Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Pas “SKY”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri

By: V K
16 July 2025 at 09:16

Në një kohë kur shumë nga elementët e botës së Krimit në Shqipëri, kanë humbur qetësinë e tyre, për shkak të daljes së komunikimeve në aplikacionin “Sky”, një tjetër “bombë atomike” është administruar në kasaforën e SPAK, ku pritet të aplikohet si provë bindëse për arrestimin e personave që kanë kryer krime të ndryshme.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se prej disa muaj në SPAK ka mbëritur nga autoritet hollandaze një pjesë e madhe e kodeve të aplikacionit “Matrix”,i cili rezulton të jetë përdorur gjerësisht nga bota e krimit në Shqipëri.

Njësoj si aplikacioni “Sky” që çdo përdorues indetifikohej me një kod unik, edhe “Matrix” ka funksionuar përmes një kodi të tillë.

Por dy aplikacionet që tashmë janë administruar nga SPAK, kanë një ndryshim mes tyre, pasi kodet e “Sky” janë numerikë dhe të gërmëzuar, si për shembull “TIV9E3” që i përkiste Behar Bajrit.

Ndërsa “Matrix” është i formësuar vetëm me kode numerikë dhe jo shkronja, si për shembull “664831584” që i përket një personi të paidentifikuar.

Mësohet se aplikalcioni “Matrix”, është përgjuar masivisht tek të gjithë përdoruesit në një kohë më të shkurtër, diku tek 4 muajt e fundit të vitit 2024.

Ndërsa “Sky”, përmes një aparati telefonik është përgjuar masivisht me vendim të gjykatës së Lilës në Francë, në një periudhë më të gjatë kohore, diku tek 2 vite.

Të dyja aplikacionet, ka shumë gjasa të sjellin një valë të re tronditje të botës së krimit dhe zyrtarëve, të cilët kanë përdorur aplikacionet për dërgimin e mijëra mesazheve komunikuese për të kryer trafikun e drogës, vrasjet, rrëmbimin e personave dhe krime të ndryshme.

Në shqipëri, “Matrix” është përdorur gjerësisht nga persona që kryenin vrasje me pagesë dhe trafik kokaine.

SPAK, shpreson që përmes këtij aplikacioni të hedhë dritë mbi një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në Shqipëri, por jo vetëm.

Ndërkohë shumë biseda të zhvilluara në “Matrix”, ka shumë gjasa të përdoren nga prokuroria dhe në proceset gjyqësore që kanë nisur tashmë në gjykatën e posaçme.

Një pjesë të madhe të kodeve dhe komunikimeve të zhvilluara përmes sms-ve në “Matrix” dhe “Sky”, fillimisht SPAK i ka marë nga Belgjika, Hollanda dhe Franca, jo zyrtarisht dhe jo në formën që i kërkon ligji.

Ato kanë ardhur në rrugë operative në këtë institucion, për t`i dhënë akses në informacion dhe futjen e prokurorëve brenda bërthamës së grupeve kriminale, duke i lexuar të gjitha sms-të që anëtarët e grupeve i kanë dërguar njëri-tjetrit për krime të ndryshme.

Pasi lexohet këto komunikime për episode të veçanta të kryerjes së një vepre penale, oficerët e BKH-së fillojnë dhe ndërtojnë dosjen nga ana proceduriale, ku fillimisht relatojnë informacionin tek prokurori i çështjes duke informuar se në rrugë operative kanë hyrë në dijeni të një grupi kriminal dhe kodet “Sky” apo “Matrix” që përdorin anëtarët e grupeve.

Prokurori pasi shikon informacionin e relatuar nga oficerët e BKH-së, vendos të rregjistrojë procedimin penal, dhe mbi bazën e këtij procedimi fillon dërgon letërporosi në Hollandë, Francë, Hollandë, Belgjikë dhe në “EuroJust”, duke kërkuar kode specifike pikërisht mbi personat që ka nisur hetimin.

Çështja e parë që u kanalizua në gjykatën e posaçme me të pandehur që kishin përdorur aplikacionin “Sky”, është rasti i arrestimit të grupit të Plaurent Dervishaj në Durrës, të cilët synuan të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin.

Por në këtë atentat kundër tyre të ndodhur në Durrës, mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës.

Më pas komunikimet e “Sky” u përdorën dhe për goditjen e grupeve të tjera kriminale si në Shkodër etj.

Ndërsa çështja e parë që SPAK, ka kërkuar dhe përdorur si provë materiale në gjykatë të aplikacionit “Matrix”, është dosja ku të pandehur janë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.

