Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill

15 July 2025 at 13:02

Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.

Fatmira Sejrani, së bashku me organizatën “Drejtësi Sociale” depozitoi sot një padi kundër Bashkisë Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb” sh.a, për dëme shëndetësore të shkaktuara nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.

Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.

Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.

Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.

Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.

“Nuk ka ndodhur më parë që të jetë ngritur padi me objekt të tillë: konstatim i cenimit me faj të ndotjes së mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palëve të paditura për dëmshpërblim paditëses dhe qytetit,” tha Sejrani.

Sipas tij, padia inkurajon qytetarët e tjerë për t’iu drejtuar kësaj organizate nëse kanë përjetuar ndërlikime shëndetësore nga zjarret në landfill.

“Padia është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” përmbylli avokati.

Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.

U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).

Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.

Në një deklaratë të mëparshme për Citizens administratori i kompanisë publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë, teksa u shpreh i hapur për hetime.

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan është një investim në partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojë i së ashtuquajturës “skemë e incenratorëve” që përfshiu edhe Fierin dhe Tiranën.

Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Impianti u konfiskua në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan përmes shoqërisë aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrë plotësisht në punë.

Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.

Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.

Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

9 July 2025 at 12:31

Përgjigjet zyrtare nga autoritetet konfirmojnë një realitet të dhimbshëm për ndotjen me naftë të Vjosës. Kompanitë shtetërore si Albpetrol ndotin pa pasoja, ndërsa qeveria dhe institucionet mbeten ose pasive, ose kontradiktore në qëndrimet e tyre.

Propaganda e gjelbër me Vjosën

Përmes një videoje në Facebook, Kryeministri Rama njoftoi të martën për hapjen e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Videoja përcillte sekuenca nga ujërat e kristalta “të mbretëreshës së lumenjve të Evropës”.

Në mbishkrim, Rama theksoi se Vjosës mund t’i jepet mbrojtje e denjë “vetëm përmes një koordinimi të ngushtë”. Videoja, me të njëjtin mesazh u shpërnda edhe nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe faqja zyrtare e ministrisë.

Por nëse marrim në analizë veprimet dhe mosveprimet e qeverisë, ky mesazh nuk është i sinqertë. Përkundrazi, është pjesë e propagandës së dy viteve të fundit – pas shpalljes së Parkut Kombëtar – që e ka vizatuar qeverinë si “miqësore me mjedisin”.

Në të vërtetë, vetë qeveria e kryeministrit Rama nuk koordinohet me palët e tjera sa i përket mbrojtjes së Vjosës. Ajo ka shtyrë – edhe me ndryshime ligjore – zhvillimin e një aeroporti në Akërni të Vlorës.

Qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA), e ka kundërshtuar projektin pasi dëmton ekosistemin e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë. Prej një viti e gjysmë çështja ka ngecur në Gjykatën e Lartë, në pritje të zbardhjes së vendimit që e rikthen atë për rigjykim në Apel.

Nga ana tjetër, qeveria ka heshtur përballë denoncimeve të fundit nga organizatat RiverWatch, EcoAlbania dhe Euronatur sa i takon ndotjes së Vjosës me naftë, bitum apo dhe mbetje urbane.

Gjendja e cisternave të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al

IKMT relativizon ndotjen me naftë të Vjosës

Në një përgjigje me shkrim për Citizens.al, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranon se nuk ka kryer asnjë inspektim mjedisor gjatë viteve 2024-2025 në zonën e Gorishtit apo Selenicës, zona të ekspozuara ndaj ndotjes industriale nga hidrokarburet dhe bitumi.

IKMT shkon më tej duke thënë se nuk ka vendosur asnjë masë administrative ndaj Albpetrolit dhe nuk ka njoftuar as Ministrinë e Mjedisit apo Prokurorinë, edhe pse pamjet e ndotjes që u bënë publike në media provuan dëme të dukshme në një zonë të mbrojtur si Parku Kombëtar i Vjosës.

Grupi i punës së këtij inspektorati duket të jetë mjaftuar me deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e Albpetrolit, sipas së cilëve depozitimet e hidrokarbureve në përroin e Gorishtit “janë akumuluar gjatë një periudhe kohore shfrytëzimi rreth 60 vjet ku nuk ka pasur asnjë rehabilitim të shtratit të lumit”.

Sipas IKMT-së, ndotja nuk është rezultat i një defekti teknik, por e depozitimit ndër vite të mbetjeve të naftës pranë përroit.

“Nuk ka ndodhur asnjë avari në sistemin e depozitimit dhe transmetimit që të shkaktojë rrjedhjen e hidrokarbureve,” tha IKMT për Citizens.al bazuar nga verifikimet dhe kontaktet me përfaqësuesit e Albetrolit.

Rezervuari i mbetjeve të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al

AKM: 50 mijë euro gjoba ndaj Albpetrolit për ndotje të përsëritura

Ndryshe nga IKMT, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), përmes një përgjigjeje zyrtare, pohon se vetëm në dy vitet e fundit Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) Fier ka vendosur katër masa administrative ndaj Albpetrolit, për shkak të:

  • shkarkimit të ujërave të patrajtuara me mbetje hidrokarbure.
  • trajtimit të papërshtatshëm të mbetjeve të rrezikshme.
  • mungesës së dokumentacionit të monitorimeve periodike.
  • moszbatimit të kushteve të lejes mjedisore.

ARM e Fierit rezulton ta ketë gjobitur Albpetrolin me 500,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2022, me 2,000,000 lekë në periudhën shtator 2023, me 1,500,000 lekë në dhjetor 2023 dhe 1,000,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2024.

Kjo përgjigje nxjerr në pah një kontrast të dukshëm me qëndrimin e IKMT, e cila, ndonëse kishte para syve situatën në terren, nuk mori asnjë masë dhe nuk denoncoi rastin në organet ligjzbatuese.

Vjosa, Park Kombëtar vetëm në letër

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, kompania Albpetrol dhe Prokuroria e Vlorës nuk i janë përgjigjur deri tani kërkesave për informacion nga Citizens.al.

Kjo heshtje thellon dyshimet dhe mosbesimin mbi nivelin e “koordinimit institucional” për të cilin apelon sot qeveria. Gjithashtu thekson mungesën e transparencës për çështjet me pasoja mjedisore.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Në kushtet kur një pjesë e institucioneve tregojnë indiferencë dhe pjesa tjetër pranon shkelje të përsëritura, përgjegjësia për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës nuk mund të mbetet një çështje e diskutueshme mes zyrash. Ajo kërkon veprim të menjëhershëm ligjor dhe institucional.

Rasti i fundit në Gorisht përforcon bindjen se statusi i parkut kombëtar për Vjosën nuk po shoqërohet me mbrojtje reale në terren. Ndotjet nga industria e naftës vazhdojnë të ndodhin në mënyrë të përsëritur, shpesh pa kontroll dhe më së shumti pa pasoja për ndotësit.

Kjo situatë kërkon që Prokuroria, Ministria e Mjedisit dhe institucionet e tjera përgjegjëse të mos mjaftohen me përgjigje formale, por të garantojnë hetim të plotë, ndëshkim të shkelësve dhe masa të menjëhershme për rehabilitimin e zonës.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron appeared first on Citizens.al.

“Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill

4 July 2025 at 12:55

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit për situatën e rënduar mjedisore të krijuar nga djegia e mbetjeve. Ata theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përsëritet më.

