Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Dy javorshin e dytë të korrikut…”/ Kë po paralajmëron Rama? Kryeministri: Do të ngremë në hava shtëpinë e përbashkët

4 July 2025 at 14:27

Kryeministri Edi Rama ka zgjehdur të hyjë në një lidhje live në rrjetet sociale, pas dy takimeve në Vlorë e Tiranë, që solli për pasojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë. Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që mendon se marrja e mandatit të katërt qeverisës është për të “fjetur gjumë”, duhet të kuptojë që e ka gabim. Ai ka paralajmëruar që në dy javorshin e dytë të korrikut do nisë “pastrimi i shtëpisë së përbashkët”.

“Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye më shumë për të fjetur, u them që e kanë gabim dhe duhet të zgjohen një orë më parë sepse 83 mandate janë një arsye për të fjetur më pak se ç’kemi fjetur deri tani.

Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave dhe të gjitha këtyre kleçkave. Në dy javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat për të ngritur në hava këtë shtëpinë tonë të përbashkët, siç e ngrenë amvisa”, tha ai.

The post “Dy javorshin e dytë të korrikut…”/ Kë po paralajmëron Rama? Kryeministri: Do të ngremë në hava shtëpinë e përbashkët appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmëron Presidenti Amerikan Trump, ja cila mund të jetë ‘puna e rradhës’…

1 July 2025 at 22:10

Trump shqyrtoi një listë të krimeve të dhunshme dhe tha se disa kriminelë “nuk janë të rinj në vendin tonë, ata janë të vjetër për vendin tonë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë “puna e radhës”.

“Shumë prej tyre kanë lindur në vendin tonë. Mendoj se duhet t’i nxjerrim menjëherë që këtej. Kjo do të jetë puna tjetër që do të punojmë së bashku.”, u shpreh Trump.

Nuk është hera e parë që Trump e ka ngritur këtë ide dhe vlen të përmendet se administrata e tij po përpiqet gjithashtu t’i japë fund shtetësisë automatike me të drejtë lindjeje.

The post Paralajmëron Presidenti Amerikan Trump, ja cila mund të jetë ‘puna e rradhës’… appeared first on Sot News | Lajme.

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtim i vendeve të punës

By: V K
1 July 2025 at 07:45

Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash nga zhvlerësimi i euros dhe rritjet e kostove në sektorin fason, pritet që pas përfundimit të muajve të verës të nisë sërish mbyllja e fabrikave dhe shkurtimi i vendeve të punës.

Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës, bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.

“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor. Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri në fund të vitit”.

Shkaqet kryesore që po rëndojnë mbi performancën e sektorit sipas zoti Prençe vijojnë të jenë: Forcimi i vazhdueshëm i lekut, që ndikon negativisht në të ardhurat nga eksportet;

Kosto në rritje të prodhimit, veçanërisht për fuqinë punëtore dhe energjinë;

Mungesa e një kursi këmbimi industrial të mbrojtur, që do të siguronte një nivel stabiliteti për eksportuesit;

Rënie e kërkesës nga partnerët europianë, e lidhur me pasiguri ekonomike dhe konkurrencë nga tregje me kosto më të ulët.

Për shkak të këtyre vështirësive prezente edhe në vitet e mëparshme brenda 1 viti, përkatësisht nga nëntor 2023 deri në nëntor 2024 sipas shoqatës ProEskport Albania në sektor, u mbyllën 10 mijë vende pune nga mbyllja e fabrikave.

Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.

Për përmirësimin e situatës drejtuesi i shoqatës, propozon diskutimin e disa pikave që duhet të zbatohen nga institucionet shtetërore si:

Vendosjen e një kursi të mbrojtur industrial për transaksionet eksportuese;

Paketa mbështetëse për uljen e barrës fiskale dhe sigurimeve për sektorin;

Skema të dedikuara për kalimin nga modeli Fason në cikël të plotë me vlerë të shtuar;

Promovim të eksporteve jashtë BE-së dhe diversifikim të partnerëve tregtarë.

“Në mungesë të këtyre masave, viti 2025 rrezikon të jetë ndër më sfiduesit për industrinë prodhuese në Shqipëri, me pasoja afatgjata për bilancin tregtar, zinxhirin e furnizimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, thekson Prençe.

