Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Palmer zbulon se çfarë i tha në të vërtetë Trump kur ia dorëzoi çmimin “Lojtari i Turneut”

17 July 2025 at 23:37

Cole Palmer ka zbuluar detaje të takimit të tij me Donald Trump pas finales së Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea triumfoi ndaj PSG-së me rezultat 3-0.

23-vjeçari ishte protagonisti kryesor në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist, për të ndihmuar Chelsean të sigurojë trofeun në MetLife Stadium, New Jersey.

Pas ndeshjes, Palmer u shpall lojtari më i mirë i turneut dhe çmimin ia dorëzoi vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Trump nuk u tërhoq nga vëmendja as gjatë ngritjes së trofeut, duke qëndruar pranë kapitenit Reece James, i cili më vonë deklaroi se nuk kishte dëgjuar shumë për shkak të zhurmës, por se Trump e përgëzoi ekipin.

Palmer, nga ana e tij, pranoi se ishte i befasuar nga prania e Trump në skenën e festimeve dhe tha se situata ishte “e çuditshme dhe paksa e hutueshme”.

Në një intervistë për gazetën Mail, Palmer tregoi se Trump i tha: “Djali im është fansi yt më i madh”.

“Realist, nuk mbaj mend çfarë i thashë, besoj se i thashë vetëm ‘Faleminderit’”, shtoi ai.

Aktualisht, Palmer po i kalon pushimet në Saint Kitts dhe Nevis, duke vizituar familjen dhe duke shijuar disa ditë qetësie pas sezonit të suksesshëm me Chelsean.

The post Palmer zbulon se çfarë i tha në të vërtetë Trump kur ia dorëzoi çmimin “Lojtari i Turneut” appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Cole Palmer – djaloshi që i vendos finalet

13 July 2025 at 23:45

Nëse ekziston një lojtar që mund t’i besohet skenës së madhe dhe presionit të finales, ai është padyshim Cole Palmer.

Ylli i ri i Chelseat po vazhdon të ndërtojë një reputacion si “njeriu i ndeshjeve të mëdha”, duke qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme.

Palmer ka shënuar tetë pjesëmarrje në gola në finale, një statistikë mbresëlënëse për një lojtar që sapo ka nisur të shkëlqejë në nivelin më të lartë. Palmer ishte i pandalshëm, duke shënuar dy gola dhe asistuar në tjetrin, duke udhëhequr londinezët drejt suksesit historik në turneun me formatin e ri.

Kjo ishte finalja e radhës ku ai bën diferencën, duke e çuar numrin e golave të tij në finale në 10, një rekord absolut për një lojtar të moshës së tij.


Rekordi i Palmer në finale 

🏆 Community Shield kundër Arsenalit – ⚽

🏆 Superkupa e Europës kundër Sevillas – ⚽

🏆 Finalja e Carabao Cup ndaj Liverpoolit – ❌

🏆 Finalja e Euro 2024 ndaj Spanjës – ⚽

🏆 Liga e Konferencës kundër Real Betis – 🅰🅰

🏆 Kupa e Botës për Klube ndaj PSG-së – ⚽⚽🅰


Palmer u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Me këtë fitore, Chelsea mbyll një sezon historik me dy trofe ndërkombëtarë – dhe një Palmer që po sfidon legjendat. /Telegrafi/ 

The post Cole Palmer – djaloshi që i vendos finalet appeared first on Telegrafi.

Palmer me vetëbesim flet para finales me PSG-në, lavdëron edhe dy yjet e Chelseat

13 July 2025 at 09:18

Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka ndarë mendimet e tij nga “Top of the Rock” në Rockefeller Center, përpara finales së FIFA Club World Cup ndaj PSG, që zhvillohet të dielën, më 13 korrik 2025.

“Nuk e dinim çfarë të prisnim kur erdhëm këtu. Shpresojmë ta realizojmë,” tha Palmer, duke shfaqur besim në suksesin e skuadrës së tij.

Mesfushori ofensivë 23-vjeçar ka vlerësuar performancat e bashkëlojtarëve të tij, duke veçuar Joao Pedro dhe Pedro Neto: “Të dy kanë shënuar disa gola. Të gjithë kanë bërë mirë deri më tani”, ka deklaruar Palmer.

Palmer ishte protagonist në suksesin e Chelseat në finalen e Ligës së Konferencës duke dhënë dy asistime në fitoren 4-1 ndaj Real Betis.

Ai ka regjistruar 16 gola dhe 12 asistime në 51 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e trajnerit Enzo Maresca.

Pavarësisht një dëmtimi në kofshë, Palmer ka konfirmuar se është plotësisht i rikuperuar dhe gati për sfidën e madhe ndaj kampionëve të Francës.

