Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Disa të lënduar rëndë pasi një automjet u përplas me turmën e njerëzve në Los Angeles

19 July 2025 at 13:22

Të paktën pesë persona janë në gjendje kritike pasi një automjet raportohet se ka hyrë në një turmë njerëzish në Los Angeles, duke shkaktuar panik dhe një numër të madh të lënduarish.

Incidenti ndodhi në bulevardin Santa Monica, një zonë shumë e frekuentuar dhe e njohur për turistët dhe banorët lokalë, vetëm pak hapa larg nga Hollywoodi.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në orët e pasdites dhe ka përfshirë një numër të konsiderueshëm kalimtarësh që ndodheshin në trotuar në momentin e përplasjes, shkruan skynews.

#Últimahora 🚨Entre 20 y 30 heridos, cinco en estado crítico, en un atropello masivo en el Bulevar de Santa Mónica, en East Hollywood, Los Ángeles.#EEUU #LAX pic.twitter.com/9fe7p3Nwks

— eSPAINews (@eSPAINews_) July 19, 2025


Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) ka bërë të ditur se të paktën 20 persona janë lënduar. Nga ta, katër deri në pesë persona ndodhen në gjendje kritike dhe po trajtohen në spital nën kujdes intensiv. Tetë deri në dhjetë persona janë në gjendje të rëndë por stabile, ndërsa rreth 10 deri në 15 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

“Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles-it (LAFD) po koordinon transportimin e pacientëve drejt spitaleve më të afërta,” thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga autoritetet.

Ekipet e emergjencës kanë reaguar me shpejtësi, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident tragjik.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa dëshmitarët kanë treguar për skena kaotike dhe përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit. Më shumë detaje pritet të publikohen në orët në vijim. /Telegrafi/

The post Disa të lënduar rëndë pasi një automjet u përplas me turmën e njerëzve në Los Angeles appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Shuhet legjenda e muzikës filmike/ Alan Bergman ndërron jetë në moshën 99-vjeçare në Los Angeles

By: Rovena
18 July 2025 at 22:40

Është ndarë nga jeta Alan Bergman, kompozitori fitues i çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy, i cili bashkëpunoi me gruan e tij Marilyn për më shumë se gjashtë dekada dhe krijoi hite si “The Windmills of Your Mind”, “The Way We Were” dhe “In the Heat of the Night”.

Ai ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Bergmans shkruan qindra këngë, kryesisht për filma dhe seriale televizive, dhe bashkëpunuan me kompozitorë si John Ëilliams, Quincy Jones, Henry Mancini dhe David Shire.

Materialet e tyre përfshinin këngën “In the Heat of the Night” të Ray Charles nga filmi me të njëjtin emër; këngën “The Windmills of Your Mind” të Noel Harrison nga filmi “The Thomas Croën Affair”; dhe këngën “It Might Be You” të Stephen Bishop nga filmi “Tootsie”.

“The Way We Were” ishte kënga më e shitur e vitit 1974 dhe u solli Bergmanëve një nga tre çmimet Oscar, të tjerat erdhën për “Windmills of Your Mind” dhe kolonën zanore të “Yentl”.

Çifti I kompozitorëve fituan gjithashtu dy çmime Grammy, katër çmime Emmy dhe gjatë gjithë jetës u nderuan me shumë ccmime për arritjet e tyre.

Alan Bergman lindi më 11 shtator 1925. Ai studio Universitetin e Karolinës së Veriut në dhe mori një diplomë masteri në muzikë.

Marilyn dhe Alan u martuan në shkurt të vitit 1958 dhe ishin partnerë profesionistë gjatë gjithë karrierës së tyre./abcnews.al

 

Shpërthim në një qendër trajnimi në Los Angeles, humbin jetën tre oficerë

18 July 2025 at 22:24

Tre oficerë u vranë në një shpërthim në një qendër trajnimi për zbatimin e ligjit në Los Angeles.

Shpërthimi ndodhi në qendrën e trajnimit të Akademisë së Qendrës Biscailuz, ku ndodhet zyra speciale e zbatimit të ligjit e departamentit të Sherifit dhe detaji i shpërthimeve me zjarrvënie, përfshirë skuadrën e bombave.

Shkaku i saktë i shpërthimit është ende nën hetim, por sherifi Robert Luna i LASD e përshkroi atë si “një incident të izoluar”, raporton BBC.

Nuk pati lëndime të tjera.

Të tre oficerët e vrarë në shpërthim ishin “ekspertë fantastikë” dhe veteranë të departamentit, secili me një moshë nga 19 deri në 33 vjeç.

Autoritetet nuk i kanë publikuar emrat e oficerëve të vdekur, duke përmendur nevojën për të njoftuar më parë familjet e tyre.

Të tre ishin caktuar në departamentin e zjarrvënies me eksplozivë.

Ndryshe, Iincidenti përfaqëson humbjen më të madhe të jetës së departamentit në një incident të vetëm që nga themelimi i tij në vitin 1857.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi e quajti incidentin “të tmerrshëm” dhe tha se “po punojnë për të mësuar më shumë”. /Telegrafi/

The post Shpërthim në një qendër trajnimi në Los Angeles, humbin jetën tre oficerë appeared first on Telegrafi.

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

By: M C
18 July 2025 at 19:08

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles.

Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X” se: “Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë”.

Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.

Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.

Sipas gazetës Los Angeles Times, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, shpërthimi ndodhi gjatë lëvizjes së disa lëndëve plasëse nga njësia e specializuar për bomba.

Hetimet janë në vazhdim dhe zona mbetet e rrethuar nga forcat e rendit dhe ekipet hetimore.

The post Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Shembet një tunel i madh në Los Angeles, ekipet emergjente shpëtojnë 31 persona

10 July 2025 at 19:14

Tridhjetë e një persona që punonin në një tunel masiv nëntokësor në Los Angeles u shpëtuan të mërkurën në mbrëmje pasi një pjesë e strukturës u shemb, thanë zyrtarët.

Personat e shpëtuar nuk kishin lëndime të dukshme, tha LAFD në një deklaratë , menjëherë pas një operacioni ku disa prej atyre që ishin bllokuar në tunelin industrial u ngritën në siguri me anë të vinçit.

Më shumë se 100 punonjës të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit nxituan në vendngjarje në lagjen Wilmington të qytetit për të ndihmuar në operacion, përfshirë ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, tha kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, në emisionin X.

Shembja ndodhi afërsisht pesë deri në gjashtë milje nga pika e vetme e hyrjes dhe daljes së tunelit dhe rreth 400 metra nën tokë, thanë zyrtarët. Tuneli është pjesë e një projekti komunal për ujërat e zeza.

