Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Kur arti (s’)tregon me gisht gënjeshtrat zyrtare

19 July 2025 at 08:09

Janë ca këngë, në të cilat muzika dhe teksti shkrihen në formë të atillë, sa njëra pa tjetrën s’ka më kuptim. E tillë është dhe kënga “Mëma ime Greqi”, njohur ndryshe dhe me titullin “Majmun evgjitësh” («Μάνα μου Ελλάς» / «Γύφτισσα Μαϊμού») me tekst nga Nikos Gacos dhe muzikë nga Stavros Ksarhákos, dy personalitete të […]

The post Kur arti (s’)tregon me gisht gënjeshtrat zyrtare appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë


TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë.

Duke sjellë pjesë nga fjala e mbajtur javën e kaluar në Parlamentin Evropian, Kos përsëriti se “përparimi në negociata është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë dhe mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian”.

Sipas saj, “përfshirja e të gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për të arritur qëllimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027”.

“Negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa momente të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe më shumë që do të vijnë”, vlerësoi komisionerja Kos.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin u shpreh se “Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja i përmbush premtimet duke pritur qasjen e bazuar në meritë”.

“Ne vazhdojmë të ruajmë fokusin shumë të fortë në reformat në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Shqipëria pritet të konsolidojë më tej përparimin shumë të mirë në këtë fushë”, shtoi ajo.

Përparimi i shpejtë në negociatat e pranimit, sipas komisioneres Kos, “është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë me Shqipërinë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për pranimin në BE”.

“Zgjerimi është një projekt i tërë shoqëror dhe do të nevojitet një pjesëmarrje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur ambiciet e Shqipërisë. Qëllimi realist i mbylljes së të gjithë kapitujve negociues është deri në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.

/m.m/j.p/

The post Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Danimarka: Tirana progres ambicioz/ Presidenca e BE-opozitës: Mbështesni planin e qeverisë

By: Rovena
15 July 2025 at 15:26

Presidenca daneze e Bashkimit Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ministrja për Çështjet Europiane, Marie Bjerre, i bëri thirrje forcave politike që të mbështesin planin ambicioz të qeverisë Rama, për tu anëtarësuar sa më parë në familjen europiane.

“Ne e vlerësojmë objektivin e Shqipërisë për të vazhduar progresin në rrugën e integrimit. Inkurajojmë të gjitha forcat politike që të mbështesin planin ambicioz për përfundimin e negociatave të anëtarësimit. Ne presim që të mbajmë konferencën e radhës ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, për të hapur kapitullin e katërt të grupit mbi axhendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme”, tha ministrja daneze Çështjet Europiane, Marie Bjerre.

Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Ministrja daneze vlerësoi reformat e ndërmarra nga vendi ynë edhe pse thotë se korrupsioni vijon të mbetet problem. Sipas saj, Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Ne e dimë që ata nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë në BE. Ka probleme të tilla si korrupsioni. Ky proces për momentin është hapje e kapitujve të negociatave. Nuk po flasim për mbylljen e tyre, sepse deri atëherë nevojiten më shumë reforma. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë, por dua të them se është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces”, shtoi ministrja daneze.

Një ditë më parë, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, rikonfirmoi mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

Me Shqipërinë, ne mund të arrijmë finishin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në këtë mënyrë, këto dy vende (Shqipëria dhe Mali I Zi) do të jenë në gjendje të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian”, u shpreh Marta Kos.

Shqipëria është në pritje për hapjen e dy grupkapitujve të fundit në muajin shtator. Behet fjalë për Agjenda e Gjelbërt dhe Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.

Ndërkohë, burime për Abc News thonë se në fund të vitit do të nisë edhe mbyllja e grupkapitujve, të cilat do të nisin pikërisht me “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në këtë grupkapitull, Shqipëria ka marrë jo pak vlerësime nga Bashkimi Europian edhe për shkak të linjëzimit të politikë së jashtme me atë të bllokut./abcnews.al

BE: Shqipëri shembull për integrimin/ Kos: Shumë shpejt hapen edhe dy kapitujt e fundit

By: Rovena
8 July 2025 at 23:44

Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Bashkimit Europian.

