Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

By: Elva
11 July 2025 at 22:59

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore. Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e […]

The post Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik appeared first on BoldNews.al.

Sabotime, sulme kibernetike dhe spiunazh në vendet e NATO-s/ Inteligjenca britanike ngre alarmin në Hagë

30 June 2025 at 08:59

“Sulmet, të kryera edhe nga GRU-ja, synojnë organizata qeveritare dhe private që veprojnë në transportin ajror, hekurudhor dhe detar”. Nuk janë më inkursione sporadike, por një fushatë e mirëfilltë sabotimesh kibernetike dhe fizike që ka marrë formën e një lufte hibride. Autoritetet britanike e kanë analizuar në detaje këtë fushatë në një dosje të gjerë, të shpërndarë aleatëve evropianë përpara samitit të NATO-s në Hagë. Bindja e Londrës është se nevojitet një përgjigje e koordinuar, sepse pa një mekanizëm ndëshkues ofensiva e heshtur do të vazhdojë. Dhe kanë një bindje: edhe Italia është në shënjestër.

Aktivitetet klandestine drejtohen kryesisht nga GRU-ja, inteligjenca ushtarake e Moskës, e cila prej vitesh menaxhon operacionet kibernetike, por tani ka intensifikuar sulmet duke i besuar agjentëve amatorë të rekrutuar në bisedat në Telegram: janë pothuajse gjithmonë shtetas jo rusë, të vështirë për t’u lokalizuar, të cilëve u ngarkohen detyra të thjeshta dhe shkatërrimtare si ndezja e zjarrit në struktura të ndjeshme ose dërgimi i pakove-bombë me postë. Grupet që veprojnë në inkursionet kibernetike janë më të njohurit: Ember Bear, i specializuar në nxjerrjen jashtë funksioni të faqeve të internetit apo përhapjen e propagandës; Fancy Bear, që merret me spiunazh të vërtetë duke marrë nën kontroll databaza të tëra; Sandworm, që kryen aksione shkatërruese në shkallë të gjerë. Këto tre grupime koordinojnë veprimet e tyre, e mbështesin njëra-tjetrën, por mbi të gjitha bashkëpunojnë me banda kriminale kibernetike: u ofrojnë mbulim ose ndihmë teknike, duke i ndihmuar të rrisin fitimet dhe njëkohësisht t’i orientojnë drejt objektivave që kontribuojnë në destabilizimin e vendeve evropiane.

Fillimisht, objektivat kishin lidhje direkte me furnizimet ushtarake për Ukrainën, me përparësi vendet dhe entet e përfshira në zinxhirin e ndihmave ushtarake. Sipas britanikëve, megjithatë, po i afrohemi një pike kthese. Ata besojnë se nëse konflikti nuk ndalet, së shpejti do të shohim intensifikim të sulmeve – si në territorin ukrainas, ashtu edhe ndaj vendeve evropiane të NATO-s që janë angazhuar për të garantuar rezistencën kundër rusëve. Kjo mund të sjellë jo vetëm një rritje të bastisjeve piraterike nga grupe që kërkojnë shpërblim dhe që koordinohen me GRU-në, por mbi të gjitha një seri sulmesh “false flag” ndaj objektivave simbolikë për të fajësuar vende të tjera dhe për të shkaktuar një zinxhir dyshimesh. Nëse përkundrazi arrihet një armëpushim mes Moskës dhe Kievit, agjentët e GRU-së tashmë po përgatiten të përqendrohen mbi Aleancën Atlantike, duke nisur një operacion spiunazhi dhe zbulimi në sektorët strategjikë: mbrojtje, transport dhe energji. Një skenar që mund të ofrojë një mundësi: spiunët kibernetikë do të detyroheshin të zgjeronin fushën e infiltrimit, duke mundësuar një kuptim më të mirë të dinamikave të tyre.