Prej së hënës, banorët janë ekspozuar ndaj një ndotje të rëndë të ajrit, ndërsa ky është i treti vit që vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.

Protesta, e thirrur nga organizata “Drejtësi Sociale”, nisi fillimisht pranë Prokurorisë. Aty ata kërkuan më shumë masa nga organet hetimore.

Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist, i bëri apel prokurorisë që të zhvillojë hetime gjithëpërfshirëse. Ai tha se duhen hetuar jo vetëm rastet e zjarreve, por edhe prokurimet publike që janë mbajtur nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, për menaxhimin e mbetjeve si dhe pagesat e kryera për procesin e incenerimit.

“Kjo do të ishte e nevojshme për të parë nëse ka pasur ‘incenerim të taksave’ tona, apo jo,” ironizoi Sejrani, sipas së cilit fakti që prokuroria nuk ka arrestuar ende asnjë përgjegjës për situatën lë vend për mosbesim.

Me pankarta në duar të cilat bënin thirrje se “Elbasani s’është kazan” apo se “Zjarret në ladfill, janë zjarre për shëndetin tonë!” qytetarët më pas iu drejtuan bashkisë të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për mosmarrjen e masave të duhura.

“Ne po vrasim fëmijët tonë, ne po flijojmë fëmijët tonë. Ka katër ditë në Elbasan që po qelbemi erë. Era kërrmë, nuk durohet dot. Cfarë bëjnë institucionet?”, u shpreh një nga qytetarët protestues.

Për Ilir Çopjan, banues pranë ish-fushës së mbetjeve, era e tmerrshme e mbetjeve ishte realitet i përditshëm.

” Na u premtua nga kjo qeveri se me hapjen e landfillit qyteti i Elbasanit do të shpëtonte nga mbetjet dhe nga era e keqe. Por ja që shohim që cdo dy vjet, apo cdo herë që duhet të digjet, ajo digjet”, deklaroi Copja.

Për Ervis Çotën, aktivist dhe banues në Elbasan, kjo situatë ka vendosur në vështirësi shëndetësore të moshuarit azmatikë ndërsa nuk janë bërë as udhëzime konkrete nga institucionet se si të mbrohen në këtë situatë. Ndërsa kërkoi hetim të plotë.

“Prokuroria e Elbasanit tashmë e ka nisur një hetim që prej vitit të kaluar, por ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka dalë asnjë gjë konkrete se çfarë ka ndodhur, kush janë personat përgjegjës dhe çfarë masash janë ndërmarrë konkretisht?”, deklaroi Çota.

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve në Elbasan u vu nën pushtetin e flakëve. Sot, tymrat dhe erërat e rënda ndjeheshin ende në qytet, ndërsa temperaturat e larta e bënin të vështirë qëndrimin në mjediset publike.

Kjo ishte protesta e dytë qytetare. Paraditen e së enjtes, një grup aktivistësh protestuan edhe në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke përmendur edhe rastin e zjarreve në Vlorë, ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Një matje në terren gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan e organizatës Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN), nxori në pah se ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara.

“Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”, u shprehën në reagimin e tyre Co-PLAN.

Zjarret nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e mbetjeve

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco Elb” tha të mërkurën për Citizens.al se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta.

Ai përjashtoi neglizhencën, duke theksuar se ngjarja lidhet me “shkaqe natyrore”. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë “po digjet gjithandej” dhe kompania është e hapur për hetim të plotë.

Elbasani ka incenerator për djegien e mbeturinave. Projekti prej 26 milionë eurosh që nisi në vitin 2017 në formën e një partneriteti publik-privat, u mbyll me më shumë se 10 persona të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në vitin 2021, impianti u konfiskua dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan. Por inceneratori nuk arriti të vihej në punë plotësisht.

Administratori i “Eco-Elb” tha për Citizens.al se impianti punoi vetëm shtatë muaj gjatë vitit 2023 dhe u fik në dhjetor.

Prej asokohe nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për riparimin e tij. Kompania u ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve, por pa rezultat.

Rasti i Elbasanit është i ngjashëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu nuk u vunë në punë asnjëherë, pavarësisht pagesave të larta të projekteve.

Lexoni gjithashtu:

The post “Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

“Ministria e Tymit dhe Ndotjes”: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në landfille

3 July 2025 at 12:15

Aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar nga ndotja e mjedisit dhe rastet e zjarreve në vendgrumbullimet e mbeturinave në Elbasan dhe Vlorë reaguan sot para ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Të thirrur nga organizata “Qëndresa Qytetare” ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Me maska dhe pankarta në duar, aktivistët denoncuan nivelin e lartë të ndotjes që u çlirua pas djegies së vendgrumbullimit të mbeturinave në Elbasan.

Sipas matjeve të fundit, ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara. Metani, azoti dhe dioksidi i karbonit shënuan nivele alarmante për shëndetin publik. Por asnjë institucion nuk lëshoi paralajmërim për qytetarët për masat mbrojtëse.

“Ministria heshti përballë një emergjence të përsëritur dhe të parashikueshme,” tha në një deklaratë që u mbajt para ministrisë nga Migen Qiraxhi, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Aktivistët theksuan se zjarret në fushat e mbetjeve janë shndërruar në dukuri të zakonshme në Tiranë, Elbasan e Vlorë.

“Ato janë pasojë e dështimit të projektit të inceneratorëve, që ka përpirë miliona euro publike,” vijoi Qiraxhi, “Në Elbasan, inceneratori që ka kushtuar 42 milionë euro, nuk ka parandaluar asnjë zjarr”.

Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Zjarrfikës pa mjete, institucione pa përgjegjësi

Zjarret ekspozuan dhe një tjetër dështim: gjendjen e mjerueshme të zjarrfikësve.

“Katër automjete të viteve ’80 që nuk mund të përballojnë as zjarret e një magazine, janë përdorur për të luftuar flakët e një fushe mbetjesh, e cila përpiu në pak orë të gjithë qytetin e Elbasanit, ndërkohë që ndërhyrja ajrore as u mendua fare si opsion,” theksoi Qëndresa Qytetare në deklaratë.

Aktivistët kujtuan momentet e vështira sa i takon përballjeve me flakët. Pamjet e zjarrfikësve që shuajnë zjarret me shkurre, tregojnë mungesën e investimeve në këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

Ata thanë se, në vitin 2024, Shqipëria regjistroi 1,077 vatra zjarri dhe 43,466 hektarë të djegura. Shifër e dyfishuar krahasuar me vitin 2023, dhe që sipas aktivistëve kaloi pa asnjë analizë institucionale.

Qëndresa theksoi se ndërsa vendi digjet, institucionet zgjedhin heshtjen dhe mungesën e përgjegjësisë. Për këtë aktivistët kërkuan veprim urgjent nga SPAK dhe prokuroritë për zbardhjen e përgjegjësive.

Lexoni gjithashtu:

The post “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në landfille appeared first on Citizens.al.

“Pluhur, fuqi, pa frena”

3 July 2025 at 11:37

Përpjekja e sforcuar e autoriteteve ligjzbatuese ia doli të ndalonte Rrally-n në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë këtë fundjavë, por jo dëmin që shkaktuan me dhjetëra makina Off Road, të cilat pushtuan për dy ditë Plazhin e Dajlanit në Zvërnec dhe xhiruan gomat mbi rënën dhe kodrat e buta, përgjatë vijës bregore në jug të Gjirit të Vlorës, aty ku shtrihen dunat ranore dhe lëshon vezët breshka e rrallë e ujit (Carreta carreta).