Pavarësisht rritjes së lehtë në muajin maj të eksporteve për grupin e tekstileve dhe këpucëve, për 5-mujorin tendenca është negative.

Eksportet për grupin tekstile dhe artikuj tekstile për janar-maj 2025 sipas të dhënave të INSTAT arritën në vlerën e 25,7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, ekspertet ranë 2,5%.

Ndërsa eksportet e grupit veshjet e këmbëve për janar-maj 2025, arritën në vlerën e 19,6 miliardë lekëve. Krahasuar me janar-maj 2024 eksportet ranë rreth 0,5%./ Monitor

The post Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtim i vendeve të punës appeared first on Albeu.com.

Amerika lëshon “alarm sigurie” për qytetarët e vet në mbarë botën: Tregoni kujdes të shtuar, mund të ketë protesta anti SHBA

By: M C
23 June 2025 at 17:33

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është dhënë më datë 22 Qershor dhe so, edhe Ambasada e SHBA në Tiranë e ka shpërndarë për ata që jetojnë në Shqipëri.

“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar.

Ju lutemi lexoni me kujdes Këshillën tonë të Udhëtimit, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të kohëve të fundit kur planifikoni udhëtimin në: https://travel.state.gov/content/travel/en/international-travel/International-Travel-Country-Information-Pages.html.

Izraeli goditi këtë të hënë burgun më famëkeq për të burgosurit politikë në Teheran, në një demonstrim të fuqishëm se po zgjeron objektivat e tij përtej centraleve ushtarake dhe bërthamore, duke synuar drejtpërdrejt shtyllat e sistemit sundues të Iranit.

Ndërsa Irani përsëriti kërcënimet e mëparshme për t’u hakmarrë kundër SHBA-së. Por ende nuk e kishte bërë këtë në një mënyrë kuptimplote, më shumë se 24 orë pasi bombarduesit amerikanë sulmuan me raketa centralet bërthamore nëntokësore të Iranit.”

The post Amerika lëshon “alarm sigurie” për qytetarët e vet në mbarë botën: Tregoni kujdes të shtuar, mund të ketë protesta anti SHBA appeared first on Albeu.com.

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

23 June 2025 at 11:54

Irani e ka lëshuar një breshëri raketash dhe dronësh drejt Izraelit të hënën, si dhe i ka paralajmëruar njëkohësisht gjithashtu Shtetet e Bashkuara se ushtria iraniane i ka tani “duart e lira” për t’i sulmuar objektivat amerikane, një ditë pasi SHBA-ja goditi fuqishëm objektet bërthamore të Teheranit.

Izraeli tha se mbrojtja e tij ajrore është duke punuar për t’i frenuar sulmet, të cilat duket se kishin në shënjestër zonat veriore dhe qendrore të vendit, dhe u kërkoi qytetarëve të shkonin në strehimore.

Irani e përshkroi sulmin si një valë të re të operacionit “Premtimi i Vërtetë 3”, duke thënë se po sulmonte qytetet izraelite Haifa dhe Tel Aviv, sipas televizionit shtetëror iranian.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

Sulmi ndodhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara u përfshinë drejtpërdrejt në luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane, gjë që ngjalli frikë për një konflikt më të gjerë rajonal.

Irani theksoi se Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar “një vijë shumë të kuqe” me vendimin e rrezikshëm për t’i goditur tri objekte me raketa dhe bomba shkatërruese të destinuara për bunkerë.

Të hënën, gjenerali iranian Abdolrahim Mousavi, shefi i shtabit të përbashkët të forcave të armatosura, paralajmëroi Uashingtonin se sulmet amerikane ua kanë mundësuar forcave iraniane të kenë “duar të lira” për të “vepruar kundër interesave të SHBA-së dhe ushtrisë së saj”.

Mousavi e përshkroi sulmin amerikan si shkelje të sovranitetit të Iranit dhe të barasvlershëm me pushtimin e vendit, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, nga e gjithë bota erdhën thirrje për shtensionim të konfliktit dhe rikthim në diplomaci për të gjetur një zgjidhje.

Të hënën, diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se blloku mbetet “shumë i përqendruar në një zgjidhje diplomatike”.