Gjatë diskutimeve në Strasburg për progresin e vendit tonë përgjatë dy viteve të fundit, Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, i tha vendeve anëtare se Tirana zyrtare ka shënuar disa arritje në procesin e integrimit.

“Negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten. Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, tha Marta Kos.

Komisionerja për zgjerimin kërkoi që reforma në drejtësi të mos preket duke evidentuar edhe rezultatet pozitive të strukturës së posaçme.

“Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, shtoi ajo.

Sipas Kos, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mbeten një prioritet gjeostrategjik për BE-në. Parlamenti Europian pritet të miratojë të mërkurën raportin vjetor për Shqipërinë.

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian/ Kos: SPAK duhet të ruhet plotësisht

By: user 6
8 July 2025 at 22:47

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka mbajtur fjalën e saj në seancën e Parlamentit Europian ku u diskutua lidhur me raportet e progresit për Shqipërinë për vitet 2023 dhe 2024.

Kos ka vlerësuar punën dhe rezultat e mira që ka arritur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ajo u shpreh se SPAK ka ecur me hapa pozitive që evidentohen edhe në raportet e Parlamentit Europian. Komisionerja tha se SPAK sot është institucioni më i besuar në vend dhe kjo nuk duhet të preket.

“Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, tha Marta Kos.

Ajo u shpreh më tej se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një ritëm të shpejtë, edhe pse shtoi se ka ende shumë punë për t’u bërë. Ajo theksoi se po punohet dhe me presidencën daneze për të mbajtur këtë ritëm

“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten. Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, tha Kos.

The post Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian/ Kos: SPAK duhet të ruhet plotësisht appeared first on Lapsi.al.

STRASBURG – Kos: Negociatat Shqipëri-BE po ecin mirë, SPAK duhet të ruhet plotësisht

STRASBURG, 8 korrik /ATSH/- Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos iu drejtua sot deputetëve të Parlamentit Evropian me një mesazh të qartë për Shqipërinë, bazuar në raportin e progresit për vitet 2023–2024, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së SPAK-ut dhe përshpejtimit të negociatave për anëtarësim në BE.

“Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK – janë hapa pozitivë që janë theksuar në raportin e Parlamentit Evropian”, tha Kos.

“Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fushat kryesore. Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Ky duhet të mbrohet dhe forcohet”, tha komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjithashtu, Kos u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po avanconin me shpejtësi të madhe, megjithëse ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të shpejtë, siç kemi dëgjuar, me disa arritje të rëndësishme në muajt e fundit dhe të tjera priten në vijim”, tha Kos.

Kjo tregon se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE po vepron në përputhje me qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën Daneze për të mbajtur ritmin. Ne besojmë se dy grupet e mbetura do të hapen gjithashtu sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi komisionerja e BE-së për Zgjerimin.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mbeten një përparësi gjeostrategjike për BE-në”, theksoi Kos ndërsa përfundoi fjalimin e saj.

Të dy raportet e progresit të Shqipërisë për vitet 2023-2024 do të miratohen nesër. //a.i/

The post STRASBURG – Kos: Negociatat Shqipëri-BE po ecin mirë, SPAK duhet të ruhet plotësisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shqipëria drejt BE-së me ritëm të paparë’, Marta Kos: SPAK riktheu besimin te drejtësia, duhet të mbrohet dhe forcohet

8 July 2025 at 21:37

Parlamenti europian miraton neser raportin per Shqiperine per progresin pergjate 2024. Komisioneria Marta Kos ka vlerësuar progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia. Kos u shpreh se negociatat për anëtarësim po ecin me një ritëm të paparë më parë dhe se dy grupkapitujt e fundit do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten.

Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, tha Kos.

Më tej, Kos u shpreh se rezultatet e SPAK janë hapa pozitiv dhe se është jetike për vendin tonë që të vazhdojë të tregojë progres në fusha kycce. Ajo tha se SPAK është institucioni më i besuar në vend dhe se duhet mbrojtur dhe forcuar.

“Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe.  Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar’, u shpreh Kos.

The post ‘Shqipëria drejt BE-së me ritëm të paparë’, Marta Kos: SPAK riktheu besimin te drejtësia, duhet të mbrohet dhe forcohet appeared first on Sot News | Lajme.

Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet sot samiti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos tha se ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

Kos përgëzoi Shqipërinë për hapjen e grupkapitujve dhe theksoi se nëse punohet me këtë ritëm do të mund t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit.

“Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit mund të arrijmë bashkimin e Evropës tonë dhe një Evropë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: Sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit- kjo nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk mund të jetë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm.

“Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapitujt gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Dhe mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit në vjeshtë”, tha Kos.

/m.q/j.p/

The post Kos: Me Shqipërinë hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

By: Oldi
1 July 2025 at 13:35

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka filluar që t’i serviloset kryeministrit Edi Rama i cili në mënyrë të paprecedentë do të qeverisë Shqipërinë për 16 vite radhazi. Anëtarësimi “imagjinar” i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 ishte fokusi kryesor i propagandës së kryeministrit Edi Rama në fushatën e 11 majit. Nga […]

The post Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam…

By: V K
1 July 2025 at 12:45

Ditën e sotme, po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën dhe të pandehurit të tjerë që akuzohen për atentatin mafioz ndaj Santiago Malkos, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Në seancë ndodhet edhe babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, i cili dëshmoi për të birin e tij.

I ati u distancua nga konfliktet që djali i tij ka pasur, teksa tha se; “Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur”.

Leonard Duka dhe Santiago Malko, ishin miq me njëri-tjetrin, por dyshohet se shoqëria e tyre u prish pasi ish-polici i dhunoi babain.

Lidhur me këtë, Muhamet Duka tha se nuk e njihte shoqërinë e djemve të tij, duke mohuar në këtë mënyrë pistën e konfliktit të tij me viktimën, Santiago Malko.

“Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti ti njoh, unë merresha me tregti me biznesin tim, kam patur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qera, nuk kam pas shkuar te ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.

Unë i kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë”.

Gjithashtu, Muhamet Duka, tha se nuk e ka njohur kurrë Ervis Martinajn.

“Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar”, tha Muhamet Duka.

Kujtojmë se në dëshminë e bërë në GJKKO më 24 tetor 2024 Leonard Duka, ka mohuar akuzat se qëndron pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Leonard Duka, ka mohuar gjithashtu që babai i tij të jetë dhunuar apo fyer, duke theksuar se; “nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë dhe as familja ime”.

Ai ka thënë se shok i tyre i përbashkët ishte Ervis Martinaj dhe se para ekzekutimit të Santiago Malkos kishin 3 vite pa u takuar.

“E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të”, tha Duka teksa theksoi se “kur e kam takuar s’ishim vetëm, por kemi qenë me miq të përbashkët”.

DOSJA HETIMORE

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj, kanë pasur shoqëri prej rreth 15 vitesh me njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojrave të fatit, si dhe në administrimin e bizneseve të llojit, hotele, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe të tjera të Tiranës.

Po kështu, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me qëllim përfitimi.

Por duket se kjo shoqëri mori fund pasi dhunimit që Santiago Malko, miku i Ervis Martinaj, i bëri babait të Leonard Dukës.

Duka mesa duket nuk ia fali Malkos, këtë poshtërim, por organizoi vrasjen e tij, që nuk vonoi.

Dosja Hetimore

Konflikti midis Dukës dhe Martinajt, ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka, ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë.

I cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.

Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës, ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.

Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj, bën përgjegjës për ekzekutimin e mikut të tij Leonard Dukën dhe lidhjet e tij.

Nga ku Martinaj fillon të investohet për të vrarë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe lidhjet e tyre shoqërore.

Ndërkohë që nga krahu tjetër këta persona investohen për të vrarë Ervis Martinajn, Erigers Mihasin dhe njohjet e tyre.

