Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’…

By: Ela
18 July 2025 at 15:29

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij. Pjesë nga intervista: Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë? […]

The post Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’… appeared first on BoldNews.al.

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

By: gaze tare
17 July 2025 at 21:07

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij.

Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij.

Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

The post Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën appeared first on iconstyle.al.

Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën!

By: M C
17 July 2025 at 21:55

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj. Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.

Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.

“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim.

Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj.

Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

The post Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën! appeared first on Albeu.com.

Projekti EU4Youth, mbështetje të rinjve për integrimin në tregun e punës

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Komiteti Drejtues i projektit EU4Youth zhvilloi mbledhjen e dytë nën drejtimin e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani dhe përfaqësuesit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Miha Pezelj.

Takimi mblodhi partnerët kryesorë për të diskutuar mbi progresin e pilotimit të Garancisë Rinore si edhe ecurinë në zbatimin e ‘EU4Youth’.

Garancia Rinore është programi më i rëndësishëm i BE për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Ky program ka për qëllim që çdo i ri apo e re në Shqipëri të marrë një ofertë cilësore për punësim, arsimim ose formim profesional brenda 4 muajve nga regjistrimi në Zyrat e Punës.

Rreth 2000 të rinj nga Tirana, Shkodra dhe Vlora janë mbështetur deri më tani me një ofertë për punë, shkollim apo trajnim, përmes skemës së Garancisë Rinore, zbatuar nga AKPA, me mbështetjen e projektit EU4Youth.

I financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP dhe UNICEF Albania, projekti EU4Youth mbështet zbatimin e programit në tri bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

1 nga 4

/k.s//r.e//a.f/

The post Projekti EU4Youth, mbështetje të rinjve për integrimin në tregun e punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

15 July 2025 at 16:31

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale […]

The post Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

Vetëvendosje kandidon me Ilir Qeriqin për kryetar të Lipjanit

14 July 2025 at 19:58

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht Ilir Qeriqin si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në një takim me strukturat organizative të partisë në këtë komunë, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, është konfirmuar mbështetja për Qeriqin, të cilin Vetëvendosje e ka cilësuar si “alternativa më e mirë për Lipjanin”.

“Ilir Qeriqi sjell me vete përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin që i duhet një drejtuesi lokal”, thuhet në njoftimin e partisë. Ai ka shërbyer më parë si luftëtar i UÇK-së, atashe i mbrojtjes në SHBA dhe Shef i Shtabit të FSK-së.

Sipas LVV-së, kandidatura e Qeriqit përfaqëson “energjinë e re dhe zhvillimin që kërkojnë qytetarët në çdo lagje dhe fshat të Lipjanit”./Telegrafi/

The post Vetëvendosje kandidon me Ilir Qeriqin për kryetar të Lipjanit appeared first on Telegrafi.

Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës

11 July 2025 at 11:21

Dogjani ka kërkuar të paraqesë prova të reja. Në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për demokratin Asllan Dogjanin është shtyrë për në datën 23 korrik.

Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Por, sipas SPAK, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.

Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

 

The post Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Strategjia e punësimit dhe reforma për barazinë gjinore, takim i grupit të menaxhimit të integruar të politikave

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Nën drejtimin e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, u zhvillua sot takimi i radhës i grupit të menaxhimit të integruar të politikave (GMIP) për fushën “Zhvillimi i kapitalit njerëzor”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), si dhe partnerët ndërkombëtarë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Po ashtu, ishin të pranishëm edhe drejtues të institucioneve zbatuese të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Gjatë takimit u prezantuan dhe u diskutuan zhvillimet më të fundit në kuadër të integrimit evropian, veçanërisht në drejtim të hapjes së negociatave për grup-kapitullin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Një tjetër pikë kyçe ishte ratifikimi i programit operacional “Punësimi i të rinjve” në kuadër të IPA 2025, si dhe prezantimi i raportit vjetor për vitin 2024 mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Garancisë Rinore.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan mbi projektligjin e ri “Për barazinë gjinore”, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe avancimin e barazisë mes grave dhe burrave në tregun e punës.

