Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

By: Ardit
17 July 2025 at 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të mbajtur me gazetarë, pas kthimit nga vizitat në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni, dhe në ditën kur […]

The post Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do kërkoj sqarim për pasojat

By: fra nc
4 July 2025 at 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja.

Deklaratat e Osmanit erdhën pas ceremonisë së diplomimit të kadetëve, ku ajo foli për procesin e stërzgjatur të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Presidentja tha se ka zhvilluar takime me partitë politike dhe do të vazhdojë konsultimet edhe sot, por shtoi se bllokada për çështjen e llojit të votimit është “shumë jo racionale”.

Osmani: “Kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, moskryerja e këtij detyrimi nuk kalon pa pasoja. Do të ketë pasoja juridike.”

Sipas saj, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e fshehtë ka krijuar hapësirë për interpretime të ndryshme, ndaj ka kërkuar një vlerësim nga ekipi i saj ligjor. Osmani shtoi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por për këtë kërkohet konsensus ndërmjet deputetëve.

Osmani paralajmëron: “Nëse Kuvendi nuk konstituohet shumë shpejt, do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim se çfarë ndodh pas 30 ditësh.”

Presidentja e konsideroi moskonstituimin e Kuvendit si një nga shkeljet më të rënda të rendit kushtetues, duke theksuar se mosfunksionimi i organit përfaqësues cenon ushtrimin e sovranitetit nga populli.

Deputetët pritet të mblidhen sërish nesër për herë të 42-të, në një tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do kërkoj sqarim për pasojat appeared first on Euronews Albania.

Biseda telefonike fundos kryeministren e Tajlandës, pezullohet nga Kushtetuesja

By: fra nc
1 July 2025 at 15:23

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka pezulluar nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinaëatra, në pritje të shqyrtimit të një padie që kërkon shkarkimin e saj për shkak të një bisede telefonike të publikuar me ish-kryeministrin e Kamboxhias, Hun Sen. Biseda ka shkaktuar zemërim të madh publik dhe trazira politike në Tajlandë.

Në audion e bërë publike, Paetongtarn dëgjohet duke iu referuar ish-kryeministrit të Kamboxhias “xhaxha” dhe duke kritikuar një komandant të lartë të ushtrisë tajlandeze. Komenti ka ngjallur reagime të ashpra, veçanërisht nga radhët e konservatorëve, të cilët e akuzojnë atë për minimin e autoritetit ushtarak dhe nënshtrim ndaj një lideri të huaj.

Gjykata votoi me rezultatin 7-2 në favor të pezullimit të saj përkohshëm, ndërkohë që i ka lënë 15 ditë kohë për të paraqitur mbrojtjen. Deri në një vendim përfundimtar, vendin e saj në qeveri do ta mbulojë zëvendëskryeministrja si udhëheqëse e përkohshme e qeverisë. Megjithatë, Paetongtarn mbetet anëtare e kabinetit si ministre e Kulturës, pas një riorganizimi të miratuar pak orë përpara vendimit të pezullimit.

Paetongtarn ka kërkuar ndjesë publike për telefonatën, duke theksuar se qëllimi i saj ishte “më shumë se 100% në shërbim të vendit”. Sipas saj, biseda kishte për qëllim zbutjen e tensioneve kufitare me Kamboxhian, pas vrasjes së një ushtari kamboxhian në fund të majit – një incident që ka rikthyer në vëmendje një mosmarrëveshje të vjetër territoriale.

“Nuk kisha asnjë qëllim të keq. Mendoja vetëm si të shmangja kaosin dhe humbjen e jetëve,” u shpreh ajo në një deklaratë publike.

Nëse shkarkohet përfundimisht, Paetongtarn do të jetë kryeministrja e dytë nga partia Pheu Thai që humbet postin brenda një viti. Paraardhësi i saj, Srettha Thavisin, u shkarkua në gusht të vitit të kaluar nga e njëjta gjykatë, për emërimin e një ish-avokati të dënuar në kabinet.

Paetongtarn, vajza e ish-kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinaëatra, është udhëheqësja më e re në historinë e vendit dhe gruaja e dytë që arrin postin e kryeministres, pas tezes së saj, Yingluck Shinaëatra.

Pavarësisht se Pheu Thai erdhi në pushtet nëpërmjet një marrëveshjeje politike me forcat konservatore dhe ushtrinë, tensionet e brendshme janë rritur. Një nga aleatët konservatorë të koalicionit e braktisi atë dy javë më parë, duke e lënë qeverinë me një shumicë të brishtë.

