Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vendi në alarm/ Avancon zjarri masiv, mbyllet aeroporti, ndërpriten lëvizjet…

9 July 2025 at 08:21

Flakët, të ndihmuara nga erëra të forta deri në 70 km/h, avancuan shpejt drejt qytetit, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.

Një zjarr masiv pyjor përfshiu periferinë e Marseille. U mobilizuan më shumë se 700 zjarrfikës, me 220 automjete, helikopterë dhe aeroplanë për të frenuar përhapjen e flakëve. Qyteti i u shndërrua në një peizazh të mbuluar me tym e hi, ndërsa zjarri po afrohej me shpejtësi ndaj periferive urbane.

Shumica e fluturimeve janë ndaluar që nga ora 12:00 e një dite më parë, ndërsa disa nga fluturimet janë devijuar drejt aeroportit të Nice, Nimes e qyteteve të tjera rajonale.

Për më tepër, lëvizjet hekurudhore në drejtim veriperëndimor janë ndërprerë për shkak të flakëve që po afroheshin pranë binarëve, shkruan The Guardian.

Kryebashkiaku Benoit Payan u bëri thirrje banorëve të 16‑të rretheve të qëndrojnë brenda, të mbyllin dritaret dhe të shmangin rrugët, për t’iu hapur rrugë emergjencës. Efektet e tymit janë ndjerë deri në qendër të qytetit.

The post Vendi në alarm/ Avancon zjarri masiv, mbyllet aeroporti, ndërpriten lëvizjet… appeared first on Sot News | Lajme.

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia

By: user 8
6 July 2025 at 15:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për “reagimin e shpejtë dhe profesional” pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se alarmi i rremë për një bombë në Kuvend paraditen e së shtunës erdhi nga një numër i një shtetasi serb.

Ai shkroi në Facebook se kjo dëshmon për luftën hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, shkroi Kurti.

Ai shpërndau postimin e Sveçlës, i cili shkroi se është konfirmuar se numri nga i cili erdhi kërcënimi për bombë “e ka origjinën në Serbi”.

“Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, shkroi Sveçla.

The post Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia appeared first on Lapsi.al.

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezulton i rremë, hetimet zbulojnë detaje të reja

By: gaze tare
5 July 2025 at 15:56

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës u përfshi nga një situatë e tensionuar, pasi një telefonatë anonime ngriti alarmin për një kërcënim me bombë. Forcat e sigurisë reaguan menjëherë, duke evakuuar godinën dhe duke nisur kontrollet e imtësishme në ambientet e brendshme dhe përreth saj.

Pas disa orësh hetimesh në terren, autoritetet kanë konfirmuar se alarmi ka qenë i rremë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë me dije se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes apo element që të konfirmojë një kërcënim real.

Ndërkohë, ekipet hetimore po vijojnë punën për të identifikuar burimin e telefonatës që shkaktoi panikun. Informacionet paraprake flasin për një zë mashkulli që foli në gjuhën angleze dhe që, sipas autoriteteve, mbante një theks të huaj që mund të jetë i lidhur me një shtet “jo mik”.

Për momentin, situata në zonën përreth Kuvendit është stabilizuar dhe siguria është rikthyer. Megjithatë, hetimet mbeten të hapura, ndërsa autoritetet janë të vendosura për të zbuluar identitetin e personit që dha alarmin fals.

The post Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezulton i rremë, hetimet zbulojnë detaje të reja appeared first on iconstyle.al.

Pas alarmit për bombë, rikthehet seanca e Kuvendit te Kosovës, ja ora e caktuar

5 July 2025 at 13:53

Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00.

Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë. Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre policore në hapësirën e kuvendit.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore. Ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së kuvendit, së paku 50 metra largësi sipas rekomandimeve kryesore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë polica për t’i liruar hapësirat. Ndërsa njoftimet e tjera i ka policia”, tha ai.

Ai tha se Policia ka njoftuar administratën për largim.

The post Pas alarmit për bombë, rikthehet seanca e Kuvendit te Kosovës, ja ora e caktuar appeared first on Sot News | Lajme.

Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e…

5 July 2025 at 12:42

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Më pas ai thotë se është njoftuar policia dhe të gjithë deputetët, personeli dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë. Gazetari Isufi shprehet se policia po bën kontrollet në të gjithë godinën, edhe në makinat e deputetëve të parkuara në oborrin e Kuvendit.