Dosja Hetimore

Nga analizimi i komunikimeve del se Fatmir Hyseni, shfaqet si një person me eksperiencë në fushën e krimeve kundër jetës dhe është i angazhuar në mënyrë konstante për lokalizimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj dhe lidhjeve të tij.

Më datë 10 Korrik 2020, Leonard Duka, ka siguruar një informacion që Ervis Martinaj, mund të jetë në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si ‘Vin Bakalli’.

Për këtë arsye, ka njoftuar Fatmir Hysenin.

Dhe ky i fundit ka dërguar një person që i drejtohet me emrin ‘nipçe’, për të verifikuar këtë informacion.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj po përgatitej të fuste në kurth Leonard Dukën, ky i fundit mëson për planin e kundërshtarit të tij.

Dhe organizohet ta zerë në befasi atë që deri dje ishte miku i tij. Por që tani ishte armiku më i betuar.

Dosja Hetimore

Në periudhën kohore duke filluar nga data 1 Gusht 2020 dhe në vazhdimësi, Leonard Duka, ka siguruar informacion që Ervis Martinaj ka angazhuar disa femra, me qëllim për t’i afruar pranë tij që ta nxirrnin në pritë.

Për këtë arsye Leonard Duka, njofton Fatmir Hysenin, i cili angazhohet për planifikimin e vrasjes së personave që do të afrohen për të vrarë Leonardin.

Në këtë plan kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, ku ky i fundit do të luante rolin e ‘karremit’ i cili do të takohej me këto femra në një vend, ku terreni është i njohur mirë nga ai vetë dhe lidhjet e tij.

Por vajzat nga Shkodra nuk erdhën në takim, dhe kështu plani duket se dështoi.

Ndërkohë që grupi i Leonard Dukës, mësoi se personi që do i fuste ata në kurth ishte Erigers Mihasi.

Edhe ky i vrarë në një atentat në Tiranë, disa kohë më pas.

Dosja Hetimore

Leonard Duka dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë dyshuar se organizatori i takimit me vajzat atë ditë do të ishte Erigers Mihasi, i njohur me pseudonimin ‘Boli’ dhe një person tjetër që dyshohet se është punonjës policie që i thërrasin me emrin ‘Olci’.

Më datë 12 Gusht 2020, Leonard Duka, ka kontaktuar me femrat me të cilat do të organizonte takimin por ato nuk janë treguar të disponueshme të takoheshin në këtë datë, sepse njëra ishte në Shkodër ndërsa tjetra kishte angazhime.

The post Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam… appeared first on Albeu.com.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos në fjalën e saj tha se ky proces nuk është për qeveritë, por për njerëzit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe konsideron se vendi ndodhet me afër se kurrë anëtarësimit në BE.

“Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, u shpreh Rama.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do thosha dhe nga ana tjetër, më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, jemi shumë afër dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, siç kemi paraparë edhe afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, shtoi ai.

Ky takim mbahet në ditën e parë të marrjes së Presidencës së radhës së BE-së nga Danimarka.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

/m.q/j.p/

The post Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, po zhvillon sot në Shkup një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon.

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës – kanë marrë fondet e para të para-financimit.

Kosovën në këtë takim e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse, komisionerja Kos tha se Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor.

Ajo shtoi se tani ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por “dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë”.

“Në Bosnjë e Hercegovinë është miratuar agjenda e reformave dhe po presim që qeveria e re, Kurti, të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit. Ndërkohë, tashmë po ecim përpara edhe me Serbinë”, tha ajo.

Kos tha se Plani i Rritjes është plotësisht në duart e tyre.

“Ky është një mjet për t’ju ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se vendet kanë bërë shumë, por tani është koha të intensifikohet faza e zbatimit.

“Thënë thjesht, kjo do të thotë që një sipërmarrës i ri, për shembull këtu në Shkup apo në Tiranë, mund të pranojë pagesa nga e gjithë Evropa po aq lehtë sa edhe një biznes në Vjenë apo Madrid”, tha Kos.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa Plani i Rritjes synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë ato për anëtarësim.