Ndërkohë, edhe babai i saj, Thaksin Shinaëatra, përballet me probleme ligjore. Ai është në gjyq për fyerje ndaj monarkisë, për shkak të një interviste të dhënë në vitin 2015. Thaksin, që u kthye në vend vitin e kaluar pas 15 vitesh në mërgim, konsiderohet ende si figura qendrore që qëndron pas forcës politike të bijës.

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës është kritikuar vazhdimisht për rolin e saj politik. Që nga viti 2006, ajo ka shpërbërë 34 parti politike, përfshirë partinë reformiste “Move Forëard”, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e vitit 2023, por u bllokua për formimin e qeverisë.

Ndërkohë që Tajlanda përballet me pasiguri politike dhe një ekonomi të dobësuar, sondazhet tregojnë se mbështetja për Paetongtarn ka rënë ndjeshëm – nga 30.9% në mars në vetëm 9.2% në fundjavën e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biseda telefonike fundos kryeministren e Tajlandës, pezullohet nga Kushtetuesja appeared first on Euronews Albania.

Kushtetuesja përcaktoi 30 ditë afat, tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: user 11
27 June 2025 at 09:29

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 38-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni, pas disa seancash të dështuara.

Seanca e fundit e mbajtur të mërkurën ishte vazhdim i asaj të ndërprerë më 23 qershor. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri thirrje që subjektet parlamentare që ende nuk kishin propozuar anëtarë për Komisionin Zgjedhor, i cili ka për detyrë organizimin e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, ta bënin këtë. Megjithatë, ato nuk paraqitën kandidatura.

Pavarësisht mungesës së propozimeve të reja, Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit bazuar në emrat e propozuar më herët. Nga 92 deputetë të pranishëm, 52 votuan pro, pa vota kundër apo abstenime.

Pas këtij hapi, Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe caktoi rifillimin e saj për sot, e premte, më 27 qershor, në orën 11:00.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar një aktgjykim ku thekson se seanca konstituive e kësaj legjislature duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga fillimi i saj. Gjykata konstatoi gjithashtu se zhvillimi i seancës që nga nisja e saj më 15 prill dhe vazhdimet e deritanishme nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën, duke përfshirë edhe kalimin e votimit për kryetar Kuvendi nga i hapur në të mbyllur.

Kjo situatë ka nxitur shqetësime për krizën institucionale dhe paralizën funksionale të Kuvendit, me palët politike që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për ta përmbyllur këtë proces.

The post Kushtetuesja përcaktoi 30 ditë afat, tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

29 May 2025 at 16:28

Gjykata e Lartë, si organi përgjegjës për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të rihapë konkursin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Hapja e konkursit kërkohet pas rënies nën tre të numrit të kandidatëve për vendin vakant në këtë institucion.

“Procesi i përzgjedhjes është pezulluar pasi numri i kandidatëve të përshtatshëm, pas verifikimit të kushteve ligjore nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është nën minimumin e kërkuar prej tre personash.

Në përfundim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve dhe ka kërkuar nga Kuvendi të vlerësojë rifillimin e procesit të shpalljes për këtë vend vakant”, njofton KED.

Ky vendim lidhet me vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj, e cila mbante detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese që në mars të këtij viti.

The post Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

By: fra nc
29 May 2025 at 15:18

Gjykata e Lartë, si organi përgjegjës për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të rihapë konkursin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Hapja e konkursit kërkohet pas rënies nën tre të numrit të kandidatëve për vendin vakant në këtë institucion.

“Procesi i përzgjedhjes është pezulluar pasi numri i kandidatëve të përshtatshëm, pas verifikimit të kushteve ligjore nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është nën minimumin e kërkuar prej tre personash.

Në përfundim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve dhe ka kërkuar nga Kuvendi të vlerësojë rifillimin e procesit të shpalljes për këtë vend vakant”, njofton KED.

Ky vendim lidhet me vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj, e cila mbante detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese që në mars të këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

Kushtetuesja: Skualifikimi i gjyqtarit Gerd Hoxha nga gara për në GJKKO, i ligjshëm

23 April 2025 at 20:51

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të ligjshëm skualifikimin e gjyqtarit Gerd Hoxha nga gara për në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kushtetuesja e konsideron të ligjshëm rezultatin e Komisionit të Posaçëm të përbërë nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO dhe dy hetues, të cilët në 24 korrik të 2024 e skualifikuan kandidatin Hoxha, i cili sot mban funksionin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Tiranës.