“Shqetësimet për hakmarrje dhe përshkallëzimin e luftës janë të mëdha”, tha Kaja Kallas në fillim të një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel, ku Irani u bë tema kryesore në rendin e ditës.

“Sidomos mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte diçka jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e mirë për askënd”, tha Kallas, duke iu referuar një rruge të rëndësishme detare për transportin e naftës.

Pas sulmeve të së dielës, zyrtarët iranianë përsëritën kërcënimet e tyre të kahershme për mundësinë e mbylljes së kësaj rruge kyçe detare. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti të hënën në Moskë për takim me presidentin rus, Vladimir Putin, një nga aleatët kyç të Iranit. REL/

The post Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilltari i Khameneit trondit me paralajmërimin: Loja nuk ka mbaruar…

22 June 2025 at 19:40

Këshilltari politik i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thotë se “loja nuk ka mbaruar” pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore të Iranit.

Ali Shamkhani tha se “materialet e pasuruara, ekspertiza lokale dhe vullneti politik” ekzistuese mbeten të gjitha pavarësisht dëmit fizik të shkaktuar.

Ai shton se “iniciativa operative” tani është në “duart e partisë që luan me zgjuarsi”.

The post Këshilltari i Khameneit trondit me paralajmërimin: Loja nuk ka mbaruar… appeared first on Sot News | Lajme.

Rrezik i shtuar për sulme kibernetike dhe individuale në SHBA/ DHS jep paralajmërimin pas sulmeve ndaj Iranit

22 June 2025 at 19:15

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) lëshoi të dielën një njoftim zyrtar, duke paralajmëruar për një “mjedis të përshkallëzuar të kërcënimeve” brenda territorit të SHBA-së, pas goditjeve ushtarake ndaj Iranit.

Në njoftim thuhet se ekziston mundësia e sulmeve kibernetike me intensitet të ulët si dhe rreziku i veprimeve të dhunshme të individëve të vetmuar, të nxitur nga situata aktuale.

Pak ditë përpara sulmeve, burime nga agjencitë e inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit thanë për CNN se po rishikohen dosjet e personave të dyshuar për lidhje me Hezbollahun brenda SHBA-së, për të vlerësuar çdo kërcënim të mundshëm që mund të lindë nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin. Sipas këtyre burimeve, aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të besueshëm apo konkret.

“Ka gjithmonë një nivel kërcënimi kur bëhet fjalë për Iranin,” tha një zyrtar federal për CNN. “Dallimi qëndron tek konkretësia dhe besueshmëria e informacionit.”

Sipas buletinit të shpërndarë përmes Sistemit Kombëtar të Këshillimit për Terrorizëm (NTAS), aktivistë pro-iranianë në fushën e teknologjisë (“hacktivistë”) mund të synojnë rrjete kompjuterike amerikane, ndërsa aktorë të tjerë të lidhur me qeverinë iraniane mund të përfshihen gjithashtu në sulme të ngjashme.

Vitit e kaluar, SHBA akuzoi hakerë të lidhur me Iranin për ndërhyrje në fushatën zgjedhore të ish-presidentit Trump, çka rrit shqetësimet se Irani mund të përdorë sulme kibernetike si mjet hakmarrjeje.

Përsa i përket sulmeve fizike brenda vendit, DHS paralajmëron se në rast se udhëheqësit iranianë lëshojnë një dekret fetar që bën thirrje për dhunë hakmarrëse kundër objektivave amerikane, “rreziku që ekstremistë të dhunshëm të vetmuar të mobilizohen dhe të veprojnë brenda territorit amerikan do të rritej ndjeshëm.”

Gjithashtu, në buletin theksohet se konflikti mund të motivojë individë ekstremistë apo autorë të krimeve të urrejtjes që të sulmojnë objektiva të perceptuara si hebreje, pro-izraelite, ose të lidhura me qeverinë dhe ushtrinë amerikane.

The post Rrezik i shtuar për sulme kibernetike dhe individuale në SHBA/ DHS jep paralajmërimin pas sulmeve ndaj Iranit appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmërohet mungesë e prodhimit të rrymës në Kosovë

20 June 2025 at 14:32

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kursejnë energjinë elektrike, për shkak se pritet që nga 21 qershori të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi për media, KESCO tha se po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të siguruar rrymën e nevojshme për të garantuar “qëndrueshmëri në sistem”.

“Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, tha kjo kompani.

Një ditë më parë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njoftoi se kishte dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia A3 e Termocentralit Kosova A. Po ashtu, disa ditë më parë kishte pasur probleme në njësinë A5 të këtij termocentrali, ndërkaq njësia A4 është në remont që nga 16 maji i këtij viti.

Por, gjatë së premtes, KEK-u tha se ka arritur të fusë në funksion njësinë A3.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për banorët e saj vetëm me prodhimin nga KEK-u. Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, që funksionojnë me qymyr.

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë

Në janar të këtij viti, Kosova prodhoi 24 për qind më pak rrymë nga hidrocentralet dhe 12 për qind më pak nga era dhe dielli sesa në janar të vitit të kaluar. Ndërsa, prodhimi nga termocentralet u ngrit sërish në nivelet para rënies së shtatorit të vitit të kaluar.

Përmes dy termocentraleve, Kosova ka kapacitet prodhimi prej rreth 800 megavat rrymë në orë, ndërkaq pjesa tjerë importohet. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. REL/

The post Paralajmërohet mungesë e prodhimit të rrymës në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Trump lëshon paralajmërimin: Evakuohuni të gjithë nga Teherani

By: user7
17 June 2025 at 07:23

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum ndaj iranianëve në Teheran, duke u kërkuar të evakuohen menjëherë nga kryeqyteti i Iranit.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social Truth, Trump thotë se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen e tij për armët bërthamore.

Mbetet e paqartë nëse Trump ka dijeni për ndonjë operacion që pritet të ndodhë ndaj Iranit në vijim, teksa ky paralajmërim pa dyshim që do ndikojë te 10 milionë banorët e Teheranit, shumë prej të cilëve kanë nisur të largohen që dy ditë më parë.

“Irani duhej ta kishte nënshkruar “marrëveshjen” që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, shkruan Trump.

Ky mesazh i Trump është rishpërndarë nga sekretari i shtetit Marco Rubio. Sakaq, në Teheran raportohet se janë dëgjuar disa shpërthime të forta.

The post Trump lëshon paralajmërimin: Evakuohuni të gjithë nga Teherani appeared first on Lapsi.al.

Trump paralajmëron Teheranin: Do të përballeni me hakmarrje

By: user7
15 June 2025 at 09:06

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e bëri të qartë se Uashingtoni nuk ka asnjë përfshirje në sulmin ndaj Iranit, ndërsa në të njëjtën kohë lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit.

Trump tha se çdo sulm ndaj Shteteve të Bashkuara do të provokojë një përgjigje ushtarake dërrmuese në një shkallë të paparë. Në të njëjtën kohë, presidenti u shfaq i hapur për një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit, me qëllim përfundimin e konfliktit të përgjakshëm.

“Shtetet e Bashkuara nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit sonte. Nëse sulmohemi nga Irani, në asnjë mënyrë, formë apo mjet, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!”, thuhet në postimin e Trump.

Trump paralajmëron Teheranin: Do të përballeni me hakmarrje

Disa javë më parë, Trump i dha udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, 60 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar se do të kishte pasoja nëse nuk do të arrinin një marrëveshje. Në atë kohë, Trump i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej nga sulmet ndaj Iranit, për t’u dhënë hapësirë ​​negociatave.

Pasi Izraeli filloi të sulmonte Iranin të premten, Trump tha për mediat: “Nuk e di nëse e dini, por unë u dhashë atyre një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të.”

The post Trump paralajmëron Teheranin: Do të përballeni me hakmarrje appeared first on Lapsi.al.

“Do t’i mposhtim bindshëm”/ Presidenti i Serbisë Vuçiç, paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 May 2025 at 21:41

Pas presionit të organizatave studentore që po protestojnë që nga nëntori i vitit të kaluar, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të shpallen zgjedhje të parakohshme. Vuçiç, gjatë një vizite në qytetin Zajecar në lindje të Serbisë, komentoi deklaratat se nuk guxon të shkojë në zgjedhje.

“Kur t’i përfundojmë përgatitjet, do t’i shpallim zgjedhjet e parakohshme. Do t’i mposhtim bindshëm”, u shpreh Vuçiç.

