Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

17 July 2025 at 22:24

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje. Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e […]

The post Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës appeared first on BoldNews.al.

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij

By: Ardit
12 July 2025 at 18:28

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë […]

The post “Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij appeared first on BoldNews.al.

“Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burg

By: admin
11 July 2025 at 09:01

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskena nga procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se pavarësisht debateve në dhomën e këshillimit, Gjykata e Lartë ka vendosur me unanimitet (3-0) që ai të qëndrojë në burg.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se Veliaj kishte paraqitur kërkesë për rekurs me qëllim që të rikthehej në detyrë si kryetar bashkie, duke argumentuar se nuk përbënte rrezikshmëri dhe se masa e arrestit ishte e pajustifikuar.

Gazetarja zbuloi gjithashtu se në dhomën e këshillimit ka pasur debate të forta mes gjyqtarëve për shkak të statusit të Veliajt si kryetar bashkie në detyrë, por në fund vendimi për mbajtjen në burg u mor pa asnjë votë kundër.

“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj. Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.

SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave. GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.

Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase“, tha Lala.

The post “Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burg appeared first on Albeu.com.

“Debate të forta në Gjykatën e Lartë”/ Klodiana Lala tregon prapaskenat e vendimit për Veliajn

By: M C
10 July 2025 at 22:00

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt.

Lala tha se gjatë marrjes së vendimit të dhomë këshillimi ka patur debate, por shtoi se gjithsesi vendimi ka qenë “3-0” për ta lënë Veliajn në burg.

“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj.

Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.

SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave.

GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.

Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase”, tha Lala.

The post “Debate të forta në Gjykatën e Lartë”/ Klodiana Lala tregon prapaskenat e vendimit për Veliajn appeared first on Albeu.com.

“Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D”/ Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Dosja ‘Babale’ s’është hetuar si duhet

By: M C
8 July 2025 at 22:05

Gazetarja Klodiana Lala, folit sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, lidhur me lirimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, nga qelia. Salianji u lirua sot me kusht, pasin kreu 2/3 e dënimit të tij.

Ajo tha se Salianji ndante qelinë me drejtorët e dosjes 5D.

Gazetarja zbuloi madje se njëri nga drejtorët ishte i apasionuar pas gatimit, e për rrjedhojë ai gatuante në burg edhe për Salianjin.

Gjithashtu Lala tha se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet. Sipas gazetares nëse dosja Babale do ishte hetuar si duhet, atëherë Salinji nuk do të ishte burgosur.

“Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg…. Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha Klodiana Lala.

Pjesë nga diskutimi në studio mes Klodiana Lalës dhe avokatit të Salianjit, Redi Ramaj

Klodiana Lala: Kur thotë zoti Salianji regjim, në fakt zoti Salianji, avokati mund të na e konfirmojë ka qenë në një qeli me drejtorët e dosjes së bujshme 5 D. Madje kur unë e kam takuar zotin Salianji në 11 Maj se në hymë në burgun e Fierit për të ndjekur nga afër procesin e votimit, aty mësuam për shembull që drejtorët e 5D duke qenë se njëri ishte i apasionuar për gatimin , i gatuante dhe zotit Salianji. Pra po sjell disa grimca që nuk janë parë.

Redi Ramaj: Kjo nuk e ndryshon regjimin, regjimi mbetet regjim.

Klodiana Lala: Më ler ta mbaroj fjalën o burrë. Unë e shikoj pa emocione zoti Ramaj, e shikoj ndryshe nga ju.

Redi Ramaj: Dhe unë e shoh pa emocione, e shikoj si avokat.

Klodiana Lala: Është fakt kjo që thashë. Dosja Babale është dosje e pa hetuar. Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg.

The post “Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D”/ Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Dosja ‘Babale’ s’është hetuar si duhet appeared first on Albeu.com.

Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

26 June 2025 at 21:04

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore për Ilir Metën.

Gazetarja e ftuar në një emision televiziv është shprehur se, në seancë ka patur debat dhe tension përreth 1 orë.

“Ka patur tension gjatë seancës mes prokurorit dhe Metës.

Prokurori ka pretenduar se një kartë krediti e Adrian Shatkut është përdorur edhe nga Meta dhe Kryemadhi.

Meta mohon ta ketë patur këtë kartë dhe thotë se nuk mban përgjegjësi për çfarë ka bërë bashkëshortja.