Ekspertët britanikë i frikësohen kapacitetit përmbysës të këtyre veprimeve, me sulme të vogla dhe të mëdha që minojnë besimin te institucionet perëndimore. Por ata theksojnë edhe një aspekt psikologjik: pa një reagim të vendosur, Kremlini mund të bindet se kancelaritë evropiane preferojnë të shmangin përballjen dhe të inkurajohet për të rritur gradualisht presionin, deri në guximin për përplasje fizike me vendet më të dobëta.

Në këtë front, Amerika e Donald Trump është bërë një partner hezitues. Për këtë arsye, Londra propozon një mobilizim të Kontinentit të Vjetër me sanksione të koordinuara nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe qëndrime të qarta të qeverive kombëtare, duke kërkuar njëkohësisht edhe ndërhyrjen e drejtuesve të NATO-s.

Dhe Italia? Janë të shpeshta sinjalizimet për përhapjen e propagandës proruse në kanalet sociale, përveç iniciativave të ndryshme të ndikimit, më shumë apo më pak të maskuara. Megjithatë, ka edhe sulme kibernetike që janë ‘firmosur’ dhe kanë nisur me goditjen e rrjeteve të transportit. Më 28 dhjetor, kolektivi NoName57 paralizoi faqet e aeroporteve të Linate dhe Malpensa. Më 17 shkurt, i njëjti grup bllokoi sërish faqet dixhitale të dy aeroporteve dhe më pas vazhdoi me dhjetëra ndërprerje të shërbimit: u publikua një deklaratë ku citohej fjalimi i presidentit Sergio Mattarella që e krahasonte pushtimin rus të Ukrainës me atë të Gjermanisë naziste.

Edhe më shqetësues janë rastet që mbeten anonimë. Më 5 shkurt, një shtetas gjeorgjian hyri në kullën e kontrollit Enav në aeroportin e Ciampinos dhe i vuri flakën një dhome teknike, duke paralizuar trafikun ajror në Italinë qendrore për disa orë. Një akt i planifikuar, ende pa shpjegim. Edhe më i rëndë ishte sabotimi i tankerit Seajewel, që ndodhi po në shkurt në portin e Savonës: në trupin e fundosur të anijes me 50 mijë ton naftë u vendosën dy mina magnetike. Njëra shpërtheu, duke hapur një çarje në anë; tjetra shpërtheu në fund të detit. Hetimet janë në vazhdim.

The post Sabotime, sulme kibernetike dhe spiunazh në vendet e NATO-s/ Inteligjenca britanike ngre alarmin në Hagë appeared first on Sot News | Lajme.

Hammond: SHBA, mbështetje financiare dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kathryn Hammond mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në kursin “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, një trajnim dyditor i organizuar nga Ambasada e SHBA nën kujdesin e Programit të Ndihmës së Sigurisë Diplomatike për Antiterrorin, mbi hetimin dhe ndjekjen penale të provave digjitale.

Në fjalën e saj Hammond, pasi falënderoi prokurorët pjesëmarrës në trajnim, u shpreh se, “në botën e sotme të ndërlidhur, nuk mendoj se mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e luftës kundër krimeve kibernetike”.

“Krimet kibernetike paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve. Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm”, tha ajo.

“Vetëm të premten që kaloi, pamë një incident kibernetik në Bashkinë e Tiranës, të cilin Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ua ka atribuuar aktorëve iranianë. Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin”, theksoi Hammond.

“Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale”, nënvizoi ajo.

Hammond shtoi se, “qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me partnerët për të çuar përpara një të ardhme digjitale që mbron sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ndëshkuar ata që përdorin mjetet digjitale për qëllime kriminale”.

“Që nga ndërhyrjet shkatërruese kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë’, tha Hammond.

Ajo theksoi se, “Shtetet e Bashkuara e marrin me seriozitet rolin e tyre në ndihmën ndaj partnerëve për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kibernetike – dhe një pjesë kyçe e kësaj mbrojtjeje është aftësia për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve kibernetike”.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve Hammond u shpreh se, “gjatë këtij kursi, ju keni thelluar njohuritë tuaja mbi kompleksitetin e provave digjitale dhe rolin e tyre kyç në ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimeve të tjera të mëdha. Keni fituar njohuri të vlefshme mbi mënyrat se si terroristët dhe kriminelët e tjerë shfrytëzojnë internetin dhe teknologjinë për të planifikuar dhe kryer veprat e tyre të tmerrshme”.

