Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

By: Oldi
15 July 2025 at 14:44

Ilir Mëngra me paaftësinë e tij po çon drejt kaosit Drejtorinë e Shërbimint të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në kryeqytet. Qytetarët që iu drejtuan Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë për kontrollin fizik të automjeteve janë përballur sot me pritje të gjata, kaos dhe mungesë informacioni. Prej më shumë se 4 orësh, automjetet […]

The post Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet appeared first on BoldNews.al.

Blendi Gonxhe: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më shumë se në vitin 2023

By: V K
11 July 2025 at 10:13

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, bëri publike statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569,089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

1.Parku Arkeologjik Butrint, me 105,623 vizitorë

2.Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë

3.Parku Arkeologjik Shkodër, me 79,885 vizitorë

4.Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74,636 vizitorë

5.Parku Arkeologjik Apoloni, me 58,059 vizitorë

Pjesa më e madhe e turistëve, duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

 

The post Blendi Gonxhe: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më shumë se në vitin 2023 appeared first on Albeu.com.

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

28 June 2025 at 10:50

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe me marrjen në dorë të Operatorit të Blerjeve të përqendruara trashëgoi edhe një strukturë të ngritur korrupsioni me firmat e oligarkëve. Ministri po i rigjallëron këto lidhje me kontrata afatgjata shërbimesh që janë në fakt koncesione të pashpallura. Në këtë kuadër, pronarët e dy kompanive të afërta me të, Xhemal […]

The post Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale appeared first on BoldNews.al.

Blendi Gonxhe në shënjestër: Përgjimi tronditës që po “shkatërron” planet për bashkinë

By: Ela
10 June 2025 at 17:02

Një përgjim i errët, i kryer nga palë të treta jashtë çdo strukture zyrtare, po rrotullohet si bombë me sahat në qarqet politike dhe gazetareske të Tiranës. Objektivi? Blendi Gonxhe, njeriu që Edi Rama po e promovon si “kalin e bardhë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kryeqytetit. Burime të sigurta konfirmojnë për Pamfletin […]

The post Blendi Gonxhe në shënjestër: Përgjimi tronditës që po “shkatërron” planet për bashkinë appeared first on BoldNews.al.

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

6 June 2025 at 12:16

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti të premten projektin kontrovers të restaurimit në ish-burgun famëkeq të Spaçit, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve dhe ish-të përndjekurve politikë. I ndarë edhe nga ministri Blendi Gonxhe në Facebook, reagimi përmban një gjuhë përçmuese ndaj kundërshtuesve të projektit, duke i quajtur ata “Sanço Pançot e politikës së vjetër” dhe […]

The post Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve appeared first on Reporter.al.

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

By: Ela
6 June 2025 at 12:26

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti të premten projektin kontrovers të restaurimit në ish-burgun famëkeq të Spaçit, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve dhe ish-të përndjekurve politikë. I ndarë edhe nga ministri Blendi Gonxhe në Facebook, reagimi përmban një gjuhë përçmuese ndaj kundërshtuesve të projektit, duke i quajtur ata “Sanço Pançot e politikës së vjetër” dhe reagimin e fortë publik […]

The post Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria prezantohet si destinacion frymëzues për industrinë globale të filmit

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Me përfundimin e iniciativës “FamTourAlbania”, Shqipëria ka treguar potencialin e saj të jashtëzakonshëm si një destinacion i ri dhe frymëzues për industrinë globale të filmit.

Përfaqësues nga disa prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare të prodhimit filmik, si HBO, Warner Bros, Amazon Studios, Disney, Paramount Pictures dhe NBCUniversal, udhëtuan përtej kryeqytetit Tiranë, për të eksploruar qytete të ndryshme të vendit tonë.

Gjatë këtij turi, ata patën mundësinë të zbulojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe autenticitetin që Shqipëria ofron si një destinacion filmik i paprekur dhe i shumëllojshëm.

Nga bregdeti i mrekullueshëm deri te majat alpine, nga rrugicat historike te peizazhet e virgjëra, vendi ynë u prezantua si një skenë e hapur për rrëfime të reja ndërkombëtare.

