Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Enada Hoxha, mesazh i fortë pas ndarjes: Nuk do doja asnjë grua në vendin tim…

By: D Marku
15 June 2025 at 14:44

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë kapitull të jetës në emisionin “Goca dhe Gra”.

Edhe pse nuk hyri në detaje, Enada tha qartë se e ka mbyllur këtë temë me veten, por nuk mund të mos lërë një mesazh për ata që përjetojnë të njëjtin realitet.

“Fati e deshi të ndodhte kështu dhe këtë temë nuk e diskutoj më. Por nuk do doja që asnjë grua apo vajzë të gjendet në situatën time. Nuk ua uroj as atyre që shkatërrojnë familjet, por sidomos atyre që besojnë në dashuri dhe familje,” – tha ajo me emocion.

Fjalët e saj janë një kujtesë e ndjeshme për plagët që nuk duken, por lënë gjurmë dhe për forcën që vjen nga përballja me të vërtetën.

The post Enada Hoxha, mesazh i fortë pas ndarjes: Nuk do doja asnjë grua në vendin tim… appeared first on Albeu.com.

“Nuk do doja asnjë grua në vendin tim…”/ Enada Hoxha, vjen me një mesazh të fortë pas ndarjes: Nuk ja uroj askujt

15 June 2025 at 11:30

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë kapitull të jetës në një  emision televiziv.

Edhe pse nuk hyri në detaje, Enada tha qartë se e ka mbyllur këtë temë me veten, por nuk mund të mos lërë një mesazh për ata që përjetojnë të njëjtin realitet.

“Fati e deshi të ndodhte kështu dhe këtë temë nuk e diskutoj më. Por nuk do doja që asnjë grua apo vajzë të gjendet në situatën time. Nuk ua uroj as atyre që shkatërrojnë familjet, por sidomos atyre që besojnë në dashuri dhe familje,” – tha Hoxha. Fjalët e saj janë një kujtesë e ndjeshme për plagët që nuk duken, por lënë gjurmë dhe për forcën që vjen nga përballja me të vërtetën.

The post “Nuk do doja asnjë grua në vendin tim…”/ Enada Hoxha, vjen me një mesazh të fortë pas ndarjes: Nuk ja uroj askujt appeared first on Sot News | Lajme.

Vese, xhelozi dhe dështime/ Ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja, si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre

By: V K
14 June 2025 at 10:23

Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes.

Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë kjo e fundit që ka konfirmuar jo vetëm ndarjen, por edhe momentet e vështira që ka kaluar në këtë martesë.

Selvija postoi një mesazh emocional në InstaStory-n e saj, duke lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe këngëtarit mund të kenë marrë fund.

Ky postim ka ndezur një valë diskutimesh mes fansave dhe medias, pasi tani shumë prej tyre janë të bindur se ndarja është zyrtare.

“Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”, shkroi ajo krahas një fotoje.

Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen.

Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe veç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit.

Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë.

Kujtojmë që, çifti braktisi Shkupin për t’u zhvendosur dhe për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.

“Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika, në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës. Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpat Kasapi në një intervistë.

Por duket se biznesi i tij nuk u hap kurrë, duke sjellë jo pak probleme mes çiftit dhe për shkaqe ekonomike.

Pak kohë më parë, Selvija e pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tiranë dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup, kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.

 

Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.

“Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”, e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij./Gazeta Panorama

The post Vese, xhelozi dhe dështime/ Ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja, si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet klimatike dhe ndërveprimet ndërmjet specieve po riformësojnë shpërndarjen e ariut të murrmë në Europë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/  Një ekip ndërkombëtar, përfshirë studiues nga PPNEA, ka studiuar se si ndërveprimet ndërmjet specieve ndikojnë në shpërndarjen e ariut të murrmë në të gjithë Europën dhe Turqinë. Studimi zbuloi se, në një shkallë kontinentale, shpërndarja e ariut ndikohet kryesisht nga ndërveprimet me specie të tjera, konkretisht arinjtë kanë tendencë të popullojnë zona ku janë të pranishme edhe speciet që përbëjnë ushqimin e tyre. I botuar në revistën Global Change Biology, ky kërkim nënvizon rëndësinë e ndërveprimeve ndërmjet specieve për ruajtjen e ekosistemeve, duke përdorur ariun e murrmë si rast studimi.