Chelsea, fitues i të tre garave evropiane, kërkon të shkruajë histori edhe në Botërorin e Klubeve, me Palmer në qendër të lojës kundër një PSG-je të udhëhequr nga Ousmane Dembele. /Telegrafi/

The post Palmer me vetëbesim flet para finales me PSG-në, lavdëron edhe dy yjet e Chelseat appeared first on Telegrafi.

“Shumë nxehtë për ‘Palmerin e ftohtë’”, faqja zyrtare e Flamengos tallet me yllin e Chelseat

By: S SH
21 June 2025 at 11:28

Faqja zyrtare e Flamengos është tallur me yllin e Chelseat, Cole Palmer, pas fitores së tyre 3-1 në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Flamengo mori një fitore të madhe me rikthim 3-1 ndaj Chelseat në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin D, duke siguruar kështu kalimin në fazën e 1/8-tës.

Megjithatë, përveç fitores së klubit brazilian, vëmendja të madhe mori edhe një postim i tyre pas ndeshjes në rrjetin social “X”.

Cak i talljes apo i ‘sulmit’ të tyre ishte pikërisht ylli i madh anglez i Bluve, Cole Palmer, i cili ishte thuajse i padukshëm në ndeshje.

“Shumë nxehtë për “Palmerin e ftohtë””, shkruante në postimin e Flamengos, duke iu referuar nxehtit të madh në qytetin e Filadelfias dhe nofkës së lojtari “Cold Palmer”.

Paraqitja e dobët e Palmerit u vërtetua edhe në minutën e 82-të, kur trajneri Enzo Maresca vendosi ta zëvendësoj me sulmuesin Marc Guiu.

Vlen të theksohet se ky postim është fshirë pas disa minutave nga faqja e klubit brazilian, por postimi është bërë viral.

The post “Shumë nxehtë për ‘Palmerin e ftohtë’”, faqja zyrtare e Flamengos tallet me yllin e Chelseat appeared first on Albeu.com.

Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani

6 June 2025 at 13:27

Lamine Yamal është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror aktualisht.

Anësori i Barcelonës e ka pushtuar futbollin që kur debutoi me ekipin e parë në moshën 15 vjeç në vitin 2023.

Në pak më shumë se dy vjet, ai është shndërruar nga sensacion adoleshent në pretendent për Topin e Artë … dhe tani, futbollisti më i shtrenjtë në planet.

Sipas modelit më të fundit të Observatorit të Futbollit “CIES”, Yamal kryeson renditjen globale me një vlerë marramendëse të tregut prej 402 milionë eurosh.

Për ta vënë këtë në perspektivë, emri tjetër në listë – Erling Haaland – vlerësohet me gati gjysmën e kësaj shume, 240 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani appeared first on Telegrafi.

Chelsea i jep goditjen e rëndë Mudrykut

5 June 2025 at 18:48

Ylli i Chelseat, Cole Palmer, do të mbajë numrin 10 në fanellën e tij duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2025/26.

Lajmi vjen si pjesë e ndryshimeve strategjike të skuadrës londineze, ndërsa klubi përgatitet për turneun e FIFA Club World Cup dhe sezonin e ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Palmer, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Chelseat që kur u transferua nga Manchester City në shtator 2023, do të zëvendësojë Mykhailo Mudryk në numrin 10.

Mudryk aktualisht është i pezulluar për shkak të një shkeljeje doping dhe mund të përballet me një dënim deri në katër vjet, sipas raportimeve të fundit nga Goal.com.

Ky ndryshim vjen pas një sezoni të suksesshëm për Palmer, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në finalen e Ligës së Konferencës, ku Chelsea triumfoi 4-1 ndaj Real Betis më 28 maj 2025, me dy asistime nga ana e tij.

Chelsea po ashtu ka forcuar sulmin me transferimin e sulmuesit 22-vjeçar Liam Delap nga Ipswich Town për 35 milionë euro.

Tifozët e Chelseat presin me padurim të shohin Palmer me numrin e ri, teksa klubi synon të rikthehet në majat e futbollit evropian. /Telegrafi/

The post Chelsea i jep goditjen e rëndë Mudrykut appeared first on Telegrafi.

Sqarohet gjithçka rreth klauzolës së largimit të Cole Palmer

9 May 2025 at 13:36

E ardhmja e sulmuesit anglez, Cole Palmer, pritet të jetë te Chelsea edhe pas verës, pasi përkundër shumë zërave për një largim të tij, thuhet se ai nuk ka një klauzolë lirimi që rrezikon të thyhet.  

Sipas Keiran Gill të Daily Mail, Chelsea nuk është nën kërcënimin e humbjes së talentit të tyre, Cole Palmer, për shkak të një klauzole lirimi.