Punëtorët e bllokuar arritën të ngjiteshin mbi një grumbull dheu të lirshëm me lartësi 3 deri në 4.5 metra për të arritur te kolegët në anën tjetër, tregojnë raportet paraprake. Prej andej, ata u transportuan me automjet tuneli në pikën e hyrjes, tha departamenti i zjarrfikësve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shembet një tunel i madh në Los Angeles, ekipet emergjente shpëtojnë 31 persona appeared first on Euronews Albania.

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

10 July 2025 at 10:45

Dhjetëra persona u shpëtuan mrekullisht nga shembja e një tuneli në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.

Departamenti i zjarrfikësve të Los Angelesit dërgoi të gjitha ekipet e kërkimit dhe shpëtimit urban rreth orës 8 të mbrëmjes, për të shpëtuar  punëtorët e bllokuar nën rrënoja në Wilmington.

Sipas NBC Los Angeles, deri në 31 punëtorë u ngritën nga një vinç në sipërfaqe në grupe prej tetë personash derisa të gjithë u gjetën, transmeton Telegrafi

Punëtorët e shpëtuar u panë duke u përqafuar në shenjë lehtësimi, ndërsa këmbët e tyre prekën tokën në vendin e ndërtimit në rrugën South Figueroa.

Shembja ndodhi në projektin e tunelit të daljes së ujërave të zeza në Los Angeles me vlerë 630.5 milionë dollarë, i porositur nga distrikti i Sanitarisë së Qarkut të Los Angeles.

Flatiron Dragados, kontraktori kryesor për projektin e ujërave të zeza, shkroi gjithashtu në faqen e tij të internetit se tuneli është 10 kilometra i gjatë, rreth 18 metra i gjerë dhe 450 metra nën nivelin e tokës.

Duke i bërë përpjekjet e shpëtimit më të komplikuara, qasja e vetme në tunel është deri në gjashtë 8 kilometra larg vendit ku punëtorët ishin të bllokuar, thanë zjarrfikësit e Los Angelesit.

Por punëtorët me sa duket arritën të ngjiteshin mbi një grumbull dheu prej afërsisht 3 deri në 4.5 metrash për t’u ribashkuar me kolegët e tyre në anën tjetër të rrënojave.

Nga aty, punëtorët u larguan nga boshti i tunelit duke përdorur një sistem ashensori të njohur si kafaz zogjsh, tha për Los Angeles Times Michael Chee, zëdhënës i distriktit të Sanitarisë së Qarkut të Los Angeles. /Telegrafi/

The post Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij appeared first on Telegrafi.

Plaçkitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles

By: Rovena
27 June 2025 at 08:59

Shtëpia e aktorit të njohur Brad Pitt në Los Angeles është plaçkitur nga një grup prej tre vjedhësish.

Sipas Policisë së Los Angeles, tre të dyshuarit kanë hyre në shtëpinë që ndodhet në lagjen Los Feliz, të mërkurën vonë, përmes një dritareje dhe kanë “plaçkitur vendin”.

Policia nuk ka konfirmuar nëse shtëpia i përket aktorit të njohur që ka fituar çmimin Oscar, por adresa e dhënë përputhet me atë të një shtëpie që Pitt ka blerë në vitin 2023.

Autoritetet kanë njoftuar se dyshuarit kanë ikur me sende të vjedhura, megjithëse nuk është e qartë se çfarë është marrë. Raportet nga media amerikane tregojnë se aktori nuk ka qenë në shtëpi në momentin e vjedhjes. Pitt ka qenë në Britaninë e Madhe këtë javë për premierën e filmit të tij të ri F1, që pritet të publikohet të premten. Ai ishte i shoqëruar nga aktori i famshëm Tom Cruise dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, i cili ka fituar shtatë tituj Kampion i Botës për Shoferët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, sipas kohës lokale të mërkurën, dhe policia e Los Angeles nuk ka konfirmuar ende vlerën e sendeve të vjedhura. BBC-ja ka kontaktuar përfaqësues të aktorit për koment.

Shtëpia e madhe me tre dhoma gjumi ndodhet në afërsi të Parkut Griffith, që është vendndodhja e famshme e Shenjës së Hollyëood-it. Shtëpia është e rrethuar nga një gardh i lartë dhe bimësi, që e mbron atë nga shikimi i kalimtarëve.

Kjo ngjarje vjedhjeje vjen pas një seri vjedhjesh të ngjashme në qytet, që kanë përfshirë edhe emra të tjerë të famshëm, si Nicole Kidman dhe Keith Urban.

Muajin e kaluar, një person është arrestuar për akuzat e ngacmimit dhe dëmtimit të pronës, pasi dyshohet se ka goditur me makinë portën e shtëpisë së ish-gruas së Pitt, Jennifer Aniston./abcnews.al

Plas sherri në pushim mes Chelsea e Los Angeles FC: shkëmbime shtytjesh e ofendimesh

By: user 2
17 June 2025 at 11:15

Tension maksimal menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare të pjesës së parë mes Chelsea dhe Los Angeles FC: në fushë shpërthejnë shtytje dhe fjalë të rënda, dhe gjyqtarët duhet të ndërhyjnë për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrollit. Protagonistët fillestarë janë Pedro Neto, autor i golit për klubin anglez, dhe Bouanga, anësori ofensiv i skuadrës amerikane: pas një shkëmbimi batutash dhe ndonjë buzëqeshjeje ironike, ndërhynë disa lojtarë të tjerë që bënë të mendohej për më keq, por pak më pas situata u qetësua.

Pak çaste pas përfundimit të pjesës së parë, të dy futbollistët nisën një diskutim dhe, teksa ecnin drejt dhomave të zhveshjes, u shtoheshin edhe disa komponentë të tjerë të dy skuadrave: kur situata dukej se kishte arritur në një pikë shumë të ndërlikuar, disa anëtarë të delegacioneve përkatëse në fushë arritën të ndanin lojtarët më “të nxehur” dhe të rikthenin qetësinë në fushën e lojës.

Chelsea–Los Angeles: shkëmbime shtytjesh dhe fjalë të rënda

Bouanga dukej disi i irrituar nga sjellja e Pedro Neto-s dhe e qortoi verbalisht, me futbollistin e Chelseat që u përgjigj me një të qeshur: menjëherë ndërhyri James për të mbrojtur shokun e skuadrës dhe mbërritën edhe futbollistët e LAFC.

Chelsea–Los Angeles u luajt në një stadium pothuajse bosh

Ndeshja u luajt në një atmosferë mjaft surreale, duke qenë se “Mercedes-Benz” i Atlantës ishte pothuajse bosh dhe as me kalimin e minutave prania në tribuna nuk u përmirësua, ndryshe nga sa kishte ndodhur një ditë më parë në PSG–Atletico Madrid në Pasadena. Prania në shkallët e stadiumit nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur që kamerat të kapnin hapësira më të zbrazëta se të tjerat.

