Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Vendoset nën kontroll zjarri në Zhelinë

19 July 2025 at 19:53

Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, kështu ka informuar Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali.

Ai ka falenderuar të gjitha shërbimet për reagimin e plotë, teksa ka sqaruar se ekipet ende ndodhen në terren.

“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll. Falënderim për të gjitha shërbimet e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë! Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga riaktivizimi”, njofton Ali.

Kujtojmë se zjarri në Zhelinë u përhap sot pasdite, teksa kryetari i komunës Blerim Sejdiu tha se dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme.

The post Vendoset nën kontroll zjarri në Zhelinë appeared first on Telegrafi.

DMSH: Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit në Zhelinë, aktivizohen dhe dy “Air traktorë”

19 July 2025 at 18:05

Në shuarjen e zjarrit mes Zhelinës dhe Erebinës, me të cilin janë përfshirë vetegjetacioni dhe shkurre e thatë, janë kyçur dy aeroplanë “Er traktor”, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në terren tashmë po veprohet me një helikopter ushtarak, një kamion policie MAN me një cisternë tetë tonëshe dhe një top uji, dy pinzgauerë, një “Hermelin”, 30 ushtarë dhe disa ekipe të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Shkupit së bashku me zjarrfikësit nga NJTZ të Tetovës.

Siç njoftoi paraprakisht LAMM, për shkak të zjarrit në orën 13:15, rruga rajonale Tetovë – Shkup nga mbikalimi Dobarski deri te pompa e benzinës “Xhezo Petrol” është e mbyllur për komunikacion. Komunikacioni po devijohet përgjatë autostradës Tetovë-Shkup-Tetovë pranë fshatit Grupçin dhe fshatit Zhelinë.

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 14, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe tre janë shuar.

Përveç zjarrit në Zhelinë, janë aktive edhe zjarret në komunat Vasilevë – fshati Niviçinë, ku digjet pyll me kërcell të ulët, Makedonski Brod – fshati Greshnicë me pyll të përzier të prekur dhe vegjetacion të ulët, Prilep – midis fshatrave Careviq dhe Smolan, pyll i përzier dhe vegjetacion  të ulët. Për shkak të erës së forta, zjarri në Veles është përsëri aktiv – pranë fshatrave Xhidimirc – Krushje – Ivankovc, me degë në disa drejtime, ku është prekur pyll i përzier me kërcell të ulët të degraduar, dhe ka një zjarr në Komunën e Sarajit pranë rrethrrotullimit ku digjet bar i thatë.

The post DMSH: Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit në Zhelinë, aktivizohen dhe dy “Air traktorë” appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Zhelinë, Sejdiu: Dyshojmë se është shkaktuar qëllimisht

19 July 2025 at 16:43

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dyshon se zjarri në rajonin e Zhelinës, në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë, është shkaktuar qëllimisht.

“Në bazë të informacioneve tona dhe Njësisë së Zjarrfikësve Tetovë, kanë hasur në tre goma të ndezura, për të cilat ne dyshojmë që janë qëllimisht të hedhura këtu dhe jemi duke punuar edhe me Prokurorinë dhe me Policinë e Tetovës, edhe të Grupçini kuptohet, që të gjejmë autorët e kësaj vepre të shëmtuar”, tha Sejdiu.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se zjarri nuk i rrezikon vendbanime, ndërkaq theksoi se shumë shpejt pritet të vihet në kontroll.

“Momentalisht e kemi helikopterin e Ushtrisë në terren. Në ora 16 pritet dy aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të vijnë për ndihmë për shuarjen e zjarrit. Nuk rrezikohen vendbanimet, besoj shumë shpejtë zjarrin do ta shuajmë, do ta neutralizojmë”, tha Ali.

Kujtojmë se aktualisht për shkak të zjarrit, LAMM njoftoi se rruga rajonale Tetovë-Shkup mbetet e bllokuar.

The post Zjarri në Zhelinë, Sejdiu: Dyshojmë se është shkaktuar qëllimisht appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

19 July 2025 at 15:25

Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.

“Që nga ora 13:15, rruga rajonale Tetovë–Shkup, në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një zjarri që ka shpërthyer, ndërsa qarkullimi po devijohet nëpër autostradën TE-SH-TE, te fshatrat Grupçin dhe Zhelinë”, thonë nag LAMM.

Në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr, përballë fshatit Dëbërc po digjet mali.

 

The post Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll

16 July 2025 at 20:50

Aktive janë tri zjarre në sipërfaqe të hapur deri në orën 12:00, nga gjithsej pesë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Është shuar një, ndërsa nën kontroll është një zjarr në vend të hapur.

QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Komunën Veles në fshatrat Xhidimircë – Krushjë – Ivankovci ku po digjet pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod ndërmjet fshatit Creshnevë, Llokvicë, Krapë po digjet pyll i degraduar ahu, shkurre dhe vegjetacion i ulët edhe në Komunën Vasilevë në fshatin Niviçinë ku po digjet pyll me kërcell të ulët.

Nën kontroll është vendosur zjarri në Komunën Dojran në fshatin Nikoliç ku po digjet pyll me kërcell të ulët.

Është shuar një zjarr në Komunën Çuçer Sandevë në fshatin Gornjan ku u dogj pyll me kërcell të ulët.

The post QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll appeared first on Telegrafi.

QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

12 July 2025 at 11:50

Deri në mesditë, dje në vend ishin regjistruar gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se katër prej tyre ishin ende aktive – në komunën e Dojranit, pranë fshatit Nikoliq, ku po digjet një pyll i ulët, në komunën Cashka ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, në Kumanovë në vendin Preovce ku po digjet bimësi e ulët, si dhe në Nagoriçan të vjetër.

Qytetarët morën një mesazh SMS për gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, me një njoftim për ndalimin e lëvizjes në pyje.

Qendra për Menaxhimin e Krizave shpjegoi se ky ishte një mesazh testues, i dërguar me qëllim të kontrollit të sistemit për njoftim masiv të popullsisë në rast të situatave të krizës.

The post QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll

11 July 2025 at 21:40

Deri në mesditë, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kumtojnë se 4 prej tyre mbeten aktive – në komunën e Dojranit afër fshatit Nikoliç, ku digjet pyll me drurë të ulët, në komunën e Çashkës nën Solunska Glava ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, njoftojnë autoritet. Po ashtu, në Kumanovë në vendin Preovcë me djegie të vegjetacionit të ulët, si dhe në Nagoriçan të Vjetër në fshatin Rugincë.

“Gjashtë zjarre janë vënë nën kontroll. Dy janë lokalizuar – në komunën e Prilepit afër fshatit Beshishte dhe në komunën e Shën Nikollës afër fshatit Delisincë, ku u përfshi vegjetacion i ulët dhe një shtëpi e vjetër e braktisur. Në orët e kaluara janë shuar plotësisht dy zjarre – në Çuçer Sandevë afër kishës Shën Trinia dhe në Makedonski Brod afër fshatit Belicë”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga QMK sqarojnë se përveç pjesës qendrore të vendit, pjesa tjetër e territorit të shtetit është nën rrezik të lartë zjarresh, dhe ka një rrezik të ulët në zonat përreth maleve të Sharrit dhe rajoneve të tjera më pak të rrezikuara.

The post QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

By: user7
11 July 2025 at 11:08

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot që të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjatë një takimi në Durrës me kryetarët e Bashkive, Rama tha se atyre duhet t’u rijepet mudësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Sipas tij, votat që PS mori në zgjedhjet e 11 majit anë rritur diferencën midis të qenurit anëtarë partie dhe të dashurit këtë parti në krye.

“Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë e kanë rritur diferencën midis asaj sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye dhe do të thotë që të rrisim edhe hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne”, tha Rama.

The post Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen appeared first on Lapsi.al.

MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr

10 July 2025 at 22:43

Pjesëtarë të Policisë kanë privuar nga liria dy persona që u kapën duke shkaktuar zjarr.

“Më 10.07.2025 në orën 15:30, gjatë patrullimit në rrugën midis Kadinos dhe Miladinovcit nga nëpunësit policor të Njësisë së Policisë Ndërhyrëse në SPB Shkup, është vërejtur tym i zi, si dhe janë gjetur dy persona të cilët kishin ndezur kabllo pranë barit të thatë dhe mbeturinave (deponi ilegale)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se me një reagim të shpejtë, zjarri u pengua të përhapej dhe u shua.

“Është konfirmuar se personi në fjalë është I.B. (39) nga Kumanova dhe A.B. (31). Personat janë të privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë dhe do të njoftohet Prokurori Publik për të paraqitur një kallëzim përkatës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

The post MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr appeared first on Telegrafi.

Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

9 July 2025 at 22:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli për shkaqet e zjarreve dhe për aktivitetet që po ndërmerr MPB-ja.