“Deputetët erdhën për të marrë pjesë në seancën konstituive, kemi dalë nga kuvendi i Kosovës. Na kanë kërkuar që 50 metra të largohemi nga objekti, pasi kanë marrë një telefonatë, ku është bërë thirrje që dyshohet për një bombë që është vendosur diku. Telefonata ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Konjufca. Është dhënë informacioni tek policia e Kosovës dhe janë larguar të gjithë deputetë dhe personeli i kuvendit. Aktualisht janë policia që po bëjnë hetimet. Jemi duke pritur derisa të marrim një sinjal pozitiv.

Kuvendi ka konfirmuar telefonatën, ka thënë që ka marrë një telefonatë për një mjet shpërthyes bombë që është vënë në Kuvendin e Kosovës. Policia po bën kërkime edhe tek makinat e deputetëve që i parkojnë në oborrin e Kuvendit. Do shohim nëse do vazhdojë seanca konstituive ose jo. Sapo të përfundojnë hetimet, deputetë pritet të kthehen në sallë për të vijuar me seancën. Gjysma e skanerëve nuk funksionojnë, aty brenda mund të futet gjithçka. Pas këtij rasti, Kuvendi apo personeli duhet të marrë masa më rigoroze”, tha ai

The post Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e… appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm për mjet të dyshimtë në Kuvend, deputetët dhe gazetarët evakuuohen nga objekti

5 July 2025 at 11:53

Gazetarja Qëndresa Tërshani ka dhënë detajet më të reja rreth kërcënimit të sotëm drejtuar deputetëve të Kuvendi të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive.

“Ishte diçka komplet e papritur që ndodhi këtu në Kuvendin e Kosovës, disi ishim të përgatitur që edhe kjo seancë do të kryhet për pak minuta, por as nuk filloi për shkak të një kërcënimi ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata dolën jashtë me urdhër të zyrtarëve policorë,po ashtu u larguan edhe të gjitha ekipet mediale që ishin në sallë dhe në hyrjet e Kuvendit”, u shpreh Tërshani.

Gazetarja thotë se sipas policisë, në Kuvend ndodhet diçka e dyshimtë, pasi kështu kishte shkuar një kërcënim tek zyrtarët e Kuvendit. Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë mbuluar territorin e Kuvendit të Kosovës si dhe të objektit të Qeverisë.

The post Alarm për mjet të dyshimtë në Kuvend, deputetët dhe gazetarët evakuuohen nga objekti appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm për bombë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit në prag të seancës

5 July 2025 at 11:40

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit në ndërtesën e Kuvendit të largohen, në prag të vazhdimit të radhës të seancës konstituive.

Policia nuk ka folur ende në lidhje me evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa e Kuvendit. Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënimi të mundshëm.

“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. REL/

 

The post Alarm për bombë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit në prag të seancës appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

By: fra nc
5 July 2025 at 11:20

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit nga godina.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha Tahiri, teksa largohej nga objekti i Kuvendit.

Autoritetet e rendit kanë rrethuar zonën dhe pritet të kryejnë kontrolle të imtësishme për të verifikuar situatën. Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo nëse është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë.

Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën përreth Kuvendit, deri në normalizimin e situatës.

Këtë të shtunë pritej tëë mblidhje Kuvendi i Kosovës ku do të bëhej përpjekja e radhës për konstituimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, Ambientalisti ngre alarmin: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

2 July 2025 at 18:36

Ferruni shpreh shqetësimin për dëmin që po i bëhet mjedisit dhe ekosistemit shqiptar, ndërkohë që Shqipëria mbetet larg standardeve të Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje edhe varësinë nga uji i ambalazhuar në bidona si një shenjë e mungesës së infrastrukturës bazë.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni nxjerr në pah një problem të thellë mjedisor që po përsëritet në Elbasan, Durrës, duke e cilësuar situatën si një “e keqe e madhe” për vendin. Në një intervistë  televizive ambientalisti kritikoi menaxhimin e inceneratorëve dhe thekson se ndërtimi i tyre duhet të jetë serioz, me qëllim të vërtetë për trajtimin e mbeturinave, jo vetëm si një biznes tenderash që shoqërohet me korrupsion.

Lavdosh Ferruni:

Tashmë intuita popullore është e qartë, sepse nuk është një rast sporadik, është një rast i përsëritur në Elbasan, në Durrës, në Vlorë e gjithandej. Është në Kukës. Pra është një e keqe e madhe e këtij vendi. Nuk e di, si nuk po kuptohet që nuk mund të ecet në këtë mënyrë. Duhet bërë diçka.