Ky tur është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në hartën globale të vendeve pritëse për produksione filmike, duke nxitur investime të huaja dhe promovuar kulturën dhe natyrën shqiptare në mënyrë autentike. /a.gj/ /a.g/

The post Shqipëria prezantohet si destinacion frymëzues për industrinë globale të filmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha i drejtohet Blendi Gonxhes: Ti je Blendi Xhabafti!

By: user 4
29 May 2025 at 12:47

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në Kuvend i është drejtuar drejtpërdrejt deputetit Blendi Gonxhe, duke e quajtur atë një “bandit më të keq dhe më të rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti”.

Berisha akuzoi Gonxhën për ndryshimin e mbiemrit dhe për lidhjet e tij me grupe kriminale, duke e përshkruar atë si një figurë të ngjashme me ata që kanë përdorur pozita politike për të mbështetur interesa të kundërta me qytetarët.

Pjesë nga deklarata

Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin.
Ai tani quhet Blendi Xhabafti.
Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti.
Ja, ky është!
Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

The post Berisha i drejtohet Blendi Gonxhes: Ti je Blendi Xhabafti! appeared first on Lapsi.al.

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

By: user 4
22 May 2025 at 21:35

Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Socialiste siguroi një mazhorancë solide në rang kombëtar, ka nga ata që presin një tjetër lëvizje në arenën politike: lirimin nga burgu. Është fjala për ish-miq dhe bashkëpuntorë të Edi Ramës, politikanë që mbajtën poste të larta shtetërore gjatë qeverisjes socialiste, por që, nga njëri tender në tjetrin, nga njëra firmë në tjetrën e panë veten të kapur në një çark akuzash nga SPAK dhe përfunduan në burg.

Pikërisht me minjtë i ka krahasuar kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, kur mburrej se Partia Socialiste ishte “macja” më e mirë për t’u votuar, sepse arrinte të kapte jo vetëm minjtë e tjerë por edhe minjtë e saj.

Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

Shpresat se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve, natyrshëm janë shfaqur edhe në paraburgimin e Durrësit, aty ku po qëndron Erion Veliaj, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, i izoluar në qeli që prej muajit shkurt

Pak ditë më parë, në një mesazh të shpërndarë nga burgu, Veliaj kujtonte me nota hidhërimi se ishte ende në detyrë dhe se po mbahej në qeli ende pa një akuzë konkrete: “Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.”

Ky mesazh, më shumë se një reagim formal, u duk si një përpjekje për të qëndruar në skenën publike si viktimë e një padrejtësie, një profil të cilin Veliaj është përpjekur ta ruajë që nga dita e arrestimit në 10 shkurt.

Por megjithëse i izoluar, kryebashkiaku i Tiranës nuk e humbi mundësinë për të përshëndetur fitoren elektorale të partisë së tij me një mesazh me tone optimiste: “Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997… Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”

Përtej shampanjës që u hap në qelitë e paraburgimit në Durrës, duket se sinjalet për Veliajn tregojnë se realiteti nuk po ndryshon shumë pas 11 Majit. Madje nëse shihet me kujdes, ndaj tij po vazhdon çmontimi sistematik i figurës politike që dikur dukej se do të trashëgonte timonin e së majtës shqiptare.

Rezultati i 11 Majit, fitore pa Veliajn

Ditën kur agjentët e BKH-së hynë në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe e shoqëruan më pas drejt qelive, spekulimet nisën menjëherë: a do të paguante Partia Socialiste një çmim elektoral për arrestimin e një prej figurave më të ekspozuara të saj? Sa do ta dëmtonte Ramën në zgjedhje mungesa e figurinës së tij politike?