Kujtojmë se shkak për skualifikimin e tij nga gara u bë një fotografi me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në ambasadën britanike. Gjyqtari Gerd Hoxha e konsideroi si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Prokurori Ndini Tavani që u skualifikua për të marrë një vend në SPAK dhe Gjyqtari Gerd Hoxha e ngritën çështjen në Administrative e cila kërkoi interpretim në Kushtetuese të ligjit për organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kushtetuesja: Skualifikimi i gjyqtarit Gerd Hoxha nga gara për në GJKKO, i ligjshëm appeared first on Euronews Albania.

Kushtetuesja e Kosovës shfuqizon Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave

23 April 2025 at 17:33

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), pasi gjeti se disa nene të ligjit, nuk janë përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Lënda është dërguar nga Kushtetuese deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por gjykata i ka bashkuar këto kërkesa në një rast të vetëm.

Ligji për KPM-në ishte miratuar më 11 korrik 2024 në Kuvendin e Kosovës, pa pjesëmarrjen e partive opozitare në votim.

Nënparagrafët që u gjetën se nuk janë në përputhje me ligjet kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit, kompetencat e KPM-së, rregullimi i pronësisë së të ligjensuarve dhe disa pika të nenit që ka të bëjë me sanksionet dhe gjobat.

Parashtruesit e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për KPM-në kanë argumentuar se ai është miratuar pa konsultime publike. Në vendimin e Kushtetueses u tha se nuk kërkohet vetëm plotësimi i aspekteve formale për konsultime publike, por që ato duhet të përfshijnë “debate përmbajtësore” lidhur me të gjitha aspektet e një nisme ligjore.

Sa i përket pjesëve të ligjit, që flisnin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të KPM-së, Kushtetuesja gjeti se dy nënparagrafë, që ka të bëjë me kriterin për shkarkim sikurse “humbja e besimit” dhe ai i “cenimit të integritetit” apo “qëndrimeve të anshme”, bien ndesh me nenin 7 të Kushtetutës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kushtetuesja e Kosovës shfuqizon Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave appeared first on Euronews Albania.

“Qyno”, Kushtetuesja rrëzon SPAK/ Shfuqizon vendimet: Asgjësoni të dhënat e sekuestruara

22 April 2025 at 23:24

TIRANË- Me një vendim unanim 8-0, Gjykata Kushtetuese vendosi asgjësimin e te gjitha te dhënave kompjuterike, te cilat i ishin sekuestruar dy vite me pare gazetarit Elton Qyno, nga SPAK

Trupa gjykuese rrezoi te gjitha shkallet e drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme tek Gjykata e Lartë, qe kishin lënë me herët ne fuqi sekuestron e këtyre te dhënave ne kuadër te hetimeve.

Sipas arsyetimit te Gjykatës, vendimet gjyqësore qe kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.

U vlerësua gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se pse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat arsyetuan në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.

Kushtetuesja i dha gazetarit Qyno të drejtë edhe për shkelje në privatësinë e tij.

Sekuestro e materialeve të Qynos erdhën me urdhër të SPAK, pasi e akuzuan gazetarin se ka nxjerrë komunikime të SkyECC nga një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, që sipas Prokurorisë së Posaçme përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë.

Por për me tepër, të gjitha materialet që i janë sekuestruar gazetarit Qyno do asgjësohen dhe nuk do përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj tij.

Vendimi rrëzon dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Bledar Maksuti që përfaqësuan SPAK në Kushtetuese. Ndërkohë, prokurori i parë i SPAK që ka firmosur kontrollet është Behar Dibra./abcnews.al

“Kushtetuesja” rrëzon ankimimin Berishës për masën e arrestit shtëpiak

By: Besnik
17 January 2025 at 18:38

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e Sali Berishës i cili kërkonte të shpallej antikushtetuese masa e SPAK ndaj tij për arrestin shtëpiak.

Duhet theksuar se më herët është rrëzuar dhe kërkesa e tij mbi masën “detyrim paraqitje”.

Nga 27 nëntori 2024 Berisha është në liri por tashmë nën një masë të re sigurie si ajo për detyrim paraqitje ndërsa ankimimin e kishte bërë kur ishte i izoluar në banesë.