Ta zëmë që Edi Rama është i fiksuar me inceneratorët. Le ta bëjë një incenerator në Elbasan, por të bëjë incenerator, sepse ajo që është aty është një mbetje, e kompanive të ndryshme, e mbledhur gjithandej, me hekurishte nga vende të ndryshme të botës. Unë kam një argument që e kam thënë disa herë, por është shumë e vështirë të kapet në Shqipëri, për arsye se ajo që ndodh zakonisht këtu është se bëhet një tender më i madh dhe natyrisht ka dhe një vjedhje dhe gjithë shigjetat janë tek vjedhja.

Kjo temë është shumë delikate për vendin tonë. Është shumë delikate sepse ne po promovojmë një Shqipëri shumë ambientale, dashamirëse me mjedisin, me një ekosistem dhe me një natyrë të mrekullueshme e nga ana tjetër kemi këtë pamjen reale që ndodh, siç është kjo e Elbasanit që po ndodh, është gati apokaliptike ashtu me atë tymin e zi, është një tmerr.

Por, ajo që doja të thosha është që ne nuk kemi intenerator në Elbasan. Një incenerator kushton 100 milionë euro, aq sa tha Edi Rama në seancën parlamentare me zonjën Tabaku.

Gjërat janë të lidhura. Ne nuk po ndërtojmë një Shqipëri tamam ashtu siç duhet për në Bashkimin Evropian, për arsye se ne ndryshe nga shumë vende evropiane, në rajon apo Ballkan, ne shqiptarët blejmë ujë me bidona.

The post Zjarri në Landfillin e Elbasanit, Ambientalisti ngre alarmin: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore appeared first on Sot News | Lajme.

Europa nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C

By: user7
2 July 2025 at 07:08

Europa po përballet me valën e parë të madhe të të nxehtit këtë verë, me temperatura që kanë arritur deri në 46°C në jug të Spanjës dhe paralajmërime të shumta për nxehtësi ekstreme në vende si Franca, Italia, Gjermania dhe Portugalia. Dy persona kanë humbur jetën në Itali, ndërsa qindra shkolla janë mbyllur në Francë për shkak të kushteve ekstreme.

Sipas MeteoAlarm, paralajmërime për temperatura të larta janë lëshuar në dhjetëra rajone turistike në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Ballkanin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se “nxehtësia ekstreme nuk është më një ngjarje e rrallë, është bërë normaliteti i ri”.

Spanja
Në Spanjë janë bërë 118 paralajmërime për të nxehtin, që mbulojnë thuajse të gjithë vendin, përveç disa zonave bregdetare në juglindje dhe verilindje. Në Sevilje, temperaturat do të kalojnë 40°C tre ditët në vijim, ndërsa gjatë natës temperaturat priten të mbeten mbi 25°C. Mjekët kanë ngritur alarmin për ndikimin e rrezikshëm të netëve të nxehta mbi shëndetin.

Italia
Tetë rajone janë në alarm për të nxehtë: Basilicata, Calabria, Campania, Lazio, Puglia, Sardenja, Toskana dhe Umbria. Temperaturat kanë arritur deri në 42°C dhe janë raportuar dy viktima të lidhura me motin e nxehtë. Paralajmërime për stuhi janë lëshuar për Emilia-Romagna dhe Trentino-Alto Adige.

Franca
Në Paris temperaturat pritet të arrijnë 40°C, ndërsa disa rajone janë në alarm të kuq. Më shumë se 1,300 shkolla janë mbyllur tërësisht ose pjesërisht. Në rajonin Indre, ndalohet puna në fusha gjatë orëve të pikut për të shmangur zjarret. Fshatarët po punojnë natën për të korrur prodhimet.

Greqia
Në Greqi janë lëshuar 14 paralajmërime për mot ekstrem. Javën e kaluar, një zjarr i madh afër Athinës detyroi evakuime pranë Tempullit të Poseidonit.

Belgjika
Bruges, Antwerp dhe Brukseli janë në alarm portokalli për të nxehtin, me temperatura që arrijnë 32–33°C.

Portugalia
18 paralajmërime janë në fuqi, përfshirë edhe Lisbonën. Në Mora u regjistrua temperatura 46.6°C, një nga më të larta për qershorin. Gjatë javës pritet rënie në 31–34°C.