Ndërkohë kode të tjerë janë dërguar në Hollandë për të tërhequr komunikimet, por ende letërporositë nuk janë ekzekutuar.

The post Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Pas “SKY”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

15 July 2025 at 21:26

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaron se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit “Matrix” do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar. I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë […]

The post Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës appeared first on BoldNews.al.

VOA: Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës

By: user 6
9 December 2024 at 21:12

Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë.

Komunikimet iu dhanë Greqisë nga EUROPOL në vjeshtën e vitit 2023 në rreth 4500 dosje me mbi 25000 mesazhe të shkëmbyera mes personave të dyshuar të përfshirë në rrjete kriminale, sidomos të trafikut të drogës.

Sipas policisë greke pas urdhër arresteve për mbi 15 shtetas shqiptarë, të dyshuar në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe trafikun e kokainës nga Spanja në drejtim të Greqisë dhe Shqipërisë. Hetimet po kryhen për të zbuluar aktivitete të tjera kriminale.

Sipas burimeve zyrtare policore greke Shërbimi i Brendshëm i Policisë me urdhër të Prokurorit ka përfshirë hetime edhe për lidhjet e oficerëve të lartë të antidrogës greke me eksponentë të trafikut të drogës, mes të cilëve edhe një shtetas i dyshuar nga Shqipëria, që vuan dënimin në burgjet greke.

Policia greke njoftoi masa ndalimi ndaj një oficeri të policisë greke dhe dy shtetasve, një shqiptar dhe një grek të dyshuar për trafik droge.

Shtypi grek publikoi të hënën një dokument ku me shkrim dore janë shkruar në një letër disa numra telefoni të vëna në përgjim nga antidroga greke. Sipas shtypit grek oficeri i antidrogës greke e dërgon dokumentin, përmes platformës “Sky ECC”, tek njëri prej trafikantëve, për ta sinjalizuar.

Në periudhën 2020-2021, si pjesë e një operacioni të koduar “Limit”, Agjencia Europiane “Europol” në bashkëpunim me autoritetet kombëtare të Francës, Belgjikës dhe Holandës zbuloi aplikacionin e koduar të komunikimit Sky ECC, i cili është përdorur në masën 90% nga persona të dyshuar për krime penale kryesisht në fushën e drogës në mbarë botën.

Bazuar në përmbajtjen e tyre, EUROPOL i shpërndau dosjet e komunikimit në shtetet anëtare për policitë lokale për të hetuar krimet. Greqia ishte e fundit nga 27 vendet që mori dosjen përkatëse në në vjeshtën e vitit 2023.

Mbi bazë të informacionit të EUROPOL Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka goditur në Shqipëri, deri tani, të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit.

Europol: MATRIX një tjetër platformë komunikimi e zbuluar së fundi

Pak ditë më parë EUROPOL njoftoi për një operacion ndërkombëtar policor që ka zbuluar një tjetër shërbim të koduar të mesazheve të përdorura nga anëtarë të dyshuar të grupeve kriminale të quajtur MATRIX.

Sipas EUROPOL për tre muaj, autoritetet policore ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.

Sipas EUROPOL , një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, MATRIX, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

Siaps EUROPOL infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët, thotë EUROPOL.

EUROPOL dha edhe detaje teknike lidhur me platformën ku përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Sipas EUROPOL infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani.

Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet policore mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj, tha EUROPOL. Sipas EUROPOL më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit.

Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave, thotë EUROPOL.

Komunikimet ne kete platforme, dyshohet nga ekspertet e policise shqiptare se jane perdorur gjeresisht edhe nga rrjetet kriminale shqiptare. /VOA

The post VOA: Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës appeared first on Lapsi.al.

Zbërthimi i ”Matrix” në Greqi, VOA: Policia thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës

By: redi
9 December 2024 at 18:44

Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë. Komunikimet iu dhanë Greqisë nga EUROPOL në vjeshtën e vitit 2023 në rreth 4500 dosje me mbi 25000 mesazhe të shkëmbyera mes personave të dyshuar të…

Source

Zbërthimi i Matrix/ Eksperti i IT zbulon detajet: Nëpërmjet këtij aplikacioni bëheshin dhe transferta, të dhënat për..

8 December 2024 at 20:55

Eksperti i IT Edmond Liçaj, i ftuar në një emision televiziv ku komentoi çkodimin e aplikacionit “Matrix” që është përdorur nga grupet kriminale. Liçaj tha se në këtë aplikacion bëheshin edhe transferta kriptomonedhash. Sipas tij, të dhënat për Shqipërinë do të dalin shumë shpejt.

