Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump: Nuk po shqyrtoj dërgimin e armëve me rreze të gjatë në Kiev

UASHINGTON, 15 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti ameriikan Donald Trump u tha gazetarëve se aktualisht nuk po shqyrton dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.

Ukrainë apo Rusi? “Nuk jam në anën e askujt.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, theksoi ai.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, sipas Bloomberg.   /os/

The post SHBA – Trump: Nuk po shqyrtoj dërgimin e armëve me rreze të gjatë në Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Të gatshëm të negociojmë me Kievin pas deklaratave serioze të Trump

MOSKË, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Kremlini tha sot se mbetet i gatshëm të negociojë me Ukrainën, por shtoi se i duhet kohë për t’iu përgjigjur deklaratave serioze të bëra nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili i dha Rusisë 50 ditë për t’i dhënë fund konfliktit dhe i premtoi Kievit armë.

Të hënën, Donald Trump i dha Rusisë një ultimatum 50-ditor për të përfunduar ofensivën e saj në Ukrainë, të nisur në vitin 2022 ose të përballet me sanksione të ashpra.

Ai gjithashtu deklaroi se pajisjet ushtarake, të paguara nga anëtarët evropianë të NATO-s, do të dërgoheshin në Ukrainë.

“Deklaratat e presidentit Trump janë shumë serioze. Ne, sigurisht, kemi nevojë për kohë për të analizuar atë që u tha në Uashington dhe nëse ose kur presidenti Putin e konsideron të nevojshme, ai do të komentojë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Duket se ky vendim i marrë në Uashington, në vendet e NATO-s dhe direkt në Bruksel do të perceptohet nga Kievi jo si një sinjal në favor të paqes, por si një sinjal për të vazhduar luftën”, kritikoi ai.

Dmitry Peskov pohoi se Rusia po pret “propozime nga pala ukrainase” në lidhje me një raund të tretë negociatash, pas dy seancave të pasuksesshme në Stamboll.

“Ne mbetemi të gatshëm”, tha ai gjatë informimit të tij të përditshëm.

Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar, Donald Trump është përpjekur të shtyjë Moskën dhe Kievin të përfundojnë një marrëveshje paqeje.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, ai siguroi se mund ta përfundonte konfliktin shumë shpejt, pa shpjeguar kurrë se si do ta bënte këtë.

Pasi sinjalizoi vazhdimisht afrimin me Vladimir Putinin, ai ka ndryshuar tonin e tij në javët e fundit, duke shprehur zhgënjimin e tij.

Ai tha se ishte “i zhgënjyer” nga presidenti rus, i cili hodhi poshtë propozimet për armëpushim në Ukrainë.

“Mendova se do të kishim një marrëveshje dy muaj më parë, por nuk duket se po ndodh”, tha ai dje në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve, Shtetet e Bashkuara do të vendosin “tarifa dytësore”, domethënë, kundër aleatëve të Moskës, kërcënoi presidenti amerikan./  a.jor.

The post RUSI – Kremlini: Të gatshëm të negociojmë me Kievin pas deklaratave serioze të Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky njofton rifillimin e dërgesave të armëve nga SHBA

KIEV, 12 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi të premten se SHBA-ja ka rifilluar dërgesat e ndihmës ushtarake drejt Ukrainës.

“Kemi marrë sinjale politike në nivelin më të lartë – sinjale të mira – përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga miqtë tanë evropianë. Sipas të gjitha raportimeve, dërgesat e ndihmës janë rikthyer”, tha ai në Telegram.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas do të takohen javën e ardhshme me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, tha Zelenskyy.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë javën e ardhshme me palën amerikane në nivel ushtarak. Ushtria jonë do të punojë me gjeneralin Kellogg. Ne gjithashtu po përgatisim paketa të reja evropiane të mbrojtjes”, tha ai.

Ndërkohë, mediat ukrainase raportuan se Kellogg pritet të mbërrijë të hënën në Kiev për një vizitë njëjavore. /os/

The post KIEV – Zelensky njofton rifillimin e dërgesave të armëve nga SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Oficeri i shërbimit sekret ukrainas qëllohet për vdekje

10 July 2025 at 17:55

KIEV, 10 korrik /ATSH-DPA/- Një anëtar i agjencisë kryesore të inteligjencës së Ukrainës, SBU, vdiq pasi u qëllua pesë herë në mes të ditës në Kiev sot në mëngjes, raportoi media ukrainase, duke cituar burime të inteligjencës, ndërsa autoritetet janë në kërkim të autorit të sulmit.

