teraxhulësh.

Kjo ndodh pavarësisht çmimeve të larta të energjisë elektrike në Evropë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Kosova renditet në pozitën e 12-të në listën e vendeve me konsum më të lartë të energjisë për ftohjen e hapësirave. Sipas të dhënave më të fundit, vendi ynë shpenzon rreth 1208.42 teraxhul energji për këtë qëllim, ndërsa Shqipëria zë vendin e shtatë me 1931.35 teraxhul.

Pse italianët janë të dhënë pas kondicionerëve?

Në vitet e fundit, vendi është goditur nga valë të ashpra të nxehtësisë, me temperatura që arrijnë deri në 48 gradë Celsius në rajone si Sicilia ose Sardinia.

Për më tepër, Italia ka popullsinë më të vjetër në Evropë, duke e bërë banorët shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë ekstreme.

Greqia tregon një histori të ngjashme. Pavarësisht madhësisë së saj më të vogël, ajo renditet e dyta për shfrytëzimin e kondicionerëve në BE. Konsumon pak më shumë se 8000 teraxhul për këtë qëllim, e ndjekur nga Franca, Spanja dhe Gjermania.

Megjithatë, kondicionimi i ajrit përbën vetëm një pjesë të vogël të konsumit të energjisë elektrike në shtëpi në BE, duke zënë vetëm 0.6 për qind.

Pjesa më e madhe (62.5 për qind) i dedikohet ngrohjes së dhomave, e ndjekur nga ngrohja e ujit me 15 për qind dhe ndriçimi me 14.5 për qind.

Cilat vende evropiane regjistruan temperaturat më të larta në vitin 2025?

Këtë verë, Evropa dhe vendet fqinje kanë përjetuar tashmë temperatura të larta.

Ballkani Perëndimor po përballet me thatësirë të rënda, ndërsa zjarret e mëdha shkaktuan evakuimin e mijëra turistëve në Greqi dhe lanë të vdekur të paktën dy persona në Turqi.

Përballë shqetësimeve në rritje për ndryshimet klimatike, në fillim të muajit korrik, Ankara miratoi një ligj historik për klimën që synon emetime neto-zero deri në vitin 2053.

As Evropa Perëndimore nuk shpëtoi.

Portugalia ka raportuar temperaturën më të lartë në kontinent deri tani: 46.6 gradë Celsius u matën në Mora, 100 km larg Lisbonës.

Spanja fqinje u godit nga zjarret, të cilat lanë të vdekur dy persona dhe shkatërruan provincën verilindore të Tarragonas, ku rreth 18 mijë banorë u vendosën në izolim për arsye sigurie.

Spanja raportoi temperaturën e dytë më të lartë në Evropë në verën e vitit 2025. Temperatura prej 46 gradë Celsius u regjistrua në El Granado, pranë kufirit jugor me Portugalinë.

Greqia kontinentale renditet e treta me 43.2 gradë Celsius në Skala, një qytet në rajonin jugor të Peloponezit.

Valë e fundit e nxehtësisë besohet të ketë shkaktuar afro 300 vdekje shtesë.

A po bëhen evropianët më të kujdesshëm ndaj energjisë?

Lajmi i mirë është se evropianët po përdorin më pak energji në shtëpi.

Pas një kulmi rekord prej 11 milion teraxhulësh në vitin 2021, konsumi i energjisë ka rënë në 9.6 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, ku familjet përbëjnë 26.2 për qind të konsumit final të energjisë.

Shumica e kësaj energjie mbulohet nga gazi natyror (29.5 për qind) dhe elektriciteti (25.9 për qind). /Telegrafi/

The post Kondicionerët në Evropë – Italia është shfrytëzuesi më i madh, por ku qëndron Kosova? appeared first on Telegrafi.

Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu – ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici

17 July 2025 at 23:20

Ronald De’Souza është shpallur i pafajshëm pothuajse gjysmë shekulli më pas, pasi e dënoi padrejtësisht një polic i korruptuar. Ai është anëtari i fundit i grupit të njohur “Stockwell Six” që u lirua.

Në shkurt të vitit 1972, De’Souza dhe pesë të rinj tjetër, të gjithë me prejardhje afrikano-britanike, u akuzuan në mënyrë të pabazuar se kishin tentuar të plaçkitnin oficerin Derek Ridgewell në metron e Londrës.

De’Souza u dënua, por sot, njëkohësisht me Errol Campbell – i cili gjithashtu ishte shpallur i fajshëm – gjykata u anuloi aktgjykimet e tyre, raporton skynews.