Por ajo që shumëkush harroi, ishte fakti se Edi Rama kishte kohë që e kishte zëvëndësuar Erion Veliajn në strukturat partiake. Si një njeri që nuk i lë gjërat në dorë të rastësisë, aq më pak një çështje si Tirana, Rama nisi të spostojë Veliajn në mesin e vitit 2024 nga skena qendrore e partisë. Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali morën gjithnjë e më shumë peshë në hierarki. Më pas, në nëntor, u rikthye nga Dibra një tjetër njeri i besuar me të cilin Rama kishte bashkëpunuar në bashki, Blendi Gonxhja. Një qarkullim ushtarësh i heshtur në dukje, por që përgatiti terrenin për një fitore pa “Lalin”.

Dhe rezultati e tha fjalën e vet. Në votimet e 25 Prillit 2021, me Erion Veliajn në kulmin e pushtetit, Partia Socialiste mori në qarkun e Tiranës 226 mijë e 842 vota. Në votimet e 11 majit 2025, me Veliajn në burg dhe PS arriti të grumbullojë 230 mijë e 157 vota në të njëjtin qark.

Fitorja ishte e pastër, pa aftësitë organizative të njeriut që dikur konsiderohej si makineria elektorale e socialistëve në kryeqytet.

Me SPAK-un që hoqi 28 mijë votat e Ilir Metës në Tiranë dhe me votën e emigrantëve në xhep, Partia Socialiste merrte një shtysë të re, që sot ia bjerr vlerën Erion Veliajt.

Goditja nga SPAK, të enjten

Ka ditë që të bien si çekiç pas koke dhe kjo e enjte ishte një prej tyre për Erion Veliajn. I mbyllur në qelinë e burgut të Durrësit prej më shumë se 100 ditësh, kryebashkiaku i pezulluar mori një treshe sinjalesh që nuk mund të jenë rastësi.

Të enjten, më 22 maj, SPAK njoftoi një masë të re sigurimi pasuror: sekuestro preventive mbi një tjetër pasuri të lidhur me Veliaj, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit”, në pronësi të kompanisë Agikons shpk.

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri… fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.”

Ajo që e rëndon më tej situatën është edhe zgjerimi i spektrit të akuzave. SPAK ka shtuar ndaj Veliajt dhe Xoxës veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…”, ndërkohë që më herët Veliaj ishte arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja, Ajola Xoxa, po hetohet për të njëjtat akuza, përfshirë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë” dhe pastrim parash.

Apartamenti ka qenë në përdorim të aktorit të Portokallisë, Gazment Paja dhe ndodhet në katin e sipërm të banesës së Erjon Veliajt. Zyrtarisht apartamenti është në pronësi të kompanisë AgiKons, por SPAK pretendon se prona realisht ishte e çiftit Veliaj që nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, të enjten

Të enjten, më 22 maj, Gjykata e Lartë, vendimi i së cilës pritet nga Veliaj si një mundësi për të zhbërë procesin e deritanishëm penal, hodhi poshtë rekursin e Ajola Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara.

Ky vendim është sinjal i qartë që edhe në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor, çështja e Veliajt nuk gëzon as tolerancën minimale, megjithëse kreu i kësaj gjykate është deklaruar haptasi si një simpatizant i Partisë Socialiste.

Jo më kot, shpresat e Veliajt janë se do të jetë Gjykata e Lartë që do ta nxjerrë nga burgu, ndërsa ai që deri dje shihej si një proces gjyqësor, gjithnjë e më shumë po merr trajtat e një procesi me ndikim të pastër politik.

Pastrimi i Bashkisë nga “erjonvelistat”, të enjten

Kur po bëhen 4 muaj nga burgosja e Veliajt, në Bashkinë e Tiranës po mbizotëron fryma e pastrimit të njerëzve të tij. Një nga një, njerëzit më besnikë të Veliajt po largohen. Fillimisht ishin Sara Goxhaj e Alban Dokushi, dy emrat që u refuzuan të emërohen me një urdhër të firmosur nga Veliaj, por këtë të enjte, më 22 Maj është mësuar për largimin e drejtorit të protokollit, drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse, për shoferë, sekretare dhe koordinatorë, të gjithë njerëz që vendin e tyre të punës ia dedikonin “Lalit”.