Lexo më tejPedro Neto–Fernandez, gola klasi: Chelsea debuton në Botëror, likuidon Los Angeles

FIFA ka shpenzuar mbi 50 milionë dollarë në marketing për të promovuar këtë Kupë të Botës për Klube, por duket se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur për sa i përket shitjes së biletave.

The post Plas sherri në pushim mes Chelsea e Los Angeles FC: shkëmbime shtytjesh e ofendimesh appeared first on Lapsi.al.

Pedro Neto–Fernandez, gola klasi: Chelsea debuton në Botëror, likuidon Los Angeles

By: user 2
16 June 2025 at 23:08

Chelsea i drejtuar nga Maresca e ka nisur me këmbë të mbarë Botërorin për Klube. Në Atlanta, anglezët mposhtën 2-0 Los Angeles FC falë golave të Pedro Neto në minutën e 34’ dhe Enzo Fernandez në minutën e 79’. Në rastin e parë, shkëlqeu Jackson, i cili dha një pasim në thellësi nga mesfusha për portugezin, që hyri në zonë, e nxori nga loja Hollingshead dhe shënoi në shtyllën e parë.

Në golin e dytë, përtej krosimit të Delap, meritat i takojnë tërësisht mesfushorit argjentinas, i cili u fut në zonë, kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer dhe mposhti nga afër ish-portierin Lloris. Ish-lojtari tjetër i ndeshjes, Olivier Giroud, u fut në lojë në pjesën e dytë, por nuk pati raste për t’u bërë i rrezikshëm. Kjo, ndryshe nga shoku i tij i sulmit, Bouanga, i cili u ndal dy herë nga portieri Sanchez. Programi i grupit D do të përmbyllet sonte në orën 3 të mëngjesit me sfidën Flamengo–Esperance Tunizi.

Lexo më tej: Kovacs i shpjegon publikut vendimin e tij pas VAR: moment historik në PSG-Atletico

Mes të mëdhave europiane të impenjuara në Botërorin e Klubeve është edhe Chelsea, që nuk gaboi debutimin në grupin D e në Atlanta mposhti 2-0 kalifornianët e Los Angeles FC, jo pa ndonjë drithërimë. Trofembajtësit e Conference League e nisën fort e madje pa shkëlquer morën një rezultat të rëndësishëm, duke I dhënë drejtim menjëherë grupit: në ndeshjen tjetër kundër Flamengo mund të hipotekojnë vendin e parë të grupit D.

The post Pedro Neto–Fernandez, gola klasi: Chelsea debuton në Botëror, likuidon Los Angeles appeared first on Lapsi.al.

Parada e Trump në Washington shkakton përçarje/ Përplasje me Gardën Kombëtare dhe thirrje kundër politikave të emigracionit

By: Rovena
15 June 2025 at 11:11

Në disa qytete dhe shtete të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar protesta të gjera kundër Presidentit Donald Trump, të organizuara nga grupi “No Kings” (“Pa Mbretër”), si kundërpërgjigje ndaj paradës së rrallë ushtarake që ai organizoi në Washington DC.

Parada përkoi me ditëlindjen e Trump dhe kishte për qëllim të shënonte 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Amerikane. Megjithatë, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar jo vetëm paradën, por edhe politikat e presidentit, veçanërisht ato që lidhen me çështjen e emigracionit.

Protestat kishin nisur më herët në qytete si Los Angeles dhe u përshkallëzuan me tubime masive në New York, Filadelfia dhe Houston. Në Filadelfia, qytetarët u mblodhën në Love Park për të mbrojtur vlerat demokratike. Ndër ta ishte edhe Karen Van Trieste, një infermiere 61-vjeçare, e cila tha se shkurtimet në sektorin e shëndetit publik ishin një ndër arsyet që e kishin nxitur të protestonte.

Situata ishte veçanërisht e tensionuar në Los Angeles, ku autoritetet mbajtën forcat e rendit në gatishmëri për shkak të përplasjeve të mëparshme të dhunshme lidhur me bastisjet për deportim. Pavarësisht kundërshtimit të guvernatorit Gavin Newsom, Presidenti Trump urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në qytet, duke shtuar tensionin me autoritetet lokale.

Jose Azetcla, përfaqësues i grupit të të drejtave civile “Brown Berets”, tha për BBC se arsyeja kryesore për të protestuar ishte politika e emigracionit. “Nuk është thjesht e ashpër, është mizore. Familjet nuk duhet të ndahen,” deklaroi ai.

Në disa zona pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Gardës Kombëtare, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës për të shpërndarë turmat, por protestuesit vazhduan të marshonin paqësisht.

Megjithë protestat masive, sondazhet tregojnë se politikat e Trump-it për emigracionin gëzojnë një nivel të konsiderueshëm mbështetjeje. Një anketë e CBS/YouGov e publikuar javën e kaluar tregoi se 54% e qytetarëve amerikanë mbështesin deportimin e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa 46% janë kundër. Ndërkohë, 42% e të anketuarve thanë se këto masa i bëjnë të ndihen më të sigurt

Emri i grupit organizator “No Kings” u zgjodh për të simbolizuar kritikën ndaj asaj që ata e konsiderojnë si abuzim të kompetencave nga ana e Trump-it në mandatin e tij të dytë.

Në paradën ushtarake, Trump përshëndeti mijëra ushtarë, tanke dhe automjete ushtarake që marshuan para tij. Në fjalimin e tij të shkurtër, ai theksoi: “Ushtarët tanë nuk dorëzohen kurrë. Luftojnë, luftojnë, luftojnë. Dhe fitojnë, fitojnë, fitojnë.”

Ndërsa disa politikanë dhe ish-zyrtarë ushtarakë e kritikuan paradën si një shfaqje egoje të kushtueshme me kosto të vlerësuar nga ushtria mes 25 dhe 45 milionë dollarë shumë pjesëmarrës e konsideruan atë si një akt nderimi ndaj forcave të armatosura.

Melvin Graves, një veteran i Luftës së Vietnamit, e cilësoi paradën si një moment për të marrë vlerësimin që nuk e kishte ndjerë kur ishte kthyer nga lufta. “Kjo ka të bëjë me nderimin e këtyre burrave dhe grave që kanë shërbyer,” tha ai./abcnews.al

Tensionet në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 June 2025 at 09:02

Pavarësisht nëse po përdor ushtrinë kundër protestuesve në Los Angeles apo po injoron urdhrat e qarta nga gjykatat: Presidenti Donald Trump po i trondit themelet demokratike të SHBA.