Më tej, eksperti i IT deklaroi se edhe mbyllja e Tik Tok ose së paku vendosja e filtrave do të ishte diçka e mirë për Shqipërinë, pasi është rrjet social që ka tepër dëme, sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë.

Edmond Liçaj, ekspert i IT: Aplikacioni Matrix futet tek komunikimi i kriptuar. Komunikimi është në këtë formë, që lidhen dy komunikuesit, pa pasur një pajisje ndërmjetësuese. Zbërthimi nuk është i lehtë dhe është me abonim. Aplikacioni ka pasur 8000 përdorues. Ka shumë aplikacione që ashtuquhen të sigurta. Nëpërmjet këtij aplikacione bëheshin edhe transferta kriptomonedhash. Aplikacioni ruante të dhënat në 40 servera në të gjithë botën. Serverat kryesorë ndodheshin edhe në Francë e në Gjermani. Europoli gjurmoi serverat në shtetet europiane. Duheshin 4 vite që të dekriptohej Enchro Chat. Faktet duhet që të vërtetohen. Ka raste kur teknologjia ndryshon më shpejt sesa ligjet. Të dhënat për Shqipërinë do të dalin shumë shpejt.

Në lidhje me Tik Tok, ne e kemi mundësinë që ta mbyllim. Tik Tok ka brenda gjëra të rrezikshme, ku shkelen ligjet, prandaj duhet të gjenden mënyra për ta mbyllur këtë rrjet social. Ndryshe nga FB, ku nëse kërkon për makina të dalin makina, në Tik Tok të dalin dhe gjëra të imponuara, për të cilat ti nuk ke kërkuar. Sa i përket marketingut, që mund të jetë problem, nuk besoj se është kjo një problematikë. Kjo, pasi nuk ka Tik Tok përdorues që të jenë blerës potencialë.

The post Zbërthimi i Matrix/ Eksperti i IT zbulon detajet: Nëpërmjet këtij aplikacioni bëheshin dhe transferta, të dhënat për.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Kishte serverë në 40 vende”, Sejmanaj: Si u thye sistemi i MATRIX

7 December 2024 at 21:59

Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.

Eksperti i IT, Besmir Sejmanaj ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews  Albania për të folur pikërisht rreth këtij aplikacioni.

“Matrix është i ngjashëm deri diku me SyECC gjithashtu edhe me EnchroCHAT. Një ndër ndryshimet kryesore është se ka qenë më ekskluziv. Në mënyrë që të bëheshe pjesë e këtij rrjeti duhet të bëhet një ftesë. Pra dikush nga brenda grupit duhet t’ju bënte ftesë në mënyrë që të kishit akses. Teknologjia e përdorur ka qenë më e avancuar.

Ajo që është më dalluese është edhe vendosja e servera, sepse kemi të bëjmë me mbi 40 servera ku serverat kryesorë janë vendosur në Gjermani dhe në Francë të cilët shoqëroheshin dhe me disa dhjetëra servera të shpërndarë në gjithë gjeografinë e shteteve të Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Kjo ka bërë edhe më të vështirë hakimin e këtij sistemi dhe nxjerrjen jashtë funksioni të këtyre pajisjeve. Edhe pagesa për këtë sistem ka qenë goxha e konsiderueshme, kemi të bëjmë me një abonim gjashtëmujore që shkonte nga 1300-1600 euro. Gjithashtu edhe pajisjet që përdoreshin nga grupet kriminale ishin të modifikuara, pra nuk kemi të bëjmë me pajisje telefoni normale”,-tha Sejmanaj.

Sipas tij kanë qenë 3 vite punë që kanë bërë që Matrix të thyhej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kishte serverë në 40 vende”, Sejmanaj: Si u thye sistemi i MATRIX appeared first on Euronews Albania.

Zbërthimi i ‘Matrix’/ Gazetarja: Do të kërkohen të dhëna për Nuredin Dumanin

By: Ardit
7 December 2024 at 19:53

Pasi aplikacioni “Matrix”, është ç’koduar së fundmi nga autoritetet ndërkombëtare, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ky aplikacion është shumë më kompleks se aplikacionet Encrochat dhe Sky ECC. Lala tha në News24 se janë dashur plot 3 vjet për ta zbërthyer ‘Matrix” dhe nga përgjimi i 3 muajve të fundit janë evidentuar 2.3 mln mesazhe. […]

The post Zbërthimi i ‘Matrix’/ Gazetarja: Do të kërkohen të dhëna për Nuredin Dumanin appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja “zbërthen” MATRIX: Kriminelët e përdornin për të eleminuar rivalët

6 December 2024 at 20:34

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi dha detaje të hollësishme mbi thyerjen e aplikacionit MATRIX, për mënyrën si funksiononte, përdoruesit e tij dhe çfarë pritet pas zbulimit të bisedave nga ky aplikacion.