Nga fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovës i janë ndarë rreth 900 milionë – një pjesë në formë granti, dhe një formë si kredi.

Ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë, Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit – pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnjë e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane.

Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Gjatë një deklarate për media, në prag të fillimit të Samitit, kryeministri Kurti në detyrë nuk foli për faktin që Kosova është e vetmja që nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes, por u fokusua te marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Plani i Rritjes, që është në qendër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të shqyrtohet në dy panele të ndara, sipas agjendës së takimit.

Kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalët hyrëse në panelin kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë, në panelin e dytë do të marrin pjesë ministrat nga vendet e rajonit dhe përfaqësues të lartë të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ky panel do të fokusohet në mekanizmat konkretë dhe mbështetjen për zbatimin e Planit të Rritjes.

Plani, i miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së në maj të vitit 2024 dhe i aprovuar përfundimisht në tetor të po atij viti, kap vlerën prej gjashtë miliardë eurosh. Ai përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027.

Një pjesë e këtyre fondeve do të jepet si grante dhe pjesa tjetër në formën e kredive me kushte të favorshme.

Pikërisht ky Plan dhe agjenda e tij reformuese bënë që lideri i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, të kritikojë Qeverinë maqedonase para mbërritjes së Marta Kos në Shkup.

Sipas tij, Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE “nuk ka treguar as vullnet, as kapacitete për të zbatuar agjendën reformuese”.

“Afati ka kaluar – 43 milionë euro nga Plani i Rritjes, të destinuara për reforma, kanë mbetur të pashfrytëzuara. Madje nuk kanë aktivizuar as avansin prej 52 milionë eurosh nga ky plan. Ministritë e Ekonomisë, të Drejtësisë dhe të Energjisë nuk kanë asnjë reformë, ligj apo projekt. Vetëm Ministria e Digjitalizimit e ka implementuar, dhe kjo falë reformave të përgatitura gjatë qeverisjes së LSDM-së”, tha Filipçe.

Megjithatë, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha se, edhe pse shkalla e zbatimit të reformave në qershor do të jetë pak më e ulët krahasuar me dhjetorin, financimi nga Plani i Rritjes nuk është i rrezikuar. Ai shtoi se rreziku për humbjen e fondeve do të ekzistojë vetëm nëse reformat e kërkuara nuk përmbushen brenda një afati shtesë prej 12 muajsh, pasi afati fillestar përfundon këtë qershor.

“Kjo do të thotë që rreziku për humbjen e fondeve do të shfaqet në qershor të vitit 2026, por deri atëherë mjetet do të jenë të qasshme për ne”, tha Murtezani. /rel/

The post Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zgjerimi i BE është real”- Marta Kos: Kur Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt

By: fra nc
1 July 2025 at 10:30

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mori pjesë këtë të martë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku fokusi kryesor ishte mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Në fjalën e saj hapëse, Kos theksoi se zgjerimi i BE-së është një plan real dhe i mbështetur me konsensus të plotë nga vendet anëtare të Unionit. Ajo theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e domosdoshme për unifikimin e Evropës në përballje me sfidat gjeopolitike aktuale.

“Duhet të forcojmë konkurrencën tonë, të mbrojmë demokracinë kundër palëve të treta dhe të marrim sigurinë në duart tona. Hapat e fundit drejt unifikimit të Evropës nënkuptojnë zgjerim, bashkim dhe përqafim të vlerave të përbashkëta. Kur jemi solidarë, jemi më të fuqishëm. Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punojmë me vendosmëri në procesin e zgjerimit, mund ta bashkojmë kontinentin. Dhe Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Kos.

Komisionerja evropiane vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit, duke nënvizuar hapjen e tre kapitujve negociues vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ajo shtoi se shpreson që Shqipëria t’i hapë të gjitha kapitujt deri në fund të këtij viti.

“Ka konsensus për një zgjerim të mëtejshëm të BE-së, diçka që nuk ka qenë gjithmonë e pranishme në të kaluarën. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi nuk do të zgjasë pafundësisht. Shoh një zhvillim të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre kapituj në vetëm gjashtë muaj. Ju faleminderit që keni ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nëse ecet me këtë ritëm, të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të këtij viti. Mezi pres të festojmë së bashku hapjen e kapitullit të fundit,” deklaroi Kos.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Zgjerimi i BE është real”- Marta Kos: Kur Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt appeared first on Euronews Albania.

