Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën?

By: gaze tare
24 July 2025 at 14:36

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.

Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – deklaratë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.

The post Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën? appeared first on iconstyle.al.

Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

By: gaze tare
24 July 2025 at 08:45

Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.

Vetëm pak pas publikimit të intervistës, Loredana ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.

Në intervistë, Jozi ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.

The post Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” appeared first on iconstyle.al.

“Ka marrë rrugë jo të mirë”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë

By: gaze tare
23 July 2025 at 17:45

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës personale, por ajo që mori vëmendje të veçantë ishte marrëdhënia e tij me Loredanën. Historia e dashurisë mes tyre, e cila nisi gjatë kohës që qëndronin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vazhdon të ngjallë interes edhe pas përfundimit të spektaklit. Por a është mbyllur përfundimisht kjo histori?

Në intervistë, Jozi u shpreh se nuk është takuar me Loredanën prej disa muajsh, ndërsa komentet e saj në emisionin “Goca dhe Gra” i cilësoi si të ftohta dhe zhgënjyese.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Ke diçka për t’i thënë sot?

Jozi: Asgjë, thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz…

Ronaldo: Në ç’kuptim rrugë jo të mirë?

Jozi: Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme.

Ronaldo: Çfarë gjestesh? E ke fjalën për këto komentet me Don Xhonin?

Jozi: Të gjitha në përgjithësi…

Ronaldo: I ke parë?

Jozi: Të them të drejtën nuk i marr seriozisht këto gjëra.

Ronaldo: Dy herë i ka kometuar Don Xhoni, një herë një zemër të kuqe dhe dje i kishte shkruar në një video në TikTok ‘zemër je’ e shoqëruar me një zemër të kuqe. Loredana i bën ‘like’.

Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…

Ronaldo: Nëse kjo histori është e mbyllur?

Jozi: Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan.

The post “Ka marrë rrugë jo të mirë”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Upsss! Loredana në një romancë me Don Xhonin?

By: gaze tare
16 July 2025 at 10:49

Një koment i vetëm ka mjaftuar që ndjekësit të ndezin rrjetin me pyetjen: a po ndodh diçka mes Don Xhonit dhe Loredana Bratit?

Reperi i njohur ka lënë së fundmi një koment në njërën prej fotove të modeles Loredana Brati, dhe sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re.

Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur ndonjë shkëndijë apo thjesht është një koment spontan, por një gjë është e qartë: rrjeti e pa, e komentoi dhe… “plasën cokollatat”.

The post FOTO/ Upsss! Loredana në një romancë me Don Xhonin? appeared first on iconstyle.al.

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

By: gaze tare
26 June 2025 at 12:54

Një koment i bërë gjatë një episodi të fundit të ‘Dalina show’ nga vetë Dalina Buzi për Loredana Bratin, ka sjellë reagimin e kësaj të fundit.

Gjatë emisionit, Dalina e përmendi Lorin me shprehjen “ajo e Jozit”, një koment që është interpretuar si nënvlerësues apo ironik nga ndjekësit, dhe nga vetë Loredana. Pa shumë vonesë, Loredana reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj.

“Deri dje bënit artikuj me emrin tim dhe nuk ishte një, por më shumë se 1. E vetmja gjë që mund të them është se nuk ishte mënyra e duhur?”– thotë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

The post Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim… appeared first on iconstyle.al.

Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë, ndihem..

8 June 2025 at 15:55

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në një emision televiziv Loredana Brati tha se e pyetën lidhur me foton e Jozit që qarkullon në rrjet.

Ish banorja e BBV ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë në mediat rozë, ku thuhet se Jozi tashmë është në një romancë të re. Loredana tha se ‘ndihet mirë’ dhe se ‘zoti i bekoftë’.

“Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndidhesh. Thash shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”-tha shkurtimisht Lordana.

Dy ish banorët e Big Brother VIP 4 e nisën romancën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por mesa duket nuk është finalizuar.

The post Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë, ndihem.. appeared first on Sot News | Lajme.

Zyrtarisht e lirë: Loredana Brati konfirmon divorcin

By: gaze tare
31 May 2025 at 22:33

Loredana Brati ka zbuluar sonte ne ‘Goca dhe Gra’ se është zyrtarisht “single”, pasi ka përfunduar një martesë që kishte zgjatur tre vite, raport i krijuar për letrat italiane.

“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund,”- ka pohuar Loredana me sinqeritet.

Mirëpo ende mbetet mister sesi është raporti i saj me Jozin. Janë bashkë apo jo?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

The post Zyrtarisht e lirë: Loredana Brati konfirmon divorcin appeared first on iconstyle.al.

Jozi flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë?

19 May 2025 at 08:49

I ftuar në një intervistë televizive këngëtari Jozefin Marku, i njohur nga publiku si Jozi, preku shumë tema për t’u sqaruar si buja e madhe me Gjestin, dhe raportin e tij me Loredanën.