Roman Chervinsky, një ish-oficer i shërbimit sekret të SBU-së, e identifikoi viktimën si një kolonel i cili kishte qenë i përfshirë në organizimin e operacioneve sabotuese brenda Rusisë.

“Të gjitha rrethanat e incidentit po përcaktohen aktualisht”, tha policia në një deklaratë.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet.

Agjentët e shërbimit sekret shpesh kryejnë sulme të fshehta brenda territorit rus.

Në fillim të qershorit, disa avionë u shkatërruan në sulme të koordinuara në baza të shumta ajrore ruse. SBU mori përgjegjësinë për operacionin. //a.i/

The post KIEV – Oficeri i shërbimit sekret ukrainas qëllohet për vdekje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev

10 July 2025 at 13:36

Policia raportoi një të shtënë me armë në zonë më herët gjatë ditës, duke thënë se oficerët e zbatimit të ligjit zbuluan trupin e një personi me një plagë fatale nga arma e zjarrit.

Një oficer i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) u vra sot në lagjen Holosiivskyi të Kievit, tha shërbimi për shtyp i SBU-së për gazetën Kyiv Independent.

“SBU dhe policia po marrin masa për të përcaktuar rrethanat e krimit dhe për të sjellë autorët para drejtësisë”, tha shërbimi për shtyp i SBU-së.
Emri i viktimës nuk është bërë publik dhe identiteti i të dyshuarit ose të dyshuarve ose motivet e tyre nuk janë menjëherë të qarta.

Burimi i pazbuluar i SBU-së për Ukrainska Pravda-s e identifikoi viktimën si një kolonel i SBU-së Ivan Voronych. Rreth orës 9 të mëngjesit, një burrë iu afrua Voronych dhe qëlloi pesë herë me një pistoletë, duke ikur nga vendi i ngjarjes më pas. Voronych pësoi plagë të shumta nga arma e zjarrit dhe vdiq në vendngjarje, tha burimi për Ukrainska Pravda.

The post Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev appeared first on Sot News | Lajme.

ITALI – Von der Leyen prezanton Fondin Evropian për Ukrainën me vlerë miliarda euro

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Garancitë dhe grantet që po nënshkruajmë sot do të zhbllokojnë mbi 10 miliardë euro në investime në rindërtimin dhe ne gjithashtu do të sigurohemi që Ukraina të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja deri në vitin 2028 dhe më tej, kur të hyjë në fuqi buxheti i ri evropian, deklaroi sot në Romë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Jam veçanërisht e kënaqur të njoftoj Fondin Evropian për Rindërtim për Ukrainën, fondi më i madh në botë i bazuar në kapital që mbështet rindërtimin”, shtoi ajo.

“Kjo do të nxisë investimet në energji, transport, lëndë të para dhe industri me përdorim të dyfishtë. Ne po investojmë fjalë për fjalë për të ardhmen e Ukrainës duke përdorur fonde publike për të tërhequr investime private në shkallë të gjerë dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Jam veçanërisht e kënaqur që po e bëjmë këtë së bashku me Italinë, Gjermaninë, Francën, Poloninë dhe Bankën Evropiane të Investimeve”, theksoi Von der Leyen.

”Dhe jam e bindur se të tjerë do të bashkohen me ne. Populli ukrainas është gati të udhëheqë ekonominë e vendit të tij drejt së ardhmes. Është koha për të investuar”, shtoi ajo./  a.jor.

The post ITALI – Von der Leyen prezanton Fondin Evropian për Ukrainën me vlerë miliarda euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Sulme masive ruse gjatë natës, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

KIEV, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia nisi një seri sulmesh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, duke aktivizuar mbrojtjen ajrore në qendër të Kievit dhe shkaktuar dy viktima dhe 13 të pagosur.

Shpërthime nga ato që besohet se ishin raketa dhe dronë u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa mbrojtja ajrore iu përgjigj valëve të shumta sulmesh.

Forca ajrore ukrainase kishte paralajmëruar paraprakisht për raketa balistike që po vinin dhe dhjetëra dronë luftarakë.