Meta pretendon se nuk ka patur firmë në kontratat e lobimit.

Në këtë aspekt ka patur një orë debat mes tyre në gjuhë juridike.

Pasi dëgjoi palët gjykata la në fuqi vendimin”,  tha gazetarja.

The post Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon zëvendësim të masës/ Meta i pranishëm në GJKKO, Lala zbulon detaje: Kundërshtime me tone të ashpëra ndaj…

26 June 2025 at 13:44

Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Meta momentalisht po kundërshton me tone të ashpra të gjitha pretendimet e prokurorëve të posaçëm.

Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”.

Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg. Që nga tetori i vitit të kaluar, meta ndpodhet në qeli, ndërsa përballet me akuzat për pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

The post Kërkon zëvendësim të masës/ Meta i pranishëm në GJKKO, Lala zbulon detaje: Kundërshtime me tone të ashpëra ndaj… appeared first on Sot News | Lajme.

Klodiana Lala: Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari

By: V K
26 June 2025 at 09:18

Nga; Klodiana Lala

Eduart Koboçi, 27-vjeçar nga Kukësi me kontaktoi përmes telefonit. “Dua të takoj. Do t’iu rrëfej një histori të implikimit të policisë”, më tha.

Jo pa hezitim shtoi: “Jam në kërkim”. Mesa duket kërkonte garanci për takimin. Zgjodhëm një vend të sigurt, për t`u takuar. Shumë pranë qendrës së Tiranës, por larg vëmendjes së policisë.

“Policia më kërkon për një ngjarje që nuk kam asnjë faj. Jam në të drejtën time. Autorët e krimit po amnistohen dhe mbrohen nga policia”, më thotë qetësisht.

Tentativa e vrasjes së Eduart Koboçit, nuk është raportuar thuajse fare nga media. Ose është raportuar e cunguar, me plot të pavrërteta.

“Natën që më qëlluan, darkova në zonën e Astirit. Prej andej dola në Yzberish, përmes bulevardit kryesor mora drejtimin për tek Pallati me Shigjeta, pasi zbrita një të njohurën time. Isha vetëm dhe u ndalova në anë të rrugës tek cepi i një karburanti përballë spitalit Amerikan 3. Po shkëmbeja disa mesazhe dhe do të nisesha drejt Kishës së Lacit”, rrëfen i riu. “Çdo lëvizje e imja është e fiksuar në kamera”, shton.

Një moment – tentuan më të hapnin dyert e makinës”, kujton i riu. “Dyert nuk u hapën. Makina ime është me xhama të zinj dhe mesa duket se dinin kush është brenda. Filluan të godisnin me sende të forta. I dhashë gaz. Në drejtim të makinës qëlluan me armë. 9 plumba. Për fat, nuk më preku asnjë. Teksa largohesha u bllokova në semafor. Aty erdhën me goditën nga pas. Nga forca, makina ime u spostua dhe godita një makinë para”, rrëfen Koboçi.

Një prej personave që qëlloi mbi automjetin e tij, ai e identifikon si Arnold Cara. Një emër thuajse i palakuar në botën e krimit, por me lidhje të forta në biznes e polici.

Ai rezulton kushëriri i biznesmenit Ylli Cara. Ky i fundit ish-ortak në një shoqëri me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, aq sa emri i Ylli Carës u përmend edhe gjatë vettingut të Prodës.

Koboçi pranon se e njeh Ylli Carën. Një vit më parë, ai rrëfen për një incident të ndodhur në një lokal afër Zogut të Zi.

“Një mik i imi ishte përplasur me nipin e Yllit. Ylli e thirri të uleshin për të biseduar. E preu në besë. E rrahën. I shkova në ndihmë dhe ai rrahu Carën në prezencën time”, thotë Koboci.

“Qëndroi një muaj në burg për rrahjen. Gjërat u zgjidhën më pas dhe se mendoja se isha në konflikt me ndonjë person. Por, ndodhi ngjarja”, tregon ai.

27-vjeçari është në kërkim policor për largim nga vendi aksidentit. Ndërsa personat që qëlluan me armë ndaj tij, janë të lirë, ndaj tyre nuk ka akuzë. Edhe pse faktet flasin vetë.

Shenjat e plumbave në automjetin e Koboçit. Pamjet e kamerave të sigurisë së karburantit, teksa ai largohet me vrap pasi makina ngec.