Tensionet mbeten të larta në Los Angeles. Mijëra njerëz kanë demonstruar për ditë të tëra kundër veprimeve të autoriteteve të imigracionit në SHBA. Ndalimqarkullimi natën i vendosur nga kryetarja e bashkisë të mërkurën në mbrëmje ka sjellë pak paqe dhe qetësi, por nuk ka shenja zbutjeje.

Garda Kombëtare, të cilën Presidenti i SHBA-së Donald Trump e vendosi në Los Angeles të shtunën, tani mbështetet nga 700 marinsa – një pjesë e forcave të armatosura amerikane të njohura si forca e reagimit të shpejtë dhe një njësi elitare e ushtrisë.

Sipas një zëdhënëse të ushtrisë amerikane, ushtarët po ndihmojnë në mbrojtjen e ndërtesave dhe punonjësve të qeverisë federale, përfshirë ata të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Njerëzit në Kaliforninë Jugore kanë protestuar që nga e premtja kundër mënyrës se si agjentët e ICE po kryejnë bastisje në hapësira publike për të gjetur dhe deportuar emigrantët që janë në vend ilegalisht. Në disa raste, ekipet e maskuara të ICE po arrestojnë emigrantët në rrugë. E gjitha është pjesë e politikave të ashpra të imigracionit të administratës Trump dhe tani duhet të mbrohet me ndihmën e ushtrisë.

Presidenti dhe kompetencat e tij

Presidenti i SHBA-së nuk mund të dërgojë thjesht Gardën Kombëtare ose Marinën në një shtet federal. Urdhri për vendosjen e tyre zakonisht duhet të lëshohet nga vetë udhëheqja e atij shteti. Në Kaliforni, guvernatori demokrat Gavin Newsom e hodhi poshtë shprehimisht vendosjen e trupave federale dhe ngriti një padi.

Megjithatë, në raste të veçanta, presidenti amerikan mund të dërgojë njësi ushtarake edhe pa njoftuar guvernatorin përkatës – nëse në një shtet ka ndonjë rebelim të vazhdueshëm kundër autoritetit të qeverisë kombëtare. Kjo thuhet në Aktin e Kryengritjes të vitit 1807.

Operacioni ushtarak në Kaliforni i urdhëruar nga Trump është i pazakontë, sepse autonomia e 50 shteteve konsiderohet vlera më e lartë – e cila mund të shihet në emrin e vendit: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Guvernatori Newsom madje e konsideron atë një abuzim me pushtetin dhe paralajmëron se demokracia amerikane është në rrezik për shkak të veprimeve të Trumpit. “Kalifornia mund të jetë vetëm e para, por jo e fundit”, tha Newsom në një fjalim televiziv të martën në mbrëmje. “Shtete të tjera do të pasojnë. Demokracia do të pësojë.”

Trump sfidon gjyqësorin

Në pesë muajt e parë të mandatit të tij të dytë, Trump është përplasur disa herë me institucionet demokratike të vendit, si për shembull për deportimet që ai ka kryer në kundërshtim me urdhrat e qartë të gjykatës. Në mars, më shumë se 250 terroristë të dyshuar jo-amerikanë u deportuan në El Salvador. Avionët që transportonin emigrantë në një burg famëkeq në vendin e Amerikës Qendrore u ngritën pavarësisht një pezullimi të përkohshëm të deportimeve të urdhëruar nga një gjyqtar federal.

Ashtu si me operacionin ushtarak në Los Angeles, Trump u bazua në një ligj që është më shumë se dy shekuj i vjetër. Në këtë rast, ai thirri Aktin e të Huajve Armiq, të vitit 1798.

Ai i lejon presidentit të deportojë shtetas të huaj nga “kombet armike” pa pritur për procesin e zakonshëm gjyqësor. Administrata Trump pretendon se të deportuarit ishin terroristë nga banda venezueliane “Tren de Aragua” dhe se veprimi i presidentit është për këtë arsye ligjërisht i vlefshëm.

Në fakt, gjyqësori është një nga tre shtyllat e qeverisjes në SHBA, së bashku me ekzekutivin (presidentin) dhe legjislativin (Kongresin). Ndarja e pushteteve midis këtyre tre degëve përbën bazën e demokracisë amerikane. Sjellja e Trumpit duket se po e dobëson këtë ndarje.

Në gjykatën më të lartë në Shtetet e Bashkuara, Gjykatën Supreme, gjashtë nga nëntë gjyqtarët janë konservatorë të hapur. Tre prej tyre u emëruan nga vetë Trump. Këto janë kushte të mira për vendime që janë në interes të presidentit. Për shembull, në rastin e terroristëve të dyshuar, Gjykata Supreme vendosi që deportimi ishte i ligjshëm.

Në përputhje me “parimet e demokracisë” në SHBA?

Po Kongresi, dega legjislative? Trump e anashkaloi këtë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë. Çdo president mund të lëshojë urdhra ekzekutivë që nuk kanë nevojë të kalojnë nëpër Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, dy dhomat e Kongresit.

Trump ka lëshuar tashmë një numër shumë të madh urdhrash të tillë: 161 në mandatin e tij të dytë deri tani (më 10 qershor 2025). Kjo është më shumë se çdo president që nga Lufta e Dytë Botërore. Urdhrat e Trumpit kanë pasoja të gjera, për shembull për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në Shtetet e Bashkuara ose për tregtinë globale.

“Trump patjetër do të hyjë në histori si dikush që e shtyu pushtetin e degës ekzekutive deri në kufijtë e skajshëm”, tha për DW Patrick Malone, profesor i administratës publike dhe politikës në Universitetin Amerikan. Për shembull, ka dyshime nëse ishte e ligjshme që presidenti, me qëllim rritjen e efikasitetit, të mbyllte agjencitë federale dhe të shkarkonte masivisht punonjësit nga ato agjenci, thekson Malone.

“Gjykatat do të merren me ligjshmërinë e asaj që bëri ky president për vite me radhë”, thotë shkencëtari politik. Po institucionet demokratike të Shteteve të Bashkuara? Malone beson se ata janë nën një presion të konsiderueshëm. Një problem është ky: Ligjet amerikane të më shumë se 200 viteve më parë tani po zbatohen në një vend krejtësisht të ndryshëm nga ai kur u shkruan.

