Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E rëndë në Elbasan/ Infermierja 28-vjeçare hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2-vjeç

By: V K
4 February 2025 at 12:39

Paraditen e sotme, një ngjarje tragjike është regjistruar në Elbasan, ku një grua 28-vjeçe, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Ende nuk dihet mosha e saktë e viktimës, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2-vjeç. Ajo punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë, në spitalin rajonal të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se e ndjera banonte me qira ne katin e dytë të pallatit dhe është ngjitur në katin e pestë, pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë gruan drejt këtij akti ekstrem.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Elbasan/ Infermierja 28-vjeçare hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2-vjeç appeared first on Albeu.com.

Infermierja 70-vjeçare që shërbeu gjatë COVID: Shpëtova botën, humba vëllanë

2 November 2024 at 17:25

Nënë Sabja ishte këtë javë në emisionin “Real People”, ku mes lotësh dhe dhimbjes ka treguar historinë e saj. e moshuara e cila ka jetuar gjithë jetën e saj në Kavajë, u shpreh se i ka shërbyer gjithmonë këtij qyteti.

Ajo rrëfeu se gjatë pandemisë së COVID 19 nuk e kishte marrë parasysh rrezikun që i kanosej dhe ishte futur mes njerëzve të sëmurë për t’i ndihmuar.

Ndërsa tha se ka mbetur totalisht e vetme, tregoi dhe për ndarjen nga jeta të vëllait si pasojë e COVID-19.

“Për vete nuk pyes por nuk pyeta as për vëllanë e vetëm”, rrëfen mes lotësh e moshuara. “Nuk ka shtëpi në Kavajë ku mos të ketë shkelur këmba ime, nuk ka njëri që mos më njohë, çdo ditë zgjidhesha në 4 të mëngjesit dhe kthehesha në 12 të natës. Shkoja kudo nëpër Kavajë dhe asnjë nuk vdiq nga ata që u shërbeva unë, mua nuk më zuri, edhe për shkak të kujdesit. Kur me vdiq vëllai mbeta pa sy pa zemër, shpëtova njerëzit, u copëtova vetë”, tregoi nënë Sadja e prekur.

 

The post Infermierja 70-vjeçare që shërbeu gjatë COVID: Shpëtova botën, humba vëllanë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