Gazeta Si – Një sherr mes dy personave ndodhi në një lokal nate në Palasë të Himarës. Policia thotë se në sherr një 31-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të cilët kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndaj tyre ka nisur një procedim penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”: Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal. Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit”, – thotë policia.
Gazeta Si – Një konflikt i ashpër mes dy biznesmenëve lokalë në Ksamil ka përfunduar me dhunë fizike, ku shkak dyshohet përdorimi i hapësirës publike në zonën e plazhit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij. Si autor i dyshuar i dhunës identifikohet Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, është konstatuar se në konflikt kanë qenë të përfshirë edhe tre persona të tjerë. Aktualisht, autoritetet janë në kërkim të tyre.
“Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt”, – njofton policia.
Sipas burimeve paraprake, përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut.
Dyshohet se shkaku kryesor i përplasjes lidhet me pretendimet mbi pronësinë dhe kontrollin e territorit në plazh, një problem që ka marrë përmasa shqetësuese sidomos gjatë sezonit turistik veror, ku fluksi i lartë i pushuesve sjell edhe tension mes operatorëve lokalë.
Pashaj është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i dyshuar, Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga autoritetet.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Raportohet se në këtë sherr janë përfshirë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së tyre.
Papushi rezulton se është një person aktiv në fushën e biznesit ku ka një pikë këmbimi valuator dhe një biznes automjetesh. Nga ana tjetër Valter Përshpalaj është person me precedentë penale dhe me “eksperiencë” sa i përket konflikteve. Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në një tjetër konflikt në vitin 2021.
Në atë kohë Valter Pershpalaj u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”. Gjithashtu mësohet se ai përveç se ka precedentë penalë në vendin tonë, Përshpalaj ka qenë problematik edhe në Itali. Ai rezulton se në vitin 2015, ka marrë pjesë dhe në një vjedhje vile.
Çfarë ndodhi në “Lollipop”?
Sherri në klubin e natës “Lollipop” nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.
Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.
Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.
Pas sherrit mes dy biznesmenëve në plazhin e Ksamilit, një tjetër përplasje e dhunshme është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës. Në konflikt janë përfshirë dy pushues dhe punonjësi që kujdeset për mirëmbajtjen e çadrave. Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, […]
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkopetit duke djegur dy banesa. Zjarri shpërtheu rreth një orë më parë dhe aktualisht përbën një kërcënim serioz për banesat e tjera në zonë pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Aktualisht, vetëm banorët e zonës po përballen me flakët, duke u përpjekur me mjete rrethanore të ndalojnë […]
Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” është kthyer në luftë. Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke […]
Dy biznesmenët Agim Taraj dhe Albert Pashaj, të cilët u konfliktuan sot për hapësirat në plazhin e Ksamilit janë përplasur fizikisht edhe një muaj më parë. Shkak i konfliktit të tyre janë hapësirat e plazhit, se kush do ta kishte në zotërim, pasi Taraj i cili dhunoi Pashajn është pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’, ndërsa […]
Vijon prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune zjarri në malin e Dukatit. Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë.
Terreni mbetet mjaft i vështirë ndërsa është punuar nga forcat zjarrfikëse si dhe forcat e armatosura për të mos lejuar flakët drejt Lloogarasë, por situata mbetet problematike.
Për shkak të errësirës, ndërhyrja është ndërprerë dhe do te rinisë sërish në orët e para të mëngjesit ndërsa pritet edhe ndërhyrje nga ajri./abcnews.al
Zjarri ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Shkopet. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Kurbinit, ndërsa pritet të mbërrijne dhe zjarrfikesët e Lezhës.
Po punohet nga forcat zjarrfikëse të izolohen vatrat e zjarrit që po afrohen disa banesave pranë.
Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e zjarrfikëseve, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri./abcnews.al
Në orët e fundit janë shënuar një sërë sherresh dhe ngjarjesh të rënda, që jo vetëm prekin sigurinë në plazh, por edhe cënojnë Shqipërinë turistike, një imazh që tashmë ka gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja, si thirrje që turistët nga ane mbarë bota të vijnë në vendin tonë. Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa…
Një konflikt i papritur ka shpërthyer gjatë koncertit të Yll Limanit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, duke prishur atmosferën festive dhe shkaktuar panik mes publikut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur këngëtari po performonte në skenë bashkë me grupin Three Dots. Si shpërtheu dhuna? Dëshmitarët e ngjarjes raportojnë se një debat mes dy grupeve në zonën VIP…
Ai ishte i përpirë në çdo nerv dhe ind nga fijëzat përshkuese të asaj energjie drite dhe ngjyrash që shkulmonin në dehjen e dancit, vajzat prej ajri dhe mishi. Jetoi në çdo çast dhe piruetë, në çdo shpengim dhe farfuritje të kurmit në krahet e muzikës dhe epshit të tingujve. Ai ishte gjithçka që qe dhe mbeti përjetuese në atë çfarë e rrëmbeu, në atë çfarë la dëshmi pasioni në tablo. Piktori impresionist francez, Edgar Degas u lind më 19 korrik 1834 dhe vdiq më 27 shtator të vitit 1917. Degas do të njihet në artin e tablosë si një ndër themeltarët e impresionizmit. Veç pikturës ai hodhi shpirtin e tij krijues edhe në sprovat e skulpturës, të cilat edhe pse sihin gjithashtu përfaqësuese mbeten vetëm pjesë e galerisë dhe gjini e shtuar me të cilën artisti zgjodhi të komunikonte. Kërcimi është një tematikë shumë e rrahur në krijimtarinë e tij. Subjektet si hipodromi, femrat me çorape të holla dhe portretet, ndërfuten fuqishëm në galerinë krijuese të piktorit.