Ajo tha se në të shumtën e rasteve, MATRIX është përdorur nga kriminelët për të eleminuar rivalët e tyre.

“Sa i përket MATRIX mbetet për tu parë se çfarë do të zbulohet nga ky aplikacion, pasi mund të jetë vijueshmëria e komunikimeve të mëparshme nga SKY ECC dhe Encrochat, dhe mbetet për tu parë që përveç aktiviteteve të jashtëligjshme, trafikut të drogës, krimeve të ndryshme nëse nga ky aplikacion mund të zbulohet diçka në lidhje me fatin e Ervis Martinajt”, tha gazetarja Sara Demushi.

“Referuar Europol janë deshifruar 2.3 milion mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, mes tyre përfshirë dhe gjuha shqipe ndërsa sa i përket përdoruesve në një hetim tre mujor të bërë lidhur me ketë aplikacion kemi të bëjmë me 8 mijë përdorues që kanë paguar midis 1360 deri 1700 euro për të bërë një abonim 6-mujor. Sa i përket aplikacionit mund të kryheshin komunikime, video, audio, mesazhe me tekst dhe transaksione me crypto. Në MATRIX nuk ka një numër specifik telefoni por janë kode që do të duhet të deshifrohen dhe të lidhen me përdoruesin e tyre”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja “zbërthen” MATRIX: Kriminelët e përdornin për të eleminuar rivalët appeared first on Euronews Albania.

Zbërthimi i “Matrix” do zbulojë fatin e Ervis Martinajt? Llabani: Ja e dhëna që u gjet në platformë, kjo na çon drejt…

5 December 2024 at 21:38

TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se zbërthimi i “Matrix” mund të çojë në zbardhjen e fatit të Vis Martinaj, i konsideruar si “mbreti” i lojërave të fatit në Shqipëri.

Ai prej vitesh rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.

“Platformat matrtix shfaqi një tjetër element, që dua të shkoj të ato vrasjet e famshme dhe tek personazhi që kemi pas krahëve (Vis Martinaj). Në këtë platformë, sipas policisë Holandeze, është shfaqur dhe një aplikacion për lojërat e fatit. Pra, ne, jo më kot kemi dyshime që vrasja apo zhdukja, apo çfarë ka ndodhur, e vërteta për Vis Martinaj mund të zbardhet nga ky aplikacion. Jo vetëm se përkon më kohën, por dhe ka pikërisht në këtë platformë janë shfaqur të dhëna, që personat nëpërmjet një kriptomonedhe, nëpërmjet një monedhe të vet për pagesë për t’u futur dhe për t’u bërë pjesë e platformës ka dhënë inflamacione se në këtë platformë, është përdorur edhe për lojërat e fatit, çka të çon direk tek mbreti (shënim redaksional: tregon me gisht Vis Martinajn)”, theksoi Llabani./abcnews.al

Zbërthimi i “Matrix”/ Gazetari tregon detaje: Ja 4 zonat në Shqipëri ku mund të jetë përdorur më shumë ky aplikacion

5 December 2024 at 21:32

TIRANË- Zbërthimi i platformës “Matrix” ka shtuar shpresat për zbardhjet e disa prej ngjarjeve kriminale në Shqipëri.

Gazetari Trashgim Sokolaj, i ftuar në “360 Gradë”, tha se zonat ku më së shumti mendohet se është përdorur ky aplikacion është Tirana,  Elbasani, Fushë Kruja dhe Shkodra.

Ai pohoi se janë disa ngjarje kriminale, të cilat dyshohet se janë porositur nga persona që “strehohen” në Dubai.

Sipas tij, porositësit qëndrojnë atje, kurse vrasësit me pagesë janë në Shqipëri dhe paguhen për krimet që marrin përsipër.