Të kuptuarit se si ndryshimet globale, si ndryshimet klimatike apo transformimi i përdorimit të tokës ndikojnë te speciet është thelbësor për ruajtjen e biodiversitetit dhe për sigurimin e shërbimeve që natyra ofron, si uji i pastër, pjelloria e tokës dhe pjalmimi. Për shembull, ndryshimet klimatike po shkaktojnë që speciet të zhvendosin hapësirën e tyre jetësore drejt lartësive më të mëdha ose më afër poleve, ku kushtet klimatike mbeten brenda kufijve të tolerancës së tyre. Deri tani, shumica e studimeve janë përqendruar vetëm në efektet e drejtpërdrejta të ndryshimeve mjedisore (si temperatura, reshjet apo përdorimi i tokës për arsye bujqësore) mbi shpërndarjen e specieve. Ky studim, megjithatë, fokusohet te efektet indirekte, duke analizuar sesi ndërveprimet ndërmjet specieve ndikojnë në këto modele shpërndarjeje.

“Arinjtë treguan një dietë shumë të larmishme, identifikuam 276 lloje të ndryshme speciesh ushqimore,” shpjegon Pablo M. Lucas, studiues në Universitetin e Seviljes. “Arinjtë që jetojnë në zona më të ngrohta, si në Malet Kantabrike, Greqi apo Turqi, kanë një dietë më shumë bimore, ndërsa ata në rajone më të ftohta si Skandinavia dhe Finlanda priren të jenë më mishngrënës. Kjo do të thotë se roli i ariut në ekosistem ndryshon, nga barngrënës deri në grabitqar në majë të zinxhirit ushqimor”, u shpreh ai.

Falë këtij bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar, ekipi pati akses në më shumë se tre milion pika vendndodhjeje të arinjve, nga rreth 3,000 individë, që përfaqësojnë 14 nënpopullata të ndryshme në kontekste mjedisore të ndryshme.

“Kjo na mundësoi të studionim sesi ndërveprimet lokale shfaqen në një shkallë kontinentale. Kuptuam se arinjtë priren të jenë të pranishëm në zona ku ka më shumë disponueshmëri energjie nga speciet që përbëjnë ushqimin e tyre. Për shembull, në Malet Kantabrike, prania e lisave dhe ahut, burime kryesore ushqimi për këtë nënpopullatë, e bën më të mundshme praninë e arinjve. Në nënpopullata të tjera më mishngrënëse, prania e arinjve lidhet më ngushtë me shpërndarjen e gjitarëve të egër, si derri i egër apo dreri,” shpjegon studiuesi Aleksandër Trajçe nga PPNEA.

Këto të dhëna janë veçanërisht të vlefshme për të parashikuar se ku mund të jetojnë speciet në të ardhmen dhe çfarë rolesh ekologjike mund të luajnë, përballë ndryshimeve klimatike dhe atyre në përdorimin e tokës. Ato theksojnë gjithashtu se ruajtja e specieve kërkon mbrojtjen e ekosistemeve nga të cilat ato varen. “Ndryshimet në shpërndarjen e specieve që përbëjnë ushqimin e arinjve mund të zhvendosin pozicionin e tyre në rrjetin ushqimor dhe të ndikojnë në qëndrueshmërinë e tyre lokale,” shton Lucas.