Ekspozita ndërkombëtare Expo 2027, e planifikuar të mbahet në Serbi nga 15 maji deri më 15 gusht 2027, është përmendur si arsyeja për shtyrjen e përkohshme të vendimit për zgjedhjet, megjithëse Vuçiç nuk tregoi se kur përgatitjet do të përfundojnë.

Thirrja për zgjedhje të parakohshme erdhi si kërkesë kryesore nga organizatat studentore, të cilat, pas muajsh protestash, e përcaktuan këtë si hap të domosdoshëm për shkak se kërkesat e mëhershme të tyre nuk u përmbushën.

The post “Do t’i mposhtim bindshëm”/ Presidenti i Serbisë Vuçiç, paralajmëron zgjedhje të parakohshme appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-shefi i CIA paralajmëron: Rusia do të sulmojë një shtet të NATO-s

30 May 2025 at 10:31

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s.

Ai tha se Lituania është më e rrezikuara. Gjithashtu u shpreh se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.

Petraeus theksoi se qëllimi i Rusisë është rrëzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie kukull.

“Nëse kjo ndodh, Lituania është objektivi i radhës”, paralajmëroi ai.

The post Ish-shefi i CIA paralajmëron: Rusia do të sulmojë një shtet të NATO-s appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

By: M C
29 May 2025 at 21:34

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako dy ditë më parë publikoi këngën “Jetë”.

Por, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte të reja muzikore.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet vet ajo përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku ka thënë se po vazhdojnë me xhirimet e tjera.

The post FOTO/ Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë appeared first on Albeu.com.

“Po të mos isha unë…”, Trump i bën një paralajmërim kërcënues Putinit

By: user 8
27 May 2025 at 18:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur tonet ndaj Rusisë për të dytën ditë radhazi, duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se “Putini po luan me zjarrin”, duke treguar se durimi i tij ndaj sjelljes së Kremlinit është drejt fundit.

Kjo deklaratë e fortë vjen në një moment kur Rusia ka ndërmarrë disa nga sulmet më të rënda me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, që prej fillimit të luftës në vitin 2022.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi. Dhe kur them shumë të këqija, e kam seriozisht. Ai po luan me zjarrin!”, shkruan Trump në reagimin e tij.

Lexo më tej: Trump: “Putin është bërë krejtësisht I ÇMENDUR” 

The post “Po të mos isha unë…”, Trump i bën një paralajmërim kërcënues Putinit appeared first on Lapsi.al.

Berisha paralajmërim për krimin elektoral në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kudo që jeni, do ju kapim

By: M C
6 May 2025 at 21:17

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Durrës. Berisha bëri një paralajmërim për krimin elektoral duke u thënë se do i kapin. Sipas tij këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre. Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre.
Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.

E dashur Ermira, krenaria e Durrësit, krenaria e Shqipërisë dhe krenaria e kombit. Historia që tregove këtu, arritjet tuaja janë një frymëzim për çdo shqiptar, janë frymëzim për çdo të ri dhe të re, dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjnë me vullnetin e tyre, me karakterin e hekurt, me guximin e tyre, të rinjtë dhe të rejat mund të kapin Everestet e të gjitha fushave, në sport, në shkencë dhe kudo tjetër. Miq, 11 Maji është një ditë e madhe në betejën e shqiptarëve për dinjitet njerëzor. Në betejën e shqiptarëve për mirëqenie, begati dhe punësim.

Është një ditë e madhe në besimin e tyre tek Durrësi dhe Shqipëria. Shpresat dhe besimin tek e ardhmja. Durrësi i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Durrësi i qytetarëve të mrekullueshëm, kryeurë e kombit me Perëndimin, kam bindjen më të thellë se me 12 Maj gdhin i tëri siç është në shpirt, fitimtar, virtuoz, i pamposhtur. Me 11 Maj, ne ndahemi nga një lëngatë. Nga një e keqe që kaploi Durrësin dhe Shqipërinë, që i varfëroi nga viti në vit shqiptarët dhe që i largoi ata nga Shqipëria.

The post Berisha paralajmërim për krimin elektoral në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kudo që jeni, do ju kapim appeared first on Albeu.com.