Barbaria e garave me makina të larta, që bashkon pasionin sportiv me tipare dominuese mashkullore të supozuara, u kthye sërish për të festuar në një zonë me ndjeshmëri të lartë, duke konsumuar krimin mjedisor të radhës, pas incidentit shokues të derdhjes së mbetjeve të hidrokarbureve në parkun lumor kombëtar të Vjosës, pak ditë më parë.

“Pluhur, fuqi dhe pa frena”, ishte slogani i vrazhdë i një gare burrash me makina që u promovua gjerësisht për disa javë në rrjetet sociale nga organizatorët, në formën e një feste verore, e cila tërhoqi dhe siguroi mbështetje edhe nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, ndonëse ky i fundit u tërhoq më pas, kur gara u bë një shqetësim publik, duke fshirë disa prej postimeve mbështetëse.

Makinat Rally në natyrën e mbrojtur në Zvërnec/ Foto: Joni Vorpsi

Reagimi i autoriteteve ishte i dobët dhe aspak motivues. Megjithëse gara finale u arrit të ndalohej, organizatorët, së bashku me pjesëmarrësit nga Shqipëria, një pjesë të ardhur nga jashtë, arritën “të festojnë” për të paktën dy ditë rresht, mbi një pistë dritash të improvizuar dhe mbi makina me rrota të mëdha, të cilat shkatërruan mjaftueshëm habitate me shumëllojshmëri të theksuar biologjike.

Në fakt, merita e vërtetë për ndalimin e garës i takon ornitologut Joni Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, i cili ndodhej në zonë për një monitorim rutinë. Në muzgun e së shtunës (28 qershor), krahas zogjve, dylbia e tij pikasi një grumbull të pazakontë shoferësh, në afërsi të vendit ku Deti Adriatik bashkohet me Lagunën e Nartës. I shqetësuar njoftoi policinë dhe njëkohësisht, administratën e zonave të mbrojtura, të cilët mbërritën, por me vonesë.

Dihet si rrjedhin ngjarjet në skena të ngjashme: përplasje, tone të ngritura, madje dhe kapje me dorë mes burrave me uniforme dhe shoferëve gjysmë lakuriq me shapka plastike e tuta sporti. Për nga rrëmuja, britmat dhe alarmi, atmosfera i ngjante më shumë një konflikti të armatosur, sesa një marrëveshje për rivendosjen e rendit publik. Krahas dhjetëra makinave, në vendngjarje ndodhej edhe një ambulancë e shërbimit publik, e gatshme për të ndërhyrë në rast të një aksidenti të mundshëm gjatë garës.

Shndërrimi i parqeve kombëtare dhe i zonave të egra në itinerare garash me makina të rënda është bërë traditë e keqe. Zonat e Mbrojtura shihen si terrene të përshtatshme për zhvillimin e tyre, ndërkohë që mungon vetëdija për t’i parë ato si aktivitete të dëmshme, që shkatërrojnë, jo vetëm natyrën, por nuk favorizojnë as turizmin.

Makinat Rally duke shkatërruar dunat, rërën dhe habitatin e breshkave të rralla/ Foto: Joni Vorpsi

Por po aq sa ndjekësit e kësaj tradite, kërcënimi vjen edhe nga lejuesit dhe promovuesit e saj.

Të parët janë kryetarët e bashkive. Për ta e rëndësishme është promovimi për më shumë të ardhura. Janë paratë që garantojnë suksesin e tyre, por edhe karrierën. Ishin këta kryetarë që propozuan (formalisht) ndryshimet ligjore të zonave të mbrojtura vitin e shkuar, duke kërkuar ndarjen e territoreve mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal. Të joshur nga rritja mbytëse e investimeve strategjike, lakmia i bëri që të mos e fshihnin turpin nga dëshira për të grabitur copën e fundit. Por qeveria i mori të gjitha për vete. Ajo shfrytëzoi ndryshimet e kërkuara për hapjen e zonave të mbrojtura kundrejt resorteve dhe hotelerisë turistike. Nën të njëjtin model, këta banditë lokalë po hapin dyert e zonave të egra për gara me makina për të propaganduar gjoja një turizëm të ri: turizmin e aventurës.

Të dytët janë “Administrata e Zonave të Mbrojtura”: rejnxhërsat – rojet e zonave të mbrojtura. Këta nuk kanë asgjë në dorë. Ato pak kompetenca që kishin i kanë humbur. Por më shumë kanë humbur dinjitetin. Një pjesë e stafit (më kurajozët) është larguar ose është pushuar. Zëvendësuesit dhe punonjësit e mbetur nuk mund të bëjnë asgjë, pasi e dinë mirë se drejtohen nga burokratë keqbërës që sillen me zonat e mbrojtura si gangsterë. Sot, nuk ka mjerim më të madh se portreti i një rejnxhërsi i caktuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Dikur, një model frymëzimi, imazhi i rejxhërsit mund të krahasohet, lehtësisht dhe tragjikisht, me portretin e një të pashpresi – alegori e gjendjes së territoreve që ata mbrojnë.

Të tretët janë e ashtuquajtura shoqëri civile, e prezantuar në formën e jofitimprureseve, përmes ekspertëve mjedisorë, të cilët ushqehen, kryesisht me fonde të huaja. Deri tani nuk është regjistruar ndonjë përpjekje e sinqertë dhe efektive prej tyre për të ndaluar çmendurinë e garave brenda zonave të mbrojtura. Asnjë organizim i thelluar, asnjë arritje e qëndrueshme për t’iu kundërvënë kësaj masakre. Pothuajse asgjë!

Në vend që të kufizoheshin në numër e në itinerar, garat janë shtuar dhe programet janë pasuruar. Në më shumë se dy dekada, por veçanërisht gjatë kësaj të fundit, itineraret e garave janë shtrirë si metastaza, kudo nëpër zonat e mbrojtura: përgjatë shtigjeve të egra, nëpër shtretër dhe proska të virgjëra, përgjatë luginave dhe grykave malore të vendit. Dhe njësoj, sikurse  kanceri shkatërron organet e buta të njeriut, këto itinerare shkatërrojnë shtratin e jetës: tokën pjellore dhe filizërinë e gjelbër, shpresën e vetme të mbetur, pas prerjeve, pas zjarreve dhe pas braktisjes totale.

Me të drejtë ngrihet një pyetje: kush mund t’i mbrojë zonat e mbrojtura nga agresioni i garave Rally?

Ende nuk ka një shpresë të qëndrueshme. Mekanizmat janë të pafuqishme dhe rastësia nuk garanton siguri. Konkluzioni është i qartë: rreziku më i madh nuk vjen nga garat me makina, porse askush nuk është në gjendje t’i ndalojë ato.

The post “Pluhur, fuqi, pa frena” appeared first on Citizens.al.

Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave

24 June 2025 at 16:47

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) e ka renditur Shqipërinë në vendin e fundit në Evropë sa i takon cilësisë së ujërave në plazhe, duke përfshirë këtu det, liqene apo dhe lumenj. Raporti, i cili mbulon të dhënat e katër viteve të fundit (2021-2024), ngre shqetësime serioze mbi menaxhimin mjedisor në vend dhe pasigurinë që u kanoset pushuesve dhe ekosistemeve detare.

