Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet

10 July 2025 at 14:31

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:45 i cili pas një përleshje fizike ishte sulmuar nga një person tjetër me mjet të mprehtë (thikë).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në  informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet i mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë

10 July 2025 at 12:45

Policia e Vlorës ka ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 persona.

-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

The post Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

By: Ela
5 July 2025 at 22:43

Një shtetas shqiptar me inicialet K. B, 40 vjeç, u arrestua nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër shqiptar në Tuz të Malit të Zi mëngjesin e sotëm. Mediat malazeze raportojnë se shërbimi i urgjencës i Departamentit të Sigurisë në Podgoricë u informua sot në mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit nga […]

The post Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

5 July 2025 at 16:59

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin.

“Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për disa të plagosur

3 July 2025 at 18:32

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare.  Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore.  Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak.

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dukke deklaruar se nuk ka më rrezik për publikun.  Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.

The post E rëndë/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

By: armand
3 July 2025 at 18:31

Disa pasagjerë u plagosën në një sulm me thikë në një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Hamburgu në Vjenë, thanë autoritetet gjermane të enjten. Sipas policisë bavareze, sulmi ndodhi rreth orës 13:55 sipas orës lokale, ndërsa treni kalonte pranë qytetit të Regensburgut dhe po shkonte drejt Plattling. “Bazuar në informacionet aktuale, katër […]

The post Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Një i vdekur dhe katër të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

1 July 2025 at 09:59

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një burrë në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore herët këtë mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia dhe ndihmësit mjekësorë mbërritën në ambientet e kompanisë së shërbimeve Ueberlandwerk Rhoen, e vendosur në Rrugën Sondheimer në qytetin bavarez Mellrichstadt.

Kjo ndodhi pasi morën raportime se një burrë kishte nisur një sulm me thikë.

E gazeta Bild e Gjermanisë raportoi se një nga viktimat kishte vdekur pasi kishte pësuar plagë të shumta me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përfshirë qafën.

Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të komentonte mbi raportin.

Por policia konfirmoi se kishte pasur një sulm, megjithëse nuk e emëroi kompaninë e shërbimeve.

Siç bëhet e ditur më tej, sulmuesi u arrestua nga policia në vendin e ngjarjes. Ai u mor shpejt në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Policia ende nuk ka përcaktuar një motiv për sulmin. /Telegrafi/

The post Një i vdekur dhe katër të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

27 June 2025 at 09:42

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në rrugën “Indrit Cara”, në Prishtinë.

Tutje siç thuhet në raport bëhet e ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij e dyshuara femre kosovare ka tentuar ta sulmojë me thikë. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Belgjikë, sulm me thikë në një autobus, një viktimë dhe dy të plagosur

16 June 2025 at 18:56

BELGJIKË- Një sulm me thikë ka ndodhur në një autobus në Antwerp. Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve autori i dyshuar, është arrestuar.

Ndërkohë nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

/abcnews.al/

Arrestohet 55-vjeçari/ Ushtroi dhunë ndaj vëllait dhe e kanosi me thikë

16 June 2025 at 13:10

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe e ka kanosur me thikë për motive të dobëta.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe e ka kanosur me thikë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 55-vjeçari/ Ushtroi dhunë ndaj vëllait dhe e kanosi me thikë appeared first on Sot News | Lajme.

Shqiptari godet me thikë maqedonasin në Itali, i plagosuri në gjendje të rëndë – DETAJE

By: Ela
13 June 2025 at 17:59

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali, përpara Bar Cristallo. Për arsye ende të paqarta, dyshohet xhelozi, një shqiptar dhe një maqedonas, u konfliktuan me njëri-tjetrin, Shqiptari ka goditur disa herë me thikë maqedonasin, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari, mbi të pesëdhjetat, iku me një motoçikletë, […]

The post Shqiptari godet me thikë maqedonasin në Itali, i plagosuri në gjendje të rëndë – DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks

By: user 6
11 June 2025 at 22:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit. Një trup i pajetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Siç raportojnë mediat, viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij edhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë.

/Lajmi po përditësohet….

The post Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks appeared first on Lapsi.al.

Ngjarje e rëndë në Klos, 65-vjeçari gjendet i vrarë me thikë

11 June 2025 at 23:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Xibër të Klosit, ku është gjetur i pajetë një burrë rreth 65 vjeç.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, viktima është identifikuar si S. V., i cili është gjetur pranë banesës së tij me plagë të shkaktuara nga goditje me mjet prerës.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Ende nuk ka të dhëna mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.

The post Ngjarje e rëndë në Klos, 65-vjeçari gjendet i vrarë me thikë appeared first on Telegrafi.

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për viktima dhe disa të plagosur

By: Rovena
10 June 2025 at 11:15

Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur, megjithatë këto nuk janë shifra nuk janë konfirmuara ende nga autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).

Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Autoritet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.

/abcnews.al

Detaje të reja/ Misteri i plagosjes së 16-vjeçarit shqiptar në Viçenca

By: user 6
8 June 2025 at 20:22

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me thikë e 16-vjeçari shqiptar mbrëmjen e së shtunës në Vicenza të Italisë. I mituri shqiptar u godit me thikë në gjoks, në një zonë pranë qendrës historike, dhe tani është i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë në njësinë e terapisë intensive në spitalin pediatrik.

Corriere shkruan se sipas një hetimi paraprak nga policia, mësohet se ai u godit me thikë nga një i ri tjetër, ndoshta një nga bashkëmoshatarët e tij, për arsye që ende nuk janë sqaruar. Një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit është ajo e një tentative grabitjeje që përfundoi me gjakderdhje, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera.