Anuela Ristani, e komanduar si kryetare bashkie, po ndjek me kujdes një linjë të pastër administrative: të gjithë ata që ishin hallka të strukturës së ndërtuar nga Veliaj, po zëvendësohen.

Vendime të tilla tregojnë se përplasja e brendshme politike nuk ishte një episod spontan, por pjesë e një fushate spastrimi institucional. Një skenar që paralajmëron largimin një herë e përgjithmonë të Veiajt nga Bashkia e Tiranës.

Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i të ardhmes?

Në këtë panoramë të zymtë për Veliajn, gjithnjë e më shumë po përflitet në mediat pranë qeverisë një emër i ri për Tiranën. Ai është Blendi Gonxhja, kandidati që siguroi mbi 24 mijë vota në Tiranë, më i votuari nga Partia Socialiste dhe me një eksperiencë për të mos u nënvlerësuar në bashki. Rastësisht këtë të enjte, Blendi Gonxhe u pyet nga gazetarët për ambicien e tij si kryetar bashkie.

Fillimisht Gonxhe thotë se bashkia e ka kryetarin, por në përgjigjen e tij ai nuk e mohon faktin se Bashkia ka nevojë të mbështetet pas kësaj që ndodhi.

“… asaj që ne të gjithë si anëtarë të rinj të Parlamentit duhet të ndjejmë sapo të kemi para syve tona tema, çështje, vendime që lidhen me Bashkinë e Tiranës, duhet të jemi më të vëmendshëm dhe solidarë për Bashkinë Tiranë për çdo problematikë, situatë, projekte, ku ka vonesa, duhet të lobojmë sa më shumë që një organ i rëndësishëm si Bashkia Tiranë të shërbehet dhe ndihmohet sa më shumë në këtë situatë jo vetëm për shkak të ngjarjes që lidhet me kryetarin e saj, por edhe për shkak të rëndësisë që ka. Këtë lidhje shoh unë me Bashkinë Tiranë”, u shpreh ai këtë të enjte.

Nëse lexon sinjalet që erdhën për Veliajn vetëm të enjten e parë pas 11 Majit, kuptohet se ndërsa ai dërgon nga burgu pusulla të mbushura me emocion, dhe me mall, pushteti po i përgjigjet me një kalkulim të ftohtë. SPAK ka shtuar një akuzë, Gjykata e Lartë i ka refuzuar një kërkesë, ndërsa bashkia ka spastruar një grup tjetër përkrahësish nga puna. I gjithë ky ansambël veprimesh që shoqërohen nga zëri i Blendi Gonxhes në sfond,nuk ka si të jenë rastësi./Lapsi.al

The post Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit appeared first on Lapsi.al.

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

By: Ela
5 May 2025 at 11:45

Nga Boldnews.al Një aktivitet, në dukje social-kulturor, i zhvilluar mbrëmjen e së dielës dhe i mbështetur nga Bashkia e Tiranës për banorët e Kombinatit, shërbeu si një mbulesë për fushatë zgjedhore të Ministrit të Kulturës dhe kandidatit socialist për në Parlament, Blendi Gonxhja, në shkelje flagrante të ligjit elektoral. Kodi Zgjedhor ndalon në mënyrë specifike […]

The post Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes appeared first on BoldNews.al.

PS ‘digjet’ nga brenda/ Ndizet gara për kryeqytetin, Blendi Gonxhe ‘mollë sherri’ mes socialistëve, rriten tensionet

25 April 2025 at 14:55

Fushata e brendshme në Partinë Socialiste ka hyrë në një fazë të nxehtë në Tiranë, ku tensionet dhe përplasjet janë intensifikuar, veçanërisht për shkak të lëvizjeve të Blendi Gonxhes. Ky i fundit është akuzuar për përdorimin e administratës publike në funksion të fushatës së tij, në kundërshtim me udhëzimet e dhëna më herët nga kryeministri Edi Rama.