Në fillim të karrierës së tij, ai u qas përnga piktura me tematikë historike, gjë për të cilën edhe ishte përgatitur nëpërmjet një trajtimi rigoroz akademik dhe studimet e përkushtuara të artit klasik. Në moshën 30-vjeçare ai do të ndryshonte kurs, duke sjellë metodat tradicionale të një piktori të optikës bashkëkohore të subjektit. Kësodore ai u bë një rrëfimtar me penel i jetës moderne. Edgar Degas predikonte se “artisti duhet të jetojë vetëm, dhe jeta e tij private duhet të mbetet e panjohur”. Gjithsesi ai ka jetuar një jetë të qetë nga dukshmëria e jashtme. Ishte karakterizuar si një “koprrac i vjetër”, nga romancieri George Moore, i cili kultivoi te ky personazh reputacionin e një beqar mizantrop. Thellësisht konservator në opinionet e tij politike, ai kundërshtoi të gjitha reformat sociale dhe gjeti pak për të qenë admirues në përparimin teknologjik, të tilla si telefoni. Mbetemi te thelbi i artit të tij përfaqësues, atë fragment që mbeti më i vezulluesi në pasionin që derdhi me përkushtim mbi tablo. Ai është vetvetja kudo, si në tablotë historike, ashtu edhe në ato të vrapimit me kuaj, sikurse edhe në portrete, por tablotë e kërcimit duken si ajo fryma që la ai në xhamin e kujtesës. Ai është aty, në një sallë të madhe, ku në gjysmerrësirë shfaqen plot ngjyra balerinat e tij, tablotë “Klasë dansi”, “Prova dansi”… Ata e lumturojnë pasi është poetika e kredhur në ta, hiret e kurmit që rreken të flasin me gjuhën e vet të përjetimit, letrën e tij të vizatimit, në pastel apo akuarel, dhe shpesh të kombinuara.
Degas shikonte ato vajza që shëmbëllejnë me fluturat. Ai përpihet prej një energjie që e ngre në eterin e hyjshëm të krijuesit, në atë qiell ku ai frymëmerr zoritshëm dhe me ngulm sikur do të derdh brenda vetes të gjithë atë hapsirë që i mundëson një panoramë kaq të plotë dhe kaq të dritshme, kaq larushitëse nga ngjyrat dhe kaq dehësa sa të lejojnë këtë hare, këto flutura të derdhen në të si në shpengimin frymëzues.
Ato vajza të reja, gati adoleshente, të cilat në mbrëmje ngjisnin shkallët e skenës së teatrit para publikut dhe përnjëherë zënë vend në atë përkim krijues që ata koloviten nëpër vizatime, linja dhe dritëhije. Ai shkonte aty ku ëndrra dhe realja, përfytyrimi dhe përjetimi ndahen nga një mantel i tejpashëm fryme. Ai i sheh, i ndjen, i përcjell, dehet prej tyre, prëj atij intimiteti, prej asaj afrie që i lejon të hyjë brenda tablosë. Sepse aty ishte gjesti, krijimi i lëvizjes, ajo që mbetej në përfytyrimin e artistit, hiret e trupit, llërët, koka e përkulur, qafa, kofshët, harqet poshtë ijëve, elokuenca e trupit në lëvizje.