Në fokus ishte edhe nxitja e zhvillimit profesional të mësimdhënësve si një nga shtyllat kryesore për forcimin e kapitalit njerëzor dhe cilësisë në arsim. /j.p/

1 nga 3

The post Strategjia e punësimit dhe reforma për barazinë gjinore, takim i grupit të menaxhimit të integruar të politikave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

By: Ardit
3 July 2025 at 22:29

Juristi Ylli Manjani ka deklaruar se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur […]

The post Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët appeared first on BoldNews.al.

“Bankers i hëngri kokën ish-Prokurorit Llala”, Manjani: Soros do blinte aksionet

3 July 2025 at 22:21

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se hetime tatimore ndaj Bankers ka pasur edhe në të shkuarën por nuk janë çuar deri në fund për arsye të ndryshme.

Ai risolli në vëmendje denoncimin e bërë vite më parë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili pretendonte se ishte shantazhuar nga ambasadori amerikan i kohës Donald Lu për të pushuar hetimet ndaj Bankers.

“Ka edhe një gjë interesante Bankers, sherri për Bankers i ka ngrënë kokën Adriatik Llalës. Në 2017 ai denoncoi një debat me Donald Lu që i kishte kërkuar të mbyllte hetimet që Prokuroria e Fierit se kanë interes SHBA. Në ato vite përflitej se kishte interes të blinte aksione Soros”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bankers i hëngri kokën ish-Prokurorit Llala”, Manjani: Soros do blinte aksionet appeared first on Euronews Albania.

“Lopë e mirë për t’u vjelë” Manjani: Ja kush ka përfituar nga “thesi” i Bankers

3 July 2025 at 21:41

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur me kohë.

“Bankers ka qenë një lopë e mirë për t’u vjelë në të gjitha kuptimet, ka 20 vjet, Shqipëria pi qumështin e Bankers. Në 20 vjet nga Bankers ka përfituar kush ka mundur, qeveri, qeveritarë. Gjithë Fieri ka ngrënë bukë aty sa për dijeni… për shkak të korrupsionit. Sa herë ta shkundsh thesin e Bankers aq herë nxjerr krunde, një kompani që deklaron humbje në 20 vjet po ju them vetëm një ligj, ai i falimentit asnjë kompani nuk mund të rezistojë në treg në kushte falimenti. Vetëm ky ligj duhet ta kishte kapur vite me parë. Ka pasur hetime tatimore të vazhdueshme, kemi qenë edhe në Arbitarzh me Bankers ku ka fituar shteti shqiptar”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Lopë e mirë për t’u vjelë” Manjani: Ja kush ka përfituar nga “thesi” i Bankers appeared first on Euronews Albania.

“KAS nuk hetoi, por legjitimoi manipulimin”, Dogjani: PS ka bashkëpunuar me bandat për të marrë 83 deputetë, s’ka…

27 June 2025 at 17:38

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shprehet se zgjedhjet e 11 majit, treguan një vullnet të deformuar të qytetarëve shqiptarë, të cilin sipas tij e legjitimoi si vjedhje edhe vetë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në një intervistë për një emision televiziv, Dogjani tha se KAS ka përdorur dy standarde gjatë procesit të rinumërimit të votave, duke favorizuar Partinë Socialiste.

Për Dogjanin, standardet e dyfishta të KAS u përdorën me qëllimin e vetëm, legjitimimin e votës dhe presionit, si për të thënë që në këtë proces jemi të gjithë të barabartë.

Partia Demokratike, theksoi Dogjani, nuk do ta ndalë betejën e saj të së vërtetës, duke bërë të mundur nxjerrjen e çdo prove, kundër asaj që e cilëson si ‘fillimi i fundit të PS’.

Ligjvënësi demokrat u ndal edhe te përfshirja e grupeve kriminale në parlamentaret e 11 majit, që sipas tij, ndikuan në rritjëen e numrit të deputetëve të PS, në një vend si Shqipëria, ku varfëria dhe ikja masive e popullatës së saj, tregon gjithë ‘punën e mirë’ që PS ka bërë në 12 vite pushtet.