Gill u pyet nëse kontrata e Palmer përfshin një klauzolë lirimi që mund ta lejojë atë të largohet nga klubi nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve dhe ai mohoi një gjë të tillë.

“Kam kontaktuar burime nga Chelsea këtë mëngjes dhe ata më kanë siguruar se është një budallallëk i plotë: Kontrata e përditësuar e Cole Palmer nuk përmban një klauzolë lirimi këtë verë bazuar në kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Gill.

“Klubi e ndjeu keqardhjen për periudhën e tij të vështirë kur ai kaloi 18 ndeshje pa shënuar gol. Me sa duket, ai po e kritikonte veten më shumë se kushdo tjetër. Enzo Maresca pati disa biseda personale me të, duke i thënë se shkëndija e tij do të rikthehej”.

“Ajo shkëndijë u rikthye në atë fitore 3-1 ndaj Liverpoolit të dielën. Gjithsesi, nuk jam i sigurt se kjo do t’i ndalë thashethemet që të ripërhapen nga të dyshuarit e zakonshëm në mediat sociale, por duket se mund të jeni të sigurt se ai do të jetë lojtar i Chelseat sezonin e ardhshëm”, përfundoi gazetari i mediumit anglez. /Telegrafi/

The post Sqarohet gjithçka rreth klauzolës së largimit të Cole Palmer appeared first on Telegrafi.

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

By: user 2
8 May 2025 at 18:22

Në momentin kur administrata e re amerikane ka hedhur poshtë politikisht vendimin e paraardhësve të saj demokratë, për të shpallur “Non Grata” Sali Berishën, duke e konsideruar këtë si një akt politik “që mban peng mardhëniet mes dy vendeve” është mirë të kthejmë filmin pas për të rifreskuar se ç’propagandë të shfrenuar na kanë dëgjuar veshët për plot katër vite.

Lapsi.al ka hapur arkivat që nga dita e 19 majit 2021 kur DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive” dhe për “minim të demokracisë”. Kjo masë që u ndërmor për të fashitur protestën e mundshme opozitare pas zgjedhjeve të  një muaji më parë, duke e ngërthyer PD-në një një sherr të brendëshëm, dyshohej se kishte një inspirim nga Tirana. Vetë Edi Rama e kishtë kërcënuar rivalin e tij në paralemant duke i thënë se shumë shpejt nuk do ta kapërcente më dot Atlantikun.

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA

Por, në ofensivë për të mbrojtur dokumentin e Anthony Blinken u hodhën një ordhi diplomatësh vartës së tij. Lapsi.al i ka rimarë në mënyrë kronologjike ato më kryesoret.
I ndërgjegjshëm se koha kur po kryhej kjo lëvizje kishte bërë që të ngriheshin dyshimet e para, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili më pas u largua nga shërbimi si i dyshuar për konflikt interesi me presidentin serb Vuçiç, u mundua ta shfryjë faktorin kohë. “Nuk do t’i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme”, tha ai në një intervistë në 20 maj 2021.

Andi Bushati : Si duhet kuptuar qëndrimi i DASH për Non Gratan e Berishës

Kur u mor vesh se Beisha nuk do dorëzohej por do hapte gjyq kundër Blinkenit, presionet mbi Lulzim Bashën u shtuan për ta përjashtuar atë nga PD-ja. Ambasadorja Yuri Kim tha shprehjen e fammshme kërcënuese se kush vazhdon me Non Grata-n “do hajë bar”. Ajo me lehtësinë për të dalë nga kostumi diplomatik dhe për tu treguar më katolike se papa u shndërrua në targetin e Berishës që e cilësonte si “guvernatore të pa emëruar”. Qëndrimeve të saj i doli në krah departamenti i shtetit”.

E bujshme/ Basha përjashton Berishën nga grupi i PD

“Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
E njëjta linjë kokfortë vijoi edhe pasi u pa se Berisha ishte shumicë në partinë e tij pasi mblodhi kunvendin në stadiumin Arena Kombëtare. Presioni amerikan qe që Basha mos e lëshonte partinë. Pas përplasjeve të forta në 8 janar 2022, ndërhyri zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. Ai këmbëngulte se Berisha është i vetmuar. “Unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh”, tha ai për Zërin e Amerikës, ku realiteti mohohej në mënyrë qesharake. Ai shtoi duke kërcënuar mbështetësit e Berishës: “Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente”.