Berisha qëndroi në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” për 333 ditë.

Kujtojmë se me datë 21 nëntor, Gjykata Kushtetuese interpretoi masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi.

Më datë 17.01.2025, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të ndryshme, duke përfshirë vendimet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilat ai i konsideronte të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese arriti në disa përfundime:

  1. Legjitimiteti i kërkuesit: Gjykata e gjeti Sali Berishën të legjitimuar për të kundërshtuar masën e sigurimit dhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi për caktimin e masës së arrestit në shtëpi.
  2. Pavarësia dhe Paanshmëria: Gjykata nuk shqyrtoi pretendimet për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme, pasi ato ishin gjykuar më parë dhe përbënin gjë të gjykuar.
  3. Siguria Juridike: Gjykata nuk mori në shqyrtim pretendimet për paqartësinë e dispozitave procedurale penale lidhur me ekzekutimin e masave të sigurimit, pasi kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike të mundshme.
  4. Procedura Parlamentare: Gjykata vlerësoi se pretendimi për procedurën e autorizimit të Kuvendit për caktimin e masës së arrestit në shtëpi nuk ishte i bazuar.
  5. Cenimi i Lirisë Personale: Gjykata shqyrtoi dy aspekte të pretendimeve për cenim të lirisë personale:
    • Aspekti procedural: Nuk u gjetën shkelje të parimeve të paanshmërisë dhe të drejtës së mbrojtjes.
    • Aspekti substancial: Masën e arrestit në shtëpi e konsideroi të përshtatshme dhe proporcionale.
  6. Vendimi përfundimtar: Gjykata Kushtetuese, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kushtetuesja” rrëzon ankimimin Berishës për masën e arrestit shtëpiak appeared first on Euronews Albania.

“Kushtetuesja” shqyrton portin e Durrësit, opozita pretendon shkeljë të Kushtetutës

By: fra nc
16 January 2025 at 16:22

Në Gjykatën Kushtetuese po diskutohet padia e Partisë Demokratike për ndërtimin e portit turistik në Durrës. Opozita pretendon se marrëveshja e lidhur me investitorët është në shkelje të kushtetutës dhe ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas saj, VKM-ja e nxjerrë nga qeveria është në papajtueshmëri me ligjin themeltar për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore.

Po ashtu, në ankimin e saj, opozita pretendon se zhvillimi dhe realizimi i projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit” është në shkelje të ligjit për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Autoriteti Portual Durrës te Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Pas dëgjimit të argumenteve të palëve, fjala e fundit do t’i takojë trupës gjyqësore.

Në qershorin e dy viteve më parë, “Kushtetuesja” rrëzoi kërkesën e 37 deputetëve të opozitës, që kërkuan shfuqizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Kushtetuesja” shqyrton portin e Durrësit, opozita pretendon shkeljë të Kushtetutës appeared first on Euronews Albania.

VOA: Bie kërkesa e biznesmenit Gjoka për pavlefshmërinë e SKY ECC

By: user 4
30 December 2024 at 17:59

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot njëzëri që të rrëzojë kërkesat e biznesmenit Pëllumb Gjoka për të shpallur si të papajtueshme me Kushtetutën disa vendime të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurimit ndaj tij “arrest me burg”.

Biznesmeni Gjoka, i angazhuar më herët në lojërat e fatit, për më shumë se 3 vite me statusin e investitorit strategjik në turizëm, u arrestua një vit e gjysmë më parë në kuadër të Operacionit “Metamorfoza”, së bashku me ish drejtuesin e prokurorisë së Kukësit dhe ish drejtuesin e Forcës Operacionale të Policisë.

Ai dyshohet për vrasje për maramendim, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Gjoka dyshohet se është përdorues i aplikacionit të koduar SkyECC, dhe arrestimi i tij erdhi pasi agjencitë europiane deshifruan komunikimet përmes telefonave të koduar midis personave të botës së krimit dhe ia përcollën ato Prokurorisë së Posaçme.

Disa muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme i sekuestroi atij afro 40 hektarë pyje në zonën e Velipojës.

Biznesmeni Gjoka e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese si të paligjshëm arrestin e tij me burg bazuar në prova të siguruara nga SkyECC, por kërkesa e tij u rrëzua sot unanimisht nga kjo Gjykatë.

Bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetueses, sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të pranojë dhe do të përdorë si prova në proceset gjyqësore të dhënat e nxjerra nga SkyECC, si një procedurë tashmë në përputhje me Kushtetutën dhe me standartet ndërkombëtare.

Pasi ky sistem i koduar i SkyECC u zbërthye, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur nëntë grupe të fuqishme kriminale, ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të dyshuar për veprimtari kriminale, si dhe ka ndriçuar ngjarje të rënda kriminale përgjatë shumë viteve.

Prandaj, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka një ndikim të gjerë dhe thelbësor në luftën e SPAK-ut kundër krimit të organizuar./Zeri i Amerikes

The post VOA: Bie kërkesa e biznesmenit Gjoka për pavlefshmërinë e SKY ECC appeared first on Lapsi.al.

Pëllumb Gjoka kërkoi pavlefshmërinë e përgjimeve të Sky, Kushtetuesja merr vendimin

By: fra nc
30 December 2024 at 15:42

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka për shpalljen të pavlefshme të përgjimeve të aplikacionit Sky ECC, të cilat ai synonte të mos merreshin për bazë si prova në procesin gjyqësor ndaj tij.

Në vendimin e saj, Gjykata konfirmoi vlefshmërinë e përgjimeve të sjella nga Europol, pas dekriptimit të platformës Sky ECC, që përdorej nga grupet kriminale për komunikim. Sipas hetimeve ndërkombëtare, bisedat e përgjuara u vunë në dispozicion të autoriteteve shqiptare dhe shërbyen si bazë për arrestimin e dhjetëra personave në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe hetimeve të tjera të lidhura.

Përgjimet kanë zbardhur ngjarje kriminale të rëndësishme dhe kanë ekspozuar lidhje mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve. Pëllumb Gjoka, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për të shpallur të pavlefshme përgjimet dhe për të hequr masën e sigurisë të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Gjokës dhe la në fuqi masën e arrestit ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pëllumb Gjoka kërkoi pavlefshmërinë e përgjimeve të Sky, Kushtetuesja merr vendimin appeared first on Euronews Albania.

“Kushtetuesja” la në fuqi paktin PS-PD, si do të zgjidhen deputetët në 11 maj

By: fra nc
25 December 2024 at 14:18

Asgjë nuk ndryshon. Më 11 maj në zgjedhje do të shkohet me formulën që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e dhanë në fund të korrikut në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese i tha jo hapjes së listave të kërkuara nga një grup prej shtatë partish, katër deputetësh dhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapaj.

Në pranverën e majit, partitë politike do të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dy lista.

Njëra do të përmbajë emrat e kandidatëve për deputetë të fiksuar nga kryetari i partisë, ndërsa të tjerët do t’i nënshtrohen garës; karrigen e deputetit e fiton ai ose ajo që merr më shumë vota.

Kjo formulë, ku shumica e deputetëve (100) do të jenë përzgjedhje të drejtpërdrejtë nga kryetarët e partisë dhe 40 do të zgjidhen nga vota e qytetarëve, do të zbatohet për herë të parë në garën e 11 majit.

Njëjtë si PS dhe PD, edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj arsyeton se e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur kandidatin e preferuar për deputet nuk cënohet dhe se Kushtetuta e ka lënë në dorën e ligjvënësit masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes.

Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit, si për partitë politike, ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme: të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Nuk mori as kërkesa që partitë politike të jenë të lira të vendosin për mënyrën e kanditaturës, me lista të hapura apo sipas formulës së dakordësuar nga dy partitë e mëdha.

“Djathtas 1912” i Enkelejd Alibeaj është grupimi politik i parë i deklaruar se në zgjedhjet e majit do të dorëzojë në KQZ vetëm një listë, dhe ajo do të jetë e hapur. Të njëjtën thirrje pati edhe për partitë e tjera që e humbën betejën në Gjykatën Kushtetuese.

Pesë muaj nga zgjedhjet, është projektuar edhe përplasja e parë që do të zhvillohet mes KQZ dhe partive politike që këmbëngulin në lista të hapura, edhe pse ligji parashikon të kundërtën: atë të dy listave, një e mbyllur dhe një e hapur.

LEOXONI GJITHASHTU:

The post “Kushtetuesja” la në fuqi paktin PS-PD, si do të zgjidhen deputetët në 11 maj appeared first on Euronews Albania.