“Janë Tirana, Elbasani, Fushë Kruja deri në Fushë Kuqe dhe Shkodra, këto janë pikat e nxehta, që duhet të kemi parasysh diçka, ka një lidhje logjike mes këtyre platformave të rrëzuara. Me shumë mendësi bota e nëndheshme është duke kaluar në ndonjë platformë tjetër. Janë disa ngjarje kriminale, për të cilat ka të dhënë, që janë porositur ose janë paguar nga perona që rrinë në Dubai, ndërkohë krahu dhe killerat me pagesë janë këtu dhe komunikimi bëhet nëpërmjet këtyre platformave”, tha ai./abcnews.al

Deshifrimi i ‘Matrix’, zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin

By: Ardit
5 December 2024 at 10:12

Pasi Europol bëri të ditur se aplikacioni i koduar ‘Matrix’ është zbërthyer, është thyer nga autoritet ligj zbatuese europiane. Aplikacioni i koduar është përdorur nga grupet kriminale, mes atyre dhe ato shqiptare. Shqiptarët duket se kanë qenë përdorues aktivë të këtij aplikacioni siç është zbuluar nga disa dosje hetimore, dhe deshifrimi i bisedave pritet të […]

The post Deshifrimi i ‘Matrix’, zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm Nuredin Dumani, zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin “Matrix”

By: V K
5 December 2024 at 09:48

Deshifrimi i bisedave në aplikacionin “Matrix” nga Europol, pritet të sjellë një valë të re zbardhjesh të ngjarjeve kriminale dhe arrestime.

Shqiptarët duket se kanë qenë përdorues aktivë të këtij aplikacioni, siç është zbuluar nga disa dosje hetimore.

Për përdorimin e këtij aplikacioni, ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro”, thuhet në komunikime.

Ardian Sufaj, një 40-vjecar i arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, në një nga bisedat e tij të zbardhura nga Anti-Mafia italiane shprehej:

“Mund ta jap në dorë … nuk mund ta hapin kurrë … kurrë …duhen 75 vjet për t’i hapur këto dhjetë … Izraelitët janë …100 % të koduar … ata quhen Matrix … kjo është një Matricë …”.

Në një tjetër operacion të Anti-Mafias italiane në nëntor 2023, ku u lëshuan 19 urdhër arreste për trafik ndërkombëtar droge, u zbulua sërish përdorimi i “Matrix”.

“Korrierët përdornin celularë të enkriptuar me origjinë shqiptare, të pajisur me sistemin e mesazheve të çastit “Matrix” dhe përdorej për kujdesin për logjistikën dhe lëvizjen e sasive të mëdha të drogës”, thuhej në komunikatë.

Në atë kohë policia italiane sekuestroi 420 kg kokainë, heroinë dhe hashash ndërsa krahas arrestimeve në Itali u arrestuan në Shqipëri edhe Ardian Korriku, Jurgen Korriku e Etleva Adami.

The post Jo vetëm Nuredin Dumani, zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin “Matrix” appeared first on Albeu.com.

Çmontohet “Matrix”, krimi lulëzonte/ Gazetarja: Mund të zbardhen shumë vrasje në Shqipëri, përfshirë dhe ‘fati’ i Vis Martinajt

4 December 2024 at 23:51

TIRANË- Europol ka konfirmuar se ka thyer aplikacionin “Matrix” dhe ka verifikuar se brenda tij janë përdorur 33 gjuhë të huaja, përfshirë dhe gjuha shqipe.

Rezulton se ne nivel global ekzistojnë mbi 8 mije llogari përdoruesish, te cilët kryenin pagesa nga 1360 deri ne 1700 dollarë çdo 6 muaj.

Autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, e ftuar në “Ora e Fundit” komentoi këtë goditje të madhe të agjencive të huaja, hap ky, i cili siç tha ajo mund të çojë në zbardhjen e shumë ngjarjeve të tjera kriminale, që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Dje Europol tha se kemi çmontuar këtë platformë. Pas vrasjes së gazetarit holandez, Europol ka rënë në gjurmët e “Matrix”. Kjo platformë nuk ekziston më. Matrix ka qenë funksional edhe paralelisht kur funksiononte Sky ECC. Ndërkohë që SKY u bllokua, matrix filloi punën. Besoj se mund të ndihmoj. Çkodimi i kësaj platforme, në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ka disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur, si zhdukja e Ervin Martinajt, vrasja e biznesmenit Bardhok Pllanaj në Shkodër, vrasja me eksploziv e Aleksandër Sadikajt në autostradë. Mund të jenë krimet e Vlorës”, tha ajo.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në lidhje live me studion e ABC News theksoi se pagesat në këtë aplikacion bëheshin në kriptomonedhave.

Ai pohoi se zona kryesore ku është gjurmuar përdorimi i “Matrix” ishte Evropa Jugore, një tregues ky, i cili sipas Softës dëshmon se brenda tij ka dhe shqipfolës dhe kjo mund të çojë në arrestime dhe zbardhje krimesh, që janë kryer edhe në Shqipëri.