Automjeti qe e goditi thotë se ishte në X5 me targa angleze në emër të Z.Trofit, lidhje familjare e Arnold e Ylli Carës.

“Duan ta mbyllin në heshtje. Ylli Cara ka lidhje të forta në polici. Lidhje me shumë shefa policie. Unë dua të drejtën time”, shprehet 27-vjecari.

I vendosur në pafajësinë e tij, ai thotë se do ti shkojë deri në fund. “Jetoj jashtë. Nuk kam patur e nuk kam probleme me ta, por mbrohen me shtet”,– shton më tej.

Njerëzit e Ylli Carës, janë po ashtu të akuzuar se mbajtën peng një faturiste të OSHEE-së dhe e goditën atë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Njëri prej agresorëve është arrestuar, por tentativat janë për ta trajtuar atë si një person që ka probleme.

Ylli Cara nga ana tjetër vijon qetësisht aktivitetin e tij të biznesit. Lojëra fati e ndërtime në jug të vendit.

Garancinë në fund fare e ka. Policia është krah tij.

“Të godasin me shtet. Di që kur Ylli Cara ishte në spital, e takonin gjithë shefat”, shprehet Koboçi.

Pastaj për disa çaste hesht. Ndoshta, sepse po përballon një situatë që nuk është e tij.

“Verefikoji fjalët e mia. Çdo gjë që them është e bazuar. Mjaft të marrin kamerat e sigurisë”, – vijon.

“Dua të jap dëshmi. Të them të vërtetën e të nis jetën time”. Por sic duket nuk duan të më dëgjojnë. Sepse po i mbron shteti, policia.

Teksa largohet shton:Jam i bindur që do të merren me ty. Merren me shtet ata. Uroj të mos tërhiqesh”.

Teksa kapërcen pragun, shpreson që prokuroria e Tiranës të guxojë e të ndëshkojë, të ndëshkojë fajtorët.

Një grua e ka në duar dosjen. Është koha e saj të dëshmojë integritet, paanësi e profesionalizëm.

 

The post Klodiana Lala: Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Klodiana Lala: Ja sa shanse ka kryebashkiaku për tu liruar nga hekurat

17 June 2025 at 09:39

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar mbremjen e djeshme në nje emision televiziv ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i këtij viti. Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda korrikut, ndërkohë që shtoi se precedentët e kësaj gjykate, e bëjnë të besojë se Veliaj ka pak gjasa të lirohet.

Megjithatë Lala tha se rasti Veliaj, ka një komponent më shumë se rastet e Berishës dhe Metës, që u rrëzuan, pasi ai vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës dhe ushtron një funksion, ndaj gjykata do ta analizojë edhe këtë fakt.

“Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mundësia që zoti Veliaj të arratiset jashtë vendit, për të intimiduar provat. Pretendojnë se Veliaj, duke qenë kryetar bashkie duhe të ushtrojë detyrën.

Sipas ligjit, pasi caktohet relatori, caktohet një datë. Besoj se do të shqyrtohet brenda korrikut. Praktika ka treguar se, duke marrë në konsideratë rastet e tjera, brenda korrikut besoj se do të shqyrtohet. Kjo çështje mund shqyrtohet pa praninë e palëve, siç ishte në rastin e zotit Meta.

Gjyqtarja është Albana Boksi, ka shkuar nga apeli i krimeve të rënda. Është konsideruar me integritet, ka kaluar vettingun. Ka qenë nga grupi i parë i gjyqtarëve që shkuan nga apeli i posaçëm në Gjykatën e Lartë. Por është treshe gjykuese, jo një gjyqtare e vetme, është e rëndësishme të shohim edhe gjyqtarët e tjerë.

Ka patur edhe zhvillime me rëndësi, dy seanca në Apelin e Posaçëm. Njëra do të jetë ditën e nesërme, për informacionin dy mujor. Avokatët pasi të njihen me provat e prokurorisë, mund të kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë. Mbetet për t’u parë se çfarë provash do të sjellin prokurorët për këto dy muajt e dytë.