Speciet e tjera me karakteristika të ndryshme nga ariu i murrmë, si ato me dieta më të specializuara, lëvizshmëri të kufizuar apo kërkesa që lidhen ngushtë me mjedisin mund të reagojnë ndryshe ndaj ndryshimeve klimatike, ndryshimeve në përdorimin e tokës dhe zhvendosjeve në ndërveprimet e tyre ekologjike. Përmirësimi i të kuptuarit tonë mbi këto dinamika është thelbësor për hartimin e strategjive më efektive për ruajtjen e biodiversitetit dhe për sigurimin e shërbimeve që natyra ofron.

Ky kërkim u udhëhoq nga Universiteti i Seviljes, Universiteti Sapienza i Romës dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Poloni, dhe përfshiu 87 studiues nga 75 institucione në 26 vende të ndryshme. Ndër institucionet pjesëmarrëse ishin edhe Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore të Spanjës (MNCN-CSIC), Stacioni Biologjik Doñana (EBD-CSIC), Universiteti Grenoble Alpes dhe Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).

The post Ndryshimet klimatike dhe ndërveprimet ndërmjet specieve po riformësojnë shpërndarjen e ariut të murrmë në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na ka lënduar…”/ Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e të birit nga Sara Hoxha

1 June 2025 at 20:28

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër zhvillimet më të komentuar kohët e fundit në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Tashmë mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e artistit, Xheraldina Vula, e cila në një intervistë për “Klan Kosova” është shprehur hapur për mënyrën si e ka përjetuar familja lajmin.

“[Na ka lënduar]. Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne” tha ajo.

Xheraldina theksoi se ndonëse ndarja nuk ka qenë e lehtë për familjen, ata e respektojnë vendimin e dy të rinjve.”Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

E pyetur për marrëdhënien me ish-partneren e djalit, ajo u shpreh se lidhja e saj me Sarën nuk ka ndryshuar: “Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh”.

The post “Na ka lënduar…”/ Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e të birit nga Sara Hoxha appeared first on Sot News | Lajme.

“Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën”/ Ndarja me bashkëshortin, flet koreografja e njohur Enada Hoxha

23 May 2025 at 21:13

E rrallë në intervista, por duke folur e sinqertë për jetën e saj private, koreografja e njohur Enada Hoxha rrëfehet sot. Sa e rëndësishme ka qenë puna për të në këtë periudhë, Enada shpreh me mirënjohje se angazhimi profesional ka qenë një burim force dhe stabiliteti.

Shumë e rëndësishme dhe falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi shumë falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort, që na mbështesin dhe unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm, duke filluar nga njerëzit me të cilët jetoj, familjarët e mi, njerëz që pafund më shprehin dashuri çdo ditë, e kam zemrën plot.

The post “Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën”/ Ndarja me bashkëshortin, flet koreografja e njohur Enada Hoxha appeared first on Sot News | Lajme.

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

By: armand
14 May 2025 at 19:54

Pas muajsh spekulimesh në rrjetet sociale dhe mediat rozë, influencerja e njohur Hatixhe Braka, e njohur për publikun si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga Jashar Stojku. Gjatë intervistes në emisionin “The Dalina Show”, foli hapur për një nga kapitujt më të vështirë të jetës së saj. “Vendimi për t’u ndarë ka qenë i imi,” u shpreh […]

The post Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi appeared first on BoldNews.al.

Berat: PS kryeson me mbi 58% të votave, si bëhet ndarja e mandateve

By: fra nc
12 May 2025 at 15:11

Në qarkun e Beratit, procesi i numërimit të votave vijon me ritme të qëndrueshme, ku aktualisht janë përpunuar 154 nga 275 qendra votimi. Partia Socialiste kryeson bindshëm me 58.92% të votave, ndërsa Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” renditet i dyti me 30.05%.

Të dhënat paraprake tregojnë se PS ka marrë 21,477 vota nga kutitë e numëruara, duke e përforcuar pozicionin e saj si forca politike dominuese në Berat. Në krahun tjetër, PD-ASHM ka siguruar deri tani 10,953 vota, ndërsa në vend të tretë renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 2,464 vota ose 6.76%.