Sulmi i Huthëve në aeroportin e Tel Avivit/ Izraeli lëshon paralajmërim për evakuim…

6 May 2025 at 14:44

Ushtria izraelite, ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për Aeroportin Ndërkombëtar të Sana’as në Jemen, duke e quajtur “zonë me rrezik”. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit për gjuhën arabe, postoi paralajmërimin në mediat sociale dy ditë pasi një raketë balistike e lëshuar nga Jemeni nga Huthitët e mbështetur nga Irani goditi pranë Aeroportit Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv të Izraelit.

“Ju bëjmë thirrje që të evakuoni menjëherë zonën e aeroportit. Aeroportin Ndërkombëtar të Sana’as, dhe i paralajmërojmë të gjithë ata që ndodhen pranë jush për nevojën e evakuimit të menjëhershëm të kësaj zone”, tha Adraee. Mosevakuimi dhe moslargimi nga vendi ju ekspozon ndaj rrezikut.”

The post Sulmi i Huthëve në aeroportin e Tel Avivit/ Izraeli lëshon paralajmërim për evakuim… appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmërimi i FBI-së: Ja faqet që nuk duhet t’i përdorni, u vjedhin të dhënat

By: Mirgen
28 March 2025 at 08:48

Ky paralajmërim erdhi pasi FBI vuri re një numër të shtuar të rasteve të raportuara. Kohët e fundit, paralajmërimet e lidhura me sigurinë kibernetike nga FBI janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. I fundit, edhe pse është lëshuar kryesisht për përdoruesit amerikanë, tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit në mbarë botën. Në paralajmërimin të […]

The post Paralajmërimi i FBI-së: Ja faqet që nuk duhet t’i përdorni, u vjedhin të dhënat appeared first on BoldNews.al.

Një mega-tërmet me magnitudë 9 ballë është “rrugës”, ja paralajmërim i frikshëm…

16 January 2025 at 13:20

Një komitet qeveritar japonez njoftoi së fundmi se vlerëson se probabiliteti i një “mega-tërmeti” me magnitudë 8 ose 9 ballë ka mundësi të ndodhe me 82% në arkipelag brenda 30 viteve të ardhshme. Komiteti i Kërkimit të Tërmeteve vlerësoi se probabiliteti që një tërmet i tillë të godasë në tre dekadat e ardhshme është midis 75 dhe 82%. Nëse do të ndodhte një tërmet i tillë, ai mund të godasë pjesën më të madhe të bregut të Paqësorit të Japonisë, të kërcënojë 300,000 japonezë dhe të shkaktojë miliarda dollarë dëme, sipas vlerësimeve të saj.

Fakti nënujor Nankai, i cili shkon paralelisht me bregdetin lindor japonez për 800 kilometra nga qyteti i Shizuoka (në perëndim të kryeqytetit Tokio) deri në ishullin Kyushu (në jug), po tërheq vëmendjen e ekspertëve dhe mendohet se prodhon magnitudë 8 dhe 9 tërmete çdo 100 dhe 200 vjet. Këta “megatërmete” pritet të shkaktojnë cunami të frikshme.

Sipas vlerësimeve të qeverisë të publikuara në vitin 2012, ishujt e vegjël në brigjet japoneze rrezikojnë të zhyten nga një cunami prej më shumë se 30 metrash, ndërsa zonat me popullsi të dendur në ishujt Honshu dhe Shikoku mund të goditen nga dallgë të mëdha brenda pak minutash. Në gusht të vitit 2024, Agjencia Meteorologjike Japoneze kishte lëshuar një buletin paralajmërues “mega-tërmeti” për herë të parë që kur u krijua një sistem i ri paralajmërimi pas katastrofës së trefishtë të vitit 2011, kur një tërmet shumë i fortë shkaktoi një cunami dhe aksident bërthamor në Fukushima. Paralajmërimi u dha pas një tërmeti me magnitudë 7.1 që plagosi 15 persona në pjesën jugore të vendit.

The post Një mega-tërmet me magnitudë 9 ballë është “rrugës”, ja paralajmërim i frikshëm… appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmërim për ngrica dhe shtrëngata, Agjencia e Mbrojtjes Civile apelon bashkitë për masa urgjente

11 January 2025 at 13:44

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e nesërme priten reshje të shtuara shiu që mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, si dhe ngrica.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë apel për strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Njoftimi:

Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

The post Paralajmërim për ngrica dhe shtrëngata, Agjencia e Mbrojtjes Civile apelon bashkitë për masa urgjente appeared first on Sot News | Lajme.

