Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit

By: V K
14 July 2025 at 10:28

Këtë të hënë,  në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, dëshmon vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ademaj gjatë dëshmisë së tij, ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës.

Ai ka thënë se konfirmimin zyrtar për vrasjen ai dhe prindërit e kanë marrë në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ka thënë se me të akuzuarin ishin parë në stacionin policor.

“Unë kam thanë që ku janë fëmijët dhe Naimi. Më kanë thanë që janë brenda …. Kur kam pyet ku është Naimi, më kanë thënë që është duke dhënë deklaratë. Pas 1 ore Naimi ka dalë nga Policia, ne fëmijët i kishim marrë në veturë, kur ka dal Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla….”, është shprehur Ademaj.

Ai ka treguar se çfarë i kishte thënë Murseli atë natë.

“Pasi kemi shkuar 4-5 metra e kom dëgjuar një krismë, por unë vazhdoja me ikë me fëmijët. Ka ardhur një veturë në drejtim tonin dhe ka dashtë me na shkelë mu e fëmijët. Kam kërkuar ndihmë, por që nuk më kanë dhënë ndihmë. Kam shkuar në market dhe aty i kam thanë pronarit të marketit a mundesh me mi këqyr fëmijët se ma kanë vra gruan. Por pronari nuk më ka lejuar, më ka thënë rri këtu dhe priti policinë. Pasi ishte natë ne i kemi marrë fëmijët dhe i kemi dërguar në shtëpi”, është shprehur Ademaj.

Ai ka thënë se të nesërmen rreth orës 11, ka provuar të gjejë kontakt me Murslein, pasi që nuk e ka ditur se ku ndodhet.

“E kam thirr Valon Llukën, dhe me ka thënë merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe kontakto me të. Pasi që e kam thirr shoferin, ai më ka thënë që është në Swiss. Kur kemi shkuar në Swiss, na ka thanë që Naimi është në dhomë lart. Kur jemi shkuar në dhomë, ai ishte i shtrirë, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë, po ashtu kishte porositur edhe drekën. Nga habia kemi menduar që është i frikësuar. I kam thanë Naim a mundemi me shkuar në morg me pa Liridonën, me ka thënë jo nuk na lejohet. Më pas e kam thirr spitalin dhe ju kam thanë që jam vëllai i Liridona Ademajt dhe a mundem me ardhur me pa trupin, më kanë thanë po. Me mu erdhi edhe Naimi edhe shoferi i tij. Kur shkuam atje, mjeku na tha nëse keni problem mos hajdeni. Naimi në atë moment tha, kam problem me zemër dhe nuk e di se a mund ta përballoi. Djali i axhës insistoj që me ardhur Naimi me pa. Ka ardhur deri te dera, vetëm prej dere e ka shikuar, nuk ka hy brenda”, ka treguar Ademaj.

Para nisjes së seancës, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor.

Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj, është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

The post Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit appeared first on Albeu.com.

Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit

By: fra nc
10 July 2025 at 13:56

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të vënë në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, por vetëm për faktet që lidhen drejtpërdrejt me çështjen “Plumbi i Artë”. Ndërkohë, u rrëzua kërkesa e mbrojtjes për të pasur akses në dëshmitë e plota të të dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë edhe për ngjarje të tjera jashtë kësaj dosjeje.

Ky vendim shkaktoi reagime të forta nga avokatët, Gentian Rumano, i cili mbron Henrik Hoxhën dhe Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, të cilët mbrojnë Altin Ndocin. Ata kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor, deri në marrjen e një vendimi nga një gjyqtar tjetër për kërkesën e tyre.

Megjithatë, jo të gjithë avokatët iu bashkuan këtij qëndrimi; një pjesë e mbrojtjes kërkoi vijimin e procesit, duke argumentuar se seancat e fundit kanë mbetur në vendnumëro.

Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi trupës gjykuese të vijonte seancën pavarësisht kërkesës për dorëheqje, por situata u tensionua pas debateve mes prokurorit Behar Dibra dhe avokatit Gentian Rumano. Ky i fundit e braktisi sallën në mënyrë demonstrative, duke sjellë shtyrjen e seancës.

