Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Korçë, bashkia në krah të sektorit privat për turizëm cilësor dhe gjithëvjetor

17 July 2025 at 14:49

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ U zhvillua sot në bashkinë e Korçës një takim me Komitetin për Zhvillimin Turistik, përfaqësues të bizneseve dhe aktorë të tjerë lokalë, ku në qendër ishte analiza e potencialeve të turizmit dhe forcimi i rolit të tij në ekonominë e këtij qyteti.

Ky takim u ndërtua si një proces bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, me qëllim prezantimin e ecurisë së deritanishme të zhvillimit turistik në Korçë.

Gjatë takimit u diskutua hapur mbi sfidat dhe mundësitë e sektorit, u analizuan në thellësi drejtimet strategjike përmes metodologjisë SWOT. Një tjetër qëllim i takimit ishte hartimi i një plani konkret veprimi për një turizëm të qëndrueshëm.

Pjesëmarrësit vunë theksin tek një angazhim i përbashkët për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të Korçës, nëpërmjet një turizmi cilësor, gjithëvjetor dhe të bazuar në identitetin unik kulturor, natyror dhe historik të Korçës.

Bashkia Korçë bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë krah komunitetit dhe sektorit privat, në çdo hap të këtij procesi. /j.p/

 

The post Korçë, bashkia në krah të sektorit privat për turizëm cilësor dhe gjithëvjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon një televizion privat

By: user 5
11 July 2025 at 18:24

Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.

Kujtojmë që prej disa ditësh Rama ka nisur një sulm të paprecedentë kundër kryebashkiakut Ermal Dredha, të cilit i detyroi drejtorët të dorëhiqeshin dhe tani i ka ngritur një komision për të marrë në punë drejtuesit e rinj.

The post Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon një televizion privat appeared first on Lapsi.al.

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

28 June 2025 at 08:54

Udhëtimet me charter, që kushtojnë dhjetra mijëra euro, të kryeministrit të vendit me të ardhurat më të pakta për frymë në Europë, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në vendin tonë. Shkak u bë një raportim i pak ditëve më parë, ku mediat publikuan videon teksa Edi Rama zbriste nga një avion privat në […]

The post “Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë” appeared first on BoldNews.al.

VIDEO E PLOTE/ Udhëtimi i Ramës me charter luksoz në samitin e NATO-s në Hagë

By: user 6
26 June 2025 at 22:53

Bëri xhiron e rrjeteve sociale një video e shkurtër e momentit kur kryeministri shqiptar Edi Rama zbriti nga një avion charter në aeroportin Schiphol në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s dy ditë më parë.

Në pamjet që lapsi.al sjell më poshtë shihet se Rama ka udhëtuar me një charter “TC EMR” i modelit Gulfstream G IVSP VIP, ku çdo orë paguhet në shifra të konsiderueshme parash për ekonominë e një familjeje të zakonshme në Shqipëri.

Qeveria shqiptare nuk e disponon një avion të tillë dhe Rama mund ta ketë marrë me një qera që varion prej 6,500 dollarë deri në 7,500 dollarë për një orë ku përfshihet gjithçka e nevojshme: ekuipazhi, karburanti, catering VIP dhe ndonjë shërbim ekstra si de-icing ose transfer privat.

“TC EMR” konsiderohet një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare. Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionë privatë në vizitat zyrtare, por rasti i udhëtimit drejt Hagës është një përjashtim, që shënjon ndarjen e Ramës nga shërbimet e kompanisë Air Albania.

LEXO EDHE: Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa arrin disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO)

Kjo shënjon edhe ndarjen me deklaratat e tij se nuk udhëton me chartera dhe se shpenzimet e tij të fluturimeve janë më të ulëta se paraardhësit e tij. ©LAPSI.al

The post VIDEO E PLOTE/ Udhëtimi i Ramës me charter luksoz në samitin e NATO-s në Hagë appeared first on Lapsi.al.

Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO)

By: user 4
26 June 2025 at 15:18

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në Hagë, të publikuara nga dosja.al dëshmojnë për një udhëtim luksi me një model Gulfstream G IVSP VIP, ku çdo orë përkthehet në shifra të konsiderueshme parash për ekonominë e një familjeje të zakonshme në Shqipëri.