Analiza/ Tre mesazhet e Gabriel Escobar kundër Berishës

Këtë këmbëngulje prej budalla e mishëroi në çdo hap të saj ambasadorja Juri Kim. Pas dorëheqjes së Bashës, ajo njohu Enkeleid Alibeajn si kryetar të një PD-je fallco dhe loboi të mos i jepej nga gjykatat vula dhe sigla shumicës së demokratëve. Ajo nnuk nguroi të ndërhynte kundër konventës së Vienës edhe në garat elektorale, duke bërë thirrje që mos votohej për Non Gratat. “Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë” tha ajo para zgjedhjeve lokale gjatë një vizite në veri të vendit. Atë prill 3 ajo e krahasoi Berishën me një zjarrëvënës që “premton të shuajë zjarret”.

Intervista / Yuri Kim fillon fushatën kundër opozitës

Duke i dalë në mbrojtje ambasadores në Tiranë, po në të njëjtin muaj, Gabriel Escobar deklaroi në Top Story se nuk ka asnjë shanc që Non Grata të hiqet. “Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë”. Me të njëjtën lehtësi që premtonte se Non Grata nuk do të hiqej kurrë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit pohonte edhe se vendimmarrja ndaj Berishës nuk ishte politike. “Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik”, pati deklaruar ai për VOA në 22 tetor 2022.
Por, po të shohësh deklaratën aktuale të Departamentit të shtetit qëndrimi ka ndryshuar 180 gradë. Qasja është krejtësishte e kundërt nga ato që kumtuan Palmer, Kim dhe Escobar në vite.

Të parët thonin se vendimi nuk qe politik, të dytët se qe i tillë. Të parët se kjo bëhej për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, të dytët se kjo ka rrezikuar marëdhëniet e mira mes dy vendeve. Të parët se Non Grata nuk do rishikohet kurrë, të dytët se nuk do lejojnë që gabimet e administratës Biden të vijojnë.

Për ta kuptuar më mirë se ç’histori na u tregua për katër vite ia vlen të riprodhojmë edhe njëherë deklaratën që Departamenti aktual i Shtetit dha së fundi për reporterin e Shtëpisë së Bardhë, Marc Caputo. “Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”.

©Lapsi.al

The post Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n appeared first on Lapsi.al.

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t’u ndarë verën e ardhshme

25 February 2025 at 15:45

Chelsea thuhet se ka emëruar çmimin e tyre për shitjen e mundshme të Cole Palmer në afatin kalimtar të verës. Blutë po konsiderojnë të ardhmen e yllit të tyre, i cili është nën kontratë me klubin për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme.

Cole Palmer shijoi një sezon të shkëlqyeshëm debutues pas transferimit të raportuar prej rreth 50 milionë euro nga Manchester City në verën e vitit 2023 dhe e mbajti atë formë në sezonin 2024/25.

Megjithatë, 22-vjeçari ka pësuar një rënie të konsiderueshme në formë që nga fillimi i vitit dhe kjo ka përkuar me rënien e formës së bluve. Ai ka shënuar vetëm tre herë në dhjetë paraqitjet e tij të fundit në ligë, duke mos regjistruar asnjë asistim në atë kohë.

Gazetari Steve Kay zbuloi për KS1 TV se ai ka folur me njerëzit rreth bashkëpronarit të Chelseat, Todd Boehly dhe e kupton qëndrimin e klubit ndaj Palmer.

Ai zbuloi se një shitje nuk mund të përjashtohet nëse një ofertë prej rreth 85 milionë funte (102 milionë euro) do të vinte për reprezentuesin anglez në afatin kalimtar të verës.

Chelsea nuk mund të përballojë të humbasë futbollin e Ligës së Kampionëve për një sezon të tretë radhazi për shkak të financave të pakësuara të klubit. Me klubin në vendin e shtatë dhe me një shans realist për të përfunduar jashtë pozitave të Ligës së Kampionëve, hierarkia është e përgatitur të bëjë atë që mundet për të ndihmuar financat.

Palmer është lojtari më i vlefshëm në skuadrën e Bluve dhe do të tërheqë interes nga një numër i mirë i skuadrave kryesore. Me një tarifë prej rreth 85 milionë funte gjithashtu, shumë do ta shohin një marrëveshje të tillë si një ujdi, duke pasur parasysh atë që ai ka prodhuar në Chelsea. /Telegrafi/

The post Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t’u ndarë verën e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Cole Palmer ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij nëse Chelsea nuk e arrin objektivin kryesor  

18 February 2025 at 19:38

Chelsea mund të detyrohet të shqyrtojë ofertat për Cole Palmer për shkak të një klauzole në kontratën e tij që do të bëhet aktive nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, sipas TEAMtalk .  

Blutë kishin një ecuri të fortë të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca, por përparimi i tyre ka ngecur për shkak të një ecurie të dobët së fundmi.  

Chelsea tani ndodhet në vendin e gjashtë në Ligëën Premier, pas Bournemouthit në vendin e pestë fal diferencës së golave, ku përfundimin në top pesëshen ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm për të siguruar Championsin sezonin e ardhshëm.  