Holanda
Në Amsterdam dhe Hagë janë lëshuar 28 paralajmërime. Temperaturat do të arrijnë 32°C dhe parashikohet vapë e vazhdueshme, me rrezik për të moshuarit dhe fëmijët.

Gjermania
Temperaturat pritet të arrijnë 37°C të mërkurën. Janë lëshuar 122 paralajmërime dhe paralajmërohet për “stres të rëndë termik”, sidomos në zonat urbane si Berlini.

Austria, Zvicra, Luksemburgu dhe Çekia
Të gjitha këto vende po përjetojnë temperatura mes 33–34°C dhe kanë dhjetëra paralajmërime për mot të nxehtë gjatë javës.

Autoritetet në të gjithë Europën u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin daljet gjatë orëve të nxehta, të konsumojnë shumë ujë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë. / MONITOR

The post Europa nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C appeared first on Lapsi.al.

Alarm në Europë: Valë të nxehti në jug, stuhi vdekjeprurëse në veri

By: user 8
27 June 2025 at 16:59

Temperaturat e larta kanë prekur një pjesë të Europës Jugore këtë javë, ndërsa agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka parashikuar zgjatjen e valës së të nxehtit edhe në ditët në vijim me temperatura që shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit ka përfshirë gjithashtu Portugalinë, vendet e Ballkanit ndërsa Franca pas disa ditëve të nxehta po përjeton përmbytje.

Një stuhi e dhunshme goditi vendin të mërkurën, shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktuan kaos në rrugë.

Pamjet filmike treguan vija rrufesh që i jepnin qiellit mbi Paris një nuancë të verdhë të çuditshme, në total raportohet të jenë shkrepur 39 mijë rrufe në të gjithë vendin. Stacionet e metrosë dhe disa rrugë në kryeqytet mbetën nën ujë për shkak të shiut të rrëmbyeshme.

Autoritetet raportuan për 2 viktima dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Një fëmijë 12-vjeçar u vra nga një pemë që ra në Francën jugperëndimore, ndërsa një burrë në veriperëndim vdiq pasi motori i tij me katër rrota u përplas me një pemë të rrëzuar.

Sipas agjencisë franceze të mbrojtjes civile 110,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike. Reshjet e dendura shkaktuan rrjedhje edhe në çatinë e ndërtesës së Asamblesë Kombëtare.

Ndryshimet klimatike, me periudha të nxehtësisë ekstreme, por edhe përkeqësimet e menjëhershme të motit, paralajmërojnë shkencëtaret rrezikojnë të bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.

The post Alarm në Europë: Valë të nxehti në jug, stuhi vdekjeprurëse në veri appeared first on Lapsi.al.

Alarmi/ Në Shqipëri temperatura deri në 40°C ditët në vijim

By: user 8
24 June 2025 at 15:37

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112! Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt”, thuhet në njoftim.

 

 

The post Alarmi/ Në Shqipëri temperatura deri në 40°C ditët në vijim appeared first on Lapsi.al.

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë/ Mjekët ngrenë alaramin, paralajmërojnë për kujdes

21 June 2025 at 12:08

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve si pasojë e sëmundshmërisë duke pësuar një rritje në raport me vitin para.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i humbjes së jetës së shqiptarëve. Kryesojnë problemet kronike të zemrës pasur nga ishemitë dhe sëmundjet e enëve të trurit.

“Është një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët që duhet të bëjnë kontrolle periodike te mjeku jo vetëm pacientët me kartela klinike që ne I ndjekim, por dhe të rinjtë. Kanë apo jo shenja një kontroll bën të kapen probleme në fillesa si çrregullmet e yndyrnave që po i hasim shpesh, dabeti dhe paradiabeti që mund të jenë pararendës të problemeve kardiovaskulare, të goditjeve të trurit. Nuk është puna që një pacient të drejtohet te mjeku vetëm kur ka dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta, mbajtje fryme, atëhere që patjetër do drejtohet, por ne po flasim për parandalimin primar që është shumë i rëndësishëm.”

Mjekët apelojë për kontrolle periodike ndërsa shprehin shqetësimin për neglizhencë shpesh dhe pacientë kronikë.

“Vdekjet janë shtuar se një prej gjërave që është evidente se një pjesë e qytetarëve nuk ndiqen rregullisht. Një pjesë tjetër që mund të jenë kronikë, mund të kenë kaluar një sëmundje të arterieve koronare, kanë vendosur një stendë nuk bëjnë kontrollet në mënyrë periodike si është rekomanduar. Vjen një moment që mund të shtrohen për herë të dytë në spital mund të jetë agravuar sëmundja, ose mund të mos arrinë fare në spital.”