Megjithatë, Malone nuk e humb shpresën: “Institucionet në përgjithësi janë shumë të vështira për t’u rrëzuar”, thotë ai. “Shpresoj që parimet e demokracisë në fund të fundit do të mbisundojnë.”/DW/

Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

By: Rovena
12 June 2025 at 09:04

Ndërsa agjentët federalë nisën arrestimin e emigrantëve në të gjithë zonën e Los Angeles, të ndaluarit përfshirë familje me fëmijë të vegjël u mbajtën për disa ditë në bodrumin e një zyre administrative, pa ushqim e ujë të mjaftueshëm, sipas avokatëve të emigracionit.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen Ligjore të Emigrantëve (Immigrant Defenders Law Center – ImmDef), një familje me tre fëmijë u ndalua për 48 orë në një ndërtesë administrative menjëherë pas një seance në gjykatën e emigracionit, të enjten. Fëmijëve, më i vogli prej të cilëve është vetëm tre vjeç, iu dhanë për një ditë të tërë vetëm një qese patatinash, një kuti biskotash dhe një karton i vogël me qumësht. Në ditën e parë, agjentët i thanë familjes se nuk kishin ujë për t’iu ofruar, ndërsa në ditën e dytë, të gjithë anëtarët e familjes morën vetëm një shishe ujë për ta ndarë mes tyre. I vetmi ventilator në dhomë ishte drejtuar nga roja, jo nga familjet e ndaluara, sipas dëshmive të dhëna avokatëve.

“Pasi shumica e të ndaluarve ishin burra, nuk ishin siguruar ambiente të veçanta për familjet apo gratë,” tha Yliana Johansen-Méndez, drejtuese e programeve në ImmDef. Ajo shtoi se klientët e tyre shpjeguan se “në fund, autoritetet ngritën një çadër të improvizuar në një zonë të jashtme për të strehuar gratë dhe fëmijët. Por ishte e qartë se aty nuk kishte shtretër e as dushe.”

Pas disa ditësh, familja u transferua në një qendër ndalimi për familje në Dilley të Teksasit një strukturë e madhe, e ndërtuar për të strehuar fëmijët bashkë me prindërit, që u rihap gjatë administratës Trump. Sipas avokatëve, të cilët nuk kishin pasur akses tek të ndaluarit gjatë fazës së parë të bastisjeve në LA, anëtarët e familjes arritën të tregojnë përvojën e tyre vetëm pasi u zhvendosën jashtë shtetit.

Këto janë detajet e para që dalin në dritë mbi kushtet e ndalimit të emigrantëve pas operacioneve masive të ICE në biznese dhe lagje të Los Angeles. Për të shtypur protestat masive që pasuan, ish-presidenti Donald Trump kishte vendosur trupa ushtarake në qytet, pavarësisht kundërshtimeve nga autoritetet e Kalifornisë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi se kishte arrestuar 118 emigrantë të premten dhe gjatë fundjavës, ndërkohë që disa të tjerë u ndaluan më herët në zyra emigracioni dhe gjykata.

Organizata ImmDef dhe grupe të tjera lokale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve kanë përpiluar një listë të veçantë me mbi 80 persona të arrestuar, të cilët nuk figurojnë ende në bazat zyrtare të të dhënave të DHS.

Shumë prej të ndaluarve u mbajtën në mënyrë të përkohshme në gjykata dhe zyra administrative në zonën e Los Anxhelosit. Gjatë ditëve të fundit, avokatët kanë ndërruar turne jashtë zyrave federale të emigracionit për të tentuar të flasin me të arrestuarit, por autoritetet federale dhe trupat e Gardës Kombëtare i kanë ndaluar kontaktet, duke përmendur shqetësime për sigurinë për shkak të protestave në qytet. Të martën, gjykata e emigracionit në qendër të Los Angeles ishte mbyllur dhe ishte rrethuar.

DHS nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare ndaj pyetjeve të shumta të gazetës The Guardian mbi vendndodhjen e të arrestuarve dhe nëse zyrat lokale kishin marrë udhëzime paraprake për t’u përgatitur për mbajtjen e emigrantëve para se të niste fushata e arrestimeve në këtë rajon./abcnews.al

Pse shihen flamujt e Meksikës në protestat e Los Angelesit?

12 June 2025 at 07:50

Në Los Angeles, ku jetojnë mbi 3.4 milionë njerëz me origjinë meksikane, flamuri i Meksikës nuk është thjesht një simbol kombëtar, por një shenjë e identitetit kulturor dhe familjar.

Raul Hinojosa-Ojeda, profesor në UCLA, thekson se “flamujt përfaqësojnë familjet tona, përfaqësojnë komunitetet tona. Nuk bëhet fjalë për një pushtim ndërkombëtar”.

Po ashtu, Antonio Rodriguez, aktivist i lëvizjes Brown Berets, shprehet se “me valëvitjen e flamurit të Meksikës, ne tregojmë krenarinë për kulturën dhe familjet tona”.

Përdorimi i flamujve të huaj, si ai meksikan, ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa figura politike republikane.

Senatori Markwayne Mullin e ka quajtur këtë veprim “çmenduri”, duke e lidhur me “ilegalët” që protestojnë. Po ashtu, këshilltari i presidenti amerikan, Donald Trumpit, Stephen Miller, ka deklaruar se protestuesit janë “shtetas të huaj që pengojnë punën e shërbimit të imigracionit federal”. Këto komente kanë nxitur debate të ashpra mbi identitetin dhe lojalitetin e protestuesve.

Ky nuk është rasti i parë që flamuri i Meksikës përdoret në protesta në SHBA. Gjatë viteve 1990, gjatë kundërshtimit ndaj ligjit 187 në Kaliforni, ky flamur u bë simbol i rezistencës.

Jorge Castaneda, ish-ministër i Jashtëm i Meksikës, thekson se përdorimi i këtij flamuri ka një histori të gjatë, ku shumica e protestuesve janë shtetas amerikanë, duke theksuar lidhjen e fortë kulturore dhe emocionale me Meksikën.

Përdorimi i flamujve të Meksikës në protestat e Los Angelesit është një shprehje e identitetit kulturor dhe solidaritetit me komunitetin meksikan. Ky veprim është një reagim ndaj politikave të imigracionit të ashpra dhe një mënyrë për të shprehur mbështetje për të drejtat e emigrantëve. /Telegrafi/

The post Pse shihen flamujt e Meksikës në protestat e Los Angelesit? appeared first on Telegrafi.

Policia qëllon gruan në derën e shtëpisë me plumb gome në Los Angeles

11 June 2025 at 21:59

Në rrjetet sociale sot është përhapur një video që supozohet të tregojë një polic në Los Angeles duke qëlluar me plumb gome nga afër ndaj një gruaje që i drejtohej qetësisht ndërsa ndodhej në trotuar.

Në videon e publikuar në platformën X, shihet gruaja teksa përpiqet të kalojë rrugën, por polici në një moment ngre armën dhe e qëllon në këmbë nga një distancë shumë e afërt.

Incidenti, me sa duket, ka ndodhur në kontekstin më të gjerë të protestave të mëdha në Los Angeles, të cilat shpërthyen pas aksioneve të agjentëve federalë të imigracionit javën e kaluar.