“Ndërsa ktheheni në rrethet tuaja përkatëse, jam e bindur se do të zbatoni njohuritë dhe aftësitë që keni fituar për të pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër krimit”, tha ajo.

“Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mbrojtjes së komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten partnerë të përkushtuar, si në botën reale, ashtu edhe në hapësirën kibernetike”, përfundoi fjalën e saj Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond.

1 nga 5

/a.f/

The post Hammond: SHBA, mbështetje financiare dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi kibernetik, Bashkia e Tiranës: Të dhënat janë të paprekura

TIRANË, 24 qeshor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që Bashkia ka regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.

Përmes një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës informoi se sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

“Edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve”, bën të ditur Bashkia.

Të gjitha të dhënat, theksohet në deklaratë, janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.

“Prej 80 serverëve gjithsej, 10 prej tyre janë nën vëzhgim. Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malware-i përpara se të aktivizohen”, citohet deklarata.

Në këtë fazë, bën të ditur Bashkia, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë./a.gj/j.p/

The post Sulmi kibernetik, Bashkia e Tiranës: Të dhënat janë të paprekura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi kibernetik, Ristani: Të gjitha të dhënat janë të paprekura, po forcojmë infrastrukturën digjitale

By: redi
24 June 2025 at 17:09

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka bërë një reagim publik lidhur me një sulm kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit e regjistruar deri më tani. Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për…

Source

Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë, AKSK: Izoluam përhapjen, hetim me policinë

21 June 2025 at 08:24

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë KIbernetike, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së Tiranës. Në njoftim, thyhet se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë kufizuar përpjekjet për ndikimin e mëtejshëm të sistemeve nga ky sulm kibernetik, si dhe po punohet për rikthimin në gjendje pune të sistemeve të prekura.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.

Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:

• Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;
• Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;
• Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;
• Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse”, njofton AKSK.

Teksa deri më tani janë prekur disa nga shërbimet e dhëna të sistemit të institucionit për qytetarët, siç është ajo e regjistrimit të fëmijëve në kopshte. Për këtë gjë, AKSK, njofton se po ndërmerren hapat e nevojshme për rikthimin sa më shpejt e funksional të këtyre shërbimeve të privuara për shkak të sulmit kibernetik.

“Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë”, njofton më tej AKSK. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka dënuar sulmet kibernetik të bëra ndaj institucionit.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht. Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se në lidhje me këtë sulm, ka marrë përgjegjësinë grupi “Homeland Justice”, i mbështetur nga Irani.

“Bashkia e dashur e Tiranës është tani në duart tona”, deklaroi “Homeland Justice” në Telegram.

Grupi i hakerave fajësoi se shkak për ngjarjen është bërë ndihma që i është dhënë anëtarëve të MEK-ut që ndodhen në vendin tonë.

“Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i njohët si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara”, shkroi “Homeland Justice”.

Risjellim në vëmendje se në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerash mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në Shqipëri. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik. Ndërkohë sulmet e “Homeland Justice” kanë vijuar edhe ndaj Kuvendit si dhe disa institucioneve të rëndësishme shtetërore në vitin 2023 dhe ndaj INSTAT në vitin 2024.

The post Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë, AKSK: Izoluam përhapjen, hetim me policinë appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi ndaj faqes së bashkisë së Tiranës, AKSK: Kufizuam përhapjen në sistemet e tjera

By: user 6
20 June 2025 at 20:40

Faqja e bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit këtë të premte nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Sipas këtij autoriteti, sulmi kibernetik u izolua dhe se po punohet për rikthimin në funksion të sistemeve. AKSK bënë me dije se është kufizuar përhapja në sistemet e tjera të ndërlidhura.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë. Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike.

Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të: Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit; Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura; Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura; Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse”, – thuhet në reagim.