Dogjani ngriti edhe alarmin për një nismë të PS, atë për ‘dezinformimin’, që sipas tij u kalua në Komisionin e Sigurisë dhe që do të përfshihet në Kodin Penal, për agjitacion e propagandë.

Shohim një vullnet të deformuar të qytetarëve. Gjatë rinumërimit të 11 majit, u legjitimua vjedhja nga KAS. Unë jam një nga personat që ka ankimuar procesin, për të parë pasojat e asaj fushate elektorale. Kam parë se si kryqi ishte vendosur nga e njëjta dorë në fletë votimi, kam parë trenin bullgar. Gjatë rinumërimit, unë bëra një analizë të pamjeve filmike, pashë që vota ishte deformuar. Në këto kushte të deformimit të votës, që është lejimi, ishte bërë në shumë raste që votat e PD kishin kaluar te PS, kam bërë ankimimin.

Gjatë rinumërimit, një votë që ishte shprehur vullneti qartë nuk mund ta quash të pavlefshme, dhe këtë e bëri KAS, që  shpalli pavlefshmërinë. Të gjitha votat që sot KAS me mbylljen e rinumërimit, rezulton që votat i qenkan shtuar PD më 11 maj, në mënyrë kategorike jo. Këto ishin konsideruar të pavlefshme nga komisionerët më 11 maj.

Me të njëjtat standarde kur ne kontestonim votat e PS, ata e konsideronin votën tonë të pavlefshme. Përdoren dy standarde për të legjitimuar votën e 11 majit. Mund të ketë gabime njerëzore, por KAS kishte për detyrë të hetojë e të vendosë sanksione. E jo të marrë vendime të pavlefshme në kundërshtim me ato që ishin trajnuar numëruesit. U përdorën këto standarde për të legjitimuar votën, presionin e për të thënë që këtu jemi njëlloj.

Edhe pse sot kanë mbyllur një rinumërim votash, kjo betejë për të vërtetën s’do ndalet,. PD do të nxjerrë çdo provë, e beteja do vazhdojë. S’do dorëzohemi, është fillimi i fundit të PS. Pas 12 vitesh të  arrish të manipulosh votat, në një vend si Shqipëria ku shqiptarët kanë ikur pa marrë të drejtën e votës, drejtësisë apo atë që u takon, sepse ne jemi në diktaturë.

Në komisionin e sigurisë, kaloi një nismë për ligjshmërinë e ‘dezinformimit’ për agjitacion e propagandë. Po mundohet që këtë diktaturë, s’mund të ndryshojnë, këtë metodë kanë. S’janë votat e qytetarëve të Tiranës, s’janë përfaqësuesit e tyre. Çdo parti përballë një partie korrupsioni, çfarë duhet të bëjë opozita?!

Është modeli dhe filozofia e Ramës, e s’mund të shkëputet nga kjo filozofi. Që më 2013 kishte ardhur. Berisha e lëshoi pushtetin, dhe Rama organizoi aleancën e krimit. Të njëjtën formë ka përdorur Rama, por duke ndryshuar stilin, duke organizuar në forma të ndryshme.

Dimë bandat që dolën publikisht, Troplini e Xhabafta, por cfarë grupesh kriminale kanë dalë. Fieri, Vlora, Shkodra. Goditja e grupeve kriminale në Shkodër ndikoi pak pozitivisht. Kemi gr.kriminale të Tiranës, janë përdorur të gjitha sepse s’ka asnjë lloj mundësie që në një vend si Shqipqëria, kam info se çfarë bëhet me buxhetin e  shtettit, me padrejtësi ndaj qytetarëve, dhe ky arrin të marrë 83 deputetë, s’ka asnjë lloj logjike politike e njerëzore. I ka marrë përmes parave, janë hedh aq shumë, është çmenduri e madhe, me shifra marramendëse. Janë paguar në të gjithë Shqipërinë.