Grupi u përbënte nga Ronald De’Souza, Texo Johnson, Courtney Harriot, Paul Green, Cleveland Davidson dhe Everett Mullins. Johnson, Harriot, Green dhe Davidson ishin deklaruar të pafajshëm nga gjykata në vitin 2021, ndërsa Mullins ishte liruar menjëherë gjatë procesit për shkak të paaftësisë së tij për të kuptuar deklaratat që Ridgewell i kishte detyruar të nënshkruanin.

Për Campbell, dënimi me 18 muaj burg për një vjedhje në magazinën Bricklayers Arms në vitin 1977, u anulua nga Gjykata e Apelit. Gjykatësi Lord Justice Holroyde, së bashku me kolegët e tij, shprehu keqardhje që nuk mund të kompensonin vuajtjet që Campbell përjetoi, por vendosi të pranojnë apelin e tij në emër të tij dhe të heqin dënimin.

Derek Ridgewell

Djali i Errol Campbellit deklaroi se babai i tij vuajti nga turpi, hasi në vështirësi për tu punësuar dhe më vonë u bë alkoolist. Ai tha se babai i tij kishte qenë ‘një njeri i mirë’, por që Ridgewell nuk u mbajt përgjegjës dhe nuk u dënua gjatë jetës së tij.

Sipas avokatit Matt Foot – që përfaqësonte familjet – ishte diçka e njohur në Londrën e Jugut se Ridgewell ishte ‘racist dhe i korruptuar’, aq sa për të ishte kompozuar edhe një këngë në stilin “calypso”.

Foot kërkoi përgjegjësi nga Policia e Trafikut në Britani të Madhe (BTP) për mbajtjen në detyrë të Ridgewell, pavarësisht akuzave që pesë të rinj i kishin bërë atij në mes të viteve 1970, dhe ngriti pyetje për dorëzimin e përgjegjësisë për të gjithë raste të ngjashme.

Ai gjithashtu propozon ndryshime ligjore që do të përcaktojnë që të gjitha rastet e zhvilluara nga një polic që përfundon në burg të rishqyrtohen në mënyrë automatike për të zbulimin e mundësive për padrejtësi të tilla. Komisioni për Rishikimin e Çështjeve Penale (CCRC) njoftoi se vendimet e sotme çuan në anulimin e plot 13 dënimesh që lidhen me Ridgewellin.

Campbell u përpoq ta sfidonte vendimin qysh në vitin 1978. familja e tij e rihapi çështjen në shtator 2024, dhe pas një hetimi të CCRC, apelimi u pranua në shkurt 2025.

Në gusht 2023, CCRC ridërgoi për shqyrtim vendimet për bashkë-akuzuarit e Campbell – Salih Mehmet dhe Basil Peterkin – dhe ato dënime u anuluan në janar 2024 .

Ridgewell bashkë me dy kolegë, Douglas Ellis dhe Alan Keeling, pranuan vjedhjen e sendeve nga magazina Bricklayers Arms midis janarit 1977 dhe prillit 1978, vlerësuar mbi 421 mijë euro – shumë e madhe për atë kohë. Ridgewell vdiq në burg në vitin 1982 në moshën 37 vjeç, pa përfunduar dënimin e tij. /Telegrafi/

The post Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu – ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici appeared first on Telegrafi.

SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

17 July 2025 at 22:40

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Rusia do të përballet me tarifa doganore “shumë të larta” nëse nuk pranon që brenda 50 ditëve të ndalë luftën në Ukrainë.

“Pra, brenda 50 ditëve, siç është qartë thënë, nëse brenda kësaj periudhe nuk arrihet një marrëveshje për ndalimin e zjarrit ose një marrëveshje paqeje, nëse Rusia refuzon të pranojë ligjërisht ndalimin e zjarrit, atëherë do të përballet me tarifa doganore shumë të larta dhe do të përballet me sanksione dytësore. Pra, vendet që blejnë naftë nga Rusia gjithashtu do të sanksionohen, dhe kjo padyshim do t’i shkaktojë dëm të madh ekonomisë ruse”, tha për gazetarët zëdhënësja, Karoline Leavitt.

Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të përfundojë luftën me një zgjidhje diplomatike, tha Leavitt.

Leavitt: If Russia refuses a legitimate ceasefire or peace deal in 50 days, it will face steep tariffs and secondary sanctions.

Countries buying Russian oil will also be sanctioned. 1/ pic.twitter.com/EYBhOffzOG

— Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) July 17, 2025

“Ai ka insistuar për këtë… presidenti dëshiron të ndalojë vrasjet dhe dëshiron të shpëtojë jetë”, shtoi ajo.