Maresca ka deklaruar se kualifikimi për në UCL këtë sezon nuk ishte një objektiv që i ishte dhënë, por mediat sugjerojnë se bordi i Chelseat absolutisht pret që ekipit të jetë pjesë e kompeticionit sezonin e ardhshëm.  

Nëse Chelsea nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, disa lojtarë, përfshirë Palmerin, mund të detyrohen të rishqyrtojnë të ardhmen e tyre.  

Klauzola e lirimit në kontratën e Palmerit do të thotë se Chelsea duhet të pranojë oferta nëse humbet garën elitare të Evropës. /Telegrafi/  

The post Cole Palmer ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij nëse Chelsea nuk e arrin objektivin kryesor   appeared first on Telegrafi.

David Luiz përzgjedh yllin e Anglisë që është në një ‘nivel tjetër’

31 January 2025 at 10:42

 Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Arsenalit, David Luiz, ka thënë se ylli i Anglisë, Cole Palmer, është në një ‘nivel tjetër’. 

 Palmer ka pasur një ngritje të shpejtë gjatë 18 muajve të fundit, duke kaluar nga një lojtar fillestar me pak kontribut te Manchester City në një super yll të Ligës Premier. 

Lojtari i dashur dhe i talentuar bëri 41 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë Man City para se të kompletonte një transferim prej 40 milionë eurosh në ‘Stamford Bridge’ në verën e vitit 2023.  

Duke pasur parasysh mungesën e minutave nën drejtimin e Pep Guardiolës, ajo tarifë ngriti disa dyshime, por Palmer ka dëshmuar të jetë një marrëveshje e shkëlqyer për Chelsean që shpenzon shumë.  

Palmer u emërua Lojtari i Vitit nga tifozët e Ligës Premier dhe Lojtari i Ri i Vitit në Ligën Premier pas një sezoni të parë të suksesshëm në ‘Stamford Bridge’ dhe ka vazhduar të impresionojë këtë sezon me 14 gola dhe gjashtë asistime. 

 Luiz e ka përshkruar Palmer si lojtar të nivelit botëror – madje duke e krahasuar atë me legjendën e Chelseat, Eden Hazard.

“Cole, ashtu si Eden, është në një nivel tjetër, ai është një lojtar i nivelit botëror”, tha fituesi i Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve për The Sun.  

“Ai mori një vendim të vështirë për të lënë Man Cityn dhe ishte vendimi i duhur për të. Të gjithë tani mund të shohin lojtarin e mrekullueshëm që është. Po e shijoj teksa e shoh duke luajtur”. 

“Ai është inteligjent dhe lojtarët inteligjentë janë të vështirë për t’u markuar. Ai do të kishte luajtur në ekipet e mia të Chelseat të vitit 2012 dhe 2017, për lojtarët e nivelit botëror ka gjithmonë një vend”, ka thënë Luiz.

Luiz kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Ligën Premier te Chelsea, por gjithashtu pati një periudhë te rivalët e tyre londinezë, Arsenal.  

Ai për fund tek ekipi aktual i Chelseat tha se i pëlqejnë edhe dyshja Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo, teksa shtoi se Nicolas Jackson dhe Robert Sanchez kanë mundësi të përmirësohen në vazhdim./Telegrafi/

The post David Luiz përzgjedh yllin e Anglisë që është në një ‘nivel tjetër’ appeared first on Telegrafi.

“Tifozët e Chelseat nuk janë të lumtur të shohin Palmerin duke buzëqeshur me Guardiolën” – Neville i ashpër me talentin anglez

26 January 2025 at 16:39

Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville, beson se mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, nuk duhej të ishte aq miqësor me trajneri e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Pas ndeshjes së tyre në raundin e 22-të të Ligës Premier ku Man City fitoi 3-1, lojtari dhe trajenrin kishin një takim, ku të dy u panë të buzëqeshur.

“Palmer foli me Guardiolën në fushë pas ndeshjes dhe po i buzëqeshte”.

 

Cole Palmer and Pep Guardiola at fulltime 👀 pic.twitter.com/uOz4kabyEW

— ESPN FC (@ESPNFC) January 25, 2025

“Cole është një lojtar i jashtëzakonshëm, thjesht i mrekullueshëm, por tifozët e Chelseat nuk janë të lumtur t’ju shohin duke folur me trajnerin kundërshtar dhe duke buzëqeshur pas një ndeshjeje të humbur”.