AKSK njofton se aktualisht punonjësit e saj janë në terren, duke punuar në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit dhe AKSHI-n. Autoriteti dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit në Shqipëri.

“Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malëare-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë” – thuhet në reagim.

Rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice” pranoi se fshihet pas sulmit në një postim në aplikacionin “Telegram”, duke e lidhur me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep muxhahedinëve, organizatës që lufton regjimin laiko-autoritar të Teheranit dhe që është strehuar prej vitit 2013 në selinë e saj në Manzë të Durrësit. Për shkak të këtij sulmi në faqen e Bashkisë së Tiranës u pezullua shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor. /LAPSI.al

The post Sulmi ndaj faqes së bashkisë së Tiranës, AKSK: Kufizuam përhapjen në sistemet e tjera appeared first on Lapsi.al.

‘Homeland Justice’ sulmon faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës

20 June 2025 at 15:54

Nëpërmjet disa postimeve në grupin e hapur në Telegram, “Homeland Justice” pretendon se ka kryer të premten një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës në internet. Në postime, “Homeland Justice” thotë se “Bashkia Tiranë është e jona” dhe se “shërbimet për qytetarët janë ndërprerë”. “Homeland Justice” ka kryer sulme të njëpasnjëshme ndaj […]

The post ‘Homeland Justice’ sulmon faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës appeared first on Reporter.al.

Sulm kibernetik në Iran/ Raportojnë mediat: Bankat dalin jashtë funksionit

17 June 2025 at 11:54

Mediat iraniane raportuan se të gjitha bazat e të dhënave të Sepah Bank, një nga bankat më të mëdha të Iranit, janë fshirë në një sulm të madh kibernetik.

Një sulm i madh kibernetik ka goditur bankat iraniane të lidhura me Gardën Revolucionare në Iran, raportoi Pasdaran.

Sipas mediave, të gjitha bankomatët e saj janë jashtë funksionit dhe klientët nuk mund të tërheqin para në dorë.

The post Sulm kibernetik në Iran/ Raportojnë mediat: Bankat dalin jashtë funksionit appeared first on Sot News | Lajme.

Ende asnjë provë se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së u krye nga hakera serbë

11 June 2025 at 14:18

Faqja zyrtare në rrjet dhe llogaritë në rrjete sociale të Radio Televizionit Shqiptar ranë pre e një sulmi kibernetik në Maj 2025. Sipas mediave, kryesisht atyre nga Kosova, por edhe në Shqipëri, sulmi erdhi nga hackera serbë. Ky përfundim duket se u arrit nisur nga mesazhi që hackerat shpërndanë në faqet zyrtare të RTSH. Aty u shfaq harta e Kosovës, mbuluar nga flamuri serb dhe fjalët “Kosova është Serbi”. Në fakt, institucionet në Shqipëri thanë për Faktoje se ngjarja është ende duke u hetuar dhe se nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e këtij sulmi kibernetik.

Jona Plumbi

Në datën 19 Maj, faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqipëtar, transmetuesi shtetëror në vend, ranë pre e një sulmi kibernetik. Në faqet zyrtare dhe llogaritë në facebook dhe Instagram të RTSH-së u shfaq harta e Kosovës e mbuluar nga flamuri serb dhe mesazhi “Kosova është Serbi”.

Lajmi u përhap me shpejtësi.

RTSH shperndau një njoftim ku lajmëroi se “llogaria ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar pastime të paautorizuara”.

Po punojmë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje të papërshtatshme. Ju këshillojmë të mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe të raportoni çdo aktivitet të pazakontë.” – shkruante njoftimi i RTSH i publikur në rrjetet sociale të transmetuesit.

Ky publikim tashmë nuk gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së.

Ndërkohë me një kërkim ne rrjet rezulton se publikimet e paautorizuara kanë vazhduar edhe disa ditë pas sulmit fillestar.

Në 24 Maj u shpërnda ky publikim:

Publikimet përsëri shpërndanin të njëjtin mesazh dhe përsërisnin narrativën serbe të “abuzimit të popullit serb”.