Ai tha se shfaqja e zjarreve kryesisht është për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, por gjithashtu shtoi se MPB-ja ka dyshime se një pjesë e tyre janë të qëllimshme, pra shkaku është faktori njerëzor.

“Sot patëm rreth 20 zjarre dhe mund të them se për momentin ato janë nën kontroll. U dhanë përpjekje maksimale njerëzore për përballimin e kësaj stuhie të zjarrtë. Për disa nga zjarret ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri. Aktualisht po hetohen disa pista për zjarret e qëllimshme, afër objekteve infrastrukturore kyçe, rrugëve, zonave të populluara dhe natyrisht objekteve private. Nuk dua të spekuloj, por duhet të përmend se mund të kemi të bëjmë me një skenar ndryshe nga ai që do të konsideronim si aksidental. Institucionet janë në terren dhe shpresoj që së shpejti të ndriçohen të gjitha rastet që i shkaktuan këto zjarre. Sa i përket zjarrit që ndodhi sot në Vizbegë, në një pikë private të mbeturinave, janë ndaluar pronarët dhe me urdhër të prokurorit publik do të dalin përpara gjyqtarit hetues. Nën kontroll janë vendosur zjarret në Dojran, Nikoliç, Kriva Pallankë, Orman, Volkovo, si dhe zjarri në Samokov dhe, siç përmenda më parë, edhe ai në Vizbegë. Sot është aktivizuar edhe mekanizmi për ndihmë nga Bashkimi Evropian për përballimin e zjarreve. Të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në funksion maksimal.”, u shpreh Toshkovski.

The post Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht appeared first on Telegrafi.

TEKSAS – 24 të vdekur dhe 20 të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese

KERR, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Nuk e dinim që kjo përmbytje po vinte. Askush nuk e dinte që ky lloj përmbytjeje po vinte. Nuk kemi një sistem paralajmërimi në zonë, deklaroi gjykatësi Rob Kelly, zyrtari më i lartë në Qarkun Kerr, zonën e Teksasit të shkatërruar nga përmbytja.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, shpjegoi se “brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 8 metra dhe ndodhi një përmbytje shkatërruese, e cila mori pronë dhe për fat të keq edhe jetë njerëzore”.

Drejtori dhe bashkëpronari i një kampi vajzash në Hunt, Teksas, u gjet i vdekur në përmbytjen katastrofike që goditi zonën, duke rritur kështu numrin e viktimave të caktuara, ndërsa 20 vajza nga një kamp tjetër janë ende të zhdukura, raportoi CNN.

Kampi, i vendosur përgjatë lumit Guadalupe, nuk ishte aktiv në kohën e përmbytjes dhe “shumica e atyre që ishin në kamp në atë kohë u gjetën në një pozicion të ngritur kodrinor. /os/

The post TEKSAS – 24 të vdekur dhe 20 të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QMK: Zjarri në rajonin e Vallandovës nuk është vendosur ende nën kontroll, po përhapet në dy krahë

2 July 2025 at 20:59

Zjarri në Gërçishtë të Vallandovës, i cili shpërtheu dje pasdite, sot në mëngjes përsëri është aktivizuar i nxitur nga era e fuqishme dhe e nxehtë dhe për momentin është kapluar sipërfaqe e madhe me çka zjarri është shpërndarë në dy krahë prej të cilëve njëri lëviz drejt fshatrave Kazan Doll dhe Furka, ndërsa i dyti drejt komunës Bogdanci, njoftuan sot pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar më shumë se 50 persona, ndërsa kryetari i Vallandovës, Pero Kostadinov ka kërkuar mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit, por siç informojnë nga QMK ishin njoftuar nga MPB se për arsye teknike nuk mund të sigurojnë mbështetje me helikopter.

“Përveç kësaj, QMK-ja parashtroi një kërkesë edhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), por deri më tani nuk ka pasur përgjigje. Paralelisht, i është dërguar kërkesë Shtatmadhorisë së Armatës për mundësinë e angazhimit të mbështetjes ajrore dhe pritet përgjigje nga ana e tyre”, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Nga aty shtojnë se ky është një zjarr serioz që përfshin një sipërfaqe të madhe me vendbanime të shpërndara, gjë që përbën kërcënim potencial për jetën dhe shëndetin e popullsisë, si dhe për objektet, pronën dhe infrastrukturën në rajonin e prekur nga zjarri.

The post QMK: Zjarri në rajonin e Vallandovës nuk është vendosur ende nën kontroll, po përhapet në dy krahë appeared first on Telegrafi.

Evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone/ Turqia nuk gjen “qetësi”, nga zjarret masive

1 July 2025 at 18:38

Në deklaratat e tij, Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli , tha se 342 zjarre serioze kanë shpërthyer në të gjithë Turqinë që nga e premtja .

Zjarret pyjore që shpërthyen në Turqi po vazhdojnë për të tretën ditë radhazi . Aktualisht janë evidentuar ka 4 vatra kryesore , nga të cilat zjarri është përhapur në fronte të veçanta.

Më hollësisht, sipas agjencisë turke të lajmeve Annadolu, forcat ajrore dhe tokësore po punojnë vazhdimisht për të shuar zjarret në pyje në rajonet Seferihisar, Menderes dhe Buca të Izmirit , në rajonet Akhisar, Ahmetli dhe Kula të Manisës , në rajonin Sutculer të Ispartës dhe në rajonin qendror Antakya të Hatay . Helikopterët e Forcave të Armatosura Turke (TAF) po mbështesin gjithashtu përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

The post Evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone/ Turqia nuk gjen “qetësi”, nga zjarret masive appeared first on Sot News | Lajme.

“Krah për krah me ushtrinë deri në fund”/ Tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane

24 June 2025 at 19:18

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

The post “Krah për krah me ushtrinë deri në fund”/ Tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm në Belsh/ Fundosje masive të tokës pranë disa banesave, krijohen gropa karstike me thellësi të frikshme

23 June 2025 at 14:55

Një fenomen i rrezikshëm natyror ka rikthyer shqetësimin në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit ku disa gropa karstike me thellësi të konsiderueshme janë shfaqur pranë disa banesave duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e familjeve të zonës.

Sipas banorëve dhe burimeve nga pushteti vendor, bëhet fjalë për gropa të thella 10-20-25 metra dhe të gjera 1 deri në 3 metër, të cilat janë krijuar në mënyrë graduale gjatë dy-tre muajve të fundit duke përpirë oborre, rrugë dytësore dhe pjesë të tokës bujqësore.

Paniku dhe pasiguria janë rritur ndjeshëm, pasi një bllok i tërë banimi ndodhet në afërsi të zonës së fundosjes.Zona e Dumresë e njohur për karakterin e saj karstik, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 360 km² dhe është një ndër zonat më të veçanta gjeologjikisht në Shqipëri. Ajo numëron mbi 84 liqene natyrore të krijuara kryesisht nga shkrirja e shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, procese që vazhdojnë edhe sot duke sjellë pasoja të papritura.

Ekspertët paralajmërojnë se fenomenet e këtij lloji mund të përkeqësohen për shkak të aktivitetit të nëndheshëm, ndërsa kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe studime të thelluara për të kuptuar ndikimin real në tokat e banuara dhe në strukturat ndërtimore

Të shqetësuar dhe në pasiguri të plotë për jetën e tyre, disa prej banorëve të prekur nga fenomeni tregojnë se situata është jashtëzakonisht shqetësuese .Tajar Broshka, Halit Broshka dhe Lina Çarçiu këtë të Hënë kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme. Ata deklarojnë se fundosja tektonike po i afrohet frikshëm banesave të tyre dhe se nuk mund të qëndrojnë më në shtëpi, për shkak të rrezikut real të shembjes së tokës.

“Çdo natë e kalojmë me ankth, dëgjojmë zhurma poshtë tokës, dhe shohim si toka shembet centimetër pas centimetri. Nuk presim më, do largohemi vetë.” u shpreh njëri prej banorëve. Sipas informacioneve nga terreni, drejtues të pushtetit vendor të Belshit kanë mbërritur në zonë gjatë kësaj fillim jave duke monitoruar nga afër situatën dhe duke bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm të familjeve që jetojnë më pranë zonës së rrezikut.

Megjithatë, vetë banorët theksojnë se nuk ka ende zgjidhje konkrete afatgjatë dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat shtetërore, Instituti i Gjeoshkencave dhe Emergjencat Civile, për të garantuar jo vetëm sigurinë, por edhe trajtim dinjitoz në rast zhvendosjeje.Ndërsa fenomenet karstike janë pjesë e veçantë e natyrës së Dumresë, shfaqja e tyre në zonat e banuara është gjithnjë një sinjal alarmi për strukturat e emergjencës dhe mbrojtjes civile. Ndërhyrja në kohë, monitorimi i vazhdueshëm dhe transparenca me publikun janë thelbësore për të shmangur pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.