“Nuk do ta kisha bërë këtë nëse do të kisha humbur 1-3 si mysafir. Dhe për fund, prisja më shumë nga Cole Palmer në pjesën e dytë”, ka thënë Neville. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post “Tifozët e Chelseat nuk janë të lumtur të shohin Palmerin duke buzëqeshur me Guardiolën” – Neville i ashpër me talentin anglez appeared first on Telegrafi.

Mohamed Salah kryeson renditjen e garës për Topin e Artë 2025 

31 December 2024 at 14:58

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, po cilësohet si favoriti kryesor për të fituar cmimin më të madh individual, Topin e Artë, në vitin 2025.

Sipas renditjes së faqes së njohur sportive Goal, Salah është shfaqur si pretendenti kryesor për Topin e Artë të viti të ardhshëm.

Superylli egjiptian ka qenë në formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 17 asistime për Reds deri tani në gjysme sezoni.

Performanca mbresëlënëse e Salah e ka katapultuar atë në krye të renditjes, përpara pretendentëve të tjerë kryesorë si Vinicius Jr, Raphinha, Jamal Musiala dhe Robert Lewandowski, të cilët kompletojnë pesëshen e favoritëve.

Konsistenca e 31-vjeçarit dhe aftësia për të shënuar gola e kanë bërë atë një kandidat të fortë për çmimin prestigjioz.

Kjo nuk është e para për Salah me nderime individuale. Ai përfundoi i treti në çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s në vitet 2018 dhe 2021, dhe i pesti në Topin e Artë 2019.

Me formën e tij aktuale, Salah do të kërkojë të shkojë një hap më tej dhe të marrë çmimin kryesor në vitin 2025.

Ndryshe, Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Harry Kane, Cole Palmer, Florian Wirtz, Erling Haaland, Jude Bellingham, Antoine Griezmann, Bukayo Saka dhe Viktor Gyokores kompletojnë ‘top 15’.

/Telegrafi/

The post Mohamed Salah kryeson renditjen e garës për Topin e Artë 2025  appeared first on Telegrafi.

Chelsea ka planin gati se si ta pushoj Cole Palmerin

26 December 2024 at 21:30

Enzo Maresca u pyet se çfarë mund të bënte Chelsea për të parandaluar që Cole Palmer të angazhohet në çdo ndeshje dhe trajneri tha se Joao Felix mund të ishte një zgjidhje e mundshme.

“Hapi tjetër për Cole është të menaxhojë atë moment sepse shumica e skuadrave e markojnë atë lojtar për lojtar”, deklaroi trajneri italian.

“Një nga zgjidhjet mund të jetë Joao, ndoshta Joao dhe Cole së bashku. Varet”.

“Ne përpiqemi të vazhdojmë me Cole sepse ka pasur disa momente që ai mund të krijonte diçka”.

“Jashtë topit ai punon shumë. Ne nuk mund të mbështetemi në supet e Cole çdo ndeshje”, shtoi më tej Maresca. /Telegrafi/

The post Chelsea ka planin gati se si ta pushoj Cole Palmerin appeared first on Telegrafi.

Palmer nuk humbi kohë duke zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos në debatin e më të mirit

25 December 2024 at 23:30

Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, zgjodhi Lionel Messin përpara Cristiano Ronaldos në një intervistë në fillim të këtij viti. 22-vjeçari ka qenë sensacional që kur mbërriti në Stamford Bridge nga Manchester City në verën e vitit 2023 dhe dha mendimin e tij për debatin e G.O.A.T.

Argjentinasi dhe portugezi janë në fazën e fundit të karrierës së tyre, por rivaliteti i tyre nuk ka treguar shenja pakësimi. Ndikimi i tyre në brezin e ri konfirmon gjithashtu ndikimin e tyre të thellë në futboll.

Në një raund të shpejtë me PFA, Palmer tha se donte të ishte Lionel Messi ndërsa rritej: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë? Kevin de Bruyne. Me kë doja të luaja? Lionel Messi. Kush është lojtari më i mirë në botë tani? Do të thoja Vini (Vinicius Junior) ose Mbappe, do shkoja për Mbappen”.

Palmer zgjodhi Wayne Rooneyn si lojtarin më të mirë anglez të të gjitha kohërave. Ai shtoi se nëse jeta e tij do të varej nga një penallti, do ta realizonte vetë.

“Pasuesi më i mirë në të kaluarën dhe të tashmen e futbollit? Ju keni Kevin de Bruyne, ju keni Trent (Alexander-Arnold), jo, Toni Kroos. Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në të kaluarën dhe të tashmen? Cristiano Ronaldo. Dribleri më i mirë? Neymar”, vazhdoi Palmer.

Biseda u zhvendos pa dashje në debatin e GOAT-it, me Palmerin që i kërkoi të zgjidhte mes lojtarëve që kishte përmendur deri më tani. Interesant është fakti se anglezi zgjodhi De Bruynen përpara vetes, Mbappe dhe Rooneyt.