“Kushtetuesja” legjitimon pazarin PD-PS për Kodin Zgjedhor, rrëzon partitë e vogla dhe mbyll listat, reagon Basha…

25 December 2024 at 10:46

Rigels Seliman

Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar marrëveshjen e arritur mes dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vendim ky që ka tronditur skenën politike shqiptare. Ky pakt, i njohur si një tjetër episod i bashkëpunimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ka vulosur hapjen e pjesshme dhe të kontrolluar të listave, duke mbyllur dyert për partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur. Nën petkun e “hapjes së listave”, ky vendim forcon pushtetin e kryetarëve dhe e largon qytetarin nga vendimmarrja. Partitë e vogla dhe disa organizata civile, mes tyre “Nisma Thurje”, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, dhe disa figura si Lulzim Basha, kërkuan shfuqizimin e neneve të Kodit Zgjedhor që garantonin këtë model.

Argumenti i tyre ishte i qartë: listat duhet të jenë realisht të hapura dhe deputetët duhet të vendosen nga qytetarët, jo nga kryetarët e partive. Por Gjykata vendosi të mbajë anën e sistemit ekzistues, duke theksuar se këto çështje i takojnë Parlamentit dhe jo Kushtetueses. Ndërkohë vendimi ka nxitur reagime të forta. Lulzim Basha, një nga kritikët më të ashpër të këtij pakti, deklaroi se Gjykata është kthyer në një institucion të kapur nga interesat e politikanëve në pushtet. Ai akuzoi drejtuesit e Gjykatës për njëanshmëri dhe për një frikë të thellë për të sfiduar sistemin që i mban ata në pushtet.

Megjithatë në sfondin e këtij vendimi, Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të përfaqësimit politik. Partitë e vogla ndihen të margjinalizuara, ndërsa qytetarët shohin gjithnjë e më pak hapësirë për të ndikuar në proceset vendimmarrëse. Vendimi për të ruajtur këtë sistem të diskutueshëm zgjedhor jo vetëm që legjitimon pazarin Rama-Berisha, por gjithashtu dërgon një mesazh të qartë: në Shqipëri, lojtarët e vegjël s’kanë vend në një sistem të ndërtuar për të fuqizuar vetëm “të mëdhenjtë”.

Pra ky zhvillim është një tjetër dëshmi se reformat që premtuan më shumë demokraci janë kthyer në mjete për të ruajtur status quo-në, duke u mbyllur rrugën çdo zëri alternativ në politikën shqiptare. Kështu që reagimet e ashpra nga partitë e vogla dhe qytetarët tregojnë se beteja për përfaqësim të drejtë është larg përfundimit.

Detaje nga vendimi i GJK

Konkretisht Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, teksa në vendimin e marrë dje, vlerëson se kërkesa lidhet me një kompetencë të Parlamentit si delegim. “Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara, sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit (Parlamentit), ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit”, theksohet në vendimin e marrë. Më tej shpjegohet se nga verifikimi nuk konstatohet se ka cenim të barazisë para ligjit dhe se parashikimet ligjore u drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithëve.

“Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit”, theksohet aty. Në lidhje me kërkesën e pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata Kushtetuese (GJK) shprehet se nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje. “Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2 të Kushtetutës, të detajuar në nenin 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000”.

Reagon Basha

Nga ana tjetër, dje kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha pas lajmit se Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, është shprehur në rrjetet sociale, se ai nuk do të dorëzohet përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha. Sipas Bashës, Gjykata Kushtetuese, është një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta e cila nuk mund të ketë as pavarësinë as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve. “Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.

Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve. Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur. Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre. Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj. Shqipëria meriton më shumë”, shkroi dje Basha.

Çfarë ka ndodhur?

Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi (4 Dhjetor) kërkesën e 7 partive të vogla, kreut të demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha e 3 mbështetësve të tij, për pezullim e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuara në Korrik nga PD e PS. Shtatë partitë e vogla u bënë bashkë kundër paktit PD-PS për mbylljen e listave dhe Gjykata Kushtetuese pati një seancë të hapur, ku u dëgjuan pretendimet e 7 partive dhe përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës, si dhe përfaqësuesit e Kuvendit, Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi, të cilët kundërshtuan pezullimin. Ndërsa brenda 30 ditëve Gjykata Kushtetuese la që të shprehej për shfuqizimin ose jo të këtyre ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ditën e sotme kjo kërkesë është rrëzuar përfundimisht.