Ai u përball me pyetje mbi jetën personale, përfshirë lidhjen që nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” me Loredana Bratin. Pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë më parë një deklaratë të qartë rreth statusit të lidhjes. I pyetur drejtpërdrejt nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti i tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës”, u shpreh këngëtari, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje. Ndërkohë, mbetet për t’u parë në vazhdimësi nëse çifti do të vendosë ta zyrtarizojë raportin apo do të ndjekin rrugë të ndara.

The post Jozi flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë? appeared first on Sot News | Lajme.

Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon!

By: gaze tare
14 May 2025 at 17:27

Talk show “Goca dhe Gra” nis sezonin e ri çdo të shtunë në prime time, në orën 21:00.

Këtë sezon, tryeza e debatit vjen me një përbërje të re të moderatoreve, të cilat premtojnë diskutime më të guximshme dhe më të drejtpërdrejta. Për herë të parë bashkë në panel do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati dhe Gerta Gixhari, të cilave u bashkohen Egla Ceno dhe Rudina Dembacaj, emra tashmë të njohur nga sezoni i kaluar.

Sezoni i ri premton të jetë më dinamik se kurrë, duke i dhënë zë grave që nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre.

The post Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon! appeared first on iconstyle.al.

A po e ndjek zemrën apo po largohet nga ajo? Postimi i fundit i Jozit ngre dyshime…

10 May 2025 at 16:29

Një mesazh i shkurtër, por i fortë nga Joz Marku ka ndezur rrjetin:
Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve.” Ky caption në Instagram ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet për një krisje mes tij dhe Loredanës.

Ajo që e ndezi më shumë “zjarrin” ishte ,ungesa e unazës që Jozi i kishte dhuruar Loredanës në BBVA,  një detaj që fansat nuk e kanë lënë pa vënë re në postimet e fundit të saj. Çifti që dikur çmendi publikun me romancën në shtëpinë më të famshme në vend, tani duket sikur po kalon një fazë reflektimi… ose ndoshta fundin?

Asnjë koment zyrtar nga palët deri tani – por rrjetet po “flasin” më shumë se kurrë. Thjesht pauzë… apo ndarje?

Écoute ton cœur, jo fjalt e njerezve 

The post A po e ndjek zemrën apo po largohet nga ajo? Postimi i fundit i Jozit ngre dyshime… appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

By: gaze tare
7 May 2025 at 19:16

Joz Marku ka zgjedhur të bëjë një urim për ditëlindjen e Loredanës përmes një postimi në Instagram Story. Ai ka ndarë një foto të saj me tortën e ditëlindjes, duke e shoqëruar me nje emoji me aureolë.

Ky gjest i Jozit duket se konfirmon se lidhja mes tij dhe Loredanës vazhdon të jetë e fortë, edhe pse dyshja nuk janë ekspozuar shumë kohët e fundit në rrjetet sociale. Kujtojmë që ata kanë qenë bashkë në BBA, por pas daljes e pas skandalit të shpullës, nuk u bë e ditur asgjë për to.

The post Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon? appeared first on iconstyle.al.

“Një pjesë zemre për mua”/Loredana tregon se cila nga ish banoret i ka qëndruar afër

By: gaze tare
16 April 2025 at 15:50

Pavarësisht dinamikave të shumta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka ndarë një nga lidhjet më të veçanta që ka ruajtur pas përfundimit të aventurës së saj. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se personi i parë që ka kontaktuar pas daljes ishte Gerta Gixhari.

“Gerta është një pjesë zemre për mua. Më ka shoqëruar në çdo moment, të mirë apo të keq. Dhe e ka bërë me shpirt të bardhë,” – u shpreh Loredana me emocion.

Ajo vlerësoi Gertën jo vetëm për mbështetjen, por edhe për kritikat që i ka dhënë në momentet e duhura:
“Kur ka qenë koha e kritikës, e ka bërë. Si lojtare, si kundërshtare dhe si shoqe. Kam nevojë për njerëz që më kritikojnë me dashuri.”

The post “Një pjesë zemre për mua”/Loredana tregon se cila nga ish banoret i ka qëndruar afër appeared first on iconstyle.al.

“Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë! Unazën do ta mbaj

By: gaze tare
16 April 2025 at 14:33

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave që vazhdon të ketë për të. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.

“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.

Loredana: Ata janë shumë krenarë, nuk ishte gabim, ndodhi lidhja me Jozin. Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta.

The post “Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë! Unazën do ta mbaj appeared first on iconstyle.al.

“Kam marrë vendim!”/ Loredana flet pas incidentit me Jozin dhe Gjestin: Nuk kam folur me të, jam distancuar

16 April 2025 at 08:31

Në një dalje televizive ish banorja e BBV Loredana Brati foli pë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, dhe saktësisht u ndal tek ngjarja delikate mes Jozit dhe Gjestit. Ajo u shpreh se ndihet keq dhe distancohet nga veprimi që ka bërë Jozi ndaj Gjesti, ndërsa tregoi se nuk ka pasur një takim apo komunikim me Jozin pasi dolën nga shtëpia.