Në këto rrethana, GJKKO vendosi ta shtyjë gjyqin për më 15 korrik, ora 10:00, dhe pezulloi afatet e paraburgimit për personat e akuzuar. Këtë të enjte ishte planifikuar të dëgjohej dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase.

The post Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit appeared first on Euronews Albania.

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

4 July 2025 at 22:22

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Vorës, i arrestuar edhe si trafikant kokaine, Agim Kajmaku, ka fituar gjyqin ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shkarkimin e tij të 6 viteve më parë. Kajmaku u shkarkua 5 me 0 me vota pro nga anëtarët e atëherëshëm të KQZ-së, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por sipas Gjykatës […]

The post Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ appeared first on BoldNews.al.

Sa para ka humbur Diddy mes arrestimit dhe gjyqit?

By: gaze tare
4 July 2025 at 10:21

Mbreti dikur i padiskutueshëm i industrisë muzikore amerikane , Sean “Diddy” Combs , po e sheh perandorinë e tij të shkatërrohet, ndërsa e gjen veten në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të trafikimit dhe prostitucionit në vitet e fundit. Ish-miliarderi, i cili deri pak vite më parë mbante një nga pozicionet më të fuqishme dhe fitimprurëse në industrinë e argëtimit, tani përballet me dënime, humbje të të ardhurave dhe një emër marke të dëmtuar.

Nga miliarder në 400 milionë

Edhe para arrestimit të tij, imazhi i tij financiar kishte filluar të binte. Analisti financiar dhe ish-kryeredaktori i Forbes, Zack O’Malley Greenburg, paralajmëroi në qershor 2023 se Diddy nuk ishte më miliarder: “Unë besoj fuqimisht se ai dikur ishte. Unë besoj fuqimisht se ai nuk është më.”

Sipas hulumtimit të tij, pasuria neto e Combs ra nga 740 milionë dollarë në vitin 2019 në rreth 400 milionë dollarë gjatë akuzave dhe hetimeve fillestare. Me fillimin e aventurës së tij ligjore dhe paraburgimin e tij që nga shtatori i vitit 2024, analistët vlerësojnë se kjo rënie ka vazhduar me shpejtësi.

Dënim për dy akuza – Lirim nga akuzat për tre

Gjyqi i Diddy-t përfundoi më 2 korrik me vendimin e jurisë për pesë akuza të rënda:

-Fajtor për transportim me qëllim prostitucioni (dy herë)

-I pafajshëm për trafikim të detyruar të qenieve njerëzore (dy herë)

-I pafajshëm për konspiracion për të kryer një organizatë kriminale

Gjykatësi refuzoi lirimin me kusht, ndërsa kthimi i tij në paraburgim policor vulosi izolimin e tij shoqëror dhe profesional.

Me fillimin e ankesave, partnerët kryesorë dhe investitorët u hoqën nga të gjitha aktivitetet e tij të biznesit. Dëmet përfshijnë:

-Anulimi i marrëveshjeve me marka pijesh si Ciroc

-Ngrirja e prodhimeve televizive dhe projekteve mediatike

-Tërheqja e sponsorëve dhe partnerëve nga platformat muzikore

-Shpenzime ligjore dhe kompensim prej milionash

Në thelb, çdo pjesë e portofolit të tij ka pësuar një humbje të plotë të vlerës, me përjashtim të pak pasurive të paluajtshme. Pavarësisht rënies, Combs ende zotëron prona luksoze në Los Angeles, Miami dhe New York me vlerë dhjetëra milionë dollarë. Megjithatë, në një raund të ri të mundshëm padish ose kompensimesh, këto asete mund të vendosen nën kontroll gjyqësor ose të likuidohen.

The post Sa para ka humbur Diddy mes arrestimit dhe gjyqit? appeared first on iconstyle.al.

Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam…

By: V K
1 July 2025 at 12:45

Ditën e sotme, po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën dhe të pandehurit të tjerë që akuzohen për atentatin mafioz ndaj Santiago Malkos, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Në seancë ndodhet edhe babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, i cili dëshmoi për të birin e tij.

I ati u distancua nga konfliktet që djali i tij ka pasur, teksa tha se; “Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur”.

Leonard Duka dhe Santiago Malko, ishin miq me njëri-tjetrin, por dyshohet se shoqëria e tyre u prish pasi ish-polici i dhunoi babain.

Lidhur me këtë, Muhamet Duka tha se nuk e njihte shoqërinë e djemve të tij, duke mohuar në këtë mënyrë pistën e konfliktit të tij me viktimën, Santiago Malko.

“Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti ti njoh, unë merresha me tregti me biznesin tim, kam patur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qera, nuk kam pas shkuar te ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.

Unë i kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë”.

Gjithashtu, Muhamet Duka, tha se nuk e ka njohur kurrë Ervis Martinajn.

“Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar”, tha Muhamet Duka.

Kujtojmë se në dëshminë e bërë në GJKKO më 24 tetor 2024 Leonard Duka, ka mohuar akuzat se qëndron pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Leonard Duka, ka mohuar gjithashtu që babai i tij të jetë dhunuar apo fyer, duke theksuar se; “nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë dhe as familja ime”.

Ai ka thënë se shok i tyre i përbashkët ishte Ervis Martinaj dhe se para ekzekutimit të Santiago Malkos kishin 3 vite pa u takuar.

“E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të”, tha Duka teksa theksoi se “kur e kam takuar s’ishim vetëm, por kemi qenë me miq të përbashkët”.

DOSJA HETIMORE

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj, kanë pasur shoqëri prej rreth 15 vitesh me njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojrave të fatit, si dhe në administrimin e bizneseve të llojit, hotele, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe të tjera të Tiranës.

Po kështu, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me qëllim përfitimi.

Por duket se kjo shoqëri mori fund pasi dhunimit që Santiago Malko, miku i Ervis Martinaj, i bëri babait të Leonard Dukës.

Duka mesa duket nuk ia fali Malkos, këtë poshtërim, por organizoi vrasjen e tij, që nuk vonoi.

Dosja Hetimore

Konflikti midis Dukës dhe Martinajt, ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka, ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë.

I cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.

Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës, ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.

Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj, bën përgjegjës për ekzekutimin e mikut të tij Leonard Dukën dhe lidhjet e tij.

Nga ku Martinaj fillon të investohet për të vrarë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe lidhjet e tyre shoqërore.

Ndërkohë që nga krahu tjetër këta persona investohen për të vrarë Ervis Martinajn, Erigers Mihasin dhe njohjet e tyre.

Dosja Hetimore

Nga analizimi i komunikimeve del se Fatmir Hyseni, shfaqet si një person me eksperiencë në fushën e krimeve kundër jetës dhe është i angazhuar në mënyrë konstante për lokalizimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj dhe lidhjeve të tij.

Më datë 10 Korrik 2020, Leonard Duka, ka siguruar një informacion që Ervis Martinaj, mund të jetë në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si ‘Vin Bakalli’.

Për këtë arsye, ka njoftuar Fatmir Hysenin.

Dhe ky i fundit ka dërguar një person që i drejtohet me emrin ‘nipçe’, për të verifikuar këtë informacion.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj po përgatitej të fuste në kurth Leonard Dukën, ky i fundit mëson për planin e kundërshtarit të tij.

Dhe organizohet ta zerë në befasi atë që deri dje ishte miku i tij. Por që tani ishte armiku më i betuar.

Dosja Hetimore

Në periudhën kohore duke filluar nga data 1 Gusht 2020 dhe në vazhdimësi, Leonard Duka, ka siguruar informacion që Ervis Martinaj ka angazhuar disa femra, me qëllim për t’i afruar pranë tij që ta nxirrnin në pritë.