Në raport, EEA ka analizuar më shumë se 21,000 vende të caktuara për plazhe apo larje në të gjithë Evropën, duke u mbështetur në të dhënat publike të siguruara nga vendet anëtare dhe kandidate për t’u integruar në Bashkimin Evropian, si Shqipëria. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit publik dhe e biodiversitetit përmes monitorimit të rregullt të cilësisë së ujërave, në kuadër të Planit të Veprimit për Zero Ndotje të BE-së.

Sipas të dhënave të mbledhura, nga 119 vende të njohura zyrtarisht për larje në Shqipëri, vetëm 16% e tyre janë vlerësuar si “me cilësi të shkëlqyer” të ujërave, një rënie dramatike prej 25 pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2023.

Më tej, gjysma e pikave të caktuara për plazhe dhe larje rezultojnë “me cilësi të mirë”, 11.8% “me cilësi të pranueshme” dhe 22.7% “me cilësi të dobët” – një përqindje kjo mbi 10 herë më e lartë se mesatarja evropiane prej vetëm 1.5% të ujërave me cilësi të dobët.

Problemi i thelluar i ndotjes: Një krizë e paralajmëruar

Të dhënat e raportuara nga Citizens.al edhe në vitin e kaluar, paralajmëronin për një situatë të përkeqësuar. Atëherë, ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) nënvizuan mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura, shkarkimet e pakontrolluara urbane dhe mungesën e një kalendari të qëndrueshëm monitorimi si shkaqet kryesore.

Raporti i EEA për vitin 2024 vetëm sa e konfirmon këtë përkeqësim. Në mënyrë shqetësuese, asnjë nga vendet e caktuara për plazhe dhe larje në Shqipëri nuk përmbushi marrjen e mostrës para sezonit, një kriter bazë për sigurinë e pushuesve.

Sipas standardeve evropiane, për çdo vend për larje kërkohet të merren të paktën katër mostra gjatë sezonit, përfshirë një mostër para fillimit të tij, me një interval që nuk duhet të kalojë një muaj.

Por pse po dështon Shqipëria në këtë pikë?Shkaqet e cilësisë së ulët të ujërave larës janë të shumta dhe të njohura:

  • Ndotja urbane dhe industriale pa filtra mbrojtës.
  • Mungesa e impianteve funksionale për trajtimin e ujërave të zeza.
  • Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve në bujqësi.
  • Menaxhimi i dobët i mbetjeve dhe mungesa e një sistemi funksional të mbikëqyrjes mjedisore.

Këto faktorë po përkthehen në një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik përmes rrezikut nga infeksionet dhe sëmundjet që lidhen me ndotjen e ujit – dhe një dëm të pakthyeshëm për ekosistemet ujore dhe turizmin bregdetar.

Kontraste të forta me Evropën

Ndërkohë që vendet si Qipro (99.2%), Bullgaria, Greqia dhe Austria udhëheqin listën me “ujëra të shkëlqyera” në raportin e EEA-së, Shqipëria mbetet në fund, së bashku me Estoninë dhe Poloninë, duke reflektuar një hendek të thellë në përkushtimin institucional dhe implementimin e politikave mjedisore.

Raporti i thekson nevojën e ristrukturimit të sistemit të monitorimit të ujërave në Shqipëri, vendosjen e një kalendari të rregullt të marrjes së mostrave dhe investime afatgjata në infrastrukturën e trajtimit të ujërave të zeza.

Gjithashtu, kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë me BE-në për rritjen e standardeve, transparencës dhe kapaciteteve teknike të institucioneve përgjegjëse. Vetëm kështu mund të ndalet rrëshqitja drejt një krize të përhershme mjedisore që dëmton jo vetëm natyrën, por edhe perspektivën turistike dhe ekonomike të vendit.

Si një tregues i mungesës së transparencës, të dhënat e listuara në raport nga AKM-ja nuk ishin të aksessueshme në momentin e botimit të këtij artikulli. Lidhja e bërë në raport rezultonte e paarritshme me webfaqen e AKM-së.

The post Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave appeared first on Citizens.al.

“Vlora në flakë”: Zjarret nga mbetjet dhe dështimi i premtimeve publike

17 June 2025 at 16:03

Autore: Anila Hoxha | Citizens.al | Vlorë

Buzë një fushe mbetjesh në lagjen “24 Maji” të Vlorës, 38-vjeçari Zamir Qama përpiqet të mbrojë disa rrënjë ulliri që ka në oborrin e shtëpisë. Me një karrocë dore, ai u hedh pleh dhe ujë, ndërkohë që përballë tij zjarret në vendgrumbullimin e hapur të mbetjeve ndizen pa pushim. 

“E bëj sepse dua të ndaloj këtë batërdi,” thotë ai, duke treguar me dorë drejt malit të mbeturinave. Edhe pse në prill 2025 kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, njoftoi se vendgrumbullimi i Sherishtës kishte nisur nga puna, situata në terren dëshmon të kundërtën.

Kamionët vijojnë të shkarkojnë mbetje urbane në vend-depozitimin e vjetër, jo vetëm nga Vlora por edhe nga Orikumi. Ndërkohë zjarri i nisur javën e parë të qershorit trazoi jo pak pushues që kishin bërë planet për plazh.

Për Zamirin, i kthyer nga Irlanda për të jetuar me të ëmën, kjo është një betejë personale. Shtëpia e tij ndodhet pak metra larg fushës së ndotur, ku në mungesë të një rrethimi funksional, bagëtitë kullosin mbi mbeturina dhe zjarret përhapen shpesh. 

“Është bërë e padurueshme, plehrat sa vijnë e zgjerohen, dhe sa herë zgjohem me plehrat në flakë e di që dëmtohem sepse jam i qartë që janë kancerogjene” shprehet 38-vjeçari për Citizens. 

Zamir Qama duke treguar malin e mbetjeve në Vlorë/A.Hoxha.

“Një emergjencë mjedisore”

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka vënë në dukje se vendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë nuk ka struktura të tjera teknike, të cilat mund të minimizojnë efektet negative, përveç zonës së rrethuar të ndarjes.

“Për shkak se pjesa tjetër e vendgrumbullimit nuk është e rrethuar, njerëzit dhe kafshët mund të hyjnë lirisht”, thuhet në një audtim të KLSH-së.

Por ky është vetëm një nga problemet që renditen për vendgrumbullimin e hapur. Audituesit kujdesen të dëshmojnë në dokumente zjarret, mungesën e kontrolleve, apo dhe mostrajtimin e ujërave që ndotin tokën dhe detin.

Ekspert i mjedisit,  Mihallaq Qirjo, veç këtyre shqetësimeve shton njësoj si të rrezikshme ndotjen e ajrit.

“Mbetjet shpesh  digjen në mënyrë të qëllimshme për të nxjerrë skrapin, ose ndodh dhe paqëllim se mund të vetëndizen kur prodhohet gaz metan”, sqaron Qirjo, i cili shpjegon se zona të tilla rreth mbetjeve nuk duhen siguruar vetëm me rrethime, por duhen trajtuar me ndarje dhe menaxhim.

Megjithatë, bashkë me njoftimin se kishte nisur depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sherishtës, edhe pse me dy vjet vonesë, kryebashkiaku Dredha nuk dha datë fikse se kur do të mbyllet vendgrumbullimi i Vlorës, i cili vazhdon të jetë problem.

Ullishtja e Zamir Qamës pranë vendgrumbullimit të mbetjve në Vlorë/A.Hoxha.