The post Alarm në Belsh/ Fundosje masive të tokës pranë disa banesave, krijohen gropa karstike me thellësi të frikshme appeared first on Sot News | Lajme.

Rusia nis sulme masive në Ukrainë, një i vdekur në Odesa

10 June 2025 at 07:36

Rusia ka nisur një sulm “masiv” me dronë në Kiev, ndërsa një repart materniteti në Odesa është bërë gjithashtu cak i sulmeve.

Sulmi me dron në Odesa goditi objektet mjekësore dhe ndërtesat e banimit, duke vrarë një burrë 59-vjeçar dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Guvernatori Oleg Kiper në Telegram.

Në kryeqytet, shërbimet e emergjencës u thirrën në katër rrethe disa orë pas mesnatës të martën, tha Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sulmet e fundit vijnë pas sulmit më të madh me dron të Rusisë në Ukrainë të hënën. Moska tha se ky sulm ishte një masë hakmarrëse për sulmet e fundit të Ukrainës brenda Rusisë.

Pasi një sulm i fshehtë me dron ukrainas i quajtur “Operacioni Rrjeta e Merimangës” goditi bazat ajrore thellë brenda Rusisë më 1 qershor, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i telefonoi Vladimir Putinit. Trump tha se presidenti rus kishte premtuar të përgjigjej “shumë fuqishëm” ndaj sulmeve.

Alarmet për sulme ajrore ishin në fuqi në pjesë të mëdha të Ukrainës gjatë sulmit herët të martën, tregoi harta zyrtare e ndihmës ajrore të vendit, duke përfshirë rajonet e Donetskut, Luhanskut dhe Kharkivit në lindje.

Ky sulm vjen pas fillimit të një shkëmbimi të të burgosurve të hënën, ku do të kthehen të burgosurit e luftës të sëmurë dhe të plagosur rëndë, ata nën moshën 25 vjeç dhe trupat e 12,000 ushtarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia nis sulme masive në Ukrainë, një i vdekur në Odesa appeared first on Euronews Albania.

Sulme masive nga Ukraina, 600 mijë banorë pa energji elektrike në rajonet ruse

3 June 2025 at 10:35

Disa distrikte komunale në rajonet Kherson dhe Zaporozhye, aktualisht nën kontrollin e forcave ruse, janë përballur me ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike si pasojë e një sulmi masiv me dron të kryer nga Ukraina në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit.

Sipas autoriteteve lokale të instaluara nga Rusia, Ukraina përdori dronë sulmues me krahë të fiksuar (UAV) për të goditur infrastrukturën energjetike në këto zona. Guvernatori i Rajonit të Khersonit, Vladimir Saldo, tha se mbeturinat nga dronët e rrëzuar dëmtuan dy nënstacione elektrike – një në rrethin Genichesky të Khersonit dhe tjetri në Melitopol të Zaporozhyes.

Në Rajonin e Zaporozhyes, sipas Guvernatorit Yevgeny Balitsky, pasojat sollë 457 vendbanime pa energji elektrike, duke prekur mbi 600,000 banorë.

Në Rajonin e Khersonit, mbi 104,000 njerëz në 150 vendbanime në distriktet Genichesky, Novotroitsky, Ivanovsky dhe Nizhneserogozsky u prekën nga ndërprerja e energjisë.

Në lagjen Genichesky, një transformator elektrik u përfshi nga flakët si pasojë e granatimeve, por zjarrfikësit e Ministrisë ruse të Emergjencave arritën ta neutralizojnë zjarrin. Inxhinierët e energjisë kanë nisur menjëherë përpjekjet për rivendosjen e furnizimit me energji në të dy rajonet.

Guvernatori Balitsky theksoi gjithashtu se objektet me rëndësi shoqërore, përfshirë spitale dhe struktura të tjera publike, janë lidhur me burime rezervë për të garantuar funksionimin e tyre pas ndërprerjes.

The post Sulme masive nga Ukraina, 600 mijë banorë pa energji elektrike në rajonet ruse appeared first on Euronews Albania.

Kushtet atmosferike/ Reshjet e dendura të shiut sjellin përmbytje në Nigeri, ja bilanci fatal

30 May 2025 at 17:13

Reshjet kanë zgjatur për disa orë, tha kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Shtetit Niger , Abullahi Baba-Arah. Ai shtoi se “ujërat e përmbytjeve kanë mbuluar dhe shkatërruar mbi 50 shtëpi banimi së bashku me banorët e tyre”.