Protestat kulmuan me trazira dhe dhunë, dhe autoritetet vendosën orë policore gjatë fundjavës në disa lagje të qytetit, përfshirë qendrën, Compton dhe Boyle Heights.

The LAPD shot a woman at point blank range with a rubber bullet all because she was asking to get to her home. She posed absolutely no threat.

This is what Trump’s America looks like.
pic.twitter.com/hFQQvUBGQK

— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) June 11, 2025

Policia pohon se qëllimi i ndalimit të lëvizjes gjatë natës është të reduktojë mundësinë e përplasjes, por shumë aktivistë dhe organizata për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë masë si të tepruar dhe shtypëse.

Gjatë të njëjtave protesta është goditur edhe gazetarja australiane, Lauren Tomasi, korrespondente e Nine News.

Ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga qendra e Los Angelesit, ajo u godit në këmbë nga një plumb gome.

Në videon që ka shpërndarë në rrjetet sociale, shihet teksa përkulet nga dhimbja gjersa nuk merrte pjesë në protestë. /Telegrafi/

The post Policia qëllon gruan në derën e shtëpisë me plumb gome në Los Angeles appeared first on Telegrafi.

Protestat e Los Angeles përhapen në të gjithë SHBA-në, qytetet e tjera që i bashkohen

By: Rovena
11 June 2025 at 13:08

Pas disa ditësh demonstratash në Los Angeles kundër bastisjeve të autoriteteve federale të emigracionit, protestat janë përhapur në mbarë Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e mijëra trupave dhe qindra marinsave në Los Angeles për të shtypur protestat, veprim që ka shkaktuar përplasje me zyrtarë shtetërorë dhe vendorë.

Trazirat nisën pasi oficerët federalë arrestuan grupe të mëdha emigrantësh pa dokumente në zona me popullsi të madhe latino-amerikane. Që nga ajo kohë, tubime janë mbajtur në shumë qytete të vendit, dhe priten protesta të tjera në ditët në vijim.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, urdhëroi të martën dislokimin e Gardës Kombëtare në San Antonio, përpara protestave të paralajmëruara. Ai shkroi në platformën X:
“Protesta paqësore është e ligjshme. Dhuna ndaj personave apo dëmtimi i pronës është i paligjshëm dhe do të çojë në arrestime.”

Protesta në qytete të mëdha:

Austin (Texas)
Qindra protestues u mblodhën të hënën mes ndërtesës së Kapitolit të shtetit dhe një ndërtese federale që strehon zyrat e Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE). Policia shtetërore dhe ajo lokale përdorën gaz lotsjellës dhe sprej piperi për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit hodhën shishe, gurë dhe sende të tjera ndaj efektivëve.

Dallas (Texas)
Të hënën, protestues u mblodhën edhe në Dallas, ku të paktën një person u arrestua.

New York (Manhattan)
Të martën, mijëra qytetarë protestuan në jug të Manhattan-it. Policia e Nju Jorkut (NYPD) konfirmoi për BBC se ka kryer “arrestime të shumta”, megjithëse protesta ishte kryesisht paqësore. Kryetari i bashkisë Eric Adams deklaroi se protesta si ato në Los Angeles janë “të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në qytetin tonë”.

San Francisco
Qyteti i San Franciskos është përfshirë gjithashtu nga protesta masive. Mijëra vetë morën pjesë në demonstrata, dhe më shumë se 150 persona u arrestuan të dielën pranë një zyre tjetër të ICE, pas përshkallëzimit të dhunës. Sipas policisë, gjatë trazirave u dëmtuan ndërtesa dhe automjete, ndërsa dy oficerë mbetën të plagosur. Të martën, rreth 200 protestues u mblodhën jashtë Gjykatës së Emigracionit të qytetit.

Philadelphia
Të paktën 15 persona u arrestuan të martën, pas një proteste me rreth 150 pjesëmarrës. Policia lokale tha se turma ndërpreu trafikun dhe rrezikoi sigurinë publike. Disa oficerë përdorën forcë gjatë arrestimeve, për të cilat është paralajmëruar një rishikim procedurial.

Atlanta
Sipas mediave lokale, të hënën në Atlanta u hodhën mjete piroteknike ndaj policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Të martën, qindra persona u mblodhën përgjatë rrugës Buford Highway, dhe të paktën gjashtë protestues u arrestuan.

Chicago
Mijëra protestues u mblodhën pranë një gjykate emigracioni në qytet dhe më pas marshuan në qendër të qytetit të martën në mbrëmje. Mediat vendase raportuan se protesta ishte kryesisht paqësore.

Ëashington D.C.
Të hënën, disa sindikata u mblodhën në kryeqytetin amerikan, duke marshuar para ndërtesës së Departamentit të Drejtësisë. Protesta ishte në shenjë kundërshtimi ndaj ndalimit të liderit sindikal David Huerta gjatë bastisjeve në Los Angeles të premten. Huerta u lirua nga autoritetet federale të hënën në mbrëmje./abcnews.al

Policia bën ‘arrestime masive’ gjatë ‘orës policore’ në Los Angeles

11 June 2025 at 11:33

Policia e Los Angeles filloi të arrestojë njerëz në qendër të qytetit të martën vonë, ndërsa grupet u mblodhën në shkelje të një “ore policore” gjatë natës pas një dite të pestë protestash kundër masave të ashpra të Donald Trump ndaj imigracionit.

Plaçkitjet dhe vandalizmi në qytetin e dytë më të madh të SHBA-së kanë dëmtuar protestat kryesisht paqësore për shkak të arrestimeve të shtuara nga autoritetet e imigracionit, përcjell Telegrafi.

Demonstratat, të cilat filluan të premten, dhe aktet e izoluara të dhunës e shtynë Trump të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm të dërgimit të trupave, pavarësisht kundërshtimit të guvernatorit të shtetit.

Protestat u bënë përsëri të dhunshme pas të martës së errët, por një orë pas “orës policore” gjatë natës vetëm një grusht protestuesish mbetën në qendër të qytetit, me policinë që bëri disa arrestime ndërsa paralajmëroi ata që mbetën të largoheshin.

“Grupe të shumta vazhdojnë të mblidhen në 1st St midis Spring dhe Alameda” brenda zonës së caktuar të orës policore të qendrës së qytetit, shkroi Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD) në X të martën vonë.

“Këto grupe po adresohen dhe po iniciohen arrestime masive”.

Policia arrestoi 25 persona me dyshimin për shkelje të orës policore që nga mbrëmja e së martës, raportoi Los Angeles Times, duke cituar një zëdhënës të LAPD.

Numri i arrestimeve ka të ngjarë të rritet ndërsa forcat e rendit po punojnë për të larguar protestuesit e mbetur nga zona, tha gazeta.