Edgar Degas, French painter (1834-1917) Dance classes at the Opera, rue Le Peletier 1872, oil on canvas Musée d’Orsay, Paris, France
Që kur ishte sëmurë nga prostitutat, ai nuk i donte më femrat fizikisht. Nuk donte të kërleshej e të flinte me ato. Ai donte veç t’i pikturonte ato. I pëlqente mbi letër, në procesin e rikrijimit të bukurisë femërore në linja dhe ngjyrë Tablotë e tij të fundit janë me ngjyra që nuk i ka përdorur më parë: tone të habitshme kanarine, jeshile të çelëta; ngjyra rozë fosforeshente, ngjyra ekspresive, ndërkohë që portreti sfumohet gjithnjë e më shumë sa gati bëhet anonim. Për të s’ka rëndësi portreti, por kapja e lëvizjes dhe dhënia e saj në një dritë të re. Aty ishte gjesti, krijimi i lëvizjes, ajo që mbetej në përfytyrimin e artistit, hiret e trupit, llërët, koka e përkulur, qafa, kofshët, harqet poshtë ijeve, elokuenca e trupit në lëvizje. Ç’mrekulli, trupi që fliste, i cili demostronte kështu alfabetin e vet të kuptueshëm edhe për njeriun më të paditur të botës, pasi kështu, me lëvizjet e tij, njeriu ka artikuluar që në zanafillën e botës… Albert Vataj
Edgar Degas , French painter (1834-1917) Dance class 1875, oil on canvas, 85 × 75 cmEdgar Degas , French painter (1834-1917) Dance school 1884 , 39.9cm x 73.0cmEdgar Degas, French painter (1834-1917) Primaballerina 1877, oil on canvas, 58 x42 cm Musée d’OrsayEdgar Degas, French painter (1834-1917) Dancers in pink and green around 1890 Metropolitan Museum of ArtEdgar Degas, French painter (1834-1917) Dance lesson around 1874 Metropolitan Museum of ArtEdgar Degas , French painter (1834-1917) Paris Opera Orchestra 1870 Musée d’OrsayEdgar Degas , French painter (1834-1917) Consent square 1875, oil on canvas, 78.4 x 117.4 cm HermitageEdgar Degas, French painter (1834-1917) Absinthe 1876, oil on canvas, 92 x68 cm Musée d’OrsayEdgar Degas , French painter (1834-1917) Bathing in the tub 1886Edgar Degas, French painter (1834-1917) Mary Cassat ok.1880-84, National Portrait Gallery w WaszyngtonieEdgar Degas, French painter (1834-1917) At the modista 1881Edgar Degas, French painter (1834-1917) At the modista 1879-86Edgar Degas, French painter (1834-1917) Horse Racing or Amateur Riders 1880, oil on canvas, 66 x81 cm Musée d’OrsayEdgar Degas, French painter (1834 – 1917) Three Dancers in an Exercise HallEdgar Degas , French painter (1834-1917) The StarEdgar Degas , French painter (1834-1917) Dancer Tilting, c.1883Edgar Degas , French painter (1834-1917) The Green Dancer, 1879
Një ngjarje e dhunshme tronditi pushuesit ditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ku një person me precedentë penal goditi me grushte në sy të familjarëve dhe fëmijëve pronarin e një hoteli të zonës, i identifikuar si Albert Pashaj. Agresori është identifikuar si Agim Taraj, person me precedentë penalë për dhunë dhe trafik droge. Ngjarja […]
Vatrat e zjarrit në kodrat e Belishovës dhe Drenovës janë drejt neutralizimit të plotë.
Që prej ores 5:30 te mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Malkakastrës, Fierit, Albpetrolit , Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre.
Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit./abcnews.al
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore po stërviten në Pejë.
“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-ë), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.
Stërvitja HELI MEDEVAC, ishte e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror. /Telegrafi/
TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Legjendat rock-ut, Scorpions, do të rikthehen në Shqipëri më 14 shtator 2025, me një super koncert në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë, si pjesë e turneut të tyre botëror “Coming Home” që shënon 60 vjet karrierë muzikore.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale momente nga performanca në skenë e grupit të famshëm të “wind of Change”.
“Scorpions” vijnë në koncert në Tiranë pas 24 vjetësh nga koncerti i tyre i parë që u përcoll me entuziazëm nga qytetarët gati një dekadë pas daljes nga izolimi i regjimit komunist.
Koncerti i 14 shtatorit pritet të mbledhë mijëra fansa nga çdo cep i vendit dhe i rajonit, të bashkuar nga këngë që kanë qëndruar mbi kohën: “Wind of Change”, “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane” dhe “Send Me an Angel”.
Kjo e shtunë e 19 Korrikut ka nisur me “luftë” për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit.
Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, flakët kanë marrë përmasa më të mëdha, ndërsa për shkak të erës së fortë po përhapen drejt majës së malit.
Nëse era do të vijojë të fryjë nga verilindja, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.
Një numër i madh pishash, bredhash dhe lloje të tjera pemësh janë shkrumbuar nga zjarri. 20 forca të zjarrfikësve ndodhen në mal, ndërkohë që kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, ndërkohë që po punohet me lopata dhe degë peme për të izoluar flakët.
Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari si edhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt këta persona janë vënë nën hetim nga Policia. Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe motiv duket të ketë një sherr të vjetër për një rrugë që e…