“Alkooli shkakton 7 lloje kanceri”/ Mjeku i njohur amerikan bën deklaratën e fortë

By: user 6
3 January 2025 at 22:00

Një nga mjekët më të njohur në SHBA, Vivek Murthy ka bërë një deklaratë që ka gjetur vëmendje në mediat më të rëndësishme botërore. Ai ka paralajmëruar se ka një lidhje të fortë mes konsumimit të pijeve alkoolike me të paktën 7 lloje kanceri. Sipas tij, ky rrezik duhet vihet në etiketat e shisheve të pijeve alkoolike njëlloj si në paketat e cigareve.

Murthy thotë se “shumica e amerikanëve nuk janë të vetëdijshëm për këtë rrezik” që çon në rreth 100 mijë raste kanceri dhe 20 mijë vdekje në vit në SHBA. Do të duhej të kishte një votim në Kongres për të ndryshuar etiketat ekzistuese paralajmëruese, të cilat nuk janë përditësuar që nga viti 1988.

Murthy ka bërë gjithashtu thirrje për rivlerësimin e kufijve të rekomanduar për konsumin e alkoolit dhe rritjen e edukatës në shkolla në lidhje me pijet alkoolike dhe kancerin. Kirurgu i njohur, i cili është zëdhënës për çështjet e shëndetit publik në qeverinë federale amerikane, tha se alkooli ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i kancerit pas duhanit dhe obezitetit.

“Lidhja e drejtpërdrejtë midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut të kancerit është mirë e vërtetuar për të paktën 7 lloje të kancerit… pavarësisht nga lloji i alkoolit (birrë, verë apo pije të forta alkoolike) që konsumohen” – tha Murthy në një deklaratë. Alkooli sipas tij, përfshin rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit (tek femrat), fytit, mëlçisë, ezofagut, gojës, laringut dhe zorrës së trashë.

Ky rekomandim i ri duhet sipas tij të nxitë ekzaminime të reja tek alkooli dhe referimet e trajtimit sipas nevojave. Etiketat paralajmëruese në SHBA aktualisht deklarojnë vetëm se “gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool për shkak të rreziqeve të defekteve të lindjes”. Ato gjithashtu shkruajnë se “konsumimi i pijeve alkoolike dëmton aftësinë për të drejtuar një makinë ose për të përdorur makineri dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore”.

Gjatë dy dekadave të fundit, vendet kanë prezantuar gjithnjë e më shumë etiketa paralajmëruese për të informuar konsumatorët për rreziqet shëndetësore të alkoolit. Një raport i Statusit Global të OBSH-së për Alkoolin dhe Shëndetin në 2018, i cituar në raportin e Murthy, thotë se 47 shtete anëtare aprovuan paralajmërimet shëndetësore për alkoolin.

Irlanda është vendi i parë në botë që ka urdhëruar vendosjen e paralajmërimeve që lidhin konsumin e alkoolit me kancerin. Nga viti 2026, kjo do të jetë një kërkesë ligjore që të gjitha shishet e alkoolit në Republikën e Irlandës duhet të mbajnë në etiketë. Koreja e Jugut gjithashtu kërkon paralajmërime specifike për kancerin për alkoolin. Shumë vende kanë rishikuar gjithashtu kufijtë e rekomanduar për konsum pasi studimet e reja kanë treguar se asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt për t’u pirë.

Irish Whiskey Association A warning label that suggests alcohol causes liver disease and cancer

Kanadaja rishikoi rekomandimin e saj nga gati dy pije në ditë, në dy në javë vitin e kaluar. SHBA rekomandon jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe një për gratë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar sugjeron jo më shumë se 14 “njësi” alkool, që korrespondon me rreth 6 gota verë ose litra birrë në javë. Çmimet e aksioneve të kompanive të pijeve alkoolike në SHBA ranë deri në 4% pas njoftimit të bërë nga mjeku. ©LAPSI.al

The post “Alkooli shkakton 7 lloje kanceri”/ Mjeku i njohur amerikan bën deklaratën e fortë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