“Po bëjmë një operacion pilot atje [kapsulim mbetjesh], me qëllim që të bëjmë sa të mundemi. Kjo më shumë për të shmangur zjarret gjatë sezonit turistik”, deklaroi zyrtari i bashkisë, por kapsulimi nuk ka nisur ende, çka do të thotë se edhe rreziku nga flakët dhe ndotja mbetet i njëjtë.

“Zjarret, premtime dhe hetime”

Zjarri më i fundit masiv shpërtheu më 7 qershor 2025, duke mbuluar sërish qytetin bregdetar me re të zeza tymi. Ndryshe nga herët e tjera, policia referoi në prokurori pesë zyrtarë lokalë të Ndërmarrjes së Pastrimit, mes tyre manovratorë të bordit të kullimit, me dyshimet se neglizhuan detyrën për shuarjen e flakëve duke sjellë ndotjen e mjedisit.

Zyrtarisht u njoftua se zjarri kishte rënë si pasojë e temperaturave të larta, por prokuroria e Vlorës pranon për Citizens.al se mbi zjarret në vendgrumbullimin e Vlorës ka nën hetim tre dosje: Korrik 2023, Maj 2025, Qershor 2025.

Ajo thotë se këto zjarre kanë shkaktuar pasoja për jetën e shëndetin e njerëzve, një krim i dënueshëm deri në 10 vjet, ndërsa paralelisht po hetohen edhe dyshimet për shpërdorim detyre nga ana e punonjësve apo dhe zyrtarëve publik.

Emrat e të dyshuarve u mbajtën sekret dhe nuk iu vunë në dispozicion redaksisë së Citizens.al.

Eksperti Mihallaq Qirjo këmbëngul se edhe pushteti lokal ka përgjegjësi, pasi institucionet kanë reaguar ngadalë për administrimin e mbetjeve. Ai thekson se menaxhimi i mbetjeve mbetet përgjegjësi e bashkisë, të cilat në kushtet kur nuk kanë kapacitete, hapësira, mjaftohen vetëm me transportin e tyre.

Përballë raportimeve nga banorët në sallën operative, policia lokale, nga ana tjetër, tha për Citizens se ka referuar disa raste në prokuroi në periudhën 2023-2025, të lidhur “me zjarret e konstatuara në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane”.

Edhe bashkia thotë se ka bashkëpunuar për hetimin e zjarreve me policinë dhe prokurorinë, ndërsa shprehet zyrtarisht për Citizens se “gjetja e fajtorëve dhe dërgimi i tyre para drejtësisë nuk është bërë e mundur.”

Kamionë duke shkarkuar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë/A.Hoxha.

Ndërkohë që drejtësia ende nuk ka dalë me një bilanc për përgjegjësit e ndotjes dhe dëmtimit të shëndetit të qytetarëve në Vlorë, dokumentet zyrtare tregojnë se prej vitit 2020 ka pasur korrespondencë për funksionalizimin e vendgrumbullimit të Sherishtës.

Por paralelisht me këto përpjekje dhe projekte, fusha ekzistuese e mbetjeve në qytet, ajo e lagjes “24 Maji”, është përballur çdo vit me zjarre, të cilat kanë djegur në mënyrën më të rrezikshme tonelata të tëra mbetjesh, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin publik.

KLSH ka ngritur alarmin për këtë situatë në një auditim të kryer Bashkisë Vlorë, e cila jo vetëm që nuk i depozitoi mbetjet në vendgrumbullimin e ri, por nuk pagoi as tarifa për depozitimin e tyre.

Raporti i KLSH-së vëren se bashkia e Vlorës rriti të ardhurat nga 2.79 miliardë lekë (2020) në 3 miliardë (2022). Paralelisht rriti edhe shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve nga 268.6 milionë lekë (2020) në rreth 340.3 milionë (2022).

Në këtë dinamikë, depozitimi i mbetjeve në lagjen “24 Maji” ka vijuar pa asnjë kriter, duke shkaktuar dëme në mjedis dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Audituesit raportojnë gjithashtu edhe zhvlerësim të pronave që ndodhen pranë fushës së hapur të mbetjeve.

“Ti mund ta shikosh shtëpinë është thuajse e boshatisur, ne do ta rregullojmë, por këtu çdo gjë ndotet nga tymi dhe era e keqe, nuk di nga t’ia nis,” tregon Zamiri.

Premtimet për “Vlorën pa mbetje” dhe realiteti

Në vitin 2023, u prezantua nisma “Vlora zero mbetje”, pjesë e një plani 5-vjeçar për menaxhimin e mbetjeve në mënyrë të integruar. Gjatë konsultimeve lokale, u bë publik fakti se Ministria e Financave kishte nënshkruar një marrëveshje për financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës.

Projekti përfshin një kredi prej 12 milionë eurosh dhe tre grante me vlerë totale 14.3 milionë euro. Investimi kryesor është ndërtimi i Qendrës së Menaxhimit të Mbetjeve në Sherishtë.

Bagëti duke kullotur në malin me mbetje në Vlorë/A.Hoxha.

Kjo qendër do të përpunojë rreth 1.2 milionë tonë mbetje dhe do të përfshinte: ndërtimin e vendgrumbullimit sanitar, sistemin për mbledhjen e gazrave, impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura, impiantin për ndarjen e mbetjeve të riciklueshme (me kapacitet 55 mijë tonë/vit), si dhe një hapësirë për kompostimin e mbetjeve organike (deri në 4,200 tonë/vit).

Gjithashtu, ishte parashikuar mbyllja e venddepozitimeve ekzistuese në Vlorë dhe Selenicë, si dhe blerja e mjeteve për pastrimin e rrugëve dhe transportin e mbetjeve.

Megjithatë, punimet në vendgrumbullimin e Sherishtës, të cilat nisën në qershor 2020 dhe duhej të përfundonin në fund të vitit 2021, u ndalën për shkak të hetimeve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ndaj kompanisë “Integrated Technology Services” (ITS), që po e ndërtonte.

Në mars 2022, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive të kompanisë, dhe administrimi i punimeve iu kalua Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Por ky institucion nuk arriti të vijonte punimet dhe projekti ngeci.

Për shkak të detyrimeve të papaguara të kompanisë ITS ndaj palëve të treta dhe bllokimit të llogarive bankare, në tetor 2023 bashkia e Vlorës ndërpreu kontratën me ITS-në.

Ndërkohë, inspektorët e mjedisit, në një kontroll të datës 11 tetor 2024, konstatuan se në Sherishtë ishin ndërtuar vetëm godinat për përzgjedhjen dhe magazinimin e mbetjeve të riciklueshme, por mbetjet ende nuk depozitoheshin.

Fusha e vjetër e mbetjeve, në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës, që nuk ka leje mjedisore, mbetet aktive.

Llogaritet se aty janë depozituar rreth 400,000 m3 mbetje. Në një përgjigje për Citizens.al inspektorët e mjedisit thonë se nuk mund të kontrollojnë fusha pa leje pasi nuk e kanë si kompetencë ligjore. Ndërkohë, bashkia Vlore deklaron se vetëm për vitin 2024 janë prodhuar 53,406 tonë mbetje.

Një pjesë e landfillit të Vlorës në zjarr qershor 2025/A.Hoxha

Në fund të vitit 2024, një dokument zyrtar tregon se inspektorët kishin vizituar sërish vendgrumbullimin e Sherishtës dhe kishin konstatuar se objekti nuk ishte ende funksional. Punimet ndodheshin në fazën e fundit, por pranimi i mbetjeve nuk kishte filluar.