Për ngjarjen nuk ka ende një version të saktë. Deklarata e të plagosurit mund të jetë e dobishme kur ai të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve. Alarmi u dha nga disa kalimtarë pasi zona ku ndodhi incidenti është e populluar dhe e ngarkuar edhe sepse ka një parking të madh. Pas thirrjeve në vendngjarje, mbërriti një ambulancë, mjekët e së cilës i dhanë të riut ndihmën e parë në vend dhe më pas e transportuan atë në spitalin e qytetit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se i riu mbërriti me një skuter në vendin ku ndodhi ngjarja. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pasur një takim me personin që e sulmoi. Pas goditjes me thikë, 16-vjeçari, megjithëse i gjakosur, arriti të ecte disa qindra metra, duke kërkuar ndihmë në një lokal. Kërkimet në park dhe zonat përreth, rinisën këtë mëngjes, pasi ende nuk është gjendur as thika e përdorur në sulm. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja/ Misteri i plagosjes së 16-vjeçarit shqiptar në Viçenca appeared first on Lapsi.al.

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 të plagosur

By: armand
25 May 2025 at 09:36

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me thikë që rezultoi në plagosjen e deri në katër personave, sipas raportimeve fillestare. Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa qendra tregtare u bllokua nga forca të forta policie. Sipas mediave australiane, një person është arrestuar […]

The post Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit

HAMBURG, 24 maj /ATSH-DPA/- Të paktën 18 persona u plagosën dje në një sulm me thikë në stacionin qendror të trenit në qytetin verior gjerman të Hamburgut, thanë shërbimet e emergjencës.

Zyrtarët thanë se katër persona pësuan plagë kërcënuese për jetën, gjashtë u plagosën rëndë dhe shtatë të tjerë pësuan plagë më të lehta.

Policia tha se një grua 39-vjeçare gjermane u ndalua në stacion pasi goditi me thikë njerëzit që ndodheshin në platformën e stacionit hekurudhor 13/14.

Hetuesit besojnë se ky ishte akti i një autori të vetëm. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari nuk i bëri rezistencë arrestimit.

Policia nuk beson se goditja me thikë ishte një akt i motivuar politikisht.

Një operacion i madh policor u zhvillua në stacionin qendror të trenit të Hamburgut, një nga qendrat më të ngarkuara të transportit publik në Gjermani.

Ndalimi për mbajtjen e thikave ka qenë në fuqi që nga tetori 2023, duke përfshirë një ndalim tjetër për thikat në transportin publik që hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2024.//a.i/

 

The post HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit

By: user 6
23 May 2025 at 22:39

18 persona u plagosën me thikë në një stacion treni në qytetin gjerman të Hamburgut. Autorja është një grua 39-vjeçare e vënë në pranga nga policia. Departamenti i zjarrfikësve të qytetit tha fillimisht se 12 persona ishin gjetur të plagosur, por më vonë shifrat u rritën.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Hamburgut i tha agjencisë së lajmeve AFP se 4 nga të lënduarit janë në rrezik për jetën ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, por të stabilizuar. Policia deklaroi se beson që autorja veproi e vetme. Motivet e saj mbeten të paqarta.

Një video e publikuar në mediat sociale tregon të dyshuarën me duart pas shpine duke u shoqëruar jashtë platformës së stacionit nga oficerët që e futën në një automjet policie. Stacioni Qendror i Hamburgut është një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Gjermani, me më shumë se 550 mijë udhëtarë në ditë.

Sigurimi i provave në vendin e krimit

Ndihmësit nga brigada e zjarrfikësve të Hamburgut kujdesen për një person të lënduar

Shpesh është i mbushur me njerëz gjatë orës së pikut të së premtes. Ky është i fundit në një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani në muajt e fundit. Kancelari Friedrich Merz reagoi duke e konsideruar të tmerrshme atë që ka ndodhur. ©LAPSI.al

Shpatulla e këtij burri është shqyer nga tehu, plaga po rrjedh gjak me shumicë.

The post Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit appeared first on Lapsi.al.

Masakër me 17 të plagosur në Gjermani, e dyshuara e sulmit është një grua

By: gaze tare
23 May 2025 at 23:46

Një sulm i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në stacionin hekurudhor qendror të Hamburgut të Gjermanisë, ku mbetën të plagosur 17 persona. Sipas policisë, autorja e dyshuar është një grua 39-vjeçare, shtetase gjermane, e cila u arrestua menjëherë në vendngjarje pa rezistencë. Pamjet filmike sugjerojnë se ajo ka vepruar e vetme dhe mjeti i krimit është sekuestruar.

Sulmi ndodhi rreth orës 18:00 në platformën midis linjave 13 dhe 14 të stacionit, që është një nga nyjet më të mëdha të transportit në Gjermani. Sipas raportimeve, gjashtë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Nuk ka ende të dhëna që sugjerojnë një motiv politik pas sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e problemeve të shëndetit mendor të autores së dyshuar.

Gjermania ka përjetuar disa sulme me thikë vitet e fundit. Në gusht 2024, një 26-vjeçar sirian vrau tre persona në një festival në Solingen, ndërsa në qershor 2023 një burrë vrau dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë në një tren në veri të vendit.

The post Masakër me 17 të plagosur në Gjermani, e dyshuara e sulmit është një grua appeared first on iconstyle.al.

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja

By: Mirgen
23 May 2025 at 22:11

Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten (23/5). Policia njoftoi se katër nga 17 të plagosuri janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta. Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të […]

The post Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