Sëmundjet e papërcaktuara mirë sipas Institutit të Statistikave janë shkaku I dytë I humbjeve të jetës në vendin tonë me 21.5% të vdekjeve dhe me pas renditen tumoret përgjegjëse për 15.3% të vdekjeve.

The post Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë/ Mjekët ngrenë alaramin, paralajmërojnë për kujdes appeared first on Sot News | Lajme.

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

By: Oldi
18 June 2025 at 11:12

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vjet burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domin, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë […]

The post Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin appeared first on BoldNews.al.

Murtaja e bagëtive/ Drejtoria Rajonale Veterinare ngre alarmin: Rreziku për përhapjen e sëmundjes është i lartë

17 June 2025 at 13:37

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Veterinare Vlorë, Adila Kojdheli, deklaron se situata është alarmante dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm, duke theksuar se dëmet në gjënë e gjallë janë të konsiderueshme dhe rreziku për përhapje mbetet i lartë.

Shqipëria ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të murtajës së bagëtive të imta, pas konstatimit të rasteve fillimisht në Shkodër dhe më pas në Skrapar. Sipas drejtorit Kojdheli, çdo fermer duhet të tregojë kujdes maksimal gjatë lëvizjes së tufave të bagëtive. Në rast se vërehen shenja klinike të sëmundjes, tufa duhet të izolohet menjëherë për të shmangur përhapjen e virusit tek bagëtitë e tjera. Përhapja e sëmundjes nga Shkodra në Skrapar e bën të domosdoshme rritjen e vëmendjes edhe në rajonet e tjera, përfshirë jugun e vendit.

Edhe në rajonin jugor, konkretisht në Vranisht të Vlorës, janë raportuar raste të dyshimta, por analizat laboratorike kanë rezultuar negative. Megjithatë, drejtoria siguron se nuk ka asnjë rrezik që kjo sëmundje të transmetohet nga kafsha tek njeriu. Autoritetet veterinare vijojnë monitorimin dhe u bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë për raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara.

The post Murtaja e bagëtive/ Drejtoria Rajonale Veterinare ngre alarmin: Rreziku për përhapjen e sëmundjes është i lartë appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

By: user7
16 June 2025 at 09:09

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.

Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.

Analiza e OECD thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE. Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.

Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.

Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.

Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh. Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.

Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.

BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.

Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./ Monitor

The post Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE appeared first on Lapsi.al.

Alarm në Izrael, Irani nis një tjetër sulm me raketa drejt Jeruzalemit dhe Tel Aviv

By: M C
15 June 2025 at 16:18

Një tjetër alarm është lëshuar në të gjithë Izraelin pas një sulmi ajror të ardhur nga Irani.

Sirenat kanë rënë në Jerulazem e Tel Aviv, ndërsa një sulm me raketa balistike është programuar për të sulmuar Izraelin. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë paralamëruar sulmin ndërsa sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për të mbrojtur territorin

IDF tha: Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit.

Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin. Me marrjen e një alarmi, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm.

Fillimisht Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit i është drejtuar popullit me thirrjen për të qëndruar sa më pranë zonave të mbrojtura si dhe për të shmangur lëvizjen në zona të populluara.

“Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen. Pas marrjes së një alarmi, hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe qëndroni atje derisa të lëshohet një përditësim zyrtar”, thuhet në deklaratën e IDF-së

The post Alarm në Izrael, Irani nis një tjetër sulm me raketa drejt Jeruzalemit dhe Tel Aviv appeared first on Albeu.com.

“Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë

15 June 2025 at 14:19

Mjeket thonë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Bluzat e bardhe apelojnë për ruajtjen e ushqimeve në temperatura nën 5 gradë Celsius.

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur nevoje për trajtim ne spital.

Me rritjen e temperaturave në qendrat shëndetësore në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës. Shpesh shkak sipas mjekëve është bërë ushqimi që kanë konsumuar. Disa prej tyre kanë pasur nevojë dhe për trajtim në spital.

“Gastrointeritet shoqërohen me temperaturë të lartë ose subfebrile shkaku mund të jetë bakterial. Shenjat e gastrointeriteve janë bark, të vjella, të shoqëruara me temperaturë. Kur nuk shoqërohen me temperaturë quhen të thjeshta dhe mjekimi është më tepër simptomatik. Ka pasur raste kur dehidrimi ka qenë i thellë dhe pacientët dërgohen tek infektivi për të bërë rehidrim venoz”, tha mjekja.