“Informacionet që morën nga zbërthimi i këtij aplikacioni, ngriti një task-forcë. Kanë arritur të bëjnë disa arrestime dhe në operacion merrnin pjesë katër shtete, Holanda, Gjermani, Lituani, përfshirë dhe Italia. Pagesat në aplikacion bëheshin me kriptomonedha. I arrestuar është dhe një 51-vjeçar, që mendohet se është një prej themeluesve të këtij aplikacioni. Përdorimi i këtij aplikacioni kryesisht është bërë në Evropën Jugore”, tha ai./abcnews.al

“Matrix”, në pranga krijuesi/ Arrestohet në Spanjë një 52-vjeçar, një nga themeluesit e aplikacionit

4 December 2024 at 23:16

Një ditë pas operacionit te zhvilluar nga vendet evropiane për goditjen e matrix, në Spanjë ka rënë në pranga një 52-vjeçar lituanez, i cili është një nga pronarët dhe kryente edhe rolin e menaxherit të platformës, ndërkohe është arrestuar edhe një ndihmës i tij nga Holanda.

Po ashtu janë kontrolluar qindra banesa, në Holandë, Itali, Lituani dhe shtete të tjera. Nga hetimet rezulton se Matrix është një nga platformat e përhapura ne me shume gjuhe se çdo paraardhës i tij i përdorur nga krimi.

Rezulton se ne nivel global ekzistojnë mbi 8 mije llogari përdoruesish, te cilët kryenin pagesa nga 1360 deri ne 1700 dollarë çdo 6 muaj. Ndërsa pagesat kryheshin me kriptomonedha.

Por jo çdokush mund te futej ne aplikacion pasi duhej një ftese nga brenda rrjetit.

Pas sekuestrimit te 970 aparateve celulare një detaj , i cili bie ne sy i zbuluar gjate hetimeve është se aplikacioni matrix ishte i instaluar ne telefonat google pixel.

Platforma njihej me 4 emra te ndryshëm si matrix, totalsec, x-quantum dhe q-safe.

Zbërthimi i aplikacionit Matrix, zbuloi se mes 33 gjuhëve të përdorura në këtë platformë është edhe gjuha shqipe. Aksioni për deshifrimin e mesazheve që shkëmbeheshin gjerësisht nga banda kriminale, u krye nga Franca, Holanda, dhe Italia, mbështetur nga agjenci të tjera ligjzbatuese.

Europol thotë se serverat e këtij aplikacioni me mesazhe të koduar ishin të vendosura në Francë dhe në Gjermani, baza këto të goditura në aksionin e fundit.

Sipas Europol mesazhet kane te bejne me se shumti per trafik droge, pastrim parash, trafik armesh dhe ngjarje kriminale. Këto 2.3 milion mesazhe që janë mundur të zbërthehen do të përdoren nga autoritetet për hetime të mëtejshme kundër grupeve kriminale.

‘Kanë hyrë rreth 1000 karta të huaja në Shqipëri’/ Karamuço: Do të ketë surpriza të mëdha

By: Mirgen
4 December 2024 at 22:42

Çështjet e fundit kriminale në Shqipëri si dhe zhvillimet e fundit lidhur me aplikacionet shton punën e Prokurorisë së Posaçme në vend, por njëkohësisht dhe sfidat e saj. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se mes Spak, ka edhe persona në hetim dhe që luhaten. Sipas ekspertit, në vendin tonë kanë hyrë rreth 1000 […]

The post ‘Kanë hyrë rreth 1000 karta të huaja në Shqipëri’/ Karamuço: Do të ketë surpriza të mëdha appeared first on BoldNews.al.

“Matrix, një burim provash që do të forcojë dosjet e SPAK”,Karamuço zbulon detajet:Serverat do të japin shumë të dhëna

4 December 2024 at 20:53

Gazetari Ervin Leka u shpreh për një emision televiziv se aplikacioni Matrix do të kompletojë shumë dosje të Spak. Sipas tij, komunikimi mes Spak dhe Europol është vendosur.

“Aplikacioni është ç’koduar nga Europol përpara 3 muajve. Është e natyrshme që kontaktet e para mes Europol dhe Spak tashmë janë vendosur. Spak mund ti ketë kerkuar që sot që të sjellë të dhëna. Një pronar shkille që kërkohet nga Suel çela për ti bërë një atentat që dështoi. Aty flitet jo vetëm detaje dhe pagesa, por edhe të dhëna për atentatin që dështoi, spaku ka një rrugë të shtruar për këtë cështje. Materialet e matrix do të kompletojnë dosjet.”

Eksperti Karamuço përmendi se Europol ka nisur hetimet shumë kohë më parë dhe se serverat kanë rezervuar shumë mesazhe.