Në një përgjigje për Citizens, bashkia Vlorë konfirmoi se përveç mbetjeve të qytetit, në fushën ekzistuese të “24 Majit” grumbullohen edhe ato të Orikumit dhe disa njësive administrative përreth.

Për vendgrumbullimin ekzistues nuk ka raport monitorimi, megjithëse zjarret ndodhin shpesh. Bashkia thotë se ndërhyrjet e saj në raste zjarresh janë të kufizuara dhe përfshijnë vetëm metoda mekanike si spostim, nivelim dhe mbulim me dhe apo materiale inerte.

E pyetur nga Citizens në prill 2025, se kur do të mbyllet vendgrumbullimi i hapur, Bashkia u përgjigj: “Aktualisht nuk ka ndryshime, derisa të nisë puna në landfillin e Sherishtës”.

Por në një dalje publike më 14 qershor, kryebashkiaku Dredha pranoi se edhe pas hapjes së Sherishtës, Vlora do të përballet me problemin e mbetjeve të paktën deri në vitin 2027.

Ai shtoi se aktualisht po ndërmerren ndërhyrje të përkohshme me mjetet që ka në dispozicion bashkia. “Në atë fushë ndodhen mbetje të kompostuara për më shumë se 40 vite. Vetëm me magji mund të pretendosh që nuk do ketë zjarre atje,” tha ai.

The post “Vlora në flakë”: Zjarret nga mbetjet dhe dështimi i premtimeve publike appeared first on Citizens.al.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë rrezikon lumin Shkumbin

26 May 2025 at 11:51

Autor: Arlis Alikaj | Citizens.al | Librazhd

Ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po shoqërohet me pasoja mjedisore prej ndërhyrjeve në shtratin e lumit Shkumbin, çka ka ngjallur shqetësim mes banorëve dhe aktivistëve lokalë.

Në njësi administrative si Labinot-Fushë apo Xibrakë degëzime të lumit janë spostuar për t’i hapur vend zgjerimit të trasesë së rrugës. Në periudha të ndryshme kompanitë e kontraktuara për punimet kanë zhvendosur rërë dhe zhavorr, kanë turbulluar rrjedhën, gërryer toka bujqësore dhe ndryshuar gjendjen e sedimenteve të lumit.

Kjo dinamikë ka prekur më së shumti biodiversitetin e jetës në lumë dhe peshkimin.

Shkumbini buron nga mali i Valamarës – mes Korçës, Gramshit dhe Pogradecit – dhe përshkon 181 kilometra mes tre qarqeve dhe gjashtë qyteteve përpara se të derdhet në Adriatik. Ai konsiderohet një lum i rëndësishëm për kulturën, bujqësinë dhe turizmin.

Ilustrim i shtrirjes së lumit Shkumbin/Citizens.al.

Investime pa kujdes për mjedisin

Aktivistë dhe gazetarë lokalë kanë dokumentuar aktivitetin shqetësues të kompanive të kontraktuara për punimet e rrugës Elbasan-Qafë Thanë në shtratin e Shkumbinit. Ekskavatorë dhe kamionë u fotografuan në tetor duke marrë zhavorr dhe gurë nga lumi.

Pamjet nga terreni treguan se ndërhyrjet janë kryer me mjete të rënda, pa ndonjë masë mbrojtëse mjedisore apo tabelë informuese.

Kjo vërtetoi pretendimet e vazhdueshme për dëme në mjedis nga aktivistët e “Nismës për mbrojtjen e lumit Shkumbin”, pasi ndërhyrjet në rrjedhë dëmtojnë cilësinë e ujërave, stabilitetin hidrologjik dhe diversitetin biologjik të rrjedhës.

Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e “Korridorit VIII”, është pjesë e një projekti të konsideruar i rëndësisë së veçantë nga qeveria, pasi lidh portin e Durrësit me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Kërkuam të binin kambanat e alarmit në lidhje me rrezikun që po shkakton ndërtimi i rrugës, atë të shkatërrimit të rrjedhës natyrore të lumit,” tha Matilda Alliu nga “Nisma për mbrojtjen e lumit Shkumbin”.

Shqetësimit të aktivistëve i bashkohet zëri i ekspertëve mjedisorë si Ahmet Mehmeti, të cilët thonë se krahas ndërhyrjeve për ngritjen e hidrocentraleve, devijimi i rrjedhës së lumit është “alarmant” dhe “një krim ndaj natyrës”.

Mehmeti shprehet se, bazuar edhe në vëzhgimet që janë bërë, tokat që mbajnë gjallë jetën e fshatarësisë janë dëmtuar nga punimet e rrugës.

Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.

“Brigjet e lumit Shkumbin janë dëmtuar dhe gërryer. Në ndërtimin e veprave madhore, siç janë këto superstrada, gjithmonë do ketë probleme. Por këtu hyn faktori njeri dhe projekti i merr parasysh gjithmonë këto probleme”, thotë ai më tej.

Për ekspertin Mehmeti, shkeljet e rregullave për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe dëmtimi i rrjedhës rrisin rrezikun e erozionit dhe shembjes së tokës.

“Është thelbësore që ligjet ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve të aplikohen dhe të respektohen për lumin Shkumbin, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit”, përfundon ai.

Luljeta Bylykbashi, përfaqësuese e Qendrës Mjedisore për Studime dhe Zbatime, shpreh shqetësim për situatën mjedisore, sidomos në zonën e Librazhdit, teksa biologia Marilda Osmani, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” apelon për një menaxhim më të përgjegjshëm.

Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.

Bylykbashi thotë se kompanitë e kontraktuara për punimet kanë shkelur standardet mjedisore duke ndikuar negativisht te gjendja e lumit. Sipas saj përtej ndërhyrjeve që po kryhen për rrugën nevojitet që për zonën ku kalon Shkumbini të vendoset një normë e atillë zhvillimi që ta stimulojë turizmin dhe ndërtimin miqësor me natyrën.

“Turizmi ka potencial të madh këtu, por nuk mund të realizohet pa një lumë të pastër,” thotë ajo.

Lumi Shkumbin është një arterie ujore me rëndësi historike, kulturore dhe ekologjike për Shqipërinë. Por ndërhyrjet inxhinierike nuk janë të vetmet që nuk po shoqërohen me respektim të standardeve mjedisore.

Në zonat e urbanizuara rreth Shkumbinit nuk ka impiante të trajtimit të ujërave të zeza. Industria, sipërmarrjet dhe restorantet shkarkojnë mbetje dhe ujëra direkt në lumë, njësoj si fshatrat e zonës që hedhin mbetjet bujqësore.

Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.

“Lumi vazhdon të ndotet në mënyrën më të keqe dhe nëse Këshilli i Basenit Ujor të Lumit Shkumbin nuk merr masa drastike dhe të vërë para përgjegjësisë ata që paguhen për të mbrojtur e monitoruar lumin, vihet në pikëpyetje roli dhe efektiviteti i këtij këshilli”, përfundon Ahmeti.

Citizens iu drejtua me kërkesa për komente Bashkisë Librazhd, për të kuptuar se çfarë qëndrimi ka nga ky institucion në lidhje me gjendjen e lumit përgjatë zonave që ajo mbulon. Mirëpo nuk mori përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.