Forcat e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar. Partia “Mundësia” ka grumbulluar 665 vota (1.82%), “Lëvizja Bashkë” ka marrë 369 vota (1.01%), ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar vetëm 137 vota. Pjesa tjetër e subjekteve të vogla politike kanë marrë më pak se 1% të votave secila, duke mos ndikuar në ndarjen e mandateve.

Bazuar në projeksionet aktuale, ndarja e mandateve për këtë qark është 5 për Partinë Socialiste dhe 2 për koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berat: PS kryeson me mbi 58% të votave, si bëhet ndarja e mandateve appeared first on Euronews Albania.

Numërohen 431 kuti në Tiranë: Si ndahen mandatet mes forcave politike

By: fra nc
12 May 2025 at 12:34

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 431 nga 1,282 qendra votimi, ku Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 67,140 vota që përbëjnë 48.77% të totalit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 47,760 vota ose 34.70%, ndërsa forcat e tjera politike ndjekin me përqindje më të ulëta si më poshtë:

  • Partia Mundësia (MUNDESIA): 6,622 vota – 4.81%
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 4,708 vota – 3.42%
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 4,114 vota – 2.99%
  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 3,683 vota – 2.68%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 2,196 vota – 1.60%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 670 vota – 0.49%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 346 vota – 0.25%
  • Lëvizja Atdheu (LA): 246 vota – 0.18%
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 169 vota – 0.12%

Mandatet në Tiranë, sipas projeksioneve nga rezultatet paraprake:

  • Partia Socialiste (PS): 19 mandate
  • Koalicioni PD-ASHM: 15 mandate
  • Nisma Shqipëria Bëhet: 1 mandat
  • Partia Mundësia: 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë: 1 mandat
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 1 mandat

The post Numërohen 431 kuti në Tiranë: Si ndahen mandatet mes forcave politike appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Bulqizë, procesi vijon i qetë

10 May 2025 at 16:04

Shpërndarja e materialeve zgjedhore që në orën 11 të mesditës, ka nisur në Dibër. Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Procesi ka vijuar i qetë. 3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Bulqizë, procesi vijon i qetë appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore në Korçë, nis shpërndarja në të gjitha bashkitë e qarkut…

10 May 2025 at 16:00

Në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur në Korçë shpërndarja e materialeve zgjedhore. Procesi ka vijuar i qetë.

Të gjitha KZAZ ka nisur shpërndarja. Në KZAZ 74 administrohen ,materialet për të gjitha fshatrat e Korçës, ku kanë mbetur qendrat e fundit të votimit për të dorëzuar materialet zgjedhore. 3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore në Korçë, nis shpërndarja në të gjitha bashkitë e qarkut… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës dhe në qarkun e Korçës

By: V K
10 May 2025 at 12:40

Ditën e sotme, në Bashkinë e Kukësit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën, më 11 maj.

Procesi ka nisur nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KZAZ Kukës dhe forcave të rendit.

Të parat që kanë marrë materialet zgjedhore kanë qenë qendrat e votimit me numër 0677, të vendosura në fshatrat Pakisht dhe Kosharisht, në njësinë administrative Zapod.

Të dy këto fshatra, përfshihen në të njëjtën qendër votimi, e cila numëron gjithsej 318 votues të regjistruar.

Shpërndarja e materialeve po vijon drejt qendrave të tjera të votimit në territorin e bashkisë, duke u nisur fillimisht nga zonat më të largëta dhe fshatrat e thellë malorë.

Qëllimi është që të gjitha qendrat të pajisen në kohë me materialet përkatëse si fletët e votimit, kutitë, regjistrat, pajisjet për identifikimin biometrik, kamerat e sigurisë, etj.

KZAZ Kukës, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe transparent.

Shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit, është planifikuar të përfundojë 15 orë përpara hapjes zyrtare të votimit.

Edhe në qytetin e Pogradecit, ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Sipas kryetarit të KZAZ-së, Mandi Mekolli, ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Komisionerët e qendrave të votimit, janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec.

Një risi e këtyre zgjedhjeve, është përfshirja për herë të parë në procesin e votimit e grave që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë.

Gjykata ka dhënë një vendim përkatës, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht pranë KZAZ-së për të mundësuar zbatimin e tij.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka filluar edhe në bashkinë e Maliqit, Devollit dhe Kolonjës.

Sa i përket Bashkisë Korçë, po bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ e Fshatrave ndërsa në KZAZ e qytetit ende nuk ka nisur.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës dhe në qarkun e Korçës appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar

By: fra nc
17 April 2025 at 14:49

Ditën e mërkurë u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë tenori Dhimitër Dushi, një figurë e shquar e muzikës klasike, asaj të lehtë dhe popullore shqiptare. Ai lindi më 7 tetor 1947 në lagjen karakteristike Mangalem të Beratit.

Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1976, Dhimitri nisi punën në Estradën Profesioniste të Beratit, duke u bërë një ndër emrat më të dashur të publikut vendas. Me hapjen e shkollës së mesme artistike “Ajet Xhindole”, ai u emërua mësues në degën e kantos, ku për vite me radhë formoi breza të rinj këngëtarësh deri në daljen e tij në pension.

Karriera e Dhimitër Dushit është një pasuri e vërtetë për muzikën shqiptare, me mbi 600 interpretime që përfshijnë arie të klasikëve të mëdhenj botërorë, këngë të muzikës së lehtë dhe, në vitet e fundit, këngë popullore të repertorit beratase. Ai ka marrë pjesë në 8 Festivale Kombëtare të Këngës në RTSH, në Festivalet Folklorike Kombëtare në Gjirokastër, në Festivalet e Këngës Qytetare, si dhe në turne ndërkombëtare në Greqi, Turqi, Itali, Kroaci, Kosovë e më gjerë.

Edhe pas daljes në pension, zëri i Dhimitrit nuk pushoi së ngjalluri emocion, ai vazhdoi të këndojë në çdo aktivitet ku thirrej, duke dëshmuar dashurinë e tij të thellë për artin dhe publikun.

Për kontributin e tij të çmuar, Dhimitri është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri” dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Votimi nga jashtë, KQZ: 131 874 zarfe të dërguara

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (10:30) janë dorëzuar 131 874 zarfe dhe 9 157 janë marrë nga zgjedhësit.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Elbasan 25 022, Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Gjirokastër 8 453, Kukës 3 946 dhe Korçë 20 329.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 47 769 zarfe, në Greqi 41 832, në Gjermani 12 937, në Mbretërinë e Bashkuar 9 006 zarfe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 9 849 dhe në Francë 2 596 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta postojë atë në për në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes.

Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

/r.e/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 131 874 zarfe të dërguara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefja e BE-së thotë se përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme

8 April 2025 at 20:59

Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska “po e minon rendin kushtetues të vendit dhe […]

The post Shefja e BE-së thotë se përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme appeared first on BoldNews.al.

Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur shpërndahen fletët në Europë e në kontinentet e tjera

By: V K
7 April 2025 at 12:02

Këtë të hënë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për diasporën shqiptare në lidhje me shpërndarjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e vitit 2025.

Ai ka konfirmuar se fletët e votimit do të dërgohen në Europë nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.

Celibashi ka siguruar shqiptarët jashtë vendit se nuk do të kenë asnjë kosto për dërgimin e fletës së votimit, pasi KQZ do të paguajë postën.

Ai ka ftuar qytetarët që ta dërgojnë fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes, duke theksuar rëndësinë e kohës për të siguruar që vota të mbërrijë në kohë.