Për këtë arsye Leonard Duka, njofton Fatmir Hysenin, i cili angazhohet për planifikimin e vrasjes së personave që do të afrohen për të vrarë Leonardin.

Në këtë plan kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, ku ky i fundit do të luante rolin e ‘karremit’ i cili do të takohej me këto femra në një vend, ku terreni është i njohur mirë nga ai vetë dhe lidhjet e tij.

Por vajzat nga Shkodra nuk erdhën në takim, dhe kështu plani duket se dështoi.

Ndërkohë që grupi i Leonard Dukës, mësoi se personi që do i fuste ata në kurth ishte Erigers Mihasi.

Edhe ky i vrarë në një atentat në Tiranë, disa kohë më pas.

Dosja Hetimore

Leonard Duka dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë dyshuar se organizatori i takimit me vajzat atë ditë do të ishte Erigers Mihasi, i njohur me pseudonimin ‘Boli’ dhe një person tjetër që dyshohet se është punonjës policie që i thërrasin me emrin ‘Olci’.

Më datë 12 Gusht 2020, Leonard Duka, ka kontaktuar me femrat me të cilat do të organizonte takimin por ato nuk janë treguar të disponueshme të takoheshin në këtë datë, sepse njëra ishte në Shkodër ndërsa tjetra kishte angazhime.

The post Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam… appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

30 June 2025 at 22:13

Sali Berisha mungoi sot në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi që po gjykohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë, me motivin se nuk ishte njoftuar sipas ligjit. Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” sqaroi se sipas procedurës, ftuesi gjyqësor duhet […]

The post Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën appeared first on BoldNews.al.

Nis gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës, Ola Xama: Dosje mjaft e dobët!

By: M C
30 June 2025 at 21:50

Ka nisur gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës edhe pse seanca e parë u shty për shkak të arsyeve proceduriale.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” n MCN TV, shpjegoi akuzat ndaj Berishës, duke deklaruar se kjo dosje i duket e dobët dhe se ka afera të tjera gjatë qeverisjes Berisha, që do të meritonin të përfundonin në gjykatë.

“Dy akuzat janë korrupsion dhe pastrim parash. Zoti Malltezi akuzohet se është favorizuar për t’i kthyer një tokë nga familja e gjyshit dhe është favorizuar nga Berisha, në atë kohë kryeministër, përmes përfitimit të një prone, që sipas dokumentave, prona ka qenë e familjes së tij, por është favorizuar me disa vendime nga qeveria. Për të shpallur terrenin tokë ku mund të ndërtohej, por gjithashtu duke futur procedurën e pagesës me bono privatizimi, duke përfituar tokë ku më pas është bërë investitor dhe është ndërtuar një kompleks me 19 pallate. Ka përfituar para që i konsideron produkte të veprës penale. Për këto para prokuroria pretedon se Berishës i janë mbuluar disa shërbime shëndetësore, pushime dhe për fondacionin e zonjës Liri Berisha. Po kështu edhe fatura për shpenzime gjyqësore për heqjen e non-gratës në Britaninë e Madhe apo procesin në Francë ndaj ish Sekretarit Blinken.

SPAK e akuzon zotin Berisha se ka krijuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimin të Pronave, ndër të tjera për të ndihuar edhe dhëndrin e tij për ti dhënë tokën, pork jo është pak qesharake sepse ka qindra mijëra familje që kanë përfituar pronën prej kësaj.

Pjesa e dytë, se ku dyshohet se ka ndihmuar, është në lidhje me nisjen e një VKM, që lejon pagesën me bono privatizimi, duke i ulur vlerën reale. Ka ndryshuar edhe ligjin për sportet. I është bërë presion edhe një gjenerali për të liruar një pjesë të pronës, sepse në atë kohë ka patur një konflikt. Është ndryshuar edhe statusi i pronës.

Nuk ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nëse kemi shuma të mëdha, ka shumë ligje me porosi, afera, e me rradhë, edhe për oligarkë gjatë qeverisjes Berisha, por jo në këtë çështje”, deklaroi Xama.