Zyrtarët thanë se mbetjet e dronëve që binin shkaktuan zjarre në disa rrethe. Sirenat e sulmeve ajrore u aktivizuan në më shumë se gjysmën e vendit.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga një pushtim rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet dhe po u kërkon aleatëve perëndimorë të forcojnë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore mes sulmeve gjithnjë e më intensive ruse. /os/

The post KIEV – Sulme masive ruse gjatë natës, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona

By: Ardit
10 July 2025 at 08:58

Dronët rusë e kanë sulmuar Kievin në orët e para të 10 korrikut duke vrarë dy njerëz dhe duke nxitur nisjen e zjarreve, kanë thënë zyrtarët, teksa sirenat janë aktivizuar në më shumë se gjysmën e shtetit për t’i paralajmëruar qytetarët për sulmin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia i ka […]

The post Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se Rusia ruse ka sulmuar kryeqytetin Kiev me 539 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe 11 raketa, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në Telegram të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës thuhet se forcat rusët kryen sulm intensiv ajror ndaj Ukrainës.

“Ushtria ruse sulmoi me 11 raketa balistike dhe lundruese të llojeve të ndryshme dhe 539 dronë. Drejtimi kryesor i sulmit ishte kryeqyteti i Ukrainës, Kievi”, theksohet në deklaratë.

Më tej thuhet se 2 raketa u shkatërruan si rezultat i punës së forcave ajrore ndërsa 476 dronë u shkatërruan ose u devijuan dhe u bënë joefektive.

– 23 persona të plagosur në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko njoftoi në llogarinë e tij në Telegram se 23 persona u plagosën në sulmin e kryer nga ushtria ruse ndaj kryeqytetit.

Ai tha se 14 nga të plagosurit u dërguan në spital dhe se 5 ambulanca u dëmtuan.

– Thirrja “Merrni masa për të arritur paqen”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në një postim në X reagoi ndaj sulmit ajror në Kiev. Ai tha se ndaj Kievit u krye sulm intensiv. “Ishte një natë krejtësisht e tmerrshme dhe pa gjumë në Kiev. Një nga më të këqijat ndonjëherë”, tha ai.

Duke rikujtuar se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump patën një bisedë telefonike dje, Sybiha tha: “Putin po e bën këtë me qëllim menjëherë pasi foli me presidentin Trump. Mjaft më me pritje. Putin po tregon qartë se është plotësisht i pandjeshëm ndaj SHBA-së dhe të gjithë atyre që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës”.

Sybiha bën thirrje për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe vazhdimin e mbështetjes me armë për Ukrainën. “Marrja e vendimeve të gabuara mund ta inkurajojë agresorin të përshkallëzojë terrorin. Çdo regjim kriminal në botë tani po i ndjek nga afër veprimet e Putinit. Ndaloni së prituri për paqe. Veproni për të arritur paqen. Paqe përmes forcës”, tha ministri Sybiha.

The post FOKUS – Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të paktën një i vrarë dhe 26 të plagosur pas sulmeve ruse në Kiev

4 July 2025 at 22:23

Të paktën një person është vrarë në sulmin rus në Kiev dhe 26 të tjerë u plagosën. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, më herët njoftoi se 23 persona u plagosën, përfshirë një vajzë 10-vjeçare.

Shërbimi Shtetëror për Situata Emergjente njoftoi gjithashtu se, pas sulmit, 39 persona të tjerë morën ndihmë.

Nga ana tjetër  forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës njoftuan se neutralizuan 478 automjete sulmi ajror, përfshirë dy raketa kruiz “Iskander-K”.

UKRAINË – Sulme masive ruse me dronë në Kiev

KIEV, 4 korrik /ATSH/ – Kryeqyteti ukrainas është sulmuar nga dhjetëra dronë luftarakë rusë, njoftuan sot autoritetet e Kievit.

“Sipas informacioneve paraprake, ka patur disa zjarre në lagjen Solomianskyi”, shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake në qytet.

Të gjitha zjarret përfshinë ndërtesa banimi në kryeqytetin ukrainas, i cili është shtëpia e tre milionë njerëzve.

Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, ushtria ruse vendosi gjithashtu të paktën një raketë hipersonike Kinzhal. Përveç kësaj, raketat balistike u lëshuan në objektiva në Kiev dhe zonat përreth.

Raporte të pakonfirmuara sugjeruan se një objektiv kryesor ishte aeroporti ushtarak Vasylkiv, në jug të kryeqytetit.

Më herët, guvernatori i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin raportoi se të paktën pesë persona ishin vrarë dhe 12 të tjerë ishin plagosur nga sulmet ruse në rajonin lindor të Ukrainës. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post UKRAINË – Sulme masive ruse me dronë në Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

By: Elva
4 July 2025 at 10:40

Valë sulmesh me dronë dhe raketa goditën Kievin, në atë që konsiderohet si sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, duke lënë të plagosur 23 persona dhe duke shkaktuar dëme në disa rajone të kryeqytetit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjithsej 550 dronë dhe raketa […]

The post Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës appeared first on BoldNews.al.