Qiraja e këtij avioni – që varion prej $6,500 deri në $7,500 për një orë – përfshin gjithçka: ekuipazhin, karburantin, catering VIP dhe ndonjë shërbim ekstra si de-icing ose transfer privat. Duke e zgjeruar pagesën për fluturimin e plotë, bëhet fjalë për kosto që kapin disa dhjetëra mijëra dollarë vetëm për një udhëtim nga Tirana në Hagë dhe anasjelltas. Vetë “TC EMR” konsideruar një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare.

Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionët e Air Albania në vizita zyrtare, por ky “TC-EMR” është një rast i veçantë.

Duhet thënë se TC-EMR nuk është në pronësi të qeverisë shqiptare. Ai është operuar nga Zafer Air, një kompani me bazë në Stamboll, e cila ofron këtë avion për përdorim charter.

Pamjet bien ndesh me përpjekjet e Ramës që lëvdon jetën e thjeshtë, mohon ngasjen për luksin dhe privilegjet e pushtetit, për t’u shfaqur si një njeri që mjaftohet me orët e gjata në studion e tij artistike, mes pikturave dhe poçeve të baltës.

Pak javë më parë, kur fluturoi drejt Londrës mediat pranë qeverisë publikuan faturat e biletave të avionit me të cilin kishte udhëtuar familja Rama, ndërsa përpjekjet e medias që publikoi pamjet për të bërë transparencë mbi pagesën e avionit me të cilin ai fluturoi në Hagë, kanë mbetur pa përgjigje.

Në raste si këto, duken qesharake edhe qëndrimet e mëparshme të kryeministrit, kur ai flet për shkurtim shpenzimesh të qeverisë dhe një lloj përbuzjeje për luksin që i garantojnë pagesat nga buxheti i shtetit.

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

Sipas të dhënave të mbledhura nga disa operatorë ndërkombëtarë që japin me qira këtë model avionësh, çmimi për çdo orë fluturimi llogaritet mesatarisht nga 6,500 deri në 7,500 dollarë amerikanë dhe duke marrë për bazë distancën Tiranë–Hagë, rreth 1,800 kilometra në vijë ajrore, një fluturim mesatar zgjat rreth 3 orë e 10 minuta. Me një përllogaritje të thjeshtë, udhëtimi vetëm vajtje kushton mbi 20,000 dollarë. Nëse udhëtimi është vajtje-ardhje, atëherë fatura kalon bindshëm shifrën e 40 mijë dollarëve – pa përfshirë ndalesat teknike, tarifat e pistës apo ndonjë kapriço protokollare shtesë.

Dhe ja ku mbërrijmë tek pyetja politike, që nuk ka nevojë për debat parlamentar: kush paguan? Nëse fatura mbulohet nga fondet publike, atëherë publiku ka të drejtë të dijë përse u zgjodh një avion privat me kosto të tillë? Nëse shpenzimi mbulohet nga vetë z. Rama apo nga ndonjë sponsor joformal, atëherë pyetjet kalojnë në sferën e transparencës dhe konfliktit të interesit./Lapsi.al

The post Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson dhe kush kategori e preferon më shumë

By: Mirgen
19 May 2025 at 09:47

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global. Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. […]

The post Punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson dhe kush kategori e preferon më shumë appeared first on BoldNews.al.

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

14 May 2025 at 13:06

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës, çerdheve, kopshteve dhe qendrave private të kurseve i ka rritur shpenzimet e shqiptarëve për shërbimet e arsimore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet në sektorin e arsimit realizuan xhiro totale në 20,4 miliardë lekë ose 200 milionë euro në vitin 2023. Kjo shifër ishte 100 […]

The post Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

​“Me 230 euro nuk mund të jetojmë”, punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritjen e pagave

1 May 2025 at 12:17

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, ka kërkuar që paga në sektorin privat të rritet në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe Gjykata e punës.

Në një protestë të organizuar nga kjo sindikatë, kryetari i saj Jusuf Azemi tha se nëse nuk do të rriten pagat deri me 1 shtator atëherë sektori privat do të bojkotojë punën.

Azemi tha se institucionet shtetërore në vend, punëtorët e sektorit privat i kanë trajtuar si skllevër.

“Edhe sot kemi punëtorë ku paguhen me 232 euro”, tha Azemi.