Në përballjen finale mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit , Palmer zgjodhi të shkojë me asin argjentinas.

“Messi apo KDB? Messi. Mbappe apo Wayne Rooney? Mbappe. Cole Palmer apo Toni Kroos? Toni Kroos. CR7 apo Neymar? CR7. Messi apo Mbappe? Messi. Kroos apo CR7? CR7. CR7 apo Messi? Messi”, përfundoi Palmer. /Telegrafi/

The post Palmer nuk humbi kohë duke zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos në debatin e më të mirit appeared first on Telegrafi.

“Basti” i fituar i Chelsea, Cole Palmer “fenomeni” i ri në Premier League

19 December 2024 at 17:36

Në çmendurinë e shpenzimeve në dy sesionet e fundit të merkatos, ai i kushtoi “Bluve” të Chelsea, më pak se të gjithë, me “gjigantët” e Londrës, që shpenzuan diçka më shumë se 40 milionë paund për të transferuar një talent special, si Cole Palmer, nga “Qytetarët” e Manchester City, ku nuk ishte hapësirën e duhur, në formacionin titullar.

Nën urdhërat e teknikut, Pep Guardiola, sulmuesi, atëherë 19-vjeçar, kishte dhënë vetëm disa shenja të talentit të tij dhe për këtë arsye, kjo blerje u cilësua si një “bast i vështirë”, megjithatë krejt e kundërta ka ndodhur në “Stamford Bridge”, teksa që në sezonin e parë me “Blutë” e Chelsea, ai ka treguar se ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar për të. Asnjë ekzagjerim, pasi numrat nuk gënjejnë.

Paraqitjet në këtë sezon i “dhuruan” grumbullimin e parë me Kombëtaren e Anglisë në miqësoret e marsit, ndërsa vlera e tij në tregun e futbollit është rritur ndjeshëm. Kështu, ai që ishte një “bast në merkato” është kthyer në një goditje të vërtetë për “Blutë” e Chelsea dhe nga ana tjetër, City dhe Guardiola ndoshta duhet të jenë penduar që e lanë të ikte. /i.m /abcnews.al

Chelsea përmbys Tottenham e kalon në vendin e dytë Arsenal, i ndalur nga Fulham

By: user 2
8 December 2024 at 20:05

Në javën e 15 të Premier League, Chelsea fitoi 4-3 ndaj Tottenham në derbin e Londrës, duke u ngjitur në vendin e dytë. Solanke dhe Kulusevski shënuan për Spurs, por Sancho, dy herë Palmer dhe Fernandez i sollën fitoren ekipit të teknikut Maresca: goli i Son në minutën e 96′ ishte i kotë. Vetëm barazim për Arsenal, 1-1 në fushën e Fulham, me Saliba që iu përgjigj golit të Jimenez. Leicester rikuperoi nga 0-2 në 2-2 ndaj Brighton, ndërsa Bournemouth përmbysi Ipswich me një fitore 2-1 në minutën e 95′.

TOTTENHAM-CHELSEA 3-4

Një derbi i çmendur në Londër, ku Chelsea përmbysi Tottenham 4-3. Pjesa e parë ishte shumë argëtuese, me shumë gola dhe ndryshime të shpeshta dinamike. Spurs kaluan në epërsi në minutën e pestë, duke përfituar nga një gabim i Cucurella, ku Johnson asistoi për Solanke që shënoi. Gjashtë minuta më vonë, Cucurella gaboi sërish, duke i dhënë mundësinë Kulusevski të depërtonte dhe të mposhte Sanchez me një goditje në shtyllën e parë. Pas rezultatit 2-0, Chelsea u zgjua, duke ngushtuar diferencën në minutën e 17′ me një goditje të shkëlqyer nga Sancho.

Palmer pati një mundësi të artë për barazim, por Foster ndaloi goditjet e tij dhe të Pedro Neto. Spurs rrezikuan për të trefishuar epërsinë para fundit të pjesës së parë, por goditja me kokë e Sarr preku traversën. Në pjesën e dytë, Chelsea sulmoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 61′ pas një penalltie të fituar nga Caicedo dhe të realizuar nga Palmer.

Lexo më tej: “Kujt do t’i besoje penalltinë e jetës?”: Cole Palmer zgjedh lojtarin më të pabesueshëm nga të gjithë

Në minutën e 73′, Chelsea përmbysi rezultatin me një gol të Fernandez pas një krosimi të devijuar nga Palmer. Në fund, Palmer vulosi fitoren me një gol tjetër nga penalltia, duke e mposhtur portierin me një gjuajtje elegante. Son shënoi për Tottenhamin në minutën e 96′, por ishte tepër vonë. Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në 31 pikë, në vendin e dytë dhe vetëm 4 pikë larg Liverpool, i cili ka një ndeshje më pak. Tottenham mbetet i 11 me 20 pikë.