 

The post “Kushtetuesja” legjitimon pazarin PD-PS për Kodin Zgjedhor, rrëzon partitë e vogla dhe mbyll listat, reagon Basha… appeared first on Sot News | Lajme.

Nga betimit tek Lana, tek tentativa e më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese

By: Oldi
15 December 2024 at 17:00

Nga Petrit Vasili RRËMBIMI Rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese është një hije e zezë që nuk po i ndahet asaj. Të gjithë e kujtojnë tentativën e neveritshme të rrëmbimit të saj, që në momentet e para kur kjo Gjykatë po ngrihej, kur përmes betimit tek Lana u tentua të rrëmbehej anëtari, qe duhet te emerohej nga […]

The post Nga betimit tek Lana, tek tentativa e më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

“Dita e Gjykatës së Hapur”/ Kushtetuesja e Kosovës hap dyert për qytetarët

By: lia rda
11 December 2024 at 15:28

Gjykata kushtetuese e Kosoves ka hapur dyert per qytetaret. Njerez te te gjitha moshave dhe profesioneve, kane mundesi sot te njihen nga afer me mjediset e ketij institucioni te rendesishem ne Prishtine.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves organizon këtë të enjte aktivitetin me emër “Dita e Gjykatës së Hapur” me rastin e shenimit te Dites Nderkombetare te te drejtave të Njeriut.

Në këtë ditë, të gjithë qytetarët, veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, mund të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen nga afër me sallën e gjyqit, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, por edhe te informohen mbi historikun, punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

“Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat organizohen ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës është dyzet e pesë (45) minuta”, thuhet në njoftim.

Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë).

Gjykata Kushtetuese e Kosovës  është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me kushtetutën. Selia e saj ndodhet në Prishtine dhe eshte themeluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndersa rastin e pare e trajtoj ne 2009-ten./abcnews.al

Listat e mbyllura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullim

By: redi
4 December 2024 at 16:18

Kandidatët në zgjedhje do të jenë të barabartë. Me këtë kërkesë u bënë bashkë para Gjykatës Kushtetues deputetë të opozitës që nuk janë pranë Sali Berishës dhe parti të reja të vogla që pretendojnë të hyjnë në Parlament. Kërkesat e 7 partive, mes tyre ajo e LZHK-së së Dashamir Shehit, ajo e Bashës, e Nismës Thurrje dhe e Adriatik Lapajt, kanë vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese kundër…

Source

Berisha ankimoi masën “arrest shtëpie”, Kushtetuesja cakton datën e seancës

By: V K
26 November 2024 at 14:57

Ditën e sotme, Gjykata Kushteutese, ka marrë vendimin për të kaluar për shqyrtim padinë e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ka ankimuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Gjithashtu, Kushtetuesja ka pranuar edhe kërkesën e avokatëve të Berishës për “Përshpejtimin e gjykimit”, teksa seanca për të shqyrtuar padinë e ish-kryeministrit është caktuar që të mbahet më 27 Dhjetor në orën 10:00.

Kujtojmë se GJKKO caktoi masën “Arrest shtëpie ndaj Berishës, pasi ky i fundit nuk respektoi vendimin e parë të SPAK për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese dha vendimin për padinë e Berishës në lidhje me masat e sigurisë të para të lëshuar nga SPAK, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ku lideri demokrat i konsideronte të paligjshme pa i hequr imunitetin Kuvendi.

Kushtetuesja mori një vendim në favor të Ramës, duke e lënë sërish kryetarin e opozitës në izolim, pasi sipas saj, masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk përbëjnë kufizim të lirisë personale dhe për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Në lidhje me masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Kushtetuesja deklaroi se kjo ka të bëjë me lirinë e levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë Berisha në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt.

Në lidhje me parimin e proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit, Gjykata Kushtetuese ka konsideruar si proporcionale vetëm masën “detyrim paraqitje” dhe jo atë të “ndalimt të daljes jashtë shtetit”.

Gjithsesi, duke lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje”, Sali Berishës i ngelet në fuqi dhe masa e ndërmarrë më vonë nga SPAK “Arrest në shtëpi”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese:

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se në datën 26.11.2024 ka marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha me objekt: “ Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të vendimit nr. 15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 29.07.2024)”, lidhur me masën e arrestit “Arresti në shtëpi” dhe ka vendosur:

– kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve (pa praninë e palëve), si dhe thirrjen si subjekt të interesuar në këtë proces të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, po në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur:

– pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00.