 

 

 

The post “KAS nuk hetoi, por legjitimoi manipulimin”, Dogjani: PS ka bashkëpunuar me bandat për të marrë 83 deputetë, s’ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

By: Oldi
27 June 2025 at 17:43

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shprehet se zgjedhjet e 11 majit, treguan një vullnet të deformuar të qytetarëve shqiptarë, të cilin sipas tij e legjitimoi si vjedhje edhe vetë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Dogjani tha se KAS ka përdorur dy standarde gjatë procesit të rinumërimit të votave, duke favorizuar Partinë Socialiste. Për Dogjanin, standardet […]

The post Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

By: lindita
27 June 2025 at 09:56

Nga Ylli Manjani Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës. Më dolën para syve disa video nga festimi glamoroz i 25 vjetorit të Avokaturës së Popullit. Ua ua ua ua ua ua… Ishte fiks si event mode, ku të ftuarit, gra e burra, sfilonin me veshje të stiluar dhe, bënin foto me Avokaten e këtij populli në një stendë që ngjante si event mode. Ejjjj. Po flasim për Avokatin…

Source

SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit

25 June 2025 at 15:01

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mërkurën më 25 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj tetë të pandehurve për aferën e sterilizimit, procesi ndaj të cilëve është duke u zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, që gjykimi ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë me procedurën e zakonshme, pas ndarjes së çështjes në seancën e […]

The post SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit appeared first on Reporter.al.

Sherr me Rusmajlin në procesin e rinumërimit të votave, Dogjani: KAS po tjetërson vullnetin qytetar

By: redi
24 June 2025 at 15:55

Për procesin e rinumërimit të votave, Asllan Dogjani denoncon shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). I ftuar në “News 24”, Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar këtë të fundit për ndikim politik dhe tjetërsim të votës së qytetarëve. Ai tha se qindra vota të vlefshme të PD-së…

Source

U përplas me Rusmajlin/ Dogjani: Rinumërimi me dy standarde, KAS po tjetërson vullnetin qytetar

By: Oldi
24 June 2025 at 15:48

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka reaguar ashpër ndaj procesit të rinumërimit të votave, duke denoncuar shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). I ftuar në “News 24”, Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar […]

The post U përplas me Rusmajlin/ Dogjani: Rinumërimi me dy standarde, KAS po tjetërson vullnetin qytetar appeared first on BoldNews.al.

Pekin, Manjani në Forumin e Davosit Veror: Shqipëria në platformat ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani zhvilloi në Pekin, Kinë një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kinë, Riza Poda, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Nivelit të Lartë Summer Davos – World Economic Forum 2025 në Tianjin.

Manjani e vlerësoi këtë takim, një mundësi të mirë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ekonomike globale.

“Diskutuam mbi rëndësinë që ka për Shqipërinë përfshirja aktive në platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik”, tha ajo.

Manjani vuri në dukje se përfaqësimi dhe angazhimi i Shqipërisë në forume të tilla është thelbësor për të forcuar praninë e Shqipërisë në arenën globale.

“Ne synojmë nxitjen e partneriteteve strategjike dhe për të sjellë më shumë mundësi zhvillimi në sektorët prioritarë të ekonomisë së vendit tonë”, tha Manjani.

Forumi i Davosit 2025 mbahet nga data 24 deri më 26 qershor në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore.

Forumi i Davosit Veror i këtij viti ka temën “Sipërmarrja në Epokën e Re” dhe pritet të mbledhë rreth 1,800 pjesëmarrës nga mbi 90 vende dhe rajone.

1 nga 4

/a.f/

The post Pekin, Manjani në Forumin e Davosit Veror: Shqipëria në platformat ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Procesi zgjedhor u manipulua”/ Dogjani: KAS nuk veproi

By: Ardit
24 June 2025 at 09:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka komentuar zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën si është administruar vota dhe për rolin e institucioneve përgjegjëse. Dogjani theksoi se procesi nuk ka qenë as i ndershëm dhe as i ligjshëm, ndërsa akuzoi mazhorancën për kapje të […]

The post “Procesi zgjedhor u manipulua”/ Dogjani: KAS nuk veproi appeared first on BoldNews.al.

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

❌
❌