Rusia godet fuqishëm Kievin, Ukraina nën sulm menjëherë pas bisedës Trump–Putin

4 July 2025 at 08:43

Një sulm i rëndë rus goditi Kievin disa orë pas telefonatës midis Donald Trump dhe Vladimir Putin. Të paktën 13 shpërthime u raportuan në zona të ndryshme të Kievit, ndërsa ndërtesa të shumta u përfshinë në flakë. Sipas autoriteteve vendase, të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur, 12 prej të cilëve u shtruan në spital.

Tre valë bombash u lëshuan mbi qytet, të cilat vazhduan për më shumë se shtatë orë. Së pari u lëshuan 50 dronë Shahed/Geran, ndëresa më pas dy breshëri raketash balistike. Shpërthime u raportuan gjithashtu edhe në zonën e aeroportit ndërkombëtar, ku thuhet se është vendosur një nga bateritë antiajrore Patriot që mbrojnë qytetin.

Sipas kompanisë kombëtare hekurudhore të Ukrainës, bombardimet ruse dëmtuan infrastrukturën hekurudhore në pjesën perëndimore të qytetit, duke shkaktuar devijim të trafikut.

Pati edhe bombardime në rajone të tjera, veçanërisht në Dnipro dhe Poltava.

Kujtojmë që Donald Trump, pas telefonatës me Putin, tha se nuk kishte asnjë përparim për një armëpushim në Ukrainë. Ai mohoi gjithashtu që të kishte ndaluar furnizimin me armë për Ukrainën.

“Ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm për veten tonë”, tha presidenti  amerikan.

The post Rusia godet fuqishëm Kievin, Ukraina nën sulm menjëherë pas bisedës Trump–Putin appeared first on Sot News | Lajme.

RUSI – Putin i konfirmon presidentit Trump se Rusia nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj në Ukrainë

MOSKË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin i tha sot homologut të tij amerikan, Donald Trump, në një bisedë telefonike, se Rusia nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj në Ukrainë, ndërsa shprehu gatishmëri për të vazhduar negociatat me Kievin.

“Presidenti ynë deklaroi gjithashtu se Rusia do të ndjekë objektivat e saj, përkatësisht eliminimin e shkaqeve rrënjësore të njohura që çuan në situatën aktuale”, u tha gazetarëve Yuri Ushakov, këshilltari diplomatik i Putinit.

Presidenti rus Vladimir Putin iu lut homologut të tij amerikan Donald Trump edhe për një zgjidhje “diplomatike” të konflikteve në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën e fundit midis Iranit dhe Izraelit.

“Pala ruse theksoi rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të diskutueshme, dallimeve dhe situatave të konfliktit ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, u tha gazetarëve Ushakov./  a.jor.

The post RUSI – Putin i konfirmon presidentit Trump se Rusia nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Sulm ukrainas në një fabrikë dronësh, tre të vdekur dhe 35 të plagosur

MOSKË, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Tre persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një fabrikë në Izhevsk, në tokën ruse më shumë se 1 000 kilometra larg kufirit, sipas Alexander Brechalov, kreut të Republikës së Udmurtisë, kryeqyteti i së cilës është Izhevski.

Burime nga Kievi thanë se sulmi kishte në shënjestër një fabrikë dronësh.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në një fabrikë që prodhonte “sisteme mbrojtëse ajrore dhe dronë” në qytetin rus të Izhevskit, më shumë se 1 000 kilometra larg kufirit, një sulm që shkaktoi “disa vdekje dhe plagosje”, sipas autoriteteve lokale.

“Dronët e SBU-së, shërbimeve të sigurisë së Ukrainës, “goditën fabrikën Koupol në Izhevsk, e cila prodhon sisteme mbrojtëse kundërajrore ‘Tor’ dhe ‘Osa’ si dhe dronë për ushtrinë ruse”, tha një burim sigurie ukrainas./   /os/

The post RUSI – Sulm ukrainas në një fabrikë dronësh, tre të vdekur dhe 35 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky kërkon nga Gjermania më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T

KIEV, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Gjermanisë të furnizojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore IRIS-T për t’iu kundërvënë sulmeve të rënda ruse me dronë dhe raketa.

Ai e diskutoi këtë çështje me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul gjatë një takimi në kryeqytetin ukrainas.

Në fillim të vizitës së tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës në fillim të majit, Wadephul inspektoi një instalim të mbrojtjes ajrore IRIS-T, i cili luan një rol vendimtar në mbrojtjen e Kievit nga sulmet ruse.