 

 

Postimi i kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi:

Fleta e Votimit do të vijë tek ju!

🇦🇱 Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT

Fletët e votimit do të mbërrijnë:

🇪🇺 Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill

Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ.

Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!

Zëri juaj ka rëndësi! #Zgjedhje2025 #VotoNgaJashtë #FletaEVotimit #KQZ

The post Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur shpërndahen fletët në Europë e në kontinentet e tjera appeared first on Albeu.com.

Sindroma e “Zemrës së Thyer” – të vdesësh nga mërzia e ndarjes!

25 March 2025 at 23:33

Zemra e thyer është një gjendje reale, e cila imiton një atak në zemër për shkak të stresorëve të papritur emocionalë që sjell

Përderisa është vështirë të rikuperohemi nga një zemër e thyer, shumica prej nesh e mendojmë vetëm si mundim të përkohshëm mendor – një që e kalojmë me kohën. Por, mundimi mendor që e shkakton ndarja mund të ketë efekte tejet të mëdha – qoftë mendërisht, qoftë fizikisht.

Ekspertët thonë se të pasurit zemrën e thyer mund të shkaktojë shumë efekte në shëndet, e posaçërisht kur truri e përpunon si traumë.

Nëse personat nuk janë të aftë ta përpunojnë në sjellje normale me një terapist ose duke gjetur kohë për ta trajtuar dhe shëruar veten, ata mund të kenë nivele shumë të larta të stresit.

Në fakt, ekziston edhe një sëmundje e njohur si “sindroma e zemrës së thyer” – për të cilën hulumtimet thonë se, në disa raste, mund të jetë edhe vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Çfarë është kjo sindromë?

E njohur ndryshe edhe si sindroma takotsubo, kjo sindromë është kur ventrikuli i majtë i zemrës – kryesori që pompon gjak – dobësohet dhe zmadhohet, që nënkupton se nuk pompon siç duhet.

Kjo sëmundje është shumë e rrallë, ndërkaq më shumë i prekë femrat sesa meshkujt. Ndonëse kjo sindromë mund të shkaktohet nga traumat fizike, siç është sulmi i astmës, shpeshherë mund të shkaktohet edhe nga stresi emocional, si pasojë e vdekjes së një të afërmi apo humbjes së një personi të dashur.

Tre simptomat më të zakonshme të sëmundjes së zemrës së thyer janë dhimbje të papritura, të mprehta në gjoks, gulçim dhe të fikët.

Rreziku duket të jetë më i madh kur shkaku është një goditje hemorragjike, kriza epileptike, atak të rëndë të astmës, gjakderdhje të rëndë, hipoglikemia, temperaturë e lartë, etj.

Sindroma mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse jeni duke pasur sulm në zemër, ku do të përjetoni dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje. /Telegrafi/

The post Sindroma e “Zemrës së Thyer” – të vdesësh nga mërzia e ndarjes! appeared first on Telegrafi.

Ndarja nga jeta e Harasanit/ Bashkëshortja: Luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin

9 March 2025 at 20:41

Ditën e sotme u ndaj nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, i cili prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Së fundmi, bashkëshortja e tij, Suela Harasani, ku njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, teksa shkruan se Andis Harasani luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me […]

The post Ndarja nga jeta e Harasanit/ Bashkëshortja: Luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin appeared first on BoldNews.al.

Nis shpërndarja e bonusit, përfitojnë afro 730 mijë pensionistë

By: V K
3 March 2025 at 15:45

Ditën e sotme, nisi ndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Në total, janë 730 mijë përfitues.

Në sportelet e Postës Shqiptare, pensionistët që kanë tërhequr pensionin e muajit, nga kjo fillim jave kanë mundësi të marrin edhe bonusin.

10 mijë lekë do të marrin ata që e kanë pensionin deri në 20 mijë lekë në muaj, ndërsa ata që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë do të marrin një bonus që arrin në 5 mijë lekë.