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

By: Ela
1 July 2025 at 09:45

Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Në kuadër të takimit do të zhvillohen dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti […]

The post BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor appeared first on BoldNews.al.

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

By: armand
30 June 2025 at 21:48

Rushit Zeka do të jetë me ekipin e parë të Panathinaikos në Austri ku do të zhvillohet faza përgatitore. Vetë gjigantët e Greqisë kanë lajmëruar grumbullin e talentit shqiptar me ekipin e parë. 18-vjeçari i bashkohet Adriano Bregut dhe Elton Fikajt. Të tre këto lojtarë shqiptarë janë mjaft të talentuar, për këtë do të zhvillojnë […]

The post E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë appeared first on BoldNews.al.

Murtezani–Kos: Qeveria mbetet e përcaktuar qartë për integrimin evropian

30 June 2025 at 21:23

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot, përpara fillimit zyrtar të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, realizoi takim dypalësh me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Siç bëri të ditur MÇE, kjo është vizita e parë zyrtare e komisioneres Kos në këtë cilësi, ndërkaq takimi me ministrin Murtezani është konfirmim i angazhimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Komisionit Evropian për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Në kuadër të takimit u theksuan rezultatet që Maqedonia e Veriut ka arritur deri më tani në zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është tema kryesore e Samitit, si dhe të Agjenda e Reformave 2024-2027. Eurokomisionerja Kos përshëndeti angazhimin dhe përpjekjet e për reforma të Qeverisë, veçanërisht në pjesën e reformave të zbatuara me sukses, ligjeve të sapo-miratuara dhe dinamikën e zbatimit të masave prioritare në më shumë sektorë kyçe siç janë: qeverisja, energjetika, tranzicioni i gjelbër, digjitalizimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor, klima e biznesit dhe sundimi i së drejtës. Komisionerja e inkurajoi Qeverinë të vazhdojë me këtë dinamikë të reformave, njëkohësisht duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të momentit aktual për progres të mëtejshëm dhe kapërcimin e sfidave të mbetura”, bëhet e ditur në kumtesë.

Ministri Murtezani, në bisedimet e tij me komisioneren Kos, shprehu bindjen se kjo Qeveri mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj integrimit evropian si përparësi absolute strategjike, duke iu referuar finalizimit të Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës dhe Udhërrëfyesit për Reformat në administratën publike, të cilat janë pika referimi për hapjen e Klasterit të parë negociues “Vlerat Themelore”, dhe riafirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me KE-në në kontekstin e zbatimit të plotë të këtyre dokumenteve. Murtezani gjithashtu theksoi hapjen e vendit në mënyrë aktive të përfshihet në nismat e reja që do të shqyrtohen në Samit, mes të cilave është përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorit, zhvillimi i cilësisë së turizmit dhe thellimi i integrimit ekonomik me Tregun e vetëm evropian.

Në takimin dypalësh, shtohet më tej, bashkërisht u konstatua se Samiti në Shkup mbahet në një periudhë kur Maqedonia e Veriut po konfirmon rolin e saj udhëheqës në rajon, si vendi i parë që përfundoi të gjitha procedurat ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve financiare nga Plani i Rritjes, duke mundësuar pagesën e parafinancimit nga mjetet e BE-së në shumën prej 52,4 milionë eurosh.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe aplikimit të fundit të Maqedonisë së Veriut në Kornizën e Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) me katër projekte të reja në fushat e sigurisë kibernetike, digjitalizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës arsimore, si dhe zbatimit të vazhdueshëm të ligjeve dhe masave nga Agjenda e Reformave.