Që nga prilli, Gjermania i ka siguruar Ukrainës gjashtë nga këto sisteme dhe ka premtuar edhe 10 të tjera.

Gjermania dhe Ukraina synojnë të rrisin bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ndërsa vizitoi Kievin për herë të parë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

“Bashkëpunimi ynë në mbrojtje është një kartë e fortë e vërtetë”, tha Wadephul në një takim me homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha në Kiev.

“Është një vazhdim logjik i furnizimeve tona materiale dhe ne mund të përfitojmë prej tij nga të dyja palët. Me pasurinë tuaj të ideve dhe përvojës, ne gjithashtu do të bëhemi më të mirë”, shtoi ai.

Wadephul u shoqërua në Kiev nga përfaqësues të lartë të kompanive gjermane të mbrojtjes dhe tha se do t’i çonte drejtuesit e mbrojtjes në një takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

“Unë besoj se është në interes të të dyja palëve që të punojmë më ngushtë së bashku këtu”, tha ai.

Qëllimi është të krijohen sipërmarrje të reja të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes “në mënyrë që Ukraina të mund të prodhojë më shpejt dhe më shumë për mbrojtjen e saj,” tha ministri i Jashtëm./  /os/

The post KIEV – Zelensky kërkon nga Gjermania më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulm ajror në Kiev: dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga dronët dhe raketat ruse

By: Elva
23 June 2025 at 17:16

Një tjetër natë e errët për kryeqytetin ukrainas, pasi sulmet ajrore me dronë dhe raketa nga forcat ruse kanë lënë pas dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kiev dhe rrethinat e tij. Autoritetet ukrainase konfirmuan se mes të plagosurve janë edhe katër fëmijë. Lagjja Shevchenkivskyi e Kievit u godit rëndë, ku një pallat […]

The post Sulm ajror në Kiev: dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga dronët dhe raketat ruse appeared first on BoldNews.al.

Sulmet ruse me dronë e raketa, të paktën shtatë të vrarë në Kiev

23 June 2025 at 11:50

UKRAINË- Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë në rajonin e Kievit.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko tha se nga këto sulme janë goditur edhe zona banimi, spitale.

Në javët e fundit Rusia ka kryer sulme masive ajrore në qytetet ukrainase.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 352 dronë dhe 16 raketa ruse, shënjestruan territorin ukrainas, kryesisht në zonën e Kievit.

/abcnews.al/

KIEV – Të paktën gjashtë viktima pas sulmeve ruse

KIEV, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Të paktën gjashtë persona u vranë në një sulm rus në Kiev dhe zonat përreth, deklaruan zyrtarët ukrainas.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, raportoi në Telegram se viktimat ishin nën një sulm ndaj një ndërtese banimi.

”Në të gjithë kryeqytetin, 19 persona u plagosën, tetë prej të cilëve janë aktualisht të shtruar në spital”, shtoi Klitschko duke vënë në dukje se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, tha në Telegram se sulmi përfshinte sulme të rënda me raketa dhe dronë.

Rusia ka zhvilluar një luftë shkatërruese kundër Ukrainës për më shumë se tre vjet./   /os/

The post KIEV – Të paktën gjashtë viktima pas sulmeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër të vrarë në Kiev në një sulm të ri ajror rus

23 June 2025 at 07:44

Të paktën katër persona janë vrarë në një sulm rus me raketa dhe dronë gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, tha ministri i Brendshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Ihor Klymenko thotë se u goditën zona banimi, spitale dhe infrastruktura sportive.

“Një pjesë e tërë e një ndërtese shumëkatëshe banimi u shkatërrua” në lagjen Shevchenkivskyi më të goditur, thotë ai, duke shtuar se disa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja.

Në rajonin e Kievit, një grua u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën në sulmin ajror rus, tha kreu rajonal Mykola Kalashnyk. Ushtria ruse nuk ka komentuar për këtë çështje.

Shërbimi i emergjencave të Ukrainës DSNS thotë se 13 persona, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë u plagosën në Kiev.

Një numër zjarresh raportohen në të gjithë kryeqytetin. Një hyrje në një nga stacionet nëntokësore të metrosë së qytetit u dëmtua në sulmin rus, thonë zyrtarët lokalë.

Shumë banorë të Kievit e kaluan natën duke u strehuar në stacione të tilla. Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme masive ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Katër të vrarë në Kiev në një sulm të ri ajror rus appeared first on Euronews Albania.

❌
❌