The post Berisha ankimoi masën “arrest shtëpie”, Kushtetuesja cakton datën e seancës appeared first on Albeu.com.

Berisha: Kushtetuesja pranon shkeljen, por kërkon të zbatoj vendimin antikushtetues

By: fra nc
22 November 2024 at 13:30

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët ku komentoi sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku i jepet të drejtë Prokurorisë së Posaçme për mosmarrjen e autorizimit nga Kuvendi për të vendosur masën e sigurisë që ndalon daljen jashtë vendit ndaj tij.

Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese masën e sigurisë për ndalimin jashtë vendit, për shkak të shkeljes së parimit të proporcionalitetit, duke pranuar në këtë mënyrë shkeljet e GJKKO.

Kreu i PD shtoi se po kërkohet nga ai pse nuk zbatoi një vendim anti-kushtetues.

“Atëherë lind pyetja: a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Nuk mund ta zbatonim atë vendim.

Ai ishte vendim me dy masa.

Por këta nuk kanë asnjë ligj, asnjë moral, asnjë standard.

Shkuan në parlament, unë e zbatova, nuk kërkova asgjë tjetër, vetëm të zbatohen ligjet.

Sado që edhe aty bëjnë shkelje, po të paktën parlamenti pranoi puçin.

Kjo është gjithçka, Sali Berisha do qëndrojë për shtetin ligjor me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij”, tha Berisha.

DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS:

Kushtetuta përcakton kufizimin e lirisë dhe të drejtave, ka një nen të saj kur nuk zbatohen vendimet e ligjshme të gjykatave.

Mendoje pak tani, sa i ligjshëm ishte vendimi i gjykatës ndaj Sali Berishës dhe i SPAK-ut.

Vetë Gjykata Antikushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e tyre për shkeljen e parimeve të proporcionalitetit.

Pra, më thuaj ti mua, kush kishte të drejtë, edhe më këtë.

Unë ua them prapë dhe insistoj, për mua kryesorja ka qenë marrja e pushtetit të parlamentit se kemi të bëjmë me grusht shteti, por në këtë rast a nuk kemi të bëjmë me një vendim të paligjshëm në të cilin është shkelur Kushtetuta?

Atëherë, më thuaj ti mua, pse nuk u shpreh për vendimin gjykata puçiste kushtetuese? Kërkesën e kishte aty.

Pra, këtu është një vend pa ligje, pa standarde.

Edhe njëherë u rikujtoj zotërinj, Samuel Hantigton ka shkruar dhe ka mbrojtur se forma më e keqe e diktaturave është diktatura e bandave sepse kjo diktaturë nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard.

Ja pra urdhëro.

Kjo gjykatë që ka gjykuar dje, thotë se është shkelur parimi i proporcionalitetit. Është shkelur Kushtetuta.

Atëherë lind pyetja: a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Nuk mund ta zbatonim atë vendim.

Ai ishte vendim me dy masa.

Por këta nuk kanë asnjë ligj, asnjë moral, asnjë standard.

Shkuan në parlament, unë e zbatova, nuk kërkova asgjë tjetër, vetëm të zbatohen ligjet.

Sado që edhe aty bëjnë shkelje, po të paktën parlamenti pranoi puçin.

Kjo është gjithçka, Sali Berisha do qëndrojë për shtetin ligjor me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij.

Pra, kërkohet nga unë që të zbatoja një vendim antikushtetues.

Me gjykimin e sotëm e kam fjalën, me këtë gjykim që kanë bërë, se e kanë thënë ata, është shkelur parimi i proporcionalitetit.

Neni 17 i Kushtetutës detyron respektimin e parimit të përpjestimit në qëndrimin ndaj masave shtrënguese.

Po ku kanë Kushtetutë këta?

Këta janë çeta e gjobës.

Këta janë bashkëpunëtorë në krime.

Pëllumb Gjoka u thotë atyre tani, ndryshojeni pak, hiqni ato Encrochatet se dua të dal i lirë të mbledh vota në Velipojë dhe ata janë gati.

Pra, ky është një sistem që nuk zbaton asnjë normë, asnjë standard, asgjë ligj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Kushtetuesja pranon shkeljen, por kërkon të zbatoj vendimin antikushtetues appeared first on Euronews Albania.

❌
❌