Më parë, kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, tha se kishte lëshuar orën policore “për të ndaluar vandalizmin, për të ndaluar plaçkitjen”. /Telegrafi/

The post Policia bën ‘arrestime masive’ gjatë ‘orës policore’ në Los Angeles appeared first on Telegrafi.

Protestat masive në Los Angeles, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive

By: gaze tare
11 June 2025 at 09:16

Një shtetrrethim është vendosur aktualisht në disa zona të qendrës së Los Anxhelosit, ndërsa autoritetet raportojnë për dhjetëra arrestime të protestuesve.

Demonstratat kundër Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe politikave të administratës Trump janë përhapur në dhjetëra qytete në mbarë vendin, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Teksasin, ku është aktivizuar edhe Garda Kombëtare.

Sipas kryetares së bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, ndalimi i qarkullimit është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe mund të zgjasë për disa ditë. Masat prekin një zonë të kufizuar rreth 1 milje katrore dhe ndikojnë në më pak se 100,000 banorë.

“Ky është një reagim ndaj përshkallëzimit të situatës në terren. Qëllimi është mbrojtja e sigurisë publike, jo shtypja e zërit qytetar,” tha Bass në një deklaratë të martën në mbrëmje.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi se ka kryer arrestime masive, duke ndaluar qindra persona për mosshpërndarje nga zona të paligjshme tubimi. Të paktën 378 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave të premten e kaluar.

The post Protestat masive në Los Angeles, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive appeared first on iconstyle.al.

Los Angeles nën “shtetrrethim” mes protestave kundër dëbimit të emigrantëve

11 June 2025 at 09:08

Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, ka shpallur shtetrrethim në disa zona të qendrës së qytetit si përgjigje ndaj plaçkitjeve dhe dhunës që shpërthyen gjatë protestave kundër bastisjeve të fundit të imigracionit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Bass deklaroi se kushdo që shkel shtetrrethimin do të arrestohet nga forcat speciale të sigurisë. “Unë shpalla një shtetrrethim duke filluar nga sonte në orën 20:00 për Qendrën e Los Anxhelosit, për të ndaluar aktorët e këqij që po përfitojnë nga përshkallëzimi kaotik i Presidentit. Nëse nuk jetoni ose punoni në Qendër të Los Anxhelosit, shmangni zonën. Zbatimi i ligjit do të arrestojë individët që shkelin shtetrrethimin dhe ju do të ndiqeni penalisht”, shkroi ajo.

Sipas raportimeve, gjatë natës janë bërë dhjetëra arrestime për shkelje të orës policore, ndërsa forcat e rendit kanë qenë në gatishmëri të lartë. Deri më tani, nuk është vërejtur prani e trupave të Marinës Amerikane apo Gardës Kombëtare në rrugë. Ora policore është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00, dhe përjashton vetëm banorët, gazetarët dhe shërbimet emergjente.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, më 10 qershor paraqiti një mocion urgjent në gjykatën federale për të ndaluar pjesëmarrjen e Gardës Kombëtare dhe Marinsave në bastisjet e imigracionit. Një gjyqtar ka caktuar një seancë dëgjimore për ditën e nesërme. Ndërkohë, Komandanti i Korpusit të Marinës, Gjenerali Eric Smith, dëshmoi në Senat se batalioni i dërguar në Los Angeles është tashmë i trajnuar për kontrollin e turmës, por theksoi se nuk ka marrë urdhër për të ndërhyrë dhe nuk ka autoritet për të kryer arrestime – detyra e tyre është të mbrojnë pronën dhe agjentët federalë.

Karen Bass dhe Guvernatori Newsom, të dy demokratë, insistojnë se mënyra e vetme për të rikthyer qetësinë është ndalimi i bastisjeve ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe tërheqja e forcave federale nga qyteti. Megjithatë, republikanët kundërshtojnë me forcë këtë qasje.

“Ju nuk keni të drejtë të anashkaloni ligjet federale të imigracionit”, deklaroi guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis. Ai shtoi se “problemi në Kaliforni është se ata kanë qenë një shtet strehë për shumë vite”.

Ish-zyrtari i administratës Trump, Tom Homan, paralajmëroi se bastisjet do të vazhdojnë. Ndërkohë, sipas kreut të Pentagonit, Pete Hegseth, Garda Kombëtare dhe Marinsat do të qëndrojnë në qytet për të paktën 60 ditë, me një kosto prej 134 milionë dollarësh. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, sulmoi ashpër guvernatorin Newsom, duke thënë se ai “duhet të lyhet me katran dhe të mbulohet me pupla” për bashkëpunimin e tij me protestuesit. Newsom u kundërpërgjigj: “Ata anashkalojnë arrestimet dhe kalojnë direkt te format e ndëshkimit të shekullit të 18-të.”

Një nga arkitektët e politikës aktuale të bastisjeve është Stephen Miller, këshilltari i imigracionit gjatë administratës Trump. Në fund të majit, ai argumentoi se arrestimet e gangsterëve dhe kriminelëve nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur objektivat e deportimeve, të cilat mbeten më të ulëta se në kohën e Biden. Miller propozoi bastisje para supermarketeve si Home Depot dhe 7-Eleven, ku mblidhen punëtorë ditorë. Një tjetër figurë kyçe është prokurori federal i Distriktit Qendror të Kalifornisë, Bilal Essayli, familja e të cilit ka shpëtuar nga lufta civile në Liban.

Pavarësisht kritikave, ish-presidenti Trump qëndron i vendosur. “Nuk do të lejoj që Shtetet e Bashkuara të shkatërrohen nga emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët e Botës së Tretë”, deklaroi ai nga baza ushtarake Fort Bragg, duke pretenduar se protestat po financohen nga “dikush”.

“Ne do ta çlirojmë Los Angeles dhe do ta bëjmë atë përsëri të pastër dhe të sigurt”, shtoi ai, duke i quajtur protestuesit “kafshë”. Trump kritikoi gjithashtu faktin që protestuesit “valëvitin flamuj të vendeve të tjera, por jo atë amerikan”, dhe akuzoi se “e djegin flamurin”.

Të hënën në mbrëmje, më 9 qershor, mbi 100 persona u arrestuan dhe tre oficerë policie u plagosën nga sulmet me gurë. Me dërgimin e 4 mijë trupave të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsave në qytet, Los Angeles pritet të mbetet i militarizuar për dy muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, administrata e Trump synon të dërgojë deri në 9 mijë emigrantë në bazën ushtarake të Guantanamos, për të liruar hapësirë në qendrat e paraburgimit në SHBA. Sipas “Washington Post”, mes personave që mund të dërgohen në Kubë janë edhe qindra shtetas nga vende evropiane si Italia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Irlanda, Belgjika, Holanda, Lituania, Polonia, Turqia dhe Ukraina.