Disa media në Shqipëri por edhe Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftuan se sulmi kishte ardhur nga hakera serbë.

Në fakt, pretendimi se sulmi kibernetik ka ardhur nga Serbia është i pavërtetuar. Pavarësisht se mesazhet e shpërndara përputhen me narrativën e pushtetarëve serb, në fakt nuk ka ende asnjë verifikim për autorësinë e sulmit.

Faktoje u interesua pranë Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike lidhur me ngjarjen. Në përgjigjen e saj AKSK njoftoi se “aktualisht nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e autorëve të këtij sulmi kibernetik”.

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm në platformat e inteligjencës kibernetike, nuk ka ende një atribuim zyrtar që lidhet me përfshirjen e ndonje shteti specifik, përfshi Serbinë.” – sqaroi AKSK për Faktoje.

Nisur nga ky informacion mund të dalim në përfundimin se pretendimi i ngritur nga mediat, të cilat njoftonin se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së ishte kryer nga hackera serbë, është i paprovuar dhe keqinformues.

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese

4 June 2025 at 13:05

Posta Shqiptare paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me mesazhe të paidentifikuara, që i ftojnë ata të klikojnë linqe të dyshimta në emër të Postës. “Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën […]

The post Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese appeared first on Reporter.al.

Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

3 June 2025 at 10:55

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.

Të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar – tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar.

Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej 186 mijë eurosh.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se ndaj të ndaluarve do të kërkohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”. REL/

The post Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet grupi kriminal/ Sekuestrohen mijëra euro pajisje në Tiranë, shërbenin për krime kibernetike

13 May 2025 at 17:23

Finalizohet operacioni ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike i koduar “Platforma”.

Operacioni në Shqipëri drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e SPAK. Gjithashtu, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.

Nga ky operacion, në Tiranë janë sekuestruar mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.

Gjatë aksionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.

Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.

M&S ndalon porositë në internet pas sulmit kibernetik

By: Rovena
25 April 2025 at 15:42

Marks & Spencer (M&S) ka ndaluar marrjen e porosive në internet pasi kompania u përball me një sulm kibernetik. Konsumatorët filluan të raportojnë probleme fundjavën e kaluar dhe të martën shitësi me pakicë konfirmoi se po përballej me një “incident kibernetik”.

Megjithatë disa nga sistemet e tij ishin kthyer në normalitet, por të tjerët mbetën jashtë linje.

Tani firma ka ndërprerë plotësisht porositë në “website-n” dhe aplikacionet e saj.

“Na vjen vërtet keq për këtë shqetësim. Ekipi ynë me përvojë, i mbështetur nga ekspertët kryesorë kibernetikë – po punon jashtëzakonisht shumë për të rifilluar blerjet në internet dhe aplikacionet. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj klientëve, kolegëve dhe partnerëve tanë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre”, shkroi një zëdhënës i kompanisë.

Ajo tha se dyqanet e saj mbeten të hapura pavarësisht çështjeve që prekin porositë në internet. Më parë, firma po merrej me probleme që preknin njerëzit që përdornin Click & Collect, si dhe paguanin me karta dhuratash.

Që kur pezulloi porositë në internet, M&S i është përgjigjur postimeve të mediave sociale duke këshilluar klientët se këto probleme vazhdojnë.

“Kartat e dhuratave, kartat e dhuratave elektronike dhe faturat e kreditit nuk mund të përdoren aktualisht si një mënyrë pagese në dyqan ose në internet,” tha ajo në përgjigje të një personi në X.

Por i tha një tjetri se nëse njerëzit kanë marrë tashmë një e-mail që u thotë se një artikull është gati për t’u mbledhur, ata duhet të jenë në gjendje të shkojnë në dyqan dhe ta marrin atë.

M&S tha të martën se kishte raportuar incidentin në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC). Agjencia Kombëtare e Krimit i tha më parë BBC-së se oficerët e saj po punojnë me NCSC për të mbështetur firmën./abcnews.al

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë njofton se faqja e saj e internetit ishte cak i sulmeve nga hakerë rusë dhe serbë

9 April 2025 at 21:21

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar më 09.04.2025 se faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë  funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe.

QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie.

“Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar zbatimin e masave efektive të sigurisë dhe për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e QKSS-së.

Ndërsa ekipi i IT-së në kuadër të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë është duke e trajtuar rastin me qëllim të funksionalizimit të faqes në internet.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) merret me analiza dhe hulumtime në fushën e sigurisë në Kosovë.

The post Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë njofton se faqja e saj e internetit ishte cak i sulmeve nga hakerë rusë dhe serbë appeared first on Telegrafi.

Sekreti

By: Ardit
3 April 2025 at 14:33

Nga Anila Hoxha Në datë 14 mars, një gjyqtar i posaçëm në Tiranë ka vendosur arrest në burg ndaj dy ish-zyrtarëve dhe, po me kërkesë të SPAK, u shpall në një seancë me dyer të mbyllura “ndalimi i publikimit të akteve”. Nuk pati as njoftim zyrtar për arrestimet, as nga SPAK dhe as Policia. Gjendur […]

The post Sekreti appeared first on BoldNews.al.

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, reagon institucioni: Janë marrë disa informacione

By: user7
3 April 2025 at 13:22

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë informacion në datën 12 mars 2025 për një ndërhyrje të paligjshme në adresat e email-eve të disa prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, sistemi i brendshëm i SPAK mbeti i pacënuar.

Sipas verifikimeve, ndërhyrja ka ndodhur vetëm në adresat e email-eve të disa prokurorëve dhe nuk ka prekur sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Pjesëmarrësit në këtë akt kanë arritur të marrin disa informacione, por nuk kanë siguruar akses në dosje hetimore. Ata gjithashtu kanë tentuar të ndërhyjnë në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

Pas një hetimi intensiv, me përfshirjen e Byrosë së Hetimit dhe Sektorit të Ekspertizës, janë identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy individë: ai që ka realizuar ndërhyrjen në email-e dhe ai që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu, janë sekuestruar pajisjet e përdorura për këtë akt dhe skedarët e shkarkuar.

Prokurori i çështjes ka urdhëruar që informacionet e marra të mos publikohen për të ruajtur sekretin hetimor. Janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë lidhje me të arrestuarit dhe që kanë pasur akses në informacionet.

Në përfundim të hetimit të brendshëm administrativ, është konfirmuar se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk ka pësuar dëme dhe janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse. Deri tani, nuk ka prova që sugjerojnë se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK u shpreh se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e dosjeve dhe të dhënave të ndjeshme, si dhe për ruajtjen e integritetit të infrastrukturës së institucionit. Hetimet vazhdojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

The post Sulmi kibernetik ndaj SPAK, reagon institucioni: Janë marrë disa informacione appeared first on Lapsi.al.

Sulmi kibernetik më i madh në histori: Hakerët vjedhin 1.5 miliardë€

By: gaze tare
22 February 2025 at 12:58

Një sulm masiv kibernetik ka goditur shkëmbimin e kriptomonedhave Bybit, duke rezultuar në vjedhjen e 1.5 miliardë eurove në para digjitale. Ky mund të jetë hakimi më i madh i kriptomonedhave në histori, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 620 milionë dollarësh të vjedhur nga Ronin Network në vitin 2022.

Sipas Bybit, i cili ka bazën në Dubai dhe mbi 60 milionë përdorues globalisht, hakerët arritën të marrin kontrollin e një portofoli Ethereum, duke transferuar fondet në një adresë të paidentifikuar.

“Të gjitha tërheqjet janë përpunuar,” tha shefi ekzekutiv i Bybit, Ben Zhou, duke pranuar se kompania ka marrë më shumë se 350,000 kërkesa për tërheqje pas incidentit. Ai e përshkroi këtë si “hakimin më të keq në histori”.