“Ministri Murtezani dhe komisionerja Kos ranë dakord se periudha e ardhshme është vendimtare për procesin e aderimit, duke theksuar nevojën për vullnet të qartë politik, zbatim dinamik të angazhimeve reformuese dhe shfrytëzimi i të gjitha nismave të reja që do të dalin nga Samiti i Shkupit. njëkohësisht, u riafirmua angazhimi i Qeverisë për të mbetur partner konstruktiv dhe i besueshëm i BE-së, me fokus në rezultate konkrete në interes të qytetarëve dhe stabilitetit të gjithë rajonit”, qëndron në kumtesë

The post Murtezani–Kos: Qeveria mbetet e përcaktuar qartë për integrimin evropian appeared first on Telegrafi.

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

30 June 2025 at 10:24

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Evropian.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok, u tha në njoftim.

Takimi po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Gjatë takimit dyditor, Komisioni Evropian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes appeared first on Euronews Albania.

“Më fute djalin në dhe, s’ta fal kurrë gjakun”, nëna e Santiago Malko ‘shpërthen’ në seancë ndaj Leonard Dukës

By: Rovena
24 June 2025 at 10:25

Vijon procesi në Gjykatën e Posaçme ndaj Leonard Dukës dhe 4 të pandehurve të tjerë për vrasjen Santiago Malkos. Në seancën e se martës Leonard Duka tregoi se ka patur komunikime me Ervis Martinajn, por mohoi që babai i tij te kishte ndonjë konflikt. Në te njëjtën kohë Duka dha sqarime për pyetjet e prokurorit Behar Dibra.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Leonard Duka: Po e kam takuar.

Behar Dibra: Po komunikime të tjera?

Leonard Duka: Jo!

Behar Dibra:Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Leonard Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos, e cila u zotua se do e vriste dhe s’do ia falte kurrë gjakun e të birit.

Nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Me fute djalin në dhe.

Në seancën e se martës ishte thirrur për të dëshmuar edhe babai i Leonard Dukës, por nuk u paraqit  për shkak të gjendjes shëndetësore. Shtyhet seanca , përsëritet fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë./abcnews.al

Marta Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

By: user 6
3 June 2025 at 22:26

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se “Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj” dhe nënvizoi qartë se “vendi duhet të ketë parasysh se përparimi drejt Bashkimit Evropian lidhet me dialogun me Serbinë”. Këtë deklaratë Marta Kos e bëri gjatë një debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Ajo nënvizoi se “Komisioni është i gatshëm të përpilojë mendimin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në BE kur Këshilli të kërkojë një gjë të tillë”.

“Në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit, është thelbësore që të formohen shpejt institucionet dhe të shkohet përpara me reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratën publike. Një qeveri funksionale dhe një kuvend janë të domosdoshëm në mënyrë që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, tha komisionerja e BE-së.

Rruga e Kosovës drejt BE-së normalizimi i raporteve me Serbinë

Kosova, qysh në dhjetor të vitit 2022, ka dorëzuar formalisht kërkesën për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë asnjëherë nuk është shqyrtuar nga ana e Këshillit Evropian.

“Komisioni mbetet i gatshëm të përgatisë mendimin për anëtarësimin e Kosovës në BE, kur të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli. Por më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmesnormalizimit të raporteve me Beogradin e jo përmes veprimeve të njëanshme”, ka thënë Kos.

Sipas procedurave në Bashkimin Evropian, vendet anëtare në Këshill duhet të mandatojnë Komisionin Evropian për të përpiluar mendimin nëse Kosova i përmbush apo jo kushtet për status kandidati. Pastaj, vendimet në bazë të atij mendimi i merr Këshilli, duke vepruar njëzëri nga të gjitha vendet anëtare.

Bislimi takon Sørensen

Në kohën kur zhvillohej debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, zëvendëskryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, takoi në Bruksel Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian përdialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Ky është takimi i parë i Bislimit me Sørensen në Bruksel. Sørensen nuk foli për takimin, por sipas kryenegociatorit të Kosovës, në takim janë ngritur një sërë çështjesh.

“Fillimisht ai na tregoi për qasjen që ai mendon ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga znj. Kaja Kallas, dhe pastaj në takimin bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat besojmë se është shumë me rëndësi që sa më shpejt të kemi përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje”, tha Bislimi.