Nëse situata vijon me këtë prirje përkeqësuese vendi rrezikon të humbasë jo vetëm një pasuri natyrore, por edhe besimin e komunitetit në projekte të mëdha infrastrukturore.

Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.

The post Rruga Elbasan-Qafë Thanë rrezikon lumin Shkumbin appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

16 July 2025 at 22:28

Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator.  Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me […]

The post Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter!

By: M C
7 July 2025 at 23:32

Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në vend, përballet me një valë të paprecedentë ndërtimesh pa leje.

Bukuritë natyrore po zëvendësohen me beton, ndërsa institucionet shtetërore janë mjaftuar me letra dhe gjoba që nuk ekzekutohen.

Pamjet me dron të realizuara nga gazetarët e emisionit Fiks Fare tregojnë qartë se në çdo cep të fshatit ndërtimi ka lulëzuar si kërpudhat pas shiut. Bujtina, hotele, mure rrethues dhe struktura të tjera turistike po ngrihen me ritme të shpejta, jo vetëm në qendër të fshatit, por edhe në pyje, në zona të thella dhe të paprekura më parë.

Punimet kryhen në mënyrë të hapur, në sy të të gjithëve, pa asnjë pengesë.

Gazetarët e Fiksit takuan punëtorë të cilët refuzojnë të flasin për pronarët, por të vetëdijshëm që ndërtojnë pa leje dhe duke u arsyetuar me “kështu bëjnë të gjithë”. Aty ku punimet janë më të izoluara, në pyll në zonë të virgjëra, grupi i Fiksit konstatoi kamera sigurie nëpër pemë për të kontrolluar se kush shkon në zonë.

Pas vëzhgimit që Fiksi bëri në Parkun Kombëtar të Thethit u interesua tek institucionet.

Inspektori i Policisë së Zonës u shpreh përmes telefonit se ekzistojnë disa procedime penale për ndërtuesit pa leje, por se aktualisht janë të angazhuar me kontrolle për lëndët narkotike.

Edhe drejtori i IKMT Shkodër pranoi se janë vendosur disa gjoba dhe janë referuar raste në prokurori, por refuzoi të dërgojë inspektorë në terren. Sipas tij, çdo përgjigje do të jepet vetëm me shkresa.

Ndërkohë, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shkodër konfirmohet se në Theth aktualisht nuk ka asnjë leje ndërtimi, as për struktura klasike, as për ndërtim me dru, të ashtuquajtura “miqësore me natyrën”. Ata thonë se kanë vendosur gjoba që kapin vlerën mbi 100 milionë lekë, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar, sepse subjektet i kundërshtojnë në gjykatë.

Ndërkohë që agjencitë shtetërore hartojnë akte konstatimi dhe referojnë çështje në gjykata që zgjasin me vite, në Theth po ndërtohet pa pushim. Priten pyjet për t’u hapur rrugë, ndërkohë që natyra po shkatërrohet.

Parku Kombëtar i Thethit është një pasuri kombëtare, por në mungesë të zbatimit të ligjit, po rrezikon të humbasë vlerën që e bën unik, natyrën e tij të paprekur./Top Channel

The post Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter! appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, Ambientalisti ngre alarmin: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

2 July 2025 at 18:36

Ferruni shpreh shqetësimin për dëmin që po i bëhet mjedisit dhe ekosistemit shqiptar, ndërkohë që Shqipëria mbetet larg standardeve të Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje edhe varësinë nga uji i ambalazhuar në bidona si një shenjë e mungesës së infrastrukturës bazë.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni nxjerr në pah një problem të thellë mjedisor që po përsëritet në Elbasan, Durrës, duke e cilësuar situatën si një “e keqe e madhe” për vendin. Në një intervistë  televizive ambientalisti kritikoi menaxhimin e inceneratorëve dhe thekson se ndërtimi i tyre duhet të jetë serioz, me qëllim të vërtetë për trajtimin e mbeturinave, jo vetëm si një biznes tenderash që shoqërohet me korrupsion.

Lavdosh Ferruni:

Tashmë intuita popullore është e qartë, sepse nuk është një rast sporadik, është një rast i përsëritur në Elbasan, në Durrës, në Vlorë e gjithandej. Është në Kukës. Pra është një e keqe e madhe e këtij vendi. Nuk e di, si nuk po kuptohet që nuk mund të ecet në këtë mënyrë. Duhet bërë diçka.

Ta zëmë që Edi Rama është i fiksuar me inceneratorët. Le ta bëjë një incenerator në Elbasan, por të bëjë incenerator, sepse ajo që është aty është një mbetje, e kompanive të ndryshme, e mbledhur gjithandej, me hekurishte nga vende të ndryshme të botës. Unë kam një argument që e kam thënë disa herë, por është shumë e vështirë të kapet në Shqipëri, për arsye se ajo që ndodh zakonisht këtu është se bëhet një tender më i madh dhe natyrisht ka dhe një vjedhje dhe gjithë shigjetat janë tek vjedhja.

Kjo temë është shumë delikate për vendin tonë. Është shumë delikate sepse ne po promovojmë një Shqipëri shumë ambientale, dashamirëse me mjedisin, me një ekosistem dhe me një natyrë të mrekullueshme e nga ana tjetër kemi këtë pamjen reale që ndodh, siç është kjo e Elbasanit që po ndodh, është gati apokaliptike ashtu me atë tymin e zi, është një tmerr.

Por, ajo që doja të thosha është që ne nuk kemi intenerator në Elbasan. Një incenerator kushton 100 milionë euro, aq sa tha Edi Rama në seancën parlamentare me zonjën Tabaku.

Gjërat janë të lidhura. Ne nuk po ndërtojmë një Shqipëri tamam ashtu siç duhet për në Bashkimin Evropian, për arsye se ne ndryshe nga shumë vende evropiane, në rajon apo Ballkan, ne shqiptarët blejmë ujë me bidona.

The post Zjarri në Landfillin e Elbasanit, Ambientalisti ngre alarmin: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore appeared first on Sot News | Lajme.

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

By: Elva
25 June 2025 at 22:34

Nga Edmond Hoxhaj Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit, duke i kthyer mbrapsht Shqipërisë 102 kontenierët me mbetjet e dyshuara, që më herët shkaktuan një alarm global mjedisor. Ngarkesa e padëshiruar kishte dalë nga i njëjti port në drejtim të Tajlandës, […]

The post Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

18 June 2025 at 22:28

Emisioni “Plug” Sonte do t`ju tregojmë një anë tjetër të medaljes, të aferës së inceneratorëve dhe menaxhimin e plehrave në përgjithësi. Në pak vite, për tre inceneratorë inekzistent dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë, shqiptarët kanë paguar më shumë se 200 milionë euro nga taksat e tyre. Ta nisim nga Tirana. Plug ka siguruar […]

The post Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore appeared first on BoldNews.al.

Masakër mjedisore në Adriatik/ Lumi Ishëm çon në det tonelata me mbetje plastike

By: user 6
28 May 2025 at 22:09

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një masakër mjedisore në Detin Adriatik, në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Tonelata me mbetje plastike dhe spitalore kanë pushtuar një vijë të gjatë bregdetare, nga të dyja anët e Deltës së Ishmit. Gjendja ishte alarmante, teksa asnjë autoritet shtetëror, qoftë lokal apo qendror, nuk kishte ndërhyrë për të minimizuar këtë masakër.