The post Los Angeles nën “shtetrrethim” mes protestave kundër dëbimit të emigrantëve appeared first on Sot News | Lajme.

Los Angeles nën “shtetrrethim” mes protestave kundër dëbimit të emigrantëve

By: Rovena
11 June 2025 at 08:59

Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, ka shpallur shtetrrethim në disa zona të qendrës së qytetit si përgjigje ndaj plaçkitjeve dhe dhunës që shpërthyen gjatë protestave kundër bastisjeve të fundit të imigracionit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Bass deklaroi se kushdo që shkel shtetrrethimin do të arrestohet nga forcat speciale të sigurisë. “Unë shpalla një shtetrrethim duke filluar nga sonte në orën 20:00 për Qendrën e Los Anxhelosit, për të ndaluar aktorët e këqij që po përfitojnë nga përshkallëzimi kaotik i Presidentit. Nëse nuk jetoni ose punoni në Qendër të Los Anxhelosit, shmangni zonën. Zbatimi i ligjit do të arrestojë individët që shkelin shtetrrethimin dhe ju do të ndiqeni penalisht”, shkroi ajo.

Sipas raportimeve, gjatë natës janë bërë dhjetëra arrestime për shkelje të orës policore, ndërsa forcat e rendit kanë qenë në gatishmëri të lartë. Deri më tani, nuk është vërejtur prani e trupave të Marinës Amerikane apo Gardës Kombëtare në rrugë.

Ora policore është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00, dhe përjashton vetëm banorët, gazetarët dhe shërbimet emergjente.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, më 10 qershor paraqiti një mocion urgjent në gjykatën federale për të ndaluar pjesëmarrjen e Gardës Kombëtare dhe Marinsave në bastisjet e imigracionit. Një gjyqtar ka caktuar një seancë dëgjimore për ditën e nesërme.

Ndërkohë, Komandanti i Korpusit të Marinës, Gjenerali Eric Smith, dëshmoi në Senat se batalioni i dërguar në Los Angeles është tashmë i trajnuar për kontrollin e turmës, por theksoi se nuk ka marrë urdhër për të ndërhyrë dhe nuk ka autoritet për të kryer arrestime – detyra e tyre është të mbrojnë pronën dhe agjentët federalë.

Karen Bass dhe Guvernatori Newsom, të dy demokratë, insistojnë se mënyra e vetme për të rikthyer qetësinë është ndalimi i bastisjeve ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe tërheqja e forcave federale nga qyteti. Megjithatë, republikanët kundërshtojnë me forcë këtë qasje.

“Ju nuk keni të drejtë të anashkaloni ligjet federale të imigracionit”, deklaroi guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis. Ai shtoi se “problemi në Kaliforni është se ata kanë qenë një shtet strehë për shumë vite”.

Ish-zyrtari i administratës Trump, Tom Homan, paralajmëroi se bastisjet do të vazhdojnë. Ndërkohë, sipas kreut të Pentagonit, Pete Hegseth, Garda Kombëtare dhe Marinsat do të qëndrojnë në qytet për të paktën 60 ditë, me një kosto prej 134 milionë dollarësh.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, sulmoi ashpër guvernatorin Newsom, duke thënë se ai “duhet të lyhet me katran dhe të mbulohet me pupla” për bashkëpunimin e tij me protestuesit. Newsom u kundërpërgjigj: “Ata anashkalojnë arrestimet dhe kalojnë direkt te format e ndëshkimit të shekullit të 18-të.”

Një nga arkitektët e politikës aktuale të bastisjeve është Stephen Miller, këshilltari i imigracionit gjatë administratës Trump. Në fund të majit, ai argumentoi se arrestimet e gangsterëve dhe kriminelëve nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur objektivat e deportimeve, të cilat mbeten më të ulëta se në kohën e Biden. Miller propozoi bastisje para supermarketeve si Home Depot dhe 7-Eleven, ku mblidhen punëtorë ditorë.

Një tjetër figurë kyçe është prokurori federal i Distriktit Qendror të Kalifornisë, Bilal Essayli, familja e të cilit ka shpëtuar nga lufta civile në Liban.

Pavarësisht kritikave, ish-presidenti Trump qëndron i vendosur. “Nuk do të lejoj që Shtetet e Bashkuara të shkatërrohen nga emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët e Botës së Tretë”, deklaroi ai nga baza ushtarake Fort Bragg, duke pretenduar se protestat po financohen nga “dikush”.

“Ne do ta çlirojmë Los Angeles dhe do ta bëjmë atë përsëri të pastër dhe të sigurt”, shtoi ai, duke i quajtur protestuesit “kafshë”. Trump kritikoi gjithashtu faktin që protestuesit “valëvitin flamuj të vendeve të tjera, por jo atë amerikan”, dhe akuzoi se “e djegin flamurin”.

Të hënën në mbrëmje, më 9 qershor, mbi 100 persona u arrestuan dhe tre oficerë policie u plagosën nga sulmet me gurë. Me dërgimin e 4 mijë trupave të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsave në qytet, Los Angeles pritet të mbetet i militarizuar për dy muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, administrata e Trump synon të dërgojë deri në 9 mijë emigrantë në bazën ushtarake të Guantanamos, për të liruar hapësirë në qendrat e paraburgimit në SHBA. Sipas “Washington Post”, mes personave që mund të dërgohen në Kubë janë edhe qindra shtetas nga vende evropiane si Italia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Irlanda, Belgjika, Holanda, Lituania, Polonia, Turqia dhe Ukraina.

Protestat në SHBA, gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave në Los Angeles

By: user 11
11 June 2025 at 07:22

Ndërsa protestat pro-emigracionit vazhdojnë në Kaliforni, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera në SHBA, Trump sulmon autoritetet lokale.

“Nëse nuk do të kisha dërguar trupa në Los Angeles, ai qytet do të ishte në flakë tani, njësoj si 25,000 shtëpitë e rrafshuara nga një guvernator dhe kryetar bashkie i paaftë”. Presidenti amerikan po i referohet Gavin Newsom dhe Karen Bass, duke i sulmuar gjithashtu ata për vonesat në rindërtimin pas zjarreve.

Ndërkohë, një gjykatë federale ka lëshuar një urdhër që kufizon përdorimin e trupave ushtarake në Los Angeles. Përdorimi i trupave, urdhëroi gjykatësi i distriktit Charles Breyer, duhet të kufizohet në mbrojtjen e ndërtesave federale.

The post Protestat në SHBA, gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave në Los Angeles appeared first on Lapsi.al.

❌
❌