Ai përmendi çështjen e menaxhimit të integruar të kufirit Kosovë-Serbi, mosfunksionimin e linjave të interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë, që përfshihet në kuadër të implementimit të marrëveshjes së energjisë ndërmjet dy vendeve.

Vakumi institucional

Në Kosovë tash e gati katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, akoma nuk janë themeluar institucionet e reja, pasi që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re. Për këtë “vakum institucional” është i vetëdijshëm kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, por ai thotë se për disa çështje mund të flitet në Bruksel.

“Natyrisht se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë, edhe mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”.

A do të zgjidhet ngërçi politik së shpejti?

Të mërkurën, me 04.06 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për të 24-tën herë me radhë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, ndonëse nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje politike që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale. Dhe nëse nuk gjehet zgjidhje nga ngërçi i krijuar politik, përfaqësuesit e të gjitha partive politike nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, detyrohet të caktojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet me 48 vendet e siguruara, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë. /DW

The post Marta Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet appeared first on Lapsi.al.

‘Kundër veprimeve të njëanshme’, Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë

3 June 2025 at 17:59

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të martën se e ardhmja evropiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, dhe jo përmes veprimeve të njëanshme. Në një debat në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos konfirmoi se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, sapo Këshilli i BE-së të kërkojë një gjë të tillë.

Kosova aplikoi për anëtarësim më 15 dhjetor 2022, por aplikimi nuk është shqyrtuar ende, duke e lënë Kosovën si të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidat. Kos theksoi gjithashtu nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se një Qeveri funksionale dhe Kuvend aktiv janë të domosdoshëm që vendi të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes së BE-së.

Megjithatë, Kosova nuk ka ende një qeveri të re, pasi Kuvendi dështoi të konstituohet për të 25-ën herë më 2 qershor. Pengesa kryesore mbetet mospajtimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare për kreun e Kuvendit, ku propozimi për Albulena Haxhiun është kundërshtuar si figurë përçarëse. Pa konstituimin e Kuvendit, nuk mund të formohet as Qeveria e re.

Gjatë debatit, Marta Kos foli edhe për shtetet e tjera të rajonit:

Shqipëria ka hapur negociatat për 24 kapituj.

Serbisë i është kërkuar të vazhdojë me reformat dhe të rikthejë besimin e publikut. Ajo kritikoi presidentin Aleksandar Vuçiq për vizitën në Moskë, duke e cilësuar një pengesë për përparimin evropian.

Në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon bllokada politike, por dera për anëtarësim mbetet e hapur.

Mali i Zi ka mbyllur gjashtë kapituj dhe pritet që negociatat të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.

Për Maqedoninë e Veriut, Kos theksoi se fillimi i negociatave varet nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ofroi ndërmjetësim për zgjidhjen e çështjes dypalëshe me Bullgarinë.

Komisionarja theksoi se Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për të thjeshtuar procedurat e anëtarësimit, për të shmangur bllokimet nga mosmarrëveshjet dypalëshe, veçanërisht në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik.

Për Gjeorgjinë, Kos paralajmëroi për një largim nga rruga evropiane dhe për rrezikimin e themeleve demokratike.

Ajo tha se është momenti për hapa vendimtarë me Ukrainën dhe Moldavinë, ku gjithçka është gati për të nisur negociatat – vendimi i mbetet Këshillit të BE-së.

“Nëse duam paqe dhe stabilitet në Evropë, duhet ta përfundojmë bashkimin e Evropës. Kjo është një detyrë morale,” – tha Marta Kos.

Ajo e përmbylli se zgjerimi është më shumë se një proces anëtarësimi – është bashkimi i Evropës rreth vlerave dhe parimeve të përbashkëta, që përbën një domosdoshmëri morale dhe një kusht për një Evropë më të sigurt. Kos shprehu shpresën që në katër vitet e ardhshme, të paktën një vend i ri të bëhet anëtar i BE-së.

The post ‘Kundër veprimeve të njëanshme’, Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