Vlen të përmendet se pjesa e tregtisë së jashtme amerikane me Rusinë është më pak se një për qind, dhe shkëmbimi i plotë tregtar midis dy fuqive është reduktuar në minimum pas agresionit rus në vitin 2022, që do të thotë se tarifat eventuale do të ishin joefektive.

Gjithashtu, tarifat dytësore ndaj vendeve që tregtojnë me Rusinë me shumë gjasa nuk do të kenë efektin e dëshiruar, duke pasur parasysh se Kina ka njoftuar se do ta ndihmojë Rusinë edhe më fuqishëm në rast shpërthimi të një lufte tregtare. /Telegrafi/

The post SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

17 July 2025 at 18:59

Volodymyr Zelensky thotë se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrtojnë një marrëveshje të madhe për dronët, e cila do të kishte ndikim të rëndësishëm në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

Sipas presidentit të Ukrainës, plani përfshin blerjen nga ana e Uashingtonit të dronëve luftarakë ukrainas, të cilët janë testuar dhe provuar në kushte reale lufte kundër forcave ruse.

Këta dronë, të zhvilluar gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj, janë vlerësuar për efikasitetin, fleksibilitetin dhe koston më të ulët krahasuar me platformat perëndimore.

Në këmbim, Kievi do të blinte armë amerikane, duke përfshirë sisteme të avancuara mbrojtëse dhe sulmuese, të cilat do të ndihmonin në forcimin e mbrojtjes së vendit kundër agresionit rus.

Në një intervistë për New York Post, lideri ukrainas theksoi se kjo marrëveshje do të përmirësonte ndjeshëm aftësitë ajrore të të dyja vendeve.

Sipas tij, Ukraina do të përfitonte teknologji të re amerikane, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga përvoja dhe zhvillimi i teknologjive të testuara në një nga fushëbetejat më të vështira moderne.

Zelensky gjithashtu la të kuptohet se një bashkëpunim më i ngushtë me SHBA-të nën udhëheqjen e Trump mund të ndryshojë ekuilibrin e forcave në rajon.

Ndryshe, Ukraina dhe SHBA-ja tashmë kanë arritur një marrëveshje për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase. /Telegrafi/

The post Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese appeared first on Telegrafi.

Reforma historike në Mbretërinë e Bashkuar – të drejtë vote nga mosha 16 vjeçare

17 July 2025 at 16:55

Mbretëria e Bashkuar dëshiron të lejojë votimin që në moshën 16-vjeçare.

Ky vendim po merret nga qeveria britanike në kuadër të një reforme të madhe dhe gjithëpërfshirëse të sistemit demokratik të vendit, e cila synon të përmirësojë përfaqësimin qytetar dhe të forcojë pjesëmarrjen aktive në proceset vendimmarrëse.

Reforma konsiderohet një hap përpara drejt një demokracie më gjithëpërfshirëse, ku zëri i të rinjve dëgjohet dhe merr peshën që i takon në çështjet që prekin të ardhmen e tyre.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e mbështet fuqimisht këtë nismë dhe e sheh atë si një mundësi për të angazhuar brezat e rinj që në një moshë të hershme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

🇬🇧 Wow! The UK wants to allow voting from the age of 16

This decision is being made by the British government amid a major overhaul of the country’s democratic system.

Prime Minister Keir Starmer supports the initiative and explains:

🔄 I’m really pleased that we’re able to… pic.twitter.com/7A9fD2lrrD

— NEXTA (@nexta_tv) July 17, 2025

Ai deklaroi se “jam vërtet i kënaqur që kemi mundësinë të përfshijmë më shumë të rinj në demokracinë tonë dhe t’u japim atyre mundësinë të shprehin mendimin e tyre për mënyrën se si do të paguhen taksat dhe për çfarë do të përdoren ato”.

Sipas qeverisë, përfshirja e 16 dhe 17-vjeçarëve në zgjedhje do të ndihmojë në ndërtimin e një kulture më të fortë demokratike dhe do t’i motivojë të rinjtë të marrin pjesë në vendimmarrje që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre, nga arsimi dhe shëndetësia, deri te mjedisi dhe ekonomia.

Megjithatë, nisma ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike.

Mbështetësit theksojnë rëndësinë e fuqizimit të zërit të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për të qenë qytetarë aktivë, ndërsa kundërshtarët shprehin shqetësime për pjekurinë politike dhe njohuritë e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje në atë moshë.

Nëse miratohet, ky ndryshim do të përfaqësonte një nga reformat më të mëdha zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar në dekadat e fundit, duke vendosur një precedent të rëndësishëm për demokracitë e tjera në mbarë botën. /Telegrafi/

The post Reforma historike në Mbretërinë e Bashkuar – të drejtë vote nga mosha 16 vjeçare appeared first on Telegrafi.