I vetmi ndryshim i zotit Veliaj në raport me funksionarët, ka të bëjë me detyrën. Qëndrimi do të jetë, prevalon qëndrimi i prokurorisë, apo detyra e tij? Sepse Meta, Berisha, Beqja, nuk kishin detyrë. Pra balancohen. Është kaq i fortë dyshimi për prishje provash, apo janë provat kaq të forta, sa e duan Veliajn në burg? Apo mund të hetohet në gjendje të lirë dhe të ushtrojë detyrën? Në rastet e tjera nuk ka patur diskutim të tillë.

GJL nuk ka liruar për veprat penale korrupsion. Gjasat për tu liruar janë të pakta, por i vetmi aspekt që është ndryshe, është ushtrimi i detyrës, aty insistojnë edhe avokatat”, tha Lala.

Lidhur me postimet e Veliajt në Tik Tok, Lala tha se nuk i duken si mesazhe kërcënuese, pasi gjuha e Veliajt është zbutur pas sulmit që u bëri prokurit dhe gjyqtarit.

“E marr me skepticizëm. Veliaj nuk po paraqitet më në gjykatën e posaçme. Në raport me gjuhën e ashpër që ai kishte dhe që prokuroria thoshte ka sulm të koordinuar, tani ka bërë hap pas. A mund të jetë strategji e re për të sulmuar ata që mendon si kundërshtarë? Këtu pastaj…”, tha ndër të tjera Lala.

The post A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Klodiana Lala: Ja sa shanse ka kryebashkiaku për tu liruar nga hekurat appeared first on Sot News | Lajme.

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

16 June 2025 at 22:30

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” zbuloi ministrin që po hetohet nga SPAK. Ajo tha se SPAK ka bërë një lapsus në njoftimin e bërë për termin “ministri”, pasi sipas saj i referohej ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Por ndërkohë, Lala tha se Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se ministri Arbjan Mazniku është person nën hetim […]

The post “Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

By: M C
9 June 2025 at 22:11

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tinë, dhe kryesisht kur mbulon kronikën e zezë.

Ajo foli për sulmin me armë që i është bërë disa vite më parë në drejtim të banesës së prindërve të saj, ku në të ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura. Ajo tregoi se edhe para 3 vitesh sërish ka marrë mesazhe kërcënuese, ku i përmendin vajzat.

“Është ndër momentet më të vështira të jetës sime, sepse në banesën e prindërve të mi ishte vëllai im i vetëm, dhe dy vajzat e mia të vogla. Një nga predhat nuk është hequr as sot, ka mbetur te koka e krevatit të vëllait tim. Nuk kam asnjë dyshim që ai sulm lidhej me profesionin tim. E kam të vështirë të flas për atë ngjarje.

Para disa kohësh e kam referuar në fakt, më ka tronditur një mesazh që përmendte vajzat e mia, rreth 3 vite më parë, është një gjë që po hetohet.

Mbaj mend një rast kur është vrarë kryekomisar Adem Tahiraj, unë isha në ditët e fundit të shtatzënisë dhe makina e televizionit tim ishte larg. Unë raportoja dhe në atë moment filloi shi i tmerrshëm.

Më erdhi polici dhe me tha të lutem mos rri në postboll. Në ato momente dhe Anila Hoxha më kapi dhe më tha ‘lere këtë dreq pune, dhe futu në furgon’ dhe me futi brenda, dhe aty kuptova që kisha qenë keq”, tha Lala.

The post Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia appeared first on Albeu.com.

Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Një biznesmeni iu gjetën mbi 200 mijë euro

By: V K
27 May 2025 at 14:36

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga aksionet me urdhër të SPAK në qytetin e Elbasanit, në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.

Raportohet se bëhet fjalë për dy procedime të ndryshme, njëri i ekzekutuar disa ditë më parë, ndërsa i dyti mëngjesin e sotëm.

Gazetarja informon se agjentët e BKH-së, zbarkuan mëngjesin e sotëm në Elbasan ku u ekezekutuan 4 urdhra kontrolli, ndërsa është sekuestruar telefoni i një zyrtari të Bashkisë, i cili dyshohet se ka blerë vota në favor të një kandidati të PS-së nga lista e hapur.

“SPAK është rezervuar për të bërë me dije emrin e kandidatit për deputet”, deklaroi Klodiana Lala, duke shtuar se; “brenda celularëve që janë sekuestruar mund të kompromentohen njerëz të politikës që janë aktualisht në Kuvend ose pritet të hyjnë pasi kanë fituar më 11 Maj”.