Burime pranë PS-së konfirmojnë se Gonxhe ka përfshirë punonjës të Drejtorisë së Transportit Rrugor në aktivitetet elektorale, duke i shpërndarë në mënyrë të organizuar në zona si Yzberish, Astir dhe Kashar. Një veprim që ka ngritur shqetësime të mëdha në bazën socialiste dhe ka tensionuar marrëdhëniet me kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Plarent Ndrecën, me të cilin Gonxhe ka pasur debate të ashpra. Ndërkohë që Erion Braçe është përplasur me zyrtarë të bashkisë së Tiranës, zonat me konfliktin më të madh janë njësia 7 dhe njësitë 6 në Kombinat dhe 14 në Kashar-Yberish.

‘Molla e sherrit’ ka qenë Blendi Gonxhe, i cili po shkel urdhrin e Edi Ramës për të bërë fushatë vetëm në zonën që i është caktuar. Gonxhe ka aktivizuar armatën e punonjësve të transportit rrugor, duke i shpërndarë në mënyrë kapirale në territor, kryesisht në Yzberishin e vjetër, Astir dhe në Kashar.

Siç mësohet, Gonxhe ka pasur debate të ashpra me të deleguarin në zone, Plarent Ndrecën, por edhe me të tjerë. Burimet bëjnë me dije, se shqetësimet e palëve nuk kanë sjellë ndonjë përgjigje nga ana e kryeministrit, çka ka lënë të kuptohet se e gjithë kjo ka mbështetjen e heshtur të Ramës. I cili i trajton kandidatët me një standard preferencial, dhe jo sipas rregullit të përcaktuar.

Mësohet se tonet e përplasjes kanë qenë të larta, edhe në informacionet që kanë mbërritur lart. Pasi fushata e Blendi Gonxhes po trajtohet si një nxemje e betejës së madhe për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. Ngaqë ka të dhëna se ai do të jetë kandidati i PS-së në Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen pas gjashtë muajsh në disa bashki të vendit. Lëvizje që është parashikuar nga Rama, që të mos lërë Tiranën të vetme në një betejë epike që mund ta polarizonte edhe më tej situatën.

Edi Rama detyroi kryebashkiakët e Beratit, Burrelit, Tepelenës dhe Matit që të japin dorëheqjen, dhe i vuri kandidatë për detutetë. Ervin Demo i Beratit ka kohë që i ka kërkuar Ramës largimin nga detyra, pas një sherri me personazhe të krimit në qytet, të cilët i kanë bërë presion për të firmosur tenderë dhe vende pune. Kryeministri, në vend që të bllokojë të fortët e Beratit, ka pranuar lirimin e Demos, që siç mësohet ka në plan ta zhvendosë në qeveri. Nga ana tjetër kërkon që ta përdorë këtë rast si një mundësi për të mos e lënë garën e Tiranës që të kthehet në një përplasje fatale.

Diversifikimi i zgjedhjeve të pjesshme e bën që të zhvillojë një fushatë tjetër elektorale, duke përsëritur retorikën e 11 majit për të ashtuquajturën pasaportë europiane. Retorikë e cila ka një objektiv të caktuar, që duket ja ka arritur edhe në këtë fushatë. Të zhvendosë nga vëmendja hetimet dhe arrestimet e SPAK ndaj zyrtarëve të PS-së, e të flasë për një argument tjetër.

Ndërkaq, inati që ka plasur brenda kandidatëve të listës së hapur, po mundohet të shuhet nëpërmjet takimeve që Rama zhvillon me personazhet në fushë, duke i bërë të ditur se disa nga deputetët e listës së mbyllur do të largohen, siç ka ndohur me drejtoreshën e Infektivit, Najada Çomo, për t’i liruar vendin Pandeli Majkos. Kështu po bën edhe këtë herë, ndërkohë që ka hapur fjalë se fushata e Gonxhes nuk është gjë tjetër veçse një nxemje për betejën e ardhshme për kryebashkiak të kryeqytetit.

The post PS ‘digjet’ nga brenda/ Ndizet gara për kryeqytetin, Blendi Gonxhe ‘mollë sherri’ mes socialistëve, rriten tensionet appeared first on Sot News | Lajme.