Mosha e votimit në Mbretërinë e Bashkuar do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme

17 July 2025 at 14:56

Mosha e votimit do të ulet në 16 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, një ndryshim i madh në sistemin demokratik.

Qeveria tha se ishte një reformë për të sjellë më shumë drejtësi për 16 dhe 17-vjeçarët, shumë prej të cilëve tashmë punojnë dhe janë në gjendje të shërbejnë në ushtri, transmeton Telegrafi.

Kjo e çon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në 16 vjeç. Skocia dhe Uellsi e kanë bërë tashmë ndryshimin për zgjedhjet e Holyrood dhe Senedd, si dhe për zgjedhjet e këshillave lokale.

Në një paketë gjithëpërfshirëse ndryshimesh, ministrat do të zgjerojnë gjithashtu identifikimin e votuesit për të përfshirë kartat bankare dhe të veteranëve për të ndihmuar më shumë njerëz të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Siç zbuloi Guardian, do të ketë gjithashtu rregulla të reja më të ashpra për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e politikës së huaj dhe abuzimi me kandidatët.

Masa për të zgjeruar të drejtën e votimit përmbush një premtim manifest nga Partia Laburiste për t’u dhënë 16 dhe 17-vjeçarëve të drejtën e votës.

Paketa gjithashtu duket se po ndërmerr hapa drejt inkurajimit të regjistrimit më të madh të votuesve. Edhe pse nuk angazhohet për regjistrim tërësisht automatik të votuesve, qeveria tha se do të kalojë në një “sistem gjithnjë e më të automatizuar të regjistrimit të votuesve” që do të zvogëlonte nevojën për të plotësuar detajet në shërbime të ndryshme qeveritare në raste të shumta. /Telegrafi/

 

The post Mosha e votimit në Mbretërinë e Bashkuar do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme appeared first on Telegrafi.

Deti “vlon” në rajonin Algavres – rekord i ri temperaturash në ujërat bregdetare të Portugalisë

17 July 2025 at 14:53

Rajoni jugor i Algarves në Portugali përjetoi një “valë të nxehti detar”, tha të martën Autoriteti Detar i vendit, pasi mblodhi rezultatet e regjistruara nga një pajisje lundëruese në det pranë plazheve të Faros midis 28 qershorit dhe 9 korrikut.

Dhe sipas të dhënave, ujërat përreth plazheve në zonë arritën temperatura deri në 25.1°C, përcjell Telegrafi.

Temperaturat janë “dukshëm më të larta” se mesatarja e 20 viteve të fundit, duke treguar shfaqjen e një fenomeni ekstrem të quajtur “valë të nxehti detar”, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Marinës Portugeze.

“Një ‘valë e nxehti detar’ konsiderohet të ndodhë nëse temperatura ditore e detit tejkalon, për të paktën pesë ditë rresht, një kufi të lartë statistikor…”, tha deklarata.

Sipas deklaratës, temperatura ditore e ujit të detit e regjistruar në Faro “e tejkaloi temperaturën mesatare me më shumë se 5°C” dhe për këtë arsye korrespondon me “kategorinë e valës së të nxehtit detar që konsiderohet ekstreme”.

“Temperatura mesatare u përcaktua nga të dhënat e mbledhura në Faro gjatë 20 viteve të fundit (2004-2024), duke shërbyer si referencë për identifikimin e ngjarjeve të valës së të nxehtit detar”.

Që nga mbledhja e të dhënave, temperaturat janë kthyer në normale me detin në Algarve tani më të freskët, me ujin midis 18 dhe 20°C. /Telegrafi/

The post Deti “vlon” në rajonin Algavres – rekord i ri temperaturash në ujërat bregdetare të Portugalisë appeared first on Telegrafi.

Mbipopullimi i burgjeve, Italia mund të lirojë mijëra të burgosur përpara kohës

16 July 2025 at 23:43

Ministria italiane e Drejtësisë ka njoftuar për mundësinë e lirimit të parakohshëm të 10 mijë personave, pra 15 për qind të të burgosurve në burgjet italiane, për të zbutur problemin e mbipopullimit.

Ata theksuan se 10,105 të burgosur potencialisht plotësojnë kushtet për sanksione alternative, si arrest shtëpiak ose dënim me kusht.

Dënimet alternative do të merren parasysh për personat me vendime përfundimtare që nuk i nënshtrohen ankesës, të cilëve u kanë mbetur më pak se dy vjet nga dënimi dhe që në 12 muajt e fundit nuk kanë bërë shkelje serioze disiplinore.