Ndërkohë, ekipi i sigurisë i Bybit po heton sulmin dhe po bashkëpunon me autoritetet për të gjurmuar hakerët dhe për të forcuar masat mbrojtëse kundër sulmeve të ardhshme.

The post Sulmi kibernetik më i madh në histori: Hakerët vjedhin 1.5 miliardë€ appeared first on iconstyle.al.

Korçë/ Shteti dështon sërish, të miturit terrorizohen me foto intime në Instagram

By: gaze tare
6 February 2025 at 14:54

Paaftësia e shtetit në luftën kundër krimit kibernetik është shfaqur sërish në Korçë, ku një faqe në Instagram ka terrorizuar dhjetëra të mitur duke publikuar materiale pornografike dhe denigruese. Sulmi kibernetik, që zgjati tre ditë, preku më shumë se 20 adoleshentë të moshës 14-18 vjeç, duke detyruar disa prej tyre të tentojnë vetëvrasjen.

Faqja, e cila është hapur dhe mbyllur në mënyrë periodike prej disa vitesh, këtë herë ka intensifikuar sulmet duke publikuar jo vetëm postime denigruese, por edhe video dhe foto me përmbajtje pornografike të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit.

Si staf i medias sonë, e njohim mirë këtë terror virtual. Pas një denoncimi për mashtrimin e konsumatorëve nga bizneset “Qershizat Shop” dhe “Fashion Online 01”, gazetarët tanë u bënë vetë viktima të shantazhit. Autorët kërcënuan se do të publikonin të dhënat personale të gazetarëve në kanalin famëkeq “AlbKings” në Telegram, i njohur për shpërndarjen e materialeve intime të vajzave nga Shqipëria dhe Kosova. Përveç kërcënimeve, u përdorën edhe karta false për të dëmtuar ekonomikisht biznesin tonë, duke shkaktuar një dëm prej 40,000 eurosh.
“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shantazhuar, me fjalë të ndryshme. Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një nga viktimat adoleshente në Korçë.

Një tjetër vajzë shprehet: “Është një faqe që ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht.”
Administratorët anonimë të faqes kanë përdorur të njëjtat taktika shantazhi që përdorte grupi “AlbKings”, duke kërkuar më shumë materiale intime nën kërcënimin e publikimit të fotove dhe videove ekzistuese. “Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, dëshmon një prej të prekurave.

Eksperti Kibernetik Thanas Dimço thekson se mungesa e një baze të fortë ligjore dhe kapaciteteve teknike po e bën të pamundur identifikimin e shpejtë të autorëve. “Krimi kibernetik është shndërruar në një epidemi të vërtetë, ndërsa institucionet ende nuk kanë gjetur mekanizmat e duhur për ta luftuar atë,” shprehet ai.

Pas denoncimit nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës, Sektori kundër Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin e administratorëve të faqes. Por ashtu si në rastin e “AlbKings”, ku autoritetet u deshën muaj të tërë për të marrë nën kontroll situatën, edhe këtë herë reagimi mbetet i ngadaltë dhe joefektiv.

Shqetësues mbetet fakti se shumë të mitur nuk i denoncojnë rastet e shantazhit nga frika dhe presioni, duke mos kërkuar mbështetjen e prindërve apo ekspertëve. Kjo ka sjellë raste të rënda, ku viktimat kanë tentuar vetëlëndimin ose vetëvrasjen. Ndërkohë që faqja është mbyllur, hetimet vijojnë pa rezultate konkrete, duke lënë të paprekur autorët dhe pa zgjidhur traumat e viktimave.

Rasti i Korçës, ashtu si precedenti i “AlbKings”, dëshmon edhe një herë paaftësinë e strukturave shtetërore për të luftuar krimin kibernetik dhe për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht të miturit, nga abuzuesit virtualë. Nevojitet urgjentisht një reformim i thellë i mekanizmave ligjorë dhe forcimi i kapaciteteve teknike për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.#iconstyleraporton

The post Korçë/ Shteti dështon sërish, të miturit terrorizohen me foto intime në Instagram appeared first on iconstyle.al.

❌
❌