“Është treguar i kujdessshëm eruopol sepse hetimet janë kryer më herët, laboratorët janë vënë në punë shumë kohë më parë që nga vrasja e gazetarit në holandë. Nuk thotë servera, sepse serverat janë kryesor, mesazhet kapen në servera. Nëse ka siguruar serverat, bëhet fjalë për shumë të dhëna.” – u shpreh ai.

The post “Matrix, një burim provash që do të forcojë dosjet e SPAK”,Karamuço zbulon detajet:Serverat do të japin shumë të dhëna appeared first on Sot News | Lajme.

“Thyerja e Matrix dhe Sky Encro, goditje e fortë”, Dervishi paralajmëron: SPAK po përgatit goditje përfundimtare për…

4 December 2024 at 20:36

Gazetari Ferdinand Dervishi ishte sot në një emision televiziv teksa foli mbi zbulimin e aplikacionit Matrix që përdorej nga krimi për komunikim. Ai theksoi për Arbër Hitajn rëndësinë e përgjimeve për sistemin e drejtësisë, duke përmendur se ky sistem ka sjellë informacione më të shumta se metodat tradicionale.

‘Për sistemin e drejtësisë, përgjimet kanë qenë të rëndësishme sepse aty merret informacione më tepër se në rrugë operative. Krimi e kuptoi se duhet të ruhet, modernizimi prodhoi këto platforma me qëllim përfitimi. Nga telefoni e shisnin disa herë më shumë se kosto reale. Ishte një mënyrë përfitimi për dy palët. Për ata që e ofronin dhe krimin, që bisedonte i qetë. Mbaronin punë, merreshin vesh dhe besonin se nuk do thyheshin kurrë. Dy mënyra drejtësia bën dasëm, e para të thyejë një nga anëtarët e bandës dhe i tregon të gjitha, e dyta ky lloj përgjimi. Thyerja e Sky ka bërë dosjet më të bukura.’

Më tej shtoi se SPAK me zbulimin e këtij aplikacionit do i jap krimit goditje shumë të fortë.

‘SPAK ka bërë punë por veçojmë punën me krimin e organizuar. Ti kushtohet rëndësi dhe kësaj platforme. Koha e përdorimit të Matrix është 2001-2004. Sky Encro u thyen në 2021, dhe u fut në lojë platformë. Ka pasur dhe të tjera, një tjetër është thyer në Gjermani. Duke mbuluar këtë periudhë që nuk kishim informacion. Kemi shpresë për informacione të kësaj periudhe bosh. Nëse do kemi dhe SPAK me këtë fuqi, për mendimin tim krimi do marrë goditje të fortë. Madje përfundimtare.’

Pritet që komunikimet e zbuluara nga autoritetet e huaja ti jepen SPAK.

‘3 muajt e fundit ka pasur arrestime në flagrancë. Ideja që sa na shërben ne? Ne nuk dimë a do ti vijnë SPAK siç i erdhën të parat. Gjeta vetëm një frazë, që është pak me dy kuptime. Për 3 muaj monitoruan mesazhe të kriminelëve që do përdoren për hetime të tjera. Nuk dimë për 3 mujorin e fundit, apo për 3.5 vitet e fundit. Këtë nuk e dimë.’

Bandat kriminale kanë tepër fuqi, e po nuk u goditë mund të kemi një rast si ai i Falcones në Shqipëri.

‘Në goditjen ndaj tij është vënë re grupim i madh i disa bandave. Të themi 100 vetë. Vetëm në vrasjen e Brilant Martinaj kanë qenë 16 veta nga grupi i Niklës. Angazhimi në një të vetën i këtyre bandave, çfarë pikëpyetjeve mund të vëmë ne. A mund të bëjnë këta një atentat si Falkones? E kanë të gjithë fuqinë. Për këtë duhet ti biem çangave të alarmit. Nëse krimi kryhet mbi shtetin, atëherë shteti ka mbaruar. Por SPAK nuk intimidohet nga kjo pjesë. Godet dhe më të fortin.’

The post “Thyerja e Matrix dhe Sky Encro, goditje e fortë”, Dervishi paralajmëron: SPAK po përgatit goditje përfundimtare për… appeared first on Sot News | Lajme.

Karamuço: Rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet përmes Matrix

By: Ela
4 December 2024 at 20:54

Zhvillimet e fundit kanë zbuluar detaje të reja për aplikacionin Matrix i përdorur gjerësisht nga grupet kriminale ndërkombëtare në 33 gjuhë të botës. Mes tyre është konfirmuar gjuha shqipe si një prej gjuhëve të përdorua nga bandat kriminale. Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuco, përdorimi i këtij aplikacioni përkon me shumë vrasje të bujshme të […]

The post Karamuço: Rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet përmes Matrix appeared first on BoldNews.al.