Dënimet alternative nuk do të merren parasysh për të dënuarit për vepra të rënda penale, si terrorizmi, krimi i organizuar, përdhunimi, trafikimi i migrantëve dhe rrëmbimi, raporton reuters.

Sipas bazës së të dhënave World Prison Brief, burgjet italiane kanë një nga shkallët më të larta të mbipopullimit në Evropë. Kjo shkallë është 122 për qind. Një shkallë mbi 100 për qind tregon se burgjet janë të mbushura mbi kapacitetin maksimal. Gjithashtu, sipas kësaj baze të dhënash, vetëm Qiproja, Franca dhe Turqia kanë shkallë më të lartë.

Situata e vështirë në burgjet italiane ka tërhequr vëmendjen e publikut pas rritjes së numrit të vetëvrasjeve në burgje dhe pakënaqësisë për shkak të temperaturave të larta në burgjet pa ajrosje.

Megjithatë, lirimi i parakohshëm i të burgosurve është një çështje politike delikate. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë pohon se kjo nuk do të ndodhë brenda natës. /Telegrafi/

The post Mbipopullimi i burgjeve, Italia mund të lirojë mijëra të burgosur përpara kohës appeared first on Telegrafi.

Italia si Franca, refuzon të financon armët amerikane për Ukrainën

16 July 2025 at 20:33

Franca dhe Italia nuk do të marrin pjesë në iniciativën e re të NATO-s për financimin e furnizimit me armë amerikane për Ukrainën, njoftuan POLITICO dhe La Stampa, duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë të dy vendeve që nuk u identifikuan.

Megjithëse Franca ka qenë mbështetës i gjatë i Ukrainës, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë plan, i cili u prezantua gjatë takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më 14 korrik.

Sipas këtij plani, NATO do të blejë armë të avancuara amerikane, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes kundër ajrit, dhe një pjesë e tyre do t’i dorëzohet Ukrainës.

Sipas dy zyrtarëve francezë, Franca ka refuzuar të marrë pjesë në iniciativë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron promovon forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes përmes blerjes së armëve të prodhuara brenda Evropës.

Franca gjithashtu përballet me kufizime buxhetore dhe objektiva më të larta të shpenzimeve për mbrojtjen në mes të presionit më të gjerë ekonomik.

Italia ka marrë një qëndrim të ngjashëm. Sipas La Stampa, zyrtarët italianë kanë përjashtuar mundësinë e blerjes direkte të armëve amerikane, duke iu referuar kufizimeve fiskale dhe fokusit të vendit te teknologjitë e tjera ushtarake, për shembull sistemit italo-francez kundër ajrit SAMP/T, i cili tashmë është dorëzuar Ukrainës.

Vende të tjera evropiane – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe disa vende nordike – mbështetën marrëveshjen.

Më 15 korrik, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se dërgesat shtesë të raketave Patriot dhe pajisjeve të tjera ushtarake ishin tashmë në proces. /Telegrafi/

The post Italia si Franca, refuzon të financon armët amerikane për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Ushtarët rusë i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

16 July 2025 at 20:09

Një ngjarje historike u regjistrua në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur drejtpërdrejt me ushtarë ukrainas, por vetëm përballë dronëve dhe robotëve tokësorë.

Kjo ndodhi më 8 ose 9 korrik në rajonin e Kharkivit dhe u realizua nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.

Pamjet tregojnë sesi dronët FPV dhe dronët kamikazë tokësorë sulmuan fillimisht një bunker rus, duke shkaktuar panik te ushtarët brenda tij.

Për të shmangur një sulm të dytë, ushtarët dolën jashtë duke mbajtur një tabelë kartoni me mbishkrimin “Duam të dorëzohemi”.

Më pas, një dron ajror i udhëhoqi rusët drejt linjave ukrainase, ku u kapën robër pa asnjë rezistencë.

Ky operacion u krye pa asnjë shkëmbim zjarri nga ana e forcave ukrainase dhe pa humbje në radhët e tyre. Një zonë që më parë konsiderohej e pakapshme për trupat tokësore u rikthye nën kontroll ukrainas vetëm përmes përdorimit të teknologjisë.

Përdorimi i kombinuar i dronëve ajrorë dhe robotëve tokësorë po rezulton një strategji gjithnjë e më efektive në luftën kundër forcave ruse.

Dronët ajrorë janë të domosdoshëm për zbulimin dhe goditjet precize, ndërsa robotët tokësorë mund të mbajnë sasi më të mëdha eksplozivi për të shkatërruar objektiva të fortifikuara. /Telegrafi/

The post Ushtarët rusë i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas appeared first on Telegrafi.

❌
❌