Përkundrazi, këto institucione janë përgjegjëse edhe për mos funksionimin e një impianti të pastrimit të lumit Ishëm, i cili duhet të mblidhte mbetjet që të mos përfundonin në det. Në vitin 2017 u bë një investim me vlerë 2 milionë euro për të pastruar lumin nga mbetjet e plastikës, por nuk ka funksionuar asnjë ditë. I gjithë investimi është çuar në kosh, teksa grykëderdhja është kthyer në një landfill të mirëfilltë, ku mund të gjesh çfarëdolloj mbetjesh. Ato spitalore ishin me shumicë, në breg të detit Adriatik.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Plehrat dhe mbetjet ishin shpërndarë në një sipërfaqe tejet të madhe, me një ndotje kolosale. Mbetjet plastike kanë pushtuar të gjithë bregun e detit. Por, nga vijnë ato mbetje?

Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore dhe është 74 km i gjatë; sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 357 m. Ai formohet nga bashkimi i Lumit të Tiranës, ku derdhen edhe ujërat e Lanës. Ndërkohë, Lumit Ishëm i bashkohen edhe dy përrenj, Tërkuza dhe Zeza. Delta e tij ndodhet në afërsi të Kepit të Rodonit, ku ujerat derdhen në Detin Adriatik.

Mosfunksionimi i impiantit, i cili duhet të merrte mbetjet plastike pak kilometra larg grykëderdhjes së Ishmit, ka sjellë të gjithë këtë masakër mjedisore. Ndërkohë, në të gjithë atë sipërfaqe ranore dhe detare, përveç mbetjeve plastike dhe mbetjeve të tjera, ka edhe mbetje spitalore.

E gjithë zona ishte shndërruar në një landfill të stërmadh, ku mund të gjesh çfarëdolloj mbetjesh. Kamera e Fiksit filmoi Deltën e Ishmit, plot me bidonë plastikë, mbetje plastike. Por, më skandalozja ishte se në breg të detit, apo edhe në ujërat e Adriatikut, mund të gjesh me dhjetëra mbetje spitalore.

Situata ishte alarmante, aq sa asnjë institucion, qoftë lokal apo qendror nuk kishte vënë dorë prej vitesh. Të dyja anët e Deltës, njëra që i përket Bashkisë së Kurbinit dhe tjetra nga ana e Kepit të Rodonit (Zonë e Mbrojtur) që i përket Bashkisë së Durrësit, nuk ishte pastruar dhe mirëmbajtur. Mbetjet ishin përhapur në një vije të stërmadhe detare, në të dy krahët e Deltës.

Ndërkohë, Fiksi udhëtoi edhe në fshatin Gotull të Kurbinit, rreth 2 kilometra para se Lumi Ishëm të derdhet në det. Atje u bë një impiant që mbetjet e lumit të mos përfundonin në det.

Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, në janar të vitit 2017 u bë një studim për objektin “impianti i pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe rikualifikimi i vijës bregdetare, Kurbin”. Në dokument sqarohet se qëllimi është mbajtja dhe grumbullimi i mbetjeve të ngurta dhe ato plastike. “Sistemi është i përbërë nga dy stacione rikuperimi, të vendosura rreth 10 metra nga njëra tjetra” thuhej në dokumente.

Sipas tyre, përcaktohej se në pikën ku bashkohen dy majat e barrierës do të vendosej sistemi i grumbullimit me shirit lëvizës. Stacioni i dytë përbëhet nga dy diga galexhante të vendosura dhe këto rreth 10 metra njëra nga tjetra.

Dokumentet e tenderit kanë edhe foto si duhet të ishte i gjithë ky impianti. Gjithashtu, u bë edhe një vlerësim voluminoz i ndikimit në mjedis dhe më pas u shpall edhe tenderi.

Tenderi u hap në muajin shkurt të vitit 2017 nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e impiantit. Vlera e akorduar ishte 204 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro. Kohëzgjatja e punimet ishte vetëm 6 muaj, por zvarritjet sollën që impianti të përurohej vetëm në vjeshtën e vitit 2019. Fiksi ka ndjekur në vijimësi këtë problematikë, ku nëse do të bëjmë një krahasim të projektit, si u bë dhe si është tani, duket se të gjitha paratë janë hedhur në kosh.

Impianti u përurua nga ministrat e atëhershëm të mjedisit, ku deklaruan se “projekti synonte pastrimin e lumit dhe të detit Adriatik”. Por rreth 8 vjet më pas gjendja është e njëjtë, pasi mbetjet plastike vijojnë që të shkojnë në det, ku lumi Ishëm është një nga më të ndoturit.

Aktualisht, në vitin 2025, dera kryesore e impiantit është e kyçur. Asnjë makineri s’është, apo edhe mekanizmat. Aktualisht janë vetëm disa pajisje metalike të ndryshkura. Natyra ka bërë të vetën! /TCH

The post Masakër mjedisore në Adriatik/ Lumi Ishëm çon në det tonelata me mbetje plastike appeared first on Lapsi.al.

Masakër mjedisore në Adriatik! Lumi Ishëm çon në det tonelata me mbetje plastike dhe mbetje spitalore

By: Ela
28 May 2025 at 20:56

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një masakër mjedisore në Detin Adriatik, në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Tonelata me mbetje plastike dhe spitalore kanë pushtuar një vijë të gjatë bregdetare, nga të dyja anët e Deltës së Ishmit. Gjendja ishte alarmante, teksa asnjë autoritet shtetëror, qoftë lokal apo qendror, nuk kishte ndërhyrë për të […]

The post Masakër mjedisore në Adriatik! Lumi Ishëm çon në det tonelata me mbetje plastike dhe mbetje spitalore appeared first on BoldNews.al.

Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës

22 May 2025 at 08:26

Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) […]

The post Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës appeared first on Reporter.al.

Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet?

25 April 2025 at 22:15

Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës do të detyronte të gjithë ndërtuesit që dherat që dalin nga gropat e pallateve të reja që do të ndërtohen, të depozitoheshin në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Asokohe, administrohej nga koncensionari, Integradet Energy, me pronarët tashmë të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Marrëveshja me koncensionarin do të nëshkruhej […]

The post Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet? appeared first on BoldNews.al.

Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës

By: Ela
17 March 2025 at 17:53

Organizata mjedisore EcoAlbania ka publikuar një raport që evidenton kërcënimin e integritetit të lumit Vjosa prej aktiviteteve industriale dhe ekonomike të kompanive që shtrihen brenda territorit të Parkut Kombëtar dhe degëve të tij. “Gjetjet e këtij raporti janë një kambanë alarmi për mbrojtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa,” u […]

The post Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës appeared first on BoldNews.al.

EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

27 February 2025 at 12:53

Shqipëria do të jetë shteti i ftuar special në panairin e sivjetshëm të Tregtisë dhe Udhëtimeve (IBT Travel Trade Show) në Berlin në Mars 2025, ku të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Fondacioni mjedisor gjerman EuroNatur ka theksuar se pavarësisht se […]

The post EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv appeared first on Reporter.al.

Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

17 February 2025 at 12:36

Këshilli i Qytetit të Mynihut, aksioner në Aeroportin e Mynihut, do të vendosë nesër në lidhje me një peticion të dërguar nga organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit, mbi ndalimin e mbështetjes në projektin e aeroportit të Vlorës. “Qyteti i Mynihut, Shteti i Pavarur i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin hapat […]

The post Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës appeared first on Reporter.al.

❌
❌