Me të nxehtin shtohet dhe rreziku i helmimit nga ushqimi. Mjekët shpjegojnë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave si salmonella, echerica coli, shigella që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara.

“Temperaturat e larta favorizojnë shpërthimet e gastrointeriteve për shkak të mikrobeve që qarkullojnë përmes ushqimeve.”

Si shkak kryesor për fillimin e një gastrointeriti janë produktet e mishit, mishi pulës, gjithmonë lidhur me salmonelozën që kemi hasur këto kohë, prandaj apelohet me forcë përpunimi i ushqimeve.

Ushqimi bëhet i pasigurt nëse lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë. Për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave specialistët këshillojnë ruajtjen e tij në temperaturë nën 5 gradë Celsius dhe përgatitjen mbi 70 gradë Celsius.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 1 në 10 njerëz sëmuren pasi konsumojnë ushqim të kontaminuar. Ndërkohë që 110 miliardë dollarë humbasin çdo vit në produktivitet dhe shpenzime mjekësore si pasojë e ushqimit të pasigurt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

The post “Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë appeared first on Sot News | Lajme.

FOKUS – Qiproja aktivizon sistemin e alarmit për gjetjen e bunkerëve

NIKOZIA, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet në Qipro kanë aktivizuar një aplikacion paralajmërimi të hershëm për t’i dhënë informacion popullsisë mbi bunkerin më të afërt në rast emergjence, ndërsa Izraeli dhe Irani bëjnë sulme raketore.

Aplikacioni ”SafeCY” gjithashtu ofron udhëzime dhe informacione të dobishme se si të kërkoni strehim në rast të një sulmi.

”Qiproja ka rreth 2 200 dhoma dhe bunkerë të sigurt”, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit të Bashkimit Evropian më të afërt me konfliktin.

Një arsye kryesore për shqetësim është se Mbretëria e Bashkuar mban dy baza në ishull që mund të bëhen objektiva për një sulm iranian.

Më e rëndësishmja është në Akrotiri në perëndim të qytetit portual të Limasolit, i cili shtrihet 275 kilometra në veriperëndim të portit izraelit të Haifës.

Baza është përdorur vazhdimisht gjatë dekadave të fundit për vendosje ushtarake.

Të shtunën, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se avionë luftarakë – të raportuar si Typhoon – po dërgoheshin në ishull.

I pyetur nëse avionët luftarakë britanikë do ta mbështesnin Izraelin në parandalimin e sulmeve iraniane, Starmer u tha gazetarëve britanikë se nuk do të jepte detaje mbi një situatë që po ndryshon me shpejtësi.

Linjat ajrore izraelite kanë fluturuar disa nga avionët e tyre në Qipro për siguri që nga fillimi i sulmeve të fundit.

Radioja qipriote RIK raportoi se po merreshin masa të rrepta sigurie rreth aeroporteve civile në Larnaca dhe Pafos.

Qiproja është mjaftueshëm afër Izraelit saqë banorët në bregdetin e saj jugor të jenë në gjendje të vëzhgojnë sulmet iraniane dhe përgjigjet izraelite nga distanca./  a.jor.

The post FOKUS – Qiproja aktivizon sistemin e alarmit për gjetjen e bunkerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm për bombë në avionin e Air India, vetëm pak orë pas tragjedisë që mori mbi 240 jetë

By: gaze tare
13 June 2025 at 11:20

Një avion i Air India që udhëtonte nga Phuket drejt Nju Delhit u detyrua të bënte ulje urgjente pas një kërcënimi për bombë, më 13 qershor. Mes fluturimit AI379, ekuipazhi zbuloi një shënim kërcënues në tualetin e avionit. Pas kthimit emergjent në Phuket dhe kontrollit nga autoritetet tajlandeze, nuk u gjetën mjete shpërthyese.

Vetëm pak orë më herët, një tjetër fluturim i Air India, AI171 nga Ahmedabad drejt Londrës, u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë mbi 240 persona. Avioni tip Boeing 787-8 Dreamliner u përplas pranë një konvikti kolegji, duke shkaktuar viktima si mes pasagjerëve ashtu edhe njerëzve në tokë. Vetëm një person mbijetoi.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e dy incidenteve, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen.

The post Alarm për bombë në avionin e Air India, vetëm pak orë pas tragjedisë që mori mbi 240 jetë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