Gjithashtu, pak ditë më parë, është ekzektuar një tjetër urdhër kontrolli në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se gjatë kontrolleve në një banesë në Belsh, që dyshohet se i përket një biznesmeni, janë gjetur më shumë se 200 mijë euro.

Mësohet, sipas burimeve, se gjatë kontrolleve disa ditë më parë në një banesë në Belsh që dyshohet se i përket një biznesmeni janë gjetur më shumë se 200 mijë euro. Nëse kjo shumë ka të bëjë krim zgjedhor apo jo, po vlerësohet nga ana e prokurorëve”, theksoi gazetarja.

Ajo u shpreh se në të dyja rastet ka dyshime të forta për korrupsion në zgjedhje të PS.

Gazetarja Klodiana Lala: Me urdhër të prokurores së posaçme Dorina Bejko, hetuesit e BKH-së të mbështetur nga SPAK zbarkuan mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit për të ekzekutuar 4 urdhra kontrolli.

Bëhet fjalë për 4 persona që dyshohet të jenë përfshirë në korrupsion zgjedhor, duke blerë vota në favor të PS.

Po ashtu, është ushtruar kontroll banese. Në mesin e këtyre 4 personave sipas burimeve nga SPAK, rezulton se iu është sekuestruar celulari edhe një zyrtari pranë Bashkisë Elbasan, që sipas të dhënave paraprake, është përfshirë në shitblerje të votës në favor të një kandidati të PS nga lista e hapur, edhe pse SPAK është e rezervuar për të bërë me dije emrin e kandidatit për deputet.

Ndërkohë duhet theksuar se një tjetër prokurore e posaçme pak ditë më parë, kishte urdhëruar kontroll të banesave e bizneseve, por edhe sekuestrim të celularëve të personave po ashtu të përfshirë në korrupsion.

Mësohet, sipas burimeve, se gjatë kontrolleve disa ditë më parë në një banesë në Belsh që dyshohet se i përket një biznesmeni janë gjetur më shumë se 200 mijë euro.

Nëse kjo shumë ka të bëjë krim zgjedhor apo jo, po vlerësohet nga ana e prokurorëve.

Bëhet fjalë për dy procedime të ndara nga njëri-tjetri. Procedimi i ditës së sotme i urdhëruar nga Dorina Bejko, që ka të bëjë me 4 kontrolle personale, sekuestrim celularësh dhe kontroll banese, ku nuk janë gjetur sende të paligjshme por janë marrë vetëm celularët që do të zbërthehen nga ana e hetuesve për të parë dhe konfirmuar nëse ka biseda kompromentuese për zgjedhje.

Ndërsa hetimi tjetër i përket një tjetër prokuroreje të posaçme që kontrollet janë ushtuar më herët.

Në të dyja rastet ka dyshime te forta për korrupsion në zgjedhje të PS, që fitoi Qarkun Elbasan.

Hetimet janë duke vijuar. Brenda celularëve që janë sekuestruar, mund të kompromentohen njerëz të politikës që janë aktualisht në Kuvend ose pritet të hyjnë pasi kanë fituar më 11 Maj.

The post Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Një biznesmeni iu gjetën mbi 200 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan/ Lala: U sekuestrua telefoni i zyrtarit të bashkisë, ja për çfarë dyshohet

27 May 2025 at 13:59

Gazetarja Klodiana Lala: Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota në favor të PS-së.

Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari. Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.

Në banesën që dyshohet se përket një biznesmeni janë gjetur më shumë se 200 mijë euro. Nëse kjo shumë ka të bëjë krim zgjedhor apo jo, po vlerësohet nga ana e prokurorëve.

Bëhet fjalë për dy procedime të ndara nga njëri-tjetri. Procedimi i ditës së sotme i urdhëruar nga Dorina Bejko, që ka të bëjë me 4 kontrolle personale, sekuestrim celularësh dhe kontroll banese, ku nuk janë gjetur sende të paligjshme por janë marrë vetëm celularët që do të zbërthehen nga ana e hetuesve për të parë dhe konfirmuar nëse ka biseda kompromentuese për zgjedhje.

Ndërsa hetimi tjetër i përket një tjetër prokuroreje të posaçme që kontrollet janë ushtuar më herët.

Në të dyja rastet ka dyshime te forta për korrupsion në zgjedhje të PS, që fitoi Qarkun Elbasan.