Kjo është hera e parë që qeveria shpërndan një bonus në pranverë, pasi deri më tani ato janë ndarë vetëm në fund të vitit.

Kryeministri Edi Rama, ka premtuar se ky shpërblim do të lidhet me performancën ekonomike. Sa më e mirë të jetë ecuria ekonomike dhe mbledhja e të ardhurave, aq më e lartë është mundësia që bonusi i pranverës të zyrtarizohet në një shpërblim të përhershëm.

The post Nis shpërndarja e bonusit, përfitojnë afro 730 mijë pensionistë appeared first on Albeu.com.

Ndarja para ose pas Ditës së Shën Valentinit: Kur është më mirë t’i jepni fund një lidhjeje që nuk funksionon?

12 February 2025 at 17:44

Shkurti është muaji i dashurisë, por disa lidhje po marrin fund pikërisht tani

A është shumë mizore të braktisni partnerin në prag të Shën Valentinit, apo është më keq të festoni Ditën e të dashuruarve dhe të ndaheni më pas?

Ja çfarë mendojnë ekspertët për këtë temë.

Vendimi për t’i dhënë fund një marrëdhënieje emocionale nuk është kurrë i lehtë, për asnjërën palë – ai që largohet zakonisht shqetësohet se kur është momenti ideal për t’u ndarë, ndërsa për personin tjetër diçka e tillë është e papritur dhe për këtë arsye edhe më e dhimbshme, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Ndarja para Ditës së Shën Valentinit

Ndarja në Ditën e Shën Valentinit është, sipas mendimit të shumë njerëzve, e pamatur dhe madje e vrazhdë, edhe pse shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se në të vërtetë nuk ka një kohë ideale për diçka të tillë përveç – bash tani.

Pas një feste, do të ketë një tjetër, një të tretë, një të katërt, do të ketë probleme në punë ose do të dalë diçka tjetër, e cila vetëm do të zgjasë agoninë. Përveç kësaj, festimi i Ditës së Shën Valentinit me dikë që nuk e duam dhe nuk na intereson më nuk është zgjidhja më e mirë.

“Po, ndarja është e vështirë, por edhe më e vështirë është të zgjedhësh një dhuratë për dikë që nuk e do ose të shtiresh se je i afërt me dikë për të cilin ndjenjat janë ftohur prej kohësh”, thotë profesori i psikologjisë Morgan Koup.

Ndarja pas Ditës së Shën Valentinit

Megjithatë, nëse nuk jeni ende 100% të sigurt për ndjenjat tuaja, ose nëse vendimi për t’u ndarë nuk është pjekur ende plotësisht, është më mirë të prisni derisa të kalojë dita e Shën Valentinit. Kjo do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të përpunuar emocionet tuaja dhe për të vlerësuar nëse marrëdhënia ka ndonjë të ardhme.

Pritja që të kalojë Dita e Shën Valentinit ka edhe një avantazh tjetër: atmosfera festive mund të zgjojë tek ju dhe tek partneri juaj (pothuajse ish) dëshira për të bërë përpjekje në marrëdhënie dhe për të punuar për gjërat që nuk po funksiononin aq mirë. Kush e di, ndoshta ju mund të mbijetoni.

Së fundi, mund të jetë një ide e mirë të prisni derisa të përfundojë festa për të shmangur ndjenjat negative dhe skenat e ndarjes që lidhen me këtë ditë në të ardhmen. “Truri ynë ka tendencë të krijojë modele midis dy ngjarjeve. Një kujtim vjetor që jeni ndarë një ditë para festës mund të jetë i dëmshëm,” përfundon terapistja Kiana Shelton. /Telegrafi/

The post Ndarja para ose pas Ditës së Shën Valentinit: Kur është më mirë t’i jepni fund një lidhjeje që nuk funksionon? appeared first on Telegrafi.

❌
❌