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

By: Oldi
14 April 2025 at 18:09

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vetëm dy prej tyre janë të dënuar nga drejtësia. “Në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njëri i aleatit strategjik ndjesë […]

The post Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal appeared first on BoldNews.al.

ITB Berlin 2025, diskutime mbi rolin e Shqipërisë si portë hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Në kuadër të ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është vendi mikpritës, u zhvillua një panel i rëndësishëm mbi rolin e vendit tonë si portë kryesore hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore.

Nën moderimin e Lavdërim Hoxhës, Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, paneli mblodhi drejtues të rëndësishëm të industrisë, përfshirë përfaqësues nga Air Albania, Tirana International Airport, One Albania dhe përfaqësues të hoteleve në zonat bregdetare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga ky panel.

“Në këtë panel çështjet kryesore të diskutuara ishin përmirësimi i lidhjeve ajrore dhe strategjitë për të tërhequr më shumë linja ndërkombëtare. Transformimi digjital i turizmit për të ofruar një përvojë moderne për vizitorët. Zhvillimi i markës së Shqipërisë si një destinacion premium dhe i qëndrueshëm”, tha Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “ky diskutim nënvizoi përkushtimin e Shqipërisë për t’u shndërruar në një qendër kyçe për turizmin në rajon”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e tur-operatorëve në stendën e Shqipërisë.

/k.s/j.p

The post ITB Berlin 2025, diskutime mbi rolin e Shqipërisë si portë hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Punës në Athinë, Rama: Do t’i kthejmë në traditë, thyejmë stereotipin se në Shqipëri ka paga të ulëta

27 February 2025 at 11:25

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/  Të dielën e 12 marsit zhvillohet në Athinë Panairi i Punës me sipërmarrës e biznese shqiptare që do ofrohen për shqiptarët atje.

Panairi i punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” do të ketë të pranishëm edhe Kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy’”, shpjegoi projektin e panairit duke theksuar se do të ketë vazhdimësi, duke e kthyer në traditë gjatë mandatit të katërt.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se në mandatin e katërt do bëhet më shumë për emigrantët në Greqi dhe se do jetë një fillim i mbarë. Ai i ftoi shqiptarët të ktheheshin për të punuar dhe investuar, edhe nëse do të donin të zgjidhnin të qëndronin në vendin fqinj, sipas dëshirës.

Rama theksoi se synon që të lidhë procesin e negociatave për anëtarësim, me procesin e nxitjes së kthimit për të investuar në Shqipëri.

“Kemi një panair të madh në Athinë më 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm dhe inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë, dhe gjithë materiali do të jetë pastaj në dispozicion dhe në një faqe web online ku të gjithë do të mund hyjnë dhe të shikojnë mundësitë ku janë dhe të lidhin kontrata pune në Shqipërisë qoftë për turizmin, qoftë edhe gjithëvjetore, për fusha të ndryshme”, u shpreh Rama.

“Sfida është të thyejmë këtë stereotipin sipas të cilit pagat në Shqipëri janë shumë të ulëta, mundësitë e pakta, ta thyejmë stereotipin me fakte konkrete me pasqyra konkrete që janë të aksesueshme dhe në të cilat mund të shihen modelet e kontratave dhe kushtet”, theksoi Rama.

“Besoj se do të jetë një fillim i mbarë, natyrisht është vetëm hapi i parë, këta panaire do t’i bëjmë traditë në muajt dhe vitet e mandatit të katërt sepse do ta lidhim shumë fort gjithë procesin e negociatave për anëtarësim me procesin e nxitjes së kthimit për të investuar apo për të punuar këtu në Shqipëri. Kur flas për kthim, jo vetëm ngritjen e plaçkave dhe kthimin përfundimtar, por kam parasysh edhe kthimin e pjesshëm. Në të gjitha rastet do të jetë një përfitim reciprok qoftë për ata që kthehen qoftë për ata që investojnë kursimet e tyre këtu”, tha Rama.