Hetimet janë duke vijuar. Nuk ka pasur kontrolle të banesave të asnjë deputeti, siç është raportuar.

Brenda celularëve që janë sekuestruar mund të kompromentohen njerëz të politikës që janë aktualisht në Kuvend ose pritet të hyjnë pasi kanë fituar më 11 Maj.

The post Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan/ Lala: U sekuestrua telefoni i zyrtarit të bashkisë, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Klodiana Lala jep detaje për operacionin URA: Përpl*sje mes Troplinëve dhe Dakos për listat e hapura për deputetë

27 May 2025 at 07:52

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja për operacionin URA të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027. Lala tha se përkundër pretendimeve të opozitës pse u ndërhy pas zgjedhjeve të 11 majit, ka patur një dakordësi mes dy vendeve që të ndërjyrhej me 21 maj pasi do të vinte një ngarkesë e madhe droge nga Ekuadori.

“Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës në mars të këtij sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Ka kërkuar kohë më të gjatë gjyqtari për arsyetimin e vendimit sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme e ka patur vendimin të arsyetuar më 5 maj, një javë përpara zgjedhjeve. Opozita ka patur akuza të forta ndaj grupit të Troplinëve për shitblerje votash, apo favorizim kandidatësh. Edhe unë kam dyshime të forta se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur, por pa prova.

Gjithashtu ka një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027. Më 5 maj ka patur vendim SPAK dhe më 7 maj është bërë një takim mes palës shqiptare dhe antimafias italiane dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë më 21 maj, pra në dakordësi mes dy vendeve. Kjo është edhe kronologjia e kësaj ngjarjeje. Është goditur një prej grupeve që i kishte mbijetuar shumë aksioneve të SPAK. Në 2024 SPAK sekuestroi 3 milionë euro. E dyta ka të bëjë me transfertat e parave.

Janë 13 episode që kanë ardhur para nga organizata e njohura mafioze në Itali nga shitja e drogës atje dhe mënyra se si silleshin në Shqipëri. Një grup i strukturuar kriminal që punonte me shoferë të besuar me miliona euro që silleshin dhe një autobus mund të vinte nga veriu i Italisë me vetëm 10 pasagjerë sepse fitimet dihet se si ishin për shkak të milionave që silleshin duke u futur në vende të posaçme. Ka patur një mbledhje në video call në datën 7 maj dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë me datën 21 maj për shkak të një ngarkese të mundshme droge që pretendohej të vinte nga Ekuadori dhe ishin duke ndjekur sasinë e drogës”, tha Lala.

The post Klodiana Lala jep detaje për operacionin URA: Përpl*sje mes Troplinëve dhe Dakos për listat e hapura për deputetë appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

By: Ardit
26 May 2025 at 22:35

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja për operacionin “URA” të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës. Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë […]

The post Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Gjikës, Lala habit me deklaratën: Një nga figurat më të rrezikshme, lidhjet e tij deri tek ish-Presidenti

26 May 2025 at 21:16

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë detaje tronditëse mbi arrestimin e shumëkërkuarit Dritan Gjika, i njohur si drejtuesi i një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Amerikën Latine.

Sipas Lalës, Gjika ka trafikuar tonelata droge dhe dyshohet se ka pastruar mbi 32 milionë euro, përmes një skeme të sofistikuar që përfshinte dhe përdorimin e sistemit të njohur “Hawala”, ku paratë nuk transferohen fizikisht, por kalojnë nga një vend në tjetrin përmes rrjeteve të ndërmjetësve, pa lënë gjurmë bankare.

“Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të rëndësishëm të narko-trafikut në Ekuador. Dritan Gjika është kreu i një grupi shumë të fuqishëm që ka trafikuar tonelata droge. Lidhjet e tij shkojnë deri te ish-presidenti i Ekuadorit,” – tha Lala.

Ajo shtoi se Gjika është ekspozuar për herë të parë nga Inside Crime, ndërsa aktiviteti i tij kriminal shtrihet në Ekuador, Kolumbi, Spanjë dhe vendet e Amerikës Qendrore dhe Europës.

Lala gjithashtu theksoi se në Ekuador janë shpallur në kërkim edhe gjyqtarë për favorizimin e Gjikës, çka tregon se ndikimi i tij shtrihej në nivele të larta të pushtetit. Ai kishte lidhje me njerëz të rëndësishëm të politikës dhe drejtësisë në Ekuador.