“Matrix” mund të zbulojë enigmën e Martinajt? Trashëgim Sokolaj: Zbardhja e mesazheve pritet të vendosë shumë dosje në lëvizje

4 December 2024 at 20:29

Për “thyerjen” e aplikacionit “Matrix”, janë angazhuar autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga Gjermania dhe një Task Force Operacionale e krijuar në Europol.

Gjuha shqipe rezultoi si një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve në aplikacionin “Matrix”.

Gazetari Trashëgim Sokolaj në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se zbardhja e mesazheve dhe komunikimeve do të vendosë shumë dosje në lëvizje.

“Duhet të dimë që Europol ka konfirmuar që gjuha shqipe është një nga 33 gjuhët e përdorura në këtë aplikacion. Kjo tregon që grupet kriminale ndërkombëtare kanë përdorur gjuhën shqipe sepse kanë komunikuar me grupe kriminale shqipe. Në rastin e Ervis Martinaj SPAK ka edhe disa dosje të tjera të hapura, përveç dosjes së tij për zhdukjen ka edhe dosje të tjera siç janë Plumbi i Artë, dhe Metamorfoza, ku vetë Martinaj është i shpallur në kërkim pasi nuk është plotësuar afati i shpalljes së tij i zhdukur. Por të kthehemi tek deklarata e Europol, ata kanë thënë se gjuha shqipe është përdorur aty dhe dy janë mundësitë, grupet kriminale ndërkombëtare kanë bashkëpunuar me elementë shqiptarë, ose grupet kriminale shqiptare kanë bashkëvepruar me njëri tjetrin duke përdorur gjuhën shqipe. Në 3-4 vitet e fundit një shqetësim kryesor është fakti që elementë të krimit të organizuar, të ngjarjeve që flasim, por jo vetëm pasi kemi pasur elementë të krimit të organizuar që janë vrarë në Shkodër ngjarje ende të pazbardhura, janë sot në Dubai. Dhe jo domosdoshmërit duhet të lokalizohen në Shqipëri si përdorues të kësaj platforme. Besoj që zbardhja e mesazheve dhe komunikimi që do kemi nga Europol me SPAK do të vendosë shumë dosje në lëvizje. Unë besoj që është një meritë shumë e madhe e SPAK dhe policisë shqiptare që janë treguar partner të besueshëm. SPAK nuk është mjaftuar vetëm duke i marrë këto mesazhe, por janë koordinuar dhe kryqëzuar me prova të tjera”, tha ai.

/abcnews.al/

Zbërthimi i “Matrix”/ “Ideatorit i janë sekuestruar mbi 900 telefonë”, gazetari: S’mund të hyje në aplikacion pa një ftesë nga brenda rrjetit

4 December 2024 at 20:18

Gjuha shqipe është një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve në aplikacionin “Matrix”. Aplikacion ky i zbërthyer së fundmi, i cili përdoret për biseda mes grupeve kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Trashëgim Sokolaj, shpjegoi se si dikush mund të bëhej pjesë e kësaj platforme. Ai theksoi se në këtë aplikacion nuk bëheshe dot pjesë pa një ftesë nga dikush që ishte brenda rrjetit

“Nëpërmjet një abonimi gjashtë mujor që ishte në varësi të përmbajtjes që kërkojnë, Matrix veç shkëmbimit të fotove ishte me paketa. Abonimi për një periudhë gjashtë mujore ishte rreth 1700 euro. Është një aplikacion që është përdorur gjerësisht dhe ka arritur të sigurojë fitime kolosale. Bandat kriminale kuptuan që Sky ECC dhe Encrochat ishte thyer dhe u bë kalimi në këtë aplikacion. Në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje kriminale të pazbardhura, ideatori lituanez tani i arrestuar i ka sekuestruar 950 telefona celulare. Në Matrix, hyje vetëm me ftesë brenda rrjetit, pra nuk hyje dot pa një ftesë nga dikush që ishte brenda rrjetit. Pikënisja kryesore ishte hetimi që autoritetet holandeze po bënin për vrasjen e një gazetari investigativ. Në vazhdim do të kemi më tepër informacion për mënyrën se si u thye. Kjo platformë kishte servera në Francë dhe Gjermani, dhe inkriptimi bëhej duke ndarë informacionin në servera të ndryshëm dhe Europol e ka pranuar që ishte më i komplikuar si aplikacion”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

❌
❌