“Vazhdon tensioni, akoma nuk ka pasur zhvillim situata. Do kisha pritur të shihja klipin, do kisha dashur ta kaloja kohën pas BB me Jozin dhe të diskutonim çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Thjeshtë nuk ndodhi. Akoma nuk e di mirë se ku jam, ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihej nga askush, distancohem komplet nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit, është e papranueshme dhe më vjen keq që e bëri. Familja ime ishte më shumë e preokupuar për qetësinë time. Nuk pendohem për asgjë në jetë, gjithçka ndodh për një arsye dhe duhej të ndodhte kështu.

Nëse do kthehesha pas do bëja të njëjtin rrugëtim sepse mësova. Marrëdhënia me Jozin… kam marrë një vendim por akoma nuk dua të shprehem. Më ka bërë që të marr vendimet e mia, nuk dua ta agravoj situatën”, u shpreh Loredana.

The post “Kam marrë vendim!”/ Loredana flet pas incidentit me Jozin dhe Gjestin: Nuk kam folur me të, jam distancuar appeared first on Sot News | Lajme.

Shuplaka e Jozit ndaj Gjestit, flet Loredana: Nuk kam folur me të! Distancohem nga ajo ngjarje

By: redi
15 April 2025 at 22:01

E ftuar në Fan Club, gjysmë-finalistja Loredana Brati tha se ndihet keq dhe distancohet nga veprimi që ka bërë Jozi ndaj Gjestit. Ajo se pas kësaj ka marrë vendime, por nuk zgjodhi t’i ndante, ndërsa tregoi se nuk ka pasur një takim apo komunikim me Jozin pasi dolën nga shtëpia. ”Vazhdon tensioni, akoma nuk ka pasur zhvillim situata. Do kisha pritur të shihja klipin, do kisha dashur ta kaloja…

Source

“Kam marrë një vendim”/ Loredana flet pas daljes: Distancohet nga veprimi i Jozit

By: gaze tare
15 April 2025 at 21:32

E ftuar në “Big Brother Fun Club”, Loredana Brati komentoi për herë të parë daljen e saj nga shtëpia e ‘BBVA’, duke ndarë ndjesitë e saj për situatat e fundit.

“Do të kisha pritur të shikoja klipin, të kaloja pak kohë me Jozin pas daljes nga BBVA, të kishim një moment për të diskutuar çfarë ndodhi… por nuk ndodhi,” u shpreh ajo duke treguar se ende nuk e ka përpunuar plotësisht situaten.

Loredana reagoi edhe ndaj veprimit të Jozit ndaj Gjestit, duke u distancuar:

“Ishte një pamje shumë e fortë, jo e mirë për t’u parë. Distancohem komplet nga gjesti i Jozit ndaj Gjestit, nuk ishte i pranueshëm. Më vjen keq që ai arriti ta bënte atë gjw.”

Megjithatë, ajo theksoi se nuk pendohet për rrugëtimin e saj: “Nuk pendohem, do ta bëja sërish të njëjtën rrugë. Kam mësuar shumë.”

Në fund, Loredana shtoi se ka marrë një vendim në lidhje me Jozin, por nuk preferoi ta zbulojë publikisht: “Nuk dua ta agravoj situatën.”

A mendoni se ajo ka marre vendimin për t’u ndarë me Jozin?

The post “Kam marrë një vendim”/ Loredana flet pas daljes: Distancohet nga veprimi i Jozit appeared first on iconstyle.al.

Loredana flet për herë të parë pas eleminimit nga “BBVA”

By: user 10
15 April 2025 at 14:25

Loredana Brati ka folur për herë të parë pas eliminimit nga reality show“BBVA”.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, InstagramLoredana shprehu mirënjohjen për produksionin dhe publikun.

“Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.

Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.”, shkruan ajo.

Më tej, Loredana tregon se kjo eksperiencë e  bëri të donte më shumë veten.

“Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.

Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t’i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur”, u shpreh ish banorja.

Loredana e përfundoi postimin duke zbuluar gjithashtu arsyen e paraqitjes së saj në dasmën e Eglit dhe Gjestit ditën e djeshme në “BBVA”.

“PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni.

Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.

Me shumë dashuri nga Lori!”.

 

The post Loredana flet për herë të parë pas eleminimit nga “BBVA” appeared first on Lapsi.al.

Loredana reagon për herë të parë pas eliminimit: “Ky Big më rrit!”

By: gaze tare
15 April 2025 at 08:17

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale me një falënderim të ndjerë për publikun, stafin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj.

Në një postim të gjatë në Instagram, Lori shpreh mirënjohjen e saj për familjen e Top Channel dhe për çdo person që ka punuar pas kuintave, duke theksuar:
“Faleminderit nga zemra të gjithëve! Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel… gjithmonë të palodhur e të duruar.”

Ajo ndalet edhe te përjetimet personale dhe transformimi që i ka sjellë eksperienca në BBVA:

“Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka…” – shkruan ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj.

Në fund të postimit, Lori sqaron edhe pjesëmarrjen në dasmën që shkaktoi reagime të shumta në publik:

“Shkova në dasmë për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë… çdo veprim ka një arsye brenda meje.”

The post Loredana reagon për herë të parë pas eliminimit: “Ky Big më rrit!” appeared first on iconstyle.al.

❌
❌