“Grupi që ai drejtonte përfshinte eksponentë nga Shqipëria, Ekuadori, Kolumbia e vende të tjera. Krahas drogës, ata merreshin edhe me pastrim parash përmes rrjeteve ndërkombëtare,” – theksoi gazetarja.

Lala u shpreh se në Shqipëri rasti nuk ka marrë vëmendjen e duhur, megjithëse dyshohet për përfshirje edhe në pastrimin e parave brenda vendit.

Dritan Gjika u arrestua së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe në një operacion ndërkombëtar dhe është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash. Ai pritet të ekstradohet drejt Ekuadorit, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga autoritetet vendase.

The post Arrestimi i Gjikës, Lala habit me deklaratën: Një nga figurat më të rrezikshme, lidhjet e tij deri tek ish-Presidenti appeared first on Sot News | Lajme.

Megaoperacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane në Durrës/ Lala: U arrestuan vetëm “peshqit e vegjël”

22 May 2025 at 22:25

Drejtësia italiane, në bashkëpunim me SPAK-un, ka goditur organizatën kriminale të njohur si grupi i Troplinëve me qendër në Durrës, por autoritetet shqiptare nuk arritën të kapin drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti.

Ndërkohë, Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit dhe i konsideruar si koka e grupit, është shpallur në kërkim dhe arriti të arratiset.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, theksoi se operacioni nuk arriti të godasë majën e piramidës së krimit.

Ndërsa nuk u kap ‘Visi i Pojës’, u arrestuan vetëm ‘peshqit e vegjël’. Ai që konsiderohet drejtuesi kryesor i grupit është ende i lirë.

Në dosjen italiane, Xhevdet Troplini rezulton si personi që “lëviz fijet” e grupit kriminal, por as ai nuk është ndaluar.
Dyshimet janë se mund të ketë pasur dekonspirim të operacionit.

A kishte dekonspirim?  E kam pyetur zotin Proda, ai mohoi zërat për dekonspirim të operacionit.

Por, personazhi kryesor, Elvis Doçi, personazh me disa kompani, në fushën e ndërtimit, ka marrë leje më firmën e kryeministrit, nuk është arrestuar nga policia.

Janë arrestuar shumë të tjerë, por ky që konsiderohet personazhi kryesor nuk është arrestuar. Nuk kam provë për dekonspirim, por grupi i Troplinëve është nga më të fuqishmit në Durrës.

Janë përfshirë në fushatë zgjedhore, kanë diktuar emra të kandidatëve në listë dhe kanë përplasje të forta me grupime të tjera. Kanë ndikim edhe te policia, ndaj dyshoj se mund të ketë patur informacion, por nuk kam provë.

Ata që janë ‘peshqit e vegjël’ janë arrestuar. Edhe italianët i kanë arrestuar.

The post Megaoperacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane në Durrës/ Lala: U arrestuan vetëm “peshqit e vegjël” appeared first on Sot News | Lajme.

Lala: Adi Çoba furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha kokaine në Itali

22 May 2025 at 21:43

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç të trafikut të drogës, të idenfitikuar nga hetimet e SPAK dhe antimafias italiane në operacionin “Ura”. Njëri prej personazheve është Adi Çoba, për të cilin Lala tha se dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe […]

The post Lala: Adi Çoba furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha kokaine në Itali appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja: Ndikimi i krimit në zgjedhje u rrit, por është sofistikuar shumë

By: Ela
17 May 2025 at 20:20

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë, ka folur për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se eksponentë të botës së krimit janë përfshirë, edhe pse jo në mënyrë direkte. Ajo tha se njerëz pa kontribute dhe pa formimin e duhur po hyjnë në Kuvend, teksa uroi që 39 dosjet hetimore të […]

The post Gazetarja: Ndikimi i krimit në zgjedhje u rrit, por është sofistikuar shumë appeared first on BoldNews.al.

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon ‘goditjen’ e SPAK ndaj njerëzve të PSD-së

16 May 2025 at 12:07

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në nje emision ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore. Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.

“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.

Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Në të njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi. Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala.

The post “U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon ‘goditjen’ e SPAK ndaj njerëzve të PSD-së appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