Në një ndërhyrje telefonike, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi se në panair do të ketë agjenci dhe institucione shqiptare që janë të specializuara për punësimin.

“Të gjithë këta do i mirëpresin ata vizitorët e bashkatdhetarët tanë me lajmë të mira me kontrata puna gjatë gjithë ditës me 2 mars”, shtoi ai.

Gonxhja bëri më dije se për herë të parë qeveria shqiptare do t’i dedikojë edhe një website diasporës mbi ofertat e punësimit.

“Po dhe jo pa qëllim tani vetë emërtohet panairi “Puno dhe jeto aty ky ke Zemrën”. Për herë të parë qeveria shqiptare i dedikon diasporës edhe një website të ri mbi ofertat e punësimit në sektorin privat por edhe publik dhe e kemi thjeshtuar në domain migrant.puna.gov.al ose punonëshqipëri.gov.al, janë dy në mënyrë që të jenë në të dy krahët të aksesueshëm, ku ofrojmë informacion të vlefshëm mbi integrimin, dhe programet mbështetëse mbi familjen strehimin formimin profesional apo edhe fillimin e një biznesi”, tha Gonxhja. /j.p/

The post Panairi i Punës në Athinë, Rama: Do t’i kthejmë në traditë, thyejmë stereotipin se në Shqipëri ka paga të ulëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha – Gonxhes: Trego fitimet e kompanisë tënde me emrin e djalit

By: Ela
17 February 2025 at 18:25

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, e cilëson ministrin e Ramës, Blendi Gonxhen si një hajdut me çizme! Ai i ka kërkuar Blendi Gonxhes të tregojë sa janë fitimet e kompanisë së tij që e ka me emrin e djalit. Berisha e ka akuzuar Gonxhen se në vitin 2023, duke dyfishuar […]

The post Berisha – Gonxhes: Trego fitimet e kompanisë tënde me emrin e djalit appeared first on BoldNews.al.

Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët/ Gonxhe njofton datën e shpërndarjes, ja cila është shuma dhe kategoritë që pëfitojnë

By: V K
9 January 2025 at 14:09

Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë.

Qeveria ka ndryshuar për të tretën herë buxhetin e këtij viti duke shpërndarë 6.3 miliardë mbështetje për të moshuarit.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministri Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, tha se qeveria miratoi sot bonusin e pranverës.

Ai tha se pensionistët që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë do të marrin bonus 10 mijë lekë, ndërsa ata që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonus 5 mijë lekë.

Ministri Blendi Gonxhe: Miratuam bunusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 5 mijë lekë do marrin pensionistët që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj.

Kryeministri Rama, lajmëroi në nëntor të vitit të kaluar një bonus të dytë, pas atij të fundvitit.

The post Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët/ Gonxhe njofton datën e shpërndarjes, ja cila është shuma dhe kategoritë që pëfitojnë appeared first on Albeu.com.

Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

7 January 2025 at 21:56

Elenita Roshi është emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë një përvojë të pasur prej mbi 20 vitesh në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, njoftoi lajmin duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe angazhimit të saj në këtë detyrë të rëndësishme.

Roshi ka qenë pjesë e projekteve që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, me një fokus të veçantë në zona si Butrinti dhe Gjirokastra. Formimi i saj akademik përfshin një doktoraturë në marketingun e trashëgimisë kulturore dhe një bursë prestigjioze Humphrey/Fulbright në Universitetin Cornell, SHBA, që i ka shtuar ekspertizë të vyer punës së saj praktike.

Përveç angazhimeve të saj menaxheriale, Elenita Roshi është pedagoge e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku kontribuon në përgatitjen e gjeneratave të reja për menaxhimin e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Sipas ministrit Gonxhe, pasioni i Roshit për të bërë trashëgiminë kulturore tërheqëse dhe edukative do të jetë kyç në transformimin e Muzeut Historik Kombëtar në një hapësirë moderne për edukim, frymëzim dhe dialog. Ky proces përfshin rindërtimin dhe rikonceptimin e muzeut si një institucion që reflekton historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke tërhequr vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë.

The post Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