“Kemi ardhur në një shkallë që të kërkojmë kërkesat tona. Në Kosovë po marrim pagë 232 euro, e deputetët për pesë minuta punë në seancë po i marrin 200 euro. E më e keqja nuk po e kryejnë funksionin e tyre. Punëtorët e sektorit privat i keni trajtuar si skllevër dhe një trajtim të tillë nuk ka në Evropë. Që nga dita e sotme ne japim një afat deri me 1 shtator nëse paga minimale nuk do jetë 600 euro, ne në mënyrë unanime do t’i bojkotojmë dhe të mos kryejmë punën tonë, nuk po kërkojmë lluks”, shtoi ai.

Ndërsa njëri nga protestuesit, Hakif Sylejmani tha se 1 Maji në Kosovë nuk është ditë pushimi për punëtorët e sektorit privat.

“Do të protestojmë për të drejtat e punëtorëve, parregullsitë dhe për sakrificat e punëtorëve”, tha ai.

“Do të protestojmë për të drejtat e punëtorëve, parregullsitë dhe për sakrificat e punëtorëve. 1 maji nuk është një ditë pushimi është një ditë pune.”

E Hafije Statovci u shpreh se një pagë prej 230 euro nuk po i len as të “vdesin e as të jetojnë”.

“Kjo pagë nuk po na len të vdesim por as të jetojmë”, tha Statovci.

“Ne duhet të protestojmë. Për të satën herë njoftuam shtetin dhe personat përgjegjës se ne nuk po mundemi të mbijetojmë me pagat që i kemi. Në Kosovë punëtorët e sektorit privat marrin pagë 230 euro kjo pagë nuk po na len të vdesim por as të jetojmë”, u shpreh ajo. /kp/

The post ​“Me 230 euro nuk mund të jetojmë”, punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritjen e pagave appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit “Amavita”

1 May 2025 at 10:28

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkingun e spitalit privat “Amavita“ në rrugën “Pjetër Budi”, në zonën e Saukut në kryeqytet. Shënjestër e shpërthimit me tritol ka qenë shtetasja Matilda Kaja, me profesion mjeke. Lënda plasëse ishte vendosur […]

The post EMRI/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit “Amavita” appeared first on BoldNews.al.

“Bilbilfryrësit” sinjalizuan vetëm 12 raste vitin e kaluar, pjesa më e madhe në privat

28 April 2025 at 08:54

Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Në raportin vjetor të këtij Inspektorati analizohet se pjesa më e madhe e sinjalizimeve vijnë nga privati dhe konkretisht nga një kompani kurse dy […]

The post “Bilbilfryrësit” sinjalizuan vetëm 12 raste vitin e kaluar, pjesa më e madhe në privat appeared first on BoldNews.al.

Mbreti Charles takim privat me Papën në Selinë e Shenjtë në Vatikan

By: Mirgen
10 April 2025 at 09:48

Mbreti Karl i Tretë mbajti një fjalim historik para parlamentit italian, ku foli për luftën në Ukrainë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve. Ky ishte fjalimi i parë një monarku britanik para parlamentit italian. Mbreti Karl ndodhet ne Itali për një vizite zyrtare, i shoqëruar edhe nga mbretëresha Camilla. Gjatë fjalimit monarku përgëzoi qëndrimin […]

The post Mbreti Charles takim privat me Papën në Selinë e Shenjtë në Vatikan appeared first on BoldNews.al.

PLANI/ Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa

8 April 2025 at 15:48

Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropolitan dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla. Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i […]

The post PLANI/ Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i nënës për kopshtin privat “Topshti”: Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat

By: Oldi
1 April 2025 at 21:09

Emisioni Fiks Fare ka trajtuar mbrëmjen e sotme, shqetësimin e një nëne, e cila ankohet për mënyrën se si trajtohet fëmija i saj 2 vjeç e gjysmë në çerdhen dhe kopshtin privat “Topshti”. Ajo e sinjalizuar nga një prind tjetër pretendon se fëmija është mbajtur për orë të tëra në krevat pa marrë pjesë në […]

The post Denoncimi i nënës për kopshtin privat “Topshti”: Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat appeared first on BoldNews.al.

Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, bizneset shqiptare po punësojnë dedektivë privat

By: Ardit
30 March 2025 at 10:44

Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në rritje për të mbrojtur asetet, informacionin dhe reputacionin e tyre. Në këtë kontekst, roli i detektivit privat po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, duke u shndërruar në një mjet kyç për kompanitë që kërkojnë të minimizojnë rreziqet dhe të […]

The post Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, bizneset shqiptare po punësojnë dedektivë privat appeared first on BoldNews.al.

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama privatizon gjirin e famshëm

By: Oldi
1 March 2025 at 15:09

Ndarja e copave të Shqipërisë duke ngrënë qofte në ballkonet e oligarkëve- siç pati dëshmuar Arben Ahmetaj tek Çim Peka- vazhdon më ritëm intensiv. Copa e fundit që po rrëmbehet është Plazhi i Llamanit, një nga gjiret më të bukura të Bregdetit Shqiptar. Në mbledhjen e fundit, që u zhvillua para dy javësh, Këshilli Kombëtar […]

The post Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama privatizon gjirin e famshëm appeared first on BoldNews.al.

Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat

3 February 2025 at 15:47

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Puntorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka paralajmëruar se të martën udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës në ora 14:00 në selinë e Sindikatës do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritje që Qeveria e Kosovës e bëri nga ky muaj për sektorin publik.

Ndryshe, ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur, që nga janar i këtij viti të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro. /Telegrafi/

The post Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat appeared first on Telegrafi.

AKSHI kopshti privat i Edi Ramës, si u dhanë 53 milionë euro tendera për baxhanakun

29 January 2025 at 22:29

Emisioni “Plug” Arben Ahmetaj denoncoi tek emisioni “Çim Peka Live” se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është kopështi privat i Edi Ramës, ku miliona euro tendera shkojnë për llogari të baxhanakut të kryeministrit, Armand Frangu. Ndërsa ish numri 2 i qeverisë, nxori prova të mjaftueshme për të vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë, […]

The post AKSHI kopshti privat i Edi Ramës, si u dhanë 53 milionë euro tendera për baxhanakun appeared first on BoldNews.al.

Shpallet në kërkim edukatorja e kopshtit privat, keqtrajtoi një fëmijë

By: Ardit
23 January 2025 at 13:33

Një 46-vjeçare me profesion edukatore është shpallur në kërkim nga policia, ka keqtrajtuar një fëmijë në kopshtin privat ku punonte. Policia bën me dije se ka qenë babai i djalit të mitur që ka bërë denoncimin për edukatoren. ‘Blutë’ e kryeqytetit, theksojnë se po punojmë për kapjen e edukatores. Ndërsa u bë me dije se […]

The post Shpallet në kërkim edukatorja e kopshtit privat, keqtrajtoi një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, konkursi në dy faza! Ja plani për rezidencën në bregdet

15 January 2025 at 08:43
Vila qeveritare në Velipojë pritet të jetë pjesë e një marrëveshjeje partneriteti me sektorin privat për ta rikonceptuar atë në një strukturë elitare. Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se kjo pasuri, pjesë e projektit të përgjithshëm “Zhvillimi dhe menaxhimi i pronave shtetërore” përmes nënprojektit “Hospitality” është nxjerrë për interes dhe afati i fundit për aplikim

Dedektivi privat: Gratë mbi 50-vjeçe dyshojnë se burrat i tradhtojnë me sekretaret…

By: Besnik
10 January 2025 at 19:22

Dedektivi privat dhe avokati, Ndue Pjetra, ka qenë i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, ku ka folur mbi problematikat e divorceve në vend.

Gjatë intervistës, ai bëri një deklaratë interesante, duke theksuar se gratë shqiptare mbi 50 vjeç kanë dyshime të shumta se burrat e tyre i tradhtojnë me sekretaret.

“Tani normalisht, mosha për të cilët janë ankuar kanë qenë gratë mbi 50 vjeç, sepse thonë që burri im dikur ka pasur një sekretare dhe vazhdon akoma lidhjet. Ato kërkojnë ndihmë për ta zbuluar të vërtetën dhe për të çliruar veten nga këto inate që i mbajnë për gjithë jetën”, tha Pjetra.

Pjetra shtoi gjithashtu se investigimet që kryhen për të zbuluar këto dyshime kanë një tarifë prej 60 euro për orë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dedektivi privat: Gratë mbi 50-vjeçe dyshojnë se burrat i tradhtojnë me sekretaret… appeared first on Euronews Albania.

❌
❌