The post Nis gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës, Ola Xama: Dosje mjaft e dobët! appeared first on Albeu.com.

Berisha reagon pas shtyrjes së gjyqit: Procesi ndaj meje, një piramidë mashtrimi

By: fra nc
30 June 2025 at 12:14

Pas shtyrjes së seancës së parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për dosjen “Partizani” ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kryedemokrati e konsideron një proces politik.

“Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara. Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi. Fill pas urdhrit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij”

Sipas Berishës, nuk ka asnjë fakt penal për këtë dosje dhe se dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit nuk i është dhënë asnjë metër katrorë toke publike.

“Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo. Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktaturës. Dhe se ai dhe fëmijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin”

Berisha ka edhe një paralajmërim për kryeministrin Rama.

“Drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve”

Seanca për gjykimin në themel të dosjes “Partizani” është shtyrë për në 21 korrik në orën 10:30.

The post Berisha reagon pas shtyrjes së gjyqit: Procesi ndaj meje, një piramidë mashtrimi appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates

By: fra nc
30 June 2025 at 10:30

Që prej orës 10:00 të kësaj të hëne ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si “Dosja Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa mungoi prokurorja tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai, për arsye shëndetësore.

Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Avokatja Gjyzari deklaroi në seancë se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Jamarbër Malltezi. Sipas saj, koha për njoftim ka qenë e pamjaftueshme dhe ata nuk kanë pasur kontakte me klientin gjatë kësaj periudhe.

Në seancë ishte i pranishëm Jamarbër Malltezi, si dhe i pandehuri Xhimi Begeja. Ndërkohë munguan të pandehurit e tjerë, Andia Pustina dhe Fatmir Bektashi, të cilët gjithashtu u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Pasi dëgjoi palët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për në datën 21 korrik seancën e parë në themel për “Dosjen Patizani”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bënë mungesat e të pandehurve Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi. Sipas gjykatës, Berisha nuk është njoftuar sipas parashikimeve ligjore, ndërsa Bektashi ka paraqitur arsye shëndetësore për mospraninë në seancë.

“U bë vetëm verifikimi i palëve dhe për shkak të mungesës së palëve nuk mund të vijohej vazhdimi i gjykimit. Seanca u shty më datë 21 korrik në orën 10:00”, tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates appeared first on Euronews Albania.

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

By: V K
30 June 2025 at 10:55

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) në çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë, është shtyrë për në datën 21 korrik.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në seancën e sotme, Berisha nuk ishte i pranishëm. Të vetmit të pranishëm ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Prokuroria u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërkohë që prokurorja Enkelejda Millonai mungoi për arsye shëndetësore.

Gjatë zhvillimit të seancës, gjyqtarja Elsa Ulliri, iu drejtua Malltezit me pyetjen nëse Sali Berisha kishte dijeni për fletë-thirrjen për seancën. Malltezi u përgjigj se nuk kishte informacion në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, prokurori Kraja deklaroi se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për seancën. Ai shtoi se shoqëria “Homeplan” – e përfshirë në dosje – aktualisht nuk përfaqësohet nga asnjë avokat, duke kërkuar ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së përfaqësimit ligjor. Seanca e radhës është caktuar për më 21 korrik 2025.

The post Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin appeared first on Albeu.com.

Malltezi: Prej 20 muaj mbahem në arrest shtëpi me urdhër të Ramës dhe Ballës

By: user7
30 June 2025 at 09:39

Anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka zbuluar ditën e sotme letrën që ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dy javë më parë, si shtesë për kërkesën për heqje të masës së sigurisë.

Në letrën drejtuar GJKKO, Malltezi shprehet se prej thuajse 20 muajsh me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe prokurorëve po mbahet në arrest shtëpie.

Ai thekson se ky proces është një farsë politike e ngritur sipas tij me porositë e Gabriel Escobar dhe Yuri Kim. Malltezi shprehet se procedimi penal nisi me kallëzimin “e rremë” të Taulant Ballës.