Të paktën 110 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në qendër të Nigerisë, njoftojnë zyrtarët për BBC-në. Sipas autoriteteve, lagjet Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa në qytetin Mokwa janë zonat më të prekura nga përmbytjet.

Kreu i distriktit të Mokwa-s, Muhammad Shaba Aliyu, tha se kjo është përmbytja më e rëndë që ka ndodhur në komunitet në 60 vitet e fundit.

“I lutemi qeverisë të na ndihmojë,” tha Aliyu. Kjo përkon me fillimin e stinës së reshjeve në Nigeri. Shumë pjesë të veriut të Nigerisë përjetuan reshje të dendura dhe përmbytje gjatë vitit 2024, të cilat shkaktuan vdekje, zhvendosje të njerëzve dhe shkatërrim të shtëpive dhe infrastrukturës.

Në vitin 2022, vendi pësoi gjithashtu përmbytje të rënda që detyruan rreth 1.3 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë dhe shkaktuan më shumë se 600 viktima.

The post Kushtet atmosferike/ Reshjet e dendura të shiut sjellin përmbytje në Nigeri, ja bilanci fatal appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjike/ Vdes nga uria një fëmijë 4-vjeçar në Gaza, OKB jep alarmin: Katastrofë e masave të padëgjuara

25 May 2025 at 17:51

Një djalë katërvjeçar, Mohammad Mustafa Yassin, humbi jetën nga uria. Kjo tragjedi ka goditur Rripin e Gazës duke qenë rast i paralajmëruar për këto ndodhi pasuese.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, mbi 240 persona të tjerë  shumica fëmijë dhe të moshuar  kanë ndërruar jetë për shkak të mungesës së ushqimit dhe barnave, pasi Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave që nga fillimi i marsit.

Popullsia e Gazës, prej 2.1 milionë banorësh, po përballet me uri masive dhe mungesë të theksuar të nevojave bazë për mbijetesë. Deri para rrethimit, ndihmat humanitare arrinin me rreth 600 kamionë në ditë  minimumi i nevojshëm sipas organizatave ndërkombëtare  ndërsa aktualisht, vetëm 119 kamionë kanë hyrë gjatë gjithë javës së fundit.

Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, ka kritikuar ashpër kufizimin ekstrem të ndihmave, duke deklaruar se situata është alarmante dhe se uria po përdoret si një mjet lufte. “Kjo është një krizë e krijuar nga njeriu. Të gjithë në Gaza janë të uritur. Jemi përballë një katastrofe të përmasave të padëgjuara,” tha ai.

Deklarata të përbashkëta nga 80 vende kanë paralajmëruar për “krizën më të rëndë humanitare” që nga tetori i vitit të kaluar, duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare.

Uria masive dhe vdekjet e fëmijëve kanë ngjallur zemërim dhe reagime në rritje, përfshirë edhe nga aleatë perëndimorë të Izraelit si Britania, Kanadaja dhe Franca, të cilët kanë shtuar presionin për një zgjidhje humanitare urgjente.

The post Tragjike/ Vdes nga uria një fëmijë 4-vjeçar në Gaza, OKB jep alarmin: Katastrofë e masave të padëgjuara appeared first on Sot News | Lajme.

Azerbajxhani pretendon se në Karabakh janë zbuluar dy varre masive dhjetëravjeçare

2 May 2025 at 18:21

Varre masive të zbuluara në Shusha dhe Khojaly të Karabakut zbulojnë mbetjet e civilëve të zhdukur që nga Lufta e Parë e Karabakut, me prova të torturave të mundshme, pretendojnë autoritetet e Azerbajxhanit.

Autoritetet e Azerbajxhanit thanë të premten se dy varre masive janë zbuluar në rajonin e Karabakut, një në afërsi të qytetit të Shushës dhe një tjetër pranë qytetit të Khojaly-t.

Varret besohet se përmbajnë eshtrat e civilëve që u zhdukën gjatë Luftës së Parë të Karabakut.

Ekspertët kanë zbuluar eshtra dhe fragmente të tjera që i përkasin të paktën shtatë individëve. Provat e gjetura tregojnë mundësinë që ata të jenë torturuar para vdekjes së tyre. Civilët ka të ngjarë të jenë varrosur në atë vend gati 25 vjet më parë.

Varri i dytë, pranë Shushës, përmban mbetje që tregojnë të paktën pesë individë të varrosur atje. Karabaku ishte vendi i vrasjeve masive gjatë konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Azerbajxhani pretendon se në Karabakh janë zbuluar dy varre masive dhjetëravjeçare appeared first on Euronews Albania.

❌
❌