FULHAM-ARSENAL 1-1

Arsenal nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në derbin kundër Fulham në Craven Cottage. Fulham kaloi në avantazh në minutën e 11-të me një gol të Raul Jimenez pas një asisti nga Tete. Arsenal sulmoi gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk arriti të barazonte. Në pjesën e dytë, Saliba barazoi rezultatin në minutën e 52-të me një goditje të saktë pas një këndoreje. Arsenal u përpoq të siguronte fitoren, dhe në minutën e 87-të Saka shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Takimi përfundoi 1-1, duke e çuar Arsenalin në 29 pikë, 6 pikë pas Liverpool. Fulham ngjitet në 23 pikë, në vendin e 10-të.

LEICESTER-BRIGHTON 2-2

Leicester barazoi 2-2 me Brighton pas një rikuperimi të madh nga 0-2. Brighton kaloi në epërsi në minutën e 37-të me një gol të Lamptey, ndërsa Minteh dyfishoi epërsinë në minutën e 79′. Leicester reagoi fuqishëm në minutat e fundit: Vardy ngushtoi diferencën në minutën e 86-të dhe asistoi për Decordova-Reid, i cili barazoi në minutën e 91′. Me këtë barazim, Brighton shkon në 24 pikë, duke mbajtur vendin e shtatë, ndërsa Leicester qëndron në vendin e 16 me 14 pikë, pranë zonës së rënies.

IPSWICH-BOURNEMOUTH 1-2

Bournemouth siguroi një fitore dramatike 2-1 ndaj Ipswich. Vendsasit kaluan në avantazh në minutën e 21′ me Chaplin, ndërsa Bournemouth barazoi në minutën e 87′ me golin e Unal. Në minutën e 95′, Outtara shënoi golin e fitores për Bournemouth, që tani ka 24 pikë dhe mban vendin e tetë. Ipswich mbetet në vendin e 18 me vetëm 9 pikë.

The post Chelsea përmbys Tottenham e kalon në vendin e dytë Arsenal, i ndalur nga Fulham appeared first on Lapsi.al.

Notat e lojtarëve, Tottenham 3-4 Chelsea: Palmer pothuajse perfekt

8 December 2024 at 19:53

Chelsea është kthyer nga humbja ndaj Tottenhamit, duke marr tri pikë të mëdha pas fitores me rezultat 4-3, në derbin e Londrës në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.

Dominik Solanke, Dejan Kulusevski dhe Heung Min Son shënuan për Tottenhamin, ndërsa Jadon Sancho, Enzo Fernandez dhe Cole Palmer me dy gola shënuan për rikthimin e Chelseat.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Palmer, që nga SofaScore u vlerësuan me notën 9.8.

 

Again.#CFC | #TOTCHE pic.twitter.com/513LRrGLve

— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 8, 2024

Sancho me 7.9 dhe Fernandez me 7.8 kishin paraqitje shumë të mira te Blutë.

Në anën tjetër te Tottenham lojtar më i vlerësuar ishte Johnson me notën 7.5.

Pape Matar Sarr kishte paraqitjen më të dobët me notën 5.6, duke lënë pas Robert Sanchez me 5.7 dhe Marc Cucrella me 5.9.

Notat e lojtarëve të Tottenham dhe Chelsea

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Tottenham 3-4 Chelsea: Palmer pothuajse perfekt appeared first on Telegrafi.

Premier League/ Broja rikthehet në fushë për Everton, Chelsea e City fitojnë me spektakël

4 December 2024 at 22:38

Nuk ishin shumë ama të paktën arriti të siguronte disa minuta

“Bomber” shqiptar Armando Broja ka zbritur më në fund në fushën e blertë për skuadrën e Everton, me “shtatlartin’ e sulmit të Kombëtares që hyri në lojë në minutën e 83’-të, në fitoren që skuadra e tij Everton siguroi me shifrat 4-0, pas golave të Young, Mangala e dy autogola të Daëson.

Fitore të mëdha arritën edhe Chelsea dhe Manchester City, me “Blutë e Londrës” që triumfuan me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Southampton falë golave Disasi, Nkunku, Madueke, Cole Palmer e Jadon Sancho, ndërsa “Qytetarët” u rikthyen pas 7 sfidave te fitorja, teksa fituan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Nottingham Forest, pas golave të Bernardo Silva, Kevin De Bruyne e Jeremy Doku.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të mbrëmjes Liverpool barazoi 3-3 me Newcastle. /i.m /abcnews.al

❌
❌