“Edhe sot që kanë shpenzuar miljona lekë dhe energji qoftë në Arkiv të Shtetit dhe qoftë duke marrë dhjetëra mijëra faqe nga Arkivat Italiane, SPAK ndonëse faktoi se Taulant Ballës kreu kallzim të rremë, sërisht refuzon të nisë procedim penal.”,shprehet Malltezi ndër të tjera në letrën drejtuar gjykatës.

Ai shprehet se në këtë proces nuk ka fakt penal, nuk ka asnjë dëm, por shton se “ka vetëm kthim të sendit të vjedhur nga shteti tek qindra pronarët legjitimë”.

The post Malltezi: Prej 20 muaj mbahem në arrest shtëpi me urdhër të Ramës dhe Ballës appeared first on Lapsi.al.

Gjyqi GJKKO/ Ish-prokurori Arjan Ndoj dhe Halit Valteri paraqiten për të dëshmuar

By: user7
27 June 2025 at 10:58

Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-prokurori është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. Gjithashtu në GJKKO është thirrur për të dëshmuar edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

The post Gjyqi GJKKO/ Ish-prokurori Arjan Ndoj dhe Halit Valteri paraqiten për të dëshmuar appeared first on Lapsi.al.

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia

26 June 2025 at 17:42

Benjamin Netanyahu thuhet se ka kërkuar një pushim dyjavor në gjyqin e tij të gjatë për korrupsion, i cili do të rifillojë në Jerusalem të hënën.

Sipas një kërkese të bërë nga avokati i kryeministrit izraelit, Amit Hadad, siç citohet në Times of Israel, Netanyahu duhet t’ia kushtojë kohën e tij të menjëhershme “çështjeve diplomatike, kombëtare dhe të sigurisë” në dritën e “zhvillimeve rajonale dhe globale”.

Këto çështje përfshijnë “menaxhimin e luftës në Gaza dhe trajtimin e çështjes së pengjeve”, i shkruan Hadadi Gjykatës së Qarkut të Jerusalemit.

Netanyahu po gjykohet për akuzat e mashtrimit dhe shkeljes së besimit, si dhe pranimit të ryshfetit në formën e mbulimit mediatik. Ai ka mohuar çdo shkelje.

Kërkesa e tij vjen pas një thirrjeje të paprecedentë nga Donald Trump për anulimin e akuzave (shih postimin e orës 6:44 të mëngjesit), duke e përshkruar çështjen kundër Netanyahut si një “gjueti shtrigash”.

Netanyahu falënderoi Trumpin për ndërhyrjen e tij sot, duke shkruar se ishte “thellësisht i prekur” nga “mbështetja e sinqertë e presidentit amerikan për mua” në çështjen X.

The post Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia appeared first on Sot News | Lajme.

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

By: Elva
25 June 2025 at 22:49

Procesi gjyqësor ndaj reperit dhe producentit të njohur amerikan Sean “Diddy” Combs po i afrohet fundit. Prokuroria federale në Nju Jork ka mbyllur fazën e paraqitjes së provave, ndërsa mbrojtja ka vendosur të mos thërrasë asnjë dëshmitar dhe as vetë Combs nuk do të dëshmojë në sallën e gjyqit. Pas më shumë se gjashtë javësh […]

The post “Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë! appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

25 June 2025 at 11:29

Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.

Sot ishte planifikuar mbahej procesi ndaj të miturit, Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur.

Procesi u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar serish të akuzuarin.

Seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura sipas kodit penal për të miturit që ndaloj bërjen publike të të dhëna e për shkak se  i akuzuari, por edhe fëmija tjetër i plagosur janë nën moshë.

The post Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet gjyqi për vrasjen e Grei Bihucit në Fier, ja dënimi i autorit Florian Muka

23 June 2025 at 15:03

Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Ka përfunduar seanca gjyqësore duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20 vjeçarit Grei Bihuci në 11 mars të vitit 2024 në qëndër të qytetit tê Fierit.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.

Pasi u lexuan faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarëve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (kushëriri i Florianit) 12 vjet burg.

Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetmbrojtjes. Ndërsa i mituri KM 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes, ka pohuar se ai ka qënë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja , por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Akuza ishte vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim sipas nenit 78/1 , per Florian Muken u kërkua 25 vjet burg , por mëqënëse e ka pranuar vrasjen , ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe per te miturin 12 vjet por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë i lirë.

The post Mbyllet gjyqi për vrasjen e Grei Bihucit në Fier, ja dënimi i autorit Florian Muka appeared first on Sot News | Lajme.

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: Oldi
21 June 2025 at 13:42

Nga Boldnews.al Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty. Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, […]

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on BoldNews.al.

“Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli

By: D Marku
20 June 2025 at 13:41

“Sot bëhen tetë muaj, duhet të jetë i madh shqetësimi juaj”, u tha gazetarëve avokati i ish-Presidentit të vendit Ilir Meta.

Sipas Kujtim Cakranit, Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë provë nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe me urdhër politik.

“Për Zotin, nuk ka prova! Sot u fol aty analiza financiare, ç’lidhje ka Ilir Meta me ato analiza?! Prokurori foli për gjithçka tjetër, përpos për Metën. S’ka pasuri, të luajtshme apo të paluajtshme. Zoti Meta duhet të lirohet patjetër se po bën burg me urdhër politik”, tha ai para ambienteve të SPAK.

I pyetur për gjendjen e Metës, tha se është në formë perfekte dhe ushtron palestër.

“U dënua dhjetë ditë me urdhër të Ajatollahut, kryeministri Rama”, shtoi ai, duke theksuar se do të njihet me ato që i cilëson pretendime të Prokurorisë.

Pritet që vendimi për lehtësim ose jo të masës së sigurisë, të merret më 26 qershor, në orën 10:30.

Avokati i Ilir Metës: “Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.

Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.

Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta.

 

The post “Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli appeared first on Albeu.com.

Nis gjyqi ndaj Ilir Metës/ Avokatët e tij paraqiten në SPAK

20 June 2025 at 12:17

Pak më parë është parë në ambientet e SPAK, avokati i tij, Kujtim Cakrani. Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.

Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.

Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë.

The post Nis gjyqi ndaj Ilir Metës/ Avokatët e tij paraqiten në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Santiago Malkos: Leonard Duka del në gjyq, prokurorët përplasen me avokaten

By: fra nc
18 June 2025 at 15:17

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet këtë të mërkurë seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjatë procesit u diskutuan provat e mbledhura dhe dëshmitë e dhëna.

Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, duke deklaruar: “Gjatë pyetjes së Blendi Tetës, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë. Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës.”

Ajo kërkoi gjithashtu sqarime për kodet SKY ECC:

“Kërkojmë të dimë nëse kodi i Sky ECC që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të Sky ECC apo në rast se i qëndrojnë provave të sjella nga organi i akuzës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës, të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar”- tha avokatja.

Nga ana e tij, prokurori Behar Dibra i cilësoi këto kërkesa si të pabazuara.

“Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështetura sa i përket këtij gjykimi. Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Mënyra e identifikimit të aplikacionit Sky ECC është ajo e policëve gjyqësorë, nuk ka mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër. Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.”

Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces, duke argumentuar: “Është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar.”

Gjykata e konsideroi të panevojshme verifikimin e thënieve të Blendi Tetës dhe njoftoi se aktet për letërporositë e Sky ECC janë marrë në kuadër të një procedimi tjetër.

Për thirrjen e personave të kërkuar si dëshmitarë, gjykata sqaroi: “Në momentin që do ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre, atëherë mund të paraqiten për të dëshmuar. Për Ervis Martinaj dhe të tjerë, nuk ka të dhëna për vendodhjen e tyre.”

Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes që Muhamed Duka të paraqitet si dëshmitar në proces. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 qershor, ora 09:00.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e Santiago Malkos: Leonard Duka del në gjyq, prokurorët përplasen me avokaten appeared first on Euronews Albania.

❌
❌